Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë të Malit të Zi, për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar “Zatrijebacka Cijevna – Grabon”, për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve, dhe për pikën e kalimit kufitar “Cerem – Vranica”
Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit, për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve
Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes shtesë së marrëveshjes së financimit, nënshkruar më 23 dhjetor 2010, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Kfw Frankfurt am main, për financimin e programit “Infrastruktura bashkiake i” (fondet e grantit Ipa, 2010)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7 të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave,
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes shtese të marrëveshjes së financimit, nënshkruar më 23 dhjetor 2010, ndërmjet KfW Frankfurt am Main dhe Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, për financimin e programit “Infrastruktura bashkiake I”, nëpërmjet një granti me fonde të IPA-së, për vitin 2010, prej 490 000 (katërqind e nëntëdhjetë mijë) eurosh.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/12/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA