Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtëshme publike në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, të nenit 23, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.472, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të shtohet lista e pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, me l (një)  fletë, që përfundon me numrin rendor 24 (njëzet e katër), dhe numrat rendorë të pronave, nga numri 692 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy) deri në numrin 715 (shtatëqind e pesëmbëdhjetë), sipas formularit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të komunës Gjocaj, të qarkut Elbasan dhe që i transferohen në pronësi kësaj komune. Lista me 1 (një) fletë përfundon me numër rendor 13 (trembëdhjetë) dhe numrat rendorë të pronave, nga numri 692 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy) deri në numrin 715 (shtatëqind e pesëmbëdhjetë), sipas formularit dhe lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Ngarkohet  Ministria  e  Brendshme,  Ministria e  Mjedisit,  Pyjeve  dhe  Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Gjocaj, e qarkut të Elbasanit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

23/03/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim