Vendim për disa ndryshime në vendimin nr.1065, datë 29.12.2010, të këshillit të ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e kryerjes së rimbursimit nga taksa e biznesit të vogël të pagesës për pajisjet fiskale dhe taksimetrat”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.1065, datë 29.12.2010, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “b”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Kopjen e kontratës me një nga “Shoqëritë e autorizuara” nga ministri i Financave, për ofrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale në rastin e pajisjeve fiskale.”.
2. Pas pikës 2 shtohen pikat 2.1 dhe 2.2, me këtë përmbajtje.
“2.1. Në rastet kur tatimpaguesi ka blerë pajisjen fiskale nga “Shoqëria e autorizuar”, Bashkimi i Operatorëve PKP & Rilindja, sh.p.k., për blerjet deri në datën 26.7.2010, datë në të cilën kësaj kompanie i është hequr autorizimi nga Ministria e Financave, tatimpaguesi duhet të dorëzojë pranë zyrës së taksave të bashkisë apo të komunës, ku është i regjistruar, dokumentacionin e paraqitur në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 2, përmendur më lart, të këtij vendimi.
2.2. Tatimpaguesi, që ushtron veprimtari në ofrimin e shërbimit të taksisë, duhet të dorëzojë pranë zyrës së taksave të bashkisë apo të komunës, ku është i regjistruar, brenda datës 31 mars 2011, formularin e rimbursimit të pagesës për taksimetrin, sipas formatit bashkëlidhur këtij vendimi, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kopjen e faturës së blerjes së taksimetrit.
b) Kopjen e kontratës me shoqërinë shitëse të taksimetrave (nëse disponohet).
c) Kopjen e njoftim – vlerësimit tatimor për vitin ushtrimor, të lëshuar nga zyra e taksave të bashkisë ose të komunës.
ç) Faturën e plumblosjes që vendoset nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.”.
3. Fjalia e fundit, e pikës 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Procedura e këtij rimbursimi është e njëjtë, si në rastin e rimbursimit për pajisjet fiskale, të përcaktuar në këtë vendim.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
09/03/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA