Vendim për miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish – të dënuarit politikë të regjimit komunist
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 10, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish – të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish – të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, sipas listës së përfshirë në anekset “A”, “B” dhe “C”, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Masa e dëmshpërblimit për ish – të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish – të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
3. Shuma e llogaritur transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë, të përzgjedhura, sipas nenit 33, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar.
4. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
09/03/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA