Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të komunës Rruzhdie, të qarkut të Fierit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

 

Lista me 18 (tetëmbëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 78 (shtatëdhjetë e tetë).

 

2.Ndryshimet që i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

31/03/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim