Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, si dhe të pikës 8, kreu VI, të vendimit nr.229, datë 23.4.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Shpalljen ditë zie kombëtare, ditën e hënë, datë 4.4.2011, në nderim të udhëheqësit shpirtëror të bektashizmit shqiptar dhe botëror Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi.

2.     Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe, në orën 12.00, të mbahet një minutë heshtje.

3. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të ndjekë organizimin e ceremonialit dhe të përballojë shpenzimet e varrimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

04/04/2011

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim