Vendim për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2011, miratuar për ministrinë e shëndetësisë, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të shtetasit Shaqir Krasta
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, zëri “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 2 200 000 (dy milionë e dyqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të shtetasit Shaqir Krasta.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave për shërbimin e ofruar.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
06/07/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA