Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të   ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e  ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale e të taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, konkretisht, 13 bashki dhe 11 komuna, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ky fond, në vlerën 41 765 946 lekë (dyzet e një milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e dyzet e gjashtë) lekë, të përballohet nga Fondi i Kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2011.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

10/08/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim