Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 106, pika 2, shkronja “i”, dhe 107, të ligjit nr.10040, datë 22.12.2008, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Programit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Programi Kombëtar i Sigurisë së Aviacionit Civil dhe çdo kopje e tij është pronë e Autoritetit të Aviacionit Civil. Përdorimi tij autorizohet nga autoriteti dhe duhet t’i kthehet atij kur nuk është në përdorim.

3. Vendimi nr.91, datë 20.2.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Programit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil”, shfuqizohet.

4. Ngarkohet Autoriteti i Aviacionit Civil për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

10/08/2011

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim