Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 dhe 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Licencimin e Akademisë së Studimeve të Aplikuara, Durrës, në emër të shoqërisë “Talenti”, sh.p.k., e cila do ta ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Durrësit.

Akademia e Studimeve të Aplikuara, Durrës, të organizohet në katër fakultete:

a) Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, që do të ofrojë programet e studimit të ciklit të parë në:
i. Menaxhim biznesi;
ii. Financë.
Fakulteti i Shkencave të Edukimit, që do të ofrojë programet e
studimit të ciklit të parë në:
Mësuesi për arsimin fillor;
Mësuesi për arsimin parashkollor.
c) Fakulteti i Shkencave Shoqërore, që do të ofrojë programet e studimit të ciklit të parë në drejtësi.
ç)   Fakulteti i Shkencave Mjekësore, që do të ofrojë programet e studimit të ciklit të parë në infermieri.

3. Akademia e Studimeve të Aplikuara, Durrës, të ofrojë programet e studimit të ciklit të parë, me kohëzgjatje 3 (tre) vite akademike dhe me realizimin e, së paku, 180 krediteve. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet diplomë e nivelit të parë “Bachelor” në:
Menaxhim biznesi;
Mësuesi për arsimin fillor;
Mësuesi për arsimin parashkollor;
Financë;
Drejtësi;
Infermieri.

4. Akademia e Studimeve të Aplikuara, Durrës, ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se tri javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.  Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni privat i arsimit të lartë ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.
5.  Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

6. Akademia e Studimeve të Aplikuara, Durrës, duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.

Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

 

12/10/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim