Vendim për një ndryshim në vendimin nr. 612, datë 11.6.2009, të këshillit të ministrave, “Për miratimin e strukturës, organizimin, varësinë strukturore dhe limitin organik të gardës së republikës së Shqipërisë, si dhe për njehsimin e funksioneve organike sipas nivelit të gradave”, të ndryshuar
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 2, e 11, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr.9366, datë 31.3.2005, “Për gradat dhe karrierën në Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Lidhjet nr.1, nr.2 e nr.3, bashkëlidhur vendimit nr.612, datë 11.6.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendesohen, përkatësisht, me lidhjet nr.1, nr.2 e nr.3, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar 2012.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
20/10/2011
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA