Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6 e 8, të ligjit nr.9840,           datë 10.12.2007, “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për rregullat e bashkëpunimit financiar për asistencën për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të Instrumentit të Parazgjerimit (IPA)”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.23, datë 12.1.2011, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) Nënndarja “iv”, e shkronjës “ç”, të pikës 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“iv) Zyra e KKIPA-së/NIPAC-së, në ministrinë përgjegjëse për integrimin europian përgatit dhe zbaton manualin e brendshëm të procedurave, i cili miratohet nga KKIPA- ja/NIPAC-ja dhe konfirmohet nga ZKA-ja/NAO-ja;”.

b) Nënndarja “v”, e shkronjës “c”, të pikës 4, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“v) Miraton manualin e brendshëm të procedurave për ZKA-në/NAO-në, për Fondin Kombëtar, për Zyrën e NAO-s, dhe për ZAP-në/PAO-në, përgatitur nga këta të fundit.”.

c) Shkronja “b”, e pikës 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“b) ZKA-ja/NAO-ja është autoritet i menaxhimit të decentralizuar, që menaxhon veprimtarinë e Fondit Kombëtar, të cilit i është ngarkuar përgjegjësia për menaxhimin financiar të fondeve të Bashkimit Europian dhe Zyrës së NAO-s, së cilës i është ngarkuar përgjegjësia për funksionimin efektiv të  sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit.”.

ç) Nënndarja “xvi”, e shkronjës “c”, të pikës 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“xvi) Miraton manualet e brendshme të procedurave për Fondin Kombëtar, Zyrën e NAO-s, ZAP-në/PAO-në dhe Agjencinë Implementuese, si dhe konfirmon manualet e brendshme të procedurave të Zyrës së KKIPA-së/NIPAC”.

d) Në fund të shkronjës “c”, të pikës 5, shtohet një paragraf  me këtë përmbajtje:

“ZKA-ja/NAO-ja ushtron të gjitha të drejtat si Nëpunës i Parë Autorizues në lidhje me fondet e Bashkimit Europian,  në zbatim të nenit 7, të ligjit nr.10294, datë 1.7.2010, “Për Inspektimin Financiar Publik”, dhe në përputhje të plotë me nënndarjet 4 e 5, të shkronjës “a”, të aneksit A, të Marrëveshjes Kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për rregullat e bashkëpunimit Financiar për asistencën për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të Instrumentit të Paraaderimit (IPA).”.

dh) Në fund të pikës 6 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“Me kërkesë të ZKA-së/NAO-së, Zyra e ZKA-së/NAO-së kryen kontrolle në vend në Drejtorinë e Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve, agjencitë implementuese, si dhe strukturat e IPA-s, në ministritë e linjës/Institucionet përfituese, për kontrollin dhe monitorimin më të frytshëm të projekteve të financuara nën IPA-në, si dhe për të siguruar ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve lidhur me to, bazuar në shkronjën “a” të  pikës 4, dhe pikën 5, të aneksit A, të Marrëveshjes Kuadër, në përputhje me pikën 3, të nenit 25, të rregullores IPA 718/2007”.

e) Shkronja “d”, e pikës 7, shfuqizohet.

ë) Nënndarjet i, ii dhe iii, të shkronjës “ç”, të pikës11,  ndryshojnë, si më poshtë vijon:

“i) Organizon procesin e programimit në përputhje me manualin përkatës të programimit;
ii) Është përgjegjëse për përgatitjen e raporteve vjetore/përfundimtare për zbatimin, organizimin e takimeve të Komitetit të Monitorimit  IPA dhe për ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të dala nga këto takime, si dhe  për monitorimin në nivel projekti dhe programi, bazuar në manualin e monitorimit dhe të vlerësimit;
iii) Është përgjegjëse për përgatitjen e planit interim të vlerësimit për programet e komponentit I, të IPA-së, si dhe dorëzimin e vlerësimeve interim pranë KKIPA-së/NIPAC-së, të cilin ky i fundit e paraqet në Komitetin e Monitorimit, IPA. Zyra e KKIPA-së /NIPAC-së përgatit termat e referencës për marrjen e vlerësuesve interim dhe shërben si pikë kontakti gjatë vlerësimeve interim.”.

f) Shkronja “d” e pikës11, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet  në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI   BERISHA

14/12/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim