Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, pika 1, dhe 3, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Per koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes dhe operimit të autostradës Milot – Morinë është Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.

2. Koncesioni do të jetë i formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim në pronësi).

3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimin në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

14/12/2011

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim