INFOÇIP dhe ZTQ, Korçë diskutojne gjetjet përfundimtare të monitorimit 15 mujor të Këshillit Bashkiak
Korcë, 19 Mars 2012 – Stafi i Qendrës INFOÇIP dhe anëtarët e Zyrës së Transprencës Qytetare, Korcë u takuan në dt 19 Mars në Korcë për të diskutuar mbi gjetjet përfundimtare të monitorimit 15 mujor të aktivitetit të Këshillit Bashkiak Korcë. Takimi synonte përthithjen e drejpërdrejtë të mendimit të të gjithë anëtareve të ZTQ, Korçë para organizimit final të gjetjeve në Raportin që do të hartohet nga Qendra INFOÇIP, me seli në Tiranë.
Në këtë takim të fundit u hapën edhe njeherë për vlerësim të gjitha gjetjet e mbledhura dhe të referuar nga ZTQ, Korçë. Të gjithë anëtarët patën mundësi të theksojnë ato momente të cilat për ta kanë rëndësi të evidentohen qartë në raportin që do të hartohet nga ÇIP. Ky raport pritet të përfundojë në fillim të verës dhe do të sjell një risi në matjen dhe vlerësimin e performancës ligjore të vendimarrsit lokal (Këshillit bashkiak). Objekt matjeje dhe vlerësimi janë pjesëmarrja në vendimarrje e aktorëve të interesuar dhe respektimi I modaliteteve ligjore për votimin dhe shpalljen e vendimeve të Këshillit.
Ky takim i zhvilluar në Korcë, është pjesë e ndërveprimit të synuar mes dy strukturave që funksionojnë respektivisht në bazë dhe në qendrër, I parashikuar edhe në metodologjinë e prjektit të zhvilluar nga ÇIP. Mjeti kryesor metodologjik qe u zhvilluar kësaj të fundit për realizimin e këtij projekti u emërtuar PRO AKTIV (akronim i modifikuar per: Protokoll i Vleresimit te Transparencës Vendimarrëse në Keshillin Bashkiak përmes Pjesëmarrjes Aktive “. Ky protokoll monitorimi dhe vleresimi është sui-generis, që do të thotë se është “qepur pas trupit” të legjislacionit relevant që është në fuqi në Republikën e Shqipërisë, në rastin konkret ligji 8652 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar. Në përgjithësi kjo Metodologji implikon ndërveprimin e domosdoshëm midis një organizimi “grassroots” (ZTQ) dhe një organizate think tank, me vokacion të fortë për monitorim dhe advocacy (INFOÇIP).
E para, në ndërveprimin e saj me strukturat në nivel lokal gjeneron të dhëna në terren të cilat i përcillën strukturës së specializuar në qendër për përpunim, amplifikim, dhe gjenerim konkuzionesh bazuar mbi evidenca solide. Substanca e kësaj analize është matja dhe vlerësimi i nivelit të zbatueshmrisë së ligjit nga strukturat lokale që janë objekt monitorimi (në rastin konkret Këshilli Bashkiak, Korçë). Nga ana tjetrë, struktura “grassroots” ushqehet nga struktura Think Tank me një protokoll të detajuar mbi bazën e të cilit ndërtohet ndërveprimi me Këshillin Bashkaik (objektin e monitorimit në nivel vendor).
Është me rëndësi të theksohet se kjo metodologji bazohet mbi prezumimin se kuadri ligjor i cili normon procesin vendimarrës në nivel lokal dhe transparencën që duhet të bashkëshoqëroja atë, është i kompletuar dhe garantues. Në fakt kjo përkon me vlerësimin e përhapur se vende si Shqipëria kanë (adoptuar) legjislacion të mirë, dhe se problemet e hasura burojnë nga impementimi i pamjaftueshëm (i keq) i këtil legjislacioni.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA