Qendra për Çështjet e Informimit Publik zhvilloi një trajnim një ditor ne Korcë me stafin e sapoformuar të Zyrës për Transparncë Qytetare (ZTQ) në Korçë. Kjo Zyrë përbëhet nga një grup prej 7 qytetarësh, të cilët përfaqësojnë shtresa, profesione dhe grupmosha të ndryshme. ZTQ përfaqëson degën lokale të ÇIP në Korçë dhe është e para që hapet në kuadër të Programit për Transparencën në vendimarrjen lokale që ÇIP sapo ka filluar të pilotojë .

 

Ata u përzgjodhëm me kujdes dhe u trajnuan nga Qendra ÇIP për përdorimin autonom të disa prej hallkave të Metodës PRO AKTIV.

Trajnimi një ditor synonte prezantimit e objektivave të projektit stafit të ZTQ, Korcë, dhe aftësimin e tyre në përdorimin e teknikës dhe metodologjisë monitoruese te zhvilluar nga ÇIP (Metodës PRO AKTIV). Konkretisht, moduli i trajnimit i dizenjuar nga ÇIP konsistonte në dy komponentë. I pari ofronte Njohuri të avancuara me karakter teorik mbi kuadrin kushtetues dhe ligjor në Republikën e Shqipërisë lidhur me organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal, sidomos sa i takon vendimarrjes transparente dhe me pjesëmarrje.

 

Komponenti i dytë synonte njohjen me teknikën monitoruese, përmes ofrimit të njohurive mbi mënyrën se si duhet siguruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të ZTQ në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, si të mbahen shënim cështjet që interesojnë objektin e monitorimit, si të përpilohen dhe mbushen formularët e vlerësimit gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, si të sigurohet materiale me aktet që kalon për miratim Këshilli Bashkiak, duke I dhënë një vëmëndje të posaçme modaliteteve të shpalljes dhe hyrjes në fuqi të akteve, sipas kërkesave që përcaktojnë neni 33, 34 dhe 35 të ligjit 8652.

 

Zyrea për Transparencë Qytetare ka për mision promovimin e transparencës vendimarrëse në nivel vendor. Objekt i monitorimit prej saj është veprimtaria e Këshillit Bashkiak, vendimarrësit real të qytetit. Kjo përqasje përfaqëson një risi, pasi deri më sot, Këshilli Bashkiak nuk ka qenë i përfshirë në nisma monitoruese të shoqërisë civile kur objekt vleresimi ka qene transparenca e vendimarrjes. Ne vend te tij, ne fokus eshte vendosur Adminsitrata e Bashkise, edhe pse funksioni i saj nuk eshte vendimarres, por ekzekutiv.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim