Durrës: Miratohet Buxheti Bashkiak 2012. Sukses i Keshillit dhe i INFOCIP: Arsimi nga 6 shkon ne 10 perqind
Pas rreth 6 ore debatesh, Keshilli Bashkiak ka miratuar buxhetin e vitit 2012 për Bashkinë e Durrësit. Ky buxhet u hap rrugën investimeve të rëndësishme publike në qytetit bregdetar. Këshilltarët e djathtë kane mundur te imponojne ndryshime te rendesishme ne projektin e hartuar nga administrata e majte bashkiake, e cila drejtohet nga kryetari VAngjush Dako. Ky i fundit ka prezantuar vete para keshilltareve pjesen me te madhe te projekt-buxhetit 2012.
Nder ndryshimet qe ju bene projektit te bashkise, më i rëndësishmi ka qenë shtimi i të ardhurave si pasojë e shkurtimit të disa zërave në projekt-buxhet. Plani i te ardhurave nga 1.720.973.061 leke behet 1.784.273.061 leke .
Nga kjo shtesë në buxhetin për arsimin, rreth 25 milon lëke shkojnë për rikonstruksionin e shkollës “Sami Frashëri” , kurse 26 milion e 300 mijë për rikonstruksion e shkollës Jan Kukuzeli. Kjo e fundit ofroi edhe mjediset e saj për organzimin e diskutimit public për buxhetin e arsimit.
Në vija të përgjithshme, buxheti bashkiak i Durrësit nga rreth 1 miliard e 729 milon u rrit në 1 miliard e 784 milion. Kjo rritje kryesiht shkon në investimet në ato fusha që u kërkuan nga qytetarët gjatë programit të konsultimeve publike që u organizua nga Këshilli Bashkiak Durrës në bashkëpunim të ngushtë me CIP dhe ZTQ Durrës.
Në mënyrë të posaçme, rritja deri në 10% e buxhetit të arsimit, përfaqëson një histori suksesi të padiskutueshme të ndërveprimit midis vendimarrësve lokale dhe shoqërisë civile. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Indrit Hamiti , u shpreh i kënaqur në përfundim të seancës maratotë për miratimi e Buxhetit. Ai përgëzoi dhe falenderoi anëtarët e ZTQ të pranishëm në sallën e mbledhjeve të Këshillit “për këtë sukses të përbashkët”.
Programi i konsultimeve të Këshillit Bashkiak me komunitetin i prezantuar nga Qendra CPII është një risi e jetës publike në qytetin e dytë më të madh të vendit. Ajo cakton nëj standart të ri, në respekt të plotë ndaj ligjit dhe ndaj qytetarëve. Kulmimi i këtij procesi padyshin që ka qenë miratimi me mjaft sukses i Buxhetit 2012.
Gjatë këtyre 5 muajve të fundit, Qednra CPII dhe CTO në durrës organizuan në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak konsultimin public për Paketën Fiskale 2012, si dhe atë për Mjedisin, dhe për Arsimin në kuadër të buxhetit 2012.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA