Qendra INFOCIP, ne bashkepunim me Keshillin Bashkiak, Durres organizuan konsultimin publik “Per Buxhetin e Arsimit, 2012”. Në takim morën pjesë kryetari i këshillit bashkiak, Indrit Hamiti, nënkryetari i Bashkisë Durrës, Ardian Çela, drejtori i drejtorisë arsimore të Durrësit, Filip Gjoncaj, pothuaj të gjithe drejtorët e shkollave në qytetin e Durrësit (gjithësej 90 pjesëmarrës).

 

Takimi u organizua jo pa qëllim në sallën e koncerteve të Shkollës Artistike “Jan Kukuzeli”. Kjo shkollë, edhe pse përfaqëson traditën më të hershme në edukimin e brezit të ri në Durrës, sot përballet me nevoja urgjente për financime nga buxheti  I bashkisë për rikontruksionin e godinës mjaft të amortizuar. Këto demtime të rënda jo pa qëllim ishin në sfondin e cdo diskutanti që mori fjalën.

 

Kryetari i Këshillit Bashkiak në Durrës, Z Hamiti, falenderoi Qendrën ÇIP për organizimin e këtij takimi që ai e cilësoi shumë të rëndësishëm. “Tryeza për Arsimin që zhvillojmë sot merr një kuptim të veçantë. Përvecse mesuesve dhe edukatorëv të tyre, cështjet e arimit i interesojnë në radhë të parë fëmijëve tane. Një pjesë e tyre janë sot me ne të pranishëm në këtë sallë, duke shënuar një standart të ri të pjesëmarrjes së vetë atyre në vendimarrjen publike që i prek ata drejpërdrejt, sikurse është arsimi”, tha z. Hamiti.

Kurse, drejtori ekzekutiv i ÇIP, Gerti Shella tha në fjalën e tij se: “Pa nje buxhet te studiuar mire dhe te diskutuar me vete administratoret e arsimit, mesuesit, dhe nxënësit, nuk mund te krijohen kushte optimale per te patur nje edukim sa me cilesor”.

 

Në një takim u shkëmbyen replika midis kryetarit të Këshillit Bashkiak, Indrit Hamiti dhe nënkryetarit të Bashkisë, Ardian Çela. Ky i fundit është përballur edhe me “sulmin” e pothuaj të gjithë drejtorëve të shkollave, të pranishëm në këtë takim. Kjo pasi ata nuk janë dakord me shifrën prej 6 për qind të buxhetit vjetor që Bashkia u ka akorduar shkollave. Krerët e shkollave parashtruan kërkesa emergjente, të cilat kërkojnë me çdo kusht financime nga buxheti vjetor i Bashkisë. Por, nënkryetari i Bashkisë, Çela u sugjeroi atyre që këto kërkesa t’ia dërgojnë qeverisë. “Jemi në vit krize”. Kjo ishte fraza që përsëriti disa herë Çela gjatë ballafaqimit me përfaqësuesit e Arsimit. Sipas tij, edhe qeveria qendrore nuk ka akorduar më shumë se sa 3 për qind të buxhetit të shtetit, kështu që Bashkia nuk do ta marrë parasysh kërkesën e drejtorëve të shkollave për rritje të buxhetit vjetor për arsimin.

 

Drejtori Ekekutiv i qendrës CIP, Gerti Shella, e krahasoi shifren 6 përqind të parashkikuar në projekt buxhet me një notë të mjerueshme. “Nxënësit e Durrësit nuk luftojnë për  6-ta”, por  për 10-ta, edhe  kur është kohë krize”, tha Shella. Pothujse nga të gjithë përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Bashkiak që mernin pjesë në këtë takim, u tha haptas se shifra 6 për qind është e pamjaftueshme për nevojat e arsimit në Durrës dhe se do tentohet me të gjitha mënyrat që ajo të rritet në buxhetin final që do të miratojë Këshilli Bashkiak pas pak ditësh. “Një arsim cilësor nuk mund të realizohet pa një buxhet cilësor”, u shpreh kreu i Këshillit Bashkiak, Indrit Hamiti, duke lënë të hapur sfidën me administratën e majtë të Bashkisë së Durrësit. Ai ka kërkuar urgjentisht publikimin e draft-buxhetit nga Bashkia, në mënyrë që palët të njihen gjerësisht me parashikimet për zëra të ndryshëm, dhe të gjendet mënyra përmes shkurtimit të zërave të panevojshme që të akordohen fondet e kërkuar nga drejtorët e arsimit në qytetin bregdetar.

 

Ky takim për arsimin pothuajse përmbylli një seri mjaft të rëndësishme takimesh publike që ka organizuar Këshilli Bashkiak me palët e interesuara në kuadër të diskutimit të Projektbuxhetit 2012, para se ai të votohet nga këshilli. Hamiti ka falënderuar për ndihmësen mjaft pozitive të ofruar nga Zyrën për Transparencë Qytetare, Durrës, e cila i ka ofruar një partneritet të rëndësishëm Këshillit Bashkiak në këtë drejtim. Ai theksoi se kete traditë të re të krijuar Këshilli Bashkik do të dijë ta zhvillojë më tej në të ardhmen

 
 

 

Tryeza per Arsimin. Durres pj 1 from Qendra CIP on Vimeo.

 

 

Tryeza per Arsimin. Durres pj 2 from Qendra CIP on Vimeo

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim