Qendra ÇIP promovoi në Durrës botimin e saj më të ri ʺPërmbledhje e legjislacionit për fëmijët në Republikën e Shqipërisë, 1992-2012 ʺ. Kjo Përmbledhje voluminoze prej rreth 640 faqesh, më seriozja e realizuar ndonjëherë në fushën e legjislacionit për fëmijë, synon t’i vijë në ndihmë agjencive ligjzbatuese për të përmbushur me eficencë maksimale në kohë dhe cilësi detyrimet ligjore në fuqi. Gjithashtu, studimi, qe u mbeshtet nga UNICEF, ka për qëllim t’i vijë në ndihmë edhe institucioneve që hartojnë politika dhe ndërmarrin nisma ligjore me qëllim përmirësimin e rregullimeve ligjore në vijimësi. Konkretisht, studimi ndihmon në rradhë të parë strukturat dhe mekanizmave institucionalë (në nivel qëndror dhe vendor) që janë ngritur tashmë si kërkesë direkte e Ligjit nr. 10 347, dt 4.11.2010 “Për mbrojtjën e të Drejtave të Fëmijëve” me synim implementimin e vetë ligjit.

Pikërisht për këto arsye, ÇIP zgjodhi ditën e diskutimit publik për Buxhetin Bashkiak për Arsimin në qytetin e Durrësit për të bërë edhe promopvimin e këtij botimi. Takimi u organizua nga Qendra ÇIP në sallën e koncerteve të Shkollës Artistike ʺJan Kukuzeli ʺ, një ndër shkollat më përfaqësuese të traditës së shkëlqyer në arsimimin e brezit të ri në qytetin e Durrësit.. Në takim morrën pjesë kryetari i këshillit bashkiak, Indrit Hamiti, nënkryetari i Bashkisë Durrës, Ardian Çela, drejtori i drejtorisë arsimore të Durrësit, Filip Gjoncaj, Komisinerja për të drejtat e fëmijëve në Bashkinë e Durrësi dhe pothuaj të gjithe drejtorët e shkollave në qytetin e Durrësit. Në takim morën pjesë edhe një grup nxënësish të shkollës artistike ʺJan Kukuzeliʺ.

Kryetari i Këshillit Bashkiak në Durrës, Z Hamiti, falenderoi Qendrën ÇIP për organizimin e këtij takimi që ai e cilësoi shumë të rëndësishëm. ʺTryeza për Arsimin që zhvillojmë sot merr një kuptim të veçantë. Përvecse mesuesve dhe edukatorëv të tyre, cështjet e arimit i interesojnë në radhë të parë fëmijëve tane. Një pjesë e tyre janë sot me ne të pranishëm në këtë sallë, duke shënuar një standart të ri të pjesëmarrjes së vetë atyre në vendimarrjen publike që i prek ata drejpërdrejt, sikurse është arsimi. Ky takim i sotëm zhvillohet në vigjilje të festës së tyre, 1 Qershorit, i cili sivjet ka disa vecori shumë interesante. Këtë vit u mbushëm plot 20 vjet nga ratifikimi prej shtetit shqiptar i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Arsimi cilësort dhe aksesi i garnatuar në shkolla brenda standarteve është një ndër të drejatat më themelore të tyre. Po ashtu, sivjet në 1 Qershor, mbushet plot 1 vit nga data kur ka hyre në fuqi ligji 10347 «për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ʺ, i cili thekson akoma më shumë detyrimet që ne si prindër, mësues, adminsitratorë apo vendimarrës publike kemi tanimë ndaj fëmijëve tane.ʺ, tha z. Hamiti.

Drejtori ekzekutiv i ÇIP, Gerti Shella tha në fjalën e tij përshëndetëse se : ʺPa nje buxhet te studiuar mire dhe te diskutuar me vete administratoret e arsimit, mesuesit, dhe nxënësit, nuk mund te krijohen kushte optimale per te patur nje edukim sa me cilesor, cka do te sillte automatikisht edhe nje cemin te kesaj te drejte themelore per femijet tane, rrjedhimisht dhe një anashkalim të dispozitave ligjore në fuqi që gantojnë të drejtat e fëmijëveʺ.

Një nxënese e klasës së 8-të, e quajtur Sara lexoi më parë para të pranishmëve një ekstrakt të ligjit për të drejtat e fëmijëve të përgatitur nga expertët e Qendrës ÇIP.

Takimi kaloi me mjaft diskutime nga të pranishmit për nevojat dhe problemet që duhen adresuar për zgjidhje në kuadër të buxhetit të bashkisë për vitin 2012. Në fund, për të gjithë të pranishmit, u shpëndanë në numër të konsiderueshëm kopje të botimit të ÇIP,ʺPërmbledhja e Legjislacionit për Fëmijët në Republikëne Shqipërisë, 1992-2012ʺ.

Organizimi në një Përmbledhje të posaçme i të gjitha ligjeve dhe akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria me objekt ekskluziv fëmijët, si edhe i të gjitha atyre dispozitave relevantë për fëmijët të shpërndara nëpër dhjetëra ligje apo akte ndërkombëtare që nuk kanë domosdoshmërisht objekt fëmijët dhe/apo të drejtat e tyre (Compendium), përveçse një nevojë, është mbi të gjitha një kusht i drejtpërdrejtë që strukturat përgjegjëse të implementojnë siç duhet Ligjin nr. 10 347, dt. 4.11.2010“Për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”.

 

Lexo me shume per Permbledhjen e Legjislacionit

Fjala e kryetarit te KB, Indrit Hamiti

Shiko fotot e aktivitetit

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim