Ndonëse me mjaft vonesë Këshilli Bashkiak në Korçë ka vendosur të reagojë lidhur me deklaratat e forta mediatike dhe për më tepër shoviniste të konsullit të përgjithshëm grek në Korçë Theodhor Ikonomou.

Por teksa qëndrimi ka qënë unanim, ajo që e ka bërë këtë situatë më të pakuptimë ka qënë mosleximi i deklaratës nga asnjë këshilltar me pretekse të ndryshme. Në fakt historia ka nisur nga këshilltari i majtë Vladimir Dino i cili iu ka propozuar gjithë anëtarëve të këtij organi të marin një vendim për diplomatin që ka fyer në Korçë, banorët e këtij qyteti dhe padyshim historinë e tij. Ndërkaq ka patur reagime dhe nga këshilltarët e djathtë për mënyrën se si po trajtohej kjo çështje. Shezai Shehu dhe Servet Feka këshilltarë të grupimit të Partisë Demokrtike nuk kanë që dakord me mosleximin para  mdiave të deklaratës, duke kërkuar  që si për çdo qëndrim tjetër ajo të lexohej dhe më pas miratohej.
 
Në fakt nuk ka ndodhur kështu. Deklarata është hartuar dhe në dy copa letrash e pa firmosor dhe vulosur iu është shpërndarë mediave, ndërkohë që dhe një pjesë e këshilltarëve nuk kanë mësuar përmbajtjen e saj. Me një veprim të pandodhur më parë kryetari i seancës Shkëlim Kajmaku e ka quajtur atë si të pranuar nga të gjithë dhe ka vazhduar procedurën e mbledhjes me pikat e tjera. Duhet theksuar se forcat politike të përfaqësuara në Këshillin Bashkiak të Korçës kanë reaguar njëzëri me anë të deklarats së shkruar, kundër konsullit grek. Në mbledhjen e tij të radhës këshilli ka dalë me një deklaratë lidhur me qëndrimin kundër konsullit grek Theodhor Ikonomou dhe deklaratave të tij të rënda të bëra në Korçë disa kohë më parë me rastin e 20 vjetorit të organizatës greke “Omonia”.
 
Por ajo që ka shkaktuar një skandal të vërtetë ka qënë fakti që asnjëri prej këshilltarëve nuk ka pranuar të lexojë me zë deklaratën, madje të diskutohet për të. Pas një propozimi të ardhur nga mbledhja e kaluar, këshilltarët kanë ngritur një komision për të hartuar deklaratën. P avarësisht insistimit të mediave për këtë çështje, askush nuk ka patur kurajon të lexojë qëndrimin, ndërsa një shkresë pa firmë dhe vulë është shpërndarë për gazetarët. Gjithsesi deklarata shpreh qartë vullnetin për largimin e konsullit dhe emërimin e një tjetër diplomati në krye të këtij insitucioni. Reagimi i anëtarëve të këshillit ka ardhur vetëm 24 orë pas kthimit në detyrë të konsullit grek Theodhor Ikonomou.
 
Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë kërkuar, zëvendësimin e menjëhershëm të tij për shak të deklaratave të tij antishqiptare. ”Ne anëtarët e Këshillit Bashkiak përfaqësuesit e popullit të Korçës i kujtojmë këtij Konsulli përfaqësues i diplomacisë greke se Korça, ashtu si i gjithë jugu i Shqipërisë nuk kanë patur asnjëherë dhe nuk ka asnjë lidhje me termin shovinist grek të “Vorio Epirit” term i cili i përket qarqeve të caktuara reaksionare të shekujve të kaluar të dënuar dhe të lënë pas nga populli shqiptar dhe grek”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e antarëve të Këshillit Bashkiak e shpërndarë për mediat.
 
“Konsullata greke në qytetin tonë të Korçës, është një insitucion i ngritur për të forcuar dhe zhvilluar mardhëniet ekonomike, tregëtare, kulturore, midis qytetarëve korçarë dhe banorëve në qytetet e ndryshme të Greqisë, lidhje historike këto që kanë në themel luftën e përbashkët të dy popujve fqinjë për liri dhe zhvillim kombëtar. Këto lidhje të gjithanshme që janë forcuar vitet e fundit edhe nga prania masive e emigrantëve shqiptarë në Greqi, midis të cilëve edhe shumë nga qyteti ynë, nuk do të lejohen që këto mardhënie të shkëlqyera të cënohen nga deklaratat e papërgjegjshme të z. Ikonomou i cili nuk përfaqëson ndjenjat vllazërore të popullit grek, por del si zëdhënës i qarqeve shoviniste, të cilët të ushqyer me idenë e shekujve të kaluar të “megali-idhesë” nuk duan miqësinë e mirë midis dy vendeve tona.
 
Këshilli Bashkiak i qytetit të Korçës bashkohet me protestën e shoqatave atdhetare në mbarë vendin, që dënuan këto deklarata të Konsullit, përshëndet dhe përkrah thirrjen e mediave të qyteitit tonë për bojkotimin e çdo veprimtarie të këtij njeriu dhe kërkon nga qeveria shqiptare dhe ajo greke zëvendësimin e tij dhe ardhjen e një konsulli që t’i shërbejë forcimit të lidhjeve të fqinjësisë së mirë midis qytetarëve të Korçës dhe qytetarëve në shtetin grek”, nënvizohet në fund të kësaj deklarate. Konsulli Ikonomou për të cilin është kërkuar largimi nga qyteti juglindor shqiptar, u bë i njohur për deklaratat e tij ku iu bënte thirrje qytetarëve të Korçës të regjistroheshin si grekë, deklarata, të cilat shkaktuan reagime të forta në shoqërinë shqiptare, por me një vonesë të pa justifikueshme për Këshillin Bashkiak të qytetit juglindor shqiptar.
 

Lexo Raportin e Plote per mbledhjen e dates 9 Mars 2011

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim