Të nderuar anetrete te Keshillit Bashkiak Korce
I nderuar z. Kryetar i Bashkise
Të nderuar perfaqesues te shoqerise civile.
Këshilli Bashkiak është institucioni kryesor vendimarrës i Qyteti. Ai është parlamenti i qytetit. Funksioni me i rëndësishëm i një parlamenti, qoftë ky në nivel qëndror apo lokal, është hartimi, diskutimi dhe miratimi i vendimeve.
Hapja e procesit vendimarres ndaj qyetareve eshte nje kusht per te patur nje qeverisje te mire dhe demokratike ne nivel lokal. Cdo inisitive e cila i sheben ketij qellimi madhor eshte shume e mirepritur nga Keshilli Bashkiak i Korces.
Transparenca me publikun ne vendimarrje eshte aleati me i mire i perfaqesuesve dhe administratoreve publike. Ajo i sherben forcimi te besimit tek organet e qeverisjes, duke siguruan ne kete menyre nje klime te shendetshme per vendimarresit lokale. Ajo eshte nje garanci per te gjeneruar mbeshtetjen e publikut jo vetem ne fushate elektorale, por gjate gjithe ushtrimit te mandatit nga te zgjedhurit lokale.
Qendra per Ceshtje te Informimit Publik dhe dega e saj ne Korce, Zyra per Transparence qytetare, i bejne nje sherbim te vyer sot transparences se keshillit bashkiak. Ata sot i dhorojne jo vetem Bashkise, por mbi te gjitha qytetareve korcare arkiven e dixhitalizuar te vendimeve te Keshillit Bashkiak. Ky eshte vertet nje kontribut special, me vlere te padikutueshme dhe qe mbush mirefilli nje vakum qe ishte akumuluar ne keto vjet sa i takon perdorimit praktik te teknologjive te reja te informacionit qe i vijne direkt ne ndihme qytetarit.
Kjo “dhurate” padyshim forcon dhe promovon ne nje menyre krejt te re angazhimin tone te perbashket per nje vendimarrjhe transparente, tek e cila tashme, te gjithe qytetaret te kene akses te garantuar, pa shpenzuar kohe dhe energji.
Kjo databaze, e cila fillon qe ne vitin 2007, është materilizimi konkret i nje procesi vendimarres qe i kapercen kufijte e nje mandati te vetem ne qeevrsijen lokale. Si e tille, ajo eshte nje trashegimi institucionale qe tejkalon kufijte partike apo politike.
Si kryetar i Këshillit Bashkiak, nuk kam patur hezitimin më të vogël që roli mbështetës dhe promovues që duhet të luajë Këshilli bashkiak ne raport me shoqerine civile. Aktoret e shoqerise civile jane ne kete kuptim nje aset i cmuar i qytetit dhe mbeshtetja ndaj misionit te tyre eshte nje mbeshtetje per gjithe qytetin.
Zyra per Transprence Qytetare, Korce, ka ditur te luaje nje rol serioz, dhe te ofroje produkt real ne kuader te nderveprimit me Keshillin Bashkiak. Ky bashkepunim duhet promovar dhe duhet te vijoje intensivisht edhe ne te ardhmen.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA