I nderuar Z. Kryetar i Këshillit Bashkiak

I nderuar Z. Kryetar I Bashkisë

Të ndëruar pjesemarres

 

Në emer të Qendrës për Çeshtje te Informimit Publik dhe degës së saj ne Korçë, Zyrës së Transparencës Qytetare, me lejoni qe fillimisht t’ju falenderoj per mundesine e ofruar sot per te komunikuar me ju nga afer.

Qendra ÇIP dhe Zyra e Transparencës Qytetare, Korçë që prej muajit me shume se nje vit tashme janë duke punuar me përkushtim për të promovuar pjesëmarrjen qytetare në qeverisjen vendore dhe transparencën në vendimarrje. Një nismë e tillë po mundësohet falë mbështetjes së rëndesishme të ofruar nga Fondacioni Soros.

Sa më shume që thellohet procesi i decentralizimit, aq me shume vendimet e Keshillit Bashkiak dhe politikat e Bashkisë kane ndikim mbi cilesine e jetes se çdo qytetari. Këto vendime duhet të jenë të aksesueshme efektivisht nga cilido qytetar, në cdo kohë. Nje qytetar i informuar mbi normat qe qeverisin qytetin është padyshim një qytetar më i mire. Njohja me vendimet e Keshillit Bashkiak eshte ne kete kuptim nje parakusht per zbatimin e tyre nga qytetaret dhe subjektet qe administron kjo bashki. Kjo eshte ne interesin me te mire te vete Keshillit Bashkiak dhe administrates se Bashkise nderkohe qe eshte edhe nje detyrim ligjor explicit.

Në shenjë mirebesimi dhe mbeshtetjeje per misionin tuaj, por dhe per të adresuar me nje zgjidhje konkrete nje problem real qe ka te beje me botimin e vendimeve te Keshillit Bashkiak, në sot dëshirojmë që Bashkisë Korcë, përmes jush z. Kryetar, databazën e vendimeve të Këshillit Bashkiak qe nga viti 2007 e deri me sot, të cilat janë dixhitalizuar nga ÇIP dhe që tashmë ndodhen të linkuara në Faqen Zyrtare të Bashkisë Korçë.

Kjo i jep një dimension të ri transparence Bashkisë Korçë. Sot, ne Republiken e Shqiperise behen 3 bashki te cilat disponojne nje database online te vendimesh te Keshillit Bashkiak, konkretisht Tirana, Duresi dhe Korca. Ne kety dy të fundit, kjo database eshte krijuar dhe me pas dhuruar nga qendra ÇIP dhe Zyrat e saj te Transparences Qytetare. Ne jemi shume te kenaqur per kete arritje.

Databaza e vendimeve i sherben konsolidimit të memories dhe vijueshmerise  institucionale, ku përvojat e sukseshme  mund te evidentohen me lehte dhe me mire. Ajo ofron mundësi për të gjithë qytetarët që të njihen me vendimarrjen e Këshillit Bashkiak në çdo kohë, pa pagesë dhe në mënyrë efikase. Mjafton një klikim mbi titullin e çdo vendimi dhe Databaza do të hapë menjëherë përmbajtjen e vendimit në  format PDF.

Perdorimi i teknologjive te reja dhe hapja ndaj inovacionit eshte nje nder 12 Parimet e Qeverisjes se Mire dhe Demokratike te Keshillit te Evropes, per zbatimin e te cilave Bashkiak Korce ka marre angazhim permes nenshkrimit nga ana e kryetarit te saj, Z Niko Peleshi, te kontrates sociale me qytetaret ne prillin e vitin te kaluar. Sot, edhe me ndihmesen konkrete te Zyres per Transparence Qytetare dhe te Qendres ÇIP, ky angazhim kontraktual mund te konsiderohet i permbushur.

 

Ju faleminderit

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim