Rritet Transparenca Vendore. INFOCIP i dhuron databazën dixhitale të vendimeve Bashkise Korçë, ’07-’12
Korçë, 28 Mars, 2012 – Bashkia e Korçës ka tashmë një standart të ri transparence në vendmarrje. Të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak që nga viti 2007 e deri sot gjenden online, të linkuara në faqen e saj zyrtare http://www.bashkiakorce.gov.al
Kjo databazë dixhitale shumë e rëndësishme u ndërtua nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, ÇIP, përmes koordinimit me degën e saj lokale, Zyra për Transparencë Qytetare, Korçë dhe falë mbështetjes së Fondacionit Soros.
“Qendra ÇIP dhe dega e saj ne Korce, Zyra per Transparence Qytetare, i bejne nje sherbim te vyer sot transparences se Keshillit Bashkiak. Ata sot i dhorojne jo vetem Bashkise, por mbi te gjitha qytetareve korcare arkiven e dixhitalizuar te vendimeve te Keshillit Bashkiak. Ky eshte vertet nje kontribut special, me vlere te padikutueshme dhe qe mbush mirefilli nje vakum qe ishte akumuluar ne keto vjet sa i takon aksesit efektiv ne vendimet e Keshillit si dhe perdorimit praktik te teknologjive te reja te informacionit qe i vijne direkt ne ndihme qytetarit”, u shpreh në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Këshillit Bashkiak, Z Ilirian Pendavinji.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë, Z Niko Peleshi, i cili ishte gjithashtu i pranishën në ceremoninë e dhurimit të databazës iu shpreh se “Sa më shume që thellohet procesi i decentralizimit, aq me shume vendimet e Keshillit Bashkiak dhe politikat e Bashkisë kane ndikim mbi cilesine e jetes se çdo qytetari. Këto vendime duhet të jenë të aksesueshme efektivisht nga cilido qytetar, në cdo kohë. Ne jemi të vetëdijshmë për problement që kemi patur në këtë drejtim deri më sot”.
“Sot, ne Republiken e Shqiperise behen 3 bashki te cilat disponojne nje database online te vendimesh te Keshillit Bashkiak, konkretisht Tirana, Durresi dhe Korca. Ne kety dy të fundit, kjo database eshte krijuar dhe me pas dhuruar nga Qendra ÇIP dhe Zyrat e saj të Transparences Qytetare. Ne jemi shume te kenaqur per kete arritje”, u shreh drejtori ekzekutiv i Qendrës ÇIP, Gerti Shella. Ai falenderoi në mënyrë të veçantë anëtarët e Zyrës për Transparencë Qytetetare Korcë, të cilët kanë ditur të reflektojnë në praktikë të gjithë trajnimin dhe udhëzimet e marrë për rritjen e pjesëmarrjes së publikut në proceset vendimarrëse, por edhe për të ritur aksesin efektiv në aktet e bashkisë.
Perdorimi i teknologjive te reja dhe hapja ndaj inovacionit eshte nje nder 12 Parimet e Qeverisjes se Mire dhe Demokratike te Keshillit te Evropes, per zbatimin e te cilave Bashkiak Korce ka marre angazhim permes nenshkrimit nga ana e kryetarit te saj, Z Niko Peleshi, te kontrates sociale me qytetaret ne prillin e vitin te kaluar. Sot, edhe falë ndihmesen konkrete te Zyres per Transparence Qytetare dhe te Qendres ÇIP, ky angazhim kontraktual mund te konsiderohet i permbushur.
Po ashtu, mosgjetjen e vendimeve normative të pushteti lokal e konstaton si një problem të mprehtë edhe “Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Admisnitratën Publike” që është dokumenti kryesor i qeverisë shqiptare në këtë drejtim. Kjo Strategji e adreson per zgjidhje brenda vitit 2013 kete problem, por deri me tani eshte bere shume pak ne kete drejtim nga administrata lokale.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA