MARRËVESHJA NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE” [1]

 

Neni 2

1. Shtetasit e shteteve të Palëve Kontraktuese, mbajtës të pasaportave të vlefshme diplomatike ose të shërbimit mund të hyjnë, të qëndrojnë, të kalojnë transit dhe të largohen nga territori i palës tjetër kontraktuese pa viza për një periudhë prej 90 (nëntëdhjetë) ditësh brenda një periudhe 180 (njëqind e tetëdhjetë)-ditore nga data e hyrjes së tyre të parë.

2. Shtetasit e shteteve të secilës palë kontraktuese, mbajtës të pasaportave të vlefshme diplomatike ose të shërbimit, të cilët janë pjesëtarë të stafit të një misioni diplomatik ose posti konsulor, të një organizate ndërkombëtare, të një shërbimi tregtar dhe ekonomik, brenda misionit diplomatik ose të një qendre të informimit kulturor, të ngritura mbi bazën e një marrëveshjeje ndërqeveritare, të cilat ndodhen në territorin e palës tjetër kontraktuese, fillimisht do të hyjnë në territorin e saj pa viza dhe pas njoftimit, në përputhje me procedurat e brendshme të palës kontraktuese pritëse. Ata do të qëndrojnë dhe largohen nga territori i palës tjetër kontraktuese pritëse pa viza gjatë gjithë periudhës së akreditimit të tyre.

3. Dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni do të shtrihen edhe te pjesëtarët e familjes së shtetasve në fjalë: bashkëshortëve, fëmijëve nën moshën 26 vjeç, të cilët nuk kanë lidhur martesë civile dhe që frekuentojnë me kohë të plotë institucionet arsimore në territorin e palës tjetër kontraktuese, të cilët jetojnë së bashku me ta gjatë mandatit.

4. Dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni nuk do të zbatohen ndaj personave që mbulon paragrafi 3, kur këta janë qytetarë të një shteti të tretë, ndaj të cilit palët kontraktuese zbatojnë regjim vizash. Në këtë rast, personat në fjalë do të kenë llojin përkatës të vizës kur të mbërrijnë për herë të parë në territorin e palës kontraktuese pritëse.

 

 

 

1) Republika e Shqipërisë e ka ratifikuar marrëveshjen  me ligjin nr.10474, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 152, datë 21 Nëntor 2011, faqe 6975

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim