LIGJ
Nr.9108, date 17.7.2003

PER SUBSTANCAT DHE PREPARATET KIMIKE

(Ndryshuar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2008)

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qellim te rregulloje administrimin e substancave dhe te preparateve kimike për mbrojtjen e jetës, shëndetit te njerëzve e te kafshëve, si dhe për mbrojtjen e mjedisit nga rreziqet qe mund te shkaktojnë lendet e rrezikshme.

 

Neni 2

Objekti

Objekt i këtij ligji është:
a) vendosja e te drejtave dhe detyrimeve te personave juridike ose fizike ne përcaktimin e vetive dhe klasifikimin e substancave dhe te preparateve kimike për regjistrimin, inventarizimin, njoftimin, menaxhimin dhe tregtimin e tyre;
b) përcaktimi i juridiksionit te zyrave te administratës për marrjen e masave për mbrojtjen e jetës dhe te shëndetit te njerëzve e te kafshëve, si dhe për mbrojtjen mjedisit, kundër efekteve te dëmshme te substancave dhe preparateve kimike për jetën dhe shëndetin, si dhe te vendose juridiksionin e organeve eksperte te inspektimit, ne përputhje me parashikimet e këtij ligji.

 

Neni 3

Ky ligj nuk zbatohet:
a) për produktet mjekësore, ushqimet, ushqimet për blegtorinë, preparatet kozmetike, lendet e para minerare, municionet, eksplozivat, radiatorët radionukleare dhe materialet nukleare, produktet për mbrojtjen e bimëve, substancat narkotike dhe psikotrope, armët kimike dhe prekursoret e tyre dhe substancat qe dëmtojnë shtresën e ozonit te tokës, te cilat janë objekt i ligjeve te veçanta;
b) për detyrimet ne transportin e substancave dhe te preparateve kimike te rrezikshme me hekurudhe, rruge tokësore, rruge ujore dhe ajrore, trajtimin e substancave dhe te preparateve nen kontrollin doganor, me kusht qe një pjese e këtij transporti te mos këtë te beje me trajtimin ose përpunimin e mbetjeve dhe menaxhimin e ujerave te ndotura dhe ujerave speciale.

 

Neni 4

Përkufizime

Ne kuptim te këtij ligji, termat e mëposhtëm kane këto kuptime:
1. “Substanca kimike”, qe me poshtë do te quhen substanca, janë elementet kimike dhe komponimet e tyre ne gjendje natyrore ose te fituara nga një proces prodhimi, përfshirë shtesat dhe solventet kryesore për te siguruar qëndrueshmërinë e tyre, si dhe ndonjë papastërti me origjine natyrore ose te marre ne procesin e prodhimit, me përjashtim te solventeve qe mund te veçohen nga substanca pa ndryshuar përbërjen e saj ose pa ndikuar ne stabilitetin e saj.
2. “Preparate kimike”, qe me poshtë do te quhen preparate, janë përzierjet ose solucionet e përbëra nga dy ose me shume substanca kimike.
3. “Polimer” është substanca, molekulat e se cilës janë formuar nga një varg, prej një ose me shume njësi monomeresh, qe përmbajnë me shume se gjysmën e peshës se tyre, nga një fraksion i përbëre nga molekula me te paktën tre njësi monomeri, te lidhura me lidhje kovalente me te paktën një njësi monomeri ose një reaktiv tjetër, qe përmban me pak se gjysmën e peshës se tij, ose një fraksion me molekula me te njëjtën peshe molekulare.
4. “Njësi monomeri” është forma reaktive e monomerit ne molekulën e polimerit.
5. “Klasifikim” është vlerësimi, sipas te cilit substanca ose preparati ka një ose me-shume
veti te rrezikshme dhe përcaktimi me tej i kategorive te rrezikut individual.
6. “Shpërndarës” është personi juridik ose fizik, i autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, i cili ruan dhe ua shpërndan substancat ose preparatet personave te tjerë dhe nuk ndikon drejtpërdrejt ne vetitë e substancave dhe preparateve, nëpërmjet veprimtarisë te tij.
7. “Vlerësim” është cilësimi i një vetie te rrezikshme, sipas mënyrës se parashikuar ne nenin 5 te këtij ligji.
8. “Importues” është personi juridik ose fizik, vendas ose i huaj, i cili fut ne territorin e
Republikës se Shqipërisë një substance ose preparat kimik.
9. “Eksportues” është personi juridik ose fizik, vendas ose i huaj, i cili nxjerr nga territori i Republikës se Shqipërisë një substance ose preparat kimik.
10. “Tregtim” quhet kalimi i substancave dhe preparateve kimike te një person tjetër fizik ose juridik. Ne kuptim te këtij ligji, ne tregtim përfshihet edhe importi.
11. “Transit” quhet çdo substance dhe preparat kimik, qe pas hyrjes ne territorin shqiptar
dhe deri ne daljen e tij nga ky territor, nuk i nënshtrohet asnjë lloj procesi ose trajtimi.
12. “Administrimi i substancave dhe preparateve” është një veprimtari, objekt i se cilës janë substancat dhe preparatet, ne veçanti, prodhimi, importi, eksporti, tranzitimi, përdorimi, ruajtja, ambalazhimi, etiketimi, transportimi brenda territorit te subjektit, si dhe asgjësimi i tyre.
13. “Regjistrimi i substancave” është regjistrimi i substancave ne Regjistrin Kombëtar, qe mbahet nga Ministria e Mjedisit, ne baze te te dhënave me shkrim për substancat, ne përputhje me këtë ligj.
14. “Rregullore e sigurimit teknik” është një përmbledhje e te dhënave te identifikimit për prodhuesin ose importuesin për substancat ose preparatet e rrezikshme dhe te dhënat qe kërkohen për mbrojtjen e jetës dhe te shëndetit te njerëzve, te kafshëve dhe te mjedisit.
15. “Sistemi i laboratorëve te akredituar” është një sistem bashkëpunimi ndërkombëtar për sigurimin dhe kontrollin e cilësisë se praktikes laboratorike, e cila verifikohet dhe miratimi i se cilës konfirmohet me certifikate.
16. “Substanca dhe preparate te rrezikshme” janë substancat dhe preparatet, qe kane një ose
me shume veti te rrezikshme, te klasifikuara sipas kushteve te vendosura ne këtë ligj.

 

KREU II

 

Neni 5
Klasifikimi i substancave dhe i preparateve kimike

Substancat dhe preparatet kimike për shkak te vetive, klasifikohen:
1. Eksplozive, qe, mund te veprojnë ne mënyrë ekzotermike, pa praninë e oksigjenit, me zhvillim te shpejte gazesh ose qe vetëndizen dhe digjen shpejt ne kushte te caktuara ose qe shpërthejnë me ngrohje kur vendosen ne kontejnerë johermetike.
2. Oksiduese, qe ne kontakt me substanca te tjera, ne veçanti me substanca te ndezshme,
shkaktojnë reaksion ekzotermik te fuqishëm.
3. Ekstremisht te ndezshme, qe ne gjendje te lëngët kane pike flakërimi me te ulet se 0oCdhe pike vlimi me te ulet se 35oC ose qe janë te ndezshme ne gjendje te gazte, ne kontakt me ajrin ne temperature normale te dhomës dhe presion atmosferik normal.
4. Shume te ndezshme, qe:
a) mund te nxehen ne mënyrë spontane dhe pastaj te digjen ne kontakt me ajrin ne
temperature normale te dhomës, presion normal atmosferik dhe pa prani te energjisë;
b) mund te digjen lehtësisht ne gjendje te ngurte, si pasoje e një kontakti te shkurtër me një burim zjarri, ndezjeje dhe vazhdojnë te digjen ose te tymosin edhe pas largimit te burimit te zjarrit;
c) kane një pike ndezjeje ne gjendje te lëngët me te ulet se 21oC dhe nuk janë ekstremisht te ndezshme;
ç) ne kontakt me ujin ose ajrin e laget lirojnë gaze shume te rrezikshme, ne sasi te paktën 1 liter/kg.h
5. Te ndezshme, qe e kane piken e flakërimit 21oC deri ne 55oC .
6. Shume helmuese, qe pas thithjes, gëlltitjes ose depërtimit ne lëkurë, edhe ne sasi te vogla, mund te shkaktojnë dëmtime akute ose kronike te shëndetit, ose vdekje.
7. Helmuese, qe pas thithjes, gëlltitjes ose depërtimit ne lëkurë, edhe ne sasi te vogla mund te shkaktojnë dëmtime akute ose kronike te shëndetit, ose vdekje.
8. Te dëmshme për shëndetin, qe pas thithjes, gëlltitjes ose depërtimit ne lëkurë, edhe ne sasi te vogla, mund te shkaktojnë dëmtime akute ose kronike te shëndetit, ose vdekje.
9. Korrozive, qe ne kontakt me indet e gjalla jetësore mund ti shkatërrojnë ata.
10. Irrituese, qe nuk kane vetitë e substancave korrozive, por qe nga kontakti i drejtpërdrejtë për një kohe te gjate me lëkurën ose membranat mukoze mund te shkaktojnë inflamacione.
11. Sensibilizuese, qe pas thithjes, gëlltitjes ose depërtimit ne lëkurë mund te shkaktojnë hipersensibilitet dhe, për pasoje, pas një ekspozimi tjetër, shfaqen simptomat karakteristike te tij.
12. Kancerogjene, qe pas thithjes, gëlltitjes ose depërtimit ne lëkurë mund te shkaktojnë ose te rrisin frekuencën e shfaqjes se kancerit.
13. Mutagjene, qe pas thithjes, gëlltitjes ose depërtimit ne lëkurë mund te shkaktojnë ose te rrisin frekuencën e shfaqjes se dëmtimeve gjenetike.
14. Dëmtuese për riprodhimin, qe pas thithjes, gëlltitjes ose depërtimit ne lëkurë mund te shkaktojnë ose te rrisin frekuencën e dëmtimeve ne funksionin e riprodhimit ose ne aftësinë riprodhuese te meshkujve ose te femrave.
15. Te rrezikshme për mjedisin, qe pas futjes ne mjedis, përbejnë ose mund te përbejnë një rrezik te menjëhershëm ose te mëvonshëm për mjedisin.

 

Neni 6

1. Ne klasifikimin e preparateve nuk duhet te merren parasysh përbërësit, përzierjet, shtesat ose papastërtitë e pranishme ne përqendrime:
a) me pak se 0,02 për qind ne vëllim, nëse kemi te bëjmë me substance ne preparate te
gazta, klasifikuar sipas pikës 6 te nenit 5 te këtij ligji;
b) me pak se 0,1 për qind ne peshe, nëse kemi te bëjmë me substance te klasifikuar sipas pikave 7, 11, 12, 13 dhe 14 te nenit 5 te këtij ligji, dhe ne preparate te tjera, përveç atyre te gazta, sipas pikës 2 te këtij neni;
c) me pak se 1 për qind ne peshe, nëse substanca është klasifikuar sipas pikave 8, 9, 10 te
nenit 5 te këtij ligji.
2. Prodhuesi dhe importuesi janë te detyruar te bëjnë klasifikimin e ri për preparatet me
përbërës te njohur:
a) nëse për shkak te vlerës absolute te ndryshimit te përqendrimit origjinal te një ose me shume përbërësve te rrezikshëm te preparatit, është e vlefshme formula e mosbarazimit ne aneksin nr.1 te këtij ligji;
b) ne lidhje me ndryshimet ne përbërjen e preparatit, si pasoje e shtimit te substancave ose te zëvendësimit te disa përbërësve te preparatit me një tjetër substance, pa marre parasysh rrezikshmërinë e substancës.
3. Prodhuesit dhe importuesit e një substance janë te detyruar te pajisin me te gjitha te dhënat qe kërkohen për klasifikimin e preparatit te ri një tjetër person juridik ose fizik, te autorizuar për kryerjen e një veprimtarie tregtare, i cili përdor këtë substance si përbërës te preparatit te ri.

 

Neni 7
Testimi i substancave dhe i preparateve kimike

1. Para se te hidhet ne treg një substance e paklasifikuar, prodhuesi ose importuesi është i detyruar te verifikoje nëse substanca ose preparati ka një ose me shume veti te dëmshme dhe, ne baze te këtij vlerësimi, te klasifikohet substanca ose preparati ne grupe te veçanta rreziku, sipas nenit 5 te këtij ligji.
2. Vetitë e substancave dhe te preparateve testohen vetëm me metoda qe plotësojnë parimet e mbrojtjes se kafshëve eksperimentale. Metodat për përcaktimin e vetive te rrezikshme caktohen me urdhër te:
a) Ministrit te Mbrojtjes, për substancat qe zotërojnë vetitë e përshkruara ne pikat 1 dhe 2 te nenit 5 te këtij ligji;
b) Ministrit te Shëndetësisë, për substancat qe zotërojnë vetitë e dhëna ne pikat 6 deri ne 14 te nenit 5 te këtij ligji;
c) Ministrit te Industrisë dhe Energjetikes për substancat qe zotërojnë vetitë e dhëna ne pikat 3 deri ne 5 te nenit 5 te këtij ligji;
ç) Ministrit te Mjedisit për substancat qe zotërojnë vetitë e dhëna ne piken 15 te nenit 5 te këtij ligji.
3. Te dhënat për vetitë e substancave dhe te preparateve te rrezikshme paraqiten nga
prodhuesi ose importuesi pas testeve te kryera ne laboratorin e akredituar.
4. Procedura për vlerësimin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme, mënyra e klasifikimit, ambalazhimit dhe etiketimit dhe lista e substancave te rrezikshme, qe do te klasifikohen, përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

 

Neni 8
Sistemi i laboratorëve te akredituar

1. Vetitë e rrezikshme te substancave dhe preparateve, sipas këtij ligji, testohen vetëm nga persona juridike ose fizike, te autorizuar, te cilët janë te pajisur me certifikate si laborator i akredituar për këtë qellim.
2.. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, ne mbështetje te pikës 1 te këtij neni, janë te detyruar t’i japin ministrisë përgjegjëse te gjitha te dhënat e nevojshme për plotësimin e kushteve, te lëshuara nga laboratori i akredituar për testimin e substancave te rrezikshme.
3. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, kundrejt pagesës, pajis personat juridike ose fizike te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, me certifikatën e laboratorit te akredituar, ne baze te një aplikimi dhe me pas verifikon përputhjen me kërkesat e paraqitura ne pikat 4 dhe 5 te këtij neni.
4. Aplikimi përmban:
a) emrin, mbiemrin, emrin e veprimtarisë tregtare, adresën, adresën e veprimtarisë tregtare dhe numrin e identifikimit te aplikantit;
b) emrin, mbiemrin dhe numrin e certifikatës se lindjes se përfaqësuesit ligjor te qendrës se testimit;
c) një vërtetim nga gjykata për përfaqësuesin ligjor te qendrës se testimit, te marre gjate tre muajve te fundit;
ç) një deklarate qe aplikanti lejon ministrinë përgjegjëse te verifikoje certifikatën e laboratorit te akredituar.
5. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, sipas pikës 1 te këtij neni, duhet t’i paraqesin ministrit përkatës një program, qe siguron një sistem cilësie, sipas parimeve te laboratorit te akredituar.
6. Pas verifikimit te përputhjes me praktiken e laboratorit te akredituar, ministri përkatës, sipas përcaktimit te pikës 2 te nenit 7 te këtij ligji, brenda 30 ditëve jep certifikatën e pajtimit me laboratorin e akredituar.
7. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, sipas pikës 1 te këtij neni, te pajisur me certifikatën e laboratorit te akredituar, janë te detyruar te lejojnë personat e autorizuar te hyjnë ne mjediset dhe ndërtesat qe shërbejnë për testim dhe te japin te dhënat e kërkuara, ne kuadër te kontrollit te përputhjes me parimet e praktikes se laboratorit te akredituar.
8. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, te cilët janë te pajisur me certifikatën e pajtimit me parimet e praktikes se laboratorit te akredituar, janë te detyruar te paraqesin rezultatet e testimit, qe vërtetojnë se testet janë kryer ne përputhje me parimet e laboratorit te akredituar.
9. Ministri përkatës i heq certifikatën e pajtimit si laborator i akredituar personit juridik ose fizik, te autorizuar për te ushtruar këtë veprimtari, ne rast se ky person nuk përmbush qofte edhe njërin nga kushtet, sipas te cilave është dhënë certifikata.
10. Ministri përkatës vendos me rregullore parimet e pajtimit me praktiken e laboratorit te akredituar, procedurën për verifikimin e përputhjes, procedurën për dhënien ose heqjen e certifikatës dhe procedurën e kontrollit te përputhjes me parimet e laboratorit te akredituar.
11. Certifikata e pajtimit te laboratorit te akredituar, e dhënë jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë, ka te njëjtën vlere me certifikatën e dhënë brenda këtij territori, ne rast se plotëson te gjitha kushtet e vena nga ky ligj dhe nga aktet e tjera norm ative.
12. Ministritë e ngarkuara nga ky ligj mbajnë një liste te personave te pajisur me certifikate te pajtimit me parimet e laboratorit te akredituar dhe e publikojnë këtë liste nga data 30 qershor deri me 31 dhjetor te çdo viti ne Buletinin e Ministrisë se Mjedisit.

 

KREU III

REGJISTRIMI I SUBSTANCAVE

 

Neni 9

Detyrimi për regjistrim

1. Prodhuesi dhe importuesi janë te detyruar te regjistrojnë substancat qe hedhin ne treg edhe ne rastet kur kjo substance përmbahet ne një substance tjetër si shtese, përzierje ose papastërti, ose përmbahet ne preparat, si një nga përbërësit e tij.
2. Për nevoja te kërkimit shkencor dhe zhvillimit nuk është i detyrueshëm, sipas këtij ligji, regjistrimi i substancave qe:
a) Janë futur ne treg nga i njëjti prodhues dhe importues ne sasi qe nuk i kalon 10 kg ne një vit kalendarik, te regjistruar sipas kërkesave për leje veprimtarie, me kusht qe kërkesat e regjistrimit te jene te njëjta me kërkesat e këtij ligji; I
b) Janë përbërës te preparateve, përzierjeve, shtesave ose papastërtive, përqendrimi i te
cilave nuk i kalon vlerat e dhëna ne piken 5 te nenit 7 te këtij ligji;
c) janë te hedhura ne treg nga i njëjti prodhues dhe importues, ne sasi qe nuk i kalon 100 kg ne një vit kalendarik, vetëm për nevoja te kërkimit shkencor dhe zhvillimit, ose vetëm për përdorim laboratorik;
ç) Janë te hedhura ne treg nga i njëjti prodhues dhe importues, ne sasi qe nuk i kalon 1000 kg ne një vit kalendarik, vetëm për nevoja te kërkimit te aplikuar dhe zhvillimit, brenda një periudhe njëvjeçare;
d) Janë produkte te ndërmjetme te prodhimit, te fituara nga reaksionet kimike ne sisteme
teknike te mbyllura, qe nuk janë veçuar dhe larguar nga procesi teknologjik;
dh) Janë regjistruar me kushte te njëjta me këtë ligj, kur prodhuesi dhe importuesi i këtyre substancave njofton me shkrim ministrinë përkatëse për kërkesat e shkronjave “a” dhe “ç” te pikës 1 te nenit 10 te këtij ligji.
3. Nëse nga një prodhues dhe importues, sasia e substancës, subjekt i regjistrimit, është me pak se 1000 kg ne një vit kalendarik, prodhuesi dhe importuesi, ne varësi nga sasia dhe shkalla e rrezikshmërisë se substancës se hedhur ne treg, paraqesin dokumentet e regjistrimit ne një afat te vendosur ne rregulloren e ministrisë se ngarkuar nga ky ligj.

 

Neni 10

Aplikimi për regjistrim

1. Para hedhjes ne treg te substancës qe regjistrohet, prodhuesi dhe importuesi paraqesin ne ministritë e ngarkuara nga ky ligj një aplikim me shkrim, ne gjuhen shqipe.
2. Aplikimi për regjistrim përmban :
a) emrin, mbiemrin, gjendjen civile, vendbanimin dhe numrin e identifikimit te personit fizik, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare;
b) emrin dhe adresën e tregtarit, te prodhuesit te huaj te substancës se importuar, te detyruar për regjistrim;
c) te dhënat baze për substancën dhe sasinë qe regjistrohet;
ç) te dhënat për sigurimin teknik te substancës se rrezikshme, qe regjistrohet.
3. Hollësitë e tjera, qe përfshin aplikimi për regjistrim dhe mënyra e plotësimit te tij
vendosen ne udhëzimin e ministrit.
4. Prodhuesi dhe importuesi janë te detyruar te njoftojnë brenda 10 ditëve ministrin përkatës për ndonjë ndryshim ne te dhënat e aplikimit për regjistrim.
5. Ne rast se plotësohen kushtet e vendosura ne këtë nen, ministria përkatëse e regjistron substancën brenda 60 ditëve nga paraqitja e aplikimit dhe për këtë njofton aplikantin. Ministria, brenda 30 ditëve, e refuzon zbatimin për regjistrim nëse nuk plotësohen kushtet për regjistrim.
6. Prodhuesit dhe importuesit e substancës, qe duhet te regjistrohet, paraqesin protokollet e testeve te kërkuara sipas këtij ligji, te përgatitura nga persona te tjerë, kur ata, njëkohësisht, marrin miratimin me shkrim te personit ne fjale për t’i përdorur këto te dhëna.
7. Ministria e Mjedisit mban Regjistrin Kombëtar për substancat dhe preparatet kimike. Te dhënat për këtë regjistër sigurohen nga ministritë e ngarkuara nga ky ligj, përveç te dhënave qe përbejnë sekret tregtar.
8. Organizimi dhe struktura e zyrës se regjistrimit te kimikateve miratohen me vendim te Këshillit te Ministrave. Rregullorja e funksionimit te kësaj zyre miratohet nga Ministri i Mjedisit.
9. Ministritë publikojnë listën e substancave te regjistruara, te paktën një here ne vit, ne
Buletinin e tyre ose te Ministrisë se Mjedisit.

 

Neni 11

Ruajtja e sekretit tregtar

I. Te dhënat, publikimi i te cilave dëmton prodhuesin dhe importuesin, me kërkesën e prodhuesit ose te importuesit, konsiderohen gjate procesit te regjistrimit si sekret tregtar dhe merren vetëm me kërkesë te personave te autorizuar.
2. Detyrimi për ruajtjen e sekretit te te dhënave te konsideruara nga prodhuesi dhe importues si sekret tregtar, është i vlefshëm për te gjithë punonjësit qe kryejnë testimin e vetive te substancave.
3. Nuk përbën sekret tregtar:
a) emërtimi tregtar i substancës;
b) emri dhe mbiemri, emërtimi i veprimtarisë tregtare, rezidenca, adresa e tregtarit dhe
numri i identifikimit te prodhue sit dhe importuesit te substancës;
c) vetitë fiziko-kimike te substancës;
ç) udhëzimet për kufizimin e efekteve te rrezikshme te substancës;
d) rezultatet përfundimtare te testimeve toksikologjike dhe ekotoksikologjike te substancës;
dh) shkalla e pastërtisë dhe identifikimi i papastërtive ose i përzierjeve me veti te rrezikshme, sipas nenit 7 te këtij ligji, te realizuara ne përputhje me kërkesat e klasifikimit dhe te emërtimit te substancës;
e) udhëzimet ne rastet e rrjedhjes se substancës;
ë) te dhënat e sigurimit teknik;
f) metodat analitike për substancat e rrezikshme, qe lejojnë përcaktimin e tyre ne rast ekspozimi ne mjedis dhe te njerëzit.

 

Neni 12
Te dhëna plotësuese

1. Ministri përkatës, sipas përcaktimit te pikës 2 te nenit 7 te këtij ligji, u kërkon prodhuesve dhe importuesve te dhëna plotësuese për vetitë e substancës se rrezikshme edhe nëse sasia e substancës ose preparatit kimik, e hedhur ne treg nga një prodhues dhe importues, është baras ose me shume se 10 tone për një vit kalendarik.
2. Këto te dhëna jepen ne rastet kur substanca përmbahet ne një tjetër substance, si përzierje shtese a papastërti ose përmbahet ne preparat, si përbërës i tij.

 

KREUIV
ADMINISTRIMI I SUBSTANCAVE DHE I PREPARATEVE TE RREZIKSHME

 

Neni 13
Vlerësimi i rrezikut te substancave te rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin

1. Lista e substancave te rrezikshme, qe prej natyrës se tyre përbejnë një rrezik serioz për
jetën dhe shëndetin e njeriut dhe për mjedisin, përcaktohet me vendim te Këshillit te Ministrave.
2. Ministria e Mjedisit, se bashku me ministritë e tjera te ngarkuara nga ky ligj, marrin masa për vlerësimin e rrezikut për jetën dhe shëndetin e njeriut dhe për mjedisin për substancat e përfshira ne liste, sipas pikës 1 te këtij neni.
3. Procedura për vlerësimin e rrezikut te substancave te rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njeriut përcaktohet me urdhër te Ministrit te Shëndetësisë.
4. Procedura për vlerësimin e rrezikut te substancave te rrezikshme për mjedisin,
përcaktohet me urdhër te Ministrit te Mjedisit.
5. Ne baze te rezultateve te vlerësimit te rrezikut te substancave te rrezikshme, ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përkatës, vendos kushtet për hedhjen e këtyre substancave ne treg.

 

Neni 14
Kushtet e përgjithshme për menaxhimin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme

1. Ne menaxhimin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme çdo person është i detyruar te ruaje shëndetin e njeriut dhe mjedisin, te vendose shenjat paralajmëruese te rrezikut, me shprehjet qe përshkruajnë rrezikun specifik dhe me udhëzimet e sigurimit teknik për menaxhimin e tyre.
2. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, mund t’i menaxhojnë substancat dhe preparatet e rrezikshme, qe kane një ose me shume veti te rrezikshme, sipas pikave 1, 2, 3, 6, 12, 13 , 14 dhe 15 te nenit 5 te këtij ligji dhe t’ i trajtojnë këto substanca ne sasi me te madhe se 10 tone për një vit kalendarik, vetëm me leje te ministrisë përkatëse.
3. Menaxhimi i substancave te rrezikshme behet pasi është marre leja nga agjencia rajonale e mjedisit.
4. Personal fizike mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi juridike për te vepruar, mund te menaxhojnë substancat dhe preparatet e klasifikuara sipas pikave 6, 7, 9, 12, 13 dhe 14 te nenit 5 te këtij ligji.
5. Personat fizike nga 15 deri ne 18 vjeç mund te menaxhojnë substancat dhe preparatet e klasifikuara sipas pikave 6,7,9, 12, 13 dhe 14 te nenit 5 te këtij ligji, vetëm ne kuadër te përgatitjes profesionale dhe nen mbikëqyrjen e një personi me kualifikim profesional, sipas pikës 2 te nenit 19 te këtij ligji.
6. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, janë te detyruar te lejojnë personat e autorizuar nga zyrat e kontrollit dhe te inspektimit, te hyjnë ne mjediset dhe ndërtesat, qe përdoren për menaxhimin e substancave dhe te preparateve dhe te marrin te gjitha te dhënat e nevojshme për punën e tyre.

 

KREU V
HEDHJA NE TREG E SUBSTANCAVE DHE E PREPARATEVE TE RREZIKSHME.

 

Neni 15

1. Prodhuesi, importuesi dhe shpërndarësi nuk lejohen te hedhin ne treg substancat dhe
preparatet e rrezikshme, te përfshira ne aneksin nr. 2 te këtij ligji.
2. Me propozimin e Ministrit te Mjedisit, Këshilli i Ministrave miraton listën e substancave dhe te preparateve kimike, prodhimi, hedhja ne treg dhe përdorimi i te cilave kufizohen ose ndalohen.

 

Neni 16

1. Personi juridik ose fizik nuk mund t’u shesë konsumatoreve ose t’i japë një personi tjetër, qe nuk ka lidhje me veprimtarinë tregtare, substanca dhe preparate te rrezikshme, te klasifikuara sipas pikave 6, 12, 13 dhe 14 te nenit 5 te këtij ligji.
2. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, nuk lejohen t’u shesin konsumatoreve ose t’i japin një personi tjetër substanca dhe preparate te rrezikshme, te klasifikuara sipas pikave 6, 7, 8 dhe 9 te n enit 5 te këtij ligji:
a) personave nen moshën 18 vjeç
b) personave qe u është hequr ose kufizuar zotësia juridike për te vepruar.
3. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare nuk lejohen te shesin substanca dhe preparate te rrezikshme, te klasifikuara sipas pikave 6, 7, 8 dhe 9 te nenit 5 te këtij ligji, ne vendqëndrime, ne lëvizje, ne makina automatike për shitje dhe ne kontejnerë, te caktuar nga blerësi.
4. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, janë te detyruar qe për shitjen e substancave dhe te preparateve te rrezikshme, te klasifikuara sipas pikave 6, 7, 8 dhe 9 te nenit 5 te këtij ligji, te sigurojnë vendosjen me vete te këtyre substancave dhe preparateve nga mallrat e tjera. Këto substanca dhe preparate duhet te mbahen vetëm ne ambalazhe origjinale, te mbyllura dhe te pathyeshme. Ne rastet e shitjes me vetëshërbim, këto mallra nuk lejohen te ekspozohen ne vende ku mund te merren lirisht, ato duhet te jepen vetëm nga shitësi.

 

Neni 17

Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare janë te detyruar, për sa u përket substancave dhe preparateve te rrezikshme, te klasifikuara sipas pikave 6, 7,9, 12, 13 dhe 14 te nenit 5 te këtij ligji:

a) t’i ruajnë këto substanca dhe preparate nga vjedhjet, humbjet ose nga këmbimi me te tjera substanca dhe preparate te rrezikshme;
b) te sigurojnë pajisjen e mjediseve te ruajtjes me mjete te përshtatshme për ndihmën e pare mjekësore dhe ruajtën e personave te shërbimit dhe te dekontaminimit te mjedisit, ne përputhje me rregulloren e sigurimit teknik.

 

KREU VI
LICENCIMI PER MENAXHIMIN E SUBSTANCAVE DHE TE PREPARATEVE TE RREZIKSHME

 

Neni 18

1. Personat juridike ose fizike, qe kryejnë veprimtari tregtare, lejohen te menaxhojnë substancat dhe preparatet e rrezikshme, te klasifikuara sipas nenit 5 te këtij ligji, vetëm nëse kjo veprimtari kryhet ne baze te licencimit, te marre ne emër te tyre, ne përputhje me këtë ligj.
2. Licencimi nuk lëshohet nëse personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, menaxhojnë substanca dhe preparate te rrezikshme qe kane një ose me shume veti te rrezikshme, sipas pikave 5, 8, 9, 10 dhe 11 te nenit 5 te këtij ligji, ne sasi me te vogël se 1 ton për një vit kalendarik.

 

Neni 19
Kushtet për dhënien e licencimit

(Ndryshuar pika 1 dhe 3 me ligjin nr.10 137, datë 11.5.2009)

1. Licencimi mbështetet në kriteret e kualifikimit profesional dhe të gjendjes shëndetësore, për një person, juridik ose fizik, me zotësi të plotë juridike, që ka vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë e që nuk ka kryer vepra penale.

2. Kualifikimi profesional për menaxhimin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme vërtetohet:
me dokumentin e kryerjes se arsimit universitar ne fushën përkatëse;
me dokumentin e kryerjes se arsimit te mesëm ne fushën përkatëse;
c) me dokumentin e kryerjes se formimit profesional.
3. Licenca, e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, përfshihet në kategorinë VIII.1 të s htojcës së ligjit për licencat dhe trajtohet sipas procedurave të ligjit për licencat.
4. Licencimi jepet për një periudhe 2-vjeçare. Licencimi mund te shtyhet edhe për një 1 vit, me kusht qe kërkesa te paraqitet tre muaj përpara mbarimit te afatit. Vendimi për zgjatjen e afatit telicencimit jepet brenda 90 ditëve nga data e paraqitjes se aplikimit. Kërkesa për zgjatjen e afatit refuzohet për mosplotësim te kushteve.
5. Personat e autorizuar janë te detyruar:
a) te sigurojnë qe veprimtaria, për te cilën është lëshuar licencim, kryhet nga persona te trajnuar;
b) te sigurojnë se pajisjet e përdoruara për kryerjen e veprimtarisë, për te cilën është lëshuar licencimi, plotësojnë kushtet për mbrojtjen dhe besueshmërinë;
c) t’u japin personave te inspektimit dhe kontrollit te dhëna për kryerjen e veprimtarisë, për te cilën është lëshuar licencimi.
6. Licencimi nuk mund te përdoret nga persona te tjerë juridike ose fizike.
7. Ministria përkatëse ia heq licencimin personit juridik ose fizik, nëse, ne mënyrë te përsëritur, ai nuk plotëson detyrimet apo nëse ka ndryshim te kushteve, ne mbështetje te te cilave është lëshuar licencimi.
8. Vlefshmëria e licencimit mbaron:
a) me mbarimin e periudhës kohore për te cilën është dhënë, nëse nuk është shtyre afati kohor;
b) me heqjen e licencimit;
c) kur vdes personi fizik;
ç) me humbjen e se drejtës si person juridik.

 

Neni 20

(Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 10 137, datë 11.5.2009)

1. Kur personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare “Asgjësimi i organizmave, bimëve dhe mikroorganizmave te dëmshme dhe eliminimi i faktorëve te tjerë dëmtues, duke përdorur helme, përfshirë dezinfektimin mbrojtës, kontrollin e insekteve dhe brejtësve, me përjashtim te veprimtarive profesionale ne fushën e kujdesit mjekësor” nuk raportojnë ne ministrinë përkatëse, sipas përcaktimit të pikës 2 të nenit 7 të këtij ligji, brenda një periudhe kohe te caktuar nga kjo zyre, për zbatimin e kushteve te licencimit sipas këtij ligji, licencimi për kryerjen e tregtimit ne këtë fushe behet i pavlefshëm.
2. Ministria përkatëse, sipas përcaktimit të pikës 2 të nenit 7 të këtij ligji njofton për këtë fakt personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare dhe njëkohësisht zyrën administrative. Kur ministria përkatëse, sipas përcaktimit të pikës 2 të nenit 7 të këtij ligji ka dokumente te vlefshme për kualifikimin profesional për një pjese te veprimtarisë tregtare, merr vendim për ndryshim ne licencën e dhënë.

 

 

KREU VII
IMPORTI DHE EKSPORTI I SUBSTANCAVE DHE I PREPARATEVE TE RREZIKSHME

 

 

Neni 21

1. Importi dhe eksporti i substancave dhe i preparateve te rrezikshme bëhen vetëm me autorizim te ministrit përkatës.
2. Importuesit dhe eksportuesit janë te detyruar t’i kërkojnë ministrit përkatës miratimin e autorizims për importin dhe eksportin e substancave dhe preparateve te rrezikshme, jo me pak se 60 dite para datës se kryerjes se importit dhe eksportit. Përmbajtja e aplikimit për dhënien e autorizims, sipas pikës 1 te këtij neni, përcaktohet me urdhër te ministrit.
3. Dhënia e autorizims, sipas pikave 1 dhe 2 te këtij neni, nuk është e nevojshme për substancat dhe preparatet e caktuara, qe importohen ose eksportohen ne sasi me te vogla se 1 kg për një vit kalendarik, nga një person juridik ose fizik, i autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, për qëllime kërkimi shkencor dhe zhvillimi.
4. Zyra e regjistrimit te kimikateve, ne baze te te dhënave te ministrive te ngarkuara, nga ky ligj, regjistron aplikimet për importin dhe eksportin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme te caktuara, miratimet e dhëna, si dhe njofton Ministrin e Mjedisit për shkëmbimin ndërkombëtar te te dhënave për këto substanca.
5. Menaxhimi i substancave dhe i preparateve te rrezikshme, te caktuara për veprimtari
tregtare, kryhet sipas kushteve te nenit 14 te këtij ligji.
6. Eksportuesi është i detyruar te vendose mbi ambalazhin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme, te caktuara për veprimtari tregtare, etiketat ne gjuhen e vendit pritës ose te zonës, ku këto substanca e preparate do te përdoren.
7. Importuesit dhe eksportuesit janë te detyruar t’u paraqesin autoriteteve doganore, për kontroll, dokumentet shoqëruese te substancave dhe te preparateve te rrezikshme, te caktuara për veprimtari tregtare.
8. Miratimi për importin dhe eksportin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme te caktuara, i dhënë sipas këtij ligji, nuk mund te zëvendësoje autorizimn për import ose eksport, te dhënë me ligj te veçante.

 

KREU VIII
REGJISTRIMI DHE NJOFTIMI PER SUBSTANCAT DHE PREPARATET E RREZIKSHME

 

Neni 22

1. Prodhuesi, importuesi dhe shpërndarësi i substancave dhe i preparateve te rrezikshme janë te detyruar te regjistrojnë llojin, sasinë, vetitë e substancës dhe te preparatit. Regjistrimi behet veçmas për çdo biznes. Mënyra dhe hollësitë e regjistrimit dhe te njoftimit përcaktohen nga zyra e regjistrimit te kimikateve.
2. Prodhuesit dhe importuesit vetëm te substancave te rrezikshme ose qe përmbahen ne preparat ne sasi me te madhe se 10 tone për një vit kalendarik, janë te detyruar te njoftojnë me shkrim ministrinë përkatëse, brenda datës 15 shkurt te çdo viti, për llojin e substancës se rrezikshme, qe prodhojnë ose importojnë,sasinë dhe vetitë e saj.
3. Me kërkesën e personave te autorizuar, ne kuadër te detyrimit për njoftim, mund te shënohet si sekret tregtar bërja e njohur e te dhënave qe mund t’i shkaktojnë prodhuesit ose importuesit dëme ne prodhim ose tregti.
4. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, janë te detyruar qe për menaxhimin e substancave dhe te preparateve te klasifikuara, sipas pikave 6 dhe 7 te nenit 5 te këtij ligji, te njoftojnë agjencinë rajonale te mjedisit , te regjistrojnë hyrjet e këtyre substancave dhe sasinë maksimale te ruajtur. Gjithashtu, ata duhet t’i dërgojnë kësaj agjencie rregulloren e sigurimit teknik për këto substanca.Ky detyrim nuk është i vlefshëm për substancat e përdorura për kërkime shkencore dhe për zhvillim.
5. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, për zhdukjen e organizmave dhe mikroorganizmave te dëmshëm, janë te detyruar qe, për përdorimin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme, te klasifikuara sipas pikave 6 dhe 7 te nenit 5 te këtij ligji, te njoftojnë me shkrim agjencinë rajonale te mjedisit dhe zyrën përkatëse te bashkise, ku do te kryhet kjo veprimtari, 48 ore përpara fillimit te saj. Brenda kësaj periudhe kohore nuk përfshihen ditët e festave, te fundjavës dhe ditët e pushimeve.
6. Agjencia rajonale e mjedisit se bashku me njësinë vendore te mbrojtjes se shëndetit përcaktojnë, 24 ore para fillimit te veprimtarisë, për te cilin është here njoftimi, kushtet e veçanta për kryerjen e kësaj veprimtarie, sipas pikës 5 te këtij neni.

 

Neni 23

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka këto detyra dhe përgjegjësi:
a) mbikëqyr zbatimin e rregullave juridike dhe te udhëzimeve te Ministrit te Mjedisit e te zyrave te tjera administrative ne fushën e mbrojtjes se mjedisit, gjate menaxhimit te substancave dhe te preparateve te rrezikshme, nga personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare;
b) përcakton kushtet për shmangien e mangësive ne menaxhimin e substancave dhe te
preparateve te rrezikshme gjate punës inspektuese;
c) vendos gjoba për personat juridike ose fizike, ne raste shkeljesh te detyrimeve ne fushën e mbrojtjes se mjedisit, gjate menaxhimit te substancave dhe te preparateve te rrezikshme;
ç) i propozon ministrisë përkatëse ndërprerjen e veprimtarisë se personit te autorizuar, maksimumi për 30 dite, ne qofte se ai nuk përmbush kushtet e licencimit. Nëse nuk respekton kushtet, ne baze te te cilave është lëshuar licencimi, propozon heqjen e tij;
d) i sugjeron Ministrit te Mjedisit kryerjen e inspektimit te larte shtetëror, ne fushën e
mbrojtjes se mjedisit, për menaxhimin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme;
dh) bashkëpunon me autoritetet doganore dhe u siguron atyre asistence me specialiste.
e) ngarkon inspektoret për kryerjen e detyrës inspektuese. Gjate kryerjes se detyrës
inspektoret vërtetojnë identitetin e tyre me ane te dokumentit te inspektorit ne Inspektoratin Shtetëror te Mjedisit.

 

Neni 24

Inspektorati Sanitar Shtetëror

Inspektorati Sanitar Shtetëror ka këto detyra dhe përgjegjësi:
a) kontrollon zbatimin e rregullave juridike dhe te vendimeve ne fushën e mbrojtjes se jetës dhe te shëndetit te njeriut gjate menaxhimit te substancave dhe te preparateve te rrezikshme, si dhe përmbushjen e detyrimeve te përcaktuara për regjistrimin e substancave, nga personat juridike ose fizike;
b) kërkon nga personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, ndreqjen e parregullsive ne fushën e menaxhimit te substancave dhe te preparateve, me veti te rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njeriut, ne përputhje me detyrimet e përcaktuara për regjistrimin e substancave, si dhe përcakton afatin e fundit te rregullimeve;
c) vendos gjobat për personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë
tregtare;
ç) jep mendim për lëshimin e licencimit për menaxhimin e substancave te klasifikuara,
sipas pikave 6,7,8,9, 10, 13 dhe 14 te nenit 5 te këtij ligji;
d) bashkëpunon me Inspektoratin Shtetëror te Mjedisit dhe me autoritetet doganore, si dhe u siguron atyre asistence me specialiste.

 

Neni 25

Administrata doganore

1. Autoritetet doganore kontrollojnë ne pikat e kalimit te kufirit shtetëror mallin e deklaruar si substance dhe preparat i rrezikshëm, për importin dhe eksportin e te cilave kërkohet miratim nga ministria përkatëse e përcaktuar nga ky ligj.
2. Ne rast dyshimi apo shkeljeje te këtij ligji, autoritetet doganore bllokojnë mallin dhe njoftojnë Inspektoratin Shtetëror te Mjedisit ose Inspektoratin Sanitar Shtetëror për kundërvajtjen dhe, ne rast dyshimi, u kërkojnë këtyre inspektorateve asistence teknike.
3. Autoritetet doganore regjistrojnë ngarkesën me substanca dhe preparate te rrezikshme, qe kalon kufirin shtetëror.
4. Autoritetet doganore u lejojnë punonjësve te Ministrisë se Mjedisit dhe te inspektorateve shqyrtimin e regjistrave, ne kopje te shkruara ose fotokopje, si dhe transmetimin dixhital te te dhënave.

 

KREUIX
KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE GJOBAT

 

Neni 26

Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbejnë vepër penale, përbejnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobe si me poshtë:
1. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Inspektorati Sanitar Shtetëror vendosin gjoba nga 500 000 deri ne 1 000 000 leke për personin juridik ose fizik, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, i cili:
a) nuk vepron ne përputhje me kushtet për menaxhimin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme, sipas pikave 1, 4 dhe 5 te nenit 14 te këtij ligji;
b) shet ose jep substanca dhe preparate te rrezikshme, te klasifikuara sipas pikave 6, 12, 13 dhe 14 te nenit 5 te këtij ligji.
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Inspektorati Sanitar Shtetëror vendosin gjoba nga 50000 deri ne 500 000 leke për importuesin dhe prodhuesin, i cili:
a) nuk i klasifikon substancat dhe preparatet para hedhjes ne treg dhe nuk plotëson detyrimet sipas pikave 1 dhe 4 te nenit 7 te këtij ligji;
b) nuk jep te dhënat e kërkuara për klasifikimin e një preparati te ri, sipas pikës 5 te nenit 7 te këtij ligji.
3. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit vendos gjoba nga 1 000000 deri ne 10000 000 leke, ne varësi te shkeljes, për personin juridik ose fizik, i cili:
a) teston vetitë e substancave dhe te preparateve te rrezikshme ne kundërshtim me metodat e përcaktuara ne nenin 7 te këtij ligji;
b) nuk vepron ne mbështetje te parimeve te sistemeve te laboratorëve te akredituar, sipas nenit 8 te këtij ligji;
c) nuk vepron sipas kushteve te caktuara ne licencimin për menaxhimin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme;
ç) nuk vepron sipas te gjitha kushteve për menaxhimin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme, sipas nenit 14 te këtij ligji;
d) nuk regjistron dhe nuk jep te dhëna për substancat dhe preparatet e rrezikshme.
4. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit vendos gjoba nga 500 000 deri ne 1 000 000 leke për personin juridik ose fizik, i cili hedh ne treg një substance te paregjistruar, qe është e detyrueshme te regjistrohet, sipas neneve 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 te këtij ligji.
5. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ose Inspektorati Sanitar Shtetëror vendos gjoba nga 10 000 000 deri ne 50 000 000 leke për një prodhues ose importues, i cili:
a) nuk plotëson kërkesat e caktuara për ambalazhimin dhe etiketimin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme;
b) nuk plotëson kushtet e caktuara për hedhjen ne treg te substancave dhe te preparateve te
rrezikshme, sipas neneve 15, 16 dhe 17 te këtij ligji;
c) nuk plotëson kushtet për importin ose eksportin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme te caktuara, sipas nenit 21 te këtij ligji;
ç ) bën deklarime te rreme për përputhjen me certifikatën e pajtimit te laboratorit te akredituar, sipas pikës 8 te nenit 8 te këtij ligji;
d) i jep te pasakta te dhënat e kërkuara nga ky ligj.
6. Inspektoratet përkatëse, për shkelje te përsëritura, e gjobisin personin juridik ose fizik, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, me dyfishin e vlerës se caktuar me sipër, si dhe me mbylljen e veprimtarisë, heqjen e licencës dhe sekuestrimin e produkteve te rrezikshme.
7. Shkelje e përsëritur është shkelja e detyrimeve, e kryer brenda një periudhe dyvjeçare nga data e hyrjes ne fuqi te vendimit te mëparshëm për vënien e gjobës.
8. Gjoba vendoset nga organi administrativ, i cili fillon i pari procesin. Ne qofte se procesi fillon njëkohësisht, ne te njëjtën date, nga me shume se një organ administrativ, procesi i vënies se gjobës realizohet nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit. Gjoba ekzekutohet nga zyra financiare përkatëse.
9. Kundër vendimit te dënimit me gjobe mund te behet ankim brenda 10 ditëve nga njoftimi i vendimit, te ministri përkatës, i cili duhet t’i përgjigjet ankimit brenda 15 ditëve nga depozitimi i tij.
10. Kundër vendimit te ministrit ose kur ky i fundit nuk përgjigjet brenda afatit 15-ditor, mund te behet ankim ne gjykate brenda 30 ditëve.
11. Gjobat e vena nga inspektoratet derdhen ne Buxhetin e Shtetit dhe likuidohen brenda 30 ditëve nga data e vendimit te formës se prere. Për çdo dite vonese, pas plotësimit te këtij afati, kundërvajtësi detyrohet te paguaje, përveç gjobës, një shume te barabarte me 2 për qind te gjobës.

 

KREU X
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

 

Neni 27

1. Dispozitat e krerëve II, V, VI, VII dhe VIII zbatohen brenda një viti nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji.
2. Dispozitat e kreut III zbatohen brenda dy vjetëve nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji.
3. Dispozitat e kreut IX zbatohen brenda një viti nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji.
4. Brenda 2 viteve nga data e hyrjes ne fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave përcakton listën e substancave te rrezikshme, sipas nenit 13 pika 1 te këtij ligji.
5. Personat fizike, te kualifikuar profesionalisht për menaxhimin e helmeve, sipas rregullave juridike ekzistuese, vlerësohen te tille sipas pikës 2 te nenit 19, edhe për menaxhimin e substancave dhe te preparateve te klasifikuara, sipas pikave 6 e 7 te nenit 5, për një periudhe prej tre vjetësh nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji.
6. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, qe merren me tregtinë e cilësuar “Prodhim i helmeve dhe substancave korrozive, me përjashtim te helmeve te rrezikshme speciale” ose “Shitja e helmeve, substancave korrozive dhe pesticideve”, ne baze te licencës për tregtinë e vogël, te nxjerre para datës se hyrjes ne fuqi te këtij ligji, lejohen te vazhdojnë tregtinë, për një periudhe prej një viti pas datës se hyrjes ne fuqi te këtij ligji.
7. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, janë te detyruar te vërtetojnë përputhjen me kushtet e licencimit, sipas këtij ligji, brenda një periudhe njëvjeçare nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji.
Zyra e licencimit, kur mungojnë kushtet e kualifikimit profesional, bën ndryshime ne licencën e dhënë.
8. Kur personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare nuk vërtetojnë ne zyrën e licencave ushtrimin e veprimtarisë ne përputhje me kushtet, licencimi i lëshuar për kryerjen e veprimtarisë se tyre tregtare mbaron ne datën e përfundimit te periudhës njëvjeçare, nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji.
Zyrat e licencimit njoftojnë personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare dhe zyrën administrative përkatëse për përfundimin e periudhës se ushtrimit te veprimtarisë se tyre tregtare, te përcaktuar ne licencim.
9. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, qe zhvillojnë tregtinë e lejuar “Asgjësimi i organizmave, bimëve dhe mikroorganizmave te dëmshëm dhe eliminimi i faktorëve te tjerë dëmtues duke përdorur helmet, përfshirë dezinfektimin mbrojtës, kontrollin e insekteve dhe brejtësve, me përjashtim te veprimtarive profesionale ne fushën e kujdesit mjekësor” ose “Prodhimi i helmeve te rrezikshme speciale”, ne baze te licencës se nxjerre para datës se hyrjes ne fuqi te këtij ligji, mund ta vazhdojnë këtë tregti deri një vit nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji.
10. Personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, janë te detyruar qe, brenda një viti nga data e hyrjes ne fuqi te këtij ligji, te vene ne dijeni zyrën e licencimit për zbatimin e kushteve te licencimit, sipas këtij ligji. Me mbarimin e këtij afati licencimi është i pavlefshëm.
Zyra e licencimit njofton për këtë fakt personat juridike ose fizike, te autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare dhe, njëkohësisht, zyrën administrative.
Nëse kjo zyre e gjykon se janë plotësuar kushtet, merr vendim për ndryshime ne licencën e dhënë.

 

Neni 28
Akte te tjera te nevojshme

Ngarkohet Këshilli i Ministrave te nxjerre aktet nënligjore ne zbatim te neneve 7 pika 4, 10 pika 8, 13 pikat 1 dhe 5 dhe 15 pika 2 te këtij ligji.

 

Neni 29

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekret nr .3922, date 30.7.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu

 

Aneksi nr.1

Limitet për ndryshimin e klasifikimit te preparateve kimike

Vlera absolute e ndryshimit te përqendrimit origjinal, e shprehur ne përqindje ne peshe për substancat e ngurta dhe te lëngëta ose ne volum për substancat e gazta jepet:
[C2-C1] > K.C1]

[C2 – C 1] – është vlera absolute e ndryshimit te përqendrimit origjinal te komponentit (ne %)
K – koeficienti i dhënë ne tabelën me poshtë C 1- përqendrimi origjinal i komponentit (ne %) C2 – përqendrimi i ri i komponentit ( ne %)

Përqendrimi origjinal C1 Koeficienti K
C1 ? 2,5
2,5 < C1 ? 10 %
10% <C1 ? 25 %
25% <C1 ? 50 %
50% <C1 ? 100 % 0,150
0,100
0,060
0,050
0,025

 

Aneksi nr.2

Ndalohen ne Republikën e Shqipërisë:
prodhimi, importimi, eksportimi dhe shpërndarja e këtyre substancave

Emri i substancës Cas Numër
Bifenile te poliklorinuara (PCB) dhe preparate me përmbajtje
te kësaj substance ne sasi me te madhe se 0,005 % (me
përjashtim te bifenileve te mono dhe dikloruara) 1336-36-3
Trefenile te poliklorinuara (PTC) dhe preparate me përmbajtje te kësaj substance ne sasi me te madhe se 0,005 % 61788-88-8
Fibra azbesti
krocidolit
b) amozit
c) antrofilit
ç) aktonolit
d) tremolit 12001-28-4
12172-73-5
77536-67-5
77536-66-4
77536-68-6
Monometil tetraklordifenil metan
(emri tregtar Ugilec 141) 75623-60-6
Monometil diklordifenil metan
(emri tregtar Ugilec 141)
Monometil dibromdifenil metan
(emri tregtar DBBT) 99688-47-8

Shënim: CAS – Chemical Abstract Service

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim