LIGJ
Nr.9047, date 10.7.2003

PER SHERBIMIN USHTARAK NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

(Ndryshuar me ligjin nr. 9487, datë 6.3.2006)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

Ne mbështetje te neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 166 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat për kryerjen e shërbimit ushtarak ne Republikën e Shqipërisë, te drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shtetasve, te organeve shtetërore e subjekteve private për mobilizimin dhe shërbimin ushtarak.

 

Neni 2

Përkufizime

Ne zbatim te këtij ligji, termat e mëposhtëm kane këto kuptime:
1. “Mobilizimi ushtarak” është detyrimi ligjor i shtetasit, person fizik e juridik, për te marre pjese ose për te siguruar plotësimin e njësive e reparteve te strukturave ushtarake me personel, materiale, teknike, kafshe, automjete e mjete te tjera te nevojshme.
2. “Shërbimi alternativ” është shërbimi i detyrueshëm, i cili kryhet ne vend te shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv nga shtetasi i cili, për arsye ndërgjegjeje, nuk pranon shërbimin me arme ne Forcat e Armatosura.
3. “Shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv” është detyrimi ligjor i shtetasve shqiptare, meshkuj, sipas kritereve te përcaktuara me këtë ligj, për te kryer shërbimin me arme ne Forcat e Armatosura.
4. “Shërbimi ushtarak ne rezerve” është shërbimi qe kryhet nga shtetasi shqiptar qe ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ dhe ai qe ka kapërcyer kufijtë e moshës se caktuar për kryerjen e këtij shërbimi, si dhe ushtaraku (oficeri) i shërbimit ushtarak aktiv i nxjerre ne rezerve, sipas kritereve te përcaktuara me këtë ligj.
5. “Shërbimi ushtarak” është detyrimi kushtetues i shtetasve shqiptare për te marre pjese ne mbrojtjen e Republikës se Shqipërisë dhe për te përmbushur detyrimet qe rrjedhin nga pjesëmarrja ne organizmat ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është anëtarë ose partnere.
6. “Ushtarak i Forcave te Armatosura” është shtetasi qe bën pjese ne këto struktura dhe mban uniformen me simbolet përkatëse, te miratuara me ligj.

 

Neni 3
Llojet e shërbimit ushtarak

(Shfuqizuar fjalia e dytë e pikës 2 me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

1. Shërbimi ushtarak ne Republikën e Shqipërisë është i detyrueshëm dhe vullnetar.
2. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak rregullohet me këtë ligj. Shfuqizuar.

 

Neni 4
Formula e betimit ushtarak

Shtetasi shqiptar, me fillimin e shërbimit ushtarak, bën betimin sipas formulës se mëposhtme: “Betohem se do t’i shërbej me besnikëri Republikës se Shqipërisë; do te jem ushtar besnik i popullit tim, luftëtar i denje, trim e i disiplinuar, do te jem i gatshëm ne çdo kohe e vend dhe nuk do te kursej as jetën time për mbrojtjen e interesave te Atdheut. Betohem!”.

 

Neni 5
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak për shtetasin me dy shtetësi

1. Shtetasi shqiptar qe ka fituar shtetësi tjetër dhe ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak
aktiv ose alternativ ne shtetin, shtetas i te cilit është, sipas ligjeve te atij shteti, i njihet i kryer ky shërbim.
2. Shtetasi shqiptar qe ka fituar shtetësi tjetër dhe ka banim te përhershëm ne territorin e
Republikës se Shqipërisë:
a) u nënshtrohet detyrimeve ushtarake ne Republikën e Shqipërisë;
b) është i lire, deri ne moshën 19 vjeç, te zgjedhe nëse do t’u nënshtrohet detyrimeve
ushtarake ne shtetin tjetër, shtetas i te cilit është.
3. Shtetasi shqiptar qe ka kryer shërbimin ushtarak, pavarësisht ne cilin shtet, nëse transferohet me banim te përhershëm ne njërin prej shteteve, shtetas i te cilave është, është përgjegjës për kryerjen e shërbimit ushtarak ne rezerve, vetëm ne shtetin ku ka vendbanimin e përhershëm.
4. Për mënyrën e përmbushjes se detyrimeve ushtarake te shtetasit shqiptar, qe ka me shume se një shtetësi, mund te lidhen marrëveshje te veçanta me shtetet përkatëse.

 

Neni 6
Përkujdesja sociale dhe mbështetja financiare

Përkujdesja sociale dhe sigurimi material e financiar për ushtarakun ne shërbim dhe për shtetasin e thirrur për stërvitje e mobilizim rregullohen me ligj.

 

KREU II
SHERBIMI I DETYRUESHEM USHTARAK

 

Neni 7
Llojet e shërbimit te detyrueshëm ushtarak

1. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak përfshin:
a) shërbimin ushtarak aktiv;
b) shërbimin alternativ;
c) shërbimin ne rezerve.
2. Shërbimi ushtarak aktiv dhe rezerve kryhet ne Forcat e Armatosura.
3. Shërbimi alternativ kryhet ne institucionet publike ose ne Forcat e Armatosura, sipas kritereve te këtij ligji.

 

Neni 8
Kryerja e shërbimit ushtarak

1. Shtetasi shqiptar, kudo qe ndodhet, është i detyruar te kryeje shërbimin ushtarak ne
Republikën e Shqipërisë, me përjashtim te rasteve te parashikuara ne nenin 5 te këtij ligji.
2. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak kryhet nga vete shtetasi.

 

Neni 9
Mosha e kryerjes se shërbimit

1.Shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alternativ kryhet nga shtetasi shqiptar
mashkull i moshës 19 deri ne 27 vjeç i cili plotëson kriteret e përcaktuara ne këtë ligj.
Thirrja e shtetasit për kryerjen e sh ërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alternativ fillon sapo mbush moshën 19 vjeç e deri ne moshën 26 vjeç.
2. Ne rast mobilizimi te përgjithshëm ose te pjesshëm, me ligj ose me dekret te Presidentit te Republikës, thirret për shërbim ushtarak edhe shtetasi i moshës 18 vjeç.
3. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ne rezerve kryhet nga shtetasit e moshës:
a) deri ne 45 vjeç për ushtare dhe nënoficerë meshkuj;
b) deri ne 35 vjeç për ushtare dhe nënoficerë femra;
c) deri ne 50 vjeç për oficere meshkuj;
ç) deri ne 40 vjeç për oficere femra.

 

Neni 10
Kohëzgjatja e shërbimit

(Ndryshuar fjalia e dytë e pikës 1 me ligjin nr. 9487, datë 6.3.2006)

1. Kohëzgjatja e shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ është 12 muaj. Shtetasi shqiptar që ka përfunduar një shkollë të lartë universitare me shkëputje nga puna, brenda ose jashtë vendit, përjashtohet nga kryerja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
2. Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak ne rezerve është 4 deri ne 7 dite ne vit.
Për nevoja te stërvitjeve ushtarake, qe zgjasin me shume se 4 deri ne 7 dite ne vit, Ministri i Mbrojtjes urdhëron bashkimin e ditëve te stërvitjes te dy viteve ne një vit, por jo me shume se 14 dite.
3. Periudha e shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv, rezerve dhe shërbimit alternativ mund te zgjatet mbi kohen e përcaktuar ne pikat 1 dhe 2 te këtij neni vetëm ne rastet kur vendosen masat e jashtëzakonshme, sipas kritereve te përcaktuara me ligj.

 

Neni 11
Kriteret e mosnjohjes se shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alternativ

Ne kohen e plote te kryerjes se shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alternativ, për
shtetasin qe hyn ne këtë shërbim, nuk përfshihet:
a) koha e vuajtjes se dënimit me burg;
b) koha e ndërprerjes se këtij shërbimi pa shkaqe ligjore.

 

Neni 12
Kriteret e mosthirrjes ne shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alternative

(Ndryshuar shkronja c) me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

Nuk thirret për kryerjen e shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alternativ:
a) shtetasi i cili del i paafte nga komisioni mjekësor;
b) shtetasi qe ka nen kujdestari prindër ose pjesëtarë te familjes, invalidë te plote, qe kane
nevoje për përkujdesje dhe qe nuk kane përkujdesje tjetër;
c) shtetasi kryefamiljar, i martuar dhe me një apo më shumë fëmijë të mitur;
ç) shtetasi qe është duke kryer vuajtjen e dënimit me heqje lirie ose për te cilin zbatohet
masa e sigurisë me burg.
Shtetasi i parashikuar ne shkronjën “ç” te këtij neni nuk thirret ne shërbimin e detyrueshëm
ushtarak aktiv dhe alternativ, për sa kahe qe përfshihet ne kushtet e parashikuara ne këtë nen.

 

Neni 13
Shtyrja e afatit te kryerjes se shërbimit

Qendra e rekrutim-mobilizimit ka te drejte te shtyje afatin e thirrjes se shtetasit për kryerjen
e shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alternativ ne rastet kur:
a) shtetasi del përkohësisht i paafte për këtë shërbim nga komisioni mjekësor;
b) shtetasi vazhdon studimet ne shkollën e mesme, ne universitete ose shkolla te larta brenda ose jashtë vendit;
c) familja është ne gjendje te vështirë ekonomike, por thirrja nuk mund te shtyhet me
shume se 2 vjet.
ç) shtetasi zgjidhet ne zgjedhjet e përgjithshme ose ato vendore, si dhe kur shtetasi vazhdon studime pasuniversitare.

 

Neni 14

Lirimi para kohe

(Ndryshuar shkronja b) dhe shtuar shkronjat ç) dhe d) me ligjin nr. 9487, datë 6.3.2006)

(Ndryshuar shkronja ç) me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

Shtetasi ne shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ lirohet para kohe nga ky shërbim ne rastet kur:
a) cilësohet i paafte për vazhdimin e shërbimit me vendim te Komisionit Mjekësor te Spitalit Ushtarak Qendror Universitar;
b) për rastet e fatkeqësive familjare dhe kur personat në ngarkim të ushtarit mbeten pa përkujdesje;
c) pranohet student ne shkollat e larta ushtarake ose ne Akademinë e Policisë;

ç) shtetasi kryefamiljar, i martuar, i cili, gjatë kohës së shërbimit ushtarak, bëhet me një apo më shumë fëmijë;
d) titullohet ushtar profesionist.
Për rastet e parashikuara ne shkronjat “”a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d” te këtij neni, urdhri i lirimitlëshohet nga Shefi i Shtabit te Përgjithshëm te Forcave te Armatosura.

 

Neni 15
Ndërprerja e përkohshme e shërbimit

1. Shtetasi ne Shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternative ndërpret përkohësisht
këtë shërbim ne rastet kur:
a) me vendim te Komisionit Mjekësor te Spitalit Ushtarak Qendror Universitar del
përkohësisht i paafte për vazhdimin e këtij shërbimi;
b) pjesëtarë te familjes, te cilët janë ne ngarkim te tij, sëmuren për një kohe te gjate.
2. Ndërprerja e përkohshme e shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ aktiv
behet vetëm një here dhe jo me shume se 6 muaj.

 

Neni 16
Kriteret e njohjes se shërbimit

1. I njihet i kryer shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv shtetasit shqiptar, i cili fillon studimet ne shkollat e larta ushtarake ose ne një akademi policie, brenda ose jashtë vendit, nga dita e pranimit ne këto shkolla.
2. Kur shtetasi qe ndërpret studimet ne këto shkolla, pa shkaqe te ligjshme, ose përjashtohet nga shkolla ose akademia, nuk e ka plotësuar kohen e kryerjes se shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv, është i detyruar ta plotësojë atë si ushtar.

 

Neni 17
E drejta e ruajtj es se vendit te punës

Shtetasi, i cili i ndërpret marrëdhëniet (kontratën) e punës për shkak te detyrimit për kryerjen e shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ, ka te drejtën e rikthimit ne vendin e punës.
Subjektet shtetërore janë te detyruara ta ripunesojne atë.

 

Neni 18
Te drejtat e shtetasit ne shërbimin ushtarak aktiv ose alternativ

Shtetasi, gjate kryerjes se shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ, përfiton
këto te drejta:
a) koha e shërbimit i njihet vjetërsi pune, për efekt sigurimi e pensioni;
b) shërbim shëndetësor pa pagese ne institucionet shëndetësore shtetërore, brenda ose jashtë vendit;
c) rimbursim te shpenzimeve te transportit, kur thirret ose lirohet nga shërbimi, kur
dërgohet me leje pranë familjes, si dhe shërbim postar pa pagese;
ç) trajtim me page dhe shpërblim, sipas vështirësisë se shërbimit, te përcaktuar ne aktet ligjore.
d) leje, sipas kritereve te përcaktuara me urdhra dhe udhëzime te Ministrit te Mbrojtjes.

 

Neni 19
Kufizimet për moskryerjen e shërbimit ushtarak aktiv ose akernativ

(Shfuqizuar me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

 

Neni 20
Kërkesa për shërbim alternative

(Ndryshuar pika 1me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

1. Shtetasi që, për arsye ndërgjegjeje, nuk pranon të kryejë shërbimin me armë në Forcat e Armatosura dhe kërkon të kryejë, në vend të tij, shërbim alternativ, duhet të paraqesë një kërkesë, së bashku me dokumentacionin shoqërues, në qendrën e rekrutim-mobilizimit, përpara se të plotësojë moshën ligjore të thirrjes për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ose në komandën e njësisë (repartit ushtarak), kur është duke kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
2. Dokumentacioni qe duhet te shoqërojë kërkesën për kryerjen e shërbimit alternativ
përcaktohet me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes.
3. Qendra e rekrutim-mobilizimit pasi shqyrton kërkesën, ia përcjell, se bashku me një
relacion, Komisionit te Shërbimit Alternativ pranë Ministrisë se Mbrojtjes.

 

Neni 21
Komisioni i Shërbimit Alternativ

1. Për njohjen e te drejtës se shtetasit për kryerjen e shërbimit alternativ krijohet Komisioni i
Shërbimit Alternativ pranë Ministrisë se Mbrojtjes.
2. Komisioni i Shërbimit Alternativ shqyrton kërkesat dhe dokumentacionin e paraqitur, si
dhe merr vendimin përfundimtar.
3. Përbërja, funksionimi, detyrat dhe te drejtat e Komisionit përcaktohen me vendim te
Këshillit te Ministrave.

 

Neni 22
Kryerja e shërbimit alternativ

1. Shtetasi te cilit, me vendim te Komisionit te Shërbimit Alternativ, i njihet e drejta për ta
kryer detyrimin ushtarak ne shërbimin alternativ, e kryen atë ne:
a) institucionet e shërbimit publik;
b) njësitë e qeverisjes vendore, për shërbime te ndryshme publike;
c) organizata jofitimprurëse me karakter humanitar;
ç) shërbimin e mbrojtjes se mjedisit;
d) shërbimin e zjarrfikësve.
2. Institucionet e përmendura ne piken 1 te këtij neni janë te detyruara te paraqesin ne
Ministrinë e Punës dhe te Çështjeve Sociale vendet e punës ku mund te kryhet shërbimi alternativ.
Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale bashkërendon punën me institucionet e
përmendura ne piken 1 te këtij neni dhe ne çdo fund viti dërgon pranë Ministrisë se Mbrojtjes, me shkrim numrin e vendeve te punës për këtë shërbim.
3. Shtetasi, me dëshirën e vet, mund ta kryeje shërbimin alternativ, sipas aftësive dhe
profesionit civil qe ka, ne Forcat e Armatosura, ne shërbimet e logjistikes, te shëndetësisë,
transportit, riparim-mirëmbajtjes dhe ne vende te tjera pune, ku nuk është e nevojshme mbajtja dhe përdorimi i armës.

 

Neni 23
Detyrimet e institucionit ku kryhet shërbimi alternativ

Institucioni, ku shtetasi kryen shërbimin alternativ, detyrohet te siguroje kushte normale
pune, fjetjeje, ushqimi, rroba pune dhe pagese, ne përputhje me kriteret dhe normat e përcaktuara për ushtarin e shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv.

 

Neni 24
Plotësimi i njësive dhe reparteve te Forcave te Armatosura me personel rezervist

Plotësimi i njësive dhe reparteve te Forcave te Armatosura me personel rezervist behet sipas kritereve te përcaktuara me rregullore te veçante, te miratuar nga Ministri i Mbrojtjes.

 

Neni 25
Përjashtimi nga shërbimi ushtarak ne rezerve

Përjashtohet nga thirrja për te marre pjese ne shërbimin ushtarak ne rezerve shtetasi qe kryen detyrat e deputetit, ministrit, prefektit, kryetarit te njësisë se qeverisjes vendore, gjyqtaret, prokuroret, kryetaret e partive politike parlamentare, drejtuesit e institucionit fetar, përfaqësuesi diplomatik ose konsullor, si dhe shtetasi qe ndodhet jashtë shtetit me studime ose për t’u kuruar dhe persona qe nga ministritë ose institucionet e tjera qendrore, përcaktohen si persona qe kane detyra te rëndësishme, ndërprerja e te cilave cenon sektorët jetike te vendit.

 

KREU III
DETYRIMET E ORGANEVE SHTETERORE, TE SUBJEKTEVE PRIVATE E TE SHTETASVE PER SHERBIMIN USHTARAK DHE MOBILIZIMIN

 

 

Neni 26
Qendra e rekrutim-mobilizimit

Qendra e rekrutim-mobilizimit krijohet dhe funksionon si strukture pranë çdo qarku dhe varet nga ana administrative nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura.

 

Neni27
Përgjegjësia e qendrës se rekrutim-mobilizimit

(Ndryshuar pika 1me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

1. Qendra e rekrutim-mobilizimit përgjigjet për zbatimin e programit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, sigurimin e personelit të nevojshëm për shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv, rezervist dhe të personelit profesionist (me pagesë), për plotësimin e njësive e të reparteve të Forcave të Armatosura.
2. Për mënyrën e rekrutimit te shtetasve, qe kane detyrim për kryerjen e shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv, dhe lajmërimin e rezervisteve, ne rast mobilizimi e stërvitjeje, qendra e rekrutim-mobilizimit përgjigjet edhe para prefektit te qarkut.

 

Neni 28
Komisionet mjekësore te kontrollit te aftësive për shërbim ushtarak

1. Për kontrollin e aftësive te shtetasit për shërbim ushtarak, ne qendrën e rekrutim-mobilizimit krijohet komisioni mjekësor i kontrollit te aftësive fizike e shëndetësore te shtetasit qe thirret ne shërbimin ushtarak.
2. Ne Spitalin Ushtarak Qendror Universitar krijohet dhe funksionon komisioni mjekësor i kontrollit te aftësive fizike e shëndetësore te ushtarakut dhe te shtetasit qe dërgohet nga qendra e rekrutim-mobilizimit te qarkut.
3. Përbërja e komisioneve, detyrat dhe përgjegjësitë përcaktohen ne rregulloren e aftësive fizike e shëndetësore te shtetasit dhe ushtarakut, e cila miratohet bashkërisht nga Ministri i Mbrojtjes dhe Ministri i Shëndetësisë.

 

Neni 29
Marrja e shtetasit ne evidence

1.Evidentimi i shtetasve meshkuj, si burime njerëzore për kryerjen e detyrimit te shërbimit
ushtarak aktiv, fillon ne moshën 17 vjeç.
2. Shtetaset shqiptare merren ne evidence me hyrjen ne shërbimin ushtarak.

 

Neni 30
Heqja e shtetasit nga evidenca ushtarake

Shtetasi shqiptar hiqet nga evidenca ushtarake kur:
a) deklarohet i paafte për shërbim ushtarak me vendim te komisionit mjekësor;
b) mbush moshën e përcaktuar ne piken 3 te nenit 9 te këtij ligji;
c) le shtetësinë shqiptare;
ç) vdes.

 

Neni 31
Detyrimet e shtetasit për evidencën ushtarake

1.Shtetasi shqiptar ka për detyre te paraqitet ne qendrën e rekrutim-mobilizimit për kontrollin e aftësive fizike e shëndetësore, për t’u marre ne evidence ushtarake, kur mbush moshën 17 vjeç.
2. Shtetasi është i detyruar te paraqitet ne qendrën e rekrutim-mobilizimit, kur ndryshon vendbanimin, shtetësinë, te dhënat ne regjistrin themeltar te shtetasve, si dhe kur lirohet nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv.
3. Shtetasi, i cili largohet jashtë shtetit mbi 6 muaj dhe ka detyrim për shërbimin ushtarak, është i detyruar te paraqitet ne qendrën e rekrutim-mobilizimit për te bere veprimet përkatëse, duke njoftuar me pare strukturën ku kryen shërbimin ushtarak.

 

Neni 32
Dokumentacioni për shërbimin ushtarak

Dokumentacioni për evidentimin, identifikimin dhe përpunimin e te dhënave te shërbimit ushtarak ne qendrën e rekrutim-mobilizimit ose ne strukturat e tjera te Forcave te Armatosura, si dhe modelet përkatëse te tyre përcaktohen me rregullore te miratuar nga Ministri i Mbrojtjes.

 

Neni 33
Detyrimet ne rast mobilizimi te shtetasve

1. Shtetasi, i cili ka detyrimin për shërbimin ushtarak, kur lajmërohet me fletëthirrje për te kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, për stërvitje ose merr lajmërimin për mobilizim, detyrohet te paraqitet ne qendrën e rekrutim-mobilizimit ose ne strukturën përkatëse ushtarake.
2. Ushtaraku i shërbimit aktiv ose rezervist, ne rastet e pamundësisë se paraqitjes për arsye madhore, me te marre njoftim, ve ne dijeni, ne vendin e kohen e caktuar, strukturën përkatëse.

 

Neni 34
Detyrimet e njësisë se qeverisjes vendore

1.Njësitë e qeverisjes vendore, nëpërmjet zyrave te gjendjes civile, detyrohen qe, brenda muajit tetor te çdo viti, t’u japin qendrave te rekrutim-mobilizimit listën emërore te shtetasve (meshkuj), te cilët vitin pasardhës mbushin moshën 17 vjeç.
2. Bashkite (njësitë bashkiake) dhe komunat lajmërojnë dhe sigurojnë paraqitjen e shtetasit,qe thirret për kryerjen e shërbimit ushtarak, ne baze te listethirrjeve dhe fletëthirrjeve te dërguara nga qendrat e rekrutim-mobilizimit ose njësitë e repartet ushtarake.
3. Shpenzimet për lajmërimin e shtetasve mbulohen nga Buxheti i Shtetit, sipas kritereve e rregullave te përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.


Neni 35
Detyrimet e institucioneve arsimore

Institucionet e arsimit te larte, publik dhe privat, detyrohen qe, me fillimin e vitit akademik e ne vazhdimësi, t’u paraqesin qendrave te rekrutim-mobilizimit listën emërore te shtetasve (meshkuj) qe regjistrohen, përfundojnë, përjashtohen ose largohen nga shkollat, brenda ose jashtë vendit.

 

 

Neni 36
Detyrimet e institucioneve te drejtësisë

Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, detyrohet:
a) te njof toje qendrën e rekrutim-mobilizimit te qarkut, ku shtetasi ka vendbanimin, brenda 15 ditëve nga dira qe shtetasi i dënuar me burg e qe plotëson kriteret e përcaktuara ne këtë ligj për kryerjen e shërbimit te detyrueshëm ushtarak, dërgohet për te vuajtur dënimin;
b) te njoftoje qendrën e rekrutim-mobilizimit te qarkut, ku shtetasi ka vendbanimin, për përfundimin e dënimit nga shtetasi, 30 dite përpara përfundimit.

 

 

Neni 36/1
Detyrimet e organeve të Policisë së Shtetit

(Shtuarme ligjin nr. 9487, datë 6.3.2006)

Organet e Policisë së Shtetit në qarqe detyrohen të shoqërojnë për në qendrën e rekrutim-mobilizimit të qarkut shtetasit, të cilët janë thirrur për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, sipas listëthirrjeve të dërguara nga qendra e rekrutim-mobilizimit dhe që nuk janë paraqitur në qendrën e rekrutim-mobilizimit.
Ministri i Mbrojtjes dhe Ministri i Brendshëm nxjerrin udhëzim të përbashkët për zbatimin e këtij neni.

 

Neni 37

Detyrimet e institucioneve shëndetësore

1. Institucionet shëndetësore detyrohen te dërgojnë mjeke ne komisionet mjekësore te
qendrave te rekrutim-mobilizimit.
2. Pagesa për mjeket, qe marrin pjese ne këto komisione, përcaktohet me vendim te
Këshillit te Ministrave.

 

Neni 38
Mobilizimi ushtarak

Mobilizimi ushtarak ne Republikën e Shqipërisë kryhet ne kohe paqe ose ne kohe lufte.
Mobilizimi është i përgjithshëm ose i pjesshëm.
Kriteret e vendosjes se gjendjes se mobilizimit dhe te çmobilizimit, te përgjithshëm ose te
Pjesshëm, përcaktohen me ligj.

 

Neni 39
Mobilizimi ushtarak ne kohe paqe

1. Mobilizimi ushtarak ne kohe paqe planifikohet, organizohet e drejtohet ne përputhje me synimet dhe përcaktimet ne dokumentin e politikes se mbrojtjes, te strategjisë se sigurimit dhe strategjisë ushtarake te Republikës se Shqipërisë, nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura, komandat e forcave dhe ato te mbështetjes.
2. Koha e thirrjes dhe e lirimit, kriteret e përzgjedhjes dhe mënyra e organizimit te rekrutim-mobilizimit te shtetasit për kryerjen e shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ përcaktohen me urdhër te Ministrit te Mbrojtjes.
3. Mobilizimi i forcave rezerve, për zhvillimin e stërvitjeve dhe te veprimtarive te tjera, behet nga Shefi i Shtabit te Përgjithshëm, komandantet e forcave dhe ata te mbështetjes, ne baze te programeve vjetore te miratuara nga Ministri i Mbrojtjes.

 

Neni 40
Kundërvajtjet administrative

(Shtuar fjalia e fundit në pikën 3 me ligjin nr. 9487, datë 6.3.2006)

1. Përbën kundërvajtje administrative, ne kuptim te këtij ligji, dhe dënohet me gjobe nga
3000 deri ne 30 000 leke, shmangia nga:
a) detyrimet ne fushën e evidencës ushtarake;
b) thirrja për te kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ;
c) thirrja për stërvitje ushtarake ose nga prova e gatishmërisë ose e mobilizimit.
2. Shmangia nga detyrimet e përcaktuara ne piken 1 te këtij neni, kur kryhet me shume se 1
here, përbën kundërvajtje penale, sipas Kodit Penal Ushtarak.
3. Pranë çdo qendre rekrutim-mobilizimi, për shqyrtimin e shkeljeve qe përbejnë
kundërvajtje administrative, krijohet komisioni i shqyrtimit te kundërvajtjeve.Vendimi i komisionit është titull ekzekutiv

 

Neni 41
Ekzekutimi i gjobës

Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative, ankimi ndaj vendimeve te komisionit te shqyrtimit te kundërvajtjeve administrative dhe ekzekutimi i tyre bëhen ne përputhje me dispozitat e ligjit nr.7687, date 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, i ndryshuar dhe Kodit te Procedurës Civile.

 

KREU IV
DISPOZITA TE FUNDIT

 

Neni 42
Shlyerja e detyrimit te shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ me pagese

(Ndryshuar fjalia e fundit me ligjin nr. 9999, datë 25.9.2008)

Shtetasit shqiptar, qe plotëson kriteret e vendosura nga ky ligj për kryerjen e detyrimit te shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ, mund t’i njihet i shlyer ky detyrim kur, me dëshirën dhe kërkesën e vet, paguan personalisht dhe menjëherë një shume te caktuar lekesh.
Kriteret dhe shuma e detyrimit ne këto raste përcaktohen me vendim te Këshillit te
Ministrave.
Ky nen do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2009.

 

Neni 43
Nxjerrja e akteve nënligjore

Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Mbrojtjes nxjerrin aktet nënligjore te nevojshme ne zbatim te këtij ligji, brenda gjashte muajve nga data e hyrjes ne fuqi te ligjit.

 

Neni 44
Shfuqizimet

Kreu I “Dispozita te përgjithshme”, nenet 1, 2 dhe 3, Kreu II “Shërbimi ushtarak”, nenet 5 deri ne 27, Kreu IV “Evidenca ushtarake”, nenet 33 deri ne 45 dhe Kreu V nenet 46,47,48 dhe 49 te ligjit nr.7978, date 26.7.1995 “Për Forcat e Armatosura te Republikës se Shqipërisë”, si dhe çdo dispozite tjetër, qe bie ne kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

 

Neni 45
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3914, date 30.7.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim