L I G J

Nr.7995, datë 20.9.1995

PER NXITJEN E PUNESIMIT

(Ndryshuar me ligjin nr. 8444, datë 21.11.1999)

(Ndryshuar me ligjin nr. 8872, datë 29.3.2002

(Ndryshuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

(Ndryshuar me ligjin nr. 10 137, datë 11.5.2009)

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991″Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i ligjit në lidhje me punësimin, formimin ekualifikimin profesional, shërbimin kombëtar të punësimit dhefondin e punësimit është ndjekja e politikave aktive tëpërgjithshme për të mbështetur punësimin e plotë, produktiv dhe tëzgjedhur lirisht. Shteti krijon dhe zhvillon zyrat e punësimit, që veprojnënën kontrollin e një autoriteti qendror, për të përmbushur tëdrejtën e gjithë shtetasve rezidentë në Shqipëri, për punësimfitimprurës, për të marrë këshillimin dhe kualifikim professional për çdo punësim të tillë dhe për të marrë mbështetje në të ardhura.

 

Neni 2
Përcaktime

(Shtuar pika 20 me ligjin nr. 8444, datë 21.11.1999)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1. Në qoftë se në këtë ligj nuk parashikohet ndryshe, përcaktimet e bëra në Kodin e Punës përdoren edhe për këtë ligj.
2. “Ministër” është Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
3. “Ministri” është Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
4. “Person” është një person fizik, siç përcaktohet në Kodin Civil.
5. “Ndërmarrje” është një person juridik, siç përcaktohet në Kodin Civil.
6. “Punëdhënës” janë ndërmarrjet dhe personat, që u sigurojnë personave të tjerë një punësim të paguar, me një kontratë punësimi.
7. “Punësim” është punësimi i përshtatshëm, fitimprurës dhe i zgjedhur lirisht.
8. “Punësim i përshtatshëm” është punësimi i paguar i një personi, në përputhje me moshën, gjininë, kushtet shëndetësore, arsimimin, formimin profesional, vendbanimin, kohëzgjatjen e punësimit të mëparshëm, përvojën e fituar, ndikimin e punës në fjalë në gjendjen personale dhe familjare dhe gjendjen e tregut të punës. Rastet kur vendi i punës është vakant, si rezultat i drejtpërdrejtë i pushimit të marrëdhënieve të punës për shkak të një mosmarrëveshjeje, e cila është në vazhdim, nuk përfshihen në përkufizimin “punësim i përshtatshëm”.
9. “Person i vetëpunësuar” është personi që kryen një veprimtari të autorizuar, në përputhje me legjislacionin shqiptar në këtë fushë, për llogari të tij, në shkëmbim të një pagese ose forme tjetër shpërblimi.
10. “Person i papunë” është personi, shtetas i Republikës së Shqipërisë, në moshë pune, që nuk punon dhe nuk ushtron veprimtari si i vetëpunësuar.
11. “Punëkërkues” është çdo person i papunë, i disponueshëm për punësim, i cili paraqitet periodikisht në zyrën përkatëse të punësimit, përfshirë edhe personat, të cilët janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar, por që kërkojnë një punë të re.
12. “Shërbime punësimi” janë shërbimet, të cilat synojnë të informojnë, të këshillojnë, të orientojnë dhe të ndërmjetësojnë punëkërkues të papunë për vendet e lira të punës, të ofruara nga punëdhënësit.
13. “Ndërmjetësim për punësim” janë shërbimet, që kryhen për t’i gjetur një vend të përshtatshëm pune një punëkërkuesi, formimi, aftësitë dhe cilësitë e të cilit përputhen me kërkesat e deklaruara nga punëdhënësi për këtë vend pune. Ndërmjetësim për punë vlerësohet dhe rasti kur, në zbatim të marrëveshjeve ose lejeve të posaçme, mundësohet punësim i punëkërkuesve shqiptarë jashtë shtetit.
14. “Politika të tregut aktiv të punës” janë format e përcaktuara të ndërhyrjes qeveritare për mirëfunksionimin e këtij tregu dhe për të ulur papunësinë.
15. “Riaftësim profesional” është ajo pjesë e procesit të riaftësimit, ku përfshihet përgatitja profesionale e personave me aftësi të kufizuara, për t’i bërë ata të aftë të sigurojnë dhe të mbajnë një punë të përshtatshme.
16. “Person me aftësi të kufizuar” është personi, mundësitë e të cilit për të gjetur dhe mbajtur një vend të përshtatshëm pune janë zvogëluar në mënyrë të ndjeshme, si rezultat i aftësisë së kufizuar të tij për punë, e deklaruar kjo me vendime të komisioneve mjekësore përkatëse, sipas kritereve të vendosura në legjislacionin në fuqi.
17. “Politika shtetërore të punësimit” janë programet dhe projektet qeveritare, të cilat synojnë nxitjen e punësimit.
18. “Zyra e punësimit” është zyra, rajonale ose vendore, e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
19. “Zyra përkatëse e punësimit” është:
a) zyra shtetërore e punësimit, e cila kryen veprimtari në zonën e vendbanimit të përhershëm të personit, që pretendon të përfitojë një vend pune, shërbime punësimi, formim profesional apo mbështetje me të ardhura;
b) zyra shtetërore e punësimit, e cila kryen veprimtari në zonën ku punëdhënësi ushtron veprimtarinë e vet.
20. “Grupe të veçanta” janë punëkërkuesit, si: nënat me shumë fëmijë, personat me moshë mbi 50 vjeç, të rinjtë nën 18 vjeç, të papunët afatgjatë, personat nga familje nën nivelin e varfërisë, viktimat e trafikut, personat që përfitojnë nga programet e mbështetjes me të ardhura, personat që dalin të papunë nga ndërmarrjet dhe institucionet në proces reformimi, ristrukturimi dhe privatizimi, vajzat-nëna të papuna, femrat e divorcuara me probleme sociale, personat që kthehen nga emigracioni me probleme ekonomike, personat e sapodiplomuar, të paorientuar në tregun e punës, personat që kanë vuajtur dënimin me burgim, personat me aftësi të kufizuar, romët, jetimët që e kanë fituar këtë status.
21. “Punë publike” janë veprimtari që kërkojnë aftësi profesionale minimale, që realizohen, kryesisht, nëpërmjet punës së kr ahut, por që sjellin përfitim të dukshëm për komunitetin ku zhvillohen dhe kanë karakter të përkohshëm.
22. “Praktikat profesionale (stazhi)” janë veprimtaritë e formimit nëpërmjet punës të punëkërkuesve, të cilët kanë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë, brenda ose jashtë vendit, në ndërmarrje apo institucione private ose publike.

 

Neni 3

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1.Çdo person që kërkon punë ose punë të re, mund të drejtohetpër punë dhe për përgatitje për punë në zyrën përkatëse tëpunësimit ose, me lejen e saj, edhe në ndonjë zyrë tjetër punësimi.
Me anën e zyrës përkatëse të punësimit, ai mund të regjistrohetpër të marrë ndihmën që i takon.
2. Personat e huaj dhe pa shtetësi gëzojnë të njëjtat tëdrejta si shtetasit shqiptarë sipasmarrëveshjeve ndërkombëtare
dypalëshe dhe shumëpalëshe, që u japin mundësi autoritetevekompetente t’u japin të drejtën e banimit dhe të lëshojnë për talejen për punë.
3. I njëjti trajtim, sipas pikës 2 të këtij neni, u sigurohet të huajve, që vijnë nga vende të cilat nuk kanë një marrëveshje të tillë me Republikën e Shqipërisë.
4. Personat e huaj dhe pa shtetësi që martohen me shtetasshqiptarë, gëzojnë të njëjtat të drejta si shtetasit shqiptarë, mekusht që ata të jenë rezidentë në Republikën e Shqipërisë.

 

KREU II
POLITIKAT SHTETERORE TE PUNESIMIT

 

Neni 4

1.Politikat shtetërore të punësimit përfshijnë si masataktive për nxitjen e punësimit, ashtu edhe sigurimin e mbështetjes me të ardhura.
2. Duke vlerësuar siç duhet zhvillimin ekonomik, punësimin dheobjektivat e tjerë të politikave shtetërore, politikat active shtetërore të punësimit synojnë të mbështetin punësimin e plotë,
produktiv dhe të zgjedhur lirisht, nëpërmjet sigurimit që:
a) të ketë punë për të gjithë ata që kërkojnë punë;
b) një punë e tillë të jetë sa më produktive që të jetë emundur;
c) të ketë liri në zgjedhjen e punës dhe mundësitë më të plotatë mundshme për çdo person të punësuar që të kualifikohet dhe tëpërdorë aftësitë e dhuntitë e tij në një punë ku ai është
përshtatur siç duhet.
3. Në sasinë e të ardhurave përfshihen sigurimi i të ardhuravepër papunësinë, si dhe mbështetja me të ardhura e kursantëve dhe etë papunësuarve prej një kohe të gjatë.
4. Për arritjen e këtyre synimeve, politikat shtetërore tëpunësimit duhet të zbatohen nëpërmjet zhvillimit:
a) të programeve dhe projekteve aktive të tregut të punës;
b) të formimit profesional;
c) të riaftësimit profesional dhe formave të tjera tëmbështetjes për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, dhe

e) të një sistemi të mbështetjes me të ardhura për të papunët.
5. Politikat shtetërore të punësimit vendosen nga Këshilli I Ministrave dhe zbatohen ngaministria. Kjo e fundit ështëpërgjegjëse për përhapjen e politikave shtetërore të punësimit dhe
për mbikëqyrjen e zbatimit të akteve ligjore e nën ligjore në këtë fushë.Ministria kren zbatimin e politikave shtetërore të punësimitnëpërmjet bordit të punësimit.

Neni 5
Detyrat e ministries

(Shfuqizuar pika 2 me ligjin nr. 8872, datë 29.3.2002)

1. Në fushën e politikës shtetërore të punësimit ministria:
a) do të vëzhgojë sistematikisht tregun e punës, do tëparashikojë zhvillimet e punësimit dhe do të propozojë programe eprojekte për rritjen e shkallës së punësimit;
b) do të hartojë politika për zhvillimin e programeve qëmbështesin kontributin për punësim, veçanërisht, në lidhje mendryshimet e nevojshme strukturore;
c) do të hartojë politika që mbështesin projekte që synojnëkrijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e shkallës sëvetëpunësimit dhe biznesit të vogël;
ç) do të hartojë dhe mbështesë programe për formim e riaftësimprofesional;
d) do të zhvillojë politika për ruajtjen e vendeve ekzistuesetë punës;
dh) do të kontrollojë dhe do të ndërhyjë në punësimin e tëhuajve në Republikën e Shqipërisë dhe mbështetë punësimin eshtetasve shqiptarë jashtë shtetit;
e) do të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare për punësimin.
2. Shfuqizuar.
3. Për detyrimet e ministrisë dhe ministrive të tjera nëlidhje me zbatimin e politikave shtetërore të punësimit vendosKëshilli i Ministrave

 

KREU III
PROGRAMET DHE PROJEKTET AKTIVE TE TREGUT TE PUNES

 

Neni 6

(Ndryshuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

Politikat aktive të tregut të punës përfshijnë:
a) shërbimet e punësimit;
b) programet e krijimit të vendeve të reja të punës;
c) programet e formimit profesional.

 

Neni 6/1
Shërbimet e punësimit

(Shtuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

l. Shërbimet e punësimit përfshijnë veprimtaritë:
a) e informimit për vendet e lira të punës;
b) e ndërmjetësimeve për punësim;
c) e këshillimit dhe orientimit për punë dhe profesion.
2. Shteti krijon dhe mban organizma të posaçëm, që ofrojnë, pa pagesë, shërbime punësimi në të gjithë territorin e vendit.

 

Neni 7
Ndërmjetësimi për punësim

(Ndryshuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009)

1. Shërbimi Kombëtar i Punësimit garanton, pa pagesë, ndërmjetësimin për punë për punëdhënësit dhe punëkërkuesit në të gjithë territorin e vendit.Shteti mbështet pajisjen dhe përgatitjen e posaçme të zyrave të punësimit, për të kryer ndërmjetësim për punë cilësore dhe efektive.
2. Zyrat e punësimit, në përcaktimin e kandidatëve për plotësimin e vendeve të lira të punës, u japin përparësi:
a) punëkërkuesve nga grupe të veçanta;
b) punëkërkuesve të papunë afatgjatë;
c) punëkërkuesve të tjerë.
3. 3.Veprimtaritë e ndërmjetësimit për punësim dhe këshillim profesional, nga subjektet private, të përcaktuara në këtë ligj, përfshihen në kategorinë X.2 të shtojcës së ligjit për licencat. Licencimi i këtyre veprimtarive bëhet sipas ligjit për licencat.

 

Neni 7/1
Këshillimi dhe orientimi për profesion dhe punësim

(Shtuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1. Këshillimi dhe orientimi për profesion dhe punësim ka për qëllim t’i ndihmojë punëkërkuesit në zgjedhjen dhe formimin e tyre në një profesion të përshtatshëm me cilësitë individuale dhe të kërkuar në tregun e punës.
2. Shërbimi Kombëtar i Punësimit kryen, pa pagesë, këshillim dhe orientim për profesion dhe punësim për punëkërkuesit në të gjithë territorin e vendit.”

 

Neni 8
Krijimi i vendeve të punës

(Ndryshuar me ligjin nr. 8444, datë 21.11.1999)

“Mbajtja e vendeve ekzistuese dhe krijimi I vendeve të reja të punës:
1. Shteti mbështet punë dhënësit që krijojnë dhe mbajnë vende të reja pune dhe punësojnë në  to candidate të ofruar nga zyrat e punësimit.
Mbështet jashtetërore realizohet nëpërmjet:
a) subvencionimit, në përqindje të caktuar, të kostove për sigurimet e detyrueshme dhe të pagës;
b) subvencionimit apo kreditimit për pajisjen e vendit të punës. Punësimi për personat me  arsim universitar dhe nga grupe të veçanta nxitet me përparësi.
2. Zyrat e punësimitndjekinsituatat e falimentimevedhetëpushimeve masive ngapuna. Çdopunëdhënëskatëdrejtëtëkërkojëmbështetjenërastvështirësish, tëkrijuarangaforcamadhore, tëcilat e shpienatënëfalimentimosepushime massive ngapuna.
3. Masat, afatetdhekriteret, sipastëcilavepunëdhënësitpërfitojnëmbështetjepërrastet e mësipërme, vendosenngaKëshilli I Ministrave.

Neni 9
Praktikat profesionale (stazhi)

(Ndryshuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1. Punëkërkuesit, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë, brenda ose jashtë vendit, marrin pjesë në programe praktikash profesionale (stazhe).
2. Punëdhënësit, që marrin në mjediset e ndërmarrjes apo të institucioneve të tyre persona, sipas pikës 1 të këtij neni, për të kryer praktikat profesionale, mund të financohen nga zyra përkatëse e punësimit.
3. Institucionet publike e ofrojnë falas këtë shërbim.
4. Punëkërkuesit e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni mund të mbështeten financiarisht, sipas kritereve të vendosura, gjatë periudhës së kryerjes së praktikës profesionale.
5. Masat, kriteret dhe procedurat për zbatimin e këtij programi përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

 

Neni 10
Këshillimi profesional
(Shfuqizuar me ligjin nr. 8872, datë 29.3.2002)

 

Neni 11
Formimi professional

(Ndryshuar me ligjin nr. 8444, datë 21.11.1999)

(Ndryshuar pika 5, shtuar pika 5/1 dhe shtuar fjalë në pikën 6 me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1. Formimi profesional u shërben si punë kërkuesve edhe punëdhënësve dhe realizohet nëpërmjet kurseve të mësimit teoriko- praktik dhe pjesëmarrjes në procese të posaçme pune.
2. Shteti mbështet krijimin e kapaciteteve për formimin profesional, në sasi dhe cilësi, nëpërmjet:
a) zhvillimit të sistemit të qendrave shtetërore të formimit profesional;
b) nxitjes, mbështetjes, bashkëpunimit me subjektet joshtetërore të interesuara dhe punëdhënësit.
3. Çdo punëdhënë smund të kërkojë nga zyra përkatëse e punësimi që të financohet,
të subvencionohet apo të kreditohet, për të siguruar formimin professional tëpunëmarrësitapotëkandidatëvepërpunësim. Punëdhënësika, gjithashtu, tëdrejtëtëkërkojëmbështetjepërtëkrijuarnëmjediset e ndërmarrjessëtijkurseformiminëpërmjetpunës, përqëllimetëvetaosefitimi.
4. Zyrat e punësimitmbështesinkurset e formimit professional nëpërmjetpunësnëndërmarrjetqëkanëmundësipotencialepërtërriturnumrin e tëpunësuarveoseqëofrojnëformiminpërprofesionetëkërkuaranëtregun e punës.
5. Shërbimi Kombëtar i Punësimit zbaton programet shtetërore për formimin profesional dhe ofron.
5/l. Zyrat e punësimit mbështesin financiarisht, në bazë procedurash konkurrimi, organizimin e kurseve të formimit profesional, të organizuara nëpërmjet institucioneve të formimit profesional, publike ose private.Procedurat për zhvillimin e konkurrimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
6. Kriteretdhe procedurat, sipastëcilaveShërbimiKombëtar I Punësimitzbatonprogrametshtetërorenëzbatimtëdispozitavetëmësipërme, vendosenngaKëshilli I Ministrave.

 

Neni 12
Pagesa e pjesëmarrjes në kurs

(Ndryshuar titulli dhe zëvendësuar fjalë me ligjin nr. 8444, datë 21.11.1999)

(Zëvendësuar fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1.Personat e papunësuar, të cilët janë regjistruar për punëpranë zyrës përkatësetë punësimit dhe kanë pranuar të marrinpjesë në formimin profesional të siguruar nga Shërbimi Kombëtar i
Punësimit, marrin pagesë për pjesëmarrje në kurs që përcaktohet ngaministria, me kusht që ata të mos përfitojnë gjatë kësaj periudhendihmënekonomike ose pagesën e papunësisë.
2. Pagesa për formimin profesional përcaktohet me vendim tëKëshillit të Ministrave.
3. Fondi i formimit paguhet nga zyra kompete nte e punësimit,mbi bazën e dërgimit të një deklarate nga qendra e formimitprofesional që pjesëmarrja në programin e formimit profesional
është e rregullt dhe e kënaqshme.

 

Neni 13
Ministria

(shfuqizuar shkronjat b) dhe c) me ligjin nr. 8872, datë 29.3.2002)

1. Për këshillimin dhe formimin profesional ministria:
a) do të ndërmarrë studime strategjike dhe projekte që synojnë tëzhvillojnë sistemin e këshillimit dhe formimit profesional;
b) shfuqizuar;
c) shfuqizuar;
ç) do të sigurojë rregullat për financimin e këshillimit dhe tëformimit profesional;
d) kontrollon plotësimin e formimit profesional dhe të qendrave tëformimit, veçanërisht në lidhje me cilësinë dhe efektivitetin ekostos të kësaj veprimtarie.
2. Ministria financon studimet dhe projektet në lidhje meformimin profesional, të cilat zbatohen nga Shërbimi Kombëtar I Punësimit dhe autorizohen nga ministria.

 

KREU IV
PUNESIMI I PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUAR

 

Neni 14
Riaftësimi profesional

1.Shërbimet e riaftësimit profesional janë të mundshme për tëgjithë personat me aftësi të kufizuar, me kusht që ata të mund tëpërgatiten për to dhe të kenë perspektivë të arsyeshme për
sigurimin dhe mbajtjen e punëve të përshtatshme.
2. Parimet, mënyrat e veprimit dhe metodat e përgatitjesprofesional të zbatuara përgjithësisht në kualifikimin e personavejo me aftësi të kufizuara, zbatohen në rastin e personave me aftësi
të kufizuar deri në masën që lejojnë kushtet e tyre mjek-sore dhearsimore.
3. Shteti merr të gjitha masat e nevojshme, të mundshme epraktike, për të krijuar e zhvilluar brenda kuadrit të zyrave tëpunësimit shërbimet e specializuara të formimit profesional për
personat me aftësi të kufizuara që kërkojnë ndihmë në zgjedhjen dhendërrimin e punës.
4. Ministria kontrollon zbatimin e këtij neni.

 

Neni 15
Detyrimet e punëdhënësit për të punësuar personat me aftësi tëkufizuar

1.Çdo punëdhënës që punëson më tepër se 24 punonjës, është I detyruar të punësojë një person me aftësi të kufizuar për çdo 25punonjës të personelit të tij.
2. Një punëdhënës mund të punësojë një person me handikap tërëndë në vend të pesë personave me handikap të lehtë. Ministriapërcakton se kush do të quhet person me handikap të rëndë.
3. Inspektorati Shtetëror i Punës kontrollon zbatimin e këtijneni.

 

Neni 16
Stimujt për inkurajimin e punësimit të personave me aftësi tëkufizuara

1.Punëdhënësi mund të kërkojë subvencion nga zyra përkatësee punësimit për të pajisur siç duhet vendin e punës të personit meaftësi të kufizuar dhe për t’i siguruar atij/asaj një përgatitje
thelbësore për punën.Rregulla të hollësishme caktohen ngaministria.
2. Paga që një punëdhënës i paguan një personi me aftësi tëkufizuar që ai punëson, përjashtohet nga taksat deri në një masë qëcaktohet nga Këshilli i Ministrave.
3. Një punëdhënës që nuk punëson numrin e rekomanduar tëpersonave me aftësi të kufizuara, siç përcaktohet në nenin 15,është i detyruar të paguajë në një llogari të veçantë në Fondin
Kombëtar të Punësimit shumën e barabartë me minimumin e pagës, përçdo muaj dhe çdo person me aftësi të kufizuar që ai duhej ta kishtepunësuar, por që nuk ka vepruar kështu. Këto të ardhura përdorenpër të krijuar vende pune për personat me aftësi të kufizuar.
4. Këshilli i Ministrave cakton rregullat për zbatimin eparagrafit të mësipërm të këtij neni.

 

KREU V
SHERBIMI KOMBETAR I PUNESIMIT

Neni 17

1. Shërbimi Kombëtar i Punësimit është një shërbim public autonom me statusin e një administrate shtetërore qendrore, qëpërgjigjet para ministrit.
2. Shërbimi Kombëtar i Punësimit kryesohet nga drejtori I përgjithshëm i emëruar nga Këshilli i Ministrave.

 

Neni 18
Statuti

(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1.Shërbimi Kombëtar i Punësimit vepron sipas një statusi tëpropozuar nga ministri në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhetë miratuar nga Këshilli i Ministrave.
2. Statuti i Shërbimit Kombëtar të Punësimit përcakton:
a) mënyrën e organizmit, strukturat dhe kompetencat;
b) mënyrën e funksionimit, të drejtimit dhe të administrimit;
c) mënyrën e financimit.
3. Ministri përcakton kushtet e kualifikimit që duhenplotësuar nga kandidatët për postin e drejtorit të përgjithshëm dhetë drejtorit në një konkurrim të përgjithshëm. Organizatat e
punëdhënësve dhe sindikatat mund të paraqesin qysh më pare propozimet e tyre për konkurrimin e përgjithshëm.
4. Zyrat e punësimit janë pjesë integrale e Shërbimit Kombëtartë Punësimit, e përfaqësojnë atë dhe kanë kompetencën që u ështëbesuar atyre nga statuti.
5. Shërbimi Kombëtar i Punësimit është plotësisht përgjegjëspër vendimet e veprimet e zyrave dhe personelit të tij tëpunësimit.

 

Neni 19
Këshillat vendorë trepalësh
(Ndryshuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

Zyra e punësimit e ushtron funksionin në konsultim me këshillin vendor trepalësh.Të drejtat, detyrat dhe përbërja e këshillit vendor trepalësh përcaktohen nga këshilli administrativ trepalësh i Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

 

Neni 20
Fondi Kombëtar i Punësimit

(Zëvendësuar fjalë me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

1. Shërbimi Kombëtar i Punësimit financohet nga Fondi Kombëtari Punësimit, i subvencionuar nga buxheti i shtetit dhe të ardhuratë tjera, siç mund të jenë donacionet dhe kuotizacionet për
shërbimet, të siguruara sipas një kontrate me punëdhënësit,pushtetin lokal dhe institucione të tjera.
2. Të ardhurat e Fondit Kombëtar të Punësimit përbëhen nga:
a) subvencione nga buxheti i shtetit, siç është miratuar ngaKuvendi i Republikës së Shqipërisë;
b) transferime nga fondi i sigurimeve shoqërore;
c) donacione;
ç) të ardhura nga veprimtari të mirëfillta;
d) fitime nga dhënia me qira.
3. Shpenzimet e Fondit Kombëtar të Punësimit përfshijnë:
a) pagesën e përkrahjes me të ardhura për ata që kërkojnë punë dhepër kursantët;
b) mbështetje dhe kredi për punëdhënësit që krijojnë vende të rejapune në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
c) kredi për këshillat e rretheve për të mbështetur punët publike(botore);
ç) koston e zbatimit të studimeve dhe projekteve, që kanë lidhje meformimin dhe aftësimin profesional, ku përfshihen:
(i) investimet për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen eshërbimeve të domosdoshme, të autorizuara nga ministria;
(ii) kostoja e librave dhe e materialeve të tjera të domosdoshmepër përgatitjen, në një raport për capita, që përcaktohet ngaministria;
d) pagat e personelit;
dh) shpenzimet administrative të formimit në një raport me kostote përgjithshme, që përcaktohet nga ministria.
4. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miratonstatutin e Fondit Kombëtar të Punësimit. Statuti do të rregullojëorganizimin dhe administrimin e Fondit Kombëtar të Punësimit ngaana e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

 

KREU VI
DETYRIMET E PUNEDHENESVE

 

Neni 21
Detyrimi për të raportuar

1. Çdo punëdhënës ka detyrimin të raportojë në zyrënpërkatëse të punësimit për çdo vend të lirë pune në ndërmarrjen etij, brenda 7 ditëve nga data që hapet ky vend i lirë. Në raportin
e tij punëdhënësi do të specifikojë moshën, arsimin, përgatitjenprofesionale dhe aftësitë që kërkohen për punën.
2. Në rastet e falimentimit të pritshëm, punëdhënësi raportonnë zyrën përkatëse të punësimit sapo ai të jetë bërë i vetëdijshëmpër falimentimin e mundshëm të tij, jo më vonë se data e pritshmee mbylljes së veprimtarisë.
3. Në rast të një pezullimi nga puna, punëdhënësi mund tëpropozojë në njoftimin e tij programe alternative prodhimi, tëcilat do të kërkonin riaftësimin e punonjësve, mbështetjen e zyrës
përkatëse të punësimit dhe pagesën e një fondi formimi përpunonjësit që riformohen.
4. Çdo punëdhënës raporton vendet e lira të punës veçan përpersonat me aftësi të kufizuara. Në raportin e tij, punëdhënësispecifikon se çfarë kushtesh moshe, arsimi, aftësimi profesional
dhe aftësish kërkohen për punën.
5. Shërbimi Kombëtar i Punësimit së bashku me InspektoratinShtetëror të Punës, kontrollojnë zbatimin e këtij neni.

 

Neni 22
Detyrimi për të nxitur punësimin

1.Çdo punëdhënës është i detyruar të regjistrojë pranë zyrëssë punës përkatëse, ku ai ushtron veprimtarinë e tij ekonomike, çdopunëmarrës që ai merr në punë për të plotësuar vendet e lira të
punës që ai disponon.
2. Çdo punëdhënës ka të drejtë të plotësojë vendin e lirë tëpunës që ai disponon me kandidaturat që i ofron zyra e punës ose mekandidatë të tjerë të përshtatshëm, që ai mund t’i zgjedhë
vullnetarisht.

 

KREU VII

INFORMACIONI PER TREGUN E PUNES

 

Neni 23
Detyrimi i punëdhënësve

1. Çdo punëdhënës raporton çdo tre muaj në zyrën përkatëse tëpunësimit për:
a) numrin e personave të punësuar dhe listat e tyre emërore;

b) veprimtaritë e tij më të rëndësishme.
2. Zyra përkatëse e punësimit e ruan këtë informacion nëfshehtësi dhe e përdor atë vetëm në një formë të përmbledhur, pazbuluar të dhënat vetjake dhe fshehtësinë e biznesit tëpunëdhënësit. Çdo zbulim i këtij informacioni në mënyrë tëpaautorizuar është i ndaluar.

 

Neni 24
Zyrat e punësimit

1. Çdo zyrë punësimi raporton rregullisht çdo tre muaj te
drejtori i përgjithshëm për:
a) numrin e personave të punësuar dhe listat e tyre emërore;
b) numrin e ndërmarrjeve dhe institucioneve të cilat zhvillojnë veprimtarinë e tyre në territorin, që është në kompetencë të saj
dhe veprimtaritë e tyre më të rëndësishme;
c) numrin e vendeve të lira të punës dhe shpërndarjen e tyre nëpërputhje me profesionin, nivelin arsimor dhe kualifikimin ekërkuar;
ç) numrin e pezullimeve dhe falimentimeve të pritshme, si dhenumrin e personave të punësuar të përfshirë;
d) numrin e personave të kualifikuar dhe strukturën e tyre sipasprofesionit, arsimit, moshës dhe seksit;
dh) numrin e personave të parashikuar për t’u kualifikuar nëtremujorin e ardhshëm dhe plane të tjera për politikat aktive tëpunësimit.

 

Neni 25
Ministria dhe institucionet

1.Ministria ka të drejtën ekskluzive për t’i siguruar ZyrësQendrore të Statistikës të gjitha statistikat e punës, përveç atyreqë rrjedhin nga regjistrimi i popullsisë dhe vëzhgimet statistikore
të autorizuara nga Zyra Qendrore e Statistikës, dhe të jape parashikimin e zhvillimeve të tregut të punës në Shqipëri.
2. Ministria bën përcaktimin e informacionit të mbledhur nëkoordinim me Zyrën Qendrore të Statistikës.
3. Të gjitha institucionet dhe struktrat e varura prej tyrejanë të detyruara të japin informacionin e nevojshëm të kërkuar ngaShërbimi Kombëtar i Punësimit, si dhe kanë të drejtë të kërkojnë
informacion nga kjo strukturë.

 

KREU VIII
DENIMET DHE PROCEDURAT

 

Neni 26
Procedurat

Këshilli i Ministrave cakton rregullat që janë të nevojshmepër zbatimin e këtij ligji.

 

Neni 27
Dënimet

Një punëdhënës që shkel dispozitat e këtij ligji, dënohet përkundërvajtje administrative nga Inspektorati Shtetëror i Punës menjë gjobë deri në 1 milion lekë për rast.
Kundër vendimit të dënimit administrativ mund të bëhet ankim,konform ligjit “Për Inspektoratin Shtetëror të Punës”.

 

KREU IX

DISPOZITA TE PERKOHSHME DHE PERFUNDIMTARE

 

Neni 28
Dispozita të përkohshme

(Shfuqizuar me ligjin nr. 9570, datë 3.7.2006)

 

Neni 29
Zbatimi

1. Nëse nuk është parashikuar ndryshe, Këshilli i Ministravecakton rregulla të hollësishme për zbatimin e këtij ligji, me kushtqë ai të mos ndryshojë të drejtat dhe detyrimet që u jepen
shtetasve dhe ndërmarrjeve nga ky ligj.
2. Këshilli i Ministrave përcakton gjithashtu, përveçrregullave të mësipërme, rastet kur ministri do të zbatojë ligjinme anë të rregullave që rrjedhin prej tij.

 

Neni 30
Dispozita përfundimtare

1. Që nga data kur ky ligj hyn në fuqi, të gjitha aktetligjore dhe nënligjore që bien në kundërshtim me të, shfuqizohen.

 

Neni 31

1.Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në FletorenZyrtare.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim