LIGJI Nr .9105, dt 17.7.2003 “PER ADERIMIN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE “KONVENTEN PER PRIVILEGJET DHE IMUNITETET E AGJENCIVE TE SPECIALIZUARA” DHE ANEKSET E SAJ”
LIGJ
Nr .9105, date 17.7.2003
PER ADERIMIN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE “KONVENTEN PER PRIVILEGJET DHE IMUNITETET E AGJENCIVE TE SPECIALIZUARA” DHE ANEKSET E SAJ
Ne mbështetje te neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon ne “Konventën për privilegjet dhe imunitetet e agjencive te specializuara” dhe anekset e saj.
Neni 2
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr .3919, date 30.7.2003 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTA
MBI PRIVILEGJET DHE IMUNITETET E AGJENCIVE TE SPECIALIZUARA
(Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara me 21 nëntor 1947)
Ndërsa Asambleja Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara miratoi me 13 shkurt 1946 një rezolute qe parashikonte unifikimin sa me te madh te mundshëm te privilegjeve dhe imuniteteve qe gëzojnë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e ndryshme te specializuara;
ndërsa janë zhvilluar konsultime ndërmjet Kombeve te Bashkuara dhe agjencive te specializuara lidhur me zbatimin e rezolutës se sipërpërmendur;
rrjedhimisht me ane te rezolutës 179 (II) te miratuar me 21 nëntor 1947, Asambleja e Përgjithshme ka miratuar Konventën e mëposhtme, e cila i është paraqitur agjencive te specializuara dhe do shteti anëtar te Kombeve te Bashkuara për pranim, si dhe çdo shteti tjetër anëtar i një ose me shume agjencive te specializuara për hyrje ne fuqi.
Neni 1
Përkufizimet dhe fushat e zbatimit
Seksioni 1
Ne këtë Konvente:
(i) Fjalët “klauzola standarde” i referohen dispozitave te neneve 2 deri ne 9.
(ii) Fjalët “agjenci te specializuara” nënkuptojnë:
a) Organizatën Ndërkombëtare te Punës;
b) Organizatën për Ushqimin dhe Bujqësinë ne Kombet e Bashkuara;
c) Organizatën për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën ne Kombet e Bashkuara;
d) Organizatën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar;
e) Fondin Monetar Ndërkombëtar;
f) Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim;
g) Organizatën Botërore te Shëndetësisë;
h) Bashkimin Postar Botëror;
i) Bashkimin Ndërkombëtar te Telekomunikacioneve;
j) Çdo agjenci tjetër qe ka te beje me Kombet e Bashkuara ne përputhje me nenet 57 dhe 63
te Kartës.
(iii) Fjala “Konvente” ne lidhje me çdo agjenci te specializuar te veçante, nënkupton klauzolat standarde siç modifikohen nga teksti final (ose i rishikuar) i shtojcës te përcjellë nga ajo agjenci ne përputhje me seksionet 36 dhe 38.
(iv) Për qëllimet e nenit 3, fjalët “prone dhe pasuri” do te përfshijnë gjithashtu pronat dhe
fondet e administruara nga një agjenci e specializuar ne ushtrimin e funksioneve te saj kushtetuese.
(v) Për qëllimet e neneve 5 dhe 7, shprehja “përfaqësuesit e anëtarëve” do te konsiderohet se përfshin te gjithë përfaqësuesit, përfaqësuesit alternative, këshilltarët, ekspertet teknike dhe sekretaret e delegacioneve.
(vi) Ne seksionet 13, 14, 15 dhe 25 shprehja “mbledhje te zhvilluara nga një agjenci e specializuar” nënkupton mbledhjet: 1) e asamblesë se saj dhe te organit te saj ekzekutiv, (sido qe te jete emëruar); 2) te çdo komisioni te parashikuar ne statutin e tij; 3) te çdo konference ndërkombëtare te mbajtur prej saj; 4) te çdo komiteti te çdonjërit prej këtyre organeve.
(vii) Termi “kreu ekzekutiv” nënkupton zyrtarin kryesor ekzekutiv te agjencisë se specializuar ne fjale, i caktuar ose jo “Drejtor i Përgjithshëm”.
Seksioni 2
Çdo Shtet Pale ne këtë Konvente ne lidhje me çdo agjenci te specializuar ndaj se cilës kjo
Konvente është bere e zbatueshme ne përputhje me seksionin 37, do t’i njohe asaj ose ne lidhje me atë agjenci, privilegjet dhe imunitetet e përcaktuara ne klauzolat standarde mbi kushtet e specifikuara ne te dhe ne ndonjë ndryshim te atyre klauzolave qe përmbahen ne dispozitat e shtojcës përfundimtare (ose te rishikuar), qe lidhet me atë agjenci dhe te përcjellë ne përputhje me seksionet 36 ose 38.
Neni 2
Personaliteti juridik
Seksioni 3
Agjencitë e specializuara, do te gëzojnë personalitet juridik. Ato do te kenë zotësinë:
a) te lidhin kontrata;
b) te fitojnë dhe zotërojnë pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme;
c) te fillojnë procedura ligjore.
Neni 3
Pronat, fondet dhe pasuritë
Seksioni 4
Agjencitë e specializuara, pronat dhe pasuritë e tyre, kudo qe te ndodhen dhe cilido qofte
mbajtësi i tyre, gëzojnë imunitet ndaj çdo forme procesi ligjor, përveç ndonjë rasti te veçante ne masën qe ato kane hequr dore shprehimisht nga imuniteti i tyre. Megjithatë, është e kuptueshme se asnjëherë heqja dore nga imuniteti, nuk do te shtrihet ndaj ndonjë mase ekzekutive.
Seksioni 5
Ambientet e agjencive te specializuara do te jene te paprekshme. Pronat dhe pasuritë e
agjencive te specializuara, kudo qe te ndodhen dhe cilido qofte mbajtësi i tyre, gëzojnë imunitet ndaj bastisjes, marrjes, konfiskimit, shpronësimit dhe ndaj çdo lloj forme tjetër ndërhyrjeje, qofshin këto veprime ekzekutive , administrative, gjyqësore ose legjislative.
Seksioni 6
Arkivat e agjencive te specializuara dhe ne përgjithësi te gjitha dokumentet qe i përkasin ose qe mbahen prej tyre, janë te paprekshme kudo qe ndodhen.
Seksioni 7
Pa qene te kufizuara nga kontrollet financiare, rregulla ose pezullime te çdollojti:
a) agjencitë e e specializuara mund te zotërojnë fonde, ar ose monedha te çdo lloji dhe te
mbajnë llogari bankare ne çfarëdolloj valute;
b) agjencitë e specializuara mund te transferojnë lirisht fondet e tyre, ar ose valute nga një shtet ne një shtet tjetër ose brenda një shteti tjetër dhe te konvertojnë çdo lloj valute te mbajtur prej tyre ne çfarëdo lloj valute tjetër.
Seksioni 8
Çdo agjenci e specializuar ne ushtrimin e funksioneve te saj ne baze te seksionit 7 te mësipërm, do t’u kushtoje vëmendjen e duhur përfaqësive te Shteteve Pale te kësaj Konvente, për aq sa konsiderohet se përfaqësive te tilla mund t’u jepet efekt pa dëmtuar interesat e agjencisë.
Seksioni 9
Agjencitë e specializuara, pasuritë e tyre, te ardhurat dhe pronat e tjera:
a) do te përjashtohen nga taksat direkte, megjithatë, kuptohet se agjencitë e specializuara nuk do te pretendojnë përjashtimin nga ato taksat te cilat ne fakt janë vetëm detyrime për shërbimet e dobishme publike;
b) do te përjashtohen nga detyrimet doganore dhe ndalimet e kufizimet ne import dhe eksport për artikujt e importuar ose eksportuar nga agjencitë e specializuara për përdorimin e tyre zyrtar, megjithatë kuptohet se artikujt e importuar me përjashtime te tilla nuk mund te shiten ne vendin nga i cili janë importuar, me përjashtim te rasteve kur janë vendosur te njëjtat kushte nga qeveria e këtij vendi;
c) do te përjashtohen nga detyrimet, ndalimet dhe kufizimet për importet dhe eksportet ne lidhje me botimet e tyre.
Seksioni 10
Megjithëse agjencitë e specializuara ne parim nuk do te pretendojnë përjashtime nga
detyrimet e akcizës dhe nga taksat e shitjes se pasurisë se luajtshme dhe te paluajtshme, te cilat janë pjese e çmimeve qe do te paguhen, kur agjencitë e specializuara bëjnë blerje te rëndësishme për përdorim zyrtar te pasurisë ne te cilin janë vene ose mund te vihen detyrime dhe taksa te tilla, Shtetet Pale te kësaj Konvente, kur është e mundur, do te bëjnë rregullimet e duhura administrative për faljen ose kthimin e shumave te detyrimeve ose taksave.
Neni 4
Lehtësitë për komunikim
Seksioni 11
Çdo agjenci e specializuar do te gëzojë, ne territorin e çdo Shteti Pale te kësaj Konvente
sipas kësaj agjencie për komunikimet e veta zyrtare, trajtim jo me pak te favorshëm se ai i dhënë nga qeveritë e këtyre shteteve ndonjë qeverie tjetër, përfshirë misionet e fundit diplomatike ne fushën e prioriteteve, qirave dhe taksave ne poste, telegrame, radiograme, telefon dhe komunikime te tjera dhe vendosin tarifa për informacionin e shtypit dhe te radios.
Seksioni 12
Nuk mund te vendoset censure ne korrespondencën zyrtare dhe ne komunikimet e tjera te
agjencive te specializuara. Agjencitë e specializuara kane te drejtën te përdorin kodet dhe te dërgojnë dhe marrin korrespondence nëpërmjet korrierit, te cilat do te kenë te njëjtat imunitete dhe privilegje si korrierët dhe çantat diplomatike.
Asgjë ne këtë seksion nuk mund te interpretohet ne mënyrë qe te ndaloje marrjen e masave te përshtatshme te sigurisë qe do te vendosen me marrëveshje ndërmjet një Shteti Pale te kësaj Konvente dhe një agjencie te specializuar.
Neni 5
Përfaqësuesit e anëtarëve
Seksioni 13
Përfaqësuesit e anëtarëve ne takimet e organizuara nga një agjenci e specializuar, ndërsa ushtrojnë funksionet e tyre dhe gjate udhëtimeve për dhe nga vendi i takimeve, gëzojnë privilegjet dhe imunitetet e mëposhtme:
a) imunitetet nga arrestimi ose ndalimi individual dhe sekuestrimi i bagazheve personale dhe ne lidhje me fjalët e folura ose te shkruara dhe çdo akt i bere sipas kompetencave te tyre zyrtare, imunitet nga një proces ligjor i çdo lloji;
b) paprekshmëria e te gjitha letrave dhe dokumenteve;
c) e drejta e përdorimit te kodeve dhe marrjes se letrave ose korrespondencave me ane te
korrierit ose çantave te mbyllura;
d) përjashtimi i tyre dhe i bashkëshorteve te tyre nga kufizimet ne lidhje me emigracionin, regjistrimin e te huajve ose detyrimeve kombëtare te shërbimit ne shtetin ne te cilin janë vizitore ose gjate kalimit transit, gjate ushtrimit te funksioneve te tyre;
e) te njëjtat lehtësi ne lidhje me kufizimet monetare ose konvertimin, siç ju njihen
përfaqësuesve te qeverise te huaja ne misionet zyrtare te përkohshme;
f) te njëjtat imunitete dhe lehtësi ne lidhje me bagazhet personale, siç ju njihen anëtarëve te
niveleve te krahasueshme te misioneve diplomatike.
Seksioni 14
Me qellim sigurimin e një lirie te plote ne fjalimet dhe pavarësi te plote ne ushtrimin e
detyrave te tyre për përfaqësuesit e anëtarëve te agjencive te specializuara ne takimet e organizuara prej tyre, imuniteti nga procesi ligjor ne lidhje me fjalën e folur dhe te shkru ar dhe te gjitha aktet e bëra prej tyre gjate ushtrimit te funksioneve te tyre vazhdojnë t’ju njihen, pavarësisht se këta persona nuk janë me te angazhuar ne ushtrimin e detyrave te tilla.
Seksioni 15
Ndërsa incidenti i çfarëdo forme te taksatimit varet nga vendbanimi, periudha gjate se cilës
përfaqësuesit e anëtarëve te agjencive te specializuara ne takimet e organizuara prej tyre janë te pranishëm ne shtetin anëtar për ushtrimin e detyrave te tyre, nuk do te konsiderohet si periudhe qëndrimi.
Seksioni 16
Privilegjet dhe imunitetet u jepen përfaqësuesve te anëtarëve, jo për përfitim personal te vete
individëve, por me qellim qe te ruajnë ushtrimin e pavarur te funksioneve te tyre ne lidhje me agjencitë e specializuara. Rrjedhimisht, anëtari jo vetëm ka te drejte, por edhe detyre t’u heqë imunitetin përfaqësuesve te tij ne çdo rast kur sipas mendimit te anëtarit, imuniteti do te pengonte ushtrimin e drejtësisë dhe kur ai mund te hiqet pa paragjykuar qëllimet, për te cilat imuniteti është dhënë.
Seksioni 17
Klauzolat e seksioneve 13, 14 dhe 15 nuk janë te zbatueshme ne lidhje me autoritetet e shtetit, shtetasi i te cilit është kombëtar ose përfaqësues i te cilit është ose ka qene.
Neni 6
Zyrtaret
Seksioni 18
Çdo agjenci e specializuar do te përcaktojë kategoritë e zyrtareve ndaj te cilëve do te
zbatohen klauzolat e këtij neni dhe te nenit 8. Ajo do t’ua komunikoje atë qeverive te te gjitha Shteteve Pale te kësaj Konvente ne lidhje me atë agjenci, si dhe Sekretarit te Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara. Emrat e zyrtareve te përfshirë ne këto kategori do t’u bëhen te njohur here pas here qeverive te sipërpërmendura.
Seksioni 19
Zyrtaret e agjencive te specializuara:
a) do te kenë imunitet ndaj procesit ligjor ne lidhje me fjale te folura ose te shkruara, si dhe
te gjitha veprimet e kryera prej tyre ne funksionet e tyre zyrtare;
b) do te gëzojnë te njëjtat përjashtime nga taksimi ne lidhje me rrogat dhe pagesat qe u bëhen atyre nga agjencitë e specializuara dhe me te njëjtat kushte qe gëzohen nga zyrtaret e Kombeve te Bashkuara;
c) do te kenë imunitet se bashku me bashkëshortët e tyre dhe te afërmit qe varen prej tyre,
nga kufizimet e imigrimit dhe regjistrimit te te huajve;
d) do t’u jepen te njëjtat privilegje ne lidhje me lehtësitë e shkëmbimit si atë qe u jepen
zyrtareve te një rangu te krahasueshëm te misioneve diplomatike;
e) do t’u jepen, se bashku me bashkëshortët dhe te afërmit qe varen prej tyre, te njëjtat lehtësi riatdhesimi ne kohe krizash ndërkombëtare si zyrtareve te një rangu te krahasueshëm te misioneve diplomatike;
f) do te kenë te drejtën te importojnë pa pagese mobiliet dhe sendet e tyre ne kohen e
marrjes për here te pare te postit te tyre ne një vend te caktuar.
Seksioni 20
Zyrtaret e agjencive te specializuara do te përjashtohen nga detyrimet e shërbimeve
kombëtare, me kusht qe ne lidhje me shtetet, shtetas te te cilëve ata janë, një përjashtim i tille do te jete i kufizuar për ata zyrtare te agjencive te specializuara emrat e te cilëve, për arsye te detyrave te tyre, janë vendosur ne një liste te përpiluar nga kryetari ekzekutiv i agjencisë se specializuar dhe janë miratuar nga shteti përkatës.
Nëse zyrtare te tjerë te agjencive te specializuara do te thirren për shërbim, shteti përkatës, me kërkesë te agjencisë se specializuar përkatëse, do te shtyje thirrjen e këtyre zyrtareve për aq sa do te jete e nevojshme për te shmangur ndërprerjen ne vazhdimësinë e punës se tyre kryesore.
Seksioni 21
Përveç imuniteteve dhe privilegjeve te përcaktuara ne seksionet 19 dhe 20, kryetarit
ekzekutiv te çdo agjencie, te specializuar, duke përfshirë çdo zyrtar qe vepron ne emër te tij gjate mungesës ne detyre, do t’i jepet atij, bashkëshortes dhe fëmijëve minorene, privilegjet dhe imunitetet, përjashtimet dhe lehtësitë qe u jepen te dërguarve diplomatike, ne përputhje me te drejtën ndërkombëtare.
Seksioni 22
Privilegjet dhe imunitetet u jepen zyrtareve ne interes vetëm te agjencive te specializuara dhe
jo për përfitim personal te vete individëve. Çdo agjenci e specializuar do te këtë te drejtën dhe detyrën t’i heqë imunitetin çdo zyrtari ne ndonjë rast, kur, sipas mendimit te saj, imuniteti do te pengonte ushtrimin e drejtësisë dhe mund te hiqet pa paragjykuar interesat e agjencisë se specializuar.
Seksioni 23
Çdo agjenci e specializuar do te bashkëpunojë ne çdo kohe me autoritetet përkatëse te
shteteve anëtarë për te lehtësuar administrimin e duhur te drejtësisë, për te siguruar respektimin e rregullave policore dhe për te ndaluar çdo abuzim ne lidhje me privilegjet, imunitetet dhe lehtësitë e përmendura ne këtë nen.
Neni 7
Abuzimet e privilegjeve
Seksioni 24
Nëse ndonjë Shtet Pale i kësaj Konvente konsideron se ka pasur një abuzim te një privilegji
ose imuniteti te caktuar nga kjo Konvente, do te mbahen konsultime, ndërmjet atij shteti dhe agjencisë se specializuar përkatëse për te vendosur nëse ka ndodhur ndonjë abuzim i tille dhe nëse po për t’u përpjekur te sigurojnë qe nuk do te ndodhe ndonjë përsëritje. Nëse këto konsultime dështojnë te arrijnë një rezultat te pëlqyeshëm për shtetin dhe agjencinë e specializuar përkatëse, çështja nëse ka ndodhur një abuzim i një privilegji ose imuniteti do t’i paraqitet Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë ne përputhje me seksionin 32. Nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë arrin ne përfundimin se ka ndodhur një abuzim i tille, Shteti Pale i kësaj Konvente, i prekur nga ky abuzim, do te këtë te drejtën, pas njoftimit te agjencisë se specializuar ne fjale, t’i ndaloje agjencisë se specializuar përkatëse përfitimet e privilegjit ose imunitetit te abuzuar ne një mënyrë te tille.
Seksion 25
1. Përfaqësuesve te anëtarëve ne takime te zhvilluara nga agjenci te specializuara, ndërsa
ushtrojnë funksionet e tyre dhe gjate udhëtimeve te tyre për/dhe nga vendi i takimit, si dhe zyrtareve sipas kuptimit te seksionit 18, nuk do t’u kërkohet prej autoriteteve kompetente te largohen nga vendi ne te cilin po kryejnë funksionet e tyre për llogari te ndonjë aktiviteti te tyre ne funksionin e tyre zyrtar. Sidoqoftë, ne rastin e abuzimeve me privilegjet e selisë te kryera nga çdo person i tille gjate aktiviteteve ne atë vend jashtë funksioneve te tij zyrtare, atij mund t’i kërkohet nga qeveria e atij vendi qe te largohet me kusht qe:
2.(1) Përfaqësuesve te anëtarëve ose personave qe kane te drejtën e imunitetit diplomatik sipas seksionit 21, nuk do t’u kërkohet te largohen nga vendi, përveçse ne përputhje me procedurën diplomatike te zbatueshme për te dërguarit diplomatike te akredituar ne atë vend.
(II) Ne rastin e një zyrtari për te cilin nuk është i zbatueshëm seksioni 21, nuk do te lëshohet asnjë urdhër për te lënë vendin, përveçse me miratimin e Ministrit te Jashtëm te vendit ne fjale dhe ky miratim do te jepet vetëm pas konsultimit me kryetarin ekzekutiv te agjencisë se specializuar përkatëse dhe, nëse janë ndërmarrë procedime dëbimi kundër një zyrtari, kryetari ekzekutiv i agjencisë se specializuar do te këtë te drejtën te paraqitet ne këto procedime ne emër te personit kundër te cilit kryhen ato.
Neni 8
Laissez-passer
Seksioni 26
Zyrtaret e agjencive te specializuara do te kenë te drejte te përdorin laissez-passer te
Kombeve te Bashkuara ne përputhje me rregullimet administrative qe do te bëhen ndërmjet Sekretarit te Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara dhe autoriteteve kompetente te agjencive te specializuara, te cilave mund t’u delegohen pushtetet e posaçme për lëshimin e laissez-passer. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve te Bashkuara do te njoftoje çdo Shtet Pale te kësaj Konvente për çdo rregullim administrativ te përfunduar ne këtë mënyrë.
Seksioni 27
Shtetet Pale te kësaj Konvente do te njohin dhe pranojnë si dokumente te vlefshme udhëtimi laissez-passer te Kombeve te Bashkuara qe u lëshohen zyrtareve te agjencive te specializuara.
Seksioni 28
Aplikimet për viza, aty ku ato kërkohen, te zyrtareve te agjencive te specializuara qe mbajnë
një laissez-passer te Kombeve te Bashkuara, kur shoqërohen nga një vërtetim se ato po udhëtojnë për pune te një agjencie te specializuar, do te shqyrtohen sa me shpejt qe te jete e mundur. Përveç kësaj, këtyre personave do t’u sigurohen lehtësi për një udhëtim te shpejte.
Seksioni 29
Lehtësi te ngjashme me ato te specifikuara ne seksionin 28 do t’u jepen eksperteve dhe personave te tjerë, te cilët, megjithëse nuk janë mbajtës te laissez-passer te Kombeve te Bashkuara, kane një vërtetim se udhëtojnë për pune te një agjencie te specializuar.
Seksioni 30
Kryetareve ekzekutive, ndihmës-kryetareve ekzekutive, kryetareve te departamenteve dhe
zyrtareve te tjerë, te një rangu jo me te ulet se kreu i departamentit te agjencive te specializuara, qe udhëtojnë me laissez-passer te Kombeve te Bashkuara për pune te agjencive te specializuara, do t’u jepen te njëjtat lehtësi për udhëtim si ato qe u akordohen zyrtareve te një rangu te krahasueshëm ne misionet diplomatike.
Neni 9
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Seksioni 31
Çdo agjenci e specializuar do te parashikoje mënyra te përshtatshme për zgjidhjen:
a) e mosmarrëveshjeve qe lindin nga kontratat ose mosmarrëveshje te tjera te karakterit
privat, pale e te cilave është agjencia e specializuar;
b) e mosmarrëveshjeve qe përfshijnë ndonjë zyrtar te një agjencie te specializuar, i cili për shkak te pozicionit te, tij zyrtar gëzon imunitet, nëse imuniteti nuk është hequr ne përputhje me klauzolat e seksionit 22.
Seksioni 32
Te gjitha mosmarrëveshjet qe lindin nga interpretimi ose zbatimi i kësaj Konvente do t’i
paraqiten Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë, përveç ndonjë rasti kur është rene dakord nga Palët qe t’i drejtohen një mënyrë tjetër zgjidhjeje. Nëse lindin mosmarrëveshje ndërmjet një agjencie te specializuar nga njëra ane dhe një anëtari ne anën tjetër, do te behet një kërkesë për një opinion këshillimor mbi ndonjë çështje ligjore ne fjale ne përputhje me nenin 96 te Kartës dhe nen in 65 te Statutit te Gjykatës, si dhe me klauzolat përkatëse te marrëveshjeve te lidhura ndërmjet Kombeve te Bashkuara dhe agjencisë se specializuar përkatëse. Opinioni i dhënë nga Gjykata do te pranohet prej Palëve si vendimtar.
Neni 10
Shtojcat dhe zbatimi ndaj agjencive te specializuara individuate
Seksioni 33
Ne zbatimin e tyre për çdo agjenci te specializuar, dispozitat standarde do te veprojnë me ndonjë modifikim te parashtruar ne tekstin përfundimtar (ose te rishikuar) te shtojcës qe lidhet me atë agjenci, siç parashikohet ne seksionet 36 dhe 38.
Seksioni 34
Klauzolat e Konventës ne lidhje me ndonjë agjenci te specializuar duhet te interpretohen ne kuadrin e funksioneve me te cilat kjo agjenci është ngarkuar nga instrumentet e saj statusore.
Seksioni 35
Projekt shtojcat 1-9 u janë rekomanduar agjencive te specializuara te përmendura këtu, ne
rastin e ndonjë agjencie te specializuar, emri i se cilës nuk është përmendur ne seksionin 1, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve te Bashkuara do t’i përcjellë agjencisë një projekt shtojce te rekomanduar nga Këshilli Ekonomik dhe Social.
Seksion 36
Teksti final i secilës shtojce do te miratohet nga agjencia e specializuar ne fjale ne përputhje
me procedurat e saj statusore. Një kopje e shtojcës e miratuar nga çdo agjenci e specializuar do t’i paraqitet nga agjencia ne fjale Sekretarit te Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara dhe do te zëvendësoje pas kësaj projektin te cilit i referohet seksioni 35.
Seksioni 37
Kjo Konvente behet e zbatueshme për secilën agjenci te specializuar kur t’i këtë transmetuar
Sekretarit te Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara tekstin final te shtojcës përkatëse dhe pasi ta këtë informuar atë qe pranon klauzolat standarde, te ndryshuara sipas kësaj shtojce dhe bie dakord te zbatoje seksionet 8, 18,22,23,24, 31, 32,42 dhe 45 (subjekt i ndonjë ndryshimi te seksionit 32, i cili mund te duket i nevojshëm, ne mënyrë qe ta bëjnë tekstin final te shtojcës ne përputhje me instrumentet statusore te agjencisë) dhe ndonjë klauzole te shtojcës qe përcakton detyrime për agjencinë. Sekretari i Përgjithshëm do t’u komunikoje te gjithë anëtarëve te Kombeve te Bashkuara dhe shteteve anëtarë te agjencive te specializuara, kopje te vërtetuar te te gjitha shtojcave qe i janë transmetuar sipas këtij neni dhe shtojcave te rishikuara sipas seksionit 38.
Seksioni 38
Nëse, pas dorëzimit te shtojcës finale sipas seksionit 36, ndonjë agjenci e specializuar miraton ndonjë ndryshim ne përputhje me procedurat e veta statusore, një shtojce e ripunuar do t’i transmetohet nga vete agjencia Sekretarit te Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara.
Seksioni 39
Klauzolat e kësaj Konvente ne asnjë rast nuk duhet te kufizojnë ose te paragjykojnë
privilegjet dhe imunitetet, te cilat i janë dhënë ose do t’i jepen nga ndonjë shtet ndonjë agjencie te specializuar, për arsye te vendosjes ne territorin e tij te selisë ose te zyrave rajonale te saj. Kjo Konvente nuk duhet te pengoje konkluzionet e arritura ndërmjet një marrëveshjeje shtese ndërmjet ndonjë Shteti Pale te kësaj Konvente dhe ndonjë agjencie te specializuar, qe përshtat parashikimet e kësaj Konvente ose zgjeron, ose kufizon privilegjet dhe imunitetet e garantuara këtu.
Seksioni 40
Është e kuptueshme qe klauzolat standarde, siç modifikohen nga teksti final i një shtojce i
dërguar nga një agjenci e specializuar Sekretarit te Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara sipas seksionit 36 (ose ndonjë shtojce te rishikuar sipas seksionit 38) do te jene ne përputhje me klauzolat e instrumenteve statusore ne fuqi te agjencisë ne fjale dhe qe, nëse ndonjë ndryshim i këtij instrumenti është i nevojshëm për bërjen e instrumentit statusor te përputhshëm, ky ndryshim duhet te këtë hyre ne fuqi ne përputhje me procedurat statusore te kësaj agjencie, përpara se shtojca finale (ose e rishikuar) te dërgohet.
Konventa nuk duhet te veproje për te shfuqizuar ose për te mos zbatuar ndonjë klauzole te instrumenteve statusore te ndonjë agjencie te specializuar ose te ndonjë te drejte ose detyrimi te cilin agjencia mund ta këtë fituar ose ta këtë marre përsipër.
Neni 11
Dispozitat përfundimtare
Seksioni 41
Aderimi ne këtë Konvente nga një Shtet anëtar i Kombeve te Bashkuara dhe (subjekt i
seksionit 42) nga një shtet anëtar i një agjencie te specializuar do te kryhet nëpërmjet depozitimit pranë Sekretarit te Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara te një instrumenti aderimi, i cili do te hyje ne fuqi ditën e depozitimit.
Seksioni 42
Çdo agjenci e specializuar e interesuar do t’u komunikoje tekstin e kësaj Konvente se bashku
me shtojcat përkatëse, anëtarëve te saj te cilët nuk janë anëtarë te Kombeve te Bashkuara dhe do t’i ftoje ata te aderojnë ne te, ne lidhje me këtë agjenci, nëpërmjet depozitimit te një instrumenti aderimi ne këtë Konvente Sekretarit te Përgjithshëm te OKB-se ose kreut te agjencisë se specializuar.
Seksioni 43
Çdo Shtet Pale ne këtë Konvente do te përcaktojë ne instrumentin e tij te aderimit agjencinë
ose agjencitë e specializuara, ne lidhje me te cilën ai angazhohet te zbatoje dispozitat e kësaj Konvente. Çdo Shtet Pale ne këtë Konvente mundet qe nëpërmjet një njoftimi te mëvonshëm drejtuar Sekretarit te Përgjithshëm te Kombeve te Bashkua te marre përsipër te zbatoje dispozitat e kësaj Konvente për një ose me shume agjenci te specializuara. Ky njoftim do te hyje ne fuqi ditën e marrjes nga Sekretari i Përgjithshëm.
Seksioni 44
Kjo Konvente do te hyje ne fuqi për çdo Shtet Pale ne te ne lidhje me një agjenci te
specializuar, kur ajo behet e zbatueshme për këtë agjenci ne përputhje me seksionin 37 dhe kur Shteti Pale ka marre përsipër te zbatoje dispozitat e kësaj Konvente ne lidhje me këtë agjenci ne përputhje me seksionin 43.
Seksioni 45
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve te Bashkuara do te informoje anëtarët e Kombeve te
Bashkuara, si dhe te gjithë anëtarët e agjencive te specializuara dhe drejtuesit ekzekutive te tyre për depozitimin e çdo instrumenti aderimi te marre ne përputhje me seksionin 41 dhe për njoftimet e mëtejshme te marra sipas nenit 43. Drejtuesi ekzekutiv i agjencisë se specializuar do te informoje Sekretarin e Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara dhe anëtarët e agjencisë ne fjale për depozitimin e ndonjë instrumenti aderimi sipas seksionit 42.
Seksioni 46
Është e qarte se, kur një instrument aderimi ose njoftim i mëvonshëm është depozituar ne
emër te një shteti, ky është i detyruar, sipas te drejtës se tij te brendshme te respektoje kushtet e kësaj Konvente, sikurse modifikohen nga tekstet përfundimtare te ndonjë shtojce qe ka te beje me agjencitë për te cilat vepron ky aderim ose njoftim.
Seksioni 47
1. Subjekti i parashikimeve te paragrafëve 2 dhe 3 te këtij seksioni, çdo Shtet Pale i kësaj
Konvente merr masa te zbatoje atë ne lidhje me çdo agjenci te specializuar për te cilat ka kryer aderimin ose njoftimin e mëtejshëm deri ne kohen kur një konvente ose shtojce e rishikuar do te behet e zbatueshme për këtë agjenci dhe shteti ne fjale te këtë pranuar konventën ose shtojcën e rishikuar. Ne rastin e një shtojce te rishikuar, pranimi i shteteve do te behet nëpërmjet një njoftimi drejtuar Sekretarit te Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara, i cili do te hyje ne fuqi ditën e marrjes nga Sekretari i Përgjithshëm.
2. Çdo Shtet Pale ne këtë Konvente, i cili nuk është ose ka pushuar se qeni anëtar i një agjencie te specializuar, mund te paraqesë një njoftim me shkrim pranë Sekretarit te Përgjithshëm te Kombeve te Bashkuara dhe drejtorit ekzekutiv te agjencisë ne fjale, për faktin qe ai ka për qellim te refuzoje dhënien kësaj agjencie te përfundimeve nga kjo Konvente, qe nga data e përcaktuar, e cila nuk duhet te jete me përpara se tre muaj nga një data e marrjes se njoftimit.
3. Çdo Shtet Pale ne këtë Konvente mund te refuzoje t’i japë përfitimet e kësaj Konvente
ndonjë agjencie, e cila ka pushuar se pasuri marrëdhënie me Kombet e Bashkuara.
4. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve te Bashkuara do te informoje te gjitha shtetet anëtarë
ne këtë Konvente për çdo njoftim qe i është përcjellë, sipas parashikimeve te këtij seksioni.
Seksioni 48
Me kërkesën e një te tretave te Shteteve Pale ne këtë Konvente, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve te Bashkuara do te thërrasë një konference me qellim rishikimin e saj.
Seksioni 49
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve te Bashkuara do t’i përcjellë kopje te kësaj Konvente çdo agjencie te specializuar dhe qeverive te çdo shteti anëtar te Kombeve te Bashkuara.
B. TEKSTI FINAL I ANEKSEVE
(Siç është aprovuar nga agjencitë e specializuara me dhjetor 1951)
Aneksi I a
ORGANIZATA NDERKOMBETARE E PUNES
Klauzolat standarde mbi Organizatën Ndërkombëtare te punës do te aplikohen sipas dispozitave te mëposhtme:
1. Neni V (përveç paragrafit (c) te seksionit 13) dhe seksionit 25, paragrafët 1 dhe 2 (I), te nenit VII do te aplikohen edhe ndaj nëpunësve dhe punëtorëve, pjesëtarë te organeve drejtuese te Organizatës Ndërkombëtare te Punës, si dhe ndaj zëvendësuesve te tyre, përveçse çdo imunitet do t’u hiqet këtyre personave, sipas seksionit 16 do te behet nga organet drejtuese.
2. Privilegjet, imunitetet, përjashtimet dhe lehtësimet te përcaktuara ne seksionin 21 te klauzolave standarde gjithashtu do t’i njihen te gjithë zëvendësdrejtoreve te përgjithshëm te Zyrës Ndërkombëtare te Punës, si dhe çdo asistent drejtor te përgjithshëm te Zyrës Ndërkombëtare te punës.
3. (i) Ekspertet (te ndryshëm nga zyrtaret e përcaktuar nga objekti i nenit 6) qe i shërbejnë ose kryejnë misione për komitetet e Organizatës do t’u njihen, deri ne masën qe do te jete e nevojshme për kryerjen efektive te detyrave te tyre, duke përfshirë këtu dhe kohen e nevojshme për udhëtime te lidhura me shërbimet për komitetet apo misionet, privilegjet dhe imunitetet e mëposhtme:
a) imunitet personal ndaj arrestit ose ndalimit te bagazhit te tyre;
b) ne lidhje me shprehjen e mendimeve te tyre gojarisht apo nëpërmjet akteve te shkruara ne kryer jen e detyrave te tyre zyrtare, kane imunitet nga procese gjyqësore te te gjitha llojeve, imunitet i cili vlen edhe mbasi apo puna e tyre për Organizatën do te këtë përfunduar;
c) te njëjtat lehtësira ne lidhje me limitime ne shkëmbimin e parave dhe ne lidhje me
bagazhin e tyre personal, qe i jepen zyrtareve te qeverive te huaja, ne mision zyrtar te përkohshëm;
d) paprekshmëria e dokumenteve te lidhura me detyrën qe zhvillojnë për llogari te
Organizatës.
(ii) Ne lidhje me paragrafin (d) te pikës 3(i) me sipër, principi i përmbajtur ne fjalinë e
fundit te seksionit 12 te klauzolave standarde do te aplikohet.
a Tekst i dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm me 14 shtator 1948
(iii) Privilegjet dhe imunitetet janë te garantuara për ekspertet e Organizatës për interes te
Organizatës dhe jo për përfitime personale te individëve.
Organizata ka te drejte dhe detyre te heqë imunitetet e eksperteve ne çdo rast kur besohet se imuniteti do te pengonte rrugën e drejtësisë, ne rastet kur një gjë e tille do te dëmtonte interesat e Organizatës.
Aneksi II b
ORGANIZATA E KOMBEVE TE BASHKUARA PER USHQIMIN DHE BUJQESINE
Klauzolat standarde mbi Organizatën e Kombeve te Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë
(me poshtë e quajtur “Organizata”) do te aplikohen sipas dispozitave te mëposhtme:
1. Neni 5 seksioni 25, paragrafi I dhe 2 (I) i nenit 7 do te aplikohen edhe ndaj Kryetarit te Këshillit te Organizatës, përveçse çdo heqje e imunitetit te kryetarit sipas seksionit 16 qe do te vendoset nga Këshilli i Organizatës.
2. (i) Ekspertet (te ndryshëm nga zyrtaret e përcaktuar nga objekti i nenit 6) qe i shërbejnë apo kryejnë misione për komitetet e organizatës do t’u njihen, deri ne masën qe do te jete e nevojshme për kryerjen efektive te detyrave te tyre duke përfshirë këtu edhe kohen e nevojshme për udhëtime te lidhura me shërbimet për komitetet apo misionet, privilegjet dhe imunitetet e mëposhtme:
a) imunitet personal ndaj arrestit apo ndalimit te bagazhit te tyre;
b) ne lidhje me shprehjen e mendimeve te tyre gojarisht ose nëpërmjet akteve te shkruara ne kryerjen e detyrave te tyre zyrtare, kane imunitet nga procese gjyqësore te te gjitha llojeve, imunitet i cili vlen edhe mbasi apo puna e tyre për Organizatën do te këtë përfunduar;
c) te njëjtat lehtësira ne lidhje me limitime ne shkëmbimin e parave dhe ne lidhje me
bagazhin e tyre personal, qe i jepen zyrtareve te qeverive te huaja ne mision zyrtar te përkohshëm;
d) paprekshmëria e dokumenteve te lidhura me detyrën qe zhvillojnë për llogari te
Organizatës.
(ii) Ne lidhje me paragrafin (d) te pikës 2 (i) me sipër, principi i përmbajtur ne fjalinë e
fundit te seksionit 12 te klauzolave standarde do te aplikohet.
(iii) Privilegjet dhe imunitetet janë te garantuara për ekspertet e Organizatës për interes te
Organizatës dhe jo për përfitime personale te individëve.
Organizata ka te drejte dhe detyre te heqë imunitetet e eksperteve ne çdo rast kur besohet se imuniteti do te pengonte rrugën e drejtësisë, ne rastet kur një gjë e tille nuk do te dëmtonte interesat e Organizatës.
3. Privilegjet, imunitetet, përjashtimet dhe lehtësimet e përcaktuara ne seksionin 21 te
klauzolave standarde do t’i njihen dhe Zëvendësdrejtorit te Përgjithshëm te Organizatës.
Aneksi III c
ORGANIZATA NDERKOMBETARE E AVIACIONIT CIVIL
Klauzolat standarde mbi Organizatën Ndërkombëtare te Aviacionit Civil (me poshtë e quajtur “Organizata”) do te aplikohen sipas dispozitave te mëposhtme:
2. Privilegjet, imunitetet, përjashtimet dhe lehtësimet te përcaktuara ne seksionin 21 te klauzolave standarde gjithashtu do t’u njihen te gjithë zëvendësdrejtoreve te përgjithshëm te Zyrës Ndërkombëtare te Punës, si dhe çdo asistent drejtori te përgjithshëm te Zyrës Ndërkombëtare te Punës.
b Tekst i dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm 13 dhjetor 1948
c Tekst i dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm 11 gusht 1948
3. (i) Ekspertet (te ndryshëm nga zyrtaret e përcaktuar nga objekti i nenit 6) qe i shërbejnë apo kryejnë misione për komitetet e Organizatës do t’u njihen, deri ne masën qe do te jete e nevojshme për kryerjen efektive te detyrave te tyre, duke përfshirë këtu dhe kohen e nevojshme për udhëtime te lidhura me shërbimet për komitetet apo misionet, privilegjet dhe imunitet e mëposhtme:
e) imunitetet personale ndaj arrestit apo ndalimit te bagazhit te tyre;
f) ne lidhje me shprehjen e mendimeve te tyre gojarisht ose nëpërmjet akteve te shkruara ne kryerjen e detyrave te tyre zyrtare, kane imunitet nga procese gjyqësore te te gjitha llojeve, imunitet i cili vlen edhe mbasi apo puna puna e tyre për Organizatën do te këtë përfunduar;
g) te njëjtat lehtësira ne lidhje me limitime ne shkëmbimin e parave dhe ne lidhje me
bagazhin e tyre personal, qe u jepen zyrtareve te qeverive te huaja, ne mision zyrtar te përkohshëm;
h) paprekshmëria e dokumenteve te lidhura me detyrën qe zhvillojnë për llogari te
Organizatës.
(ii) Ne lidhje me paragrafin (d) te pikës 3(i) me sipër, principi i përmbajtur ne fjalinë e
fundit te seksionit 12 te klauzolave standarde, do te aplikohet.
(iii) Privilegjet dhe imunitetet janë te garantuara për ekspertet e Organizatës, për interes te Organizatës dhe jo për përfitime personale te individëve. Organizata ka te drejte dhe detyre te heqë imunitetet e eksperteve ne çdo rast kur besohet se imuniteti do te pengonte rrugën e drejtësisë, ne rastet kur një gjë e tille nuk do te dëmtonte interesat e Organizatës.
Aneksi IV d
ORGANIZATA E KOMBEVE TE BASHKUARA PER ARSIMIN, SHKENCEN DHE KULTUREN
Klauzolat standarde, ne lidhje me Organizatën e Kombeve te Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, do te aplikohen sipas dispozitave te mëposhtme:
1. Neni 5, seksioni 25, paragrafi 1 dhe 2 (I) i nenit 7 do te aplikohen edhe ndaj Presidentit te Konferencës, ndaj anëtarëve te Bordit Ekzekutiv te Organizatës, si dhe ndaj zëvendësve te tyre dhe këshilltarëve, përveçse çdo heqje e imunitetit te këtyre zyrtareve te Bordit Ekzekutiv, sipas seksionit 16 do te vendoset nga Bordi Ekzekutiv.
2. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Organizatës, bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tij te mitur do te gëzojnë gjithashtu imunitet, përjashtimet dhe lehtësimet, te cilat i akordohen te dërguarve diplomatik ne baze te se drejtës ndërkombëtare, qe neni 6, seksioni 21 i Konventës i siguron drejtuesve ekzekutiv te agjencive te specializuara.
3. (i) Ekspertet (te ndryshëm nga zyrtaret e përcaktuar nga objekti i nenit 6) qe i shërbejnë apo kryejnë misione për komitete te Organizatës do t’u njihen, deri ne masën qe do te jete e nevojshme për kryerjen efektive te detyrave te tyre, duke përfshirë këtu dhe kohen e nevojshme për udhëtime te lidhura me shërbimet për komitetet ose misionet, privilegjet dhe imunitetet e mëposhtme:
a) imunitet personal ndaj arrestit apo ndalimit te bagazhit te tyre;
b) ne lidhje me shprehjen e mendimeve te tyre gojarisht ose nëpërmjet akteve te shkruara ne kryerjen e detyrave te tyre zyrtare, kane imunitet nga proceset gjyqësore te te gjitha llojeve, imunitet i cili vlen edhe mbasi puna e tyre për Organizatën do te këtë përfunduar;
c) te njëjtat lehtësira ne lidhje me limitime ne shkëmbimin e parave dhe ne lidhje me
bagazhin e tyre personal, qe u jepen zyrtareve te qeverive te huaja, ne mision zyrtar te përkohshëm.
(iii) Privilegjet dhe imunitetet janë te garantuara për ekspertet e Organizatës, për interes te
Organizatës dhe jo për përfitime personale te individëve
d Tekst i dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm me 7 shkurt 1949
Aneksi V e
FONDI MONETAR NDERKOMBETAR
Ne aplikimin e saj ne lidhje me Fondin Monetar Ndërkombëtar (me poshtë i quajtur “Fondi “) Konventa (përfshirë këtu dhe aneksi i saj) do te veproje ne baze te dispozitave te mëposhtme:
1. Seksioni 32 i klauzolave standarde do te aplikohet vetëm për diferencat qe lindin nga interpretimi ose aplikimi i privilegjeve dhe imuniteteve te cilat rrjedhin nga Fondi, vetëm sipas kësaj Konvente dhe nuk përfshihen ne atë te përmbajtura ne nenet e marrëveshjes se tij apo ne dispozita te tjera.
2. Dispozitat e Konventës (përfshi këtu dhe aneksin) nuk modifikojnë ose kërkojnë modifikimin e neneve te Marrëveshjes se Fondit dhe nuk urdhërojnë, ose limitojnë ndonjë nga te drejtat, imunitetet, privilegjet apo përjashtimet te dhëna Fondit apo zyrtareve te tij, si guvernatorëve, drejtoreve ekzekutive, zëvendësve apo te punësuarve sipas neneve te Marrëveshjes se Fondit ose te dispozitave te tjera.
Aneksi VI f
BANKA NDERKOMBETARE PER RINDERTIM DHE ZHVILLIM
Ne aplikimin e saj ne lidhje me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (me poshtë e quajtur “Banka”) Konventa (përfshirë këtu dhe aneksi i saj) do te veproje ne baze te dispozitave te mëposhtme:
1. Sa me poshtë do te zëvendësoje seksionin 4:
“Veprimet kundër Bankës mund te ndërmerren vetëm para gjykatave kompetente te
juridiksionit te territorit te një anëtari te Bankës ne te cilën Banka ka një tyre përfaqësimi, ka caktuar një agjent për pranimin e shërbimeve ose ka lëshuar dhe garantuar sigurime. Megjithatë, asnjë veprim nuk duhet te ndërmerret nga anëtarë ase persona qe veprojnë për to apo ankesa te rrjedhura prej anëtarëve. Pasuria dhe asetet e Bankës, kudo qe te ndodhen dhe nga cilido qe i mban, duhet te mbrohen nga te gjitha format e zotërimit, bashkimit ose ekzekutimit deri ne vendimin e gjykimit përfundimtar ndaj Bankës”.
2. Seksioni 32 i klauzolave standarde do te aplikohet vetëm për diferencat qe lindin nga interpretimi ose aplikimi i privilegjeve dhe imuniteteve te cilat rrjedhin nga Banka, vetëm sipas kësaj Konvente dhe nuk përfshihen ne ato te përmbajtura ne nenet e Marrëveshjes te saj ose ne dispozita te tjera.
3. Dispozitat e Konventës (përfshi këtu dhe aneksin) nuk modifikojnë ose kërkojnë modifikimin e neneve te Marrëveshjes se Bankës dhe nuk urdhërojnë ose limitojnë ndonjë nga te drejtat, imunitetet, privilegjet apo përjashtimet e dhëna Bankës ose zyrtareve te saj, si guvernatorëve, drejtoreve ekzekutive, zëvendësve ose te punësuarve sipas neneve te Marrëveshjes se Bankës apo te dispozitave te tjera.
c Tekst i dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm me 6 maj 1949
f Tekst i dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm me 29 prill 1949
Aneksi VIP
ORGANIZATA BOTERORE E SHENDETESISE
Klauzolat standarde mbi Organizatën Botërore te Shëndetësisë (me poshtë e quajtur
“Organizata”) do te aplikohen sipas dispozitave te mëposhtme:
1. Neni 5, seksioni 25, paragrafi 1 dhe 2 (I) te nenit 7 do te aplikohen edhe ndaj Kryetarit te Këshillit te Organizatës, përveçse çdo heqje e imunitetit te Kryetarit, sipas seksionit 16 qe do te vendoset nga Këshilli i Organizatës.
2. (i) Ekspertet (te ndryshëm nga zyrtaret e përcaktuar nga objekti i nenit 6) qe i shërbejnë apo kryejnë misione për komitete te Organizatës do t’u njihen deri ne masën qe do te jete e nevojshme për kryerjen efektive te detyrave te tyre, duke përfshirë këto dhe kohen e nevojshme për udhëtime te lidhura me shërbimet për komitetet apo misionet, privilegjet dhe imunitetet e mëposhtme:
e) imunitetet personale ndaj arrestit ose ndalimit te bagazhit te tyre;
f) ne lidhje me shprehjen e mendimeve te tyre gojarisht ose nëpërmjet akteve te shkruara ne kryerjen e detyrave te tyre te zyrtare, kane imunitet nga procese gjyqësore te te gjitha llojeve, imunitet i cili vlen edhe mbasi ose puna e tyre për Organizatën do te këtë përfunduar;
g) te njëjtat lehtësira ne lidhje me limitime ne shkëmbimin e parave dhe ne lidhje me
bagazhin e tyre personal, qe u jepen zyrtareve te qeverive te huaja ne mision zyrtar te përkohshëm;
h) paprekshmëria e dokumenteve te lidhura me detyrën qe zhvillojnë për llogari te
Organizatës.
(ii) Ne lidhje me paragrafin (d) te pikës 2(i) me sipër, principi i përmbajtur ne fjalinë e
fundit te seksionit 12 te klauzolave standarde, do te aplikohet.
(iii) Privilegjet dhe imunitetet janë te garantuara për ekspertet e Organizatës, për interes te Organizatës dhe jo për përfitime personale te individëve. Organizata ka te drejte dhe detyre te heqë imunitetet e eksperteve ne çdo rast kur besohet se imuniteti do te pengonte rrugën e drejtësisë, ne rastet kur një gjë e tille nuk do te dëmtonte interesat e Organizatës.
3. Neni 5, seksioni 25, paragrafi 1 dhe 2(1) i nenit 7 do te aplikohen edhe ndaj përfaqësuesve te anëtarëve te lidhur qe marrin pjese ne punën e Organizatës, ne përputhje me nenet 8 dhe 47 te Kushtetutës.
Aneksi VIII h
BASHKIMI UNIVERSAL I POSTAVE
Klauzolat standarde do te aplikohen pa modifikime.
Aneksi IX i
BASHKIMI NDERKOMBETAR I TELEKOMUNIKACIONIT
Klauzolat standarde do te aplikohen pa modifikime, përveç asaj qe Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit nuk mund te kërkojë për veten e tij gëzimin e trajtimit te privilegjuar ne lidhje “Lehtësitë ne lidhje me komunikimin” te parashikuara ne nenin 4, seksioni 11.
h Tekst i dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm me 11 korrik 1949
i Tekst i dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm me 16 janar 1949
Aneksi X j
ORGANIZATA NDERKOMBETARE E REFUGJATEVE
Klauzolat standarde do te aplikohen pa modifikime.
Aneksi XI k
ORGANIZATA BOTERORE E METEOROLOGJISE
Klauzolat standarde do te aplikohen pa modifikime.
Aneksi XII
ORGANIZATA NDERQEVERITARE E KONSULENCES DETARE
1. Privilegjet dhe imunitetet, përjashtimet dhe lehtësirat e referuara ne nenin 6, seksioni 21 i klauzolave standarde, do t’i akordohen Sekretarisë se Përgjithshme te Organizatës dhe Sekretarisë se Komitetit te Sigurisë Detare, me kusht qe klauzolat e këtij paragrafi nuk do t’u kërkohen anëtarëve ne territorin e te cilëve Organizata ka zyrat e saj për te aplikuar nenin 6, seksioni 21 te klauzolave, i cili është shtetas i atij vendi.
2.(a) Ekspertet (te ndryshëm nga zyrtaret e përcaktuar nga objekti i nenin 6) qe i shërbejnë ose kryejnë misione për komitete te Organizatës do t’u njihen, deri ne masën qe do te jete e nevojshme për kryerjen efektive te detyrave te tyre, duke përfshirë këtu dhe kohen e nevojshme për udhëtime te lidhura me shërbimet e komiteteve apo misioneve, privilegjet dhe imunitetet e mëposhtme:
(i) imunitet personal ndaj arrestit ose ndalimit te bagazhit te tyre;
(ii) ne lidhje me shprehjen e mendimeve te tyre gojarisht ose nëpërmjet akteve te shkruara ne kryerjen e detyrave te tyre zyrtare, kane imunitet proceduar te te gjitha llojeve, imunitet i cili për ato raste do te zgjatet edhe mbasi ose puna e tyre për Organizatën do te këtë përfunduar;
(iii) te njëjtat lehtësira ne lidhje me limitime ne shkëmbimin e parave dhe ne lidhje me
bagazhin e tyre personal, u jepen zyrtareve te qeverive te huaja, ne mision zyrtar te përkohshëm;
(iv) paprekshmëria e dokumenteve te lidhura me detyrën qe zhvillojnë për llogari te
Organizatës;
(v) e drejta për te përdorur kodet dhe për te marre dokumentacione dhe korrespondenca nga korrierët ose ne pako te vulosura për komunikimin e tyre me Organizatën Ndërqeveritare te Konsulences Bregdetare.
Ne lidhje me paragrafin (a) (iv) dhe (v) te pikës 2 me sipër, pr incipi i përmbajtur ne fjalinë e
fundit te seksionit 12 te klauzolave standarde, do te aplikohet.
(b) Privilegjet dhe imunitetet janë te garantuar për ekspertet e Organizatës, për interes te Organizatës dhe jo për përfitime personale te individëve. Organizata ka te drejte dhe detyre te heqë imunitetet e eksperteve ne çdo rast kur besohet se imuniteti do te pengonte rrugën e drejtësisë, ne rastet kur një gjë e tille nuk do te dëmtonte interesat e Organizatës.
j Tekst i dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm me 4 prill 1949
k Tekst i dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm me 29 dhjetor 1949
Aneksi XIII
KORPORATA NDERKOMBETARE E FINANCES
Ne këtë aplikim te Korporatës Ndërkombëtare te Financës (me tutje e quajtur “Korporata”) Konventa (duke përfshirë edhe këtë aneks) do te operoje duke pasur si objekt klauzolat e mëposhtme:
1. Ajo çka me poshtë vijon, do t’i bashkëngjitet seksionit 4:
“Mund te ndërmerren veprime kundër Korporatës vetëm nga një gjyq i pajisur me
juridiksion kompetent ne territorin e atij shteti ku Korporata ka zyra, ka një agjent me qëllimin e pranimit te shërbimeve ose te vëzhgimit te progresit ose ka sigurime te garantuara. Asnjë veprim nuk do te ndërmerret nga anëtarët ose nga persona qe varen prej tyre. Pronësia dhe asetet e Korporatës, kudo ku ajo ndodhet dhe kushdo qe e drejton, do te kenë imunitet kundrejt te gjitha formave te konfiskimit deri ne momentin e shpalljes se vendimit juridik përfundimtar kundër Korporatës” .
2. Paragrafi (b) i seksionit 7 te klauzolave standarde do t’i aplikohet subjektit te Korporatës
ne nenin 3, paragrafi 5 i Statutit te Korporatës.
3. Korporata ka te drejte qe te heqë privilegje ose imunitete ne baze te nenin 6 te Statutit te
saj bazuar ne ato kushte qe vendos ajo vete.
4. Paragrafi 32 i klauzolave standarde do te aplikohet vetëm për ndryshimet qe do te shfaqen nga interpretimi ose aplikimi i privilegjeve ose imunitetit qe rrjedhin nga kjo Konvente dhe nuk përfshihen ne ato ndryshime qe mund te pretendohen te rrjedhin nga nenet e Marrëveshjes.
5. Klauzolat e Konventës (duke përfshirë edhe këtë aneks) nuk ndryshohen ose korrigjohen dhe as kërkojnë ndonjë rregullim te neneve te Marrëveshjes se Korporatës ose kufizim te te drejtave, imunitetit, privilegjeve ose përjashtimeve qe bien mbi Korporatën ose një prej anëtarëve te saj, guvernatorët, drejtoret, zëvendësit, nëpunësit ose te punësuarit sipas neneve te Marrëveshjes se Korporatës apo çdo statuti, ligji ose standardi te një prej anëtarëve te Korporatës, ose nënndarjeje politike e ndonjë prej anëtarëve, ose tjetër arsye.
Aneksi XIV
SHOQATA NDERKOMBETARE E ZHVILLIMIT
Ne aplikimin e saj ne lidhje me Shoqatën Ndërkombëtare te Zhvillimit (me poshtë e quajtur “Shoqata”) Konventa, përfshirë këtu edhe këtë aneks, do te veproje ne baze te dispozitave te mëposhtme:
1. Sa me poshtë do te zëvendësoje seksionin 4:
“Veprimet kundër Shoqatës mund te ndërmerren vetëm para gjykatave kompetente te
juridiksionit te territorit te një shteti anëtari ne te cilin Shoqata ka një zyre përfaqësimi, ka caktuar një agjent për pranimin e shërbimeve ose ka lëshuar dhe garantuar sigurime. Megjithatë, asnjë veprim nuk duhet te ndërmerret nga anëtarë ose persona qe veprojnë për to ose ankesa te rrjedhura prej anëtarëve. Pasuria dhe asetet e Shoqatës, kudo qe te ndodhen dhe nga cilido qe i mban, duhet te mbrohen nga te gjitha format e zotërimit, bashkimit ose ekzekutimit deri ne vendimin e gjykimit përfundimtar kundrejt Shoqatës” .
2. Seksioni 32 i klauzolave standarde do te aplikohet vetëm për diferencat qe lindin nga interpretimi ose aplikimi i privilegjeve dhe imuniteteve te cilat rrjedhin nga Shoqata, vetëm sipas kësaj Konvente dhe nuk përfshihen ne ato te përmbajtura ne statutin e saj ose ne dispozita te tjera.
3. Dispozita e Konventës (përfshi këtu dhe aneksin) nuk modifikojnë ose kërkojnë modifikimin e Statutit te Shoqatës dhe nuk pengojnë ose limitojnë ndonjë nga te drejtat, imunitetet, privilegjet ose përjashtimet e dhëna Shoqatës ose anëtarëve te saj, guvernatorëve, drejtoreve ekzekutive, zëvendësve apo te punësuarve sipas Statutit te Shoqatës, ndonjë ligji apo rregulloreje te anëtarëve te saj apo entiteteve politike te këtyre anëtarëve, e tjetër.
Aneksi XV
ORGANIZATA NDERKOMBETARE E PRONESISE INTELEKTUALE
Klauzolat standarde mbi Organizatën Ndërkombëtare te Pronësisë Intelektuale do te
aplikohen sipas dispozitave te mëposhtme:
1. Privilegjet, imunitetet, përjashtimet dhe lehtësimet te përcaktuara ne seksionin 21 te klauzolave standarde gjithashtu do t’u caktohen te gjithë zëvendësdrejtoreve te përgjithshëm te Organizatës.
2.(i) Ekspertet (te ndryshëm nga zyrtaret e përcaktuar nga objekti i nenit 6 qe i shërbejnë apo kryejnë misione për komitetet e Organizatës do t’u njihen, deri ne masën qe do te jete e nevojshme për kryerjen efektive te detyrave te tyre, duke përfshirë këtu dhe kohen e nevojshme për udhëtime te lidhura me shërbimet e komiteteve ose misioneve, privilegjet dhe imunitetet e mëposhtme:
a) imunitet personal ndaj arrestit ose ndalimit te bagazhit te tyre;
b) ne lidhje me shprehjen e mendimeve te tyre gojarisht ose nëpërmjet akteve te shkruara ne kryerjen e detyrave te tyre zyrtare, kane imunitet procesual te te gjitha llojeve, imunitet i cili për ato raste do te zgjatet edhe mbasi ose puna e tyre për Organizatën do te këtë përfunduar;
c) te njëjtat lehtësira ne lidhje me limitime ne shkëmbimin e parave dhe ne lidhje me
bagazhin e tyre personal, u jepen zyrtareve te qeverive te huaja, ne mision zyrtar te përkohshëm;
d) paprekshmëria e dokumenteve te lidhura me detyrën qe zhvillojnë për llogari te
Organizatës;
e) ne lidhje me komunikimin me Organizatën, ka te drejtën e perdorjes se kodeve dhe te
marrjes se korrespondencës me ane te korrierëve ose ne pako te vulosura.
(ii) Ne lidhje me paragrafin (d) te pikës 3(i) me sipër, principi i përmbajtur ne fjalinë e
fundit te seksionit 12 te klauzolave standarde, do te aplikohet.
(iii) Privilegjet dhe imunitetet janë te garantuara për ekspertet e Organizatës, për interes te Organizatës dhe jo për përfitime personale te individëve. Organizata ka te drejte dhe detyre te heqë imunitetet e eksperteve ne çdo rast kur besohet se imuniteti do te pengonte rrugën e drejtësisë, ne rastet kur një gjë e tille nuk do te dëmtonte interesat e Organizatës.
Aneksi VI
FONDI NDERKOMBETAR PER ZHVILLIMIN BUJQESOR
Klauzolat standarde mbi Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (me poshtë i quajtur
“Fondi”) do te aplikohen sipas dispozitave te mëposhtme.
1. Neni 5, seksioni 25, paragrafi 1 dhe 2(1) i nenit 7 do te aplikohen edhe ndaj Kryetarit te Këshillit te Fondit, përveçse çdo heqje e imunitetit te Kryetarit, sipas seksionit 16 do te vendoset nga Këshilli i Fondit.
2.(i) Ekspertet (te ndryshëm nga zyrtaret e përcaktuar nga objekti i nenit 6) qe i shërbejnë ose kryejnë misione për komitete te Fondit do t’u njihen, deri ne masën qe do te jete e nevojshme për kryerjen efektive te detyrave te tyre, duke përfshirë këtu dhe kohen e nevojshme për udhëtime te lidhura me shërbimet e komiteteve ose misioneve, privilegjet dhe imunitetet e mëposhtme:
a) imunitet personal ndaj arrestit ose ndalimit te bagazhit te tyre;
b) ne lidhje me shprehjen e mendimeve te tyre gojarisht ose nëpërmjet akteve te shkruara ne kryerjen e detyrave te tyre zyrtare, kane imunitet proceduar te te gjitha llojeve, imunitet i cili për ato raste do te zgjatet edhe mbasi ose puna e tyre për Fondin do te këtë përfunduar;
c) te njëjtat lehtësira ne lidhje me limitime ne shkëmbimin e parave dhe ne lidhje me
bagazhin e tyre personal, qe u jepen zyrtareve te qeverive te huaja, ne mision zyrtar te përkohshëm;
d) paprekshmëria e dokumenteve te lidhura me detyrën qe zhvillojnë për llogari te Fondit.
(ii) Ne lidhje me paragrafin (d) te pikës 2 (i) me sipër, principi i përmbajtur ne fjalinë e fundit te seksionit 12 te klauzolave standarde, do te aplikohet.
(iii) Privilegjet dhe imunitetet janë te garantuara për ekspertet e Fondit, për interes te Fondit dhe jo për përfitime personale te individëve. Fondi ka te drejte dhe detyre te heqë imunitetet e eksperteve ne çdo rast kur besohet se imuniteti do te pengonte rrugën e drejtësisë, ne rastet kur një gjë e tille nuk do te dëmtonte interesat e Fondit.
3. Privilegjet, imunitetet, përjashtimet dhe lehtësimet e përcaktuara ne seksionin 21 te klauzolave standarde do t’i njihen dhe Zëvendësdrejtorit te Përgjithshëm te Fondit.