LIGJI Nr .9232, dt 13.5.2004 “PER PROGRAMET SOCIALE PER STREHIMIN E BANOREVE TE ZONAVE URBANE”
LIGJ
Nr .9232, date 13.5.2004
PER PROGRAMET SOCIALE PER STREHIMIN E BANOREVE TE ZONAVE URBANE
Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe juridiksioni
1. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe procedurave administrative për mënyrat e sigurimit, te shpërndarjes, te administrimit dhe te planifikimit te programeve sociale për strehimin, me qellim krijimin e mundësive për strehim te përshtatshëm dhe te përballueshëm, duke u mbështetur ne aftësitë pagese te familjeve qe kane nevoje për strehim dhe për ndihmën e shtetit.
2. Ky ligj e shtrin veprimtarinë ne te gjithë territorin nen juridiksionin e bashkive te Republikës se Shqipërisë, ndërsa për territorin nen juridiksionin e komunave do te zgjidhet me një ligj te veçante.
Neni 2
Përkufizime
(Shtuar pika 17 me ligjin nr. 23.4.2007)
Ne zbatim te këtij ligji, termat e mëposhtëm kane këtë kuptim:
1. “Strehim” është tërësia e elementeve financiare, sociale dhe institucionale te procesit te
sigurimit te banesës.
2. “Banese” është bashkesia e mjediseve ose mjedisi i vetëm, qe ka hyrje te pavarur (dere)
nga rruga, kati, oborri dhe tarraca e destinuar për t’u banuar nga një ose disa familje.
3. “Programe sociale strehimi” janë programe, te cilat shërbejnë për strehimin e familjeve dhe te individëve, qe nuk janë ne gjendje ekonomike e sociale te përballojnë ofertën e tregut te lire te banesave ose atë te kredive hipotekare.
4. “Aftësi pagese” është tërësia e mjeteve financiare, qe një familje mund t’ia kushtoje pagesës se qirave ose te kësteve te kredive, ne raport me te ardhurat familjare, ne masën e përcaktuar ne këtë ligj.
5. “Kontrate qiraje sociale” është një kontrate qiraje, ku niveli i qirasë kontrollohet nga
shteti.
6. “Qiramarrës” është individi ose familja, e cila banon me kontrate qiraje sociale.
7. “Norme e strehimit” është koeficienti qe shpreh sipërfaqen minimale te banimit, qe duhet
te këtë një individ ne banese. Ky koeficient shprehet ne m2/person.
8. “Qira minimale e banesave ne treg” është qiraja mesatare e grupit te pare te 10 grupeve te qirave, me te cilat janë dhënë me qira apartamentet ne tregun e lire, për një vit, e shprehur ne leke/m2 sipërfaqe ndërtimi.
9. “Çmim minimal i banesave ne treg” është çmimi mesatar i grupit te pare te 10 grupeve te çmimeve, me te cilat janë shitur apartamentet ne tregun e lire, për një vit, i shprehur ne leke/m2 sipërfaqe ndërtimi.
10. “Sektor privat” është tërësia e personave juridike ose fizike private, qe veprojnë ne
ndërtimin e banesave dhe ne prodhimin e materialeve te ndërtimit.
11. “Organizata jofitimprurëse” janë organizatat jofitimprurëse, qe veprojnë ne fushën e
ndërtimit dhe menaxhimit te banesave sociale me qira.
12. “Kredi me kushte lehtësuese” janë ato kredi, interesat e te cilave subvencionohen nga
shteti.
13. “Ent menaxhues” është personi juridik ose fizik, qe merret me administrimin dhe
mbikëqyrjen e banesave sociale te dhëna me qira dhe te bonusit te strehimit.
14. “Institucion qe menaxhon kredinë” është banka ose institucioni financiar, i cili ka nënshkruar një kontrate me shtetin për menaxhimin e një programi kreditimi, me kushte lehtësuese, ne sektorin e strehimit.
15. “Kredi hipotekare” janë hua qe jepen për strehim, te cilat sigurohen nëpërmjet hipotekimit te një pasurie te paluajtshme, zakonisht me afat te gjate maturimi dhe interesa me te ulet se kreditë tregtare.
16. “Bonus strehimi” është dokumenti qe përcakton një shume te hollash, qe i takojnë një
familjeje, si ndihme nga shteti, për te mbuluar pjesërisht pagesën e qirave.
17. “Zyrat përkatëse në bashki” janë një drejtori, sektor ose punonjësi i një strukture në bashki, të cilët mbulojnë çështjet e strehimit.
KREU II
KRITERET E PERCAKTIMIT TE PROGRAMEVE SOCIALE TE STREHIMIT
Neni 3
Klasifikimi i programeve sociale te strehimit
Programet sociale te strehimit klasifikohen si me poshtë:
1. Programe te banesave sociale me qira, ne te cilat përfshihen:
a) banesat, qe ndërtohen apo blihen nga tregu i lire nga bashkite ose organizatat
jofitimprurëse, te cilat jepen me kontrate qiraje sociale;
b) banesat ekzistuese, ne pronësi te personave fizike ose juridike, te cilat janë klasifikuar nga organet e qeverisjes vendore apo nga organizatat jofitimprurëse si banesa sociale, qe mund te jepen me qira për familjet qe përfitojnë bonus strehimi;
c) objektet e dala jashtë funksionit, si rezultat i mbylljes se një veprimtarie, te cilat kane kaluar ne pronësi te bashkive dhe janë miratuar për t’u kaluar ne fond banesash sociale me qira, ne përputhje me planin rregullues urbanistik.
2. Programe te banesave me kosto te ulet.
3. Programe te pajisjes se truallit me infrastrukture.
Neni 4
Përcaktimi i familjeve, qe përfitojnë nga programet sociale te strehimit
1. Familjet, qe klasifikohen për t’u trajtuar me programe sociale te strehimit, miratohen me
vendim te këshillit bashkiak, sipas kritereve te mëposhtme:
a) nuk kane ne pronësi një banese;
b) zotërojnë sipërfaqe banimi nen normat e strehi mit te përcaktuara për atë kategori sociale
dhe ekonomike, ku bëjnë pjese këto familje;
c) kane mbetur te pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore.
Përfshihen ne një nga shkronjat “a”, “b” dhe “c” vetëm ato familje qe kane te ardhura te
pamjaftueshme, sipas përcaktimeve te nenit 6 te këtij ligji.
2. Administrimi i kërkesave për programet sociale te strehimit dhe caktimi i përparësive
bëhen nga organet e qeverisjes vendore.
3. Dokumentacioni qe duhet te paraqesë familja për t’u strehuar ne banesa sociale me qira
dhe afatet e procedurat përkatëse përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
4. Normat e strehimit, sipas shkronjës “b” te pikës 1 te këtij neni, përcaktohen me vendim te
Këshillit te Ministrave.
Neni 5
Kriteret e përzgjedhjes se përfituesve
Trajtohen me përparësi individët ose familjet qe plotësojnë kushtet e nenit 4 pika 1 dhe qe
kane këto specifika:
a) familjet, te cilat vërtetojnë se nuk kane përfituar nga ligji nr.7652, date 23.12.1992 “Për
privatizimin e banesave shtetërore”;
b) familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar;
c) familjet njeprinderore, qe kane ne ngarkim fëmijë;
ç) te moshuar qe kane mbushur moshën e pensionit dhe qe nuk përzgjidhen për t’u strehuar
ne institucionet publike te perkujdesit shoqëror;
d) individët me aftësi te kufizuar, te cilët gëzojnë statusin e te verbrit te grupit te pare, te invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, te invalidit te punës dhe te invalidit te Luftës
Nacionalçlirimtare;
dh) familjet me shume fëmijë;
e) çiftet e reja me moshe totale deri ne 55 vjeç;
ë) familjet qe kane ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi;
f) individët me statusin e jetimit qe nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e perkujdesit e deri ne moshën 30 vjeç.
KREU III
BANESAT SOCIALE ME QIRA
Neni 6
Përcaktimi i kufijve te te ardhurave
(Zëvendësuar fjalë me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
1. Kufijtë minimale dhe maksimale te te ardhurave te familjeve, qe përfitojnë banesa sociale me qira, sipas strukturës se familjes, përcaktohen sipas lidhjes “A” që i bashkëlidhet këtij ligji, nga zyrat përkatëse në bashki, pas miratimit të këshillave bashkiakë.
2. Zyrat përkatëse në bashki, për përcaktimin e këtyre kufijve, bazohen:
a) ne vlerën e banesave te ndërtuara ose te blera ne tregun e lire nga zyrat përkatëse në bashki;
b) ne aftësinë pagese te familjes, nivel i pranueshëm i se cilës merret pagesa e qirasë
mujore, e cila nuk duhet te kaloje 25 për qind te te ardhurave te familjes;
c) ne te ardhurat e familjes, te cilat, pas pagesës se qirasë, nuk bien me poshtë se niveli i plote i ndihmës ekonomike te miratuar nga Këshilli i Ministrave. Nga ky kusht përjashtohen rastet e parashikuara ne shkronjat “d” dhe “f” te nenit 5 te këtij ligji.
Neni 7
Ndërtimi i banesave sociale
Çdo bashki parashikon ne territorin nen juridiksionin e vet sipërfaqen e truallit për ndërtimin e një numri te mjaftueshëm banesash sociale me qira, bazuar ne numrin e popullsisë dhe ne përbërjen, sipas grupeve sociale te përcaktuara ne nenin 5 te këtij ligji.
Neni 8
Blerja e banesave sociale ne treg
Ne rastet kur vlera e banesave ne tregun e lire është me e ulet se vlera e ndërtimit te banesave te reja, mbi bazën e vendimit te këshillit bashkiak, entet menaxhuese blejnë banesa nga tregu i lire, për t’i dhënë me pas me kontrate qiraje sociale. Kushtet, normat dhe standardet, qe duhet te plotësojnë banesat sociale me qira, përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
Neni 9
Administrimi dhe mirëmbajtja e banesave sociale me qira
1. Mënyra e administrimit dhe e mirëmbajtjes se banesave sociale me qira përcaktohet nga këshilli bashkiak. Banesat me qira, si rregull, administrohen nga entet menaxhuese te licencuara. Licencimi i enteve menaxhuese behet sipas kritereve te përcaktuara me vendim te Këshillit te Ministrave.
2. Entet menaxhuese kryejnë mirëmbajtjen e banesave sociale me qira vete ose nëpërmjet kontraktimit te ndërmarrjeve te specializuara, te cilat duhet te jene te licencuara.
Neni 10
Lidhja e kontratës se qirasë
1. Kontrata e qirasë lidhet ndërmjet entit menaxhues dhe familjes, ne baze te dispozitave te Kodit Civil, me te drejte rinovimi çdo vit, bazuar ne dokumentin zyrtar qe vërteton te ardhurat e çdo individi te familjes nga qendra e punës ose personi juridik apo fizik qe e ka punësuar, ose zyra përkatëse e ndihmës sociale pranë bashkise, ose Instituti i Sigurimeve Shoqërore, si dhe ne deklaratën noteriale për te ardhurat e tjera te familjes, te bere nga kryefamiljari. Ne te ardhurat e tjera te familjes hyjnë te ardhurat nga dypunesimi, emigracioni, prona te paluajtshme dhe trashëgimia.
2. Nëse familja siguron një banese tjetër, ajo detyrohet te beje njoftimin e menjëhershëm pranë entit menaxhues, nga i cili ka përfituar banesën me kontrate qiraje sociale. Afati i njoftimit për lirimin e banesës përcaktohet nga enti menaxhues, si pale kontraktuese, sipas dispozitave te përgjithshme te kontratës tip, e cila miratohet nga ministri qe mbulon fushën e strehimit.
Neni 11
Përcaktimi i qirasë
(Ndryshuar fjalia e parë e pikës 1 dhe zëvendësuar fjalë dhe shtuar pika 4 me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
1. Kur banesat sociale me qira financohen nga Buxheti i Shtetit ose buxheti i bashkive apo kombinimi i të dyjave, masa e qirasë, e shprehur në lekë/m2 sipërfaqe ndërtimi, llogaritet nga zyra përkatëse në bashki, brenda kufirit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni dhe miratohet me vendim të këshillit bashkiak, sipas metodikës që miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Qiraja mbulon kostot e administrimit dhe te mirëmbajtjes. Qiramarrësi, përveç qirasë, paguan për te gjitha shërbimet e tjera qe lidhen me shfrytëzimin e banesës. Këshilli bashkiak miraton rregulloren për shfrytëzimin e banesave sociale me qira nga qiramarrësit, ku përcaktohen, me hollësi, te drejtat dhe detyrat e qiramarrësit dhe te entit menaxhues.
2. Masa e qirasë vjetore nuk duhet te jete me e madhe se 4 për qind e kostos se ndërtimit te banesës nga shteti, për banesat e reja, apo 4 për qind e vlerës se banesës te blere ne treg përveç rastit të përcaktuar në pikën 4 të këtij neni.
3. Për objektet e data jashtë funksionimit dhe ato te kthyera ne fond banesash sociale me qira, sipas përcaktimit te shkronjës “e” te pikës 1 te nenit 3 te këtij ligji, masa e qirasë përcaktohet nga këshillat bashkiake, sipas pikës 2 te këtij neni, bazuar ne vlerën kapitale te transferuar dhe kostot e ndërhyrjes për përshtatjen e tyre.
4. Kur banesat sociale me qira financohen nga burime të tjera, të përcaktuara në shkronjën “ç” të nenit 13 dhe në shkronjën “b” të nenit 30, masa e qirasë, e shprehur në lekë/m2 sipërfaqe ndërtimi, përcaktohet për çdo rast specifik, në bashkëpunim ndërmjet subjekteve që kanë financuar dhe bashkisë ku zbatohet projekti dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 12
Zgjidhja e kontratës se qirasë
Enti menaxhues zgjidh kontratën e qiramarrjes kur:
a) qiramarrësi bën deklarim te rreme për te ardhurat;
b) qiramarrësi ka përfituar një banese tjetër;
c) qiramarrësi ia ka lënë me qira një te treti apartamentin e marre me qira nga enti
menaxhues.
Pas zgjidhjes se kontratës qiramarrësi është i detyruar te beje lirimin e banesës. Ne te kundërt enti menaxhues njofton autoritetet e policisë se bashkise, te cilat janë te detyruara te realizojnë lirimin e banesës.
KREU IV
BONUSET E STREHIMIT
Neni 13
Rastet e përdorimit te bonusit te strehimit
(Shtuar shkronja ç) me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
Entet menaxhuese ne qytet, qe kane treg banesash me qira, ne baze te vendimit te këshillit bashkiak, i japin familjes qe përfiton nga banesat sociale me qira, te cilat plotësojnë kushtet e përcaktuara ne nenet 4 e 5 te këtij ligji, bonus strehimi kur:
a) ndërtimi ose blerja e banesave nga tregu është me e kushtueshme;
b) nuk zotërohen fonde për investime te reja ose blerje banesash ne treg;
c) familja qe kërkon te strehohet ne banesa sociale me qira banon ne një banese me qira, e cila ndodhet pranë vendit te punës, shkollës se fëmijëve, qendrave shëndetësore ose pranë shërbimeve te tjera;
ç) banesa sociale me qira është siguruar me financim nga subjekte private jofitimprurëse.
Neni 14
Administrimi i bonusit te strehimit
1. Bonusi i strehimit jepet me miratimin e këshillit bashkiak, ne përputhje me buxhetin qe jepet çdo vit për subvencionimin e qirave, sipas nenit 24 te këtij ligji dhe bazuar ne kriteret qe duhet te plotësojë familja për te përfituar ndihmën e shtetit, sipas këtij ligji.
2. Përmbajtja e bonusit te strehimit përcaktohet me udhëzim te ministrit qe mbulon fushën e strehimit.
Neni 15
Përcaktimi i vlerës se bonusit te strehimit
Vlera e bonusit te strehimit nuk mund te jete me shume se 50 për qind e qirasë minimale te banesave ne tregun e lire, për bashkine ku jepet ky bonus. Vlera maksimale përcaktohet do vit, bazuar ne te dhënat e vitit te mëparshëm dhe miratohet me vendim te këshillit bashkiak. Pagesa, qe duhet te beje familja për diferencën ndërmjet qirasë se tregut dhe vlerës se bonusit, nuk duhet t’i kaloje 30 për qind te te ardhurave te familjes. Mënyra e llogaritjes se vlerës se bonusit te strehimit jepet ne lidhjen “B”, qe i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 16
Vlefshmëria e bonusit te strehimit
1. Familja, qe përfiton bonus strehimi, duhet te lidhe kontrate qiraje brenda tre muajve nga
data e lëshimit te bonusit.
2. Bonusi rinovohet çdo vit, sipas kontratës se qirasë dhe te ardhurave te deklaruara te
familjes, te përcaktuara ne piken 1 te nenit 10 te këtij ligji.
3. Bonusi e humbet vlefshmërinë kur kontrata zgjidhet sipas përcaktimit te nenit 12 te këtij
ligji ose kur skadon afati i përcaktuar ne piken 1 te këtij neni.
KREU V
BANESAT ME KOSTO TE ULET
Neni 17
Sigurimi
(Ndryshuar pika 1 dhe shtuar pika 4 me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
1. Banesat me kosto të ulët sigurohen nëpërmjet ndërtimit ose blerjes nga tregu me fondet e Buxhetit të Shtetit, me fondet e bashkisë, nëpërmjet donacioneve private dhe nëpërmjet nxitjes së nismës private. Procedurat e blerjes nga tregu përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Forma dhe procedurat e nxitjes së nismës private dhe të bashkëpunimit me sektorin privat përcaktohen me ligj të veçantë..
2. Çmimi i shitjes se banesave me kosto te ulet përcaktohet ne baze te vlerës se objektit qe ndërtohet. Vlera e objektit përcaktohet ne baze te kostos se ndërtimit te banesës, çmimit te truallit, kostos se infrastrukturës, vlerës se projektit dhe shpenzimeve për administrimin e procesit dhe te shpërndarjes.
3. Normat dhe standardet e banesave me kosto te ulet miratohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
4. Trualli, pronë e shtetit, vlerësohet në bazë të vlerave të tregut të lirë. Procedurat e vlerësimit dhe të shitjes, si dhe kriteret e përcaktimit të çmimit të shitjes së truallit familjeve, që përfitojnë banesa me kosto të ulët, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 18
Kategorizimi i familjeve, qe përfitojnë banesa me kosto te ulet
1. Familjet qe klasifikohen për t’u trajtuar me banesa me kosto te ulet janë:
a) familjet qe ne çastin e paraqitjes se kërkesës pranë zyrës përkatëse te bashkise nuk kane
ne pronësi një banese;
b) familjet, qe zotërojnë sipërfaqe banimi nen normat e strehimit;
c) familjet, qe kane te ardhura brenda kufijve te përcaktuar ne nenin 19 te këtij ligji.
2. Normat e strehimit, sipas shkronjës “b” te këtij neni, përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
3. Administrimi i kërkesave për këto banesa behet nga zyrat përkatëse te bashkive.
Neni 19
Përcaktimi i kufijve te te ardhurave
(Shtuar fjalë në pikën 1 dhe zëvendësuar fjalë në pikën 2 me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
1. Kufijtë minimale dhe maksimale te te ardhurave te familjeve, qe përfitojnë banesa me kosto te ulet, sipas strukturës se familjes, përcaktohen nga zyrat përkatëse në bashki dhe miratohen nga këshilli bashkiak, sipas formulës se dhënë ne lidhjen “C”, qe i bashkëlidhet këtij ligji.
2. Për përcaktimin e këtyre kufijve zyrat përkatëse në bashki bazohen:
a) ne vlerën e banesës se ndërtuar ose te blere ne treg;
b) ne aftësinë pagese te familjes, nivel i pranueshëm i se cilës merret pagesa e kësteve
mujore te kredisë, e cila nuk duhet t’i kaloje 35 për qind te te ardhurave te familjes;
c) ne te ardhurat e familjes, te cilat, pas pagesës se kësteve te kredisë, nuk duhet te bien me
poshtë se niveli i plote i ndihmës ekonomike te miratuar nga Këshilli i Ministrave.
3. Kufiri minimal i te ardhurave te familjes është sa trefishi i kësteve mujore te kredisë se subvencionuar dhe kufiri maksimal i te ardhurave mujore te familjes është sa trefishi i pagesës mujore te kredisë se pasubvencionuar nga shteti.
Neni 20
Kufizimet
1. Familja, qe ka përfituar banese me kosto te ulet, nuk mund t’i kaloje te drejtat qe ajo ka mbi këtë banese te një person tjetër, apo ta lëshojë atë me qira gjate periudhës se shlyerjes se kredisë.
2. Familja, qe ka përfituar banese me kosto te ulet dhe e ka shlyer atë, duke u bere pronare e saj, detyrohet te mos e shesë për një periudhe 15-vjeçare. Kur familja, për arsye te ndryshme, kërkon ta shesë banesën brenda këtij afati, ajo detyrohet t’ia shesë këtë banese subjektit, te cilit ia ka blere dhe me vlere jo me shume sesa vlera me te cilën është blere.
KREU VI
PROGRAMET E PAJISJES SE TRUALLIT ME INFRASTRUKTURE
Neni 21
Planifikimi
(Zëvendësuar fjalë me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
Zyrat përkatëse te bashkise, ne baze te përcaktimit te zonave te banimit, studimeve urbanistike, vlerësimit te nevojave për strehim dhe kërkesave për ndërtim banesash, planifikojnë sipërfaqet e nevojshme të truallit për t’u pajisur me infrastrukturë, për ndërtimin banesave. Pajisja e truallit me infrastrukture përfshin investimet për rrjetin kryesor dhe dytësor te ujësjellësit, kanalizimet, rrjetin elektrik dhe telefonik. Programet e pajisjes se truallit me infrastrukture realizohen ne troje, qe janë pronë e shtetit.
Neni 22
Qëllimi
(Ndryshuar fjalë në pikën 1 dhe ndryshuar pika 5 me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
1. Pajisja e truallit me infrastrukture, ne varësi te vendndodhjes, çmimit dhe pronësisë se tij, behet për qëllime sociale ose për t’u shitur ne treg. Ne rastin kur ato i shiten sektorit privat për qëllime tregu, te ardhurat e krijuara përdoren nga bashkite për programe sociale strehimi. çmimi i shitjes se truallit te pajisur me infrastrukture përcaktohet ne baze te vlerave te tregut te lire dhe miratohet me vendim te këshillit bashkiak kur trualli është pronë e shtetit, në pronësi të bashkisë dhe nga Këshilli Ministrave për të gjitha rastet e tjera. Procedurat dhe format e shitjes se truallit te pajisur me infrastrukture për qëllime tregu, përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
2. Trualli i pajisur me infrastrukture, i paracaktuar për programe sociale, u shitet subjekteve te sektorit privat, qe janë te interesuara te ndërtojnë banesa me kosto te ulet, ose u jepet atyre me kontrate qiraje financiare (leasing), sipas procedurave te Kodit Civil.
3. Trualli i pajisur me infrastrukture, se bashku me lejen e ndërtimit mund t’i shitet familjes, e cila me te ardhurat qe ka nuk e përballon blerjen e banesës me kosto te ulet, për te ndërtuar vete banesën, sipas përcaktimeve te bëra ne studimin urbanistik te zonës.
4. Procedurat e shitjes se truallit se pajisur me infrastrukture familjeve apo individëve, për
ndërtim banesash, përcaktohen nga ministria qe mbulon fushën e strehimit.
5. 5. Programet e pajisjes së truallit me infrastrukturë administrohen nga subjekti shtetëror, pronar i truallit. Ministria që mbulon fushën e strehimit dhe bashkitë bashkëpunojnë për përcaktimin e standardeve dhe modaliteteve të realizimit të programit.
Neni 23
Kategorizimi i familjeve, qe përfitojnë truall te pajisur me infrastrukture
Familjet qe klasifikohen për t’u trajtuar me truall te pajisur me infrastrukture janë:
a) familjet qe, ne çastin e paraqitjes se kërkesës pranë zyrës përkatëse te bashkise, nuk kane
ne pronësi një banese;
b) familjet qe zotërojnë sipërfaqe banimi nen normat e strehimit;
c) familjet, te ardhurat e te cilave nuk përballojnë blerjen e banesës me kosto te ulet.
KREU VII
NDIHMA E SHTETIT
Neni 24
Subvencionimi i qirasë
1. Për familjet, te cilat nuk kane mundësi financiare për te kryer pagesën e qirasë dhe qe nuk plotësojnë kushtin e përcaktuar ne shkronjat “b” dhe “e” te nenit 6 te këtij ligji, shteti subvencionon deri ne 50 për qind te masës se qirasë qe duhet te paguaje familja. Subvencionimi jepet vetëm pas verifikimit te gjendjes ekonomike te familjes, sipas nenit 28 te këtij ligji.
2. Për rastet e përcaktuara ne shkronjat “d” dhe “f” te nenit 5 te këtij ligji dhe qe nuk plotësojnë kushtin e përcaktuar ne shkronjën “e” te nenit 6 te këtij ligji, masa e subvencionit mund te jete jo me shume se 75 për qind.
3. Subvencionimi i qirasë, qe përfiton çdo familje, behet nga te ardhurat e vete bashkive dhe me miratimin e këshillit bashkiak. Bashkite e nivelit jo te pare, qe nuk arrijnë te realizojnë te ardhura te mjaftueshme, financohen nga Buxheti i Shtetit.
Neni 25
Subvencionimi i interesave te kredive
1. Familjet qe përfitojnë banese me kosto te ulet kane te drejtën e marrjes se një kredie hipotekare, me kushte lehtësuese, nga një institucion financiar qe ka lidhur kontrate me Ministrinë e Financave për menaxhimin e kredive. Kushtet e dhënies nga bankat te kredisë për familjet përcaktohen me marrëveshje te përbashkët te Ministrit te Financave, ministrit qe mbulon fushën e strehimit dhe institucionit qe jep dhe menaxhon kredinë.
2. Ndihma e shtetit jepet ne formën e subvencionimit te interesave te kredisë për ato familje qe nuk plotësojnë kushtin e përcaktuar, sipas shkronjës “b” te pikës 2 te nenit 19 te këtij ligji. Masa e subvencionimit te interesave te kredisë jepet sipas aftësisë pagese te familjes dhe përcaktohet nga Ministri i Financave, ne bashkëpunim me ministrin qe mbulon fushën e strehimit.
3. Masa e subvencionit, qe rezulton ne fund te periudhës se maturimit te kredisë, nuk duhet te kaloje me shume se 100 për qind te vlerës se banesës. Ne rast se nga llogaritjet rezulton një subvencion me i madh për përballimin e kësteve te kredisë, familja përzgjidhet për t’u trajtuar me banese sociale me qira ose me truall te pajisur me infrastrukture, ku familja mund te ndërtojë vete banesën.
Neni 26
Asistenca teknike
Familjet qe përfitojnë truall te pajisur me infrastrukture, për te ndërtuar vete banesën e tyre, ndihmohen me asistence teknike nga punonjës te specializuar qe paguhen nga bashkite.
Neni 27
Përparësitë ne përzgjedhjen për te përfituar ndihmën e shtetit
Përparësi ne marrjen e ndihmës kane:
a) familjet me shume fëmijë;
b) familjet qe kane ne përbërjen e tyre një person me aftësi te kufizuar, sipas përcaktimit te
shkronjës “d” te nenit 5 te këtij ligji;
c) familjet ku kryefamiljari është grua;
ç) bashkëshorti ose bashkëshortja e shkurorëzuar qe ka nengarkim fëmijët;
d) individët me statusin e jetimit, sipas shkronjës “f’ te nenit 5 te këtij ligji.
KREU VII
VERIFIKIMI I GJENDJES EKONOMIKE DHE SOCIALE TE FAMILJES
Neni 28
Mënyra e verifikimit
1. Ndihma e shtetit bazohet ne verifikimin e gjendjes ekonomike e financiare te familjes.
2. Verifikimi i gjendjes ekonomike te familjes kryhet nga administratoret shoqërore te zyrave te ndihmës ekonomike, sipas procedurave te miratuara me udhëzim te përbashkët te ministrit qe mbulon fushën e strehimit dhe te ministrit qe mbulon çështjet sociale.
Neni 29
Ankimimi
Pas verifikimit nga administratoret shoqërore, zyrat përkatëse te bashkise njoftojnë zyrtarisht familjen për rezultatet e verifikimit te gjendjes ekonomike. Kundër vendimit te administratoreve, familja ka te drejte te ankohet pranë këshillit bashkiak brenda 10 ditëve dhe te kërkojë një rivlerësim te dyte. Vendimi i rivlerësimit jepet nga këshilli bashkiak dhe është i formës se prere. Ne vendim përcaktohet forma e strehimit te familjes.
KREU IX
FINANCIMI I PROGRAMEVE SOCIALE TE STREHIMIT
Neni 30
Burimet e financimit te programeve sociale te strehimit
(Ndryshuar shkronja c) dhe shfuqizuar shkronja ç) me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
Programet sociale te strehimit financohen nga:
a) fondet buxhetore, qe jepen çdo vit për programe strehimi nëpërmjet ministrisë qe mbulon
fushën e strehimit;
b) kontributet nga donatore te ndryshëm;
c) fonde nga buxheti i bashkisë;
ç) shfuqizuar.
Neni 31
Programet 10-vjeçare te strehimit
Zyrat përkatëse te bashkive hartojnë programe 10-vjeçare te strehimit për popullsinë nen juridiksionin e tyre, duke u mbështetur ne analizën e nevojave për strehim, sipas parashikimeve te këtij ligji, te cilat miratohen nga këshillat bashkiake.
Këto programe përmbajnë:
a) burimet e financimit, qe zotërohen nga Buxheti i Shtetit, brenda një viti financiar, fondet
e siguruara nga vete bashkia, si dhe fonde nga burime te tjera, duke përcaktuar origjinën e tyre;
b) nevojat për strehim, sipas parashikimeve te këtij ligji, duke përcaktuar grupet e familjeve,
sipas te ardhurave dhe gjendjes se tyre sociale;
c) lidhjet e këtij programi me programe te tjera te bashkise dhe mënyrën e ndikimit te tyre te
njëra-tjetra;
ç) numrin dhe kategoritë e familjeve qe do te përfitojnë banesa sociale me qira;
d) numrin e familjeve qe do te përfitojnë banesa me kosto te ulet dhe mënyrat e bashkëpunimit me sektorin privat;
dh) pajisjen e truallit me infrastrukture për ndërtim banesash, numrin dhe llojin e banesave qe do te ndërtohen, familjet qe do te përfitojnë, formën e bashkëpunimit me sektorin privat, si dhe masën e përqindjen e kontribuuesve.
Neni 32
Kriteret e planifikimit te fondeve nga Buxheti i Shtetit
Bazuar ne planet 10-vjeçare te bashkive, behet planifikimi vjetor i Buxhetit te Shtetit, ne zbatim te programeve te hartuara ne baze te këtij ligji. Për hartimin e planit te buxhetit merren parasysh këta faktorë:
a) përqendrimi i popullsisë ne shkalle vendi;
b) përqendrimi i familjeve ne nevoje për strehim;
c) përqendrimi i familjeve te varfra;
ç) përparësitë e zhvillimit ekonomik t e vendit.
Neni 33
Mënyra e planifikimit
(Shtuar fjalë në shkronjën b) të pikës 1 me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
Fondet e Buxhetit te Shtetit, për çdo program, ndahen ne:
1. Fonde për banesa sociale me qira, qe përfshijnë:
a) fonde për investime;
b) subvencion për mbulimin e qirave, sipas nenit 24 te këtij ligji për llogari të institucionit financiar, me të cilin është nënshkruar marrëveshja.
2. Fonde për banesa me kosto te ulet, qe përfshijnë:
a) fonde për investime;
b) fonde për subvencione për mbulimin e interesave te kredisë, sipas nenit 25 te këtij ligji.
3. Fonde për blerje trualli për programe strehimi ne ndihme te bashkive te nivelit jo te pare.
4. Fonde për asistence teknike te paracaktuara për organizimin e studimeve, trajnimeve te administratës se bashkive, si dhe për asistence teknike për familjet qe kërkojnë ta ndërtojnë vete banesën, sipas nenit 26 te këtij ligji.
KREU X
ORGANIZIMI INSTITUCIONAL DHE AFATET E NGRITJES SE KAPACITETEVE PER ZBATIMIN E KETIJ LIGJI
Neni 34
Komiteti Kombëtar për Strehimin
1. Për drejtimin dhe bashkërendimin e punës, ne zbatim te këtij ligji, ngrihet Komiteti i Kombëtar Strehimit, me atributet e një organi këshillimor pranë ministrit qe mbulon fushën e
strehimit.
2. Komiteti Kombëtar për Strehimin, bazuar ne gjykimin konsultativ me strukturat përkatëse
te ministrit qe mbulon çështjet e strehimit, këshillon për:
a) linjat kryesore te ndërhyrjes ne sektorin e strehimit, sipas objektivave te përcaktuar nga
politika e strehimit dhe programet ekonomike kombëtare, duke u përqendruar ne:
i) plotësimin e nevojave parësore për strehim;
ii) uljen e kostove te ndërtimit dhe menaxhimit te banesave;
iii) kërkesat për industrializimin e sektorit;
b) nivelin e fondeve buxhetore për strehimin, sipas këtij ligji;
c) kriteret e ndarjes se burimeve te financimit për programet sociale te strehimit, sipas këtij
ligj:
ç) kriteret për ndarjen e fondeve, sipas njësive vendore.
Këshilli Kombëtar për Strehimin miraton, me propozimin e ministrit qe mbulon fushën e
strehimit, programet kombëtare 10-vjeçare te strehimit dhe bën rishikimin eventual te tij;
d) për programet kombëtare 10-vjeçare te strehimit, te përgatitura nga ministria qe mbulon
fushën e strehimit.
3. Përbërja, mënyra e organizimit dhe e funksionimit, zhvillimi i veprimtarisë dhe marrëdhëniet e Komitetit Kombëtar te Strehimit me strukturat e tjera, qe veprojnë ne këtë fushe, përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
Neni 34/1
Funksionet e ministrisë që mbulon fushën e strehimit
(Shtuar me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
Në zbatim të këtij ligji, ministri që mbulon fu shën e strehimit, nëpërmjet strukturës përkatëse:
a) harton strategjinë 10-vjeçare të strehimit, në bazë të programeve 10-vjeçare të bashkive për strehimin;
b) planifikon Buxhetin e Shtetit për mbështetjen e realizimit të programeve vjetore të strehimit;
c) përcakton rregullat e përgjithshme të zbatimit të programeve të banesave me kosto të ulët;
ç) informohet për administrimin e kërkesave për strehim nga bashkitë;
d) krijon bankën e të dhënave në nivel kombëtar për:
i) nevojat për strehim me programe sociale strehimi;
ii) inventarin e banesave sociale me qira, pronë publike;
iii) kushtet fizike dhe teknike të banesave sociale me qira;
iv) numrin e familjeve të strehuara me programet sociale të strehimit;
v) sipërfaqen e nevojshme të truallit, që duhet pajisur me infrastrukturë për ndërtim banesash;
vi) sipërfaqet e trojeve të pajisura me infrastrukturë për ndërtim banesash;
dh) përcakton koston mesatare vjetore të ndërtimit të banesave, në kuadër të programeve të këtij ligji, e cila miratohet çdo vit me udhëzim të Këshillit të Ministrave;
e) përcakton çdo vit kriteret për investime ose blerje banesash nga tregu, në kuadër të banesave me kosto të ulët, që financohen nga Buxheti i Shtetit dhe nga burime të tjera financimi;
ë) mbikëqyr realizimin e investimeve në programet sociale të strehimit me financime ose bashkëfinancime me Buxhetin e Shtetit.
Neni 35
Funksionet e bashkive
(Shtuar paragrafi në shkronjën ç) me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
Bashkite, për menaxhimin e programeve te strehimit, sipas këtij ligji, kryejnë funksionet e
mëposhtme:
a) identifikojnë nevojat për strehim, sipas programeve te hartuara ne baze te këtij ligji për popullsinë nen juridiksionin territorial te tyre;
b) hartojnë programe 10-vjeçare për strehimin dhe projekte trevjeçare, bazuar ne burimet
financiare qe zotërojnë;
c) sigurojnë sheshet e ndërtimit dhe pajisjen e truallit me infrastrukture, ne zbatim te
programeve te strehimit, te hartuara ne baze te këtij ligji;
ç) paraqesin kërkesat pranë ministrit qe mbulon fushën e strehimit, për financime, investime
dhe subvencione, sipas këtij ligji, në bazë të informacionit, që dërgohet brenda muajit korrik të çdo viti, ku përcaktohen:
i) numri i familjeve të regjistruara për t’u trajtuar me programet sociale të strehimit;
ii) numri i familjeve, që janë trajtuar brenda një viti;
iii) të ardhurat e bashkisë, që do të përdoren për programet sociale të strehimit në vitin pasardhës dhe sasia e fondeve që kërkohen nga Buxheti i Shtetit, në bazë të programit 10-vjeçar të strehimit;
iv) sipërfaqet e trojeve, të miratuara për programet sociale të strehimit;
v) niveli i qirasë së miratuar me vendim të këshillit bashkiak;
d) krijojnë dhe administrojnë, ne nivel vendor, bazën e te dhënave për familjet qe përfitojnë
strehim, sipas këtij ligji;
dh) përcaktojnë kostot maksimale te lejueshme, brenda kufijve te përcaktuar nga ministri qe
mbulon fushën e strehimit, për ndërtimin e banesave, sipas këtij ligji;
e) sigurojnë ndërtimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e banesave sociale me qira;
ë) njoftojnë çdo vit ministrin qe mbulon fushën e strehimit, për ecurinë e programeve te
strehimit, sipas këtij ligji;
f) kryejnë te gjitha funksionet e tjera te parashikuara ne këtë ligj.
Neni 36
Ngritja e kapaciteteve dhe afatet
(Ndryshuar afati në pikën 4 me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
1. Ministri qe mbulon fushën e strehimit, ministri qe mbulon çështjet e decentralizimit dhe Ministri i Financave përcaktojnë përbërjen, organizimin dhe mënyrën e funksionimit te strukturave përgjegjëse, për zbatimin e këtij ligji, pranë bashkive, sipas mundësive te burimeve financiare dhe njerëzore te bashkive.
2. Ministri qe mbulon çështjet e decentralizimit dhe ministri qe mbulon fushën e strehimit, brenda 3 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji, përcaktojnë dhe miratojnë kurrikulen e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve te administratës vendore, ne zbatim te këtij ligji.
3. Ministrat e përmendur ne piken 2 te këtij neni, ne bashkëpunim me institucionet vendase dhe te huaja dhe ne kuadër te programeve te decentralizimit, brenda një viti nga hyrja ne fuqi e këtij ligji, realizojnë fazën e pare te trajnimit për te gjitha bashkite.
4. Bashkite, deri në fund të vitit 2007 nga hyrja ne fuqi e këtij ligji, plotësojnë detyrimet sipas shkronjave “a” e “b” te nenit 35 te këtij ligji.
KREU XI
DISPOZITA TE FUNDIT
Neni 37
Sanksionet
1. Ne kuptim te këtij ligji, kur shkeljet nuk përbejnë vepër penale, përbejnë kundërvajtje
administrative dhe dënohen me gjobe, si me poshtë:
a) për shkelje te pikës 2 te nenit 10, kundërvajtësi gjobitet me një shume nga 100 deri ne
200 për qind te qirasë mujore;
b) për shkelje sipas shkronjës “a” te nenit 12, qiramarrësi detyrohet te ktheje shumën e
përfituar nga grandi, për periudhën qe vërtetohet ndryshimi i te ardhurave;
c) për shkelje sipas shkronjës “b” te nenit 12, qiramarrësi gjobitet me një shume nga 20
000 deri ne 40 000 leke;
ç) për shkelje sipas shkronjës “c” te nenit 12 dhe pikës 1 te nenit 20, qiramarrësi gjobitet me
një shume nga 40 000 deri ne 60 000 leke;
d) falsifikimi i bonusit te strehimit dënohet sipas dispozitave ligjore ne fuqi.
2. Vendosja e sanksioneve behet nga entet menaxhuese. Organi i ngarkuar për ekzekutimin e
sanksioneve është policia bashkiake.
3. Kundër vendimeve te entit menaxhues për vendosjen e sanksioneve mund te behet ankese brenda 10 ditëve pranë kryetarit te bashkise, i cili duhet te marre vendim dhe te njoftoje te interesuarin brenda 30 ditëve.
4. Kundër vendimit te kryetarit te bashkise mund te behet ankese ne gjykate brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit.
Neni 38
Aktet nënligjore
(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4 pikat 3 e 4, 8, 9 pika 1, 11 pika1, 17 pikat 1, 3 e 4, 18 pika 2, 22 pika 1, 34 pika 3, 34/1 shkronja “dh” e 39/1 pikat 1 e 2 të këtij ligji.
2. Ngarkohen ministri qe mbulon fushën e strehimit, Ministri i Financave, ministri qe mbulon çështjet sociale, ministri qe mbulon çështjet e decentralizimit dhe bashkite për zbatimin e këtij ligji.
Neni 39
Shfuqizime
Ligji nr.8030, date 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Neni 39/1
Dispozita transitore
(Shtuar me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007)
1. Banesat, që kanë qenë subjekt i ligjit nr.7652, datë 23.12.1992 dhe të ligjit nr.9321, datë 25.11.2204 “Për privatizimin e banesave dhe objekteve të kthyera në banesa, të ndërtuara me fondet e shoqërive dhe të ndërmarrjeve shtetërore”, të cilat nuk janë privatizuar ende, privatizohen nga organet e qeverisjes vendore sipas procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Banesat, që janë ndërtuar me fonde publike nga Enti Kombëtar i Banesave, të cilat, deri në fund të vitit 2007, rezultojnë me kontrata të palidhura, kalojnë në pronësi të organeve të qeverisjes vendore ku ndodhen. Kalimi i pronësisë së këtyre banesave bëhet nga Enti Kombëtar i Banesave me miratimin e ministrit që mbulon fushën strehimit.Organet e qeverisjes vendore vendosin për privatizimin e tyre vetëm nëse pas kalimit të një periudhe 5-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, familja ka paguar rregullisht qiranë e përcaktuar nga këshilli bashkiak.Privatizimi i tyre bëhet sipas kushteve, kritereve dhe procedurave, që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Familjet, që do të strehohen në banesat në proces, të ndërtuara dhe të blera gjatë vitit 2007 në tregun e lirë nga Enti Kombëtar i Banesave, përzgjidhen sipas kritereve të këtij ligji, për banesat me kosto të ulët
Neni 40
Hyrja ne fuqi
Ky ligj hyn ne fuqi 6 muaj pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4239, date 8.6.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu
Lidhja “A”
Për llogaritjen e kufirit minimal dhe maksimal te te ardhurave te familjes qe përfiton banesa sociale me qera përdoren formulat e mëposhtme:
1. Kufiri minimal i te ardhurave (Kmi) = [Vbx0.04 ]
12×0.25 x 0.5
a- ku Vb është vlera e banesës sipas shkronjës “a” te nenit 6 te këtij ligji;
b- (Vb x 0,04)
12
është masa mujore e qirasë, vlera vjetore e se cilës llogaritet sa 4% e vlerës se banesës, e
përcaktuar ne piken 2 te nenit 11 te këtij ligji;
c – treguesi 0,25 përcaktohet nga shkronja “b” e pikës 2 te nenit 6 te këtij ligji;
ç – treguesi 0,5 është masa e subvencionit te qirasë, sipas pikës 1 te nenit 24 te këtij ligji.
2. Kufiri maksimal i te ardhurave (Kmax) = Vb x 0,04
12 x 0,25
Shembull: Vlera e banesës është 3 000 000 leke. Masa e qirasë mujore te
pasubvencionuar është Vb x 0,04/12 = 1 000 leke. Kufiri minimal i te ardhurave te familjes është 10000/0,25 x 0,5 = 20000 leke (±10%), ndërsa kufiri maksimal i te ardhurave është 10000/0,25 = 4 000 leke (±10%).
Lidhja “B”
Formula e përgjithshme e llogaritjes se vlerës se bonusit te strehimit është:
Ç = Q-A x 0,3 ku Ç
a- Ç është vlera e bonusit;
b- Q është qiraja aktuale te cilën paguan familja;
c- A janë te ardhurat e familjes;
ç- Treguesi 0,3 përcaktohet nga fakti qe pagesat e qirave mujore ne rastin e bonusit te
strehimit, nuk duhet te jene me shume se 30 për qind e te ardhurave mujore;
d- Qm është vlera minimale e qirave te banesave ne tregun e lire, e llogaritur sipas pikës 8
te nenit 2 te këtij ligji;
dh- Treguesi 0,5 është ai i përcaktuar nga neni 15 i këtij ligji.
Vlera e bonusit te strehimit për një bashki te caktuar luhatet nga 0 deri ne Qm/2, ne varësi te
te ardhurave te familjes. Për një vlere qiraje minimale te përcaktuar Qm, vlerat maksimale dhe minimale te bonusit te strehimit, ne varësi te te ardhurave te familjes llogariten sipas formulave te mëposhtme:
Çmax = Qm/2 kur A = [Q – Qm X 0.5] / 0.3(± 0%)
Çmin = 0, kur A > Q/0,3 (±10%)
Shembull 1: Nëse ne bashkine A, niveli minimal i qirasë është 12 000 leke ne muaj për një apartament me strukture 2 + 1 dhe familja paguan një qira prej 20 000 lekesh ne muaj, ndërsa te ardhurat e familjes janë 35 000 leke ne muaj, vlera e bonusit për këtë familje do te jete:
Ç= 14000 – 35000 x 0,3 = 3500 leke. Vlera maksimale e bonusit është: Ç<6 000 leke. Ne këtë rast vlera e bonusit do te jete 3 500 leke, ndërsa familja duhet te paguaje vet diferencën prej 10500 lekesh, midis vlerës se qirasë prej 14000 lekesh dhe vlerës se bonusit. Për te jetuar familjes i ngelen 24 500 leke ne muaj.
Nëse pas llogaritjeve rezulton se ajo qe i ngelet familjes për te jetuar pasi ka paguar diferencën qe i takon nga llogaritjet e mësipërme për qiranë, rezulton me e vogël se masa e ndihmës ekonomike te plote, vlera e bonusit rillogaritet për te mos lejuar familjen te bjere poshtë masës se ndihmës ekonomike te plote. Kjo rillogaritje behet duke mbajtur parasysh kufirin maksimal te vlerës se bonusit.
Shembull 2: Nëse ne te njëjtën bashki e njejta familje jeton ne një banese me qira mujore prej 20 000 lekesh ne muaj, vlera e bonusit te strehimit është Ç = 20 000 – 35 000 x 0,3 = 9 500 leke. Kjo vlere është 3 500 leke me shume se vlera maksimale e përftimit për këtë bashki, për rrjedhoje familja përfiton vetëm shumën prej 6 000 lekesh.
Lidhja “C”
Përcaktimi i kufirit maksimal dhe minimal i te ardhurave te familjes qe përfiton nga banesat
me kosto te ulet.
1. Kufiri minimal i te ardhurave te familjes:
Amin = PMT1/0,35, ku:
a- A janë te ardhurat mujore te familjes,
b- PMT1 = f(i, n, v) është pagesa mujore e kredisë se subvencionuar, e cila është funksion i interesit te kredisë (i), afatit te maturimit (n) dhe 60 – 80% te vlerës se banesës (v). Te dhënat e kësaj formule për treguesit (i), (n) dhe (v) merren nga banka me te cilën është nënshkruar kontrata e menaxhimit te kredisë;
c- Treguesi 0,35 është ai i përcaktuar ne shkronjën “b” te nenit 19 te këtij ligji.
2. Kufiri maksimal i te ardhurave mujore te familjes:
Amax = PMT2/0,35, ku PMT2 është pagesa mujore e kredisë se pasubvencionuar.
Shembull: Vlera e banesës është 25 000 USD, kredia jepet për 80 për qind te vlerës se banesës, me interes 7,8 për qind ne vit dhe afat maturimi 15 vjet. Qeveria subvencionon 4,3 për qind te interesit (pa principialin). Sipas llogaritjeve pagesat mujore te kredisë se subvencionuar rezultojnë 143 USD ose 17150 leke, ndërsa ato te kredisë se pasubvencionuar rezultojnë 189 USD ose 22659 leke. Niveli minimal i te ardhurave te familjes duhet te jete Amin >17150/0,35 = 49000 leke. Niveli maksimal i te ardhurave do te jete Amax < 22659/0,35 =64740 leke.
> Punw�$�iX0� ~së ka për detyrë që, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi, të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar arratisjen e një personi në rastet e shoqërimit, të ndalimit apo të arrestimit nga Policia.
Neni 64
Detyrimi për garantimin e ndihmës mjekësore
1. Kur një punonjësi të Policisë i besohet ruajtja e një personi, për të cilin ai vlerëson se ka nevojë për kujdes mjekësor, punonjësi i Policisë duhet të kërkojë ndihmë mjekësore dhe të marrë masat e nevojshme, realisht të zbatueshme, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e personit.
2. Nëse një punonjës policie dëmton një person gjatë kryerjes së një veprimi kur është në detyrë, ai duhet të kërkojë ndihmë mjekësore dhe të marrë masat e nevojshme dhe realisht të zbatueshme për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e personit.
Neni 65
Detyrimi për të dhënë ndihmë gjatë ushtrimit të detyrës
1. Punonjësi i Policisë duhet t’i vijë në ndihmë një punonjësi tjetër të Policisë gjatë ushtrimit të detyrës, kur vlerëson se ai ka nevojë për ndihmë, me përjashtim të rasteve kur kjo ndihmë refuzohet.
2. Në rastet kur punonjësi i Policisë që ofron ndihmën e tij është në shërbim, ai është i detyruar të vlerësojë dhe të zbatojë përparësinë në kryerjen e detyrës.
Neni 66
Detyrimi për të ruajtur pronën
Punonjësi i Policisë është përgjegjës për ruajtjen dhe administrimin nga çdo dëmtim të armatimit, pajisjeve dhe mjediseve që i janë dhënë në përdorim për ushtrimin e detyrës dhe plotësimin e kushteve të punës dhe të jetesës.
Neni 67
Detyrimi për të mos dhënë informacione të klasifikuara
1. Punonjësi i Policisë nuk duhet të japë informacione të klasifikuara, për të cilat ka marrë dijeni gjatë kryerjes së detyrës ose edhe jashtë saj në mënyrë të rastësishme.
2. Pika 1 e këtij neni përbën detyrim për zbatim edhe për punonjësit e Policisë të liruar ose të përjashtuar nga Policia.
Neni 68
Kufizimet në jetën politike të punonjësve të Policisë
1. Punonjësi i Policisë nuk mund të jetë anëtar i një partie ose organizate politike.
2. Punonjësi i Policisë nuk mund të mbështesë fushatën e një partie ose organizate politike ose të një anëtari të një partie politike apo të një kandidati të pavarur, duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht.
3. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë funksionet e veta në mënyrë të paanshme dhe pavarësisht bindjeve të tij politike.
Neni 69
Detyrimi për të respektuar uniformën
Punonjësi i Policisë përdor uniformën, shenjat dhe simbolet e Policisë vetëm gjatë kryerjes së detyrës.
Neni 70
Detyrimi për të raportuar ankesat
Punonjësi i Policisë i raporton eprorit përkatës ose, në mungesë të tij, eprorit të eprorit, çdo ankesë të marrë në lidhje me sjelljen e një punonjësi tjetër të Policisë.
Neni 71
Detyrimi për të raportuar shkeljen
Punonjësi i Policisë i raporton eprorit përkatës ose, në mungesë të tij, eprorit të eprorit, çdo shkelje, për të cilën ai ka dyshime të mjaftueshme të besojë se është kryer nga një person, pavarësisht nëse ai ka marrë dijeni për këtë shkelje gjatë kryerjes së detyrës ose në rrethana të tjera.
Neni 72
Detyrimi për të raportuar shkeljet e disiplinës
Punonjësi i Policisë i raporton eprorit përkatës ose, në mungesë të tij, eprorit të eprorit, çdo shkelje, për të cilën ai ka dyshime të mjaftueshme të besojë se është kryer nga një punonjës tjetër i Policisë, pavarësisht nëse ai ka marrë dijeni për këtë shkelje gjatë kryerjes së detyrës ose në rrethana të tjera.
Neni 73
Kufizimi për veprimtari të dyta
1. Punonjësi i Policisë nuk mund të punësohet ose të kryejë veprimtari private, të cilat pengojnë plotësimin e kërkesave të detyrës.
2. Në rastet e dypunësimit, punonjësi i Policisë ka detyrimin të njoftojë paraprakisht strukturën përkatëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
3. Punonjësi i Policisë ka detyrimin të njoftojë paraprakisht strukturën përkatëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nëse bashkëshorti/ja, prindërit, motrat e vëllezërit apo fëmijët e tij ndërmarrin një veprimtari apo drejtojnë një biznes që mund të çojë në konflikt interesash me kompetencat dhe detyrën e tij si punonjës policie.
KREU III
PROCEDURAT E BRENDSHME DISIPLINORE
Neni 74
Shkelja disiplinore
Kur nuk përbën vepër penale, vlerësohet shkelje disiplinore çdo veprim ose mosveprim i punonjësit të Policisë, që bie në kundërshtim me Rregulloren e Disiplinës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 75
Masat disiplinore
1. Masat që mund të merren ndaj punonjësit të Policisë në rastet e shkeljeve disiplinore janë:
a) vërejtje;
b) vërejtje me paralajmërim;
c) gjobë në masën sa paga e punonjësit për pesë ditë pune;
ç) shtyrje e afatit të gradimit nga një muaj deri në një vit;
d) pezullim pa pagesë nga pesë ditë deri në tridhjetë ditë;
dh) ulje jo më shumë se një gradë deri në 12 muaj;
e) përjashtim nga Policia.
2. Masa disiplinore e dhënë duhet të jetë në përshtatje me shkeljen e kryer dhe me pasojat e ardhura prej saj.
3. Efektet e masës disiplinore fillojnë pasi të ketë përfunduar procesi disiplinor, ku përfshihen procedurat përkatëse të apelimit dhe pasi të jetë dhënë vendimi përfundimtar.
Neni 76
Procesi disiplinor
1. Vendimi për masën disiplinore duhet t’i komunikohet me shkrim, brenda 3 ditëve pune, vetë punonjësit të Policisë. Punonjësi i Policisë vihet gjithashtu në dijeni për të drejtën e tij për të apeluar vendimin.
2. Punonjësi i Policisë, i ndëshkuar me një masë disiplinore, ka të drejtë të marrë pjesë në procesin disiplinor dhe të ndihmohet nga një punonjës policie i zgjedhur prej tij me të njëjtën gradë ose me gradë më të lartë.
Neni 77
E drejta për ankim
1. Punonjësi i Policisë, ndaj të cilit merret një masë disiplinore, sipas nenit 75 pika 1 shkronjat “a” dhe “b” këtij ligji, ka të drejtë të ankohet tek eprori i punonjësit të Policisë që ka dhënë masën ndaj tij brenda 5 ditëve nga çasti i marrjes dijeni për dhënien e masës disiplinore.
2. Punonjësi i Policisë, ndaj të cilit merret një masë disiplinore, sipas nenit 75 pika 1 shkronjat “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe “e” të këtij ligji, ka të drejtë të ankohet me shkrim në komisionin e apelimit të punonjësve të Policisë brenda 10 ditëve nga çasti i marrjes dijeni me shkrim për dhënien e masës disiplinore. Brenda 30 ditëve nga marrja dijeni e vendimit të komisionit të apelimit, punonjësi i Policisë ka të drejtë të ankimojë vendimin në gjykatë.
3. Masa disiplinore nuk mund të jepet nga eprori, nëse ajo nuk i komunikohet punonjësit të Policisë brenda 30 ditëve nga vënia re e shkeljes dhe verifikimi i saj.
4. Procedurat disiplinore bëhen publike, me përjashtim të rasteve kur problemet që do të shqyrtohen klasifikohen sekrete.
5. Punonjësi i Policisë, ndaj të cilit merret një masë disiplinore, sipas nenit 75 të këtij ligji, ka të drejtë që, brenda 30 ditëve nga marrja dijeni për masën disiplinore të marrë ndaj tij, të ankohet edhe drejtpërdrejt në gjykatë.
Neni 78
E drejta për ankim në rastet e lirimit nga detyra
Çdo punonjës policie, i cili njoftohet se i është dhënë autorizimi për t’u liruar nga detyra, sipas nenit 57 pika 2 shkronja “b” të këtij ligji, ka të drejtë ta apelojë atë në komisionin e apelimit të punonjësve të Policisë ose drejtpërdrejt në gjykatë, si dhe ka të drejtë që, brenda 30 ditëve nga marrja dijeni për lirimin e tij nga detyra, të ankohet edhe drejtpërdrejt në gjykatë.
Neni 79
Afatet e evidentimit të masës disiplinore
1. Masat disiplinore “Vërejtje”, “Vërejtje me paralajmërim” dhe “Gjobë në masën sa paga e punonjësit për pesë ditë pune” qëndrojnë në dosjen personale të punonjësit të Policisë për një periudhe prej 6 muajsh, periudhë pas së cilës shuhen.
2. Masat disiplinore “Shtyrja e afatit të gradimit nga një muaj deri në një vit”, “Pezullimi pa pagesë nga pesë ditë deri në tridhjetë ditë” dhe “Ulje deri në një gradë” qëndrojnë në dosjen personale të punonjësit të Policisë për një periudhë prej një viti nga data e përfundimit të ekzekutimit të masës, periudhë pas së cilës shuhen.
3. Pas kalimit të periudhave të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, i gjithë dokumentacioni që lidhet me masat disiplinore të përcaktuara në nenin 75 shkronjat “dh” dhe “e” të këtij ligji vendoset në Qendrën e të Dhënave të Personelit dhe ruhet gjatë gjithë kohës së punës së këtij punonjësi. Këto të dhëna nuk mund t’i bëhen të ditura asnjë institucioni apo strukture pa lejen me shkrim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
4. Masa disiplinore “Përjashtim nga Policia” qëndron përgjithmonë në dosjen personale të ish-punonjësit të Policisë.
Neni 80
Rregullorja e Disiplinës
Kategoritë dhe llojet e shkeljeve disiplinore, kriteret, rregullat, procedurat dh e dokumentacioni për dhënien e masave disiplinore, si dhe përbërja, mënyra e organizimit dhe e funksionimit të komisionit të apelimit të punonjësve të Policisë përcaktohen në Rregulloren e Disiplinës.
Neni 81
Hetimi pavarur i sjelljes së punonjësve të Policisë
Procedurat për përcaktimin e veprimeve që duhet të merren kur një qytetar beson se veprimet apo mosveprimet e punonjësit të Policisë kanë dhunuar të drejtat dhe liritë e tij parashikohen në Rregulloren e Disiplinës.
KREU IV
ÇËSHTJET QË LIDHEN ME PUNËSIMIN
Neni 82
Sindikata e Policisë së Shtetit
Sindikata e Policisë është një e vetme dhe ka për qëllim përfaqësimin e punonjësve të Policisë, anëtarë të saj, në të gjitha çështjet që ndikojnë në mbarëvajtjen e punës së tyre dhe efikasitetin në punë.
Sindikata e Policisë mund të përfaqësojë punonjësit e Policisë, anëtarë të sindikatës, në mbrojtje të tij në të gjitha rastet e apelimit për çdo çështje të ngritur, në mbështetje të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të këtij ligji.
Të gjithë punonjësit e Policisë, me përjashtim të Drejtorit të Përgjithshëm dhe zëvendësdrejtorëve të përgjithshëm të Policisë, mund të jenë anëtarë të sindikatës.
Punonjësit e Policisë së Shtetit, që nuk dëshirojnë të jenë anëtarë të Sindikatës së Policisë së Shtetit, duhet të dorëzojnë një kërkesë me shkrim në organin drejtues të sindikatës.
Sindikata e Policisë krijohet dhe funksionon në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 83
Ndalimi i së drejtës së grevës
Punonjësve të Policisë u ndalohet e drejta e grevës.
Neni 84
Ndalimi i përdorimit të mjeteve të Policisë
në veprimtaritë sindikaliste
Punonjësve të Policisë u ndalohet të mbajnë uniformën e Policisë, të mbajnë armë apo të përdorin ndonjë mjet policie gjatë veprimtarive sindikaliste.
Neni 85
Detyrimet e Policisë ndaj Sindikatës së Policisë
1. Ministri e lejon kryesinë e përcaktuar në statutin e sindikatës të mblidhet katër herë në vit gjatë orarit të punës.
2. Ministri e lejon asamblenë e përcaktuar në statutin e sindikatës të mblidhet një herë në vit gjatë orarit të punës.
3. Marrëdhëniet mes sindikatës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë rregullohen me marrëveshje dypalëshe.
KREU V
TRAJTIMI I PERSONELIT
Neni 86
Rregullat dhe procedurat për marrëdhëniet e punës, trajnimit, ecurisë në karrierë dhe ndërprerjes së saj, përcaktohen në Rregulloren e Personelit në zbatim të këtij ligji, të miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Neni 87
Koha e punës dhe e pushimit
1. Koha e punës dhe e pushimit për punonjësit e Policisë njësohet me atë të punonjësve të tjerë të administratës publike, përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.
2. Pushimi vjetor i pagueshëm për punonjësit e Policisë është 30 deri në 45 ditë kalendarike dhe jepet i shkallëzuar, sipas niveleve dhe gradave.
3. Kur për arsye pune e shërbimi, pushimi vjetor nuk mund të jepet brenda vitit, ai duhet të jepet jo më vonë se në muajin mars të vitit pasardhës, në të kundërt bëhet kompensimi në vlerë, sikurse edhe për orët shtesë të punës dhe të shërbimit.
4. Në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme, të fatkeqësive natyrore apo të gatishmërisë, koha deri në 24 orë mbi kohën normale të punës e të shërbimit, brenda 6 muajve, nuk trajtohet si orë shtesë pune.
5. Në rast fatkeqësie familjare, martese apo në raste të tjera të veçanta, punonjësit të Policisë i jepet deri në 7 ditë leje e pagueshme ose deri në 2 muaj leje pa të drejtë pagese.
Periudha e lejes pa të drejtë pagese nuk llogaritet në vjetërsi pune e shërbimi dhe as për efekte të ecurisë në karrierë.
6. Kriteret dhe masat e përfitimeve përcaktohen me akt të veçantë normativ të Këshillit të Ministrave.
Neni 88
Rregullimi i pagave
1. Për shkak të përgjegjësisë dhe të rrezikshmërisë së lartë në detyrë, punonjësi i Policisë ka përparësi në trajtimin me pagë.
2. Paga e punonjësit të Policisë caktohet sipas gradës dhe funksionit që ka fituar.
3. Paga mujore e punonjësit të Policisë përbëhet nga paga bazë, që është paga për gradë dhe nga shtesat mbi pagën bazë (në përqindje ose në shumë absolute) për kushte të tjera të veçanta të vendit të punës e të shërbimit, përfshirë profesionin, kualifikimin dhe kohën e qëndrimit në gradë për kompensim të privacioneve dhe humbjeve që i krijohen punonjësit të Policisë, për shkak të nevojave të punës e të shërbimit.
4. Punonjësi i Policisë përfiton edhe të gjitha shtesat e tjera të veçanta mbi pagë, si dhe shpërblimet që përfitojnë punonjësit e tjerë të administratës publike.
5. Punonjësit e Policisë përfitojnë çdo vit, në fund të vitit financiar, një shpërblim deri në një pagë mujore, të njëjtë me atë të përfituar nga punonjësit civilë dhe punonjësit e tjerë të administratës shtetërore. Ky shpërblim jepet në bazë të një shkalle përpjesëtueshmërie, që pasqyron kohën e punës së kryer nga punonjësi gjatë vitit financiar. Punonjësit që nuk kanë mungesa në punë për çfarëdo arsye, përveç kohës së pushimit, kanë të drejtën e shpërblimit të plotë. Kjo pagë nuk përfitohet në rastet kur punonjësi është ndëshkuar me masën “Përjashtim nga Policia”.
6. Rregullimi i pagave, kriteret dhe përgjegjësitë për dhënien e tyre miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 89
Dhënia e pensionit dhe përfitimeve suplementare
(Shfuqizuar me ligjin nr. 10142, datw 15.5.2009)
Neni 90
Përparësia për rikthim në shërbim
Punonjësi i Policisë që gjendet në pagesë kalimtare dhe që plotëson kushtet e kriteret për të vazhduar karrierën policore, nëse ajo është ndërprerë, në çdo rast ka përparësi për t’u rikthyer në shërbim brenda një viti nga çasti që fiton pagesën kalimtare, në raport me kandidaturat e tjera që mund të paraqiten për një funksion të caktuar, sipas gradës që mban apo që i takon.
Neni 91
Baza e të dhënave të shenjave të gishtave dhe ADN-së së punonjësve të Policisë
1. Shenjat e gishtave dhe mostra e ADN-së e të gjithë punonjësve të Policisë do të ruhen në një bazë të dhënash në Laboratorin e Policisë Shkencore, për të përjashtuar të dhënat e tyre nga ato të proceseve. Ruajtja e të dhënave do t’i shërbejë procesit të rekrutimit për ata që do të aplikojnë për t’u pranuar në Policinë e Shtetit dhe këto të dhëna do të merren nga të gjithë punonjësit në shërbim, nëse ato nuk janë marrë në çastin e marrjes në punë.
2. Shenjat e gishtave dhe mostra e ADN-së së marrë, për të krijuar këtë bazë të dhënash, do të shkatërrohen, qoftë në letër apo formë elektronike, sapo një punonjës policie del në pension, lirohet apo përjashtohet nga Policia.
3. Nëse një punonjës policie rikthehet, shenjat e gishtave dhe mostra e ADN-së do të rimerren.
PJESA E KATËRT
KOMPETENCAT E POLICISË
KREU I
MASAT PËR RUAJTJEN E RENDIT DHE TË SIGURISË PUBLIKE
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 92
Detyrat
Në zbatim të përgjegjësive të përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji, punonjësit e Policisë kryejnë veprimet e mëposhtme:
a) duhet të shmangin në të gjitha rastet rrezikun për shtetasit dhe veten;
b) në rastet kur punonjësit e Policisë vlerësojnë se ka nevojë për marrjen e masave shtesë ose nevojitet ndihmë, duhet menjëherë të njoftojnë autoritetet përgjegjëse administrative dhe t’i këshillojnë ato për masat e mundshme.
Neni 93
Proporcionaliteti
1. Masa për të shmangur rrezikun duhet të jetë në proporcion me shkallën e rrezikshmërisë dhe ajo nuk duhet të përbëjë kapërcim të kufijve të nevojës për situatën e paraqitur.
2. Masa mbetet e përshtatshme edhe nëse ajo ul masën e rrezikut ose e pakëson atë përkohësisht. Nëse masa është e paefektshme, atëherë mund të zgjidhet një masë tjetër me ndikim më të madh.
Neni 94
Ndërprerja e masave
Zbatimi i mëtejshëm i çdo mase të ndërmarrë ndërpritet menjëherë kur shkaku i saj nuk ekziston më.
Neni 95
Ekzekutimi i menjëhershëm
1. Ekzekutimi i menjëhershëm i masës mund të merret vetëm nëse duhet mënjanuar një rrezik real dhe i çastit për sigurinë dhe rendin publik, i cili nuk mund të shmanget me anë të mjeteve të tjera.
2. Personi, ndaj të cilit ndërmerret masa, duhet të njoftohet menjëherë për masën e marrë.
3. Autoritetet mund të kërkojnë, me një akt administrativ, që kostoja për ekzekutimin e menjëhershëm të rifinancohet nga ata persona që janë përgjegjës, sipas neneve 97 dhe 98 të këtij ligji.
Neni 96
Masat për ruajtjen e rendit
1. Kur sjellja e një personi cenon rendin dhe sigurinë publike, ndaj tij merret masë.
2. Nëse cenimi i rendit dhe sigurisë publike ka ardhur si pasojë e veprimeve të një personi të mitur nën 14 vjeç, përveç masave të marra ndaj tij, sipas nenit 11 të këtij ligji, punonjësi i Policisë njofton prindin ose kujdestarin e të miturit nën 14 vjeç për ndërprerjen e veprimeve të paligjshme të të miturit.
Neni 97
Përgjegjësia për gjendjen e objekteve
Kur siguria dhe rendi publik rrezikohen ose cenohen nga gjendja e një objekti, punonjësi i Policisë merr masa ndaj pronarit të objektit ose, në rast pamundësie, njofton organin kompetent. Masa mund të jepet edhe ndaj personit që sillet si pronar i objektit.
Neni 98
Masat ndaj palëve të treta
1. Masat mund të merren ndaj personave që nuk përfshihen në nenet 96 dhe 97 të këtij ligji, në qoftë se rreziku real dhe i çastit për sigurinë dhe rendin publik ose cenimi i sigurisë dhe i rendit publik nuk mund të shmangen ndryshe dhe për sa kohë që punonjësi përkatës i Policisë nuk ka personelin dhe mjetet e duhura.
2. Sipas kushteve paraprake të pikës 1 të këtij neni, punonjësit e Policisë mund të kërkojnë ndihmë; ata gjithashtu mund të marrin përkohësisht në posedim objekte të tilla si mjedise akomodimi, medikamente dhe ushqim, mjete pune, materiale ndërtimi dhe mjete transporti.
3. Në çdo rast të bash këpunimit vullnetar apo të përdorimit me forcë të pronës së palëve të treta, lëshohet procesverbali përkatës.
4. Në çdo rast të thirrjes ose bashkëpunimit vullnetar të një personi apo pale të tretë për ndihmë, për përdorim të mjediseve, mjeteve, objekteve, sendeve apo konsumit të mallrave dhe materialeve të tyre, bëhet kompensimi fizik ose monetar.
5. Lloji dhe masa e kompensimit përcaktohen duke mbajtur parasysh përgjegjësinë e palëve dhe përfitimin nga shërbimi i ofruar, në përputhje me Kodin Civil dhe miratohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
6. Kur i interesuari nuk bie dakord me llojin dhe masën e kompensimit, ka të drejtën e ankimit në gjykatë.
7. Pretendimi për kompensim, sipas këtij neni, duhet të paraqitet jo më vonë se 30 ditë nga data e lindjes së kësaj të drejte dhe të realizohet jo më vonë se 30 ditë pas paraqitjes së kërkesës. Me mbarimin e këtij afati, i interesuari ka të drejtë që në rrugë gjyqësore të kërkojë edhe kompensimin për kamatëvonesat ose fitimin e munguar.
Neni 99
Masa e shpërblimit të individit për ndihmën e dhënë
1. Çdo individ mund të ndihmojë Policinë për kryerjen e detyrave të përcaktuara në ligj.
2. Nëse gjatë ndihmës që i jep Policisë, individi plagoset, sëmuret, apo humbet aftësitë e tij për punë, ai ka të drejtë të përfitojë çdo ndihmë mjekësore, pension, pagesë për aftësi në punë dhe pagesë në rast vdekjeje, përfitime të cilat i takojnë një punonjësi policie në rast aksidenti në punë. Paga mbi të cilën llogariten përfitimet e mësipërme është ajo që përfitonte individi në vendin e tij të punës ose paga për të cilën është siguruar në mënyrë vullnetare apo si bujk privat, deri në 30 ditë para ndodhjes së ngjarjes, por ajo nuk mund të jetë më e vogël se paga bazë për gradën “Nënkomisar”. Për rastet kur individi nuk është në marrëdhënie pune ose i siguruar, paga mbi të cilën llogariten këto përfitime është paga bazë për gradën “Kryeinspektor”.
KREU II
MASAT SPECIALE
Neni 100
Njoftimi për paraqitje në Polici
1. Punonjësi i Policisë njofton individë për t’u paraqitur në zyrat e Policisë në këto raste:
për të marrë informacion për parandalimin e një rreziku;
për të identifikuar persona që mund të kenë dijeni për rrezikun apo incidentin;
për të identifikuar shkelësit e mundshëm të ligjit.
2. Njoftimi për paraqitje bëhet me anë të fletënjoftimit ose edhe verbalisht, duke përcaktuar arsyen e paraqitjes, punonjësin e Policisë, kohën, vendin dhe informacion për të kontaktuar punonjësin e Policisë në rast pamundësie për t’u paraqitur.
3. Kur për shkak të kushteve personale dhe familjare, personi që njoftohet nuk mund të paraqitet në zyrat e Policisë, punonjësi i Policisë mund të shkojë ta marrë këtë informacion në vendbanimin e personit të njoftuar.
Neni 101
Shoqërimi në Polici
1. Punonjësi i Policisë bën shoqërimin e personave në mjediset e Policisë ose në organin urdhërdhënës në rastet e mëposhtme:
a) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij në organin kompetent;
b) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë.
2. Personat e shoqëruar kanë të drejtën e trajtimit njerëzor dhe të respektimit të dinjitetit të tyre. Ata njoftohen menjëherë nga punonjësi i Policisë për shkaqet e shoqërimit.
3. Personat e shoqëruar mbahen në mjedise të ndryshme nga ato të personave të ndaluar ose të arrestuar. Në këto raste mbajtja e personave në Polici zgjat derisa çështja, për të cilën është kryer shoqërimi, verifikohet, por në çdo rast jo më shumë se 10 orë.
4. Për rastet e shoqërimeve për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, për dëbimet ose ekstradimet, procedurat dhe afatet e mbajtjes përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi.
5. Për shoqërimin dhe mbajtjen e personave në zyrat e Policisë, punonjësi i Policisë bën dokumentimin e veprimit dhe njofton menjëherë eprorin e vet ose organin e interesuar për sqarimin e çështjes.
6. Në të gjitha rastet e shoqërimit dhe mbajtjes në zyrat e Policisë, merren parasysh kushtet personale dhe familjare të personit që shoqërohet.
Neni 102
Kontrolli i identitetit
1. Punonjësi i Policisë bën kontrollin e identitetit të personave kur:
a) janë të pranishëm ose në afërsi të drejtpërdrejtë me vendngjarjen dhe kur janë dëshmitarë të mundshëm të veprës penale;
b) ekzekutohet një urdhër i organeve përkatëse;
c) kërkohen personat e dyshuar për cenim të rendit publik;
ç) ata hyjnë ose dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë;
d) për rrethana të kohës dhe vendit, dyshohet se personi është përfshirë në veprime të jashtëligjshme.
2. Për një identifikim të besueshëm të personit, punonjësi i Policisë bazohet në dokumentet ligjore të identifikimit.
Neni 103
Të dhënat në rastet e shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit
Për të regjistruar nga ana administrative të dhënat e personave të arrestuar, të ndaluar ose të shoqëruar, Policia kryen këto veprime:
1. Në rast shoqërimi Policia evidenton për çdo pers on të shoqëruar të dhënat për:
a) gjeneralitetet;
b) vendbanimin;
c) përshkrimin e pamjes së personit, përfshirë shenja të veçanta;
ç) punën që kryen;
arsyet e shoqërimit;
dh) orën, datën dhe vendin e shoqërimit;
e) zyrën e Policisë ku është kryer shoqërimi;
ë) punonjësin e Policisë, i cili ka kryer shoqërimin.
Këto të dhëna ruhen për shtatë vjet.
2. Në rast arrestimi apo ndalimi, Policia evidenton për çdo person të arrestuar apo të ndaluar të dhënat për:
a) gjeneralitetet;
b) vendbanimin;
c) përshkrimin e pamjes së personit, përfshirë shenja të veçanta;
ç) punën që kryen;
d) veprën penale për të cilën është arrestuar apo të ndaluar;
dh) hollësi për mënyrën e kryerjes së veprës penale, për të cilën është arrestuar apo ndaluar;
e) orën, datën dhe vendin e arrestimit apo të ndalimit;
ë) zyrën e Policisë ku është mbajtur;
f) punonjësin e Policisë, i cili ka kryer arrestimin apo ndalimin.
3. Nga çdo person i arrestuar apo i ndaluar, në çdo rast, Policia merr të dhënat e mëposhtme:
shenjat e gjurmëve të gishtave dhe të pëllëmbëve të duarve;
dy fotografi, një pamje ballore dhe një profil;
mostrën për analizën e ADN-së, kur ekzistojnë kushtet teknike për konservimin dhe administrimin e kampioneve.
4. Punonjësi i Policisë me gradë “Nënkomisar” apo më lart ose në rast emergjence dhe në mungesë të një punonjësi të tillë të Policisë, punonjësi me gradën më të lartë mund të autorizojë përdorimin e forcës së arsyeshme për të realizuar kërkesat e pikës 3 të këtij neni, nëse personi i arrestuar apo i ndaluar kundërshton kërkesën.
5. Policia mund të marrë nga çdo person i shoqëruar të dhënat identifikuese, të përcaktuara në pikën 3 të këtij neni, nëse këto të dhëna nevojiten për të përcaktuar identitetin e personit. Nëse personi i shoqëruar nuk arrestohet apo ndalohet, të dhënat identifikuese të marra duhet të eliminohen pasi të përcaktohet identiteti i tij.
6. Punonjësit e Policisë, të caktuar me detyrë në pikat e kalimit kufitar, mund të marrin shenjat e gjurmëve të gishtave për qëllime identifikimi nga çdo person që kalon kufirin, kur kryen ose dyshohet se ka kryer një vepër penale apo për qëllime administrative.
7. Për të gjithë personat e arrestuar apo të ndaluar, Policia e Shtetit krijon një bankë qendrore me të gjitha të dhënat e mbledhura, sipas pikës 2 të këtij neni dhe me të gjitha shenjat e gishtave, fotografitë dhe ADN-në, të marra sipas pikës 3 të këtij neni.
8. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka detyrimin të eliminojë të dhënat e identitetit, të përcaktuara në pikën 3 të këtij neni, të cilat i merren personit të arrestuar apo të ndaluar, mbi bazën e kërkesës së tij, nëse çështja penale në ngarkim të tij pushohet apo ai shpallet i pafajshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Neni 104
Largimi nga vendndodhja
Për të shmangur kërcënimin ose shqetësimin për rendin ose sigurinë publike, punonjësi i Policisë mund të urdhërojë personin të largohet nga vendndodhja ose mund ta ndalojë atë të hyjë në një mjedis, për aq kohë sa ky kërcënim apo shqetësim vazhdon.
Neni 105
Bllokimi i rrugëve
Për nevoja të rendit dhe sigurisë publike dhe zbatimit të ligjit, ose në rastet e fatkeqësive natyrore apo të aksidenteve, punonjësit e Policisë bllokojnë pjesë të rrugëve ose të mjediseve publike, deri në kryerjen e veprimeve të nevojshme ligjore.
Neni 106
Masat mbrojtëse
1. Masat mbrojtëse merren ndaj personave të sëmurë mendorë, të dehurve, të droguarve ose ndaj personave me sëmundje ngjitëse. Në këto raste punonjësi i Policisë e shoqëron personin në mjediset e Policisë, në institucionet shëndetësore, në qendrat e rehabilitimit apo e dorëzon te kujdestari apo personat përgjegjës.
2. Punonjësit e Policisë marrin masat e nevojshme për mbrojtjen:
a) e personit, gjendja e të cilit tregon qartë se nuk mund të kontrollojë veprimet dhe sjelljen e tij dhe për këtë arsye mund t’i shkaktojë dëmtime fizike apo rrezikim të jetës së tij apo të të tjerëve. Zbatimi i masës në mjediset e Policisë vazhdon për aq kohë sa është e nevojshme, por jo më shumë se 10 orë;
b) e të miturit që nuk mbikëqyret më ose është larguar nga prindi apo kujdestari i tij, duke ia rikthyer kujdestarit apo duke e dërguar në qendrat e përkujdesit për të miturit, sipas afatit të përcaktuar në shkronjën “a” të kësaj pike.
3. Për të ushtruar përgjegjësitë e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, punonjësi i Policisë mund të bëjë kontrollin dhe këqyrjen fizike të këtyre personave.
Neni 107
Trajtimi i të shoqëruarve
1. Nëse një person shoqërohet sipas nenit 101 të këtij ligji, atëherë ai duhet të njoftohet menjëherë për arsyet e shoqërimit.
2. Personit të shoqëruar duhet t’i jepet menjëherë mundësia për të njoftuar një të afërm ose një person të cilit ai i beson. Nëse i shoqëruari nuk është në gjendje të ushtrojë të drejtat e tij si më sipër dhe nëse nuk bie ndesh me vullnetin e personit, Policia njofton kryesisht personat e sipërpërmendur. Kur i shoqëruari është i mitur, atëherë në çdo rast njoftohet menjëherë personi përgjegjës për mbikëqyrjen e tij. E njëjta gjë vlen edhe për të rriturit, për të cilët është caktuar një kujdestar.
3. Femrat dhe meshkujt shoqërohen në mjedise të veçuara. Të miturit shoqërohen në mjedise të veçanta nga ato të të rriturve.
Neni 108
Bllokimi i sendeve
1. Sendet bllokohen ose sekuestrohen vetëm në rastet kur lejohet me ligj dhe në përputhje me procedurat përkatëse ligjore.
2. Me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj, sendet mund të bllokohen vetëm nëse është krejtësisht i pashmangshëm evitimi i kërcënimit të çastit ndaj rendit dhe sigurisë publike. Punonjësi i Policisë që vepron, harton procesverbalin e caktuar, i cili i jepet poseduesit nëse ai njihet.
3. Sendet bllokohen vetëm për aq kohë është e nevojshme. Pas kësaj, sendet i kthehen poseduesit nëse është identifikuar ose nëse identifikohet pa vonesë. Nëse brenda 90 ditëve, ose në një hark kohor më të shkurtër, siç mund ta kërkojë natyra e sendit, poseduesi i sendit nuk mund të identifikohet ose nuk kërkon me dëshirën e tij kthimin e sendit, sendi i bllokuar kalon në pronësi të shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
4. Policia ka përgjegjësinë të kryejë verifikime për identifikimin e pronarit të sendeve të bllokuara.
Neni 109
Kontrolli i personit
1. Punonjësi i Policisë mund të kontrollojë çdo person të arrestuar ose të ndaluar, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe me legjislacionin në fuqi:
a) për të siguruar prova për kryerjen e veprës penale;
b) për objekte ose sende që mund të rrezikojnë jetën e tij ose të të tjerëve.
2. Kontrolli kryhet në tri forma:
a) kontrolli në publik i rrobave të trupit të një personi, i cili kufizohet në një kontroll sipërfaqësor të veshjeve të jashtme;
b) kontrolli i imët kryhet në vende të caktuara që nuk shihen nga publiku, ku personi i ndaluar ose i arrestuar nuk shihet nga persona të tjerë dhe përfshin heqjen e më shumë se veshjeve të jashtme;
c) kontrolli intim, i cili ka të bëjë me këqyrjen fizike të pjesëve të hapura në trupin e personit dhe kryhet nga punonjës të shëndetësisë vetëm në spitale ose në mjedise të tjera shëndetësore.
3. Kontrollet, sipas pikës 2 shkronja “a” të këtij neni kryhen nga punonjës policie të së njëjtës gjini me personin e kontrolluar, kur e lejojnë rrethanat. Për kontrollin e të miturve kërkohet edhe prania e prindit ose e kujdestarit.
4. Punonjësi i Policisë mund të kryejë kontrollin e çdo personi, sipas pikës 2 shkronja “a” të këtij neni, përveç personave, të cilëve ligji u njeh imunitet, kur ka informacione të besueshme se ata kanë sende të rrezikshme për vetë personin apo për personat e tjerë.
5. Kontrolli i imët mund të kryhet vetëm nëse ai vlerësohet i nevojshëm për të hequr sendin e ndaluar dhe punonjësi i Policisë gjykon që personi i arrestuar apo i ndaluar mund ta ketë fshehur atë. Ky kontroll kryhet nga një punonjës policie i së njëjtës gjini me personin e kontrolluar.
6. Kontrolli intim kryhet me vendim të gjykatës. Kontrolli intim ndërmerret si masë e fundit ndaj personit që dyshohet se fsheh prova materiale të veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale. Kontrolli intim kryhet vetëm nga një mjek ose infermier i kualifikuar.
7. Rregullat e hollësishme për kryerjen e kontrollit përcaktohen me udhëzim të ministrit.
Neni 110
Kontrolli mjekësor i personit
1. Për të parandaluar kërcënimin për jetën, një personi mund t’i bëhet kontroll mjekësor. Për këtë arsye, marrja e kampioneve të gjakut ose ndërhyrje të tjera në trup nga një mjek, në përputhje me rregullat mjekësore për qëllime ekzaminimi, lejohet pa miratimin e personit, nëse kjo nuk dëmton shëndetin e tij dhe masa vlerësohet e nevojshme nga mjeku.
2. Kontrolli mjekësor i personit bëhet me vendim gjykate, me përjashtim të rasteve të kërcënimit të menjëhershëm, raste në të cilat punonjësi i Policisë e kryen detyrën me nismën e tij. Të dhënat e mbledhura gjatë kontrollit mund të përdoren vetëm për qëllimin e këtij neni, që është parandalimi i rrezikut serioz për shëndetin.
Neni 111
Kontrolli i objekteve
1. Një objekt, me përjashtim të mjediseve të përcaktuara në nenin 112 të këtij ligji, mund të kontrollohet nëse:
a) zotërohet nga një person që është kontrolluar sipas nenit 113 të këtij ligji;
b) faktet bëjnë të dyshohet se brenda objektit ndodhet një person:
i) i cili duhet të arrestohet ose të ndalohet;
ii) i cili është mbajtur në mënyrë të jashtëligjshme;
iii) për të cilin punonjësi i Policisë ka dyshime të bazuara se kontrolli është i nevojshëm për mbrojtjen e jetës nga një rrezik i çastit;
c) faktet bëjnë të dyshohet se aty ndodhet një send tjetër që mund të konfiskohet.
2. Kontrollohet një automjet që ka brenda një person, identiteti i të cilit mund të verifikohet në një pikë kontrolli; kur ekziston një nga kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, kontrolli mund të bëhet edhe ndaj sendeve brenda automjetit.
3. Përdoruesi i objektit ka të drejtë të jetë i pranishëm gjatë kontrollit të tyr e. Nëse ai nuk paraqitet, ftohet një përfaqësues apo dëshmitar tjetër. Përdoruesit duhet t’i dorëzohet një kopje e procesverbalit të kontrollit dhe arsyet, nëse kërkohen prej tij.
Neni 112
Ndërhyrja në mjedise
1. Mjedise, në kuptim të këtij ligji, quhen banesa dhe dhomat ngjitur, dhomat e punës, mjediset e veprimtarive profesionale, si dhe çdo pronë tjetër private që lidhet me këto dhoma.
2. Ndërhyrja dhe kontrolli në mjedise mund të bëhen pa lejen e pronarit nëse:
a) është e nevojshme të parandalohet një kërcënim i çastit për jetën dhe shëndetin;
b) një punonjës policie ka dyshime të bazuara të mendojë se një person, i cili plotëson kushtet e nenit 106 të këtij ligji, ndodhet në atë mjedis.
3. Nëse pronari apo personi që zotëron mjedise ose përfaqësuesi i tij nuk janë të pranishëm gjatë ndërhyrjes, sipas pikës 2 të këtij neni, duhen njoftuar menjëherë për arsyen e kontrollit për sa kohë që qëllimi i masës së marrë nuk vihet në rrezik.
4. Në të gjitha rastet e hyrjeve dhe të kontrolleve, sipas këtij neni, punonjësi i Policisë harton një raport, ku përmenden arsyet e hyrjes dhe kryerjes së kontrollit dhe rezultatet e tij. Një kopje e këtij raporti i jepet, sipas kërkesës, personit të interesuar ose personave të autorizuar prej tij.
Neni 113
Kontrolli antiterrorist
1. Punonjësit e Policisë kanë të drejtë të kryejnë me iniciativë kontrolle për parandalimin e akteve terroriste në banesa, ndërtesa, mjedise dhe hapësira publike, për të garantuar sigurinë e personave dhe të rendit kushtetues kombëtar e sigurisë ndërkombëtare. Këtë të drejtë ata e ushtrojnë në rastet e flagrancës, në rast ndjekjeje të personit, si dhe kur ka prova apo informacione të besueshme se është duke u përgatitur një akt terrorist dhe kur nga vonesa e ushtrimit të kontrollit mund të zhduken ose humbasin mjetet ose gjurmët e kryerjes së krimit. Pas ushtrimit të kontrolleve, punonjësit e policisë janë të detyruar të hartojnë procesverbalin përkatës dhe t’ia dërgojnë atë brenda 48 orëve prokurorit të vendit ku është bërë kontrolli. Një kopje e procesverbalit i lihet pronarit ose poseduesit të objektit apo personit të kontrolluar.
Personat e kontrolluar nga Policia kanë të drejtë që të bëjnë ankim në gjykatën e juridiksionit ku ndodhet organi i Policisë, nëse e konsiderojnë kontrollin e tyre nga Policia si të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin
2. Kontrolli antiterrorist përfshin kontrollin për eksplozivë, kontrollin kimik, biologjik dhe radioaktiv.
Neni 114
Mbledhja e të dhënave
1. Punonjësi i Policisë ka përgjegjësi të mbledhë të dhëna për nevoja të mbrojtjes së rendit e të sigurisë publike dhe/ose për parandalimin dhe zbulimin e krimeve, duke shfrytëzuar çdo burim që mund të japë të dhëna. Për këtë qëllim ai mund të përdorë edhe bashkëpunimin e fshehtë me individë, vëzhgimin e fshehtë të personave dhe mjediseve, si dhe pajisjet gjurmuese të vendndodhjes.
2. Ndalohet marrja e të dhënave për persona vetëm për arsye të tilla si gjinia, etnia, raca, gjuha, feja, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale, prirja seksuale apo përkatësia prindërore.
3. Organet e administratës publike, personat fizikë e juridikë janë të detyruar t’i paraqesin të dhënat identifikuese dhe informacionet e mbledhura në mënyrë të ligjshme, kur u kërkohen nga Policia, përjashtuar të dhënat, shpërndarja e të cilave është e ndaluar me ligj.
4. Rregullat konkrete për përdorimin e burimeve të informacionit, si dhe për marrjen, administrimin, verifikimin dhe vlerësimin e të dhënave që përfitohen prej tyre përcaktohen me udhëzim të ministrit.
Neni 115
Bashkëpunimi i fshehtë me individët
1. Punonjësi i Policisë detyrohet të pranojë dhe të vlerësojë çdo informacion që vjen në mënyrë të fshehtë nga individë dhe që lidhet me mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe/ose parandalimin e veprave penale.
2. Kur një person vendos marrëdhënie të fshehta bashkëpunimi me Policinë për të informuar për çështje që lidhen me mbrojtjen e rendit e të sigurisë publike dhe/ose për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprave penale, është i detyruar të ruajë sekretin e këtij bashkëpunimi dhe të informacioneve të klasifikuara, derisa të përfundojë detyrimi ligjor për ruajtjen e sekretit.
3. Punonjësit e Policisë kanë detyrimin të ruajnë fshehtësinë e identitetit dhe të rrethanave të tjera për personat që bashkëpunojnë në mënyrë të fshehtë me Policinë, nëpërmjet dhënies së informacioneve për mbrojtjen e rendit e të sigurisë publike ose për parandalimin dhe goditjen e veprave penale.
4. Mënyra e administrimit dhe e ruajtjes së fshehtësisë së deklarimeve ose kallëzimeve bëhet sipas dispozitave përkatëse të legjislacionit procedural penal.
Neni 116
Masa të veçanta
1. Kur në bazë të të dhënave që disponohen dyshohet se një person ka kryer një vepër penale, ose po planifikon apo po organizon që të kryejë një krim dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet ose të parandalohet në rrugë e mënyra të tjera, punonjës i i Policisë me gradën “Drejtues” ose më lart, sipas juridiksionit lëndor, i bën kërkesë prokurorit për të marrë masat e mëposhtme:
a) përgjimin e fshehtë të bisedave të një personi në vende publike;
b) përgjimin e fshehtë të bisedave telefonike ose telekomunikimeve të një personi, në përputhje me legjislacionin përkatës;
c) përdorimin e pajisjeve teknike për fotografim, regjistrim audio ose video, në përputhje me legjislacionin përkatës.
2. Përdorimi i masave të veçanta, sipas pikës 1 të këtij neni, lejohet për aq kohë sa ekzistojnë arsyet ose rrethanat që kanë bërë të nevojshme përdorimin e tyre dhe zgjat sipas afateve të vendosura në legjislacionin përkatës.
3. Kur referimi i veprës penale, për të cilën janë përdorur masat e veçanta, nuk bëhet brenda gjashtë muajve pas përfundimit të përdorimit të masave të veçanta, të parashikuara në këtë nen, i gjithë informacioni i mbledhur, si rezultat i përdorimit të këtyre masave, asgjësohet.
Neni 117
Veprimtaria informative
1. Veprimtaria informative e Policisë, në kuptim të këtij ligji, vlerësohet procesi i grumbullimit, sistemimit, vlerësimit, analizimit, shpërndarjes dhe përdorimit të informacionit për nevoja të mbrojtjes së rendit e të sigurisë publike ose për nevoja të parandalimit e zbulimit të veprave penale.
2. Veprimtaria informative e Policisë bazohet vetëm në të dhënat e marra në përputhje me ligjet përkatëse dhe me aktet normative të nxjerra në zbatim të tyre.
3. Rregullat konkrete për realizimin e veprimtarisë informative të Policisë prej strukturave përkatëse, si dhe masat për ruajtjen e të dhënave dhe për kontrollin e kësaj veprimtarie informative përcaktohen me udhëzim të ministrit.
KREU III
RASTE DHE FORMA TË PËRDORIMIT TË FORCËS
Neni 118
Përdorimi i forcës
Përdorimi i forcës mbi personat është veprimi i drejtpërdrejtë nëpërmjet forcës fizike, pajisjeve, mjeteve të tjera apo armëve të zjarrit.
Punonjësi i Policisë përdor forcën për të përmbushur një synim të ligjshëm vetëm kur kjo është e nevojshme dhe vetëm nëse të gjitha masat e tjera janë të pasuksesshme apo të pamundura. Punonjësi i Policisë përdor nivelin minimal të forcës së nevojshme, në përputhje me parimin e përpjesëtueshmërisë.
Punonjësi i Policisë përzgjedh nivelin e nevojshëm të forcës ndërmjet mundësive të përshkallëzuara që, ndër të tjera, përfshijnë bindje me fjalë, shtrëngim fizik, mjete goditëse, mjete me lëndë kimike paralizuese, mjete me goditje elektrike, qen policie dhe armë zjarri.
Të dëmtuarit i jepet ndihmë, ku përfshihet edhe ajo mjekësore, pas përdorimit të forcës, në rast se kjo është e nevojshme dhe e mundur.
Punonjësi i Policisë duhet të paralajmërojë se do të përdorë forcën para përdorimit të saj. Ky paralajmërim mund të mos kryhet nëse rrethanat nuk e lejojnë, veçanërisht kur përdorimi i menjëhershëm i forcës është i nevojshëm për të parandaluar një rrezik real dhe të çastit.
Grupe personash duhen paralajmëruar sa më shpejt të jetë e mundur se do të përdoret forcë ose se forma e forcës së përdorur do të ndryshohet, në mënyrë që pjesëmarrësit të lejohen të largohen.
Neni 119
Përdorimi i armëve të zjarrit
Punonjësi i Policisë përdor armët e zjarrit që ka në përdorim në rastet dhe sipas kushteve të përcaktuara në legjislacionin përkatës që rregullon përdorimin e armëve të zjarrit.
Neni 120
Masat e detyrueshme mjekësore
Masat mjekësore të ndërmarra ndaj personave të shoqëruar, si dhe trajtimi i tyre bëhen sipas rregullave dhe kushteve të përcaktuara në aktet përkatëse normative.
Neni 121
Kryerja e operacioneve speciale
1. Për kryerjen e operacioneve të sigurisë së veçantë dhe zgjidhjen e situatave, të cilat nuk mund të përballohen nga shërbimet e tjera të Policisë, përdoren struktura speciale operacionale rezervë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
2. Përgjegjësitë e këtyre strukturave janë:
a) çlirimi ose shpëtimi i pengjeve;
b) kapja e personave të armatosur me rrezikshmëri të lartë dhe transportimi i tyre në mjediset e Policisë;
c) mbështetja e strukturave, të cilat sigurojnë personalitetet e larta shtetërore, të vendit ose të huaja, në rastet kur ka të dhëna për akte terroriste ndaj tyre;
ç) rivendosja e rendit dhe e sigurisë publike, kur kjo është e pamundur vetëm me strukturat e tjera policore.
3. Punonjësve të strukturave speciale operacionale u garantohet fshehtësia e identitetit për veprimtarinë operacionale.
4. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të strukturave speciale operacionale, si dhe procedurat, rregullat dhe kriteret e përdorimit të tyre përcaktohen me urdhër të ministrit.
PJESA E PESTË
TË NDRYSHME
Neni 122
Policimi në komunitet
1. Çdo drejtor i drejtorive të Policisë në qarqe harton një strategji vjetore të policimit në qark për sigurinë në komunitet, pas këshillimeve me personat e përcaktuar në pikën 2 të këtij neni.
2. Personat e përcaktuar për qëllimet e pikës 1 të këtij neni janë:
a) prefekti, i cili ushtron funksionet në qarkun që mbikëqyret nga drejto ri i Policisë së qarkut;
b) kryetari i bashkisë dhe drejtues të pushtetit vendor, të cilët ushtrojnë funksionet në Policinë e qarkut që mbikëqyret nga drejtori i Policisë së qarkut;
c) përfaqësues nga drejtoritë e institucioneve të qarkut;
ç) përfaqësues nga grupet e interesit.
3. Strategjia vjetore e policimit në qark, e hartuar në përputhje me pikën 1 të këtij neni, duhet:
a) të identifikojë konfigurimin e veprave penale dhe të shkeljeve të tjera të ligjit, të cilat janë më të përhapura në qarkun përkatës të Policisë;
b) të propozojë rekomandime për uljen e nivelit të veprave penale dhe të shkeljeve të ligjit në qark dhe të shprehë qartë angazhimin për të bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme me përfaqësues të komunitetit;
c) të identifikojë mënyrat si janë trajtuar shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e komunitetit gjatë 12 muajve të kaluar.
4. Drejtori i drejtorisë së Policisë së qarkut duhet të paraqesë strategjinë vjetore, për të cilën ai është përgjegjës, te Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kur paraqet raportin, sipas nenit 30 pika 3 të këtij ligji, si dhe te kryetarët e njësive vendore.
5. Strategjia e Policisë në nivel qarku, së bashku me raportin, sipas nenit 30 pika 3 të këtij ligji, i dorëzohet për miratim Grupit të Politikave në takimin e tij të muajit janar.
Neni 123
Përpunimi i të dhënave personale
1. Mbledhja, ruajtja, përdorimi dhe komunikimi i të dhënave personale për qëllime të Policisë kufizohet vetëm me nevojat operacionale, kur janë të nevojshme për parandalimin e rrezikut real ose parandalimin e një vepre penale. Gjatë përpunimit të të dhënave respektohen parimet dhe rregullat e përcaktuara nga Këshilli i Europës në “Konventën për Mbrojtjen e Individëve për Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale” të 28 janarit 1981, ratifikuar me ligjin nr.9288, datë 7.10.2004 dhe me ligjin nr.8792, datë 10.10.2001 “Për krijimin e Qendrës së Përpunimit të të Dhënave”.
2. Të dhënat mund t’u komunikohen agjencive të huaja policore vetëm mbi bazën e një marrëveshjeje bashkëpunimi, në të cilën struktura e policisë që e kërkon merr përsipër detyrimin se do t’i trajtojë dhe ruajë në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke siguruar një shkallë të caktuar të mbrojtjes së të dhënave, të barabartë ose në nivel më të lartë nga ajo që garantohet në ligjet e mësipërme.
Neni 124
Medaljet e nderit dhe certifikatat
1. Ministri jep medalje nderi për punonjës të Policisë, punonjës të shërbimeve mbështetëse dhe punonjës policie të huaj, të atashuar në vendin tonë, kur ata shquhen për merita të veçanta.
2. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe zëvendësit e tij japin certifikata lavdërimi për punonjës të Policisë të dalluar në zbatimin e detyrave.
Neni 125
Llojet e medaljeve dhe certifikatave
1. Ministri jep këto medalje: Medalja e Nderit, Medalja për Trimëri dhe Medalja për Shpëtim Jete.
2. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë jep këto certifikata lavdërimi: Certifikatë për Shërbime të Dalluara, Certifikata e Karrierës, si dhe Certifikatë për Rezultate në Sigurimin e Rendit Publik.
3. Motivimi, rregullat dhe procedurat për dhënien e medaljeve, forma e tyre dhe shpërblimi financiar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Llojet e certifikatave të lavdërimit, kriteret dhe procedurat për dhënien e tyre përcaktohen në Rregulloren e Brendshme të Policisë.
PJESA E GJASHTË
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 126
Kalimi në sistemin e ri të gradave
1. Për kalimin nga sistemi i gradave të dhëna sipas ligjit nr. 8643, datë 20.7.2000 “Për gradat në Policinë e Shtetit”, në sistemin e gradave, sipas këtij ligji, Këshilli i Ministrave nxjerr vendim për përcaktimin e tabelës së funksioneve korresponduese për çdo gradë, si dhe ekuivalentimin e tyre, në bazë të nenit 39 të këtij ligji.
2. Punonjësi i Policisë merr gradën që i korrespondon funksionit që kryen, vetëm nëse ka minimalisht 2/3 e vjetërsisë së shërbimit, llogaritur sipas afateve të përcaktuara në nenin 41pika 4 shkronja “a” të këtij ligji.
a) Punonjësit të Policisë që nuk plotëson vjetërsinë për gradën që i korrespondon funksionit që kryen në çastin e kalimit, i jepet grada më e lartë, për të cilën ai plotëson minimumi 2/3 e vjetërsisë së shërbimit, duke e emëruar në një funksion që i korrespondon gradës që merr.
b) Në vjetërsinë e shërbimit, për efekt të marrjes së gradës në çastin e kalimit, punonjësit të Policisë do t’i llogariten:
i) koha e punës si ushtarak në strukturat e Policisë së Kufirit dhe të Gardës së Republikës, kur ato ishin pjesë e Forcave të Armatosura;
ii) koha e punës me statusin e punonjësit të Gardës së Republikës;
iii) koha e punës si punonjës policie në strukturat e Policisë së Shtetit;
iv) koha e punës në strukturat e Ministrisë së Brendshme ose të Ministrisë së Rendit Publik, si punonjës me status policor;
v) koha e punës në strukturat e administratës publike, me cilësinë e këshilltarit për probleme të rendit dhe sigurisë publike;
vi) periudha që punonjësi i Policisë ka punuar si ushtarak i shërbimit aktiv të përhershëm, si dhe gjysma e periudhës që punonjësit e administratës shtetërore kanë punuar jashtë strukturave të përcaktuara në nënndarjet “i”, “ii”, “iii”, “iv” dhe “v” të kësaj shkronje;
c) Në rast se punonjësi i Policisë nuk pranon të marrë gradën e dhënë sipas këtij ligji, lirohet nga Policia me gradën që ka mbajtur, sipas ligjit nr.8643, datë 20.7.2000 “Për gradat në Policinë e Shtetit”.
3. Afatet e qëndrimit në gradë, për efekt të konkurrimit për ecje në karrierë të punonjësit të Policisë, pas kalimit në sistemin e gradave, sipas këtij ligji, do të llogariten si më poshtë:
a) nga data e marrjes së gradës, sipas ligjit nr.8643, datë 20.7.2000 “Për gradat në Policinë e Shtetit”, kur grada e marrë nga punonjësi i Policisë në çastin e kalimit dhe ajo paraardhëse është ekuivalente ose më e ulët;
b) nga data e marrjes së gradës në çastin e kalimit, kur punonjësi i Policisë merr gradë më të lartë se ajo ekuivalente, që ka mbajtur sipas ligjit nr.8643, datë 20.7.2000 “Për gradat në Policinë e Shtetit”.
4. Për realizimin e procesit të kalimit në sistemin e gradave, sipas këtij ligji, ngrihen komisione kalimtare, të cilat shqyrtojnë dokumentacionin dhe u propozojnë autoriteteve, që e kanë kompetencë gradimin dhënien e gradave përkatëse punonjësve të Policisë.
5. Përbërja e komisioneve kalimtare, mënyra dhe nivelet e organizimit, të funksionimit, si dhe procedurat që ndjekin këto komisione, përcaktohen me urdhër të ministrit. Këto komisione përfundojnë së funksionuari pas realizimit të procesit të kalimit në këtë sistem gradash.
6. Kalimi në këtë sistem gradash përfundon jo më vonë se gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave, që do të dalë në zbatim të nenit 39 të këtij ligji.
7. Punonjësi i Policisë ka të drejtë që, brenda 30 ditëve nga marrja dijeni, të ankohet për gradën e marrë tek eprori i autoritetit që i ka dhënë gradën ose drejtpërdrejt në gjykatë.
Neni 127
Trajtimi i personelit
Trajtimi ekonomik e financiar i punonjësve të Policisë në karrierë dhe pas ndërprerjes së saj, deri në miratimin e akteve normative përkatëse, të parashikuara në këtë ligj, bëhet sipas dispozitave të ligjit nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar dhe të akteve normative të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tij.
Neni 128
Shfuqizimi i akteve
Ligji nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar; ligji nr. 8293, datë 26.2.1998 “Për Policinë Kriminale”; ligji nr. 8292, datë 25.2.1998 “Për Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë”, i ndryshuar; ligji nr. 7498, datë 5.7.1991 “Për ruajtjen e rendit e të qetësisë”, i ndryshuar; ligji nr. 8643, datë 20.7.2000 “Për gradat në Policinë e Shtetit”, si dhe akte të tjera normative në fuqi, që rregullojnë veprimtarinë e Policisë, por që bien ndesh me këtë ligj, shfuqizohen.
Neni 129
Miratimi i akteve normative
Ngarkohet Këshilli i Ministrave dhe ministri të nxjerrin aktet normative në zbatim të këtij ligji brenda një viti nga hyrja në fuqi e tij.
Neni 130
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5359, datë 19.6.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu