Zyra e Transparences Qytetare, Korçë organizoi ditën e merkurë, dt. 8 Shkurt 2012, një takim të madh publik për të promovuar Rrjetin e Transparencës Qytetare në këtë qytet. Ky rrjet përbehet nga përfaqësues të të gjitha kategorive sociale në Korçë. Rrjeti ka në përberje e vet edhe përfaqësues nga komuniteti Rom dhe Egjyptian. Aktualisht ky rrjet ka në përbrje të vet 80-100 qyetetarë. Synimi kryesor i rrjetit është promovimi i pjesëmarrjes qytetare në vendimarrjen e pushteti lokal si dhe nxitja e transparencës qeverisë. Organizimi i këtij rrjeti masiv është bërë i mundur falë angazhimit të drejpërdrejtë atë Qendrës ÇIP dhe të degës së saj lokale në Korçë, Zyra për Transparëncë Qytetare.

 

Në kuadër të këtij aktiviteti masiv, që u zhvillua në ambjentet e Hotel Grand, Zyra e Transparencës Qytetare, Korçë i bëri apel Këshillit Bashkiak që, në shqyrtimin e Pakëtës Fiskale 2012, të mos anashkalojë hallkat ligjore të procesit vendimarrës. Deklarata publike u lexua para mediave të shumta të pranishme nga drejtuesi i Zyrës së Korçës, z Ridvan Meçollari.

 

Paketa Fiskale është akti më i rëndësishëm normativ që Këshilli Bashkiak miraton në një vit. Paketa cakton barrën fiskalë që çdo qytetar duhet të derdhë në arkën e bashkisë në formën e taksave dhe tarifave. Si e tillë, diskutimi i të ardhurave në buxhet me vetë taksapaguesit është një proces që duhet marrë shumë seriozisht. Kjo vendimarrje prek këdo që jeton e punon në territorin qe admisnitrin Bashkia Korçë, qofshin këto bisnese të mëdha, të vogla apo qytetarë të thjeshtë.

 

Ne deklaratën publike të lexuar nga z. Meçollari, u thelsua se Bashkia Korçë ka tashmë një traditë të mirë në thithjen e mendimit të publikut në vendimarrje. Por “Nuk ka rast më të mirë se sa diskutimi i taksave dhe tarifave vendore për ta promovuar akoma dhe me shume pjesëmarrjen publikut në vendimarrje; nuk ka rast me te mire se ky per te rritur akoma  standartet e transparences në qytetin e Korçës”.

 

Drejtori i Qendrës ÇIP, Gerti Shella theksoi disa herë gjatë takimit se diskutimi i Paketës Fiskale me bashkësinë është mbi të gjitha një detyrim ligjor. Ligji 8652, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE”, në nenin 35 “Për seancat e këshillimeve me bashkësinë dhe e drejta e publikut për t’u informuar“, përcakton shprehimisht se:

 

“Këshilli bashkiak, përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, zhvillon seanca këshillimi me bashkësinë. Seancat e këshillimit janë të detyrueshme për rastet e parashikuara në nenin 32 shkronjat “dh”, “e”, “f” he “k”; …ku në rastin konkret “f” është atehërë kur Keshilli “Vendos për taksat e tarifat vendore, si dhe nivelin e tyre”

 

Prej një viti tashmë, Zyra e Transparencës Qyteare monitoron aktivitetin e Këshillit Bashkiak Korçë, sa i takon  detyrimive që burojnë nga neni 35 i ligjit 8652. Eshtë në përgjegjësinë tonë t’i bëjmë apel sot Këshillit Bashkiak të mos anashkalojë detyrimin e qartë ligjor që i ngarkon neni 35 edhe ne rastin e diskutimit te Paketes Fiskale.

 

Promovimi i Rrjetit te Transparences Qytetare, Korce. Kerkesa e pare: Diskutim publik i Paketes Fiskale 2012 from Qendra CIP on Vimeo.

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim