LIGJI Nr.10 033, dt 11.12.2008 “PËR LOJËRAT E FATIT”
LIGJ
Nr.10 033, datë 11.12.2008
PËR LOJËRAT E FATIT
(Ndryshuar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009)
(Ndryshuar me ligjin nr. 10149, datë 28.2.2009)
(Ndryshuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
(Ndryshuar me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është të krijojë kuadrin e nevojshëm ligjor për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të lojërave të fatit, lejimin e organizatorëve dhe licencimin e tyre për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit, si dhe mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton llojet e lojërave të fatit, kushtet, kriteret dhe procedurat, që rregullojnë këtë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe bashkëpunimin e strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit.
Neni 3
Fusha e zbatimit
Fusha e zbatimit të këtij ligji përfshin subjektet, që ushtrojnë veprimtarinë sipas llojeve të lojërave të fatit, të parashikuara në nenin 5 të këtij ligji dhe autoritetin e mbikëqyrjes dhe të kontrollit të tyre.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Lojëra fati” janë lojërat e përcaktuara në këtë ligj, ku pjesëmarrësit paguajnë një shumë të caktuar dhe u jepet mundësia e fitimit në para, sende apo të drejta të tjera, ku faktori fat ka ndikim të drejtpërdrejtë si në fitimin, ashtu edhe në humbjen e pjesëmarrësve në secilën lojë.
Nuk vlerësohen lojëra fati:
a) konkurset, që zhvillohen në bazë të njohurive të pjesëmarrësve, ku fituesi merr një çmim të caktuar, të vendosur për këtë qëllim;
b) pagesat, që bëhen nga sigurimi i jetës ose llojet e tjera të sigurimit, nëpërmjet tërheqjes me short të biletave, të emetuara për këtë qëllim.
2. “Organizator” është personi juridik, i cili lejohet të ushtrojë veprimtari në fushën e lojërave të fatit, në zbatim të dispozitave të këtij ligji.
3. “Mjetet e lojërave” janë mjetet elektrike, elektronike ose mekanike, që përdoren ose synohet të përdoren për të luajtur lojëra fati dhe funksionimi i të cilave ka një ndikim në rezultatin e lojës.
4. “Publicitet” është çdo formë njoftimi për promovimin e lojërave të fatit, qëllimi i dukshëm i së cilës është dhënia e informacionit publikut në medien e shkruar dhe audiovizive.
5. “Miratimi për dhënien e lejes për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit” (më poshtë Miratim) është akti administrativ, me anë të të cilit organizatori i lojërave të fatit ka të drejtë të ushtrojë veprimtarinë në këtë fushë: kazino elektronike, bingo tradicionale, bingo televizive, baste sportive dhe baste për gara në pistë.
6. “Licencë” është akti administrativ, i lëshuar nga autoriteti i parashikuar në ligj, me anë të të cilit organizatori i lojërave të fatit ka të drejtë të ushtrojë veprimtarinë e lojërave për kazino dhe lotari kombëtare.
7. “Lojtar” është personi që merr pjesë në lojërat e fatit, sipas rregullave të përcaktuara në lojën e fatit.
8. “Rregullore e lojës së fatit” është tërësia e rregullave të propozuara nga organizatori i lejuar/licencuar i lojës, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e organizuesit dhe të pjesëmarrësit në lojën e fatit, si dhe kushtet për ushtrimin e lojës së caktuar dhe rregullat e lojës.
9. “Aplikim” është kërkesa që i drejtohet autoritetit të parashikuar në ligj për t’u pajisur me licencë për organizimin e lojërave të fatit, sipas dispozitave të këtij ligji.
10. “Fondi i ngurtësimit” është shuma, e cila ngurtësohet nga organizatorët e lojërave të fatit, në një bankë të caktuar, me seli në Republikën e Shqipërisë, në favor të Ministrisë së Financave, si garanci për fituesit e lojërave të fatit.
11. “Lojë fati promocionale” është loja, që promovon produkte ose shërbime, në të cilën pjesëmarrësit mund të konkurrojnë për çmime apo bonuse.
12. “Bast” është vendosja e një çmimi ose para nga një lojtar për rezultatin e një ngjarjeje.
13. “Pajisje basti” janë pajisjet kompjuterike, bileta ose çdo gjë tjetër, e përdorur për zhvillimin e lojërave për baste.
14. “Hipodrom” është një vend apo një stadium për organizimin e garave në pistë.
15. “Baste për gara në pistë” është vendosja e basteve për rezultatin e garave me kuaj ose me qen, të administruara në hipodrom.
16. “Baste sportive” janë bastet e vendosura jo për garat e pistave.
17. “Lotari kombëtare” janë të gjitha lojërat e lotarisë, që mund të ofrohen vetëm nga mbajtësi i licencës për lotari kombëtare.
18. “Videolotari” (më poshtë VLT) është lotaria e luajtur nëpërmjet videoterminaleve, të lidhura me një sistem rrjetesh elektronike, ku rezultati i lojës mbështetet në shansin e prodhuar nga serveri, bazuar në gjenerimin e numrave të rastësishëm.
19. “Pajisje lotarie” janë pajisje kompjuterike, përfshirë terminalin e VLT-së, bileta ose çdo gjë tjetër, të përdorura për zhvillimin e lojërave të lotarisë.
20. “Kredit” është mundësia që i jepet një personi të paguajë, pasi shërbimi të jetë kryer, nëpërmjet dhënies hua të parave ose ekuivalentit të parave, por nuk përfshin përdorimin e parapagimit me kartë në vend të parave cash.
21. “Kazino elektronike” është mjedisi, ku lojtarëve u ofrohet mundësia për të luajtur me makina elektronike të tipit slot dhe makina elektronike me shumë lojtarë dhe videolotari.
22. “Kazino” është mjedisi ku lojtarëve u ofrohet mundësia për të luajtur me mjetet e lojërave të fatit, si makina të tipit slot, videolotari ose makina elektronike, me shume lojtarë, si dhe tryeza loje, sipas përkufizimit përkatës të dhënë.
23. “Makina elektronike” është pajisja, e cila lejon një ose më shumë lojtarë të luajnë pa ndërhyrjen e njeriut.
24. “Makinë slot” është një makinë loje, nëpërmjet së cilës vetëm një lojtar mund të lejohet të luajë, në të njëjtën kohë, e cila ka një mekanizëm gjenerues të numrave të rastësishëm, të instaluar në makinë, që përcakton rezultatin e lojës.
25.”Makinë elektronike me shumë lojtarë” është makina e lojës, nëpërmjet së cilës mund të luajnë, në të njëjtën kohë, më shumë se një lojtar, e cila ka një mekanizëm gjenerues të numrave të rastësishëm, të instaluar në makinë, që përcakton rezultatin e lojës.
26. “Tryezë loje” është pajisje loje, ku një ose më shumë lojtarë mund të luajnë, në të njëjtën kohë, së bashku me shpërndarësin e letrave dhe/ose zareve, që më poshtë do të quhet “kupjer”.
27. “Bingo tradicionale” është loja ku, nga hedhja e shortit, dalin aq numra sa nevojiten për të pasur një fitues. Në këtë lojë pjesëmarrësit luajnë brenda një salle dhe pajisen me bileta të caktuara, të cilat përmbajnë një grup numrash, pjesë përbërëse të një grupi tjetër të caktuar numrash.
28. “Bingo televizive” është bingo tradicionale, e luajtur jashtë sallave, e cila e bën publike hedhjen e shortit nëpërmjet medies televizive.
29. “Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit”(NJMLF) është person juridik publik, në varësi të Ministrit të Financave.
30. “QKR” është Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
Neni 5
Llojet e lojërave të fatit
Llojetë e lojërave të fatit, që zhvillohen në Republikën e Shqipërisë, janë:
1. Baste sportive;
2. Baste për gara në pistë;
3. Kazino;
4. Kazino elektronike;
5. Lotari kombëtare;
6. Bingo tradicionale;
7. Bingo televizive.
Neni 6
Mbrojtja nga lojërat e fatit
(Ndryshuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
Organizatorit të lojërave të fatit i ndalohet të punësojë dhe të lejojë të futen apo të luajnë në mjediset e lojërave të fatit persona nën moshën 18 vjeç.
Organizatori merr masa të ndalojë të luajë në mjediset e lojërave të fatit një person mbi 18 vjeç, për të cilin ka një kërkesë me shkrim, të paktën prej njërit nga familjarët, i cili, për shkak të gjendjes ekonomike familjare, kërkon moslejimin e këtij personi të hyjë në mjediset e lojërave të fatit.
Kërkesa duhet të jetë e noterizuar dhe depozitohet pranë Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.Kërkesës i bashkëngjitet një kopje e certifikatës së gjendjes familjare.
Pas marrjes së këtij denoncimi, NJMLF-ja njofton të gjitha subjektet, që operojnë në fushën e lojërave të fatit, për moslejimin e këtij personi të luajë në këto mjedise.Njoftimi publikohet edhe në faqen zyrtare të njësisë.
Neni 7
Mbrojtja e lojtarit
1.Në mjedisin ku luhen lojërat e fatit duhet të ekspozohet gjithmonë një tabelë e dukshme, paralajmëruese për lojtarët, për të treguar mundësinë e ndikimit negativ nga lojërat e fatit.
2. Ndalohet ndërtimi/marrja me qira e mjediseve, me fushë veprimtarie lojëra fati, të ekspozuara pranë institucioneve fetare, arsimore dhe shëndetësore.
3. Përmbajtja e paralajmërimeve, sipas pikës 1 të këtij neni dhe largësia ndaj institucioneve, sipas pikës 2 të këtij neni, përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.
Neni 8
Ndalimi i nxitjes për të marrë pjesë në lojërat e fatit
(Shtuar fjalë në fjalinë e parë në pikën 2 me ligjin 10351, datë 11.11.2010)
1. Ndalohet ofrimi, ndihma ose nxitja e një loje apo e lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë, në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
2. Ndalohet zhvillimi i lojërave on-line, nëpërmjet internetit, nga shoqëritë e miratuara dhe të licencuara, sipas këtij ligji, përjashtuar shoqëritë e basteve sportivedhe i licencuari për lotari kombëtare, në përputhje me pikën 2 të nenit 26 të këtij ligji. NJMLF-ja ka të drejtë të kërkojë bllokimin e faqeve të internetit të shoqërive që ofrojnë zhvillimin e lojërave on-line.
Neni 9
Publiciteti i lojërave të fatit
(Shtuar pika 3 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)
1. Ndalohet publiciteti për lojëra fati në një mënyrë që shfaqet veçanërisht për të miturit, ose që i paraqet lojërat e fatit si zgjidhje të problemeve financiare.
2. Ndalohet publiciteti në medien e shkruar dhe audiovizive, me përjashtim të buletineve informative të vetë organizatorit të lojës. Njoftimet e shoqërive në teletekstet e medieve vizive dhe shpërndarja e buletineve informative janë vetëm për lojtarët dhe jo për publikun.
3. Subjekti i licencuar për lotarinë kombëtare lejohet që, në përputhje me pikën 1 të këtij neni, në bazë të rregullave të miratuara nga Këshilli i Ministrave dhe të marrëveshjes së nënshkruar me Ministrin e Financave, të bëjë publicitet në lidhje me lojërat e ofruara nga lotaria kombëtare dhe të hartojë e të shpërndajë buletine informative, si dhe të bëjë reklama e njoftime në medien e shkruar dhe audiovizive.
KREU II
LEJIMI I USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË SË LOJËRAVE TË FATIT, KRIJIMI ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I NJËSISË SË MBIKËQYRJES SË TYRE
Neni 9/1
Licencimi
(Shtuar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009)
Veprimtaritë e përcaktuara në këtë lig jpërfshihen në lloje në XII.3, të shtojcës së ligjit për licencat.Licencimi i këtyre veprimtarive bëhet sipas ligji për licencat ose sipas dispozitave në vijim, të këtij ligji.Këshilli i Ministrave vendos për përdorimin e njërës nga këto dy mënyra, sipas ndarjes në nën lloje.Në rastin e dytë nuk zbatohet parimi i miratimit në heshtje.
Neni 10
Rregulla të përgjithshme
(Ndryshuar pika 2 dhe shtuar fjali në shkronjën ç) të pikës 4 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
(Ndryshuar shkronja c) e pikës 4 dhe shtuar pika 6 me ligjin nr.10351, datë 11.11.2010)
1. Bastet sportive, bastet për garat në pistë, kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bingot televizive lejohen të organizohen nga çdo subjekt, që përmbush kriteret e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore, në zbatim të tij, pasi ka marrë miratimin e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
2. Autoriteti i autorizuar nga Këshilli i Ministrave për dhënien e licencave i jep licencë për kazino dhe për lotari kombëtare aplikantit, që shpallet fitues në një procedurë gare, e cila zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij e që plotëson kriteret ligjore të përcaktuara për marrjen e licencës kazino.
3. Ministri i Financave u jep autorizim subjekteve publike ose private, për të organizuar lojëra fati promocionale, nëpërmjet shitjes dhe tregtimit të mallrave apo në ndonjë mënyrë tjetër gjatë ushtrimit të veprimtarisë s ë tyre, për efekt promovimi ose publiciteti të mallit. Mënyrat, format, kriteret dhe rregullat shtesë për organizimin e lojërave të fatit promocionale përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Shoqëria për organizimin e basteve sportive, basteve për garat në pistë, kazinosë elektronike, bingos apo bingos televizive regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në organet tatimore, në përputhje me legjislacionin, për regjistrimin e subjekteve dhe procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë:
a) brenda 30 ditëve përpara hapjes së veprimtarisë, shoqëria duhet ta paraqesë të gjithë dokumentacion e kërkuar, sipas nenit 19 dhe dispozitave të këtij ligji për miratim te NJMLF-ja;
b) shoqëria për organizimin e basteve sportive, të basteve për garat në pistë, kazinosë elektronike, bingos apo bingos televizive mund ta ushtrojë veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) për hapjen e çdo salle të re, ku do të zhvillohet veprimtaria, organizatori njofton, paraprakisht, NJMLF-në, për të marrë miratimin dhe për t’u pajisur me NIPT-in sekondar, i cili lëshohet për çdo vendndodhje dytësore të biznesit;
ç) organizatori (shoqëria) duhet të njoftojë NJMLF-në, brenda 30 ditëve për mbylljen e çdo salle, ndryshimin e selisë, të personelit apo të numrit të mjeteve të lojërave për çdo sallë, në përputhje me miratimin që zotëron. Në rastin e mbylljes së sallës, organizatori duhet të depozitojë, përveç kërkesës pranë NJMLF-së, edhe një vërtetim nga organet tatimore se organizatori (shoqëria) nuk ka detyrime të pashlyera ndaj organeve tatimore;
d) në sallën e lojërave të fatit mund të ushtrohet veprimtari nga më shumë se një organizator, i lejuar për lojëra fati;
dh) procedura për hapjen dhe mbylljen e sallave/kazinove elektronike, ku zhvillohet veprimtaria e lojërave të fatit, përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave.
5. Shitja, lënia peng dhe çdo formë tjetër e disponimit të aksioneve të organizatorit të lejuar për zhvillimin e lojërave të fatit, bëhen me njoftim të NJMLF-së. Kjo procedurë përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave.
6. Këshilli i Ministrave, me vendim, miraton rregullat, procedurat, afatet dhe specifikimet teknike të mekanizmave të fiskalizimit e të monitorimit të lojërave të fatit.
Neni 11
Rregullorja e lojërave të fatit
Rregullorja e lojës së fatit propozohet nga organizatori i lojës dhe miratohet nga NJMLF-ja.
Rregullorja detyrimisht duhet të përmbajë:
a) emrin dhe selinë e organizuesit;
b) emrin, përshkrimin dhe kohëzgjatjen e lojës së fatit;
c) kushtet për pjesëmarrje në lojën e fatit;
ç) vendin, ku organizohet loja, përkatësisht, territorin, ku bëhet shitja e biletave;
d) çmimin individual të biletës, përkatësisht kombinacionet;
dh) afatin e fundit për pjesëmarrje në lojë;
e) sasinë dhe vlerën monetare të biletave të shitura;
ë) fondin e fitimit dhe llojin e fitimeve;
f) përshkrimin e biletës dhe të fletëpagesës;
g) mënyrën, procedurën dhe mbikëqyrjen e tërheqjes, përkatësisht mënyrën e verifikimit të fitimeve;
gj) mënyrën e publikimit të shumave të fondit fitues dhe të rezultateve të lojës;
h) mënyrën dhe afatin e pagesës së fitimeve monetare;
i) mënyrën e njohjes së pjesëmarrësit në lojë me rregullat;
j) procedurat në rastin e revokimit të tërheqjes;
k) çdo dokumentacion të kërkuar nga NJMLF-ja.
Neni 12
Krijimi dhe statusi i NJMLF-së
(Ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 10149, datë 28.9.2009)
(Shfuqizuar pika 3 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
1. Për mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në ushtrimin e veprimtarisë së organizatorëve të licencuar në fushën e lojërave të fatit, krijohet Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
2. NJMLF-ja është person juridik publik, me seli në Tiranë, në varësi të Ministrit të Financave.
3. Shfuqizuar.
4. Shoqëritë e miratuaradhetëlicencuaranëfushën e lojëravetëfatitderdhinnëllogarinë e NjësisësëMbikëqyrjessëLojëravetëFatit 0,5 përqindtëxhirosvjetore, porjomëpak se:
a) 2 000 000 (dymilionë) lekënëvitpërshoqëritë e licencuarapërkazinodhelotarikombëtare;
b) 1 500 000 (njëmilion e pesëqindmijë) lekënëvitpërshoqëritëqëorganizojnëkazinoelektronike;
c) 1 000 000 (njëmilion) lekënëvitpërshoqëritëqëorganizojnë baste sportive dhe baste përgaranëpistë;
ç) 300 000 (treqindmijë) lekënëvitpërshoqëritëqëorganizojnë bingo tradicionale e televizive.
5. Mënyra dhe afatet e kryerjes së pagesës përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.
Neni 12/1
Financimi dhe buxheti i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit
(Shtuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit financohet nga të ardhurat e veta. Burimet e financimit janë të ardhurat e siguruara nga pagesat, që bëjnë shoqëritë e miratuara e të licencuara në fushën e lojërave të fatit, sipas nenit 12 të këtij ligji, si dhe të ardhurat e siguruara nga vjelja e gjobave, sipas nenit 49 të këtij ligji.
Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, jo më vonë se tre muaj para fillimit të çdo viti financiar, i paraqet Ministrit të Financave planin e të ardhurave dhe të shpenzimeve për vitin e ardhshëm, të shoqëruar edhe me realizimin e pritshëm të këtyre treguesve për vitin në vazhdim. Ministri i Financave miraton planin e shpenzimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm.
Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit mban llogari të plota dhe të sakta të shpenzimeve faktike, në përputhje me legjislacionin shqiptar të kontabilitetit.
Të gjitha të ardhurat e tepërta mbi shpenzimet e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit kalojnë në Buxhetin e Shtetit
Neni 13
Funksionet e NJMLF-së
(Ndryshuar shkronja dh) me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
(Ndryshuar shkronja dh) dhe shtruar shkronja e) dhe ë) dhe ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)
Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ushtron këto funksione:
a) mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve, që organizojnë lojëra fati, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin për këtë veprimtari dhe aktet nënligjore në fuqi;
b) vendos masën e gjobës në rastet kur vëren shkelje të dispozitave të këtij ligji;
c) kontrollon dhe verifikon nëse mjetet e lojërave të fatit janë të certifikuara nga trupa të akredituar, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë ligj. Certifikon pajisjet e basteve, sipas specifikimeve teknike, të përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Financave;
ç) mbikëqyr dhe kontrollon subjektet e pajisura me autorizim nga Ministri i Financave, për luajtjen e lojërave promocionale të fatit;
d) mban regjistrin për subjektet, që ushtrojnë këtë veprimtari dhe të sallave të hapura prej tyre, në të gjithë territorin e vendit, për numrin e automateve/paj isjeve për çdo sallë loje dhe karakteristikat specifike të tyre, numrin e punonjësve dhe kualifikimin përkatës të tyre, numrin e biletave të lotarisë kombëtare të hedhura në treg dhe ato të shitura, numrin e shorteve të hedhura nga organizatori i lotarisë kombëtare dhe organizatorët e bingos televizive;
dh) në rakordim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me drejtoritë rajonale të administratës tatimore qendrore, verifikon shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe deklarimet mujore të organizatorëve, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 50 të këtij ligji.”.
e) kontrollon e verifikon deklarimet e bëra nga organizatorët pranë NJMLF-së, në përputhje me detyrimet për deklarim, të parashikuara nga ky ligj;
ë) kontrollon dhe verifikon fitimet nga lojërat.
2. Shtypja dhe prodhimi i biletave, lëshimi i biletës on line apo forma të tjera të pranimit të pjesëmarrjes në lojë, nëpërmjet shërbimit të telefonisë celulare, bëhen në përputhje me procedurat, afatet dhe formatet e miratuara me udhëzim të Ministrit të Financave, sipas llojit të lojës për të cilën do të përdoren.
3. NJMLF-ja njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të gjitha të dhënat, që kanë lidhje me tatim-taksat.
4. Kur një person fizik apo juridik e zhvillon veprimtarinë në fushën e lojërave të fatit në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ose pa licencën përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i autorizuar për dhënien e saj, inspektorët e NJMLF-së vendosin gjobë, bllokojnë veprimtarinë dhe sekuestrojnë pajisjet e lojërave të fatit, sipas dispozitave të kreut IX të këtij ligji.
Neni 14
Struktura dhe organika e NJMLF-së
1.Struktura dhe organika e NJMLF-së miratohen nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Financave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Titullari i NJMLF-së emërohet nga Ministri Financave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. NJMLF-ja përbëhet nga inspektorë kontrolli, inspektorë certifikimi për mjetet e lojërave dhe inspektorë të zbatimit të masave shtrënguese.
4. Marrëdhëniet e punës për punonjësit e NJMLF-së rregullohen me Kodin e Punës dhe me aktet e tjera nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij.
Neni 15
Raportimi i NJMLF-së
1. NJMLF-ja raporton për veprimtarinë e saj te Ministri i Financave.
2. NJMLF-ja raporton në afate të përcaktuara dhe sa herë i kërkohet, para Ministrit të Financave për rregullsinë e zhvillimit të veprimtarisë së subjekteve të licencuara në fushën e lojërave të fatit, për kontrollet e ushtruara, rezultatet e tyre, si dhe për sanksionet e vendosura.
3. NJMLF-ja paraqet te Ministri i Financave, brenda tremujorit të parë të çdo viti, raportin vjetor të veprimtarisë për vitin pararendës.
Neni 16
Inspektimi
1.Inspektimi i veprimtarisë së çdo personi juridik, që zhvillon veprimtari në fushën e lojërave të fatit, kryhet nga inspektorët e NJMLF-së.
2. Inspektorët e NJMLF-së pajisen me dokument të posaçëm identifikimi. Ata kryejnë inspektim në mjediset, ku personi fizik apo juridik zhvillon veprimtarinë pa e njoftuar paraprakisht, për të verifikuar zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij.
3. Çdo person juridik, që zhvillon veprimtari në fushën e lojërave të fatit, është i detyruar t’i lejojë inspektorët të kryejnë inspektimin kudo ku ka pajisje të lojërave të fatit, si dhe t’u ofrojë inspektorëve të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e kërkuar prej tyre.
KREU III
ORGANIZIMI I BASTEVE
Neni 17
Kërkesat për të lejuar ushtrimin e veprimtarisë së basteve
1. Asnjë person nuk mund të organizojë ose të zhvillojë baste, në qoftë se nuk plotëson detyrimet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, në zbatim të tij.
2. Të gjitha bastet, të cilat nuk vendosen në kohë reale në serverin qendror të organizatorit për ngjarje sportive të papërsëritshme apo të zhvilluara në kohën, kur rezultati i ngjarjeve sportive është pothuajse i vendosur dhe i përcaktuar, janë të ndaluara.
Neni 18
Pagesa për ushtrim veprimtarie për bastet
Personi juridik, i cili ushtron veprimtarinë për lojërat e fatit për baste dhe ka plotësuar kriteret e përcaktuara në nenin 19 të këtij ligji, duhet të bëjë pagesat e mëposhtme vjetore:
a) për ushtrim veprimtarie për baste sportive, 2 000 000 (dy milionë) lekë për shoqërinë, pranë organit tatimor, ku është regjistruar subjekti juridik. Pagesa bëhet një herë në vit, brenda muajit janar, në njërën nga bankat e vendit, për llogari të organit tatimor. Nëse organizatori e fillon veprimtarinë në gjashtëmujorin e parë të vitit, pagesa bëhet e plotë, ndërsa nëse veprimtaria fillohet në gjashtëmujorin e dytë të vitit paguhen 1 000 000 (një milion ) lekë;
b) për ushtrim veprimtarie për baste për garat në pistë, 2 000 000 (dy milionë) lekë për shoqërinë, pranë organit tatimor, ku është regjistruar subjekti juridik. Pagesa bëhet një herë në vit brenda muajit janar, në njërën nga bankat e vendit, për llogari të organit tatimor. Nëse organizatori e fillon veprimtarinë në gjashtëmujorin e parë të vitit, pagesa bëhet e plotë, ndërsa nëse veprimtaria fillohet në gjashtëmujorin e dytë të vitit paguhen 1 000 000 (një milion) lekë.
Neni 19
Kriteret për lejimin e organizimit të basteve
1. Kriteret për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit për baste sportive dhe/ose baste për gara në pistë, janë si më poshtë:
a) të jetë shoqëri anonime, me seli në territorin e Republikës së Sh qipërisë, ku në objektin e veprimtarisë të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet;
b) të ketë NIPT-in e shoqërisë;
c) të ketë kapitalin themeltar të shoqërisë jo më i vogël se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë.
ç) të vetëdeklarojë aksionarët e shoqërisë, ata që kontrollojnë paketën kryesore të aksioneve, si dhe të japë informacion për kapitalet dhe interesat e aksionarëve në shoqëri të tjera të përbashkëta ose jo të përbashkëta;
d) të deklarojë burime të mjaftueshme financiare për të organizuar lojëra fati;
dh) të paraqesë rregulloren e lojës, sipas nenit 20 të këtij ligji;
e) të këtë një marrëveshje paraprake për të bashkëpunuar me njërën nga bankat me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, për arkëtimin, depozitimin dhe transferimin e pagesave;
ë) të paraqesë ekstraktin nga QKR-ja, ku të vërtetohet se shoqëria nuk është në proces falimentimi apo likuidimi, nuk është dënuar për shkelje penale, si dhe nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, që lidhet me veprimtarinë profesionale;
f) të ketë dokumentin e certifikimit të mjeteve të lojërave, sipas dispozitave të këtij ligji;
g) të bëjë pagesën për fondin e ngurtësimit për fituesit e lojërave të fatit menjëherë, përpara paraqitjes së dokumentacionit administrativo-ligjor, sipas këtij ligji.
2. Përveç NIPT-it, kriteret e mësipërme vërtetohen nëpërmjet dokumenteve të lëshuara brenda 3 muajve të fundit nga data miratimit të tyre nga organet përgjegjëse shtetërore, si dhe duhet të jenë origjinale apo të noterizuara.
3. Nëse aplikanti është person juridik i huaj, dokumentacioni i mësipërm paraqitet në formën e deklaratës me shkrim, nën përgjegjësinë e tij, nëse këto vërtetime nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës.
Neni 20
Rregullorja e lojërave të fatit për bastet
Rregullorja e lojës së fatit propozohet nga organizatori dhe miratohet nga NJMLF-ja.
Rregullorja detyrimisht duhet të përmbajë:
a) emrin dhe selinë e organizuesit;
b) emrin, përshkrimin dhe kohëzgjatjen e lojës së fatit;
c) kushtet për pjesëmarrje në lojën e fatit;
ç) vendin, ku organizohet loja, përkatësisht territorin, ku bëhet shitja e biletave;
d) çmimin individual të biletës, përkatësisht kombinacionet;
dh) afatin e fundit për pjesëmarrje në lojë;
e) sasinë dhe vlerën monetare të biletave të shitura;
ë) fondin e fitimit dhe llojin e fitimeve;
f) përshkrimin e biletës dhe të fletëpagesës;
g) mënyrën, procedurën dhe mbikëqyrjen e tërheqjes, përkatësisht mënyrën e verifikimit të fitimeve;
gj) mënyrën e publikimit të shumave të fondit fitues dhe rezultateve të lojës;
h) mënyrën dhe afatin e pagesës së fitimeve monetare;
i) mënyrën e njohjes me rregullat të pjesëmarrësit në lojë;
j) procedura, në rastin e revokimit të tërheqjes;
k) çdo dokumentacion të kërkuar nga NJMLF-ja.
Neni 21
Organizimi i basteve on-line, në servera të dedikuar, të certifikuar, të njohur
dhe të monitorueshëm nga NJMLF-ja
1. Organizatori i basteve sportive, për komunikimin on-line ose jo, duhet të instalojë pajisje bastesh me një siguri të lartë, që të përputhen minimalisht me këto kërkesa:
a) zona qendrore ku mbahen serverat e ku përpunohen kuotat dhe informacionet e tjera duhet të jetë e pajisur me një sistem kontrolli, që të regjistrojë çdo person, që hyn dhe del në këtë zonë, datën, orën dhe identifikimin e personit dhe ta ruajë regjistrimin për të paktën një periudhë 3- mujore;
b) zona duhet të ketë kamera, të tipit CCTV, ku të gjitha pajisjet e lidhura të jenë të dukshme, në mënyrë të qartë;
c) zona duhet të jetë e ruajtur gjatë të gjithë kohës;
ç) zona duhet të ketë një rrjet pajisjesh monitoruese që mund të kontrollohen nga NJMLF-ja ose inspektorët e saj.
Për bastet që zhvillohen on-line, i gjithë sistemi duhet të operojë mbi një server të dedikuar, autorizuar për administrimin e basteve, të monitorueshëm nëpërmjet kredencialeve përkatëse të NJMLF-së.Serveri në fjalë duhet të përmbushë të gjitha kushtet e nivelit të lartë të sigurisë, të sistemeve mbrojtëse, kundrejt ndërhyrjeve të rrezikshme nga elementë të rrezikshëm për dëmtimin e të dhënave dhe daljen jashtë pune të këtyre serverave.
2. Administratori i basteve sportive të luajtura on-line ose jo duhet:
a) të ofrojë të drejta hyrëse për përfaqësuesit e NJMLF-së dhe të strukturës përgjegjëse për lojërat e fatit në zonën, ku janë vendosur pajisjet e basteve;
b) të marrë më parë miratimin paraprak nga struktura përgjegjëse për lojërat e fatit, për çdo ndryshim material të sistemit, përpara se ky ndryshim të bëhet fakt nga organizatorët;
c) të sigurojë që vetëm personat e autorizuar prej tij do të kenë të drejta hyrëse në zonën, ku janë të vendosura pajisjet e basteve;
ç) të sigurojë që nuk do të ketë asnjë ndërhyrje në të dhënat e sistemit;
d) të regjistrojë, paraprakisht, çdo lojtar që do të marrë pjesë në baste, për shuma të luajtura ose të fituara që kalojnë vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë, si dhe të marrë të dhëna për identitetin e tyre;
dh) nuk duh et të pranojë nga lojtarët para cash, por pagesa duhet bërë vetëm nga llogaria bankare, me kartë krediti a debiti ose nga portofoli elektronik, i regjistruar nga klienti në një institucion financiar të njohur;
e) duhet t’i paguajë lojtarët fitues sa më shpejt të jetë e mundur, vetëm nga llogaria, ku janë depozituar pagesat dhe vetëm në llogarinë në emër të fituesit;
ë) nuk duhet të lejojë asnjë lojtar të mbajë më shumë se një llogari me administratorin;
f) duhet të mbajë në një llogari bankare fondet e lojtarëve, të ndara nga fondet e tjera të pronësisë së shoqërisë dhe me kusht që kjo llogari të jetë në një institucion të pranueshëm nga NJMLF-ja;
g) duhet t’u ofrojë lojtarëve mbështetje, të paktën nëpërmjet telefonit ose e-mail-it;
gj) duhet t’i paraqesë NJMLF-së një raport mujor të shumave apo të pagesave të bëra nga klientët, si dhe të detyrimeve a pagesave të fituesve;
h) duhet të zbatojë procedura dhe masa siç mund të kërkohen nga NJMLF-ja.
KREU IV
ORGANIZIMI I LOJËRAVE NË KAZINO ELEKTRONIKE
Neni 22
Lejimi i mjeteve elektronike
1. Asnjë shoqëri nuk mund të organizojë ose të përdorë mjete elektronike në kazino elektronike, në qoftë se nuk plotëson detyrimet e përcaktuara nga ky ligj dhe aktet nënligjore, në zbatim të tij.
2. Në një kazino elektronike duhet të ketë jo më pak se 10 mjete elektronike për çdo sallë.
3. Për ushtrimin e veprimtarisë në kazino elektronike, shoqëria duhet të ketë paguar shumën 1 000 000 (një milion) lekë pranë organit tatimor, ku është regjistruar subjekti juridik. Pagesa bëhet një herë në vit brenda muajit janar. Në rast se shoqëria e fillon veprimtarinë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit, pagesa bëhet e plotë, 1 000 000 (një milion) lekë. Në rast se shoqëria e fillon veprimtarinë në gjashtëmujorin e dytë të vitit, pagesa është 500 000 (pesëqind mijë) lekë.
4. Vetëm organizatori, që ka plotësuar kriteret për kazino elektronike, duhet të përdorë tabelë me emërtimin “Kazino elektronike” në mjediset ku i zhvillon këto lojëra.
Neni 23
Kriteret e lejimit për zhvillimin e lojës “Kazino elektronike”
(Shtuar shkronja h) në pikën 1 me ligjin nr.10351, datë 11.11.2010)
1. Kriteret për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kazinonë elektronike janë si më poshtë:
a) të jetë shoqëri anonime, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku në objektin e veprimtarisë të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet;
b) të ketë NIPT-in e shoqërisë;
c) kapitali themeltar i shoqërisë të jetë jo më i vogël se 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë;
ç) të vetëdeklarojë aksionarët e shoqërisë, ata që kontrollojnë paketën kryesore të aksioneve, si dhe të japë të dhëna për kapitalet dhe interesat e aksionarëve në shoqëri të tjera, të përbashkëta ose jo të përbashkëta;
d) të deklarojë burime të mjaftueshme financiare për të organizuar lojëra fati;
dh) të paraqesë rregulloren e lojës, sipas nenit 20 të këtij ligji;
e) të ketë një marrëveshje paraprake për të bashkëpunuar me njërën nga bankat, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, për arkëtimin, depozitimin dhe transferimin e pagesave;
ë) të paraqesë ekstraktin nga QKR-ja, ku të vërtetohet se shoqëria nuk është në proces falimentimi apo likuidimi, nuk është dënuar për shkelje penale, si dhe nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, që lidhet me veprimtarinë profesionale. Vërtetimi të jetë edhe për secilin aksionar të shoqërisë;
f) të bëjë pagesën për fondin e ngurtësimit për fituesit e lojës, përpara paraqitjes së dokumentacionit administrativo-ligjor, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
g) të deklarojë adresën, ku do të hapet kazinoja elektronike, si dhe numrin e mjeteve elektronike;
gj) të paraqesë dokumentin e certifikimit të mjeteve elektronike, në përputhje me nenin 24 të këtij ligji.
h) të dorëzojë dokumentacionin që vërteton se ka në pronësi apo në përdorim sipërfaqen në të cilën ushtron veprimtarinë.
2. Përveç NIPT-it, kriteret e mësipërme vërtetohen nëpërmjet dokumenteve të lëshuara brenda 3 muajve të fundit nga data miratimit të tyre, nga organet përgjegjëse shtetërore, si dhe duhet të jenë origjinal apo të noterizuara.
Neni 24
Specifikimet teknike të makinave elektronike
(Shtuar shkronja f) në pikën 1 me ligjin nr.10351, datë 11.1.2010)
1. Çdo makinë elektronike duhet:
a) të jetë në përputhje me rregullat/direktivat e zbatueshme të sigurisë së BE-së.(EC Safety regulations);
b) të jetë në përputhje me standardet e BE-së;
c) të jetë e pajisur me deklaratën e përputhshmërisë së BE-së;
ç) të jetë e pajisur me certifikatën e prodhimit, certifikatën e origjinës dhe dokumentet e zhdoganimit;
d) të përmbajë lojëra në përputhje me kërkesat e pikës 2 të këtij neni;
dh) të ketë një gjenerues rastësor numrash (random number generator) (RNG), të instaluar në të, i cili duhet të plotësojë kërkesat e kësaj dispozite;
e) të jetë e plumbosur nga NJMLF-ja me vulën përkatëse;
ë) të ketë memorie fiskale për transferimin e të dhënave të xhiros on-line tek organet tatimore.
f) makinat elektronike duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe të certifikuara në përputhje me nenin 25 të këtij ligji. Afati i përfundimit të procesit të zëvendësimit të makinave elektronike ekzistuese me ato që plotësojnë kushtet e parashikuara në këtë shkronjë miratohet me urdhër të Ministrit të Financave.
2. Çdo lojë e një makine elektronike:
a) duhet të ketë përshkrimin e duhur, i cili duhet të përfshijë:
i) titullin e lojës;
ii) numrin serial;
iii) rregullat e luajtjes së saj;
b) duhet të ketë rezultate të r astësishëm, të përcaktuara nga një gjenerator numrash të rastësishëm, të vendosur në makinën elektronike.
3. Gjeneruesi rastësor i numrave (RNG), i instaluar në të, duhet të jetë i miratuar nga një laborator testues, ndërkombëtar ose kombëtar, (pjesë e piramidës/hierarkisë së sistemit të cilësisë), i akredituar për softëare-t e lojërave, në bashkëpunim me NJMLF-në dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit/Standardeve. Ky laborator duhet të jetë i certifikuar, sipas standardeve ndërkombëtare ISO EN 17025 ose ISO EN 17020. Duhet të jetë lëshuar një certifikatë miratimi nga laboratori i sipërpërmendur, e cila duhet të përmbajë përshkrimin e RNG-së dhe të funksionimit të tij, përfshirë rastësinë dhe normativën e pagesës.
4. Çdo makinë e certifikuar dhe e miratuar duhet të ketë të ngjitur, në një vend të dukshëm, pullën e rregullsisë, e cila duhet të përmbajë elementet e sigurisë së këtyre pajisjeve, përfshirë:
a) numrin unik serial;
b) hologramën;
c) emrin ose kodin e certifikatës/licencës për vënien në funksionim të makinave të lojërave të fatit;
ç) formën dhe ngjyrën e saj origjinale, e cila mund të ndryshojë çdo 3 muaj apo pas çdo kohe të vendosur nga NJMLF-ja.
5. Pullat e rregullsisë lëshohen dhe vendosen te çdo makinë nga NJMLF-ja.
6. Pulla është e vlefshme për një periudhë njëvjeçare nga data e miratimit.
7. Ekstremitetet e pullës së rregullsisë përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.
Neni 25
Certifikimi dhe miratimi i video-lotari-terminaleve (VLT)
1. Asnjë shoqëri nuk mund të vendosë apo të ofrojë lojëra sipas konceptit/funksionimit të VLT-së, deri në çastin që VLT-ja të certifikohet dhe të miratohet (nëse kjo VLT përmbush specifikimet teknike të tipit të saj) nga NJMLF-ja, në bashkëpunim me Drejtorinë e Akreditimit, e cila afishon në një vend të dukshëm, kërkesat sipas përcaktimit të pikës 5 të këtij neni.
2. Çdo VLT duhet:
a) të jetë e shoqëruar me certifikatën e plotë dhe korrente dhe me deklaratën e konformitetit;
b) të ketë certifikatën e prodhimit, certifikatën e origjinës dhe dokumentet e zhdoganimit;
c) të jetë e plumbosur nga NJMLF-ja;
ç) të ketë memorie fiskale për transferimin e të dhënave të xhiros on-line tek organet tatimore;
d) të jetë në përputhje me rregullat e direktivat e BE-së, të zbatueshme për sigurinë (EC Safety regulations);
dh) të jetë në përputhje me standardet e BE-së;
e) të jetë e pajisur me deklaratën e konformitetit të BE-së;
ë) të jetë i pajisur me certifikatën e prodhimit dhe certifikatën e origjinës, si dhe me dokumentet e zhdoganimit;
f) të përmbajë lojëra, në përputhje me kërkesat e pikës 3 të këtij neni;
g) të jetë e plumbosur nga NJMLF-ja me vulën përkatëse;
gj) të ketë memorie fiskale për transferimin e të dhënave të xhiros on-line tek organet tatimore.
3. Çdo lojë në një VLT duhet të ketë:
a) përshkrimin e duhur, ku përfshihen:
i) titulli i lojës;
ii) numri serial;
iii) rregullat e luajtjes së saj;
b) rezultate të rastësishme të përcaktuara nga një gjenerator numrash të rastësishëm, të vendosur në serverin qendror, tek i cili VLT-ja në fjalë së bashku me VLT-të e tjera të përdorura për videolotari janë të lidhura (connected);
c) të paktën normativën e pagesës 80 për qind (të përcaktuar mbi një cikël minimal prej 200 000 lojërash, të luajtura ose të simuluara, për t’u luajtur).
4. Një gjenerator numrash të rastësishëm (RNG) në serverin qendror, kur VLT-të e përdorura në videolotaritë janë të lidhura:
a) duhet të jetë i miratuar nga një laborator testues ndërkombëtar ose kombëtar (pjesë e piramidës së sistemit të cilësisë), i akredituar për softëare-t e lojërave, në bashkëpunim me NJMLF-në dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit/Standardeve. Ky laborator duhet të jetë i certifikuar, në bazë të standardeve ndërkombëtare ISO EN 17025 ose ISO EN 17020;
b) duhet të ketë një certifikatë miratimi, dhënë nga laboratori i sipërpërmendur, e cila duhet të përmbajë përshkrimin e RNG-së dhe funksionimin e tij, përfshirë rastësinë dhe normativën e pagesës.
5. Çdo VLT, e certifikuar dhe e miratuar, duhet të ketë gjatë të gjithë kohës, të afishuar (të ngjitur) në një vend të dukshëm “Pullën e rregullsisë”, të vlefshme, e cila duhet:
a) të përmbajë elementet e sigurisë së këtyre pajisjeve, përfshirë:
i) numrin unik serial;
ii) hologramën;
iii) emrin ose kodin e certifikatës/licencës për operimin e makinave të lojërave të fatit;
iv) formën dhe ngjyrën e saj orgjinale, e cila mund të ndryshojë çdo 3 muaj apo pas çdo kohe, të vendosur nga NJMLF-ja;
b) të sigurohet dhe të fiksohet në çdo pajisje të lojërave të fatit, të certifikuar/miratuar ekskluzivisht, nga NJMLF-ja;
c) të jetë e vlefshme për një periudhë 3-mujore ose për aq kohë, sa vendoset nga NJMLF-ja.
KREU V
ORGANIZIMI I LOTARISË KOMBËTARE
Neni 26
Lejimi i luajtjes së lojërave të lotarisë kombëtare
(Shtuar fjalia e dytë në pikën 1 dhe ndryshuar pika 2 dhe 4 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)
1. Autoriteti i parashikuar nga ligji ka të drejtë të japë licencën “Lotari kombëtare” për një periudhë 10-vjeçare. Licenca/kontrata bëhet efektive pas miratimit nga Kuvendi.Kjo licencë është një e vetme dhe i jepet aplikantit, i cili përzgjidhet i pari në procesin e konkurrimit, të zhvilluar sipas procedurave të përcaktuara në ligj dhe në aktet nënligjore, dalë në zbatim të tij.
2. Licenca e lotarisë kombëtare përfshin:
a) të gjitha lojërat numerike, ku numrat tërhiqen nga një radhë e paracaktuar numrash e në të cilat përcaktohen:
i) loja “loto”, që është lojë fati, në të cilën organizatori pranon dhe zhvillon baste për shansin e fitimit të disa numrave nga një seri e paracaktuar numrash. Numrat fitues përcaktohen me hedhje publike të shortit. Shuma e përgjithshme e çmimeve të fitueshme ndahet në disa kategori fitimi, ku brenda secilës kategori të gjitha fitimet janë të barabarta;
ii) “loja shtesë”, që është një lojë fati, e cila mund të zhvillohet vetëm në lidhje me lojërat e tjera, që lejohen të organizohen nga i licencuari. Numri fitues përcaktohet me hedhje publike të shortit.Fitojnë ata lojtarë, numri i biletës së të cilëve përputhet plotësisht ose pjesërisht me numrin fitues.Shuma e përgjithshme e çmimeve të fitueshme ndahet në disa kategori fitimi. Brenda secilës kategori të gjitha fitimet janë të barabarta;
b) lojën “keno”, që është një lojë fati, në të cilën organizatori pranon dhe zhvillon lojën lidhur me shanset e fitimit të kombinimeve të numrave, ku lojtarët fitojnë nëpërmjet përputhjes së kombinimeve përkatëse të numrave me numrat fitues të përcaktuar;
c) lojën “loto me shifra”, që është një lojë fati, në të cilën organizatori pranon dhe zhvillon lojën për shansin e fitimit të një ose më shumë numrave ose simboleve, nga një sasi të përcaktuar numrash a simbolesh. Numrat ose simbolet fituese përcaktohen me hedhje publike të shortit.Çmimi fitues individual është një shumëfish i paracaktuar i bastit të vënë në lojë ose shuma e çmimit ndahet në disa kategori fitimi. Të gjitha fitimet e secilës kategori janë të barabarta;
ç) lotaritë që mund të jenë:
i) “lotaritë e çastit”, që janë lojëra fati, në të cilat pjesëmarrësi i lojës mund të konstatojë menjëherë nëse ka fituar, duke kontrolluar a është printuar një çmim fitues në biletën e tij. Lojëra të tjera të çastit janë lojëra fati, në të cilat pjesëmarrësit e lojës mund të marrin dijeni për një fitim të mundshëm brenda 24 orëve pas mbarimit të bastit për shanset e fitimit të simboleve dhe kombinimeve të numrave;
ii) “lotaritë e numrave”, që janë lojëra fati, në të cilat çdo biletë e lotarisë ka një numër vijues të shënuar në të. Biletat fituese përcaktohen me hedhje publike të shortit;
iii) “lotaritë elektronike”, që janë lotari, në të cilat kontrata e lojës lidhet nëpërmjet medieve elektronike, vendimi mbi fitimin apo humbjen merret ose vihet në dispozicion në një mënyrë qendrore dhe pjesëmarrësi i lojës mund të marrë dijeni për rezultatin e këtij vendimi menjëherë pas pjesëmarrjes në lojë.
3. Aplikanti, për marrjen e licencës për lotarinë kombëtare duhet të paguajë menjëherë një shumë prej jo më pak se 300 000 000 (treqind milionë) lekësh, në njërën nga bankat e vendit, për llogari të organeve tatimore.
4. Organizatori i lotarisë kombëtare organizon të gjitha apo një pjesë të lojërave të lotarisë kombëtare. Organizimi i lojërave bëhet nëpërmjet shitjes me pakicë të biletave, nëpërmjet rrjetit on line, internetit apo përdorimit të shërbimit të telefonisë celulare. Organizatori i lotarisë kombëtare njofton NJMLF-në për:
a) të gjitha lojërat e ofruara, sapo të jetë marrë vendimi që ato të hidhen në treg nga organi i të licencuarit;
b) çdo ndryshim të rëndësishëm të çdo loje, sapo të jetë marrë vendimi për ndryshimin nga organi i të licencuarit;
c) adresat, në të cilat ushtron veprimtarinë për lojërat e lotarisë kombëtare.
Neni 27
Procedura e hapjes së garës për lotarinë kombëtare
1.Autoriteti i autorizuar nga ligji shpall hapjen e garës për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare, pas autorizimit të dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Këshilli i Ministrave miraton kriteret e vlerësimit të garës, dokumentet standarde, strukturën e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
3. Autoriteti i autorizuar nga ligji publikon njoftimin për konkurrim në lojërat e fatit për lotari kombëtare, të paktën në një gazetë të huaj, me qarkullim ndërkombëtar, në dy gazeta, që botohen në vendin tonë, në dy numra radhazi, si dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.
4. Njoftimi duhet të përmbajë:
a) vendin, datën dhe orën e paraqitjes së dokumenteve;
b) gjuhën e paraqitjes së dokumenteve;
c) mënyrën e paraqitjes së dokumenteve;
ç) vendin, orën dhe datën e shqyrtimit të dokumenteve.
Neni 28
Kriteret e licencimit për lotarinë kombëtare
(Zëvendësuar fjalë me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)
1. Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose të huaj, pas shpalljes së ftesës për ofertë, nga autoriteti i autorizuar nga ligji ka të drejtë të aplikojë pranë kësaj strukture, për t’u pajisur me licencë për lotari kombëtare.
2. Kërkesa për licencën për lotari kombëtare shoqërohet me dokumentet e mëposhtme, me kushtin që këto dokumente të jenë brenda 3 muajve nga data e miratimit nga organet përgjegjëse shtetërore:
a) dokumentet origjinale apo të noterizuara, që vërtetojnë se aplikanti është i organizuar në formë shoqëri tregtare, tregtar apo bashkim shoqërish, si dhe aktin e themelimit të shoqërisë dhe statutin;
b) kapitali i shoqërisë të jetë jo më i vogël se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë;
c) vetëdeklarimin se nuk është në proces falimentimi apo likuidimi;
ç) një kopje të noterizuar të lejes për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit;
d) dokumentin, ku të shënohet se ka një përvojë në këtë veprimtari jo më pak se 3 vjet, të dhënë nga organi përkatës i vendit, ku aplikanti ka selinë qendrore;
dh) deklaratën për burimin e kapitalit, që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e lotarisë kombëtare;
e) vërtetimin nga organet tatimore, për shlyerjen, si nga shoqëria që aplikon, ashtu edhe nga çdo subjekt juridik, në rast bashkimi shoqërish, të detyrimeve ndaj shtetit;
ë) vërtetimin se ka personel të kualifikuar në ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit, të vërtetuara me dokumentacionin përkatës, i cili dorëzohet në çastin e aplikimit në ministrinë përgjegjëse për ekonominë;
f) rregulloren përkatëse për rregullat dhe mënyrën e funksionimit të lojës, për të cilën kërkon të licencohet;
g) plan-biznesin për zhvillimin e veprimtarisë lotari kombëtare.
3. Kërkesa për licencë për lotari kombëtare përfshin, gjithashtu:
a) të dhëna personale për ortakët kryesorë të shoqërisë, që kontrollojnë paketën kryesore të aksioneve dhe pronarët kryesorë përfitues;
b) të dhëna për organet drejtuese të aplikantit;
c) të dhëna financiare për kryerjen e biznesit të ortakëve të aplikantit, për 3 vitet e fundit, përpara paraqitjes së kërkesës;
ç) vetëdeklarimin nga ortakët e shoqërisë dhe përfaqësuesit në organet drejtuese të saj se nuk janë në ndjekje penale;
d) një marrëveshje paraprake, të paktën me njërën nga bankat, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, për arkëtimin, depozitimin dhe transferimin e pagesave;
dh) çdo informacion tjetër, që mund t’i kërkohet aplikantit nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe që gjykohet i nevojshëm për veprimtarinë që do të ushtrohet.
4. Kundërshtimi, refuzimi, si dhe privilegjet e kërkuara nga aplikanti, në kundërshtim me përcaktimet e parashikuara në shkronjën “d” të pikës 3 të këtij nen i, përbëjnë shkak ligjor për refuzimin e kërkesës nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.
Neni 29
Përzgjedhja e subjektit
1.Përzgjedhja e subjektit për lojërat e fatit lotari kombëtare bëhet nga autoriteti i autorizuar nga ligji, në përputhje me kriteret e vlerësimit, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave duhet të vetëdeklarojnë, nën përgjegjësinë tyre, se pjesëmarrja në këtë komision nuk përbën shkak për lindjen e një konflikti interesi me subjektet pjesëmarrëse në konkurrim. Për mosdeklarim zbatohen masat e parashikuara në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
3. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në përfundim, shpall listën e pjesëmarrësve në konkurrim, duke filluar renditjen nga aplikanti, që ka marrë numrin më të madh të pikëve. Kandidati, që ka marrë numrin më të madh të pikëve, shpallet fitues.
4. Kur aplikanti, i renditur i pari në listë, nuk vazhdon procedurat për marrjen e licencës, brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së tij fitues, skualifikohet dhe shpallet fitues konkurrenti i renditur i dyti, sipas listës së miratuar.
Në rast se edhe konkurrenti i dytë nuk vazhdon procedurën për marrjen e lejes, autoriteti i autorizuar nga ligji urdhëron përsëritjen e garës.
Neni 30
Njoftimi i fituesit për lotarinë kombëtare
1.Pas miratimit të listës së pjesëmarrësve në konkurrim, autoriteti i autorizuar nga ligji urdhëron publikimin e njoftimit të fituesit në faqen zyrtare të internetit.Brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së njoftimit, aplikanti ka të drejtë të paraqesë çdo ankesë, pranë autoritetit të autorizuar nga ligji, për procedurën e zhvilluar.
2. Autoriteti i autorizuar, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së ankesës, përfundon shqyrtimin administrativ dhe njofton ankuesin për vendimin e marrë.
3. Me përfundimin e afatit për paraqitjen e ankesave, autoriteti i autorizuar nga ligji miraton dhënien e licencës për lotari kombëtare, pasi aplikanti i shpallur fitues të ketë plotësuar kushtet e mëposhtme:
a) aplikanti, vendas apo i huaj, i shpallur i pari në listë, brenda 30 ditëve, duhet të bëjë pagesën për marrjen e licencës, në shumën e përcaktuar në këtë ligj, të paraqesë fondin e garancisë, të lëshuar nga një bankë, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në favor të Ministrisë së Financave, si garanci për fituesit e lojërave;
b) aplikanti i huaj, i shpallur i pari në listë, brenda 30 ditëve duhet të regjistrohet si person juridik shqiptar, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.
Neni 31
Certifikimi i pajisjeve të lotarisë kombëtare
1. Asnjë pajisje nuk do të përdoret nga i licencuari për lotari kombëtare, nëse ajo nuk është certifikuar dhe miratuar si pajisje lotarie nga NJMLF-ja.
2. Këshilli i Ministrave vendos minimumin e specifikimeve teknike, që duhet të kenë pajisjet e lotarive, për t’u vlerësuar të ligjshme për përdorim në administrimin e lojërave.
3. I licencuari për lotari duhet të njoftojë NJMLF-në për secilën dhe për çdo tip të pajisjeve, që do të përdoren, për çdo lojë lotarie, duke siguruar të gjithë informacionin e nevojshëm që kjo njësi të verifikojë dhe të konfirmojë të gjitha specifikimet teknike dhe standardet e çdo pajisjeje të lotarive.
4. Një pajisje lotarie vlerësohet e certifikuar dhe e miratuar, nëse përmbush specifikimet teknike, të vendosura nga Këshilli i Ministrave.
5. Nëse një tip i veçantë pajisjeje është i certifikuar, atëherë të gjitha pajisjet e këtij lloji duhet të certifikohen.
KREU VI
ORGANIZIMI I KAZINOSË
Neni 32
Lejimi i luajtjes së lojërave në kazino
(Ndryshuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.009)
1. Autoriteti i autorizuar ka të drejtë të japë licencën për kazino për një periudhë 10-vjeçare.
a) Licenca i jepet aplikantit, i cili plotëson kriteret e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.
b) Tarifat për marrjen e licencës për kazino janë si më poshtë:
i) për licencë në zonën e Tiranës, 1 000 000 000 (një miliard) lekë;
ii) për licencë në zonën e Durrësit, 600 000 000 (gjashtëqind milionë) lekë;
iii) për licencë në zonat e tjera të Republikës së Shqipërisë, 300 000 000 (treqind milionë) lekë.
2. Organizatori i pajisur me licencë nuk mund të hapë më shumë se një kazino.
Neni 33
Procedura e hapjes së garës për kazino
(Shfuizuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.009)
Neni 34
Procedurat për licencimin e kazinove
(Ndryshuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
(ndryshuar titulli I nenit me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)
1. Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose të huaj, që kërkojnë të pajisen me licencë për kazino duhet të aplikojnë pranë autoritetit të autorizuar.
2. Këshilli i Ministrave përcakton kriteret, strukturën e komisionit të shqyrtimit të aplikimit, dokumentacionin dhe kushtet, që duhet të plotësojë aplikanti për t’u pajisur me licencë për kazino, si dhe rastet e revokimit apo të pezullimit të kësaj licence.
3. Në përcaktimin e kritereve duhet të mbahen parasysh, të paktën:
a) burimi i kapitalit, që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e kazinosë;
b) përvoja e subjektit në fushën e lojërave të fatit;
c) kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmëria e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla;
ç) garancia pasurore, e cila do të paraqitet së bashku me aplikimin dhe me kushtet e sekuestrimit të kësaj garancie;
d) kufizimet për ndryshimet e pronësisë së aksioneve për të licencuarit.
4. Informacioni, që shoqëron kërkesën për licencë për kazino, përfshin edhe:
a) të dhëna personale për aksionarët kryesorë të shoqërisë, që kontrollojnë paketën kryesore të aksioneve dhe pronarët kryesorë përfitues;
b) të dhëna për organet drejtuese të aplikantit;
c) të dhëna financiare për kryerjen e biznesit të aksionarëve të aplikantit, për 3 vitet e fundit, përpara paraqitjes së kërkesës;
ç) vetëdeklarimin e aksionarëve të shoqërisë dhe të përfaqësuesit në organet drejtuese të saj se nuk janë në ndjekje penale;
d) çdo informacion tjetër, të cilin autoriteti i autorizuar e gjykon të nevojshëm t’ia kërkojë aplikantit për fushën e veprimtarisë që do të ushtrohet.
5. Kundërshtimi, refuzimi apo dhe devijimet e bëra nga aplikanti, në kundërshtim me përcaktimet e parashikuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, përbëjnë shkak ligjor për refuzimin e kërkesës dhe për zbatimin e sanksioneve të tjera nga autoriteti i autorizuar nga ligji.
Neni 35
Përzgjedhja e subjektit
(Shfuqizuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
Neni 36
Njoftimi i pranimit ose refuzimit të aplikimit
(Ndryshuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
1. Autoriteti i autorizuar njofton, me shkrim, aplikuesin për pranimin ose refuzimin e aplikimit, brenda afateve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.
2. Në rast refuzimi, aplikuesi ka të drejtë, brenda 30 ditëve nga data që ka marrë njoftim apo nga data kur ai duhej të kishte marrë njoftim, të bëjë ankesë tek titullari i autoritetit të autorizuar, i cili duhet të kthejë përgjigje brenda 30 ditëve nga data e marrjes së ankimit.
3. Vendimi i autoritetit të autorizuar është përfundimtar nga ana administrative.
4. Në rast të pranimit të aplikimit, autoriteti i autorizuar kërkon nga aplikuesi të paguajë tarifën e përcaktuar në nenin 32 të këtij ligji, si dhe fondin e garancisë të lëshuar nga një bankë, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në favor të Ministrisë së Financave, në formën dhe përmbajtjen e përcaktuar nga kjo e fundit, si garanci për fituesit e lojërave të fatit. Pagesa e tarifës dhe ajo e fondit të garancisë së fituesit bëhen brenda afatit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.
5. Në rast se aplikimi i pranuar është bërë nga një person juridik i huaj, ky i fundit duhet që, së bashku me pagesat e parashikuara në pikën 4 të këtij neni, të paraqesë dhe dokumentacionin, i cili vërteton krijimin e një shoqërie të personit juridik shqiptar, aksionet e së cilës do të zotërohen në masën 100 për qind nga aplikuesi. Në këtë rast, licenca i jepet personit juridik shqiptar.Këshilli i Ministrave cakton kushte për marrëdhënien juridike, që duhet të mbajë aplikuesi dhe shoqëria e krijuar prej tij, sipas kësaj pike, me autoritetin e autorizuar.
Neni 37
Rregullorja e lojërave të fatit për kazino
1.I licencuari përgatit për secilën lojë, që do të luhet në kazino, rregulloren, të cilën ua bën të njohur pjesëmarrësve në lojëra.
2. Rregulloret e lojërave përfshijnë, kryesisht:
a) rregullat për mënyrën e pjesëmarrjes në lojë dhe përcaktimin e maksimumit dhe të minimumit të shumës, që paguhet për çdo lojë.
b) kushtet për lejimin e hyrjes së personave në kazino;
c) orën e hapjes dhe të mbylljes së kazinosë.
3. Miratimi i rregullores së paraqitur nga i licencuari bëhet nga Ministri i Financave, me propozimin e NJMLF-së, në përputhje me kriteret e përcaktuara në rregulloren e miratuar për këtë qëllim.
Neni 38
Detyrimet e të licencuarit për kazino
Të licencuarit i jepet licencë për zhvillimin e lojërave në kazino, kur, përveç kushteve të parashikuara në dispozitat e këtij ligji, plotëson edhe kushtet e mëposhtme:
a) lojërat zhvillohen në salla të caktuara, paraprakisht, për këtë qëllim;
b) përdor pajisje të standardeve, të njohura bashkëkohore, sipas karakteristikave teknike të përcaktuara me ligj, për të gjitha llojet e lojërave;
c) punëson personel të përshtatshëm, që zotëron njohuri profesionale në këtë fushë.
Personeli i punësuar në kazino duhet të jetë, të paktën, mbi moshën 18 vjeç, të ketë zotësi të plotë juridike edhe për të vepruar, si dhe nuk duhet të jetë dënuar më parë penalisht për vepra penale, të cilat parashikojnë dënim me burgim;
ç) ka miratimin e Ministrisë së Brendshme për masat e sigurisë dhe të mbrojtjes së mjedisit, brenda dhe jashtë sallës, ku do të zhvillohen lojërat.
Neni 39
Ndalimet për kazinonë
(Hequr fjalë në pikën 1 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
1. Nëse lojërat e fatit, që zhvillohen në kazino, bien në kundërshtim ose cenojnë interesin e përgjithshëm, autoriteti i autorizuar nga ligji revokon licencën për zhvillimin e tyre ose ndërpret pa paralajmërim procedurat për dhënien e licencës për organizatorin, që është në proces aplikimi.
2. Rastet kur cenohet interesi i përgjithshëm, në kuptim të pikës 1 të këtij neni dhe kur duhet të zbatohen këto masa, janë:
a) mashtrimi i publikut;
b) pastrimi i parave;
c) cenimi i rendit publik dhe nxitja e kriminalitetit.
KREU VII
ORGANIZIMI I BINGOS TRADICIONALE DHE BINGOS TELEVIZIVE
Neni 40
Lejimi i bingos tradicionale e i bingos televizive dhe pagesat
Pas plotësimit të kritereve, të përcaktuara në këtë ligj dhe pas njoftimit, brenda 30 ditëve, të NJMLF-së, organizatori i lojërave të fatit bingo tradicionale dhe bingo televizive duhet të bëjë këto pagesa:
a) për ushtrim veprimtarie për bingo tradicionale, shumën 2 000 000 (dy milionë) lekë në vit, në njërën nga bankat e vendit, për llogari të organit tatimor, ku është regjistruar. Në rast së organizatori e fillon veprimtarinë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit, pagesa bëhet e plotë 2 000 000 lekë. Në rast së organizatori e fillon veprimtarinë në gjashtëmujorin e dytë të vitit do të paguajë 1 000 000 (një milion) lekë;
b) për ushtrim veprimtarie për bingo televizive, 2 000 000 (dy milionë) lekë në vit, në njërën nga bankat e vendit, për llogari të organit tatimor, ku është regjistruar. Në rast së organizatori e fillon veprimtarinë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit, pagesa bëhet e plotë, 2 000 000 (dy milionë) lekë. Në rast së organizatori e fillon veprimtarinë në gjashtëmujorin e dytë të vitit, do të paguajë 1 000 000 (një milion) lekë.
Neni 41
Kriteret e lejimit për organizimin e bingos tradicionale
dhe të bingos televizive
(Ndryshuar shkronja c) me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
(ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)
1. Kriteret për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit për bingo tradicionale dhe bingo televizive, që du het të plotësojë një organizator për marrjen e miratimit nga NJMLF-ja janë si më poshtë:
a) të jetë shoqëri anonime, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku në objektin e veprimtarisë të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet;
b) të ketë NIPT-in e shoqërisë;
c) shoqëria të ketë kapital themeltar jo më të vogël se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për bingo tradicionale dhe jo më të vogël se 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë për bingo televizive;
ç) të vetëdeklarojë aksionarët e shoqërisë, ata që kontrollojnë paketën kryesore të aksioneve, si dhe të japë informacion për kapitalet dhe interesat e aksionarëve në shoqëri të tjera, të përbashkëta ose jo të përbashkëta;
d) të deklarojë burime të mjaftueshme financiare, për të organizuar lojëra fati;
dh) të paraqesë rregulloren e lojës, sipas nenit 20 të këtij ligji;
e) të ketë një marrëveshje paraprake, për të bashkëpunuar me njërën nga bankat, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, për arkëtimin, depozitimin dhe transferimin e pagesave;
ë) të paraqesë ekstraktin, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, ku të vërtetohet se shoqëria nuk është në proces falimentimi apo likuidimi, nuk është dënuar për shkelje penale, si dhe nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, që lidhet me veprimtarinë profesionale. Vërtetimi të jetë edhe për secilin aksionar të shoqërisë;
f) të ketë teknologjinë e nevojshme për luajtjen dhe funksionimin e mjeteve të lojërave të fatit të certifikuara, sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj;
g) të krijojë fondin e ngurtësimit për fituesin e lojës, përpara paraqitjes së dokumentacionit administrativo-ligjor, të kërkuar nga ky ligj;
gj) çdo informacion tjetër, që mund t’i kërkohet aplikantit nga NJMLF-ja dhe që gjykohet i nevojshëm për fushën e veprimtarisë, që do të ushtrohet.
2. Në rast të aplikimit për bingo televizive, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, në NJMFL paraqiten edhe:
a) marrëveshja ndërmjet organizatorit të lojës dhe agjentëve për shitjen e biletave;
b) marrëveshja ndërmjet organizatorit të lojës dhe operatorit apo operatorëve të telefonisë celulare;
c) marrëveshja për transmetimin e lojës (shorteut) për bingo televizive, e lidhur ndërmjet organizatorit dhe një stacioni televiziv kombëtar;
ç) strategjia për informimin e klientëve për rregullat e kësaj loje, ku duhet të përcaktohen data e hedhjes së shortit, mënyra e luajtjes, vendi ku do të tërhiqen çmimet, të dhënat për vendin ku do të bëhet transmetimi dhe nxjerrja e rezultateve;
d) rregullorja e lojës dhe fondi për fituesin, i cili, për çdo lojë, nuk mund të jetë më i vogël se 50 për qind e shumës nga vlera e arkëtuar nga shitja e biletave dhe nga prenotimi nëpërmjet telefonisë celulare.
3. Përveç NIPT-it, kriteret e mësipërme vërtetohen nëpërmjet dokumenteve të lëshuara, brenda 3 muajve nga data e miratimit të tyre, nga organet përgjegjëse shtetërore, si dhe duhet të jenë origjinale apo të noterizuara.
Neni 42
Fondi i garancisë për fituesit e lojërave të fatit
1.Për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, organizatori është i detyruar të ngurtësojë një fond të caktuar, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të Ministrit të Financave.Mënyra, forma dhe shuma e garancive përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.
2 Mosngurtësimi i fondit të garancisë përbën shkak ligjor për bllokimin dhe mbylljen e veprimtarisë nga NJMLF-ja.
3. NJMLF-ja i propozon Ministrit të Financave zhbllokimin e këtij fondi, me kërkesë të organizatorit të lojërave, në rast se vërtetohet se ky i fundit nuk ka detyrime tatimore, nuk ka gjoba të pashlyera, si dhe kur mbyll veprimtarinë e tij, të vërtetuara këto nga organet shtetërore përkatëse.
Neni 43
Pezullimi dhe bllokimi i veprimtarisë
1. NJMLF-ja pezullon për 30 ditë veprimtarinë për ushtrimin e lojërave të fatit dhe/ose propozon, pranë autoritetit të autorizuar, pezullimin e licencës së dhënë për lojëra fati, kur vëren se organizatori nuk shlyen detyrimet ndaj fituesve të lojës, deri në shlyerjen e plotë të tyre.
2. NJMLF-ja konfiskon pajisjet e organizatorit të lejuar/licencuar për lojërat e fatit, sipas ligjit të procedurave tatimore, në rast se:
a) ai nuk zbaton ose shkel detyrimet e parashikuara në dispozitat e këtij ligji dhe në aktet nënligjore, të dala në zbatim të tij;
b) ai nuk shlyen detyrimet e vendosura nga kjo njësi për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në këtë ligj;
c) miratimi/licenca është marrë në bazë të dokumenteve të rreme;
ç) në përfundim të afatit të pezullimit të miratimit/licencës, ai nuk ka shlyer detyrimet ligjore, për të cilën i është pezulluar miratimi/licenca.
KREU VIII
DETYRIMET TATIMORE
Neni 44
Detyrimet tatimore
(Ndryshuar shkronjat a), b), c) dhe ç) në pikat 5.3 me ligjin nr. 10149, datë 28.9.2009)
(Ndryshuar pika 5.2.dhe 5.3 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.009)
(Shfuqziuar pika 3 dhe ndryshuar paragrafi I dytë I pikës 5.3 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)
1. Fitimet, që organizatori i lojërave të fatit realizon nga ushtrimi i veprimtarisë së tij, janë të tatueshme, në bazë të dispozitave ligjore në fuqi.
2. Tatim-fitimi i shoqërisë (organizatorit) llogaritet dhe paguhet në bazë të dispozitave të legjislacionit tatimor në fuqi.
3. Shfuqizuar.
4. Ve primtaritë e lojërave të fatit, që tatohen sipas dispozitave të këtij ligji, përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
5. Detyrimet tatimore janë:
5.1 Për bingo:
a) organizatori i lojës bingo, që zhvillohet për pjesëmarrës, brenda sallës, paguan një tatim për lojërat e fatit, me një kuotë fikse, çdo muaj, për çdo sallë, përkatësisht, 500 000 lekë, për rrethet e llojesë së parë, 400 000 lekë, për rrethet e llojesë së dytë dhe 300 000 lekë, për rrethet e llojesë së tretë;
b) organizatori i lojës bingo televizive, që nuk zhvillohet për pjesëmarrës brenda sallave, paguan tatim për lojërat e fatit 10 për qind mbi vëllimin e qarkullimit, gjithsej, të realizuar në bazë të arkëtimeve nga shitja e biletave.
Organizatori, për çdo lojë, duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë.
5.2. Për bastet sportive:
Organizatori i basteve sportive paguan tatim për lojërat e fatit 25 për qind mbi fitimin nga loja, por jo më pak se:
a) për 1 deri në 99 NIPTE, 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari;
b) për 100 deri në 149 NIPTE, 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari;
c) mbi 150 NIPTE, 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në muaj, për çdo shoqëri që kryen këtë veprimtari.
Organizatori duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë.
Përveç pagesave të shoqërisë, për çdo pikë basti, duhet të kryhen pagesat në tarifa fikse mujore si më poshtë:
a) për rrethet e kategorisë së parë, 40 000 (dyzet mijë) lekë;
b) për rrethet e kategorisë së dytë, 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;
c) për rrethet e kategorisë së tretë, 20 000 (njëzet mijë) lekë.
Brenda datës 10 të muajit pasardhës, organizatori i lojërave të fatit derdh në llogari të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 0,2 për qind të shumave të grumbulluara, në përputhje me këtë nen, për zhvillimin e sporteve.
5.3. Për kazino elektronike:
Organizatori i lojërave për kazino elektronike paguan tatim mujor mbi lojërat e fatit 4 për qind mbi vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, për por jo më pak se:
a) për rrethet e kategorisë së parë, 400 000 (katërqind mijë) lekë për çdo sallë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për çdo makinë elektronike të tipit slot e videolotari;
b) për rrethet e kategorisë së dytë, 200 000 (dyqind mijë) lekë për çdo sallë dhe 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë për çdo makinë elektronike të tipit slot e videolotari;
c) për rrethet e kategorisë së tretë, 100 000 (njëqind mijë) lekë për çdo sallë dhe 40 000 (dyzet mijë) lekë për çdo makinë elektronike të tipit slot e videolotari;
ç) për çdo makinë elektronike me më shumë se një pozicion (ruletë) organizatori paguan një kuotë fikse mujore prej 1 000 000 (një milion) lekësh dhe 300 000 lekësh në muaj për çdo pozicion loje, pavarësisht nga rrethi ku ushtron veprimtarinë.
Organizatori duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 80 për qind të shumës së vënë në lojë..
5.4. Për lojërat e fatit të llojesë lotari kombëtare:
Organizatori i lojërave, të përfshira në licencën për lotari kombëtare, paguan tatim për lojërat e fatit, 10 për qind mbi vëllimin e qarkullimit gjithsej. Për çdo lotari, organizatori duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 50 për qind të shumës së vënë në lojë. Për rastet kur shuma në dispozicion të lojtarëve nuk u shpërndahet fituesve, ajo mbartet në lotarinë pasardhëse, si shumë në dispozicion të lojtarëve.
6. Për efekt të këtij ligji, në rrethet e llojesë së parë përfshihen Tirana dhe Durrësi, në rrethet e llojesë së dytë përfshihen Shkodra, Korça, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Elbasani, Fieri, Lushnja, Pogradeci, Berati, Lezha e Kavaja, ndërsa në rrethet e llojesë së tretë përfshihen të gjitha rrethet e tjera.
7. Detyrimet tatimore për lojërat e fatit, në përqindje apo në shumë fikse, paguhen në degën e tatim-taksave, ku është e regjistruar shoqëria (organizatori), jo më vonë se data 10 e çdo muaji për veprimtarinë e realizuar në muajin pararendës.
Neni 45
Detyrimi tatimor për kazinotë
(Ndryshuar shkronjat a), b) dhe c) me ligjin nr. 10149, datë 28.9.2009)
(Ndryshuar shkronja a), b), c) dhe shtuar shkornja ç) në pikën 2 dhe shtuar pika 4 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)
1. Tatim-fitimi i shoqërisë (organizatorit) llogaritet dhe paguhet në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.
2. Tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në fushën e organizimit të lojërave të fatit në kazino, paguajnë detyrimet tatimore mujore si më poshtë:
a) për tryezat me më shumë se një pozicion (ruletë), një taksë mujore në masën 12 për qind mbi vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, por jo më pak se 300 000 (treqind mijë) lekë në muaj për çdo pozicion;
b) për çdo tryezë të lojërave (me letra dhe/ose me zare), një taksë mujore në masën 12 për qind mbi vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, por jo më pak se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë;
c) për lojërat elektronike dhe për videlotarinë, të vendosura në mjediset e kazinosë, një taksë mujore në masën 4 për qind për qind mbi vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, por jo më pak se 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për çdo kompjuter elektronik;
ç) për makinat slot me fitim në çast, një taksë mujore në masën 4 për qind mbi vëllimin e qarkullimit të realizuar në bazë të arkëtimeve, por jo më pak se 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për çdo kompjuter elektronik.
3. Brenda datës 10 të muajit pasardhës, organizatori i lojërave të fatit derdh në llogari të bashkisë apo komunës ku zhvillon veprimtarinë për kazino 0,2 për qind të xhiros.
4. Organizatori duhet t’u kthejë lojtarëve, në formën e fitimit, jo më pak se 80 për qind të shumës së vënë në lojë
Neni 46
Detyrimi tatimor për bastet për gara në pistë
(Ndryshuar pika 3 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)
1. Tatim-fitimi i shoqërisë (organizatorit) llogaritet dhe paguhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Tatimpaguesit, që ushtrojnë veprimtari në fushën e organizimit të lojërave të fatit në bastet për gara në pistë, paguajnë detyrimet tatimore, si më poshtë:
a) një tatim loje fati, me kuotë fikse, çdo muaj, prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh, për shoqërinë;
b) një tatim loje fati, me kuotë fikse, çdo muaj, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për çdo pikë të shitjes së basteve;
c) për lojërat elektronike, me fitim në çast, të vendosura në mjediset e hipodromit, një tatim me kuotë fikse, çdo muaj, prej 40 000 lekësh, për çdo kompjuter elektronik ose pozicion të makinës elektronike.
3. 3. Brenda datës 10 të muajit pasardhës, organizatori i lojërave të fatit derdh në llogari të bashkisë apo komunës ku zhvillon veprimtarinë për baste me gara në pistë 0,2 për qind të xhiros.
KREU IX
KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE
Neni 47
Kundërvajtjet administrative
(Ndryshuar paragrafi i dytë dhe shtuar shkronja i) në pikën 1 dhe ndryshuar shkronjaç) në pikën 5 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
(shtuar pika 8 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)
1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji nga organizatori i lojërave të fatit, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë:
Gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë, në rastet kur:
a) organizatori ka ndryshuar selinë dhe adresën e sallave të lojërave të shoqërisë dhe nuk ka njoftuar NJMLF-në;
b) ka ndryshuar personeli i punësuar në shoqëri, pa njoftimet paraprake;
c) ka të punësuar, të pranishëm në mjediset e lojërave të fatit ose lojtarë nën moshën e ndaluar, sipas dispozitave të këtij ligji;
ç) rregulloret e lojërave të fatit nuk janë afishuar në mjediset e lojërave, në mënyrë të dukshme, në dispozicion të lojtarëve, si dhe kur këto mjedise janë të ekspozuara ndaj institucioneve fetare, arsimore dhe shëndetësore;
d) kryhet publicitet për lojëra fati, në kundërshtim me nenin 8 të këtij ligji;
dh) nuk sigurohet kontrolli dhe identifikimi i personave në kazino;
e) vërehet mosfunksionim i sistemit audioviziv në kazino;
ë) të dhënat e depozituara nga shoqëria pranë Ministrisë së Financave, NJMLF-së dhe autoritetit të autorizuar nuk përputhen me ato të konstatuara gjatë kontrollit;
f) vërehet se organizatori ka shkelur kërkesat e këtij ligji;
g) vërehet se deklarimet e bëra në NJMLF nuk përputhen me deklarimet e bëra në organet tatimore;
gj) subjekti, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, pengon ushtrimin e kontrollit të NJMLF-së;
h) pika nuk është e pajisur me NIPT sekondar për secilën veprimtari të lojërave të fatit që organizohet në të;
i) organizatori i lojërave të fatit nuk respekton ndalimet e parashikuara në paragrafin e parë dhe në atë të dytë të nenit 6 të këtij ligji.
2. Në rast përsëritjeje të shkeljeve të mësipërme, NJMLF-ja ka të drejtë të bllokojë dhe të heqë të drejtën për ushtrim veprimtarie, si dhe t’i kërkojë autoritetit të autorizuar nga ligji revokimin/pezullimin e licencës.
3. Dënimi me gjobë për kundërvajtjet administrative vendoset nga inspektorët e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
4. Inspektori i NJMLF-së, që vëren shkelje, harton procesverbalin për vendosjen e gjobës, të cilin ia komunikon organizatorit të lojës.
5. Ushtrimi i veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit, të cilat janë rregulluar me këtë ligj, pa njoftuar NJMLF-në, sipas procedurave të parashikuara nga ky ligj, ose licencuar nga autoriteti i autorizuar nga ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe personi juridik, që kryen kundërvajtjen, dënohet me gjobë, si më poshtë:
a) për bingo e bingo televizive 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë;
b) për lotarinë kombëtare 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë;
c) për bastet sportive 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë;
ç) ç) për kazino elektronike 500 000 (pesëqind mijë) lekë për çdo makinë;
d) për kazino 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë;
dh) për bastet e garave në pista 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë.
6. Në rast se kundërvajtja administrative kryhet nga personi fizik, pa miratimin/licencën e organeve përkatëse, ky person dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.
Kur NJMLF-ja vendos gjobë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, fleta e gjobës plotësohet në tri kopje, nga të cilat njëra i dorëzohet subjektit kundërvajtës, njëra depozitohet në NJMLF dhe tjetra, brenda 72 orëve nga vendosja e saj, depozitohet në Komisionin e Apelimit të Gjobave. Formati i gjobës dhe të dhënat e saj miratohen me udhëzim të Ministrit të Financave.
7. Organizatorit i konfiskohen pajisjet nga NJMLF-ja kur:
a) nuk janë certifikuar sipas këtij ligji dhe nuk kanë pullën e rregullsisë;
b) kjo njësi vëren hapjen e pikave të reja pa njoftim dhe miratim, pa NIPT dhe NIPT sekondar;
c) veprimtaria është bllokuar dhe subjekti ushtron veprimtari të palejuar.
8. Pajisjet, që shërbejnë për lojëra fati, të cilat gjenden nga NJMLF-ja në mjedise të padeklaruara pranë kësaj njësie, konfiskohen. Nëse është e pamundur që pronari të identifikohet, kjo e dhënë shënohet në aktin administrativ të konfiskimit.
Neni 48
Ankimi administrativ ndaj gjobës
1. Ndaj dënimit me gjobë, organizatori ka të drejtën e ankimit administrativ te Komisioni i Apelimit të Gjobave, brenda 30 ditëve nga data e marrjes dijeni për procesverbalin e gjobës.
2. Komisioni i Apelimit të Gjobave përbëhet nga pesë anëtarë:
a) dy përfaqësues nga Ministria e Financave;
b) dy përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
c) një përfaqësues nga NJMLF-ja;
ç) një sekretar.
3. Veprimtaria e Komisionit të Apelimit të Gjobave rregullohet me udhëzim të Ministrit të Financave. Kryetari i Komisionit të Apelimit të Gjobave emërohet nga Ministri i Financave.
4. Mënyra e funksionimit të Komisionit të Apelimit të Gjobave, procedurat e tij operative, procedurat e emërimit dhe të shkarkimit të anëtarëve dhe mënyra e shpërblimit të tyre përcaktohen me rregullore të nxjerrë nga Ministri i Financave.
5. A nkimi ndaj masës së gjobës për kundërvajtje administrative duhet të përmbajë këto elemente:
a) emërtimin e personit ankimues, numrin e NIPT-it, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe adresën e plotë;
b) objektin, për të cilin ushtron të drejtën e ankimit, duke përmendur të gjitha elementet identifikuese të masës ndëshkimore;
c) bazën ligjore të pretendimit për ankimin e tij;
ç) përshkrimin e përmbledhur të arsyeve, fakteve dhe rrethanave, për të cilat ankimohet masa ndëshkimore;
d) kërkesën përfundimtare;
dh) kopjen e procesverbalit të masës së gjobës, të vendosur nga inspektori.
6. Komisioni i Apelimit të Gjobave merr vendim, brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të ankimit, për lënie në fuqi ose jo të gjobës apo për ndryshimin e masës së saj.
Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative bëhet në prani të kundërvajtësit.Kur vërtetohet se ai ka marrë dijeni dhe nuk ka shkaqe justifikuese për mosparaqitje, shqyrtimi mund të bëhet edhe në mungesë.
7. Kundër vendimit të NJMLF-së apo të Komisionit të Apelimit të Gjobave, personi i interesuar, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të vendimit, gëzon të drejtën e ankimit në gjykatën e rrethit, ku ka selinë subjekti i gjobitur, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Në rastet kur kundërvajtësi është person fizik, ankimi bëhet në gjykatën e rrethit, ku është kryer kundërvajtja.
Neni 49
Ekzekutimi i gjobës
(Shtuar fjalia e dytë në pikën 2 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.2009)
(Shtuar pika 3 me ligjin nr. 10351, datë 11.11.2010)
1. Gjobat paguhen nga kundërvajtësi brenda 5 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit të Apelimit të Gjobave ose nga data kur vendimi i gjykatës merr formë të prerë. Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet një kamate prej 2 për qind e shumës deri në 1 muaj.
2. Nëse detyrimet nuk shlyhen në mënyrë vullnetare, ekzekutimi i tyre bëhet nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, sipas procedurës së parashikuar për masat shtrënguese në këtë ligj.50 për qind e të ardhurave nga gjobat përdoren nga NJMLF-ja për investime, si për mekanizimin, informatizimin, përmirësimin e kushteve të punës dhe 50 për qind përdoren në formën e shpërblimit mbi pagë për vështirësi në punë, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Të ardhurat e siguruara nga vjelja e gjobave derdhen 80 për qind në Buxhetin e Shtetit dhe 20 për qind në llogari të NJMLF-së.
3. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, një herë në tre muaj, informon NJMLF-në për rastet e zhdoganimit të pajisjeve që shërbejnë për lojëra fati.
Neni 50
Bashkëpunimi i NJMLF-së me strukturat e tjera shtetërore
Për zbatimin e detyrave, me kërkesën e tyre, punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit mbështeten nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me strukturat në varësi të saj, për subjektet, që zhvillojnë veprimtari për lojëra fati, janë të detyruara të paraqesin të gjitha deklarimet mujore, sipas sallave, të deklaruara nga subjektet dhe ndryshimet periodike, pranë NJMLF-së.
Neni 51
Masat shtrënguese
(Ndryshuar me ligjin nr. 10149, datë 28.9.2009)
Kur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit vëren shkelje të detyrimeve të parashikuara në këtë ligj, merr masat e mëposhtme shtrënguese:
a) bllokimin e veprimtarisë;
b) konfiskimin e mjetevetëlojërave, magazinimin, sidheshkatërrimin e tyre;
c) bllokimin e llogarive bankare;
ç) sekuestrimin e pasurive të regjistruara në emër të subjektit.
Neni 52
Urdhri i bllokimit të llogarive bankare të subjektit
Nëse subjekti nuk paguan detyrimet e përcaktuara, sipas këtij ligji, brenda afatit të parashikuar në këtë nen, nëpërmjet një urdhri, me shkrim, të Drejtorit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, i kërkohet çdo banke, ku subjekti ka llogari në emër të vet, të mbajë një shumë, e cila duhet të jetë me e vogla ndërmjet:
a) shumës, që kërkohet të mbahet;
b) shumës, që rezulton në atë çast në llogarinë bankare të tatimpaguesit.
Neni 53
Masat e sigurimit të detyrimit
1. Nëse subjekti nuk paguan detyrimin brenda afateve të caktuara, sipas këtij ligji, detyrimi sigurohet në favor të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, mbi të gjithë pasurinë e subjektit, në masën e nevojshme, për të përmbushur detyrimin e tij.
2. Masa e sigurimit të detyrimit të papaguar mund të jetë, sipas rastit, barrë siguruese dhe/ose barrë hipotekore. Vendimi për të vendosur një barrë siguruese dhe/ose barrë hipotekore mbi pasurinë e subjektit bëhet me shkrim nga Drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
3. Para vendosjes së një barre siguruese dhe/ose barre hipotekore mbi pasurinë e subjektit, ky i fundit duhet të njoftohet me shkrim. Njoftimi duhet të përmbajë të gjithë informacionin për to.
4. Njoftimi mbi barrën siguruese dhe/ose barrën hipotekore duhet të përmbajë të dhënat e nevojshme, për të identifikuar subjektin, detyrimin e papaguar, pasurinë, objekt të barrës siguruese dhe/ose barrës hipotekore, si dhe kompetencën e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, për të dorëzuar kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit.
5. Formati i njoftimit për masën siguruese dhe/ose barrën hipotekore dhe regjistrat publikë për regjistrimin e tyre parashikohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 54
Ankimi i masës së sigurimit të detyrimit
1.Subjekti ka të drejtë të ankimojë vendimin për masën e sigurimit të detyrimit të papaguar te Drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe të kërkojë çlirimin nga sigurimi, vetëm kur ai është ekzekutuar në mënyrë të parregullt.Ankimimi bëhet 30 ditë kalendarike nga çasti i m arrjes dijeni për këtë parregullsi.
2. Kur kërkesa e subjektit miratohet nga Drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, ndërmerren menjëherë të gjitha masat e nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, për zhbllokimin e masës së sigurimit mbi pasurinë e subjektit.
Vendimi futet në dosjen e subjektit.
Nëse drejtori i njësisë nuk e miraton kërkesën, subjekti mund ta ankimojë vendimin, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Neni 55
Sekuestrimi i pasurisë
1.Nëse subjekti nuk paguan detyrimin, sipas afatit të përcaktuar në këtë ligj, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit mund ta mbledhë detyrimin e papaguar, nëpërmjet sekuestrimit të pasurisë së siguruar, në favor të njësisë, në pronësi të subjektit të detyruar.
2. Ekzekutimi i masës së sigurimit, nëpërmjet sekuestrimit dhe shitjes së pasurisë, sipas këtij kreu, është objekt i dispozitave të ligjit “Për kundërvajtjet administrative” dhe realizohet nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
3. Urdhri për sekuestrimin e pasurisë bëhet me shkrim nga Drejtori i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Urdhri duhet të identifikojë subjektin, pasuria e të cilit është objekt sekuestrimi, vendndodhjen e pasurisë dhe vlerësimin e detyrimit, për të cilin vihet sekuestroja.Urdhri i dërgohet subjektit me postë rekomande.
4. Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit mund të sekuestrojë pasurinë, sipas detyrimit, vetëm pas vendosjes së masës së sigurisë mbi pasurinë, në përputhje me këtë ligj dhe vetëm 30 ditë kalendarike pas datës, ku urdhri i sekuestrimit është marrë ose vlerësohet të jetë marrë nga subjekti, në formën e parashikuar nga ky ligj.
Neni 56
Urdhri i sekuestrimit
1. Urdhri i sekuestrimit përmban:
a) shumën e detyrimeve të papaguara;
b) afatin për pagesën e detyrimeve;
c) pasurinë që sekuestrohet;
ç) informacionin për të drejtën e subjektit për ankim administrativ.
2. Nëse objekt i sekuestrimit është paga e subjektit, urdhri përfshin edhe emrin dhe adresën e punëdhënësit të subjektit.
3. Nëse sekuestrimi bëhet për shkak të shkeljes së masës së bllokimit, zbatohet menjëherë dhe prek vetëm sendet, të cilat përdoren për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Neni 57
Pasuria, objekt i sekuestrimit
E gjithë pasuria e subjektit është objekt sekuestrimi, në masën e detyrimit të papaguar, përveç sendeve të përcaktuara në nenin 529 të Kodit të Procedurës Civile.
Neni 58
Shitja e pasurisë së sekuestruar
1.Pasuria e sekuestruar shitet në ankand publik, i cili kryhet në përputhje më procedurat dhe kushtet e parashikuara në ligjin për ankandin publik.
2. Të ardhurat nga shitjet përdoren fillimisht për të paguar shpenzimet e shitjes, më pas për të paguar koston administrative, gjobat dhe interesin, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
3. Shuma e mbetur i kthehet subjektit, brenda pesë ditëve pune nga data e përfundimit të ankandit.
Neni 59
Pajisja me armë e inspektorëve
(Ndryshuar me ligjin nr. 10200, datë 17.12.009)
Inspektorët e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit kanë të drejtë të pajisen me armë zjarri.
Miratimi i lejes jepet nga Ministria e Brendshme, vetëm pas autorizimit të lëshuar nga Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, për përcaktimin e inspektorëve dhe të llojit të armatimit.
Neni 60
Nxjerrja e akteve nënligjore
1.Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë akte nënligjore, në mbështetje të neneve 27, 29, 31, 33 e 53 të këtij ligji.
2. Ngarkohet Ministri i Financave të nxjerrë udhëzime, në mbështetje të neneve 7, 10, 12, 13, 24, 42, 47 pika 6 e 48 pika 4 të këtij ligji.
KREU X
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 61
Dispozita kalimtare
(Shtuar paragrafët pas pikës 2 me ligjin nr. 10149, datë 28.9.2009)
(Ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 10200, datë 17.12.009)
1. Mjetet e lojërave të fatit, që përdoren nga organizatorët e këtyre lojërave, duhet të jenë të certifikuara, sipas rregullave specifike, të parashikuara në këtë ligj, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
2. 2. Për të gjitha subjektet e licencuara deri para hyrjes në fuqi të këtij ligji, në kategoritë e basteve sportive apo bingove, afati i vlefshmërisë është afati i përcaktuar në çastin e lëshimit të tyre.
Organi tatimor kryen rimbursimin e shumave të dëmshpërblimit për të gjitha shoqëritë e lojërave të fatit, të cilave u është revokuar me ligj licenca.Kriteret, mënyra, masa dhe forma e dëmshpërblimit përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.
Mënyra e llogaritjes së detyrimeve tatimore, që do të paguhen nga shoqëritë e përmendura në paragrafin e parë të kësaj pike, përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Financave.
3. Të gjithë operatorët e tjerë në treg, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, marrin masa për të përshtatur veprimtarinë e tyre me kërkesat e këtij ligji.
Neni 62
Shfuqizime
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojërat e fatit dhe kazinotë”, i ndryshuar, të gjitha aktet nënligjore, të dala në zbatim të tij, si dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, shfuqizohen.
Neni 63
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5984, datë 29.12.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi