Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës nr. 81 “PER INSPEKTIMIN NE PUNE,NE TREGTI DHE NE INDUSTRI” nr. 135 “PER PERFAQESUESIT E PUNONJESVE” dhe nr. 142 “PER ORGANIZATAT E PUNONJESVE RURALE”
Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës nr. 81 “PER INSPEKTIMIN NE PUNE,NE TREGTI DHE NE INDUSTRI” nr. 135 “PER PERFAQESUESIT E PUNONJESVE” dhe nr. 142 “PER ORGANIZATAT E PUNONJESVE RURALE”
Neni 3
- Çdo Anëtar ofron gradualisht sistemet e tij të udhëheqjes profesionale, duke përfshirë informacion të vazhdueshëm mbi punësimin, për të garantuar që për të gjithë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, të vihet në dispozicion informacion i plotë dhe udhëheqje sa më e zgjeruar e mundshme,duke përfshirë programe përkatëse për të gjithë personat me aftësi të kufizuar dhe invalidët.
- Ky informacion dhe kjo udhëheqje përfshijnë zgjedhjen e një profesioni, trajnimin profesional dhe mundësi të ngjashme arsimore, situatën e punësimit dhe perspektivat e punësimit, perspektivat e ngritjes në detyrë, kushtet e punës, sigurisë dhe higjienës në punë dhe aspekte të tjera të periudhës së punës në sektorë të ndryshëm të veprimtarisë ekonomike, sociale dhe kulturore dhe në të gjitha nivelet e përgjegjësive.
- Informacioni dhe udhëheqja plotësohen me informacion mbi aspekte të përgjithshme të marrëveshjeve të përbashkëta dhe mbi të drejtat dhe detyrimet e të gjithë aktorëve të interesuar sipas ligjit të punës; ky informacion jepet në përputhje me ligjin dhe praktikën kombëtare, duke marrë në konsideratë funksionet dhe detyrat përkatëse të organizatave përkatëse të punëtorëve dhe punëdhënësve.
1) Republika e Shqipërisë ka aderuar në Konventë me ligjin nr. 8185, datë 23.01.1997, të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 1, Janar 1997, faqe 4