Bashkia e qytetit të Korçës pritet të përfshihet së shpejti në diskutimin dhe më pas miratimin e Paketës Fiskale 2012. Burime nga bashkia e qytetit juglindor kanë konfirmuar se është mbyllur draftimi i Paketës nga administrata e Bashkisë dhe pritet që shumë shpejt ajo t’i kalojë Këshillit Bashkiak për vendimarrje.

 

Zyra për Transparencë Qytetare, Korçë po ndjek me vemendje hallkat e procesin vendimarrës për dikumentin që cakton të ardhurat në buzhetin e bashkisë së qytetit për vitin 2012. ZTQ, Qendra ÇIP, përmes faqes së saj në internet, do te vendosë në dispozicion të qytetarëve korçarë projektin e Paketës Fiskale 2012, në mënyrë që të gjithë të interesuarit të mund të njihen me të paraprakisht. Zyra e Transparencës Qytetare, Korçë, ndërkohë është duke koordinuar përpjekjet me strukturat vendimarrëse të qytetit juglindor për të siguruar një diskutim publik të këtij dokumenti të rëndësishëm.

 

Qendra ÇIP inkurajon Bashkinë Korçë dhe Keshillin Bashkiak të nisin sa më parë diskutimin e draft-Paketës Fiskale me grupet e interesit dhe qytetarët e insteresuar. Të gjithë duhet të dijnë se sa do të jenë taksat dhe tarifat që do të paguajnë në arken e Bashkisë. Të gjithë kanë të drejtë të mësojnë se cili do të jetë destinacioni i parave që do të derdhen ne formen e taksave dhe tarifave prej qeveritareve lokale.

 

Nga ana tjetër, diskutimi i Draft-Paketës Fiskale me taksapaguesit e Bashkisë Korçë, është në garanci që miratimii si saj të mos jetë peng i dasive me natyre politike. Pavarësisht se shumica në Këshillin Bashkiak të Korçës i përket “Aleancës për të Ardhmen”, njësoj si edhe vete Kryetari I Bashkisë, Z. Niko Peleshi, për kalimin e Paketës Firskale nevojiten 2/3 e votave në Këshill Bashkiak. Kjo e bën të domosdoshëm harmonizimin e kësaj vendimarrjeve edhe me këshilltarët e djathtë.

 

Në Durrës, ku Qendra ÇIP gjithashtu ka një degë lokale njësoj si në Korçë, diskutimi i Paketës Fiskale 2012 me grupet e interesit u provua të ishte një përvojë e cila i hapi rrugë miratimit me shumëcë absolute të voteve në Këshill Bashkiak. Në Durrës, bashkia qeveriset nga z. Vangjush Dako, i “ Aleancës për të Ardhmen”, kurse shumicën në Këshillin Bashkiak e kanë përfaqësuesit e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim