“Botimet zyrtare dhe roli i Medias në rritjen e transparencës qeverisëse” ishte tema e trajnimit të organizuar nga Qendra ÇIP në datë 20 Janar 2012. Trajnimi, i pari i zhvilluar ndonjëherë në këtë tematike, u frekuentua nga rreth 30 gazetarët prefesionistë, me një përvojë të konsiderueshme nëpër gazetat dhe televizionet më influente të vendit.

Synimi i organizatorëve ishte të ofronin një kuptim sa më të thelluar mbi sistemin shqiptar të Publikimeve Zyrtare si dhe mangësitë që janë konstatuar lidhur me botimin e akteve që nxjerrin institucionet qëndrore kushtetuese. Qendra ÇIP shpall në mënyrë të përvitshme tashmë rezultatet e monitorimeve të saj në këtë fushë, dhe lançimi i raporteve vjetore është kthyer në një event që ngjall interesim të madh mediatik.

Organizimi i një trajnimi të tillë me gazetarët profesioniste u nxit nga vështirësia relative e gazetarëve (e vërejtur nga ÇIP) për exporimin e plotë të gjetjeve të Raporteve të përvitshme “Transparenca e Botimeve Zyrtare në RSH”. Moduli kryesor i trajnimit konsistonte pikërisht në parashtrimin e plotë të bazës ligjore e cila detyron institucionet qëndrore kushtetuese të botojnë aktet e tyre në Fletore Zyrtare apo në faqet zyrtare të internetit.

Njohja e kësaj baze ligjore është kusht për kuptimin e drejtë të gjetjeve të monitorimit, si dhe një parakusht për të përfshirë edhe median në një monitorim të vazhdueshëm, pavarëisht Raporteve që harton ÇIP.Për t’iu përgjigjur sa më mirë interesimit të gazetarëve, ÇIP kishte përfshirë në trajnim edhe dy module të tjera, respektivisht për të të drejtën për informim në dokumenatcionin zyrtare (Sami Neza), si dhe për njohjen me përmbajtjen e kontratave koncensionare (Eniel Kolaneci).

Trajnimi synon përfshirjen e Medias në një proces monitorimi të vazhdueshëm (të përditshëm) për të siguruar më shumë presion pozitiv mbi institucionet për të publikuar vendimet e tyre. Kjo i shërben së pari interesit publik, dhe së dyti rritjes së cilësisë së raportimit gazetarsk në çështje që kanë të bëjnë me transparencën në vendimarrjen qeverisëse.

Trajnimi është hallka e parë e programit të përgatitur nga ÇIP për përfshirjen e medias në monitorimit e vazhdueshëm të publikimeve qeveritare, i cili do të finalizohet më ndarjen e çmimeve për raportimin më të mirë në fushën e Transparencës së Botimeve Zyrtare (ne kuadër të Furumit të Gazetarëve të Drejtësisë). Këto aktivitete mbështeten nga Partnership for Transparency Fund, Washington D.C.

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim