LIGJI Nr.9251, dt 8.7.2004 “KODI DETAR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE”
LIGJ
Nr.9251, date 8.7.2004
KODI DETAR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
VENDOSI:
PJESA E PARE
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
KREU I
OBJEKTI, SUBJEKTET DHE PARIMET E PERGJITHSHME
Neni 1
Objekti
1. Kodi Detar i Republikës se Shqipërisë rregullon marrëdhëniet juridike, ekonomike dhe shoqërore ne fushën e detarisë, duke vendosur rregulla mbi te drejtat dhe detyrimet e subjekteve qe ushtrojnë veprimtari detare dhe kane përgjegjësi ligjore mbi hapësirën detare.
2. Këto marrëdhënie ne fushën e detarisë lindin dhe zhvillohen gjate ushtrimit te veprimtarive detare e te lundrimit për përdorimin e barabarte dhe me efikasitet te burimeve detare, konservimin e burimeve te tyre gjallore, kryerjen e studimeve shkencore detare përkatëse, mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotjet, sigurinë e lundrimit, sipas rregullave te trafikut detar, sigurimin e shërbimeve te posaçme te kërkim-shpëtimit, si dhe transportet e mallrave ne përputhje me legjislacionin përkatës.
Neni 2
Fusha e veprimit
1. Dispozitat e këtij Kodi rregullojnë ushtrimin e te drejtave dhe marrëdhënieve juridike
detare ne Republikën e Shqipërisë.
2. Organet shtetërore respektojnë dispozitat e këtij Kodi kur ushtrimi i funksioneve te tyre
ndërthuret me veprimtarinë ose subjektet juridike detare.
3. Dispozitat e këtij Kodi, për aq sa është e mundur, veprojnë me veçoritë përkatëse edhe ne lumenj, liqene ose rezervuare te lundrueshëm, qe kane lidhje me detin ose janë te përbashkët me shtete te tjera.
4. Veprimtaria e mjeteve lundruese shqiptare jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë
realizohet ne përputhje me dispozitat e këtij Kodi, përveç rasteve kur:
a) duhet zbatuar e drejta e shtetit ne territorin ku ndodhet;
b) ka marrëveshje ndërkombëtare te veçante;
c) duhet zbatuar e drejta ndërkombëtare.
Neni 3
Subjektet detare
1. Janë subjekte te se drejtës detare personat fizike ose juridike, publike ose private, vendas ose te huaj, te cilët realizojnë veprimtarinë ne fushën e detarisë.
2. Subjektet detare mund te jene drejtues te veprimtarisë ne fushën e detarisë, pronare te mjeteve ose te mjediseve detare dhe ushtrues te veprimtarive ne fushën e detarisë, zotërues, jo pronare te mjeteve dhe te veprimtarive te fushës se detarisë, te punësuar ose përfitues nga kjo veprimtari.
Neni 4
E drejta detare dhe te drejtat e tjera
1. Te drejtat dhe marrëdhëniet juridike detare janë te tilla kur, përveç kërkesave te këtij Kodi, plotësojnë kërkesat e përgjithshme te Kodit Civil, te Kodit Tregtar dhe te ligjeve kryesore te fushave përkatëse.
2. Aspekte te veçanta te veprimtarisë detare, te përbashkëta me fusha te tjera te se drejtës, rregullohen sipas dispozitave te aktit normativ, fushe kryesore e te cilit janë, duke respektuar edhe dispozitat e përgjithshme te këtij Kodi.
Neni 5
E drejta detare dhe e drejta ndërkombëtare
1. Ne veprimtarinë detare shqiptare e drejta ndërkombëtare është e detyrueshme dhe ka
përparësi ndaj këtij Kodi kur buron nga një akt i pranuar ligjërisht.
2. Organet përkatëse, kur pranojnë ligjërisht aktet e se drejtës ndërkombëtare, shfuqizojnë ose ndryshojnë dispozitat e këtij Kodi dhe aktet ligjore, te data ne zbatim te tij, kur bien ndesh ose plotësojnë mangësitë përkatëse, përveçse kur këto akte kane karakter te përkohshëm.
Neni 6
Termat
1. Kuptimi i termave te veprimtarisë ne fushën e detarisë përcaktohet shprehimisht ne këtë Kod ose del nga përmbajtja e dispozitës përkatëse, ne te kundërtën i përmbahet kuptimit te përgjithshëm te fjalëve ne gjuhen shqipe.
2. Termat e fushave jodetare kane kuptimin sipas legjislacionit te fushës përkatëse.
3. Termat e se drejtës ndërkombëtare detare kane kuptimin qe jepen prej saj dhe shënohen ne
kllapa pas termit ne shqip, përveç kur nuk ka te tille.
4. Kuptimi i termave detare, sipas këtij Kodi, është i detyrueshëm për fushat e tjera te se
drejtës.
Neni 7
Veprimtaritë me burim rreziku te shtuar
1. Veprimtaria me mjetet lundruese, duke filluar nga çasti i pluskimit te pare, është me burim rreziku te shtuar ne kuptim te Kodit Civil, me te gjitha pasojat përkatëse, me përjashtim te rastit kur mjeti lundrues rimorkiohet.
2. Mjetet lundruese ne rimorkim trajtohen për kryerje veprimtarie me burim rreziku te shtuar kur vërtetohen kritere te Kodit Civil qe nuk kane lidhje me lundrimin.
Neni 8
Veprimtaritë detare
Veprimtari detare dhe lundrimi konsiderohen:
a) transporti detar i mallrave dhe i njerëzve;
b) veprimtaritë ne portet detare;
c) peshkimi industrial dhe sportiv;
ç) kërkimet shkencore dhe arkeologjike;
d) shfrytëzimi i fundit te detit;
dh) lundrimi sportiv dhe mësimor;
e) turizmi detar;
ë) operacionet e kërkim-shpëtimit;
f) operacionet e pastrimit te sipërfaqes se detit dhe te fundit te tij;
g) veprimtari te tjera qe realizohen nga subjektet detare.
Neni 9
Uniteti i drejtimit te ve primtarive detare
1. Veprimtaritë detare për subjektet juridike private ose shtetërore administrohen dhe licencohen nga ministritë përkatëse qe mbulojnë llojin e veprimtarisë. Te drejtën e dhënies se lejes se veprimtarisë e ka titullari i dikasterit përkatës.
2. Veprimtaritë detare, duke qene veprimtari me burim rreziku te shtuar, drejtohen ne
mënyrë unike.
3. Uniteti i drejtimit realizohet:
a) ne mjetin lundrues nga kapiteni;
b) ne portet detare dhe ne rada nga kapitaneria e portit;
c) ne hapësirën detare nga Roja Bregdetare Shqiptare;
ç) nga strukturat përkatëse te çdo dikasteri për veprimtaritë nen përgjegjësi.
Neni 10
Lejimi i veprimtarisë ne fushën e detarisë
1. Veprimtaria ne fushën e detarisë dhe shërbimet portuale kryhen nga subjekte te licencuara,
me cilësitë e nevojshme te personave fizike ose juridike qe janë regjistruar si te tille.
2. Subjektet vendase kane te drejtën e veprimtarisë ne fushën e detarisë me mjete lundruese qe figurojnë ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese dhe vetëm ne drejtimet qe ka leja e dhënë nga organi përgjegjës shtetëror.
3. Subjektet e huaja me qendër ne Shqipëri kane te drejtën e ushtrimit te veprimtarisë me mjete lundruese, për veprimtari te veçanta ose te përkohshme, dhe lejohen nga organi kompetent shqiptar kur figurojnë te regjistruara ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese.
4. Përfshirja e mjeteve lundruese te subjekteve te huaja ne këtë Regjistër i barazon ato me
subjektet vendase për veprimtaritë me këto mjete.
5. Subjektet detare te huaja, kur veprojnë ne territorin shqiptar, respektojnë dispozitat e këtij Kodi dhe ato te dala ne zbatim te tij, përveç rasteve kur duhet zbatuar marrëveshja ndërkombëtare e veçante ose e drejta ndërkombëtare.
6. Për rastet e forcës madhore ose nevojës se domosdoshme, kur është e pamundur rruge tjetër, mjetet e huaja detare mund te veprojnë ne ujerat shqiptare pa autorizim paraprak, por, ne çdo rast, duke dhënë sinjalet, sipas se drejtës ndërkombëtare ose duke vene ne dijeni kapitanerinë e portit me te afërt.
Neni 11
E drejta e kalimit paqësor
Mjetet lundruese qe mbajnë flamurin shqiptar dhe mjetet lundruese te huaja gëzojnë te drejtën e kalimit paqësor ne detin territorial te shtetit shqiptar, ne përputhje me legjislacionin përkatës.
KREU II
PERBERESIT E VEPRIMTARISE DETARE
Neni 12
Hapësira detare
Hapësira detare shqiptare përbëhet nga:
a) ujerat e brendshme detare;
b) deti territorial;
c) zona fqinje (ne vazhdim);
ç) zona ekskluzive ekonomike;
d) shelfi kontinental.
Neni 13
Mjedisi detar
1. Mjedisi detar janë pasuritë e nënujet, te sipërfaqes se fundit dhe te nëntokës se fundit te
detit, si pjese e pasurisë kombëtare te shtetit shqiptar.
2. Ai shtrihet gjate gjithë vijës se bregdetit shqiptar dhe vazhdon deri ne kufirin e zonës
ekskluzive ekonomike.
3. Ujerat ekonomike te përcaktuara me marrëveshje dypalëshe i ratifikon Këshilli i
Ministrave.
4. Mjedisi detar përbëhet nga
a) vija e bregdetit shqiptar;
b) plazhet, portet, radat e porteve dhe territoret tokësore te tyre;
c) lagunat, grykëderdhjet e lumenjve ne det, liqenet e vijës se ujit, qe komunikojnë
vazhdimisht ose përkohësisht me detin;
ç) ujerat e brendshme detare, territoriale dhe ekonomike, sipas përcaktimit te nenit 12 te
këtij Kodi
.
Neni 14
Shërbimi Hidrografik Shqiptar
1. Shërbimi Hidrografik Shqiptar është institucion tekniko – shkencor shtetëror ne përbërje te Forcave Detare te Republikës se Shqipërisë, qe drejton, organizon dhe përpunon botimin e hartave detare, te vjetarëve, te udhëzuesve te lundrimit e te fenerëve.
2. Shërbimi Hidrografik Shqiptar kryen studime te karakterit hidrografik e hidrologjik te relievit e te fundit te detit, për vendosjen e fenerëve e te shenjave detare dhe te kabllove detare te nënujshme. Ai boton dhe pajis me dokumentacionin e nevojshëm detar te gjitha anijet shqiptare, si: anijet luftarake, te transportit, te peshkimit e te turizmit.
3. Shërbimi Hidrografik Shqiptar, me autorizim te Ministrisë se Mbrojtjes, bashkëvepron me shërbime dhe institucione hidrografike te shteteve te huaja për qëllime studimi, bashkërendimi veprimtarie.
Neni 15
Veprimtaria ne fushën e detarisë
1. Veprimtaria ne fushën e detarisë është tërësia e veprimeve te ndërgjegjshme te njeriut, qe kryhet drejtpërdrejt ose ne mjediset detare, me karakter ekonomik, mjedisor, kërkimor – shkencor, ushtarak ose aspekte te tjera qe lidhen me mbrojtjen e interesave kombëtare.
2. Veprimtaria ne fushën e detarisë organizohet dhe ushtrohet nga subjektet detare dhe realizohet me mjete, burime intelektuale, materiale ose financiare, ne drejtime dhe forma te lejuara shprehimisht nga ky Kod ose nga dispozita te tjera ligjore.
3. Përbërës te veprimtarisë se fushës te detarisë janë: hapësira detare, subjektet detare, mjetet lundruese, mallrat, udhëtarët dhe organizmat drejtues te veprimtarisë se fushës te detarisë dhe organet shtetërore.
Neni 16
Mjetet lundruese
1. Ne mjetet lundruese përfshihen te gji tha mjetet lundruese, me përjashtim te mjeteve, te cilat përdoren te fiksuara ne trupin e njeriut.
2. Mjetet lundruese përbëhen nga:
a) anijet qe plotësojnë te dhënat teknike për regjistrim ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese;
b) mjetet e vogla lundruese;
c) mjetet detare;
ç) mjetet ujore.
Neni 17
Mjetet detare dhe ujore
1. Veprimtaria ne fushën e detarisë realizohet me ane te mjeteve lundruese, te cilat përbëhen nga: mjete detare, mjete ujore, mjete te vogla lundruese, instalime teknologjike mbi dhe nënujore me karakter shfrytëzimi, komunikacioni, shërbimi ose kërkimi shkencor, instalime portuale, teknika dhe sisteme te sinjalizimit detar, te komunikimit dhe te energjetikes.
2. Mjetet fluturuese, përfshirë edhe hidroplanët, u nënshtrohen rregullave te veprimtarisë ajrore, ndërsa, kur ulen ne mjetet detare ose lundrojnë, respektojnë rregullat e kësaj fushe.
Neni 18
Portet detare
1. Porte detare janë territore te vijës bregdetare, te përgatitura posaçërisht për akostimin e anijeve e te pajisura me mjetet për shërbimet e ngarkim-shkarkimit, mjetet e sigurisë detare, akuatoriumin, kanalin hyrës dhe radat, si dhe instalimet përkatëse te sinjalizimit dhe te komunikimit detar.
2. Porte detare mund te jene edhe territoret lundruese te përgatitura posaçërisht.
3. Portilet janë zgjatime te bregut, te përgatitura posaçërisht për ankorimin e mjeteve
lundruese.
4. Portet detare ndahen ne:
a) porte te hapura për trafikun ndërkombëtar;
b) porte kombëtare për veprimtari te subjekteve shqiptare ne fushën e detarisë, brenda ujerave
territoriale shqiptare, ose te subjekteve te huaja për veprimtari jotregtare.
5. Ne raste te veçanta, për te mbrojtur ose realizuar interesat e rëndësishëm shtetërore, mund te përdoren dhe portet ushtarake te Republikës se Shqipërisë.
6. Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit, me nisme ose kërkesë, autorizon për këtë qellim edhe portet e kategorive te tjera, për shkaqe te forcës madhore, defekte teknike ose për interes shtetëror.
7. Shpallja, kategorizimi dhe emërtimi i porteve përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
Neni 19
Pronësia detare
1. Janë ne pronësi te shtetit dhe ne administrim te organeve shtetërore, qe mbulojnë fushat përkatëse te veprimtarive detare, ujerat e brendshme territoriale, deti territorial, vija bregdetare, ujerat e liqeneve dhe te lumenjve te lundrueshëm, trojet, kalatat dhe çdo objekt tjetër i paluajtshëm ne territorin e portit, përfshirë muret rrethuese te tij dhe akuatoriumin, si dhe instalimet e sinjalizimit, te ndriçimit dhe te komunikimit brenda territorit te portit, ne kanalin hyrës dhe ne rade.
2. Janë ne pronësi te subjekteve publike ose private makineritë dhe instalimet portuale,
pajisjet e tjera, objektet e lëvizshme portuale dhe mjetet detare.
3. Shfrytëzimi dhe te drejtat e tjera te pronësisë se anijeve mund te realizohen nga çasti i
regjistrimit te tyre ne regjistrin përkatës te mjeteve lundruese.
4. Shfrytëzimi dhe te drejtat e tjera te pronësisë ne platformat detare dhe ne pajisjet mbi e
nënujore realizohen nga çasti i dhënies se lejes se veprimtarisë.
5. Me ligj te veçante mund te ndalohet pronësia e subjekteve private ne lloje te caktuara
mjetesh lundruese.
Neni 20
Emërtimi
1. Pronat e porteve emërtohen ne çdo kohe me vendim te Këshillit te Ministrave, ndërsa anijet dhe mjetet e tjera te lundrueshme emërtohen ne kohen e regjistrimit nga pronari. Emërtimi pasqyron dhe respekton traditat detare dhe normat e moralit. Njëkohësisht çdo mjet lundrues duhet te këtë numrin e Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO).
2. Emri mbahet vetëm nga një objekt, si e drejte jopasurore e pronarit, dhe mbrohet nga ligji. 3. Emrat ndryshohen kur anija:
a) çregjistrohet nga Regjistri i Mjeteve Lundruese;
b) pushon se qeni si e tille;
c) ka shkaqe te arsyeshme.
Neni 21
Flamuri
1. Flamuri është simboli unik, qe pasqyron vendin e regjistrimit te anijes dhe shënon përkatësinë dhe sovranitetin territorial.
2. Flamurin shqiptar e mbajnë vetëm mjetet lundruese te regjistruara ne Regjistrin e Mjeteve
Lundruese Shqiptare.
3. Mënyra e mbajtjes dhe e përdorimit te flamurit përcaktohen ne këtë Kod.
Neni 22
Eskluzivitete te flamurit
1. Mjetet lundruese me flamur shqiptar mund te kenë pikënisje dhe destinacion te brendshëm
ne çdo port, shqiptar e te huaj, kur plotësojnë kërkesat ligjore.
2. Mjetet lundruese me flamur te huaj lundrojnë vetëm ndërmjet një porti shqiptar dhe atij te
huaj.
3. Administrata Detare mund te lejoje lundrimin e tyre edhe ndërmjet porteve shqiptare ne
këto raste:
a) ne baze te parimit te barazisë me shtetin, flamurin e te cilit mban mjeti lundrues;
b) për mjetet kërkimore shkencore;
c) për veprimtaritë e mbrojtjes se mjedisit detar;
ç) kur ka interes shtetëror;
d) kur ka detyrim nga e drejta ndërkombëtare;
dh) kur ka ndërprerje te udhëtimit për shkaqe teknike, te rreziqeve natyrore, për ndihme mjekësore ose shkaqe te tjera objektive.
Neni 23
Shenja e thirrj es
1. Çdo mjet lundrues, qe figuron ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese Shqiptare, ka numrin e Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), shenjen ndërkombëtare te thirrjes, ne shkronja ose numra ndërkombëtare te thirrjes, te caktuara sipas kritereve te se drejtës ndërkombëtare detare, te shënuara ne Regjistër dhe dëshminë përkatëse.
2. Shenja e thirrjes jepet detyrimisht kur komunikohet me autoritetet e portit, kur kërkohet nga autoritetet ushtarako – detare, organet e Policisë se Shtetit, organet e Rojës Bregdetare, te Policisë Doganore, kur jepet sinjali “SOS” ose merret ky sinjal dhe ne çdo rast tjetër te detyrueshëm, sipas ligjit te shtetit, ne territorin e te cilit ndodhet ose nga e drejta ndërkombëtare detare.
Neni 24
Kontrolli i linjës detare dhe ndërlidhja
1. Mjetet lundruese detyrohen te pajisen me lejen e organit përkatës shtetëror, me teknikat audiovizive, qe sigurojnë ndërlidhje te pandërprerë ne distancat maksimale te lundrimit te pavarur dhe me sistemet e radarit për kontrollin e linjës detare.
2. Ndërlidhja mund te realizohet edhe me ane te dhënies se kodeve ose formulave te komunikimeve te njohura botërisht, me ane flamujsh ose sinjalesh zanore te posaçme.
Neni 25
Ndërtimet detare
1. Ndërtimet e përhershme ne mjedisin detar me themele ne shelf, lidhur ose jo me veprimtarinë ne fushën e detarisë, veç respektimit te procedurave te përgjithshme ne fushën e ndërtimeve, lejohen nga Administrata Detare kur nuk bien ndesh me qarkullimin e mjeteve lundruese dhe, ne çdo rast, ndalohen ne radat, ne kanalet e hyrjes ne port dhe ne akuatoriumet, përveç rasteve kur lidhen me funksionimin dhe mbrojtjen e tyre.
2. Ndërtimet e përhershme ne mjedisin detar pasqyrohen ne hartat detare.
3. Administrata Detare përcakton rregullat për distancat nga objektet detare te përcaktuara ne
piken 1 te këtij neni dhe kriteret e tjera qe lidhen me mjedisin dhe veprimtarinë detare.
4. Ndërtimet e përkohshme ne mjedisin detar lejohen nga organet përkatëse.
5. Ndërtimet e përhershme dhe te përkohshme sinjalizohen me mjete e teknika te ndihmës
detare.
6. Ndërtesat e përhershme ose te përkohshme pa themele ne shelf vlerësohen dhe respektojnë
kërkesat dhe rregullat e mjeteve detare.
KREU III
ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE KONTROLLI I VEPRIMTARISE DETARE
Neni 26
Organizimi i veprimtarisë detare
1. Subjektet ne fushën e detarisë e realizojnë veprimtarinë e tyre ne mënyrë individuale ose me ane te ekuipazheve te mjeteve detare te drejtuesve te mjetit, te shoqërive publike ose private, te veprimtarive detare dhe te organizmave drejtues te tyre.
2. Te gjitha subjektet jodetare e realizojnë veprimtarinë ne përputhje me dispozitat ligjore përkatëse, por duke bashkërenduar veprimet dhe duke respektuar autoritetet dhe organet e tjera portuale ne portin dhe ne zonën detare përkatëse.
3. Specialistet, organizmat ndërshtetërore ose organizatat ndërkombëtare ushtrojnë veprimtaritë ose përgjegjësitë e tyre ne zbatim te te drejtave dhe detyrimeve qe rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Neni 27
Drejtimi dhe kontrolli shtetëror
Drejtimi dhe kontrolli shtetëror i veprimtarive detare behet sipas përkatësisë se tyre nga:
a) strukturat e ministrive qe administrojnë dhe licencojnë veprimtaritë (inspektoratet
përkatëse);
b) strukturat e ministrive qe kontrollojnë zbatimin e ligjshmërisë se veprimtarive ne
hapësirën detare;
c) çdo organ tjetër i njohur me ligj.
Neni 28
Kapitaneritë e porteve
1. Kapitaneritë e porteve janë organe administrative qe ushtrojnë mbikëqyrjen e zbatimit te normave ligjore te karakterit detar, te përcaktuara ne këtë Kod. Kapitaneritë e porteve e ushtrojnë autoritetin e tyre:
a) ne respektimin e disiplinës portuale te trafikut detar;
b) ne garantimin e sigurisë se mjeteve dhe njerëzve ne porte dhe ne rada;
c) ne zbatimin e ligjshmërisë detare.
2. Kapitaneritë e porteve ndërtohen sipas strukturave te përshtatshme për realizimin e funksioneve te tyre. Ato organizohen ne seksione te ndryshme, sipas problematikes se veprimtarisë se tyre. Struktura dhe organika e tyre përcaktohen nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit.
Neni 29
Juridiksioni i kapitanerive
Kapitaneritë e porteve kane nen juridiksionin e tyre edhe ujerat e brendshme tokësore, ku kryhen veprimtari lundrimore. Këto veprimtari përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.
Neni 30
Policia e sigurisë portuale
1. Policia e sigurisë portuale organizohet dhe funksionon mbi bazën e ligjit “Për sigurinë ne
anije e ne porte”.
2. Veprimtaria e policisë se sigurisë portuale rregullohet me aktet ligjore te Policisë se Shtetit, si për organizimin dhe rregullat e brendshme, ashtu edhe për kriteret e ndërhyrjes për mbrojtjen dhe rivendosjen e rendit.
3. Policia e sigurisë portuale ka atributet e policisë gjyqësore.
4. Drejtori i përgjithshëm i policisë se sigurisë portuale emërohet nga Ministri i Transportit dhe i Telekomunikacionit.
Neni 31
Autoriteti Portual
1. Autoriteti Portual rea lizon drejtimin administrativ te veprimtarisë ne fushat e detarisë dhe
te zonës detare përkatëse, si dhe bashkërendon marrëdhëniet me organet shtetërore.
2. Autoriteti Portual caktohet nga subjekti juridik, publik ose privat, qe realizon i vetëm
veprimtarinë ne fushën e detarisë.
3. Veprimtaria e Autoritetit Portual rregullohet me ligj te veçante.
Neni 32
Drejtimi qendror shtetëror
1. Veprimtaritë qe kryhen ne hapësirën detare dhe mjedisin detar te Republikës se Shqipërisë drejtohen dhe administrohen nga Këshilli i Ministrave me ame te ministrive përkatëse për çdo lloj veprimtarie. Këshilli i Ministrave ekskluzivisht realizon te drejtat e pronësisë shtetërore ne hapësirën detare.
2. Ministritë, me ane te strukturave te veta vartëse, administrojnë dhe menaxhojnë,
përkatësisht:
a) Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit:
i) transportin detar te mallrave dhe njerëzve;
ii) portet detare te hapura për qëllime ekonomike;
iii) Regjistrin e Mjeteve Lundruese dhe klasifikimin e tyre;
iv) plotësimin e kushteve për sigurinë e jetës se njerëzve dhe mjeteve lundruese;
v) se bashku me Rojën Bregdetare hetimin e incidenteve detare.
b) Ministria e Financave:
i) zbatimin e legjislacionit fiskal dhe doganor gjate zhvillimit te veprimtarive detare;
ii) ndalimin e trafiqeve te paligjshme te mallrave dhe vlerave monetare e materiale;
iii) se bashku me ministritë e tjera përcaktimin e tarifave për shërbimet dhe sanksionet.
c) Ministria e Rendit:
i) zbatimin e legjislacionit shqiptar për kalimin e kufirit dhe te luftës kundër krimit ne portet
dhe hapësirën detare shqiptare;
ii) mbrojtjen e rendit dhe te sigurisë ne radat dhe ne portet shqiptare;
ç) Ministria e Mbrojtjes:
i) sigurimin hidro-lundrimor te bregdetit shqiptar;
ii) prodhimin e hartave detare hidrografike dhe hidrologjike dhe pajisjen e anijeve qe mbajnë flamurin shqiptar me dokumentacionin e nevojshëm lundrimor;
iii) organizimin dhe drejtimin e operacioneve te kërkim-shpëtimit ne hapësirën detare shqiptare;
iv) ushtrimin e kontrollit te zbatimit te ligjshmërisë ne hapësirën detare.
d) Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit:
i) shfrytëzimin e pasurive qe peshkohen ne hapësirën detare ne përputhje me legjislacionin
shqiptar;
ii) ndryshimin e sipërfaqes tokësore ne vijën bregdetare te zonës abrazive ne bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes (shërbimi hidrografik) dhe me Akademinë e Shkencave (Instituti Hidrometeorologjik).
dh) Ministria e Turizmit dhe Rregullimit te Territorit:
i) turizmin detar dhe bregdetar ne Republikën e Shqipërisë;
ii) ndërtimet publike dhe private ne vijën bregdetare dhe atë detare te lidhura me veprimtaritë e turizmit.
ë) Ministria e Mjedisit:
i) mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotjet, nga veprimtaritë ne zone, nga anijet dhe bazat
tokësore;
ii) konservimin e mjedisit detar.
e) Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sporteve:
i) sportet e ujit dhe te nënujet qe zhvillohen ne hapësirën detare.
3. Dikasteret qendrore, ne plotësimin e funksioneve te mësipërme, krijojnë struktura te përshtatshme dhe përgatisin aktet nënligjore ne përputhje me këtë Kod.
Neni 33
Regjistri detar
1. Regjistri detar është organi i posaçme shtetëror i kontrollit te ligjshmërisë dhe te disiplinës
ne veprimtarinë e fushave te detarisë pranë Administratës Detare.
2. Funksionet e regjistrit detar realizohen nëpërmjet inspektoreve, nder te cilët janë dhe
mbikëqyrësit e anijeve.
Neni 34
Kontrolli shtetëror portual
1. Kontrolli shtetëror portual është strukture e veçante, qe funksionon ne kapitanerinë e
porteve.
2. Organet e kontrollit shtetëror portual ne mjetet lundruese te huaja verifikojnë:
a) ligjshmërinë e veprimtarisë ne fushat e detarisë;
b) parandalimin e shkeljeve te ligjit;
c) zbulimin e shkeljeve;
ç) vënien para përgjegjësisë se ligjit te shkaktareve ne fushën e mbrojtjes;
d) sigurinë detare dhe instalimet nënujore;
dh) mbrojtjen e mjedisit dhe te rregullave shëndetësore;
e) rregullsinë e shfrytëzimit te burimeve ujore.
Neni 35
Ekspertet detare
1. Çdo ministri, ne problematiken e veprimtarive te veta ne hapësirën detare, mund te krijoje grupe te eksperteve detare.
2. Verifikimi dhe hetimi i incidenteve detare behet nga organet e caktuara me ligj.
Neni 36
Klasifikimi i anijeve
1. Klasifikimi i anijeve, sipas llojit, tonazhit, destinacionit te përdorimit, kapacitetit transportues, fuqisë motorike, shpejtësisë dhe te dhënave te tjera teknike, behet nga një shoqëri publike me qendër ne portin ku ndodhet Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare.
2. Organi i klasifikimit krijohet dhe vepron me status te veçante, me vendim te Këshillit te
Ministrave.
3. Klasifikimi ka për baze kriteret e pranuara nga e drejta ndërkombëtare dhe përcaktohet me
vendim te Këshillit te Ministrave.
4. Klasifikimi i bere nga ky organ është i detyrueshëm për organet shtetërore dhe personat
juridike, publike e private.
5. Kundërshtimi i klasifikimit behet para gjykatës ku ka qendrën organi i klasifikimit, bren da
10 ditëve nga marrja e dijenisë.
6. Organi i klasifikimit mund te kryeje edhe ekspertime teknike, te kërkuara nga organet
shtetërore, ne ushtrim te funksioneve te tyre ose nga subjekte juridike, publike ose private.
PJESA E DYTE
REGJISTRIMI DHE LICENCIMI I MJETEVE LUNDRUESE
KREU I
REGJISTRIMI
Neni 37
Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare
1. Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare, qe me poshtë do te quhet Regjistri, është strukture ne përbërje te Administratës Detare, qe realizon regjistrimin, licencimin e mjeteve lundruese shqiptare ose te huaja me kontrate “Bareboat”, si dhe veprime te tjera te përcaktuara ne këtë Kod.
2. Regjistri është unik, me statusin e regjistrit publik ne kuptim te Kodit Civil dhe vepron i
pavarur prej Autoritetit Portual ne një port detar.
3. Drejtimi, plotësimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e Regjistrit realizohen personalisht nga
drejtuesi i Regjistrit, i cili me poshtë do te quhet regjistruesi.
4. Për veprimtarinë e tij regjistruesi ka personel ndihmës.
5. Për përmbajtjen dhe veprimet ne Regjistër, personit, te drejtat e te cilit pasqyrohen ne te, i
jepet dëshmia përkatëse.
6. Ne rregulloren për mbajtjen e Regjistrit, te miratuar nga drejtuesi i organit qendror shtetëror, përcaktohen procedurat e veprimeve, tarifat përkatëse dhe formati e rubrikat e dokumentacionit.
7. Regjistri materializohet ne dokumentacionin përkatës, por shfrytëzohet edhe me sisteme
elektronike.
8. Me te dhënat e Regjistrit mund te njihen vetëm pronaret përkatës, trashëgimtaret e pronareve, përfaqësuesit e tyre ligjore ose me prokure, si dhe organet shtetërore, te cilave u njihet kjo e drejte ne baze te ligjit.
Neni 38
Funksionet e Regjistrit te Mjeteve Lundruese Shqiptare
Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare shërben për:
a) mbajtjen e regjistrit te mjeteve lundruese dhe regjistrimin, sipas kritereve te përcaktuara ne
këtë Kod;
b) pasqyrimin e hipotekës dhe te privilegjeve ne pronësinë e tyre ose çaste te tjera te
përcaktuara ne këtë Kod;
c) licencimin e mjeteve lundruese;
ç) mbajtjen e librit te mjeteve te vogla lundruese;
d) njohjen e se drejtës te dhënies se flamurit;
dh) përcaktimin e shenjës se mjetit lundrues;
e) regjistrimin e emrit te mjetit;
ë) testimin dhe mbajtjen e amzës se detareve;
f) dhënien e dëshmive për veprimet e regjistrimit.
Neni 39
Kriteret e regjistrimit sipas pronësisë
Ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese Shqiptare regjistrohen mjetet lundruese qe janë:
a) prone publike shqiptare;
b) prone e subjekteve fizike, vendase e te huaja, me banim te përhershëm ne Shqipëri;
c) prone e personit juridik, vendas ose i huaj, i regjistruar ne Shqipëri;
ç) prone e një personi fizik ose juridik te huaj me banim ose qendër jashtë shtetit me përfaqësues te përhershëm ne Shqipëri, me prokure te posaçme për te pranuar reklamime drejtuar pronarit te anijes;
d) mjete te marra me kontrate “Bareboat” nga secila kategori personash te përcaktuar ne shkronjat “a”, “b” dhe “c” te këtij neni.
Neni 40
Kriteret e regjistrimit sipas te dhënave teknike
Mjetet lundruese, qe plotësojnë kërkesat e nenit 39 te këtij Kodi, regjistrohen ne Regjistrin e
Mjeteve Lundruese Shqiptare kur janë:
a) mjete motorike me fuqi me te madhe se 76 KF;
b) mjete jomotorike mbi 80 BT ose mbi 80 tone ujë zhvendosje.
Neni 41
Pengesa për regjistrimin ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese Shqiptare
Mjeti lundrues nuk mund te regjistrohet kur:
a) nuk është çregjistruar nga regjistri i mëparshëm, vërtetuar me dëshminë e çregjistrimit,
lëshuar nga organi përkatës i atij regjistri;
b) ekziston një privilegj i regjistruar ne regjistrin e mëparshëm edhe sikur te paraqesë dëshmi
çregjistrimi, përderisa privilegji te anulohet.
Neni 42
Pezullimi i regjistrimit
1. Kur ka te dhëna se regjistrimi është bere nga subjekte qe nuk kane te drejtën e regjistrimit, kur dokumentet janë te parregullta ose te mangëta apo mjeti lundrues figuron i regjistruar ne një regjistër tjetër jashtë vendit, regjistruesi mund te urdhërojë pezullimin e regjistrimit, duke dhënë afat për plotësimin e mangësive.
2. Pezullimi bie me rënien e shkaqeve qe e sollën, ne te kundërt, ne baze te nenit 41 te këtij
Kodi, sipas rastit, anulohet regjistrimi ose behet çregjistrimi.
3. Për periudhën e pezullimit regjistruesi tërheq dëshmitë, por mjeti ruan te drejtën e emrit,
flamurit dhe shenjës, sipas Regjistrit te Mjeteve Lundruese Shqiptare.
Neni 43
Anulimi i regjistrimit dhe çregjistrimi
1. Regjistrimi i anijes ose i procedurës se dhënies se flamurit për te anulohet nga regjistruesi kur vërtetohet mungesa apo fiktiviteti i te paktën njërit nga kriteret e regjistrimit ose ka pasur pengesa për regjistrim dhe nuk ka vend për verifikime te mëtejshme.
2. Me anulimin, te gjitha te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga regjistrimi, vlerësohen te
paqena.
3. Çregjistrimi i anijes ose i procedurës se dhënies se flamurit behet kur kriteret e regjistrimit
ose pengesat për regjistrim respektivisht mun gojnë ose vërtetohen pas regjistrimit.
4. Çregjistrimi nuk ka efekte prapavepruese.
5. Kur veprimet e mësipërme lidhen me te dhënat teknike te anijes, regjistruesi merr
paraprakisht mendimin e eksperteve
.
Neni 44
Ndreqja e mangësive dhe e gabimeve materiale
1. Regjistruesi, me kërkesën e te interesuarit ose me nismën e vet, bën ndreqjen e gabimeve materiale, duke shënuar me vize tekstin e pasakte ose vendin e mangësisë dhe ne fund te fletës përkatëse bën shënimin plotësues ose korrigjues, te shoqëruar me sqarimin përkatës.
2. Kur është gabuar ne llojin e regjistrit ose ne rendin e faqeve, behet zhvleftësimi me vite te
kryqëzuar i rubrikës ose i faqes përkatëse dhe behet plotësimi ne regjistër ose ne faqen e duhur.
3. Prishja dhe ndreqja e gabimit material bëhen nga regjistruesi, duke pasqyruar ne te dyja
rastet shkakun e veprimeve te mësipërme, dhe vërtetohen prej tij me nënshkrim vule e date.
4. Për veprimet e mësipërme te kryera me nismën e vet, regjistruesi njofton paraprakisht
subjektin përkatës dhe vlerëson pretendimet e tij.
Neni 45
Te drejtat dhe detyrat e regjistruesit
1. Regjistruesi ka te drejte qe, ne përputhje me rregullat e Regjistrit te Mjeteve Lundruese Shqiptare, te lejoje regjistrimin ose pasqyrimin e te dhënave te tjera dhe ndryshimet përkatëse, te anuloje, te çregjistroje ose te pezulloje regjistrimin ose shënimet e tjera, te beje transferime ne regjistrat, si dhe te lëshojë dëshmitë përkatëse.
2. Për veprimet e mësipërme regjistruesi kryen ekspertime me shpenzimet e subjekteve qe kërkojnë veprimet përkatëse.
3. Regjistruesi, me kërkesë te organeve përkatëse, kryesisht te subjekteve te te interesuara, mund te verifikoje, ne çdo kohe, rregullsinë e saktësinë e dokumenteve mbi te cilat do te behet ose është bere një regjistrim, si dhe gjendjen faktike te mjetit lundrues dhe, kur e gjykon te arsyeshme, vendos, sipas rastit, pezullimin, anulimin ose çregjistrimin e mjetit lundrues.
Neni 46
Llojet e regjistrave
Për kryerjen e regjistrimit te anijeve, përdoren regjistra te veçante për:
a) anijet tregtare;
b) anijet e kultivimit ose shfrytëzimit te florës e faunës dhe te burimeve te tjera detare
(anijet e peshkimit);
c) anijet ne ndërtim;
d) ç) anijet dhe mjetet e tjera lundruese me karakter kërkimor e shkencor;
e) bigat, rimorkiatorët dhe mjetet e tjera lundruese te shërbimeve portuale;
f) dh) anijet me kontrate “Bareboat”;
g) mjetet e vogla lundruese (jahte, skafe dhe mjete te tjera lundruese te vogla).
Neni 47
Rastet e regjistrimit fillestar
Regjistrimi fillestar behet me kërkesën e pronarit te mjetit lundrues ose te përdoruesit kur:
a) mjeti është ne proces ndërtimi;
b) mjeti kalon nga një përdorim çfarëdo ne veprimtari detare;
c) fitohet pronësia, uzufrukti ose e drejta e përdorimit nga jashtë shtetit te një mjeti te
paregjistruar;
ç) mjeti është konfiskuar i paregjistruar;
d) mjeti është i braktisur dhe nuk vërtetohet regjistrimi i mëparshëm.
Neni 48
Mënyra e regjistrimit fillestar
1. Për regjistrimin fillestar, kërkesa duhet te pasqyroje identitetin dhe adresën ose qendrën e kërkuesit, dokumentet qe vërtetojnë te dhënat teknike dhe aktin e klasifikimit, dokumentet qe vërtetojnë se kërkuesi është një nga subjektet e parashikuara ne këtë Kod dhe kriteret e tjera për regjistrim, sikurse përcaktohet ne aktet nënligjore përkatëse.
2. Kur ka mungese dokumentesh ose ato janë te parregullta, kërkesa vlerësohet e paraqitur,
por jepet afat për plotësimet përkatëse. Nëse ky afat kalon, kërkesa refuzohet.
3. Regjistruesi verifikon paraprakisht me ekspertet përkatës te dhënat teknike te dokumenteve
mbi gjendjen faktike te anijes dhe e refuzon kërkesën kur:
a) vihen re mospërputhje ndërmjet tyre dhe gjendjes faktike;
b) te dhënat faktike lejojnë regjistrimin ne një regjistër tjetër nga ai i pretenduar, por ky
regjistrim nuk pranohet nga kërkuesi;
c) mangësitë apo defektet e vena re mund te ndreqen.
4. Refuzimi i kërkesës nuk është pengese për riparaqitje kur janë plotësuar kushtet për regjistrim.
Neni 49
Regjistrimi me transferim
1. Kur ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese Shqiptare ndryshojnë te dhënat për anijet e regjistruara ne llojin ose masën qe kushtëzon regjistri ku përfshihen, këto anije çregjistrohen dhe transferohen ne regjistrin përkatës, ne baze te kërkesës se subjektit ne emër te te cilit figurojnë, shoqëruar me dokumentin qe vërteton ndryshimin e te dhënës.
2. Ndryshimi i te dhënave verifikohet paraprakisht nga regjistruesi me ekspertet përkatës.
3. Anijet qe kane qene regjistruar ne një shtet tjetër, përveç te dhënave dhe dokumenteve për regjistrim fillestar, sipas nenit 48, duhet te paraqesin edhe dokumentin qe vërteton se nuk ka pengesa për regjistrim, sipas nenit 41 te këtij Kodi.
Neni 50
Veçori te regjistrimit për mjetet me kontrate “Bareboat”
Regjistrimi i mjetit lundrues te marre me kontrate “Bareboat” ka këto veçori:
a) kur mjeti ka qene i regjistruar ne një shtet tjetër, duhet vërtetuar çregjis trimi nga ai shtet ose pezullimi i regjistrimit për periudhën e kontraktuar dhe mbi këtë baze zbatohen rregullat e regjistrimit fillestar;
b) ne regjistër regjistrohen emri, adresa dhe te dhëna te tjera te pronarit te mjetit lundrues dhe
te kontraktuesit;
c) kontraktuesi duhet t’i beje te ditur regjistruesit te dhënat për te gjitha privilegjet e pazgjidhura, ne rast se ka, ose te drejta te tjera, te regjistruara kundrejt mjetit lundrues, te cilat pasqyrohen ne regjistër;
ç) ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese Shqiptare nuk mund te regjistrohen privilegje ose te
drejta te tjera, përveç atyre te parashikuara ne shkronjën “c” te këtij neni;
d) me përfundimin e kontratës “Bareboat”, mjeti lundrues çregjistrohet nga Regjistri i
Mjeteve Lundruese Shqiptare, duke lëshuar për këtë veprim dëshminë përkatëse te çregjistrimit;
dh) ne rast se ka ndryshim ne pronësinë e mjetit lundrues gjate kohëzgjatjes se kontratës “Bareboat”, kontraktuesi duhet t’i njoftoje regjistruesit ndryshimin e pronësisë dhe te dhënat e pronësisë se re, te cilat duhet te regjistrohen ne regjistër.
Neni 51
Pranimi i privilegjeve për regjistrim
Kur mbi një mjet lundrues shqiptar është regjistruar ndonjë privilegj, regjistruesi lejon regjistrimin e privilegjeve te tjera kur plotësohen këto kushte:
a) ka një kërkesë me shkrim nga pronari;
b) personat ne favor te te cilëve është vendosur privilegji i regjistruar pranojnë me akt
noterial regjistrimin e privilegjit te ri.
Neni 52
Dëshmia e pronësisë ose e përdorimit
Përfshirja e një mjeti lundrues ne regjistër behet vetëm me paraqitjen dhe depozitimin pranë regjistrit te aktit qe vërteton pronësinë, kontratën “Bareboat” ose te drejtën e përdorimit me emrin e kërkuesit.
Neni 53
Regjistri i mjeteve lundruese ne ndërtim
1. Mjeti lundrues ne ndërtim, qe ka te dhënat teknike te përcaktuara ne këtë Kod, duhet te regjistrohet ne regjistrin përkatës qe nga data e nënshkrimit te kontratës se ndërtimit dhe figuron ne te deri ne transferimin ne një regjistër tjetër, te përcaktuar ne nenin 49, sipas destinacionit te përdorimit.
2. Kur mjeti i përfunduar merret ne përdorim jashtë veprimtarisë se fushës se detarisë, çregjistrimi behet me paraqitjen e dokumentit, qe vërteton përfshirjen ne mjetet themelore te subjektit përkatës.
3. Kur mjeti i përfunduar është ose kalon ne pronësi te një subjekti te huaj, qe nuk përfshihet ne nenin 48 te këtij Kodi, ose edhe te një subjekti vendas, por me veprimtari jashtë shtetit, çregjistrimi behet me paraqitjen e dëshmisë se regjistrimit ne një shtet tjetër.
Neni 54
Tonazhi
1. Fërrata regjistrimit, mjeti lundrues kontrollohet për saktësinë e tonazhit, sipas dokumenteve te pronarit, dhe ne regjistër shënohet tonazhi faktik me shënimin për diferencat e rezultuara.
2. Regjistrimi pezullohet kur kundërshtohet tonazhi faktik, deri ne vendimin e organit
përgjegjës, qe shqyrton ankesën sipas këtij Kodi.
3. Tonazhi i regjistruar ndryshohet nga regjistruesi kur rezultojnë te dhëna te ndryshme nga
rillogaritet ose rimatjet e eksperteve, sipas pretendimeve te pronarit dhe subjekteve te interesuara.
4. Administrata Detare nxjerr rregulla për matjen e tonazhit te anijeve dhe për çështje qe
lidhen me te, ne zbatim te detyrimeve qe rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare detare.
Neni 55
Certifikata ndërkombëtare e përmasave te tonazhit
1. Për tonazhin e anijes, te përcaktuar ne nenin 54 te këtij Kodi, lëshohet certifikata
ndërkombëtare e tonazhit.
2. Administrata Detare mund te përjashtojë anije te caktuara nga marrja dhe mbajtja e
certifikatës ndërkombëtare te tonazhit.
Neni 56
Flamuri i mjeteve lundruese shqiptare
Flamuri kombëtar i Republikës se Shqipërisë është flamuri kombëtar i një mjeti lundrues shqiptar. Kane te drejte te mbajnë flamurin kombëtar vetëm mjetet lundruese shqiptare. Një mjet lundrues shqiptar e mban flamurin kombëtar:
a) gjate gjithë kohës se lundrimit;
b) gjate hyrjes dhe daljes ne porte;
c) kur merr kontakt me anije ushtarake, te Policisë Kufitare, doganore ose te Rojës Bregdetare ne ujerat territoriale te huaja ose ne det te hapur;
ç) kur mbi anijen shqiptare fluturojnë mjetet ajrore, përveç atyre te linjave ndërkombëtare.
Neni 57
Dëshmia e flamurit
Pas regjistrimit ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese Shqiptare, regjistruesi i dorëzon pronarit ose kapitenit flamurin dhe dëshminë përkatëse te flamurit.
Neni 58
Përdorimi i jashtëligjshëm i flamurit shqiptar
1. Mohimi i karakterit kombëtar te një mjeti lundrues shqiptar ose përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar nga një mjet lundrues i huaj, nga pronari ose kapiteni, duke synuar përfitime qe rrjedhin prej tij, dënohet sipas Kodit Penal.
2. Shkelja e rregullave te tjera ne mbajtjen dhe përdorimin e flamurit kombëtar dënohet administrativisht, sipas kritereve te përcaktuara nga legjislacioni përkatës.
Neni 59
Pasojat juridike te kalimit te afateve dhe te mosregjistrimeve
Kalimi i afatit për regjistrimet dhe ushtrimi i veprimtarive me mjete lu ndruese pa dëshminë e regjistrit përbejnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me gjobe, ne baze te legjislacionit përkatës.
Neni 60
Kundërshtimi i veprimeve te regjistruesit
1. Ankimet verbale nuk shqyrtohen dhe regjistruesi nuk detyrohet te japë përgjigje.
2. Refuzimi i një veprimi te kërkuar rregullisht behet nga regjistruesi me shkrese.
3. Ndaj refuzimit te kërkesës ose për mënyrën e zgjidhjes mund te behet ankim brenda 10
ditëve ne Administratën Detare.
4. Ndaj refuzimit te regjistruesit drejtpërdrejt ose ndaj vendimit te Administratës Detare mund te behet ankim ne gjykate brenda 10 ditëve nga shpallja ne prani te ankuesit ose nga marrja dijeni.
Neni 61
Identifikimi i mjetit lundrues
Me përfshirjen ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese Shqiptare, mjeti vlerësohet “Mjet lundrues shqiptar”, me statusin qe përcaktohet ne këtë Kod, dhe identifikohet me emrin, flamurin, numrin e IMO-se, shenjen, ne baze te dëshmive përkatëse, si dhe me projektin e anijes dhe numrin e motorit.
Neni 62
Libri i mjeteve te vogla lundruese
1. Mjetet lundruese, te cilat kane te dhëna teknike me te vogla se ato te parashikuara ne nenin
40 te këtij Kodi, pasqyrohen ne librin e veçante.
2. Libri i mjeteve te vogla lundruese ka vlerën e një dokumenti zyrtar. Pasqyrimi i mjeteve
te vogla lundruese ne libër është i detyrueshëm dhe vërtetohet me dëshmi regjistrimi.
Neni 63
Licencimi i mjeteve lundruese
1. Licenca është akti qe vërteton se një mjet lundrues, i cili regjistrohet ne Regjistrin e
Mjeteve Lundruese Shqiptare, plotëson kërkesat ligjore dhe i ka te dhënat teknike për te kryer një ose disa veprimtari te caktuara ne fushën e detarisë.
2. Për marrjen e licencës duhet te plotësohen kërkesat e mëposhtme:
a) pronësia e anijes;
b) e drejta e përdorimit nga jopronari;
c) te dhënat dhe garancitë teknike te nevojshme për realizimin e veprimtarisë për te cilën
licencohet.
3. Kërkesa e shkronjës “c” te pikës 2 te këtij neni vërtetohet me projektin teknik te anijes dhe
me raportin e eksperteve te caktuar nga regjistruesi i anijeve.
4. Regjistruesi ka te drejte qe ne çdo kohe te verifikoje ekzistencën e te dhënave, ne baze te te cilave është dhënë licenca dhe kur, me pëlqimin e pronarit, mund ta heqë ose ta ndryshoje atë.
Neni 64
Amëza e detarit
1. Personat qe mbarojnë shkollën profesionale te detarit ose plotësojnë kriteret përkatëse për te punuar ne mjetet lundruese, regjistrohen paraprakisht ne amëzën e detarit pranë Regjistrit te Mjeteve Lundruese Shqiptare.
2. Përfshirja ne amëz vërtetohet me dëshminë dhe kartën e detarit.
3. Me fillimin e marrëdhënieve te punës dëshmia i dorëzohet personit te ngarkuar nga pronari
i mjetit lundrues dhe kthehet me përfundimin e marrëdhënieve te punës.
4. Hipja e detareve ne mjetin lundrues lejohet vetëm kur kane kartën e detarit.
5. Për lidhjen ose përfundimin e marrëdhënieve te punës pronari njofton Zyrën e Regjistrit te Mjeteve Lundruese Shqiptare për shënimet ne amëz.
6. Mosnjoftimi i Regjistrit te Mjeteve Lundruese Shqiptare për lidhjen ose përfundimin e marrëdhënieve te punës me detarin, pranimi i detarit ne anije pa u lidhur marrëdhënia e punës, si dhe hipja e detarit ne anije pa kartën e detarit përbejnë kundërvajtje dhe dënohen sipas legjislacionit ne fuqi.
KREU II
PRONESIA NE VEPRIMTARINE DETARE
Neni 65
E drejta e pronësisë
1. Mjedisi detar brenda ujerave territoriale me te gjitha burimet është prone publike dhe shfrytëzohet nga subjekte juridiko-civile, publike e private, ne baze te rregullave te këtij Kodi e te dispozitave ligjore te veçanta.
2. Pronësia e mjetit lundrues fitohet sipas mënyrave te parashikuara me ligj, por mund te shfrytëzohet ne veprimtaritë e fushave te detarisë vetëm me dëshminë e Regjistrit te Mjeteve Lundruese Shqiptare, duke respektuar kushtet e përcaktuara ne këtë Kod dhe dispozitat ligjore te dala ne zbatim te tij.
3. Pronësia e mjeteve lundruese te mbytura ne zhytje te plote i takon shtetit.
4. Mjetet lundruese te braktisura, kur përcaktohet pronari ose përdoruesi, kalojnë ne pronësi
te shtetit:
a) kur nuk kërkohen 3 muaj pas njoftimit;
b) kur nuk dihen 6 muaj pas publikimit ne një gazete kombëtare dhe ne kanale televizive satelitore publike, si dhe ne organizma qe përcaktohen nga e drejta ndërkombëtare.
5. Pronësia e mjeteve te tjera përcaktohet sipas rregullave te përgjithshme te Kodit Civil.
Neni 66
Bashkëpronësia
1. Pronësia mbi anijen mund te ndahet ne 64 pjese. Nuk lejohet regjistrimi ne te njëjtën kohe i me shume se 64 personave fizike ose juridike si pronare te një anijeje.
2. Nuk lejohet te regjistrohen me shume se 5 persona fizike ose juridike si pronare te përbashkët te një pjese. Këta pronare te përbashkët do te vlerësohen se përbejnë një person te vetëm dhe nuk kane te drejte te veprojnë te gjithë mbi interesat e anijes.
Neni 67
Hipoteka dhe barrët siguruese financiare
1. Kuptimi, mënyra e krijimit dhe pasojat juridike te hipotekës dhe barreve siguruese financi are ne mjetet detare janë sipas dispozitave te Kodit Civil.
2. Hipoteka, sipas këtij Kodi, vendoset vetëm për mjetet lundruese.
Neni 68
Veçori te hipotekës mbi mjetet lundruese
1. Hipoteka mbi një mjet lundrues krijohet:
a) me ligj ndaj shume subjekteve për detyrime ndaj shtetit;
b) me vendim te Këshillit te Ministrave për subjekte te veçanta, qe kane detyrime ndaj shtetit;
c) me vendim gjyqësor ne konfliktet civile;
ç) vullnetarisht nga pronari me akt noterial.
2. Hipoteka mbi mjetet lundruese ka efekte, respektivisht, nga data e hyrjes ne fuqi te ligjit dhe te aktit normativ, nga data e shpalljes se vendimit nga gjykatat ose nga data e dorëzimit te aktit noterial te regjistruesi.
3. Nga kjo date, hipotekat e regjistruara nuk paragjykohen nga akte ose kontrata, te cilat janë regjistruar nga pronari i anijes ose nga pale te treta.
Neni 69
Privilegjet hipotekare
Kur ne një mjet lundrues vendosen disa hipoteka, ato kane privilegje ndaj njëra-tjetrës ne radhe, sipas datës se krijimit.
Neni 70
Realizimi i hipotekës ne rast humbjeje ose dëmtimi te mjetit lundrues
Ne rastet e humbjes ose te dëmtimit te mjetit lundrues, shumat qe i detyrohen pronarit nga personat përgjegjës, nga siguruesi, ose nga personat qe i detyrohen për zhdëmtime, si dhe çdo e ardhur tjetër për këto shkaqe, përdoren me përparësi për llogari te hipotekimeve mbi atë mjet.
Neni 71
Ndryshimi i pronësisë ose i regjistrimit te objektit me hipoteke
Me përjashtim te rastit te shitjes se detyruar, ne te gjitha rastet e tjera çregjistrimi i anijes nuk lejohet përveçse, kur te gjitha hipotekimet e regjistruara janë pa fuqi ligjore ose kur është marre pranimi me shkrim i te gjithë zotëruesve te këtyre hipotekimeve.
Neni 72
Efektet e hipotekës
1. Efektet e hipotekës ne një mjet lundrues janë ato te parashikuara ne Kodin Civil.
2. Hipoteka ne një mjet detar shuhet sipas kritereve te Kodit Civil, me përjashtim te kalimit te
afatit te caktuar, i cili nuk mund te jete me shume se 10 vjet.
3. Fshirja e hipotekës nga regjistri detar behet me pëlqimin e kreditorit, me akt noterial ose
me vendim gjykate.
KREU III
KONTRATA E NDERTIMIT TE ANIJES
Neni 73
Detyrimet e palëve
1. Me kontratën e ndërtimit, ndërtuesi merr përsipër ta ndërtojë anijen ne baze te karakteristikave te përcaktuara dhe t’ia dorëzojë atë blerësit, i cili merr ne dorëzim anijen, si dhe paguan çmimin e caktuar ne afatet e caktuara.
2. Me përjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe ne kontrate, marrëdhëniet ndërmjet palëve rregullohen nga dispozitat e këtij kapitulli dhe, për çështje qe nuk gjejnë rregullim ne te, me dispozitat përkatëse te Kodit Civil.
3. Ndërtuesi ka te drejte te nënkontraktojë për pjese te veçanta me pale te treta.
Neni 74
Zbatimi i ligjeve dhe i rregullave
Anija duhet te plotësojë te gjitha kërkesat ligjore dhe kërkesat e rregullave ne fuqi ne vendin ku ndodhet qendra administrative e blerësit dhe duhet te ndërtohet ne përputhje me praktikat e zakonshme te ndërtimit te anijeve te ndjekura ne atë vend.
Neni 75
Shpenzimet e klasifikimit dhe te regjistrimit
Shpenzimet e klasifikimit, te mbikëqyrjes dhe te provave qe lidhen me detyrimet e ndërtuesit dhe artikujt e nevojshëm, sipas kontratës se ndërtimit, nëse nevojitet, janë ne llogari te ndërtuesit. Regjistrimi i anijes kryhet nga blerësi dhe kostoja e shpenzimeve qe lidhen me te është ne llogari te tij.
Neni 76
Inspektimi gjate ndërtimit
1. Blerësi ka te drejte te inspektoje gjate ndërtimit, vete ose nëpërmjet përfaqësuesve te
autorizuar, anijen dhe te gjitha makineritë, sistemet dhe pajisjet.
2. Ndërtuesi duhet te krijoje mundësi për kryerjen e këtij inspektimi ne anije dhe ne mjediset e kantierit gjate orëve te punës.
3. Ndërtuesi duhet te marre leje qe blerësi te këtë mundësi te ushtroje këtë inspektim edhe ne
mjediset e nënkontraktuesve te tij. Rreziqet dhe kostoja e inspektimit janë ne llogari te blerësit.
Neni 77
Dorëzimi i anijes
1. Anija i dorëzohet blerësit ne vendin dhe datën e përcaktuar ne kontratën e ndërtimit, ne varësi te zgjatjeve te lejuara te afatit te dhënë. Nëse nuk është rene dakord për vendin e dorëzimit, anija dorëzohet ne një nga kantieret e ndërtuesit.
2. Nëse ndërtuesi pengohet ne ndërtimin ose dorëzimin e anijes ne datën e caktuar, për shkak
te një force madhore, dorëzimi i anijes shtyhet për aq dite pune sa është vonesa e shkaktuar.
3. Anija bën prova ne prani te palëve përpara dorëzimit te saj.
4. Blerësi duhet te marre menjëherë ne dorëzim anijen e përfunduar dhe brenda një kohe te
arsyeshme duhet ta heqë atë nga kantieri i ndërtuesit.
Neni 78
Te drejtat e pronësisë
1. Ndërtuesi ruan te gjitha te drejtat mbi planet dhe vizatimet e punës, përshkrimet teknike, llogaritjet dhe dokumentet e tjera për projektin dhe ndërtimin e anijes dhe blerësi nuk mund t’ia beje ato te ditura palëve te treta pa miratimin paraprak me shkrim te ndërtuesit.
2. Tregimi i këtyre planeve dhe vizatimeve nuk duhet ref uzuar ne mënyrë te paarsyeshme nga ndërtuesi, nëse një gjë e tille është e nevojshme për kryerjen e riparimeve te anijes.
3. Pas kryerjes se pagesës ose te këstit te pare nga blerësi, sipas çmimit, anija ose pjese te saj ne ndërtim, pajisjet, përbërësit dhe materialet e parashikuara për anijen, sapo arrijnë ne kantierin e ndërtuesit, janë prone e blerësit, por ndërtuesi ka te drejtën e mbajtjes se anijes për çdo pjese te papaguar te çmimit, për sa kohe ajo është ne kantierin e tij.
Neni 79
Mospagimi i blerësit
1. Nëse blerësi nuk paguan këstet e kontratës ose çdo lloj shume tjetër qe duhet paguar ne baze te kontratës se ndërtimit, përgjigjet për demet qe i shkaktohen ndërtuesit si pasoje e kësaj vonese.
2. Kur vonesa kalon 15 dite nga data e caktuar, ndërtuesi ka te drejte te pezulloje punimet
derisa atij t’i behet pagesa.
3. Kur pagesa vonohet 2 muaj nga data e caktuar, ndërtuesi ka te drejte te zgjidhe kontratën
ne mënyrë te njëanshme, duke njoftuar me shkrim blerësin, i cili përgjigjet për demet e shkaktuara.
Neni 80
Mosplotësimi i detyrimeve nga ndërtuesi
1. Nëse anija, për shkaqe qe varen nga ndërtuesi, nuk dorëzohet ne datën e caktuar, duke marre parasysh dhe zgjatjet e lejuara, ndërtuesi përgjigjet për dëmtimet e pësuara nga blerësi për shkak te kësaj vonese.
2. Nëse vonesa ne dorëzim kalon 9 muaj, përveç shtyrjeve te ligjshme, për shkaqe qe varen nga kontraktuesi, blerësi ka te drejte te zgjidhe kontratën ne mënyrë te njëanshme, duke njoftuar me shkrim ndërtuesin, i cili përgjigjet për demet e shkaktuara.
Neni 81
Garancia
1. Ndërtuesi duhet te rregulloje me plotësim, riparim ose zëvendësim çdo mangësi ose te mete te dukshme ne punime, ne lenden e pare ose ne pajisjet dhe makineritë, te vena re nga blerësi, kur pasqyrohet ne aktin e marrjes ne dorëzim te anijes dhe çdo mangësi e te mete te fshehte, qe vërtetohet ne një afat kohor prej 12 muajsh nga data e dorëzimit te anijes, me kusht qe ndërtuesi te njoftohet me shkrim brenda 1 muaji nga data e zbulimit te tij.
2. Ndërtuesi mbetet përgjegjës për dëmtime te mëtejshme te pësuara nga blerësi si pasoje e mosveprimit te tij.
PJESA E TRETE
PORTET
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 82
Shërbimet portuale
1. Shërbimet portuale përfshijnë rimorkimin, ngarkim-shkarkimin, transportimin, magazinimin, transportin, mbrojtjen nga zjarri, shërbimin e shpëtimit dhe çdo lloj veprimtarie tjetër qe lidhet me mbërritjen dhe nisjen e mjeteve lundruese, si dhe me lëvizjen e pasagjereve e te mallrave brenda dhe jashtë porteve.
2. Shërbimet portuale kryhen nga subjekte publike ose private te licencuara. Përzgjedhja behet mbi baza konkurrimi.
3. Konkurrimi dhe lidhja e kontratës për shërbimet qe përmenden shprehimisht ne piken 1 te
këtij neni, bëhen nga Administrata Detare.
4. Kontratat për veprimtari jokryesore lidhen nga Autoriteti Portual.
5. Kur subjekte te veçanta veprojnë me vete, Administrata Detare, mbi baza konkurrimi,
kontrakton me njërin prej tyre për shërbimet ndihmese, duke i dhënë te drejtën e nenkontraktimit.
Neni 83
Rregullat e shërbimeve
1. Administrata Detare përcakton rregullat e përgjithshme te shërbimeve portuale, ndërsa
Autoriteti Portual përcakton rregullat e shërbimeve për portin përkatës.
2. Shërbimet Portuale drejtohen dhe kontrollohen nga Autoriteti Portual.
Neni 84
Tarifat portuale
Tarifat portuale për shërbimet, qe legjislacioni ne fuqi i cilëson kryesore, përcaktohen nga organet qendrore shtetërore për detarinë dhe financat, ndërsa tarifat e shërbimeve te tjera përcaktohen me propozimin e Autoritetit Portual dhe me miratimin e Ministrisë se Transportit dhe Telekomunikacionit e te Ministrisë se Financave çdo muaj dhjetor për vitin pasardhës.
Neni 85
Mbrojtja e mjedisit portual
1. Makineritë dhe pajisjet e panevojshme, mbetjet teknologjike dhe çdo material tjetër i subjekteve, qe kryejnë shërbimet portuale, ose i pasagjereve, transportohen menjëherë jashtë portit ose hidhen ne vende te caktuara.
2. Me mbarimin e kontratës subjekti përkatës largon nga territori i portit makineritë e pajisjet brenda afatit te caktuar nga Autoriteti Portual.
Neni86
Heqja e mjeteve lundruese te mbytura dhe e materialeve te tjera
1. Autoriteti Portual ka te drejte te urdhërojë pronarin ose personat e tjerë te interesuar për te hequr me shpenzimet e tyre mjetet lundruese te mbytura ose objekte te tjera te braktisura brenda portit ose ne zona ku ato paraqesin rrezik ose vështirësi për lundrimin.
2. Nëse pronari ose një person tjetër i interesuar nuk zbaton këtë urdhër brenda një kohe te caktuar, administrata e portit ose Autoriteti Portual ka te drejte te vendose heqjen ose shitjen e tyre për llogari te shtetit.
3. Për mjetet lundruese me tonazh nen 300 BT, pronari është i detyruar te paguaje për shpenzimet vetëm brenda kufijve te vlerës se mallrave te shpëtuara.
4. Për mjetet lundruese me tonazh mbi 300 BT, pronari është i detyruar t’i paguaje shtetit diferencën, nëse me shumën e përfituar nga shitja nuk përballohen shpenzimet. Ne rast se shuma e çmimeve te shitjes tejkalon edhe shpenzimet, pas rimbursimit kundrejt shtetit te shpenzimeve te përmendura, diferenca shpërndahet nëpërmjet privilegjeve te anijes dhe shuma e mbetur i jepet pronarit te mjetit lundrues.
5. Ne rastet urgjente, Autoriteti Portual mund te procedoje për zhvendosjen ose shitjen e mjetit qe përbën rrezik detar, pa ndonjë urdhër paraprak, për llogari te shpenzimeve te pronarit.
Neni 87
1. Ne rast dëmtimi te strukturave te portit, kapiteni i portit ka te drejte te urdhërojë personin
qe shkakton demin për kryerjen e riparimeve te nevojshme brenda një kohe te caktuar.
2. Kur nuk respektohet urdhri ose ne raste urgjente, kapiteni i portit mund te urdhërojë kryerjen e riparimeve për llogari te shpenzimeve te palëve te interesuara.
3. Ne rast dëmtimi te shkaktuar nga një mjet lundrues, kapiteni i portit mund te kërkojë
vënien e një garancie te mjaftueshme.
Neni 88
Ndalimi i armeve dhe i lendeve plasëse me rrezik zjarri
1. Ndalohet përdorimi i armeve dhe ndezja e zjarreve brenda zonës se portit.
2. Lendet plasëse ose me rrezik zjarri ngarkohen e shkarkohen ne vende te përgatitura posaçërisht dhe mund te depozitohen vetëm jashtë portit.
Neni 89
Thyerja e rregullit publik ne port dhe ne bordin e mjeteve lundruese
1. Kapitaneria e portit, për veprime te cilat ndikojnë ne thyerjen e rregullit publik ne zonën e portit, ne zona te tjera bregdetare, ne bordin e mjeteve lundruese qe ndodhen ne port dhe ne zonën përkatëse detare, ka te drejte te ndërhyjë për rivendosjen e rregullit dhe vënien para përgjegjësisë ligjore te shkelësve e, ne rast nevoje, kërkon ndihmën e organeve te Policisë se Rendit Publik.
2. Për ngjarje dhe shkelje te rregullave ne mjetin lundrues me flamur te huaj, policia portuale ndërhyn me kërkesë te kapitenit te mjetit lundrues ose me autorizimin e shërbimit diplomatik ose konsullor te shtetit përkatës.
Neni 90
Kufizimi i veprimtarisë detare
1. Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, me kërkesë te Ministrit te Mbrojtjes ose te Ministrit te Rendit Publik, ndalon veprimtaritë ne zona detare te caktuara për një periudhe kohe te caktuar. Efekti i ndalimit fillon 48 ore pas shpalljes se tij ne portet e zonave përkatëse dhe pas njoftimit sipas rregullave te se drejtës ndërkombëtare.
2. Ne kushtet e gjendjes se jashtëzakonshme ose kur rrethanat nuk presin, ndalimi ka efekt te menjëhershëm por, sipas rastit, Ministria e Mbrojtjes ose ajo e Rendit Publik marrin masa për largimin e njerëzve, te mjeteve dhe për moslejimin e hyrjes ne zonën e ndaluar.
3. Kufizimi i veprimtarisë ne sipërfaqe te vogla, për shkak te pengesave ose rreziqeve te tjera natyrore te përhershme, behet nga Administrata Detare, kryesisht ose me kërkesë te kapitanerisë, duke u pasqyruar ne hartat detare.
4. Kufizimi i përkohshëm, ne sipërfaqe te vogla detare, i veprimtarisë ne objektet e punës se njeriut, për shkak te pengesave ose rreziqeve te përkohshme natyrore, behet nga kapitaneria e portit, duke bere publikimin dhe njoftimin përkatës.
5. Zonat me kufizim te veprimtarisë detare bëhen te njohura me ane te njoftimeve e te publikimeve detare dhe rrethohen me mjetet ndihmese detare.
6. Kategorizimi i sipërfaqes ujore dhe kriteret teknike te kufizimit te veprimtarisë detare
bëhen sipas legjislacionit përkatës ne fuqi.
Neni 91
Rregullimi i lëvizjeve brenda portit
1. Autoriteti Portual rregullon hyrjen e mjeteve lundruese ne kalatë dhe ne struktura te tjera te
portit, si dhe te gjitha lëvizjet e mjeteve lundruese brenda portit.
2. Kapiteni i portit mund te nxjerre një urdhër për një ose me shume mjete lundruese për te
dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat ne rrezik mbytjeje.
KREU II
SHERBIMET PORTUALE
Neni 92
Shërbimi i pilotimit
1. Pilotimi është shërbimi i orientimit te mjeteve lundruese, për te lëvizur nga rada, ne kanalin hyrës dhe ne akuatoriumin e portit dhe lidhjen me kaliten.
2. Ne çdo port te hapur te Republikës se Shqipërisë, Autoriteti Portual vendos një stacion pilotimi. Për hyrjen ne port, kapiteni i mjetit lundrues duhet t’i dërgojë një kërkesë stacionit te pilotimit.
Neni 93
Përgjegjësia e pilotit
Piloti është përgjegjës para pronarit dhe operuesit te mjetit lundrues për demet e shkaktuara nga pasaktësia e te dhënave qe i jep kapitenit te anijes dhe qe kane lidhje me te dhënat detare ne zonën qe piloton.
Neni 94
Shërbimi i rimorkimit
1. Rimorkimi është tërheqja ose shtyrja e mjetit lundrues ne rade, gjate kanalit te hyrjes ne
akuatorium deri ne vendin e akostimit.
2. Rimorkimi ne mjediset detare te përcaktuara ne piken 1 te këtij neni lejohet vetëm subjekte
te licencuara, ne përputhje me kontratën e lidhur.
3. Ne raste avarie ne det te hapur, lëvizja e mjetit lundrues me tërheqje nga një mjet tjetër, nuk quhet rimorkim ne kuptim te këtij Kodi, por kryhet duke respektuar rregullat teknike te këtij shërbimi.
4. Shërbimi i rimorkimit kryhet, ne çdo port te hapur, nga subjekti i autorizuar, sipas këtij
Kodi, për një periudhe deri ne 5 vjet.
Neni 95
Përgjegjësia për shërbimin e rimorkimit
1. Operuesi i rimorkiatorit është përgjegjës për demet e shkaktuara mjetit lundrues gjate veprimeve te rimorkimit, përderisa te provoje se ai kishte marre te gjitha masat e nevojshme për te shmangur demin ne fjale.
2. Mjeti lundrues qe rimorkiohet është përgjegjës për demet e shkaktuara nga rimorkiatori
gjate veprimeve te rimorkimit, përveç rasteve kur ka marre te gjitha masat e nevojshme për te shmangur demin.
3. Operuesi i rimorkiatorit dhe operuesi i mjetit lundrues te rimorkiuar janë, sipas rastit, bashke ose veç e veç, përgjegjës për demet e shkaktuara palëve te treta.
KREU III
AGJENTI DETAR
Neni 96
Kuptimi dhe funksioni
1. Agjenti detar është përfaqësues i pronarit operues, carteruesit te mjetit lundrues ose operuesit te transportit pa mjet lundrues për lidhjen, ne emër e për llogari te tyre, te kontratave me objekt mjetet lundruese, si dhe përfaqësimin e tyre ne konfliktet, qe kane lidhje me këto kontrata.
2. Për kontratat me objekt kalimin e pronësisë se mjeteve lundruese ose për veprime te tjera duhet prokure e posaçme.
3. Përveç sa përcaktohet ne këtë Kod, kontrata ndërmjet pronarit operues, carteruesit te anijes ose operuesit te transportit pa anije dhe agjentit detar, rregullohet ne mbështetje te neneve përkatëse te Kodit Civil për përfaqësimin dhe kontratën e porosisë, përveç kur është parashikuar ndryshe ndërmjet tyre.
Neni 97
Prezumimi i fuqive te plota te agjentit
1. Agjenti detar mund te lidhe çdo kontrate për përfaqësuesin dhe ne emër te tij edhe nëse nuk
është parashikuar ndryshe ne aktin e përfaqësimit.
2. I përfaqësuari nuk mund te kundërshtojë asnjë kufizim fuqie përfaqësimi te agjentit detar, përveç rasteve kur provohet qe palët e treta kane njohuri për kufizimet ne fjale për fuqitë e përfaqësimit.
Neni 98
Përfaqësimi përpara gjykatës
Agjenti detar, ne kryerjen e detyrave te tij, mund te veproje përpara gjykatave me cilësitë e tij, si përfaqësues i punëdhënësit, derisa ka lidhje me kontratën e përfunduar me punëdhënësin.
PJESA E KATERT
VEPRIMTARITE NE MJETET LUNDRUESE
KREU I
EKUIPAZHI I MJETIT LUNDRUES
Neni 99
Ekuipazhi
1. Me ekuipazh kuptohet grupi i personave te regjistruar ne amëzën e detarit dhe ne marrëdhënie punësimi me pronarin, qe realizojnë veprimtarinë e mjetit lundrues qe nga nisja, gjate udhëtimit, ne mbërritje ne destinacion dhe deri ne kthimin ne portin e nisjes.
2. Çdo mjet lundrues shqiptar drejtohet nga një ekuipazh i mjaftueshëm dhe i afte nga pikëpamja profesionale e sigurisë për jetën, për qëllimet e lundrimit qe do te kryeje dhe duhet te mbetet ne këtë gjendje gjate gjithë periudhës se lundrimit.
3. Kapitaneria e portit nuk lejon lundrimin e mjeteve lundruese përderisa te jene plotësuar me ekuipazh, ne përputhje me kriteret e këtij Kodi.
4. Ekuipazhi mund te ndërrohet ose te shtohet ne porte te tjera ose nga mjete lundruese ne
lundrim vetëm për nevoja te lundrimit.
Neni 100
Përbërja e ekuipazhit
1. Përbërja e ekuipazhit te mjetit lundrues përcaktohet nga pronari, por ne çdo rast duhet te
këtë:
a) kapitenin;
b) oficerin e pare;
c) marinarët;
ç) mekanikun;
d) te ngarkuarin me komunikimet;
dh) mjekun;
e) kuzhinierin.
2. Ne varësi te madhësisë se mjetit lundrues, një person mund te kryeje edhe me shume se një
nga funksionet e mësipërme, kur është i afte profesionalisht.
Neni 101
Nxënësit dhe praktikantet
1. Kapiteni mund te pranoje ne mjetin lundrues, me leje te pronarit dhe me miratimin e
kapitanerisë se portit ku ka qendrën, nxënës te shkollave detare dhe praktikante te profesioneve detare, te cilët mund te kryejnë detyra vetëm ne prani te anëtarit te ekuipazhit qe ka dëshminë përkatëse.
2. Ne mjetet lundruese te transportit te udhëtarëve nxënësit dhe praktikantet mund te jene
vetëm vëzhgues te veprimeve.
3. Nxënësit ose praktikantet, qe janë ne mjetin lundrues gjate lundrimit, konsiderohen
pjesëtarë te ekuipazhit me dallimet përkatëse ne paga.
Neni 102
Rregullat për drejtimin e sigurt
Organi qendror shtetëror përgjegjës për detarinë, sipas rregulloreve ose akteve te tjera
nënligjore drejtpërdrejt ose nëpërmjet Administratës Detare, ka te drejte:
a) te përcaktojë masat për drejtimin e sigurt te mjeteve lundruese shqiptare dhe mjeteve ujore
dhe për çështje te tjera te lidhura me to;
b) te përcaktojë nevojat ne perspektive për drejtues e specialiste te lundrimit dhe te siguroje
përgatitjen e tyre;
c) te japë certifikatat e aftësisë profesionale te detareve te trajnuar;
ç) te krijoje dhe te drejtoje shkollën de tare dhe trajnimin e tyre periodik;
d) te përcaktojë procedurat e nevojshme për bordin disiplinor dhe te shqyrtoje ankimet ndaj
rekomandimeve te tij.
Neni 103
Përjashtimet
Organi qendror shtetëror, përgjegjës për detarinë, mund te përjashtojë një mj et lundrues ose
klase mjetesh lundruese nga kriteret e plotësimit te ekuipazhit për një periudhe te veçante ose për një lundrim.
Neni 104
Bordi disiplinor
1. Bordi disiplinor është organ jopermanent, qe krijohet për te shqyrtuar rastet e sjelljeve, veprimeve e qëndrimeve jo te rregullta e morale te detareve ne kryerjen e detyrës, ne marrëdhëniet me drejtuesit e mjetit lundrues ose me pjesëtarët e tjerë te ekuipazhit.
2. Procedurat për krijimin dhe funksionimin e bordit disiplinor përcaktohen me akte nënligjore nga Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit.
Neni 105
Pezullimi dhe heqja e dëshmisë
1. Administrata Detare pezullon deri ne 1 vit ose anulon certifikatën e lëshuar sipas nenit 42
dhe urdhëron qe ajo te dorëzohet pranë Regjistrit te Mjeteve Lundruese Shqiptare.
2. Kundër vendimit te Administratës Detare mund te behet ankim ne gjykatën qe ka ne
juridiksion portin ku është bere regjistrimi.
Neni 106
Administrimi i amëzës se detarit
1. Ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese Shqiptare mbahet amëza e detarit, ne te cilën pasqyrohen te gjithë emrat e detareve me shtetësi shqiptare, qe janë certifikuar nga Administrata Detare, ose kane mbaruar shkollat e detarisë, pavarësisht nëse punojnë ne anije shqiptare ose te huaja.
2. Për çdo detar, përveç te dhënave personale e profesionale, pasqyrohet edhe vendi i punës
me ndryshimet dhe masat disiplinore.
3. Veprimet me amëzën e detarit kryhen nga ndihmësi i regjistruesit.
Pas regjistrimit ne amëz, detarit i jepet dëshmia përkatëse dhe karta e detarit me numër te
njëjtë me atë qe ka ne amëz.
4. Regjistri Detar dhe regjistruesi kane te drejte te verifikojnë ne çdo mjet lundrues shqiptar rregullsinë e përbërjes se ekuipazhit për amëzën dhe, sipas rastit, kërkojnë nga pronari ose kapiteni i anijes marrjen e masave për rivendosjen e rregullit te shkelur.
5. Ndaj kërkesës se regjistruesit ose te inspektorit mund te behet ankim ne Administratën Detare brenda 10 ditëve nga marrja dijeni. Drejtpërdrejt ndaj kërkesës se inspektorit dhe regjistruesit ose ndaj përgjigjes se Administratës Detare mund te behet ankim ne gjykate brenda 30 ditëve nga marrja dijeni.
Neni 107
Marrëdhëniet e punësimit
Ne mjetet lundruese, prone publike dhe private, marrëdhëniet e punësimit rregullohen sipas Kodit te Punës, përveç kur parashikohet ndryshe ne këtë Kod.
Neni 108
Mosha e punësimit
Ne mjetet lundruese shqiptare mund te punësohen persona, qe kane mbushur moshën 16 vjeç ndërsa ne mjetet e vogla te lundrimit persona qe kane mbushur moshën minimale, sipas Kodit te Punës.
Neni 109
Shtetësia e ekuipazhit
1. Ekuipazhi i mjetit lundrues shqiptar mund te përbëhet nga persona me shtetësi shqiptare, te
huaj ose pa shtetësi.
2. Shtetasit e huaj ose pa shtetësi punësohen kur plotësojnë kërkesat ligjore për hyrjen dhe
qëndrimin ne Shqipëri.
Neni 110
Pengesat për punësim
1. Shtetasi i huaj, i cili ka pengesa për te hyre ne territorin e Republikës se Shqipërisë, nuk
mund te punësohet.
2. I punësuari, shqiptar ose i huaj, nuk duhet te këtë pengese për te hyre ne territorin e
shteteve te itinerarit te mjetit lundrues, përveç rasteve kur është ne kërkim ndërkombëtar.
Neni 111
Vdekjet gjate lundrimit
1. Kur një detar vdes gjate lundrimit, trupi i tij duhet te ruhet ne mjetin lundrues dhe t’i
dorëzohet zyrtareve përkatës ne portin e pare te mbërritjes për varrim.
2. Kur nuk mund te ruhet për mungese kushtesh ose kohëzgjatje te lundrimit, kapiteni bën
varrimin ne det, ne përputhje me traditat detare.
3. Rregullat e mësipërme vlejnë edhe për vdekjen e personave te tjerë gjate lundrimit.
4. Me vdekjen e detarit, kur anija nuk kthehet ne Shqipëri, kapiteni, me mbërritjen e anijes ne
portin tjetër, mund te njoftoje nëpunësin përkatës dhe ta dorëzojë atë ne ruajtje te ky person, për te vepruar ne mbështetje te ligjeve shqiptare ne fuqi.
Neni 112
Shpenzimet për trajtimin mjekësor dhe vdekjen
Kur një detar i anijes shqiptare, gjate lundrimit ose ne portin e huaj, merr një trajtim mjekësor qe është i domosdoshëm për te ruajtur shëndetin, qe nuk mund te shtyhet pa rrezikuar shëndetin e jetën e tij, si dhe për rastet e vdekjes ne lundrim, shpenzimet përballohen nga punëdhënësi.
Neni 113
Sendet ne pronësi te detarit te vdekur ose te humbur ne bordin e mjetit lundrues
1. Kur detari i një mjeti lundrues shqiptar humbet ose vdes gjate lundrimit, kapiteni i anijes,
lidhur me pronësinë e tij, vepron si me poshtë:
a) përcakton dhe merr ne dorëzim çdo send personal, vlere monetare, letër me vlere ose dokument, qe i përket detarit te humbur ne bordin e anijes, i regjistron ato ne ditarin e anijes me përshkrimet përkatëse, ne lloj, cilësi, sasi e vlere;
b) përllogarit pagat qe kishte për te marre dhe shumën e zbritjeve, ne rast se ka.
2. Veprimet e mësipërme kryhen ne prani te një oficeri dhe te dy anëtarëve te ekuipazhit, me
te cilët përpilohet “deklarata e sendeve ne pronësi” te detarit, e cila nënshkruhet nga te pranishmit.
3. Objektet, qe i përkasin mjetit lundrues, kthehen ne magazine dhe dokumenti vërtetues i
bashkëlidhet deklaratës.
4. Veprimet e mësipërme pasqyrohen ne ditarin e mjetit lundrues.
Neni 114
Dorëzimi i sendeve ne pronësi se detarit te vdekur a te humbur
1. Sendet, letrat me vlere dhe dokumentet e detarit te vdekur a te humbur i dorëzohen nga kapiteni, brenda 48 orëve nga mbërritja ne portin ku ka qendrën mjeti lundrues, bashkëshortit, prindërve ose fëmijëve te te vdekurit a te humburit dhe u dorëzon atyre dy kopje te shkresës se vërtetuar nga noteri.
2. Njërën kopje te shkresës kapiteni ia dorëzon te ngarkuarit me amëzën e detarit.
3. Ne mungese te personave te mësipërm, kapiteni bën dorëzimet tek i ngarkuari me amëzën e detarit, te cilit i dorëzon edhe “deklaratën e sendeve ne pronësi” te detarit.
4. Për veprimet e mësipërme kapiteni merr vërtetim nga mbajtësi i amëzës.
Neni 115
E drejta për t’u ankuar
1. Kur një detar, gjate kohës qe është ne një mjet lundrues shqiptar, njofton kapitenin e anijes se ai dëshiron te beje një ankese ne organet përkatëse kundër tij ose pjesëtareve te ekuipazhit, kapiteni, sa me shpejt qe është e mundur, e lejon atë te shkoje ne breg, për te bere këtë ankese.
2. Kur ligji e quan te vlefshme ankesën verbale, detarit i sigurohet komunikimi me mjetet
teknike përkatëse.
3. Për ankesat qe nuk kane lidhje me veprimtarinë detare, ky rregull ka vlere vetëm kur detari
rrezikon te humbasë afatet ligjore te ankimit.
Neni 116
Mënyrat e punësimit
1. Kapiteni i mjetit lundrues, oficeret dhe specialistet punësohen ne periudha kohe te caktuara
e, ne raste te veçanta, edhe vetëm për një lundrim.
2. Detaret, si rregull, punësohen për lundrime te caktuara.
3. Punësimi për shërbimet e mjetit lundrues ne port behet edhe me akord ose me ore pune për
persona, qe nuk janë pjesëtarë te ekuipazhit.
Neni 117
Lidhja e marrëveshjes se punësimit te ekuipazhit
1. Marrëveshja e punësimit lidhet ndërmjet kapitenit te mjetit lundrues shqiptar dhe detarit. Marrëveshja lidhet me shkrim, ne mënyrë individuale ose me te gjithë ekuipazhin.
2. Ne mjetin lundrues, prone private, marrëveshja e punësimit me një person duhet te lidhet
nga kapiteni, pasi merret pëlqimi paraprak nga pronari.
3. Për mjetet lundruese, prone publike, zbatohen paraprakisht rregullat e përgjithshme te
punësimit.
4. Ne mjetet e vogla te lundrimit zbatohen rregullat e përgjithshme te marrëveshjes se
punësimit, sipas Kodit te Punës.
Neni 118
Përmbajtja e marrëveshjes se punësimit te ekuipazhit
Marrëveshja e punësimit te ekuipazhit, e nënshkruar ndërmjet kapitenit dhe do te punësuari,
duhet te përmbajë:
a) datën dhe vendin ku lidhet marrëveshja;
b) emrin e anijes, portin ku ka qendrën, pronarin dhe kapitenin e anijes;
c) identitetin e te dhënat personale te te punësuarit, numrin e kartës se detarit;
ç) vendin, datën e fillimit dhe te përfundimit te marrëveshjes;
d) portet ne te cilat nuk mund te zbarkohet i punësuari;
dh) detyrën dhe pagën për secilin detar;
e) përcaktimet për te drejtat fakultative te këtij Kodi;
ë) termat e tjerë, për te cilët palët mund te bien dakord.
Neni 119
Zbatimi i marrëveshjes
1. Ne fillim te çdo udhëtimi kapiteni vendos një kopje te marrëveshjes ne një vend te dukshëm te mjetit lundrues për te gjithë ekuipazhin.
2. Çdo ndryshim i marrëveshjes detare te punësimit, përveç plotësimeve për itinerarin e lundrimit, zëvendësim ose marrje personash ne pune pas nisjes se pare te mjetit lundrues, do te jete pa efekt përderisa te provohet qe është bere me dëshirën e te gjithë personave te interesuar me ane nënshkrimi te posaçme.
3. Pretendimet për njohje ose mbrojtje te te drejtave, qe garantohen nga ky Kod janë te pranueshme ne çdo rast, ndërsa te drejtat fakultative janë te pranueshme kur përmenden shprehimisht ne tekstin e marrëveshjes.
Neni 120
Përfundimi i marrëveshjes
1. Përfundimi i marrëveshjes se punësimit behet:
a) me mirëkuptimin e palëve;
b) kur i punësuari behet i paafte fizikisht për detyrën e përcaktuar ne marrëveshje ose ka
paaftësi te përkohshme për me tepër se gjashte muaj;
c) për mungese kushtesh ose kur krijohen te tilla, ose pengese ligjore për veprimtari detare;
ç) kur del i paafte profesionalisht nga testimet;
d) kur është marre mase disiplinore për zgjidhjen e marrëveshjes se punësimit;
dh) me humbjen ose daljen jashtë përdorimit te anijes;
e) kur i punësuari urdhërohet te zbarkohet;
ë) kur mbush moshën për pension pleqërie, me përjashtim te rastit kur është ne gjendje
shëndetësore te mire dhe kapiteni vendos ta mbaje;
f) me vdekjen e detarit.
2. Për zbarkimin jashtë vullnetit te tij, i punësuari mund te beje ankim ne bordin disiplinor ose drejtpërdrejt ne gjykate brenda 10 ditëve nga dhënia e dëshmisë.
Neni 121
Dëshmia e zbarkimit
1. Ne mbështetje te njërit ose te disa rasteve te parashikuara ne nenin 120, kapiteni i jep te punësuarit një dëshmi ku saktësohen periudha e shërbimit, vendi, data dhe shkaku i zbarkimit, leja vjetore etj., si dhe te drejtat e detyrimet financiare te te punësuarit.
2. Te zbarkuarit i kthehet edhe dëshmia e detarit ose certifikata e oficerit.
Neni 122
Zbarkimi kur mjeti lundrues ndryshon regjistrin
Kur për një mjet lundrues shqiptar ndryshon regjistri me transferim, çdo detar i punësuar duhet te zbarkohet, përveç rastit kur pranon me shkrim për vazhdimin e punësimit.
Neni 123
Pasojat e largimit te paligjshëm nga puna
Kur organi përkatës, qe shqyrton ankimin, e gjen zbarkimin e detarit te pabazuar ne ligj, përveç dhënies se pagës për kohen e mbetur pa pune, mund te detyroje punëmarrësin për zhdëmtim deri ne 3 muaj page.
Neni 124
Te dhënat e lundrimit dhe lista e ekuipazhit
1. Kapiteni i anijes shpall e plotëson gjate lundrimit, deri ne kthimin ne portin e nisjes, ku përcakton:
a) numrin dhe datën e regjistrimit te anijes, tonazhin bruto e neto, gjatësinë e saj,
destinacionin, si dhe qëllimin e udhëtimit;
b) emrat, datat dhe vendin e lindjes për te gjithë ekuipazhin, vendin e punës ose te detyrës ne
anije, datat e vendin e imbarkimit ne anije;
c) emrin e çdo anëtari te ekuipazhit qe largohet nga anija, shoqëruar me datën, vendin,
shkaqet dhe rrethanat e largimit;
ç) emrin e çdo anëtari te ekuipazhit qe plagoset, vritet ose humbet, duke përcaktuar kohen,
vendin dhe shkaqet.
2. Për anijet, qe lundrojnë vetëm brenda ujerave te brendshme, dokumenti i mësipërm duhet te dorëzohet nga kapiteni ose pronari, ne kapitanerinë e portit ku ka qendrën anija jo me vone se 30 qershori, kurse për ato qe udhëtojnë jashtë ujerave territoriale brenda 31 dhjetorit te çdo viti.
3. Kur një anije shqiptare humbet ose braktiset, kapiteni i anijes, zëvendësi i tij ose pronari, sa me shpejt te jete e mundur, dorëzojnë ne kapitanerinë e portit ku ka qendrën anija listën e ekuipazhit te zbarkuar ne kohen e humbjes ose te braktisjes.
Neni 125
Regjistrimi i ekuipazhit
1. Kapiteni i mjetit lundrues, përpara nisjes se mjetit lundrues për lundrim nga porti ku ka qendrën, ne çdo itinerar i dorëzon kapitanerisë se portit njoftimin zyrtar për ekuipazhin e tij te lundrimit.
2. Kur gjate lundrimit me transbordim ose ne porte te tjera ndryshohet ekuipazhi me lenie, shtesa ose zëvendësime, behet njoftimi i menjëhershëm e i drejtpërdrejtë i kapitanerisë se portit ku ka qendrën mjeti lundrues dhe i pronarit, e ne pamundësi njoftimi nëpërmjet kapitanerisë se portit me te afërt dhe kur nuk e lejon ligji i vendit përkatës, menjëherë me kthimin ne portin ku ka qendrën pronari dhe mjeti lundrues.
Neni 126
Koha dhe mënyra e pagesës
1. Kapiteni ose pronari i mjetit lundrues shqiptar duhet t’u paguaje pagat, brenda dy ditëve pas mbërritjes se mjetit lundrues ne portin ku ka qendrën, sipas rastit, ekuipazhit ose një detari qe zbarkohet me një llogari te plote te pagës qe i takon me zbritjet përkatëse.
2. Pas marrjes se pagës detari nënshkruan një dokument lirimi, duke vërtetuar se nuk ka pretendime financiare për lundrimet e kaluara ose punësimin. Dokumenti duhet te nënshkruhet edhe nga kapiteni ose pronari i mjetit lundrues.
Neni 127
Përgjegjësia e regjistruesit detar për pagën
1. Mosmarrëveshja për pagat ndërmjet kapitenit dhe secilit pjesëtar te ekuipazhit ngrihet përpara regjistruesit detar, e shoqëruar me kërkesën me shkrim te te dyja palëve.
2. Regjistruesi, pasi dëgjon palët, kërkon sqarimet nga pronari e nëpunësit e tij, kapiteni, oficeret, anëtarët e ekuipazhit ose çdo person qe ka dijeni për çështjen. Ai shqyrton ditarin e mjetit lundrues dhe dokumentet e tjera për çështjen dhe vendos ne baze te këtij Kodi dhe te akteve te dala ne zbatim te tij, si dhe te dispozitave te tjera ligjore.
3. Kundër vendimit te regjistruesit detar mund te behet ankim brenda 10 ditëve ne gjykatën e vendit, ku ka qendrën mjeti lundrues.
Neni 128
Kursi i këmbimit te monedhës për pagën e detarit
Kur ne marrëveshjen e ekuipazhit parashikohet qe pagesa e detarit ose një pjese e saj behet ne një monedhe te huaj, çdo pjese e pagës se tij ne monedhën e kërkuar duhet te behet me kursin e këmbimit ne kohen dhe vendin ku kryhet pagesa.
Neni 129
Paga kur përfundon punësimi
1. Kur punësimi përfundon përpara afatit ne një port te huaj për paaftësi shëndetësore, detari ka te drejtën e pagës për kohen e shërbimit, deri ne kthimin e mjetit lundrues ne portin ku ka qendrën dhe shpenzimet e kthimit ne atdhe.
2. Kur shërbimi i detarit përfundon përpara datës se përcaktuar ne marrëveshje për defekt te rende, dalje jashtë përdorimit, shkatërrim te mjetit lundrues ose mbetje ne cekëtine, ai ka te drejte te marre pagat për një periudhe deri ne dy ne muaj ne masën qe do te merrte po te punonte, si dhe shpenzimet për kthimin ne atdhe, përveç rasteve kur siguron ose i sigurohet punësim tjetër.
3. Çdo parashikim i kundërt ne kontratën e punësimit është i pavlefshëm.
Neni 130
Pavarësia e pagës nga navlloni
1. E drejta mbi pagën nuk varet nga te ardhurat e navllonit dhe çdo detar e nxënës, ne m bështetje te rregullave te tjera te ligjit dhe te kushteve te zbatueshme për rastin, do te kenë te drejte ta kërkojnë atë edhe nëse nuk është marre navlloni.
2. E drejta e pagës humbet ne rastet e humbjes se mjetit lundrues, rënies ne cekëtine, kur
vërtetohet fajësia ose mundësia e shpëtimit te mjetit lundrues dhe e ngarkesës.
3. Kur një detar ose nxënës vdes, paga e pa marre përfitohet si ne rastin e vdekjes se detarit
gjate lundrimit, sipas nenit 113 te këtij Kodi.
Neni 131
Paga kur refuzohet detyra
Detari nuk ka te drejte page kur, gjate periudhës se marrëveshjes se punësimit, refuzon punën ose kur është paraburgosur, sipas legjislacionit shqiptar ose te huaj.
Neni 132
Rastet e përjashtimit nga paga për paaftësi ne pune
Kur detari është i paafte te kryeje detyrën dhe vërtetohet se paaftësia është shkaktuar me vetëdashje, për faj te tij ose nga një sëmundje e fshehur nga ai me qellim ne kohen qe do te punësohej, nuk ka te drejtën e pagës gjate periudhës se paaftësisë.
Neni 133
Pushimet, lejet dhe festat zyrtare
1. Kapitenet dhe oficeret kane te drejtën e lejes vjetore te pagueshme për 60 dite, ndërsa anëtarët e tjerë te ekuipazhit për 30 dite për çdo dymbëdhjetë muaj shërbimi ose pune te vitit kalendarik, qe realizohet jashtë mjetit lundrues.
2. I gjithë ekuipazhi ka te drejtën e pushimit dyditor javor e ne festat zyrtare, te cilat realizohen ne mjetin lundrues dhe, kur nuk është e mundur, i shtohen lejes vjetore.
3. Leja vjetore gëzohet jo me vone se 6 muaj pas plotësimit te periudhës 12-mujore e me
kalimin e këtij afati kompensohet detyrimisht me pagën e periudhës përkatëse.
4. Kur vërtetohet se kane qene mundësitë e dhënies se lejes ne afatet e mësipërme, veç
kompensimit jepet edhe një dëmshpërblim prej një page mujore.
Neni 134
Kriteret e përllogaritjeve
1. Koha ditore e punës është 8 ore ne 24 ore, por qe mund t’i kaloje këta kufij, duke respektuar kohen maksimale te punës se një jave dhe, kur është e pamundur, kompensohet me pagese te veçante, sipas kritereve te përcaktuara ne akte nënligjore.
2. Periudha e qëndrimit te mjetit lundrues ne portin e huaj dhe ne portin ku ka qendrën mjeti lundrues, kur punohet për shërbimet ne te, si dhe ndërprerjet e punës jo për faj te detarit, përllogariten ne afatin 12-mujor te lejes vjetore.
3. Për periudhe shërbimi me pak se 12 muaj, janë te njëjtat te drejta, por te përcaktuara
proporcionalisht.
4. Kohevazhdimi i punës për efekt te lejes vjetore fillon prej largimit nga porti i qendrës se mjetit lundrues, deri ne kthim, duke vlerësuar kohe pune edhe kohen e kthimit individual jashtë anijes, si dhe kohen e qëndrimit te detyrueshëm ne det ose ne vende te tjera, jo për faj te tij.
5. Koha e lejes vjetore nuk përcaktohet ne marrëveshjet e punës, por jepet ne baze te
kërkesave te veprimtarisë detare.
6. Detari mund te thirret nga leja me pagese kur anija është ne portin ku ka qendrën, kur puna nuk mund te përballohet me pjesëtarët e tjerë te ekuipazhit, ne rastet e forcës madhore ose ne gjendjet e jashtëzakonshme.
7. Ne baze te marrëveshjes ndërmjet pronarit te mjetit lundrues dhe detarit pagesa ne dore
mund te garantohet për leje ne rrethana te veçanta ose lejet mund te mblidhen dhe te kryhen.
8. Ne rastet e vdekjeve te te afërmve detari ka te drejtën e preferencës se lejes vjetore te
pakryer e, ne pamundësi, te lejes se papagueshme.
9. Për shkaqe te arsyeshme, pronari mund te refuzoje te japë lejen ne datën e kërkuar nga
detari.
10. Marrëveshja e punës, ne te cilën një detar heq dore nga te drejtat e mësipërme, është e
pavlefshme për sa u përket këtyre te drejtave.
KREU II
KAPITENI I MJETIT LUNDRUES
Neni 135
Emërimi dhe zëvendësimi
1. Kapiteni i mjetit lundrues caktohet nga pronari ose organi përkatës i shoqërisë publike ose
private, se cilës i përket anija.
2. Kur kapiteni pushon se qeni ne komande te mjetit lundrues, për largim ose paaftësi
shëndetësore, e drejta e komandimit i kalon oficerit te pare te anijes ose te ngarkuarit nga pronari.
3. Kur kapiteni vdes ose nuk dëshiron te kaloje komandën, atë e merr zëvendësi i caktuar nga
pronari e, ne mungese te tij, përkatësisht, oficeri i pare ose detari me i vjetër.
4. Kur kapiteni i anijes behet i paafte për komandim, për shkak te gjendjes shëndetësore dhe nuk pranon t’ia kaloje komandën zëvendësit te caktuar nga pronari ose oficerit te pare, ve ne dijeni pronarin e, ne pamundësi, kapitanerinë e portit ku ka qendrën anija dhe vepron sipas udhëzimeve te dhëna prej tyre.
5. Zëvendësi i kapitenit merr prej tij ose me nisme për veprim dëshminë e flamurit dhe
dokumentet e tjera përkatëse për lundrimin e anijes dhe ekuipazhin.
6. Para largimit ose dorëzimit te detyrës, kapiteni pasqyron ne ditarin e anijes veprimet e tij, shkaqet e largimit, emrin e zëvendësuesit dhe procedurën e dorëzimit te dokumenteve, ne te kundërt, këto shënime bëhen nga zëvendësuesi.
Neni 136
Shtetësia e kapitenit te anijes shqiptare
1. Kapiteni i anijes shqiptare duh et te jete shtetas i Republikës se Shqipërisë.
2. Organi shtetëror qendror, qe mbulon detarinë, ka te drejte te lejoje shtetasin e huaj si kapiten anijeje, për anijet prone te subjekteve te huaja.
Neni 137
E drejta e kapitenit për punësimin e detareve
1. Punësimi dhe zbarkimi i anëtarëve te ekuipazhit te anijes shqiptare bëhen vetëm nga
kapiteni.
2. Një person nuk mund te punësohet, ne rast se kundërshton pronari, dhe kërkesa e tij për
zbarkimin e një pjesëtari te ekuipazhit është e detyrueshme për kapitenin.
Neni 138
Autoriteti i kapitenit
1. Kapiteni, gjate gjithë kohës, duhet te jete ne komandën e anijes dhe përgjegjës për drejtimin e ekuipazhit dhe te lundrimit. Ai duhet te marre te gjitha masat e nevojshme për lundrimin dhe sigurinë teknike te anijes, si dhe për mbajtjen e rregullit ne bordin e anijes.
2. Urdhrat e dhënë nga kapiteni, brenda përgjegjësive te njohura nga ky Kod dhe legjislacioni
ne fuqi për fushën e detarisë, duhet te zbatohen, pa asnjë rezerve, nga te gjithë personat ne bord.
3. Kapiteni mund te marre masa disiplinore ndaj një anëtari te ekuipazhit, i cili nuk zbaton
rregullat e detyrës ose te shërbimit.
4. Kapiteni është personi përgjegjës për vendosjen e kundërvajtjeve te caktuara administrative, qe lidhen me veprimtarinë detare.
5. Llojet e shkeljeve disiplinore e te kundërvajtjeve administrative dhe masat ne kompetence te kapitenit te anijes, si dhe procedurat përkatëse, përcaktohen ne legjislacionin përkatës për fushën e detarisë.
Neni 139
Autoriteti i kapitenit ne ngjarjet penale
1. Kur gjate lundrimit ka te dhëna te dukshme se po tentohet, është kryer ose menjëherë pas kryerjes se një vepre penale, qe ka lidhje me sigurinë e anijes, rrezikimin e personave ne bord ose pasurisë se tyre, nga persona ne bord ose qe hyjnë nga jashtë, kapiteni merr masa për parandalimin e ngjarjes ose për vënien para përgjegjësisë se autorit, duke e arrestuar ne flagrance dhe vendosjen e tij ne një vend te sigurt deri ne portin ku ka qendrën anija.
2. Kur për shkak te largësisë, i arrestuari rrezikohet, ne portin me te afërt, veprohet sipas orientimeve te kapitanerisë se portit te qendrës se anijes, ose ne pamundësi, te përfaqësive, diplomatike ose konsullore shqiptare e, ne mungese te tyre, te autoriteteve te portit ku ndalon anija.
3. Për realizimin e kësaj te drejte, kapiteni përdor çdo lloj force e mjeti te arsyeshëm dhe kërkon ndihmën e te gjithë anëtarëve te tjerë te ekuipazhit.
Neni 140
Nevojat shtese për ushqimet dhe ujin ne anije
Kur gjate lundrimit del se ushqimet dhe rezervat e ujit nuk mjaftojnë deri ne portin me te afërt, edhe jashtë itinerarit, kapiteni, për ruajtjen e jetës se njeriut ne bord, mund te racionoje ushqimin dhe ujin dhe te rekuizoje te gjitha ushqimet dhe ujin, qe janë prone e personave ose qe ndodhen ne ngarkese dhe qe mund te përdoren si ushqim ose për pirje, duke ia shpërndarë te gjithë personave ne anije. Vlera e ushqimeve ose e pijeve, te rekuizuara nga kapiteni, u rimbursohet pronareve te ligjshëm nga pronari i anijes.
Neni 141
Financimet shtese deri ne përfundimin e lundrimit
1. Kur gjate lundrimit anija nuk ka gjendje financiare për riparimin e anijes, furnizimin ose mjekimin e ekuipazhit ose te pasagjereve dhe nuk mund te marre udhëzime ose ndihme nga pronari, kapiteni mund te shesë pjese te pronës se anijes qe nuk rrezikojnë lundrimin, ose pjese te ngarkesës, për financimin e nevojshëm deri ne përfundimin e udhëtimit me sa me pak shpenzime.
2. Ne baze te rregullave te avarisë se përgjithshme, te shpëtimit ose te neneve te tjera te këtij Kodi, vlera e mallit te shitur rimbursohet nga pronari i anijes ndaj pronarit te mallit.
KREU III
KUSRTET E PUNES DHE TE JETESES NE ANIJE
Neni 142
Rregullat e sigurimit ne pune
Me rregullore te posaçme, te miratuar nga drejtuesi i organit qendror shtetëror qe mbulon detarinë, përcaktohen kërkesat dhe masat e sigurisë se punës te detareve, qe ne çastin e hyrjes ne anije dhe konkretisht:
a) për mirëmbajtjen dhe inspektimin e çdo aparature, makinerie e pajisjeje për gjendjen
teknike, kushtet e përdorimit dhe testimin e përdoruesve;
b) duke kërkuar ndalimin ose rregullimin e përdorimit te çdo veshjeje mbrojtëse ose pajisjeje; c) duke kërkuar parashikimin dhe përdorimin e çdo veshjeje ose pajisjeje mbrojtëse;
ç) për te kufizuar orët e punës se detarit ne çdo pune te veçante ose ne çdo rrethane te
veçante;
d) për dokumentimin e ngjarjeve dhe raportimin e dëmtimeve dhe ndihmën e pare qe u jepet
detareve te dëmtuar;
dh) për instruktimin e ekuipazhit.
Neni 143
Kontrolli dhe ekzaminimi mjekësor
1. Ekzaminimi i aftësive shëndetësore është kërkesa paraprake për pranimin e detarit ne shkollat detare, ne kurset e aftësimit, ne dhënien e certifikatës profesionale, te regjistrimit ne amëz dhe lidhjes se marrëveshjes se punës ne anije.
2. Kur ekzaminimi i fundit është kryer brenda tri muajve nuk ka vend për riekzaminim për
efekt te hallkave te mepasme.
3. Me kërkesë te p ronarit, kapitenit te anijes, regjistruesit dhe regjistrit detar, komisioni bën ne çdo kohe kontrollin shëndetësor te detareve te veçante, ndërsa ekuipazhet ne tërësi kontrollohen një here ne vit, përveç kontrolleve për çaste te jashtëzakonshme.
4. Ndaj vendimit te komisionit mund te behet ankim brenda 10 ditëve te drejtuesi i organit qendror shtetëror qe mbulon shëndetësinë dhe ndaj përgjigjes se tij ose drejtpërdrejt mund te behet ankim ne gjykate, ne çdo rast, brenda 10 ditëve nga marrja dijeni.
5. Mënyra dhe koha e ekzaminimit te kontrollit te drejtuesve te anijes dhe kontrollet e mjekut te anijes përcaktohen me rregulla te veçanta.
Neni 144
Jetesa e ekuipazhit ne anije
Kushtet e jetesës se ekuipazheve ne anijet shqiptare miratohen nga komisioni shëndetësor i
projekteve te anijeve dhe kane te bëjnë:
a) me pozicionet e vendeve te fjetjes;
b) me hapësirën minimale për person ne ndarjet e fjetjes;
c) me pajisjet e domosdoshme për fjetjen dhe vendet e tjera te përdorimit te përbashkët;
ç) me masat për mbrojtjen e ekuipazhit nga dëmtimet, te nxehtit, te ftohtit dhe zhurmat ne
anije;
d) me pajisjet për ujë, nxehtësi, ndriçim, ventilim dhe pajisjet sanitare;
dh) me masat për mirëmbajtjen dhe riparimin e vendeve, instalimeve e te pajisjeve;
e) me ndalimin e përdorimit te instalimeve e pajisjeve sipas qëllimeve, për te cilat ato janë
projektuar dhe vendosur;
ë) me ndalimin e ndryshimeve te mjediseve te anijes, pa pëlqimin e organit qe ka miratuar
projektin dhe komisionin mjekësor;
f) me kontrollin periodik ose te posaçme për respektimin e kërkesave te mësipërme dhe masat
e nevojshme.
Neni 145
Rregullat për mbajtjen e ilaçeve
1. Organet shtetërore qendrore, qe mbulojnë detarinë dhe shëndetësinë, përcaktojnë rregullat për mjetet e ndihmës mjekësore dhe medikamentet e domosdoshme ne lloj e sasi, mënyrën e administrimit te tyre, pajisjet dhe manualet praktike te ndihmës mjekësore, qe pronari ose kapiteni i çdo anijeje duhet t’i tete te siguruara gjate lundrimit.
2. Kapitaneria e portit, mbikëqyrësit dhe komisioni mjekësor kane te drejte te ndalojnë daljen e anijes ne lundrim për mosrespektim te këtyre rregullave.
Neni 146
Ushtrimi i besimit fetar
Pronari dhe kapiteni nuk mund te ndalojnë pjesëtarët e ekuipazhit ose udhëtarët ne ushtrimin e riteve te besimit fetar ne vende te caktuara, pa penguar veprimet ne anije dhe qe nuk prishin qetësinë ose qe bien ndesh me besimin fetar te pjesëtareve te tjerë te ekuipazhit ose te udhëtarëve.
Neni 147
Ushtrimi i veprimtarive shoqërore dhe e drejta e grevës
1. Pronari dhe kapiteni mund te lejojnë anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët te kryejnë veprimtari individuale, qe kane lidhje me pikëpamjet e tyre shoqërore ose veprimtari kolektive festive ne vende te caktuara, pa penguar lundrimin dhe pa shqetësuar te tjerët.
2. Gjate lundrimit janë te ndaluara format e protestës ose veprimtaritë kolektive ne mjediset e
punës ose ato te përbashkëta.
3. Kapiteni, oficeret, marinarët, kryemotoristi, tekniku i ndërlidhjes, mjeku dhe kuzhinieri ne anijet e udhëtarëve nuk mund te braktisin detyrën për motive sindikale dhe ne çdo rast tjetër, pa lejen e pronarit ose te kapitenit.
4. Kur braktisja e detyrës përmban elemente te veprës penale, kapiteni urdhëron arrestimin ne
flagrance.
5. Rastet e tjera te shkeljes se këtyre rregullave përbejnë kundërvajtje administrative dhe
ndëshkohen ne përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore ne fuqi.
KREU IV
DOKUMENTET E ANIJES
Neni 148
Ditari i anijes
1. Ne anijet shqiptare mbahet ditar, ne te cilin bëhen shënime sa me shpejt te jete e mundur për faktet dhe rrethanat e ndodhura gjate lundrimit, duke saktësuar edhe rastet kur nuk ka gjë për te shënuar.
2. Çdo shënim ne ditar duhet nënshkruar nga kapiteni dhe nga anëtarët e tjerë te ekuipazhit.
Për raste sëmundjesh, plagosjesh ose vdekjesh shënimi nënshkruhet nga mjeku i anijes.
3. Çdo shënim ne ditar pranohet si një evidence prove e faktit te ndodhur.
4. Për ruajtjen e ditarit ne raste fatkeqësish ne anije ka kuti te posaçme, qe mbron nga uji
ditarin dhe pluskon ne sipërfaqe.
5. Ne rastet e mbytjes se anijes, ditari merret nga kapiteni ose personi i caktuar prej tij dhe dorëzohet ne kapitanerinë e një porti shqiptar, te përfaqësuesi diplomatik ose konsullor shqiptar ne shtetin ku ka ndodhur ngjarja e ne pamundësi ne kapitanerinë e çdo porti e ne organet e policisë se shtetit te huaj.
6. Ne raste te skajshme ditari hidhet ne det me kutinë e posaçme.
Neni 149
Shënimet ne ditarin e anijes
Kapiteni i anijes duhet te beje shënimet ose te ndërhyjë qe shënimet te bëhen ne ditarin e
anijes:
a) për emrat dhe kualifikimin e secilit anëtar te ekuipazhit;
b) për rastet e sëmundjes, te dëmtimit ose plagosjes, qe i ndodh anëtarëve te ekuipazhit,
diagnozën dhe trajtimin mjekësor ose refuzimin e mjekimit;
c) për lindjen ose vdekjen gjate lundrimit;
ç) për emrin e secilit anëtar te ekuipazhit qe nuk është me anëtar i tij edhe për arsye vdekje je,
duke shënuar vendin, kohen si dhe mënyrën se si u shkaktua;
d) për pagat e detarit, i cili vdes gjate udhëtimit, si dhe shumën e zbritjeve për detyrimet
financiare;
dh) për çdo rast përplasjeje me ndonjë anije tjetër dhe rrethanat ne te cilën ndodhi ajo;
e) për datën dhe kohen e stërvitjeve me sanallet e shpëtimit, ose kundër zjarrit, qe bëhen ne
bordin e anijes;
ë) për datën dhe kohen e paraqitjes ne anije te te dhënave te veçanta, si peshkimi dhe bordi i
lire.
f) për çdo dënim te shpallur nga gjykata për anëtarët e ekuipazhit;
g) për çdo veprim a sjellje, te kryer nga anëtarët e ekuipazhit, te cilët mund te vihen para
përgjegjësisë ligjore;
gj) për çdo dënim qe ekzekutohet ne bordin e anijes;
h) për dënimet administrative te tij;
i) për rastet e tjera te përcaktuara ne këtë Kod, qe shënohen ose shihen te arsyeshme nga kapiteni.
Neni 150
Dorëzimi i ditarit te anijes
Kapiteni ose pronari i një anijeje shqiptare duhet te dorëzojë ose t’ia transmetoje këtë ditar ose ditarët, ne baze te periudhës se përcaktuar ne marrëveshjen e ekuipazhit, kapitanerisë se portit ku ka qendrën anija, brenda 7 ditëve nga zbarkimi i ekuipazhit.
Neni 151
Dorëzimi i ditarit me ndryshimin e pronësisë se anijes dhe kur anija humbet ose braktiset
Kur, për arsye te transferimit te pronësisë se anijes, ndryshimit te veprimtarisë se saj ose braktisjes, ditari nuk është i vlefshëm, kapiteni ose pronari i anijes duhet qe brenda një muaji, kur anija është ne Shqipëri, dhe brenda gjashte muajve, kur anija është jashtë Shqipërisë, t’ia dorëzojë kapitanerisë se portit ku ka qendrën anija.
Neni 152
Përgjegjësitë për ditarin e anijes
1. Kapiteni e ne mungese te tij zëvendësuesi, për mosmbajtje te ditarit dhe plotësim te pasakte ose te parregullt te tij, mban përgjegjësi disiplinore dhe administrative, ne baze te akteve nënligjore te nxjerra nga Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, përveç rasteve kur ka vend për përgjegjësi penale.
2. Ndaj personit te ngarkuar për ruajtjen e ditarit, ose dhe ndaj shkaktarit për humbje ose dëmtim nga pakujdesia te ditarit, merren masa disiplinore dhe administrative, ne baze te rregullave për veprimtaritë detare.
3. Veprat e mësipërme te bëra me dashje, si dhe falsifikimi i ditarit, dënohen sipas Kodit Penal.
Neni 153
Lindjet, vdekjet dhe humbjet ne bordin e anijes
1. Lindjet dhe vdekjet ne bordin e anijes se akostuar ne portet shqiptare vlerësohen se kane ndodhur ne territorin e portit. Ne këto raste kapiteni, nëpërmjet kapitanerisë se portit, kërkon kryerjen e veprimeve nga organet përkatëse te qeverisjes vendore.
2. Lindjet, vdekjet dhe humbjet e ndodhura gjate lundrimit te pjesëtarët e ekuipazhit e tek udhëtarët vërtetohen nga kapiteni i anijes me një procesverbal, te nënshkruar prej tij, nga mjeku i anijes dhe nga dy pjesëtarë te ekuipazhit, përmbajtja e te cilit pasqyrohet ne ditarin e anijes. Me mbërritjen ne portin ku ka qendrën anija, procesverbali i dorëzohet kapitanerisë se portit, e cila kërkon kryerjen e veprimeve nga organet përkatëse, sipas ligjit dhe njofton pjesëtarët e familjes se lehonës, te te vdekurit ose te te humburit kur nuk kane qene te shoqëruar prej tyre.
Neni 154
Martesat ne bordin e anijes
Kur anija është e akostuar ne port, kapiteni mund te lejoje qe organet e shërbimit te gjendjes civile te lidhin ne bord martesa ndërmjet pjesëtareve te ekuipazhit apo udhëtarëve.
Neni 155
Testamentet ne bord
1. Kapiteni, para nisjes ose gjate lundrimit, mund te pranoje testamente me shkrim te pjesëtareve te ekuipazhit dhe te udhëtarëve, te siguroje ruajtjen e te garantoje fshehtësinë e tyre dhe, me zbritjen e testatorit nga anija, t’ia ktheje atij testamentin.
2. Kur testatori vdes ose humbet gjate lundrimit, kapiteni e dorëzon testamentin ne kapitanerinë e portit ku ka qendrën, përveç kur testatori ka kërkuar me shkrim te dorëzohet ne kapitanerinë e njërit prej porteve te itinerarit te anijes.
3. Gjate lundrimit, kapiteni mund te pranoje ose, me kërkesën e te interesuarit, te hartoje vete
testamente te posaçme ne kuptim te Kodit Civil.
4. Veprimet e kapitenit pasqyrohen ne ditarin e anijes.
PJESA E PESTE
PARANDALIMI I PERPLASJEVE DHE SIGURIMI I LUNDRIMIT
KREU I
RREGULLAT PER PARANDALIMIN E PERPLASJEVE
Neni 156
Kuptimi dhe objekti
1. Përcaktohen me akte ligjore dhe nënligjore masat:
a) për parandalimin e përplasjeve ne lundrim;
b) për dritat qe duhet te ekspozohen;
c) për rregullat e lundrimit dhe te kurseve qe duhet te vrojtohen nga anijet.
2. Për secilin aspekt parashikohen ndëshkimet administrative ne rast shkeljeje.
3. Organi qendror shtetëror, qe mbulon detarinë, mund te nxjerre rregulla te veçanta për parandalimin e përplasjeve ne lundrim ne ujerat e brendshme dhe ndëshkimet përkatëse administrative.
Neni 157
Anijet e huaja ne ujerat shqiptare
Rregullat e parandalimit te përplasjeve dhe çdo rregull i veçante për ujerat e brendshme janë te detyrueshme edhe për te gjitha anijet e huaja, q e lundrojnë brenda ujerave territoriale shqiptare, me pasojat përkatëse, dhe ne rast shkeljeje te këtyre rregullave veprohet si për anijet shqiptare.
Neni 158
Përgjegjësitë e përplasjes
1. Përgjegjësia për përplasjet, ku përfshihet çdo dem ndaj anijes, ngarkesës, sendeve ose çfarëdo lloj pasurie te personave ne bord, i përket shkaktares se përplasjes dhe, kur kane përgjegjësi te dyja anijet do te përpjesëtohet me shkallen e gabimit te secilës.
2. Kur nuk është i mundur përcaktimi i shkalles se gabimit te çdo anijeje, ose kur gabimet
janë te një mase te barabarte, ato ndahen ne mënyrë te barabarte.
3. Ne rast se përplasja është aksidentale, ose e shkaktuar për arsye te forcës madhore, dëmtimet përballohen nga ai qe i ka pësuar ato. Ky fakt është i zbatueshëm pa marre ne konsiderate faktin se anijet ose njëra prej tyre është e përfshirë ne përplasje.
4. Për demet e shkaktuara me vdekje ose plagosje, personi qe ka paguar demin, për shkak te
ligjit ose nga një detyrim kontraktor, është përgjegjës ndaj anijes për përplasjen.
5. Përgjegjësia e përplasjes i përket pilotit, kur ajo shkaktohet nga një gabim i tij.
6. E drejta e veprimit për shlyerjen e dëmeve, qe rrjedhin nga përplasja, nuk është e
kushtëzuar me paraqitjen e protestës detare ose plotësimin e çdo dokumenti tjetër format te veçante.
Neni 159
Përgjegjësitë kur nuk ndodh përplasja
Kur nuk ka ndodhur ndonjë përplasje, përgjegjësia për demin e shkaktuar anijes se implikuar ne incident, ose mallit dhe personave ne bord, qe rezultojnë nga ekzekutimi ose mosekzekutimi i një manovre ose thyerjeje te rregullave te parandalimit te përplasjeve, përcaktohet sipas parashikimeve te nenit 158 te këtij Kodi.
Neni 160
Kontrolli për zbatimin e rregullave te parandalimit te përplasjeve
1. Kapitaneria e çdo porti cakton një mbikëqyrës, i cili ka te drejtën e inspektimit te çdo anijeje ne port ose ne zonën detare përkatëse, për te verifikuar nëse anija është e pajisur me dritat, shenjat përkatëse dhe mjetet e sinjalizimit, ne përputhje me rregullat e parandalimit te përplasjeve.
2. Kur mbikëqyrësi vëren shkelje ose mangësi, kërkon ndreqjen e menjëhershme dhe, kur nuk është e mundur, mban procesverbal dhe urdhëron bllokimin e anijes deri ne rivendosjen e rregullit te shkelur.
3. Ne rast mosbindjeje, kërkon ndërhyrjen e policisë se sigurisë portuale dhe vënien para përgjegjësisë për shkeljen administrative përkatëse.
Neni 161
Dhënia e ndihmës ne rastet e përplasjes
Pas një përplasjeje ndërmjet anijeve, kapiteni i secilës anije duhet menjëherë, pa i shkaktuar
dëme anijes, ekuipazhit dhe pasagjereve:
a) te beje te gjitha përpjekjet për t’i dhënë ndihme anijeve te tjera, kapitenit, ekuipazhit dhe
pasagjereve, aq sa është e mundur për te parandaluar pasojat e mëtejshme te përplasjes;
b) t’u beje te njohur kapiteneve te anijeve te tjera emrin e tij, emrin dhe shenjen e anijes,
portin e regjistrimit te anijes dhe itinerarin.
Neni 162
Detyrimi për te dhënë njoftim për rreziqet detare
Kapiteni i çdo anijeje shqiptare kur përballet me pengesa ne ujë, ose një vend te rrezikshëm dhe me çdo rrezik natyror ne lundrim, duhet te dërgojë njoftim me çfarëdo mjeti komunikimi ne dispozicion te tij për te gjitha anijet ne afërsi dhe autoritetet përkatëse ne breg, ndërsa ne det te hapur te njoftoje, nëpërmjet kapitanerisë se portit ku ka regjistrimin, duke dhënë edhe koordinatat përkatëse.
Neni 163
Veprimet e kapitenit kur pengohet ose rrezikohet lundrimi
Kapiteni i një anijeje shqiptare, kur vëren pengesa ne del ose rreziqe te tjera duhet:
a) te ndale lundrimin gjate natës, ose te vazhdoje te lundroje me një shpejtësi te kufizuar për
te parandaluar përplasjet ne rrethanat e krijuara;
b) te vere ne veprim te gjitha sinjalet e parandalimit te përplasjes;
c) te ndryshoje kursin për te qene jashtë rrezikut;
ç) te marre masat për shpëtimin e njerëzve ne bord dhe te ngarkesës ne rast përplasjeje ose mbytjeje te anijes.
Neni 164
Detyrimi për te ndihmuar anijet ne rrezik
1. Kapiteni i një anijeje shqiptare, pas marrjes se një sinjali ne del nga çdo burim, anije,
aeroplan ose hidroplan, qe përdoren për shpëtim e qe ndodhen ne rrezik, duhet te vazhdoje me te gjithë shpejtësinë për t’i dhënë ndihme personave ne rrezik, duke i njoftuar ata, ne rast se është e mundur, qe ai po vepron. Ne rast se është e pamundur te veproje, ose për rrethana qe i vlerëson te paarsyeshme ose te panevojshme për te vazhduar qe te japë ndihme, ai duhet te beje shënimin ne ditar për arsyen pse po vepron ne këtë mënyrë.
2. Kapiteni nuk i nënshtrohet këtij detyrimi, vetëm kur njoftohet nga një mjeti ne rrezik ose nga anijet qe kane vajtur për ndihme se nuk është e nevojshme ndihma e tij.
Neni 165
Detyrimi për te ndihmuar personat ne rrezik
Kapiteni i anijes duhet t’i japë ndihme çdo personi ne rrezik ose te humbur, duke përfshirë edhe pjesëtaret e ekuipazhit te anijes qe ka shkaktuar përplasjen ose shtetasin e një vendi armik, pa i shkaktuar dem ani jes se vet.
Neni 166
Braktisja e anijes ne rrezik
1. Kur anija është ne rrezik mbytjeje dhe kapiteni, megjithëse ka kryer te gjitha veprimet dhe ka marre masat, ne përputhje me praktiken detare, krijon bindje se mbetja e mëtejshme e njerëzve ne bord rrezikon jetën e tyre, urdhëron braktisjen e anijes.
2. Kapiteni, se pari, duhet te marre te gjitha masat për lehtësimin e braktisjes se anijes nga udhëtarët, femra e fëmijë, te ndjekur nga ekuipazhi i anijes.
3. Kapiteni duhet te jete personi i fundit, i cili braktis anijen dhe duhet te marre te gjitha masat për te ruajtur e transportuar te gjitha dokumentet e anijes, hartat detare, publikimet dhe instrumentet, si dhe mjetet e nevojshme për te mbijetuar ne det, derisa te arrije ndihma ose te arrije i sigurt ne breg.
Neni 167
Detyrat ne gjendje te jashtëzakonshme ose lufte
1. Ne situatën e gjendjes se jashtëzakonshme, kapiteni duhet te marre te gjitha masat për te
ruajtur anijen dhe njerëzit ne bord.
2. Ne rastet e gjendjes se luftës, ai duhet te parandaloje dëmtimin e njerëzve dhe te anijes nga
veprimet luftarake, si dhe rrëmbimin ose sekuestrimin e paligjshëm te anijes apo te ngarkesës, duke:
a) lëshuar sinjalet e nevojshme audiovizive për te bere te ditur se është një anije civile;
b) ndalur, manovruar ose shtuar shpejtësinë për t’iu shmangur veprimeve luftarake.
Neni 168
Sinjalet e rreziqeve, te fatkeqësive dhe te urgjencës
Ne situata rreziku ose urgjence duhet te përdoren vetëm sinjalet e përshkruara ne rregullat e parandalimit te përplasjeve dhe te përcaktuara ne Konventën Ndërkombëtare për Sigurimin e Jetës ne Det.
Neni 169
Raportimi i aksidenteve te anijeve
1. Kur një anije pëson ose shkakton një aksident me humbje te jetës ose plagosje te rende te ndonjë personi, ose çdo dem material qe çon ne uljen e aftësisë lundruese ose te efektivitetit te anijes, kapiteni, drejtpërdrejt ose nëpërmjet agjentit detar dhe sa me shpejt te jete e mundur, duhet t’i dërgojë kapitanerisë se portit ku ka qendrën një raport për aksidentin ose demin.
2. Raporti duhet te nënshkruhet nga kapiteni, pronari ose agjenti dhe ne te duhet te shënohen emri i anijes, numri i IMO-se, porti i regjistrimit, vendi ku ndodhet anija, rrethanat ne te cilat ndodhi demi ose aksidenti dhe shkaqet e mundshme.
3. Ky nen zbatohet për te gjitha anijet shqiptare, si dhe për te gjitha anijet e huaja, qe transportojnë pasagjere nga dhe për ne portet shqiptare.
Neni 170
Humbja e anijes
Ne rast se pronari ose agjenti i një anijeje shqiptare ka arsye te besueshme, për shkak te rrethanave te tjera, qe anija nuk duket ai duhet te organizoje kërkimin për anijen dhe duhet, sa me shpejt te jete e mundur, t’i dërgojë regjistrit ku ka qendrën anija një raport për humbjen e saj, ku te pasqyroje rrethanat e shkaqet e mundshme te kësaj humbjeje.
Neni 171
Mbajtja e shënimeve, mjetet e shpëtimit e te rrezikut te zjarrit
1. Kapiteni i çdo anijeje shqiptare verifikon plotësinë dhe gatishmërinë e sanalleve te shpëtimit dhe te mjeteve kundër zjarrit ne anije dhe organizon stërvitjet e ekuipazhit ose te udhëtarëve me to, duke bere shënimet përkatëse ne ditarin e anijes.
2. Kur ne çdo anije nuk janë verifikuar pajisjet para nisjes se lundrimit, kur ne një anije udhëtarësh nuk është bere stërvitje, te paktën një here ne çdo dy jave lundrim nga një port ne tjetrin e ne anijet e tjera, kapiteni duhet te pasqyroje arsyet ne ditar.
Neni 172
Këshillimet dhe paralajmërimet për rreziqet
1. Kapitaneria e Përgjithshme e Porteve duhet te marre masat përkatëse për këshillimin e detareve dhe njoftimin e situatave ekzistuese, si dhe zhvillimet qe mund te ndikojnë ne sigurinë detare.
2. Rreziqet e lundrimit t’i komunikohen ne çdo rrethane dhe me çdo mjet çdo organi shtetëror e personi fizik e juridik, vendas ose i huaj.
KREU II
NDIHMA PER LUNDRIM
Neni 173
Kuptimi i ndihmës për lundrim
Me “ndihme për lundrim” kuptohen fenerët, bovat, radiofeneret dhe çdo drite, sinjal ose shenje, te krijuara për te ndihmuar lundrimin detar; gjithashtu përfshihen edhe ndërtimet, kalunjte, si dhe punime te tjera qe i shoqërojnë. Ndihma për lundrim ndërtohet me pëlqimin e Ministrisë se Transportit e Telekomunikacioneve.
Neni 174
Sigurimi hidrolundrimor
1. Shërbimi Hidrografik Shqiptar organizon dhe drejton punën për ngritjen dhe mbajtjen ne gatishmëri te sistemit te fenerëve bregdetare, shenjave me drejtim, sistemit te bovezimit, si për qëllime ekonomike, ashtu edhe për qëllime mbrojtjeje.
2. Shërbimi i sigurimit te lundrimit bregdetar, te fenerëve dhe shenjave me drejtim ne det, është me pagese, ne baze te tarifave shtetërore te përcaktuara nga Ministria e Financave.
Neni 175
Karakteristikat e ndihmës për lundrim
1. Administrata Detare dhe Shërbimi Hidrografik Shqiptar përcaktojnë sistemin e ndihmës për lundrim ne mbështetje te sistemeve ndërkombëtare te ndihmave për lundrim dhe publikimin e skemave për ndihmat për lundrim miratuar prej tyre, si dhe ndryshimet përkatë se.
2. Organet qe shqyrtojnë konflikte ose pretendime për ndihme detare mbështeten ne publikimet e Administratës Detare.
Neni 176
Përgjegjësia për shkeljet për ndihme për lundrim
1. Prishja e skemës, dëmtimi i elementeve përbërës te saj, ndryshimet ne skeme, ne llojin e karakteristikat e mjeteve te ndihmës detare, kur nuk përbejnë vepër penale, përbejnë kundërvajtje administrative dhe dënohen sipas përcaktimeve ne këtë Kod.
2. Personat e ngarkuar nga organet përkatëse për kontrollin dhe mirëmbajtjen e mjeteve te ndihmës detare, kane sipas rastit përgjegjësi disiplinore ose administrative për moskryerje te detyrës ose shkelje te rregullave.
Neni 177
Cenimi i skemës se ndihmës për lundrim
1. Kur për shkak te punimeve, qe nuk kane lidhje me veprimtarinë detare, ne objekte detare, ne breg, si dhe ne mjetet lundruese, aksidentalisht, ose për çdo shkak tjetër, vihen ne veprim mjete ose realizohen efekte ndriçuese, qe zhvleftësojnë ose çorientojnë skemën e ndihmës detare, kapitaneria e portit urdhëron ndalimin e efekteve çorientuese menjëherë ose ne një afat te caktuar, ne rast te kundërt urdhëron policinë e sigurisë portuale te veproje forcërisht ne sipërfaqet e ujerave ose kërkon ndërhyrjen e forcave te Policisë se Rendit Publik ne breg.
2. Për këto raste ne këtë Kod parashikohen sanksionet dhe ndëshkimet përkatëse.
Neni 178
Rreziku nga anijet e mbetura ne cekëtine
1. Kur një anije e mbetur ne cekëtine ne ujerat shqiptare paraqet rrezik për njerëzit, pronën dhe
veprimtarinë detare, kapitaneria e portit te zonës përkatëse vepron si me poshtë:
a) shpall sipërfaqen ujore përreth anijes, ne përmasa te arsyeshme, zone te kufizuar për veprimtari detare, bën njoftimet dhe vendos mjetet e ndihmës detare përkatëse për efekt paralajmërues;
b) merr masa qe anija te mbrohet nga ndërhyrja, përveç rasteve kur veprohet për situate emergjente, nga pronari ose persona qe kane detyre ligjore, duke marre masat e nevojshme te sigurimit teknik;
c) njofton pronarin e anijes te marre masa për kthimin e saj ne gjendje lundrimi, duke i dhënë një afat te caktuar dhe, kur pronari nuk dihet ose nuk gjendet ne adresën e dhënë, njoftimi i mësipërm behet me shpallje dhe publikime ne portin e zonës përkatëse, ne organet e shtypit e te televizionit ose me njoftime ndërkombëtare, sipas rregullave përkatëse.
2. Shkelja e rregullave te mësipërme dhe shpallja zone e ndaluar jo nga organi përkatës, përbejnë kundërvajtje administrative dhe dënohen sipas përcaktimeve te bëra nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit.
Neni 179
Heqja e pengesave dhe eliminimi i rreziqeve
1. Administrata Detare, qe ka urdhëruar kufizimin e veprimtarisë detare, është i detyruar te studioje natyrën e pengesës ose burimeve te tjera te rrezikut dhe te marre masa për heqjen ose eliminimin e tyre dhe parandalimin e përhapjes se rrezikut jashtë zonës se ndaluar.
2. Për pengesa ose faktorë te tjerë natyrore dhe për rreziqe nga veprimtaritë ose objektet e dorës se njeriut, qe paraqesin rrezik te përbashkët, sigurohet bashkëpunimi me institucionet përkatëse shkencore ose te specializuara, si dhe me organin qendror shtetëror qe ndjek veprimtarinë e subjektit publik shkaktar, te cilat japin pëlqimin zyrtar për mënyrën e eliminimit. Eliminimi i pengesave dhe i rreziqeve organizohet dhe realizohet nen përgjegjësinë e organit urdhërues te kufizimit, ndërsa shpenzimet i ngarkohen shkaktarit te rrezikut ose pronarit te objektit pengues.
3. Kur objekti ose rreziku ka natyre ushtarake, veprimet e mësipërme organizohen dhe realizohen ne mënyrën e përcaktuar nga organi qendror shtetëror, qe mbulon mbrojtjen e vendit, kryesisht ose me kërkesë te Administratës Detare.
4. Kur me kalimin e afateve, pronari i njoftuar nuk vepron për heqjen e pengesave ose eliminimin e rreziqeve te tjera, ose nuk identifikohet pronari, urdhëruesi i kufizimit vepron për heqjen ose eliminimin dhe shpenzimet përballohen nga shkaktari i demit dhe, ne mungese te tij, nga pronari i objektit pengues.
5. Akti i kapitanerisë se portit për shpenzimet e mësipërme, kur ato nuk kundërshtohen ne Administratën Detare ose ne gjykate brenda 10 ditëve nga njoftimi, shndërrohet ne titull ekzekutiv.
6. Me miratimin e Administratës Detare, kapitaneria e portit urdhëron lëvizjen e objektit, qe pengon ose rrezikon qarkullimin ose veprimtaritë e tjera detare dhe, kur është e pamundur ose kur paraqet rrezik te pakontrollueshëm për njerëzit, mjedisin dhe veprimtarinë detare, me miratimin e drejtuesit te organit qendror shtetëror, përgjegjës për detarinë, urdhëron asgjësimin.
Neni 180
Bllokimi i anijes
1. Kur dëmtimi i një ndihme për lundrim dhe pengesa ose rreziku janë shkaktuar nga një anije, mjet tjetër lundrimi, mjete fluturuese, përfshirë edhe hidroplanë ose çdo objekt tjetër me vlere materiale, për te garantuar pagimin e shpenzimeve për eliminimin e pengesës ose rrezikut, shkaktari detyrohet te paguaje një garanci me depozite bankare te mjaftueshme, ne te kundërt kapitaneria e portit mund ta bllokoje mjetin lundrues deri ne shlyerjen e detyrimit.
2. Bllokimi nuk pengon kryerjen e veprimtarisë detare, kur nuk kalohen distancat e
përcaktuara ne urdhrin e bllokimit.
3. Urdhri i kapitenit te portit për bllokim mund te kundërshtohet brenda 10 ditëve nga marrja
e njoftimit nga regjistri detar ose drejtpërdrejt ne gjykatën qe ka ne juridiksion territorin e portit.
4. Kur subjekti nuk ankohet brenda afatit ligjor ose kur gjykata me vendim te formës se prere
e gjen ankimin te pabazuar, urdhri i bllokimit shndërrohet ne titull ekzekutiv.
5. Bllokimi i anijes mund te behet edhe ne raste e mënyra te tjera, te parashikuara shprehimisht ne këtë Kod.
6. Pas bllokimit te anijes, kapitaneria merr masa për ruajtjen e anijes ose te mjetit dhe
largimin e objekteve te tyre ose te ngarkesës, te cilat paraqesin rrezik ose mund te dëmtohen.
7. Kur pas plotësimit te afateve te caktuara shkaktari i demit dhe, ne mungese te tij, pronari i mjetit te bllokuar nuk shlyejnë shpenzimet, kapitaneria e portit realizon te drejtën e zhdëmtimit me procedurat e titujve ekzekutive për objektin e bllokuar brenda shumës se shpenzimeve.
8. Kur përdoruesi e pronari nuk gjenden, veprohet sipas Pjesës VII Kreu IV te këtij Kodi
“Pengjet dhe reklamimet detare”.
KREU III
SIGURIMI I JETES SE NJERIUT DRE I PASURISE NE BORD
Neni 181
Lundrimi ndërkombëtar
Me “Lundrim ndërkombëtar” kuptohet lundrimi i mjetit lundrues me udhëtarë nga një port i hapur shqiptar ne një port te huaj.
Neni 182
rregullat për sigurinë ne det
1. Mjetet lundruese shqiptare janë te detyruara qe ne ujerat territoriale te një shteti te njohin e te respektojnë rregullat e veçanta për sigurinë.
2. Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit përcakton kushtet dhe rregullat, qe garantojnë sigurinë detare, ne përputhje me traditat e vendit dhe me konventat ndërkombëtare ne fushën e sigurisë detare, për radiondërlidhjen, për sistemin e sigurisë ne rastet e një aksidenti detar, për kërkimin e shpëtimin nga rreziqet detare dhe aktet e tjera te se drejtës ndërkombëtare.
Neni 183
Rregullorja teknike e konstruksionit dhe e sigurisë se mjetit lundrues
1. Organi qendror shtetëror qe mbulon detarinë miraton rregulloren teknike te konstruksionit dhe te sigurisë se mjeteve lundruese, ne te cilën përcaktohen kërkesat për skafin, pajisjet dhe makineritë e anijeve shqiptare, masat e sigurisë dhe kriteret e mbikëqyrjes, shkeljet e dënueshme administrativisht dhe ndëshkimet përkatëse.
2. Këto rregulla përfshijnë kërkesat qe vlerësohen te nevojshme për zbatimin e dispozitave te
konventës se sigurisë për skafin, makineritë e pajisjet teknike te mjeteve lundruese.
3. Mjetet lundruese te huaja, kur lundrojnë ne ujerat shqiptare, veprojnë ne përputhje me dispozitat e përcaktuara ne konventat ndërkombëtare ne fuqi, përveç kur ka marrëveshje me shtetin përkatës.
4. Për mjetet lundruese, qe nuk vihen ne lëvizje nga mjete motorike, përcaktohen rregulla te
veçanta.
KREU IV
MBIKEQYRJA E MJETEVE LUNDRUESE
Neni 184
Mbikëqyrësit
1. Regjistri detar cakton inspektore si mbikëqyrës te mjeteve lundruese, për te verifikuar para, gjate ose pas lundrimit gjendjen dhe gatishmërinë teknike te mjetit lundrues dhe te mjeteve te shpëtimit, për te garantuar sigurinë ne lundrim te njerëzve ne bord, te ngarkesës dhe vete mjetit lundrues,rivendosjen e rregullit te shkelur dhe vënien para përgjegjësisë te shkaktareve.
2. Mbikëqyrësit duhet te jene te përgatitur teknikisht dhe duhet te njohin rregullat e sigurisë. 3. Mbikëqyrësit varen drejtpërdrejt nga regjistri detar, por veprojnë duke respektuar
kompetencat e kapitanerive te porteve, autoriteteve portuale dhe organizmave te tjerë te zonës detare ku ushtrojnë mbikëqyrjen, te cilat janë te detyruara te krijojnë kushtet dhe te mbështesin mbikëqyrjen.
4. Veprimet dhe urdhrat e mbikëqyrësve janë te detyrueshme për kapitaneritë e porteve,
autoritetet portuale dhe organizmat e tjerë te zonës përkatëse.
5. Mbikëqyrësi, për qëllimet e kontrollit te mjeteve lundruese dhe i lëshimit te certifikatave, zbaton aktet ligjore e nënligjore shqiptare, por ne rast mospërputhjeje zbaton konventat ndërkombëtare për sigurinë.
6. Funksionet e mbikëqyrësit te mjeteve lundruese mund te ushtrohen me vendim te Këshillit te Ministrave edhe nga shoqëri te specializuara, pa cenuar te drejtat e regjistrit, i cilit ruan përparësinë e kontrollit e te mbikëqyrjes.
7. Te drejtat dhe mënyra e veprimit te mbikëqyrësve te mjeteve lundruese përcaktohen ne këtë Kod dhe ne rregulloren e regjistrit detar, te miratuar nga Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit.
Neni 185
Aspektet kryesore te mbikëqyrjes
Mbikëqyrësi ka te drejte te beje çdo kontroll e verifikim qe sheh te nevojshëm për te konkluduar për gjendjen e mjetit lundrues për sigurinë detare, por ne çdo rast është i detyruar te krijoje bindje:
a) për makineritë, pajisjet e lëvizjes dhe burimet e energjisë ne mjetin lundrues;
b) për skafin dhe superstrukturën e m jetit lundrues;
c) për pajisjet e shpëtimit te jetës kundër zjarrit dhe mjetet e ndihmës se pare;
ç) për instalimet elektrike dhe ato te ndërlidhjes;
d) për mënyrën e stivimit te mallit dhe te mallrave te rrezikshme;
dh) për respektimin e kërkesave për certifikimin e oficereve e te detareve dhe plotësimin e
ekuipazhit;
e) për klasat e mjetit lundrues sipas dokumenteve, gjendjen reale dhe respektimin e tij ne
lundrim;
ë) për njohjen e rregullave te sigurisë, sipas këtij Kodi dhe te akteve te dala ne zbatim te tij, si dhe te se drejtës ndërkombëtare nga kapiteni i mjetit lundrues, përgjithësisht dhe nga çdo pjesëtar i ekuipazhit, sipas detyrës se tij.
Neni 186
Atributet e mbikëqyrësit për shkeljet e mangësitë
Kur kërkesat e sigurisë se mjetit lundrues nuk janë zbatuar ose janë shkelur, mbikëqyrësi:
a) kërkon sqarime nga drejtuesit e mjetit lundrues dhe pjesëtarët e ekuipazhit, te cilët janë te
detyruar te japin shpjegime;
b) mban procesverbale për problemet e vërejtura, duke përcaktuar edhe masat qe duhen marre
për rivendosjen e rregullit dhe afatet;
c) kërkon ndreqjen e te metave dhe mangësive menjëherë e ne prani te tij kur është e mundur;
ç) urdhëron bllokimin, sipas kritereve te nenit 180 te këtij Kodi, kur mangësitë e shkeljet nuk
mund te ndreqen menjëherë e janë te një shkalle ose rëndësie te tille, qe nuk krijojnë garanci për jetën e njerëzve ne bord, për ngarkesën dhe vete mjetin lundrues;
d) përcakton përgjegjësitë dhe jep ndëshkimet përkatëse për shkeljet qe përbejnë kundërvajtje
administrative;
dh) plotëson procesverbalin e mbajtur për veprimet qe do te kryhen me pas;
e) mban ditarin e inspektimit dhe një kopje te procesverbaleve dhe te urdhrave me shkrim;
ë) raporton me shkrim regjistrin për veprimet e mësipërme dhe një kopje te raportit ia jep kapitanerisë se portit ku ka qendrën mjeti lundrues.
Neni 187
Përparësia e konventave për sigurinë
1. Konventën e sigurisë zbatohen për te gjitha mjetet lundruese shqiptare, përveç atyre te përjashtuara nga ky Kod dhe nga te gjitha mjetet lundruese te tjera, kur lundrojnë ne ujerat shqiptare.
2. Administrata Detare boton ne Fletoren Zyrtare, ose ne botime detare, listën e vendeve dhe te territoreve qe kane ratifikuar, pranuar ose denoncuar konventën e sigurisë.
Neni 188
Shmangiet e arsyeshme nga rregullat e sigurisë
Rregullat e sigurisë mund te respektohen pjesërisht ose te shmangen për shkak te kohës se keqe, dukurive te natyrës ose rrethanave te tjera, qe nuk mund te parashikohen e te parandalohen.
KREU V
MBIKEQYRJA E MJETEVE LUNDRUESE TE UDHETAREVE
Neni 189
Mbikëqyrja fillestare dhe periodike e mjeteve lundruese te udhëtarëve
1. Para se mjeti lundrues te vihet ne pune ose gjate veprimtarisë për te garantuar respektimin e te gjitha kërkesave te sigurisë ne lundrim e ne mënyrë te veçante te kërkesave te posaçme për sigurimin e udhëtarëve, kryhet mbikëqyrja periodike e këtij mjeti.
2. Përveç rasteve te verifikimit te njoftimeve ose sondazhit te pjesshëm e te befasishëm,
mjetet lundruese te transportit te mallrave e te udhëtarëve mbikëqyren detyrimisht ne tërësi:
a) para se mjeti lundrues te hyje ne pune, pavarësisht nga kolaudimet, sipas procedurave te
prodhimit ose te akteve te kontrollit te sigurisë ne një shtet te huaj;
b) ne intervale jo me pak se një here ne 12 muaj.
Neni 190
Mbikëqyrje te veçanta
1. Mbikëqyrje te veçanta, te cilat janë te pjesshme ose te përgjithshme, bëhen detyrimisht ne çdo kohe, kur ndodh një avari apo aksident, kur bëhen riparime kapitale, rinovime ose zëvendësime, kur ka njoftim për mangësi te tjera ne masat e sigurisë ose me sondazh te befasishëm.
2. Mbikëqyrja duhet te siguroje qe rregulli i verifikuar, riparimet e nevojshme, rinovimet ose zëvendësimet janë kryer me efektivitet dhe materialet për këto riparime, rinovime ose zëvendësime janë te llojit e te cilësisë se duhur dhe se janë plotësuar mangësitë ne drejtime te tjera, duke parandaluar çdo rrezik.
Neni 191
Certifikata e sigurisë për mjetet lundruese te udhëtarëve
1. Kur regjistri, nga raporti i paraqitur për mbikëqyrje te plota, vëren se mjeti lundrues shqiptar përmbush te gjitha kërkesat e sigurisë ne lundrim, i kërkon Administratës Detare pajisjen e anijes me certifikatën e sigurisë se anijeve te udhëtarëve, ndërsa për kontrollet e pjesshme certifikatën e kontrollit te mjetit lundrues.
2. Ne certifikate përcaktohet data e kontrollit, ne baze te te cilit lëshohet dhe ne kontrollet e pjesshme përcaktohet objekti i kontrolluar.
Neni 192
Certifikata për udhëtime ndërkombëtare
Kur mjeti lundrues i udhëtarëve përmbush rregullat e caktuara për udhëtime ndërkombëtare dhe kryen udhëtime te tilla, Administrata Detare e pajis me certifikate për udhëtime ndërkombëtare.
Neni 193
Certifikata e përjashtimit për mjetet lundruese te udhëtarëve
1. Raporti i mbikëqyrësit përcakton se një mjet lundrues udhëtarësh për udhëtime ndërkombëtare mund te përjashtohet nga kërkesa e sigurisë, sipas këtij Kodi , akteve te tjera ligjore, te dala ne zbatim te tij, ose te konventës se sigurisë, për mjetet lundruese dhe udhëtimet ndërkombëtare.
2. Ne këtë rast atij i jepet certifikate përjashtimi, e cila përcakton:
a) kërkesat e sigurisë, nga te cilat përjashtohet mjeti lundrues dhe mënyrën e zëvendësimit;
b) kushtëzimin e përjashtimit te mjetit lundrues me destinacione dhe transporte te caktuara lundrimi, qe mund te kryhen prej tij;
c) plotësimin e kërkesave te tjera te sigurisë.
Neni 194
Plotësimi i certifikatës për udhëtime përjashtuese
1. Ne rrethana te veçanta, kur nuk mund te veprohet ndryshe për përfundimin e një lundrimi te nisur e për te parandaluar rrezikimin e njerëzve, ngarkesës dhe mjeteve lundruese, Administrata Detare mund te lejoje mjetin lundrues te udhëtarëve për lundrime përjashtuese qe te kryeje një lundrim ndërkombëtar deri ne 1200 milje detare, duke e pajisur atë me një certifikate te vlefshme vetëm për udhëtimin qe do te kryeje mjeti lundrues.
2. Certifikata plotësuese është e vlefshme edhe kur jepet me fakse e poste elektronike.
Neni 195
Mbajtja e certifikatës se sigurisë ne mjetin lundrues
1. Për nisjen e lundrimit, mjetet lundruese te udhëtarëve duhet te jene te pajisura ne bord me certifikatën e vlefshme te sigurisë, ku përcaktohen kufizimet, nëse ka, përtej te cilave mjeti lundrues nuk është i përshtatshëm te lundroje, numri i udhëtarëve qe ai mund te mbaje, pjesët e mjetit lundrues dhe çdo kusht apo ndryshim, subjekt i te cilit është ky numër udhëtarësh.
2. Gjate lundrimit, kapiteni duhet te njoftoje menjëherë kapitanerinë e portit te mjetit lundrues për humbjen ose dëmtimin e certifikatës se sigurisë, e cila autorizon lundrimin deri ne portin me te afërt te huaj.
3. Një mjet lundrues i huaj udhëtarësh, me paraqitjen e certifikatës se sigurisë nga organi përkatës shtetëror, kur plotëson kriteret e konventës se sigurisë, gjykohet se i plotëson kërkesat për një mjet lundrues shqiptar.
Neni 196
Certifikata e radios për mjetet lundrues te udhëtarëve
Kur ne raportin e mbikëqyrësit tregohet se një mjet lundrues udhëtarësh përmbush kërkesat e konventës se sigurisë për instalimet radio dhe kursgjetes, për udhëtimet qe ajo kryen, pajiset me certifikatën e radios për mjetet lundruese te udhëtarëve, sipas përcaktimeve te konventës se sigurisë.
KREU VI
MBIKEQYRJA E MJETEVE LUNDRUESE TE NGARKESES
Neni 197
Siguria e konstruksionit, e makinerive dhe e pajisjeve ne mjetet lundruese te ngarkesës
1. Mbikëqyrja e përgjithshme e çdo mjeti lundrues shqiptar te ngarkesës është e detyrueshme, përpara se te vihet ne shfrytëzim dhe me pas ne intervale te përcaktuara me rregullore.
2. Mbikëqyrja e përgjithshme apo e pjesshme kryhet kur ndodh një aksident ose kur zbulohet apo ka te dhëna se mund te ndodhe një avari, e cila prek sigurinë e mjetit lundrues ose funksionimin, terezinë e mjeteve dhe te pajisjeve te shpëtimit ose kur kryhen riparime te rëndësishme, rinovime apo zëvendësime.
3. Verifikimi siguron kryerjen efektive te riparimeve, rinovimeve apo zëvendësimeve te nevojshme, qe materialet dhe punimet për këto riparime, rinovime ose zëvendësime te jene te kënaqshme ne çdo drejtim dhe qe mjeti lundrues te plotësojë kërkesat e dispozitave te konventës se sigurisë dhe te gjitha kriteret e përcaktuara ne këtë Kod, si dhe rregullat e data ne zbatim te tij.
Neni 198
Mbikëqyrja e mjeteve te posaçme te sigurisë ne mjetet lundruese te ngarkesës
Pajisjet e shpëtimit dhe zjarrfikëse ne mjetet lundruese shqiptare te ngarkesës do t’ i nënshtrohen mbikëqyrjes, përpara se mjeti lundrues te hyje ne shërbim dhe me pas ne intervale jo me shume se dy vjet.
Plani i kontrollit zjarrfikës ne mjetet lundruese shqiptare dhe shkallet e pilotit, dritat e sinjalet zanore dhe sinjalet e fatkeqësisë ne mjetet lundruese, te reja dhe ekzistuese shqiptare, mbikëqyren për te siguruar se përmbushin kërkesat e konventës se sigurisë dhe rregullat e parandalimit te përplasjeve aty ku gjejnë zbatim.
Neni 199
Certifikatat për mjetet lundruese te ngarkesës
1. Kur ne raportin e mbikëqyrjes vërtetohet se mjeti lundrues i ngarkesës plotëson kërkesat e
sigurisë, Administrata Detare e pajis:
a) me certifikatën e sigurisë se konstruksionit te mjetit lundrues se ngarkesës;
b) me certifikatën e pajisjes me mjete te sigurisë për mjetet lundruese te ngarkesës;
c) me certifikatën e radios për mjetet lundruese te ngarkesës.
2. Kur ne raport vërtetohet se mjeti lundrues i ngarkesës plotëson kërkesat e veçanta te masave te sigurisë për secilin nga drejtimet e mësipërme, Administrata Detare e pajis mjetin
lundrues:
a) me certifikatën e kufizuar te masave te sigurisë;
b) me certifikatën përjashtuese te masave te sigurisë.
KREU VII
KERKESA TE VEÇANTA PER CERTIFIKATAT
Neni 200
Lëshimi, forma dhe vlefshmëria e certifikatave
1. Certifikata mund te jepet për me shume se një nga drejtimet e masave te sigurisë, por nuk
unifikohet vlefshmëria ne kohe e saj.
2. Certifikata mund te shfuqizohet, tër ësisht ose pjesërisht, dhe te kufizohet koha e vlefshmërisë nga organi qe e lëshon, kur vërtetohet se kane munguar ne kohen e dhënies ose mungojnë me pas kushtet, sipas këtij Kodi.
3. Kriteret e lëshimit te certifikatave, formati dhe përmbajtja e tyre përcaktohen sipas legjislacionit ne fuqi, duke pasqyruar detyrimisht kërkesat e formës, sipas këtij Kodi dhe akteve te se drejtës ndërkombëtare.
Neni 201
Periudha e vlefshmërisë se certifikatës se sigurisë te konstruksionit te mjeteve lundruese te ngarkesës
1. Certifikata e sigurisë se konstruksionit te mjetit lundrues, përveç certifikatës se përjashtimit, është e vlefshme deri ne 5 vjet ose për një periudhe me te shkurtër, siç mund te përcaktohet ne te.
2. Certifikata e përjashtimit është e vlefshme vetëm për një udhëtim, nga porti i qendrës se mjetit lundrues ne destinacion dhe kthim.
Neni 202
Periudha e vlefshmërisë se certifikatave te tjera
1. Certifikata e sigurisë për mjetet lundruese te udhëtarëve, certifikata e radios ose certifikata e përjashtimit, e cila deklaron se mjeti lundrues është i përjashtuar nga parashikimet e konventës se sigurisë për radiotelegrafinë, radiotelefoninë dhe radiopelengatorin, janë ne fuqi për një vit, ndërsa certifikata e sigurisë se pajisjeve është ne fuqi për dy vjet nga data e lëshimit ose për një periudhe me te shkurtër, siç mund te përcaktohet ne certifikate.
2. Certifikata e përjashtimit dhe certifikata qe deklaron se mjeti lundrues është krejtësisht i përjashtuar nga parashikimet e konventës se sigurisë për radiotelegrafinë, radiotelefoninë dhe radiopelengatorin, mbeten ne fuqi për te njëjtën periudhe si certifikatat e veçanta.
Neni 203
Zgjatja e afatit te vlefshmërisë se certifikatave
1. Kur mjeti lundrues shqiptar nuk ndodhet ne një port shqiptar ne datën e skadimit te çdo certifikate te lëshuar, Regjistri i Mjeteve Lundruese mund ta zgjasë vlefshmërinë e çdo certifikate jo me shume se një muaj nga data e skadimit dhe deri ne dy muaj për agregatet.
2. Zgjatja behet për t’i dhënë mundësi mjetit lundrues qe te lundroje deri ne njërin nga portet shqiptare ose ne një port ku ai mund te mbikëqyret për rinovimin e certifikatave.
Neni 204
Përparësia e certifikatës se përjashtimit
Certifikata e përjashtimit qëndron ne fuqi derisa mjeti lundrues te kthehet ne portin ku ka qendrën.
Neni 205
Kërkesa te veçanta për certifikatat
1. Te gjitha certifikatat origjinale ose kopjet e noterizuara, te lëshuara sipas këtij Kodi, përveç certifikatave te përjashtimit, duhet te vendosen ne një vend te dukshëm ne mjetin lundrues për njoftimin e te gjithë personave ne bordin e tij dhe qëndrojnë aty deri sa janë ne fuqi.
2. Certifikata e përjashtimit mund te jepet edhe me poste elektronike ose me faks.
Neni 206
Verifikimi i certifikatave te sigurisë ne një mjet lundrues te huaj
1. Mbikëqyrësi, çdo inspektor dhe nëpunësi i autorizuar nga drejtuesi i organit qendror shtetëror qe mbulon detarinë, mund te hyjnë ne bordin e mjetit lundrues te huaj, kur ky mjet hyn ne ujerat territoriale shqiptare, ne portin detar shqiptar ose ne një zone detare te ndaluar ose te kufizuar dhe, kur ka njoftim për parregullsi dokumentare, verifikojnë:
a) pajisjen dhe vlefshmërinë e certifikatave te sigurisë ne mjetet lundruese te huaja, ne
përputhje me konventën e sigurisë;
b) gjendjen reale te mjetit lundrues, ne përputhje me kërkesat e përcaktuara ne konventën e
sigurisë.
2. Verifikuesi është i detyruar qe, për verifikimin e bere, te mbaje procesverbal, një kopje te
te cilit ia dorëzon kapitenit te mjetit lundrues.
3. Kontrolli për secilin rast te përmendur ne piken 1 te këtij neni mund te behet vetëm një
here, përveç kur kapiteni nuk paraqet procesverbalin e kontrollit te pare.
4. Policia e sigurisë portuale dhe organet përgjegjëse për ngjarjet kriminale mund te hyjnë ne mjetin lundrues te huaj, me kërkesën ose pëlqimin e kapitenit te mjetit, përveç kur ka një autorizim, sipas se drejtës ndërkombëtare.
Neni 207
Paraqitja e certifikatave te konventës se sigurisë
1. Kapiteni i mjetit lundrues te huaj, kur merret praktika e lire dhe kërkohet te kryhet një udhëtim ndërkombëtar nga portet e hapura te Republikës se Shqipërisë, duhet t’u paraqesë autoriteteve përkatëse certifikatat e vlefshme, ne përputhje me konventën e sigurisë, ne rast te kundërt nuk i pranohet praktika e lire dhe bllokohet derisa te bëhen certifikatat e reja.
2. Paraqitja e një certifikate te konventës se sigurisë, e njëjtë me certifikatat e veçanta, ose me një certifikate përjashtimi, sipas parashikimeve te konventës se sigurisë, nuk vlen për qëllimet e nenit 206 te këtij Kodi derisa te riprodhohen certifikata te reja përjashtimi ose te veçanta, sipas rastit.
Neni 208
Privilegjet e ndryshme te mjeteve lundruese, qe mbajnë certifikatat e sigurisë sipas konventës
1. Kur lëshohet një certifikate për mjetet lundruese te huaja, ajo duhet te pranohet dhe mjetet lundruese duhet te përjashtohen nga kontrollet, sipas nenit 206 te këtij Kod i, përderisa është e qarte se kushtet e mjetit lundrues ose gjendja e pajisjeve te mjetit nuk ndryshojnë me te dhënat e certifikatës.
2. Kur një certifikate nuk është e pranueshme me përcaktimet e bëra ne piken 1, ose nëse certifikata ka skaduar apo nuk është e vlefshme, mjetit lundrues nuk i jepet praktika e lire dhe ai bllokohet derisa te shkoje ne një kantier, pa u shkaktuar dëme mjetit lundrues ose personave ne bord, te cilët njoftojnë me shkrim:
a) konsullin e shtetit, flamurin e te cilit mban mjeti lundrues, ose ne mungese te tij
përfaqësuesin diplomatik te shtetit me te afërt, flamurin e te cilit mban anija;
b) inspektorin e caktuar ose organizatën e njohur, përgjegjëse për lëshimin e certifikatave,
sipas pikës 1 te këtij neni.
Neni 209
Ndalimi i mjetit lundrues te papajisur me certifikatat përkatëse
Mjeti lundrues shqiptar nuk lejohet te niset ne lundrime ndërkombëtare nga një port shqiptar
kur nuk përmbush kërkesat e dispozitave ligjore ne fuqi:
a) kur është mjet lundrues udhëtarësh:
i) pa certifikatën e sigurisë se udhëtarëve;
ii) pa certifikatën e sigurisë për udhëtime ndërkombëtare ose pa certifikatën e veçante për
udhëtime te shkurtra;
b) kur nuk është mjet lundrues udhëtarësh:
i) pa certifikatën e konstruksionit ose pa një certifikate te veçante për sigurinë e
konstruksionit;
ii) pa certifikatën e sigurisë se pajisjeve ose pa një certifikate te veçante te sigurisë se
pajisjeve;
iii) pa certifikatën e radios, pa një certifikate te veçante për radion ose pa certifikatën e
përjashtimit për radion.
Neni 210
Bllokimi i mjetit lundrues për mosparaqitjen e certifikatave
Kapiteni i çdo mjeti lundrues shqiptar, gjate marrjes se praktikes se lire përpara kryerjes se një udhëtimi ndërkombëtar, duhet t’u paraqesë autoriteteve përkatëse certifikatat e përcaktuara, sipas dispozitave ligjore qe përcaktohen ne këtë kre. Ne rast te kundërt asaj nuk i jepet praktika ose mjeti lundrues bllokohet deri ne paraqitjen e certifikatave te rregullta.
Neni 211
Mbajtja ne mjetin lundrues e te dhënave për qëndrueshmërinë e tij
1. Çdo mjet lundrues shqiptar udhëtarësh, pavarësisht nga lloji e madhësia, dhe çdo mjet lundrues transporti mallrash, qe ka një gjatësi mbi 24 metra, duhet te kenë ne bord te dhëna për qëndrueshmërinë e mjetit lundrues, sikurse përcaktohet ne legjislacionin përkatës.
2. Te dhënat, një kopje e te cilave duhet t’i dërgohet kapitanerisë se portit te qendrës,
përgatiten me anën e provave te animit te mjetit lundrues, por mund te pranohen te dhëna edhe pa prova te tilla, kur janë mjete lundruese te njëjta.
3. Kur mjeti lundrues niset pa këto dokumente, kapiteni mban përgjegjësi administrative. Ne këto raste, mund te urdhërohet edhe bllokimi i mjetit lundrues, deri ne përgatitjen e paraqitjen e te dhënave te mësipërme.
Neni 212
Kërkesat e sigurisë për mjetet e tjera
1. Mjetet lundruese, qe nuk u nënshtrohen kritereve te përcaktuara ne këtë Kod dhe ne konventën e sigurisë, ne veprimtarinë e tyre zbatojnë masa te sigurisë, sipas rregulloreve te veçanta, te miratuara nga drejtuesi i organit qendror shtetëror përgjegjës.
2. Masat e sigurisë për mjetet lundruese ushtarake dhe policore përcaktohen me rregullore, te miratuara nga drejtuesi i organit qendror shtetëror, qe mbulon fushat e mbrojtjes dhe te rendit.
Neni 213
Mbikëqyrja me kërkesën e mjeteve lundruese te huaja
1. Administrata Detare, me këkesën e organit përgjegjës te shteteve ku zbatohet konventa e sigurisë, mund te mbikëqyrë një mjet lundrues te huaj dhe, ne rast se ai plotëson kërkesat, i lëshon certifikatën përkatëse.
2. Çdo certifikate e lëshuar duhet te shoqërohet me një deklarate, qe vërteton se certifikata është lëshuar me kërkesën e organit përgjegjës te shtetit, ku mjeti lundrues është ose do te regjistrohet dhe kjo ka te njëjtën fuqi dhe njohje si certifikatat e lëshuara sipas këtij Kodi.
Neni 214
Mbikëqyrja e mjeteve lundruese shqiptare nga vendet e tjera te konventës
1. Organi qendror shtetëror, qe mbulon fushën e detarisë, mund t’i kërkojë organit përgjegjës te ndonjë shteti tjetër, qe zbaton konventën e sigurisë, ose çdo organizate te autorizuar te veproje ne emrin e tij, verifikimin sipas rregullave te atij shteti dhe lëshimin e çdo certifikate, qe kërkohet sipas këtij Kodi, për mjetet lundruese shqiptare.
2. Certifikata e lëshuar pas kësaj kërkesë, e cila ka te bashkëlidhur deklaratën qe vërteton se është lëshuar me kërkesën e organit përkatës shqiptar, ka fuqi dhe njihet nga ky Kod, si te ishte lëshuar nga organi përkatës shqiptar.
Neni 215
Lajmërimi i avarive, defekteve dhe ndryshimeve, qe ndikojnë ne lundrueshmerine e mjetit lundrues
1. Gjendja e sigurisë se mjetit lundrues, te makinerisë e te pajisjeve, te vërtetuara nga certifikatat e sigurisë, lëshuar sipas këtij Kodi, duhet te garantohet gjate gjithë kohës se lundrimit.
2. Kur zbulohen mangësi ose defekte, kur kryhet ndonjë ndryshim ose ndodh aksident ne mjetin lundrues, ne skaf, ne makineri ose ne paj isje, te cilat ndikojnë ne sigurinë e mjetit lundrues, ne efikasitetin dhe lundrueshmerine e tij, kapiteni merr masat e duhura, deri ne ndalimin e lundrimit ose ne ndryshimin e itinerarit për ne portin me te afërt.
3. Kapiteni ose pronari duhet te njoftojnë menjëherë me shkrim kapitanerinë e portit ku mjeti lundrues ka qendrën, duke përshkruar aksidentin, defektin ose ndryshimet sipas rastit, demet dhe rrezikun, si dhe masat e ndërmarra.
Neni 216
Mbikëqyrja e veçante për ndryshimet ose dëmtimet ne mjetet lundruese
Kur ne baze te te dhënave te kapitenit ose te njoftimeve nga burime te tjera vlerësohet se qe nga koha e mbikëqyrjes se fundit, ne mjetin lundrues janë vërtetuar rrethanat e përmendura ne nenin 213 te këtij Kodi, organi përgjegjës urdhëron mbikëqyrjen e veçante dhe, nëse nuk plotësohen kriteret, mund te anuloje çdo certifikate sigurie.
PJESA E GJASHTE
VEÇORI TE KONTRATAVE DETARE
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 217
Bazat ligjore te kontratave detare
1. Kontratat detare rregullohen sipas dispozitave te përgjithshme te Kodit Civil dhe te
legjislacionit tregtar.
2. Një kontrate detare rregullohet me dispozita ligjore te veçanta, për aq sa nuk përcaktohet
ndryshe ne këtë Kod.
Neni 218
Verifikimet dhe barra e shpenzimeve
Ne te gjitha kontratat, para lidhjes, gjate zbatimit ose ne përfundim, pala e interesuar ka te drejtën e kërkimit te provave me objektet e kontratës ose te verifikimeve ne to, duke përballuar shpenzimet përkatëse, përveç kur vërtetohen mangësi ose defekte për faj te palës tjetër.
Neni 219
Dokumentimi i veprimeve ndërmjet palëve
1. Veprimet ndërmjet palëve nga lidhja e kontratës, marrja ne dorëzim e kthimi, njoftimet e ndërsjella, propozimet dhe miratimet bëhen me shkrese, ne te kundërt vlerësohen te paqena për palën e interesuar.
2. Ne formën e veprimit ndërmjet palëve janë te vlefshme detyrimet ligjore për aktin noterial dhe efektin e veprimit konkludues, kur parashikohet shprehimisht ne këtë Kod ose ne ligj te veçante.
KREU II
KONTRATA E SHITBLERJES SE MJETIT LUNDRUES
Neni 220
Kontrolli i mjetit lundrues
1. Nëse palët kane rene dakord për kontrollin e mjetit lundrues, shitësi ve ne dispozicion mjetin lundrues ne vendin e përcaktuar ne marrëveshje ose ne vendin ku mjeti lundrues ndodhet ne çastin e marrëveshjes.
2. Blerësi kryen kontrollin e mjetit lundrues brenda kohës se përcaktuar ne marrëveshje ose për një kohe te arsyeshme. Nëse blerësi shkakton një vonese te paarsyeshme, ai duhet ta kompensoje shitësin për humbjet qe rrjedhin nga kjo.
3. Blerësi e bën kontrollin me eksperte te thirrur prej tij dhe ka ne ngarkim shpenzimet.
4. Gjendja e mjetit lundrues kontrollohet ne ujë.
5. Ne rastet e shitjes se një mjeti lundrues me tonazh me te madh se 300 BT(bruto tonazh),
përveçse kur është rene dakord ndryshe, shitësi duhet ta nxjerre mjetin lundrues ne dok, ne portin e dorëzimit, për kontroll te pjesës poshtë vijës se ngarkesës.
6. Shitësi detyrohet për riparimet e defekteve te vena re.
7. Blerësi ka te drejtën e njohjes paraprake te ditarit, projekteve teknike, si dhe te shënimeve e klasifikimeve te mjetit lundrues.
Neni 221
Dorëzimi i mjetit lundrues
1. Mjeti lundrues dorëzohet dhe merret ne ngarkim ne vendin dhe datën e përcaktuar ne
marrëveshje.
2. Shitësi mban kontakt me blerësin për itinerarin e mjetit lundrues dhe, nëse është e
nevojshme, për vendin dhe kohen e llogaritur te dokimit.
3. Ne rast se mjeti lundrues përpara dorëzimit humbet, dëmtohet tërësisht ose pjesërisht,
kontrata quhet e palidhur dhe, nëse është vene depozite garancie, i kthehet blerësit.
4. Shitësi çon mjetin lundrues deri te doku dhe nga doku ne vendin e dorëzimit me shpenzimet e veta.
Neni 222
Dorëzimi i plote i mjetit lundrues
1. Shitësi i dorëzon mjetin lundrues blerësit, me çdo gjë qe i përket atij ne bord dhe ne toke. Te gjitha pjesët e këmbimit dhe te pajisjeve, qe i përkasin mjetit lundrues ne çastin e kontrollit, te përdorura ose jo, pavarësisht se ndodhen ose jo ne bord, bëhen prone e blerësit.
2. Ne ditën e dorëzimit te anijes ne port blerësi merr ne ngarkim pjesën e pakonsumuar te karburantit, vajrat lubrifikante te mbetura, ushqimet dhe magazinimet e papërdorura, duke i paguar ato me çmimin e tregut.
Neni 223
Kontrata e shitblerjes
1. Kontrata e shitblerjes se mjetit lundrues behet nga noteri dhe nënshkruhet nga palët.
2. Shitësi përballon shpenzimet noteriale dhe taksat përkatëse.
3. Ne rast se behet ndonjë reklamim për fakte përpara dorëzimit te mjetit lundrues, shitësi liron blerësin nga çdo pasoje qe rrjedh nga reklamime te tilla, përveç rastit kur ka qene e parashikuar ndryshe ne kontrate.
Neni 224
Detyrimet e tjera te blerësit
1. Blerësi është i detyruar qe, me shpenzimet e veta, te kryeje veprimet e nevojshme me regjistrin detar, te beje regjistrimin e ekuipazhit e çdo veprim tjetër, qe mundëson vënien ne përdorim te mjetit lundrues prej tij.
2. Kur ne kryerjen e këtyre veprimeve dalin pengesa ligjore ose mangësi, qe kane lindur përpara dorëzimit te mjetit lundrues, blerësi njofton brenda 48 orëve shitësin, i cili është i detyruar te kryeje veprimet e nevojshme, te përballojë shpenzimet për heqjen e këtyre pengesave e për plotësimin e mangësive dhe zhdëmtimin e blerësit nga vonesa, ne te kundërt kontrata quhet e zgjidhur dhe shitësi përballon demet qe i janë shkaktuar blerësit.
KREU III
KONTRATA E TRANSPORTIT
Neni 225
Përkufizimi i kontratës se transportit
1. Termi “Kontrate transporti” përdoret vetëm për kontratat e transportit, qe mbulohen nga një police – ngarkese ose dokument tjetër ligjor i ngjashëm me te, për sa kohe qe ka lidhje me transportin detar te ngarkesave.
2. Kur një police – ngarkese ose dokument tjetër ligjor i ngjashëm me te lëshohet ne baze te një carter porti, dispozitat e këtij kreu janë te zbatueshme nga çasti kur një police – ngarkese e tille ose dokument tjetër ligjor i ngjashëm me te rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet transportuesit dhe mbajtësit te saj.
Neni 226
Periudha e përgjegjësisë
1. Transportuesit mbajnë përgjegjësi për mallrat, sipas këtij kreu, për periudhën gjate se cilës
ata kane ne ngarkim mallrat ne portin e ngarkimit, gjate transportit, dhe ne portin e shkarkimit.
2. Ne kuptim te këtij neni, malli quhet ne ngarkim te transportuesit:
a) nga koha kur ai ka marre mallrat prej:
i) kontraktuesit ose personave qe veprojnë ne emër te tij;
ii) një autoriteti ose pale te trete, te cilit, ne baze te ligjeve ose te rregullave ne fuqi ne portin
e ngarkimit, i janë dhënë mallrat për ngarkim dhe përpunim;
b) deri ne çastin qe ai dorëzon mallrat:
i) duke i dorëzuar mallrat pritësit;
ii) ne rastet kur pritësi nuk i merr mallrat nga transportuesi, duke i vene ato ne dispozicion te
pritësit, ne përputhje me kontratën ose ligjet e rregullat ne fuqi ne portin e shkarkimit;
iii) duke ia dorëzuar mallrat një autoriteti ose pale te trete, ne zbatim te ligjit ose te rregullave
ne fuqi ne portin e shkarkimit.
3. Termat “Transportuesit” ose “Pritësit” nënkuptojnë edhe agjentet ose përfaqësuesit e tyre.
Neni 227
Detyrimet e transportuesit
Transportuesi, përpara fillimit te udhëtimit dhe gjate tij, është i detyruar:
a) te përgatisë hambarët, frigoriferët dhe dhomat e ftohjes, si dhe te gjitha pjesët e tjera te
mjetit lundrues, ku transportohen mallra, për te siguruar marrjen, transportimin dhe ruajtjen e tyre;
b) te ngarkoje, te përpunojë, te stivoje, te transportoje dhe te shkarkoje mallrat e transportuara ne rregull dhe me kujdes;
c) te drejtoje mjetin lundrues drejt një porti te sigurt, kur mjeti lundrues nuk mund te mbërrijë ne portin e destinuar për arsye te pengesave te jashtëzakonshme, te cilat nuk mund te kapërcehen brenda një kohe te arsyeshme. Për pengesa te tilla, transportuesi njofton kontraktuesin;
ç) te jete përgjegjës për humbjet për shkak te vonesave ne shkarkim, derisa te provoje se përfaqësuesi i tij ose agjenti kishin marre te gjitha masat e nevojshme për shmangien e ngjarjes dhe te pasojave.
Neni 228
Regjimi i detyrueshëm i përgjegjësive te transportit
1. Për përgjegjësitë dhe te drejtat e transportuesit ose te drejtuesit te mjetit lundrues, për humbjet ose demet, transportuesi dhe dërguesi i ngarkesës mund te hyjnë ne marrëveshje për kushte, rezervime ose përjashtime, qe kane te bëjnë me ruajtjen, kujdesin dhe përpunimin e mallrave përpara ngarkimit deri ne çastin e shkarkimit.
2. Çdo klauzole ose marrëveshje, përveç atyre te parashikuara ne këtë kre, qe lehtëson transportuesin ose drejtuesin e mjetit lundrues nga përgjegjësia për humbjet ose demet ne mall, te cilat rrjedhin nga gabimet, te metat ne kryerjen e detyrave ose nga detyrimet e përcaktuara ne këtë nen, është e pavlefshme dhe nuk ka efekt për përfitimin e siguracionit nga transportuesi.
3. Transportuesi është i lire te dorëzojë plotësisht ose pjesërisht një nga te drejtat a imunitetet ose te rrisë një nga përgjegjësitë dhe detyrimet sipas këtij kreu, me kusht qe një dorëzim i tille te jete shkruar ne police – ngarkesën e lëshuar nga dërguesi.
4. Dispozitat e këtij kreu nuk janë te zbatueshme ne ndonjë carter porti, por, nëse police-ngarkesat janë lëshuar ne baze te një carter porti, ato duhet te jene ne përputhje me termat e këtij kreu. Këto rregulla nuk duhet te pengojnë vendosjen ne police-ngarkese te rregullave për avarinë e përgjithshme.
Neni 229
1. Transportuesi dhe drejtuesi i anijes nuk janë përgjegjës për humbjet ose demet qe rrjedhin nga moslundrueshmeria, përveç rasteve kur këto shkaktohen nga mungesa e kujdesit nga pala e transportit për lundrueshmerine, pajisjen me ekuipazh, pajisjen e furnizimin e anijes, si dhe për përgatitjen e hambarëve, frigoriferëve ose dhomave te ftohjes e te pjesëve te anijes ku janë vendosur mallrat, për te siguruar marrjen, transportin dhe ruajtjen e tyre ne përputhje me këtë Kod.
2. Kur demet ose humbjet rezultojnë nga moslundrueshmeria, e drejta e provave për kujdesin
është mbi transportuesin ose persona te tjerë, qe reklamojnë përjashtime sipas këtij neni.
3. Transportuesi dhe drejtuesi i anijes nuk janë përgjegjës për humbjet ose demet e shkaktuara nga:
a) një veprim, neglizhence ose gabim i kapitenit, marinarëve a personave te tjerë, qe i
shërbejnë transportuesit gjate lundrimit ose për drejtimin e anijes;
b) zjarri, përveç rasteve kur shkaktohet nga një gabim i transportuesit;
c) rreziqe dhe aksidente ne det ose ne ujera te tjera te lundrueshme;
ç) forca madhore;
d) veprime luftarake;
dh) veprime te armiqve te shtetit;
e) sekuestrimi ose bllokimi sipas një procesi gjyqësor;
ë) kufizime te karantinës;
f) akte nga pronari i mallrave, agjenti ose përfaqësuesi i tij;
g) grevat, lokautët ose bllokimet dhe kufizimet e punës për çfarëdo shkaku, te përgjithshme
ose te pjesshme;
gj) rebelime dhe protesta civile;
h) shpëtimi i jetës ose përpjekje për shpëtimin e jetës a te pronës ne det;
i) humbje për rifuxhota ne peshe ose çfarëdo humbje apo dem i shkaktuar nga defekte te
brendshme;
j) cilësia ose zëvendësime te mallrave;
k) mosparaqitja e mire ose papërshtatshmëria e marketimit;
l) defekte te pazbuluara si rezultat i kujdesit te treguar;
ll) çfarëdo klauzole tjetër, qe rrjedh jo për gabim te provuar te transportuesit, ose neglizhencën apo gabimin aktual te agjentit ose te përfaqësuesit te transportuesit. Ne këtë rast e drejta e provave është ne anën e personit qe reklamon për përfitim, duke treguar se gabimet e transportuesit dhe/ose agjentit apo te përfaqësuesit tjetër te tij nuk kane ndikuar ne humbjet ose demet.
4. Çdo devijim për te kursyer ose çdo përpjekje për shpëtimin e jetës apo te pronës ne det ose çdo devijim i arsyeshëm nuk vlerësohet veprim i paligjshëm, sipas neneve te këtij kreu ose sipas kontratës se transportit dhe transportuesi nuk vlerësohet përgjegjës për humbjet dhe demet qe kane rezultuar.
Neni 230
Kufijtë e përgjegjësisë se transportuesit
1. Transportuesi dhe drejtuesi i anijes nuk janë përgjegjës ose nuk bëhen përgjegjës për çdo humbje ose dem për mallrat ne shumën qe tejkalon 66 njësi te vlerës se kolisë ose njësisë apo 2 njësi te vlerës për kilogram ose peshën bruto te mallrave te humbura apo te dëmtuara, cilado qofte me e madhe, përveç rastit kur përpara ngarkimit është deklaruar natyra dhe vlera nga dërguesi, te cilat janë pasqyruar ne police – ngarkese.
2. Vlera me e madhe e rikuperuar llogaritet mbi vlerën e mallrave ne çastin dhe vendin e shkarkimit nga anija, ne përputhje me kontratën, me te cilën përcaktohen mallrat qe duhej te shkarkoheshin. Vlera e mallrave përcaktohet ne baze te çmimeve te kursit te këmbimit ose te çmimit te tregut, ne baze te vlerës normale te mallrave te te njëjtit lloj dhe te se njëjtës cilësi.
3. Kur një palete, kontejner ose artikull i njëjtë me to për transport është përdorur për ruajtjen e mallit, numri i pakove ose njësive, i përcaktuar ne police-ngarkese, quhet si numër njësie ose paketimi, ndërsa artikujt e tille quhen koli ose njësi matjeje.
4. Përgjegjësia e transportuesit për vonese ne dorëzimin sipas parashikimeve te bëra ne këtë kre, kufizohet ne një shume te barabarte me 2 here e gjysme te navllonit te pagueshëm ne përputhje me kontratën e transportit te mallrave me det.
5. Transportuesi dhe drejtuesi i anijes nuk janë te ngarkuar për kufizimet e përgjegjësisë te parashikuara ne këtë paragraf, nëse provohet qe demi ka ardhur si rezultat i një veprimi ose pengese te transportuesit, i bere me qellim qe te shkaktoje dem pa rrezik dhe me dijeninë se dëmtimi mund te ndodhe.
6. Nëse deklarata e përmendur ne piken 1 te këtij neni është e shkruar ne police-ngarkese, ajo është dëshmi e pare, por nuk i bashkëngjitet dokumentacionit te anijes ose nuk është përfundimtare për transportuesin;
7. Transportuesi dhe drejtuesi i mjetit nuk kane përgjegjësi kur është lidhur një marrëveshje ndërmjet transportuesit, kapitenit ose agjentit te transportuesit dhe ngarkuesit, për shumën maksimale te përmendur ne piken 1, nëse është e shkruar ne police-ngarkese qe asnjë shume maksimale e fiksuar te jete jo me pak sesa ai maksimum i përmendur ne këtë paragraf.
8. Transportuesi dhe drejtuesi i anijes nuk janë përgjegjës ne çdo ngjarje për humbje ose dëmtime, qe u ndodhin ose kane lidhje me mallrat, nëse natyra ose vlera janë deklaruar me vetëdije gabim nga ngarkuesi ne police – ngarkese.
Neni 231
Reklamimet jokontraktuale
1. Mbrojtja dhe kufijtë e përgjegjësisë, te parashikuar ne këtë kre, zbatohen ne çdo veprim kundër transportuesit për humbjet ose demet e mallit ne përputhje me një kontrate transporti, kurdoherë qe veprimi përcaktohet ose jo ne kontrate.
2. Ne rast se një veprim i tille është bere nga agjenti ose përfaqësuesi i transportuesit (një agjent ose përfaqësues i tille nuk është kontraktues i pavarur), njeri nga këta merr te gjitha përgjegjësitë, sipas këtij kreu.
3. Shuma qe përballohet nga transportuesi dhe agjenti ose persona te tjerë qe e përfaqësojnë
transportuesin, ne asnjë rast nuk duhet te kaloje kufirin e përmendur ne këtë kre.
4. Agjenti ose përfaqësuesi i transportuesit nuk ka te drejte te përjashtojë veten nga parashikimet e këtij neni, nëse provohet qe demi rezulton nga një veprim i qëllimshëm i tij ose me paramendim se demi do te ndodhe me vone.
Neni 232
Te drejtat e kontraktuesit
1. Kontraktuesi ka te drejtën e zotërimit te ngarkesës deri ne dorëzimin e saj pritësit te ligjshëm.
2. Kontraktuesi, përpara fillimit te lundrimit, mund te kërkojë ridorezimin e ngarkesës ne
portin e ngarkimit dhe pas fillimit te lundrimit te ndryshoje njoftimet e tij origjinale për pritësit dhe vendin e shkarkimit kundrejt sigurimeve për te mbuluar humbjet dhe shpenzimet qe lidhen me te.
3. Kur ngarkesa transportohet sipas një police – ngarkese, e drejta për zotërimin e ngarkesës i
jepet çdo mbajtësi te ligjshëm te police – ngarkesës dhe transportuesi është i detyruar te ndjeke udhëzimet vetëm pas dorëzimit te te gjitha kopjeve te Police-ngarkesave te lëshuara.
Neni 233
Përgjegjësitë e kontraktuesit
1. Kontraktuesi nuk është përgjegjës për humbjet ose demet e pësuara nga transportuesi ose anija, qe rrjedhin ose rezultojnë pa ndonjë shkak veprimi, gabimi ose neglizhence te kontraktuesit, agjentit ose përfaqësuesit te tij.
2. Kontraktuesi duhet te beje marketimin e domosdoshëm për mallrat e rrezikshme, te
vlerësuara te tilla.
3. Kur kontraktuesi i dorëzon transportuesit mallra te rrezikshme, ai duhet ta njoftoje atë për rrezikshmërinë dhe, nëse është e nevojshme, edhe për masat qe duhen marre. Ne te kundërt transportuesi nuk ka mundësi te njihet me rrezikshmërinë dhe kontraktuesi është përgjegjës për:
a) humbjet qe rezultojnë nga transporti i mallrave te tilla;
b) mallrat qe mund te shkarkohen, te shkatërrohen ose te dorëzohen ne çdo kohe, sipas rrethanave qe paraqiten pa kompensim pagese.
4. Kur shkelet dispozita e shkoqjes “b” te pikës 3 te këtij neni dhe kur mallrat e rrezikshme bëhen një rrezik real për jetën ose pronën, ato mund te shkarkohen, te shkatërrohen ose te dorëzohen, sipas rrethanave, me përjashtim te rasteve kur këto mallra kane shkaktuar avarinë e përgjithshme ose kur transportuesi është përgjegjës, sipas këtij kreu.
Neni 234
Lëshimi i police-ngarkesës
1. Kur transportuesi ose transportuesi i fundit merr mallrat ne ngarkim, me kërkesën e
kontraktuesit, duhet t’i lëshojë atij police-ngarkesën.
2. Police-ngarkesa nënshkruhet nga personi i ngarkuar nga transportuesi. Police-ngarkesa e nënshkruar nga kapiteni i anijes, qe do te transportoje mallin, vlerësohet e nënshkruar ne emër te transportuesit.
3. Nënshkrimi ne police-ngarkese mund te behet me shkrim, e printuar, e vulosur ose me simbole, si dhe me mjete te tjera mekanike ose elektronike, ne përputhje me ligjet e vendit ku lëshohet Police-ngarkesa.
Neni 235
Garancia e kontraktuesit
1. Kontraktuesi vlerësohet se ka garantuar transportuesin për saktësinë e te dhënave te shënuara ne police – ngarkese, për natyrën e përgjithshme te mallrave, marketimin e tyre, numrin, peshën dhe sasinë. Kontraktuesi përjashton transportuesin nga humbjet qe rezultojnë nga pasaktësia ne te dhëna te tilla. Kontraktuesi mbetet përgjegjës edhe nëse ai ka transferuar police-ngarkesën. Te drejtat e transportuesit ne përjashtime te tilla kufizojnë përgjegjësitë e tij, sipas kontratës se transportit me det ndaj çdo personi tjetër, përveç kontraktuesit.
2. Çdo letër garancie ose marrëveshje, me anën e se cilës kontraktuesi përjashton transportuesin nga humbjet, qe rezultojnë nga lëshimi i police-ngarkesës se transportuesit ose nga persona te tjerë qe veprojnë ne emër te tij, pa bere shënim për te dhënat e kontraktuesit, te vendosura ne police -ngarkese ose nga kushtet e jashtme te mallrave, janë te pavlefshme dhe pa fuqi vepruese edhe për palët e treta, duke përfshirë edhe dërguesin, te cilit i është transferuar Police ngarkesa.
3. Një letër e tille garancie ose marrëveshje është e vlefshme edhe për kontraktuesin, kur transportuesi ose personi qe vepron ne emër te tij nuk ka bere shënimin sipas pikës 2 te këtij neni dhe me këtë dëmton një pale te trete, duke përfshirë edhe dërguesin, i cili vepron sipas te dhënave te shënuara ne police-ngarkese. Nëse shënimi i fshehur lidhet me te dhënat e kontraktuesit qe duhen vendosur ne police-ngarkese, transportuesi nuk mund te përjashtohet nga kontraktuesi, sipas pikës 1 te këtij neni.
4. Ne rastin e një vepre te paligjshme, ne kundërshtim me pikat 1, 2 dhe 3 te këtij neni, transportuesi është përgjegjës, pa ndonjë përfitim ose kufizim te drejtash te parashikuara ne këtë kre, për humbjet e ndodhura një pale te trete, përfshirë edhe pritësin, për arsye se ai nuk ka vepruar, sipas te dhënave te përshkruara ne police-ngarkese.
Neni 236
Dokumente te tjera përveç police-ngarkesës
Kontraktuesi, përveç police – ngarkesës, për te autorizuar marrjen e mallrave për transportim, lëshon një dokument, i cili është dëshmi e mjaftueshme për përfundim in e kontratës se transportit me det dhe për marrjen e mallrave nga transportuesi siç përshkruhet ne te.
Neni 237
Dorëzimi i ngarkesës
1. Ne mungese te urdhrave, te dhënë ne përputhje me nenin 232, ngarkesa dorëzohet ne portin e destinacionit.
2. Kur nuk është lëshuar ndonjë police-ngarkese, ngarkesa i dorëzohet ne vendin e
destinacionit personit te urdhëruar me shkrese te zakonshme nga kontraktuesi.
3. Kur është lëshuar police – ngarkese, transportuesi është i detyruar t’ia dorëzojë ngarkesën,
ne portin e destinacionit, mbajtësit te ligjshëm te police-ngarkesës ose mbajtësit te një kopjeje te saj.
4. Pas dorëzimit te ngarkesës nga transportuesi kundrejt një police – ngarkese, kopjet e tjera
janë te pavlefshme.
5. Mbajtës i ligjshëm i police-ngarkesës origjinale është:
a) mbajtësi i shënuar ne police- ngarkese;
b) mbajtësi i një police – ngarkese te urdhëruar me shkrese te veçante nga personi përgjegjës, ose mbajtësi i një police-ngarkese qe e provon një gjë te tille me prova te tjera shkresore;
c) mbajtësi i police-ngarkesës jodirekte.
Neni 238
Detyrimet e pritësit
Me marrjen e ngarkesës, pritësi merr përgjegjësinë e pagesës se navllonit, te detyrimeve, te dëmeve për bllokimin e anijes dhe te vlerave te tjera për transportin e mallrave, edhe sikur te mos jene parashikuar ne kontratën e transportit, por qe janë përmendur ne police-ngarkese.
Neni 239
Verifikimi i ngarkesës para dorëzimit
1. Pritësi dhe transportuesi, përpara dorëzimit te mallrave, kërkojnë te behet verifikimi nga
ekspertet përkatës.
2. Ne rastin e një humbjeje ose dëmtimi nga cenimi i ambalazhit ose kolive nga aksidente ose ngjarje kriminale, te deklaruara nga transportuesi para dorëzimit, si dhe kur pritësi ka qene njoftuar me shkrim me pare, verifikimi është i detyrueshëm para marrjes ne dorëzim.
3. Kur refuzohet verifikimi, secila pale, respektivisht, nuk dorëzon ose nuk merr ne dorëzim ngarkesën. Refuzuesi detyrohet te paguaje te gjitha demet qe pasojnë refuzimin. Pala jokerkuese ka te drejte te jete e pranishme gjate gjithë verifikimit. Rezultati i verifikimit pasqyrohet ne aktin e nënshkruar nga ekspertet, pritësi dhe transportuesi, duke pasqyruar edhe rezervat e rastit.
4. Shpenzimet e verifikimit përballohen nga:
a) pala qe e ka kërkuar, kur nuk rezultojnë mungesa e dëme;
b) transportuesi, kur vërtetohen mungesa e dëme dhe kur është kërkuar nga pritësi.
5. Transportuesi përjashtohet nga detyrimi, sipas shkronjës “b”, kur vërteton se nuk përgjigjet ligjërisht për demet e mungesat.
Neni 240
Lajmërimet për humbjet, demet ose vonesën
1. Kur verifikimi nuk është bere me ekspertet përkatës, pritësi duhet te njoftoje me shkrim për mungesa ne njësi e sasi ose dëme e te meta te dukshme brenda ditës se dorëzimit te mallrave, ne te kundërt, vlerësohet se ngarkesa është dorëzuar sipas dokumenteve.
2. Për dëmtime te fshehta ose mungesa ne kolite, qe dorëzohen te pahapura, lajmërimi me
shkrim duhet bere brenda 15 ditëve kalendarike nga data e dorëzimit te tyre.
3. Për humbjet qe rezultojnë nga vonesat ne dorëzim nuk do te paguhet asnjë kompensim derisa njoftimi me shkrim kundrejt transportuesit te jete bere brenda 60 ditëve pas datës se dorëzimit te mallrave pritësit.
4. Ne transportet transite, çdo lajmërim, qe i jepet transportuesit te fundit sipas këtij neni, ka
te njëjtin efekt sikur ato t’i ishin dhënë transportuesit te pare dhe anasjelltas.
5. Lajmërimi, qe i jepet transportuesit, kapitenit, oficerit te ngarkuar nga anija ose personave qe veprojnë ne emër te kontraktuesit, vlerësohet si t’i ishin dhënë, respektivisht, transportuesit te pare, transportuesit te fundit ose kontraktuesit.
6. Përderisa lajmërimi me shkrim për humbjet ose demet është dhënë brenda 90 ditëve nga dita e ndodhjes se këtyre humbjeve ose dëmeve te mallrave ose pas dorëzimit te tyre ne afatet e caktuara ne këtë Kod, gabimi për dhënien e këtij lajmërimi është fakt i mjaftueshëm, qe provon se transportuesi nuk ka pësuar humbje ose dëme, si rezultat i gabimeve ose i neglizhencës se kontraktuesit, agjentit ose përfaqësuesit te tij.
Neni 241
Garancia për pagesat
Transportuesi refuzon te dorëzojë mallrat derisa pritësi te këtë paguar ose siguruar shumën për transportin e bere nga ai, kontributin e ngarkesës ne avarinë e përgjithshme, si dhe shpëtimin e jetës.
Neni 242
Pasojat e refuzimit për dorëzimin
1. Kur pritësi nuk reklamon dorëzimin ose refuzon marrjen ne dorëzim te ngarkesës, transportuesi vendos ne llogari te pritësit ngarkesën ne magazine ose ne vende te tjera te përshtatshme për ruajtje.
2. Transportuesi vepron me ngarkesën ne te njëjtën mënyrë edhe kur reklamojnë për dorëzimin disa mbajtës te Police-ngarkesave.
Neni 243
Shitja e ngarkesës
1. Kur brenda 2 muajve nga dita e mbërritjes se anijes ne portin e shkarkimit, ngarkesa e vendosur ne ruajtje nuk është tërhequr dhe nuk është kryer pagesa për transportin e mallrave te tilla, transportuesi mund ta shesë ngarkesën.
2. Një ngarkese e pa m arre ne dorëzim shitet edhe përpara afatit dymujor te ruajtjes, kur rreziku i prishjes se ngarkesës ose kur shpenzimet për një veprim te tille janë me te mëdha se vlera e ngarkesës.
3. Nga te ardhurat e përfituara nga shitja, transportuesi merr ato qe i detyrohet kontraktuesi për transportin dhe ato qe kane lidhje me shpenzimet për ruajtjen e ngarkesës, si dhe koston për realizimin e një shitjeje te tille, kurse pjesa tjetër i vihet ne dispozicion gjykatës ne vendin e shitjes për t’ia dorëzuar atë palës qe i takon.
4. Ne mënyrë qe te ruhen reklamimet e përmendura ne nenin 242, transportuesi është i detyruar ta lajmërojë kontraktuesin për vendosjen e mallit ne ruajtje dhe për shitjen e paramenduar te ngarkesës.
Neni 244
Navlloni
1. Navlloni është pagesa për transportin detar te një ngarkese. Vlera e navllonit përcaktohet me marrëveshje. Ne mungese te marrëveshjes, navlloni llogaritet ne baze te tarifave te zbatueshme ne kohen dhe vendin e ngarkimit.
2. Për ngarkesat e humbura nga një aksident i çfarëdo lloji i ndodhur gjate transportit nuk
paguhet navllon dhe navlloni i parapaguar duhet te rikthehet.
3. Kur ngarkesa e humbur është ruajtur ose rikuperuar, transportuesi ka te drejtën e një navlloni ne baze te distancës se përshkuar, kur palët e interesuara për ngarkesën nuk kane përfituar nga ngarkesa e transportuar ne një pjese te udhëtimit.
4. Navlloni ne baze te distancës se përshkuar, është vlera për transportin e mallrave për distancën e kryer, kundrejt te gjithë distancës se udhëtimit te parashikuar. Ne llogaritjen e navllonit për distancën e përshkuar, përfshihen jo vetëm distanca e transportit, por edhe kostoja, puna dhe koha e përshkimit te kësaj distance dhe te gjitha rreziqet për këtë pjese te udhëtimit.
5. Navlloni paguhet i plote për ngarkesën e humbur, duke marre ne konsiderate natyrën e veçante te saj (deteriorimin, avullimin, rrjedhjen normale etj.), si dhe për transportin e kafshëve, te cilat kane ngordhur gjate transportit.
Neni 245
Navlloni shtese
1. Kur është ngarkuar një sasi me e madhe se ngarkesa e parashikuar, transportuesi ka te drejtën për navllon shtese, sipas tarifave te përcaktuara ne kontrate.
2. Për ngarkesat e vendosura ne anije pa dijeninë e transportuesit, ky i fundit ka te drejte te vendose për dyfishin e shumës se navllonit për transportin nga porti i ngarkimit, ne atë te shkarkimit, si dhe për kompensimin për demet qe transportuesi pëson për shkak te kësaj ngarkese, e cila është vendosur ne bordin e anijes. Transportuesi mund ta shkarkoje një ngarkese te tille ne çdo kohe dhe ne çfarëdo porti.
Neni 246
Reklamimet detare për ngarkesën
1. Reklamime detare janë:
a) shpenzimet ligjore ndaj shtetit për ngarkesën dhe koston e ekzekutimit, te bëra për ruajtjen e ngarkesës ose për prokurimin e shitjes se saj dhe te shpërndarjes, për procedimin për shitje, taksat dhe pagesat;
b) te ardhurat nga shpëtimi qe bien mbi ngarkesën, si dhe kontributin e avarisë se
përgjithshme te ngarkesës për anijen dhe ngarkesat e tjera;
c) detyrimi për demet e shkaktuara nga ngarkesa;
ç) vlerat për transportuesin për transportin e ngarkesave te rëndësishme.
2. Reklamimet mbyllen se bashku me interesin dhe koston ligjore te këtij neni. Kur fondi i vlefshëm është i pamjaftueshëm për te plotësuar tërësisht reklamimin, reklamimet qe i përkasin te njëjtit grup ndahen proporcionalisht.
3. Hapësira e reklamimeve detare për ngarkesën shtrihet edhe për demet qe i ndodhin ngarkesës dhe qe nuk riparohen, si dhe për kontributet e avarisë se përgjithshme për ngarkesën.
4. Reklamimet detare nuk shlyhen me sigurimin e ngarkesës.
5. Reklamimet detare humbasin me dorëzimin e ngarkesës palës qe e zotëron.
6. Reklamimet detare për vlerat humbasin me pagimin e këtyre vlerave palëve qe kane te drejte.
Neni 247
Police-ngarkesa origjinale
1. Parashikimet ne police-ngarkese janë te zbatueshme kundrejt police-ngarkesës origjinale, siç është lëshuar nga transportuesi detar qe bën transportin, kur pjesa tjetër e transportit do te kryhet nga transportues te tjerë detare, tokësore ose ajrore.
2. Transporti, kur nuk është detar, drejtohet nga rregullat përkatëse. Kur nuk përcaktohet ne ligje te veçanta, zbatohen dispozitat ligjore te këtij Kodi.
Neni 248
Transporti i kombinuar
1. Transportuesi, i cili, ka lëshuar një police-ngarkese origjinale është përgjegjës për zbatimin e te gjitha detyrimeve për te gjithë rrugën e parashikuar ne police-ngarkese deri ne dorëzimin e mallrave pritësit te ngarkuar. Secili nga transportuesit e tjerë është përgjegjës për zbatimin e detyrimeve ne pjesën e vet te rrugës, se bashku me transportuesin, i cili ka lëshuar police-ngarkesën origjinale.
2. Një transportues, i cili ka lëshuar police-ngarkese origjinale, mund t’i kufizoje përgjegjësitë deri për pjesën e rrugës qe ai ka kryer, por kjo nuk e liron nga detyrimet për kujdesin qe duhet te tregoje qe transporti i mëtejshëm te kryhet me korrektësi.
3. Transportuesi, i cili, ne baze te përgjegj ësive, ka paguar një detyrim, sipas police ngarkesës origjinale, ka te drejtën për te reklamuar nga secili transportues tjetër qe ka marre përgjegjësinë, sipas police-ngarkesës, për rimbursimin e shumës se navllonit për transportin e kryer nga ai. Ai qe provon se i ka përmbushur te gjitha detyrimet si transportues, përjashtohet nga detyrimi i rimbursimit.
Neni 249
Kufizimi i përgjegjësive
1. Transportuesi dhe anija, ne çdo rast, janë te shkarkuar nga çdo përgjegjësi për mallrat, pas një periudhe njëvjeçare nga data e dorëzimit te tyre ose nga data e caktuar për dorëzim. Kjo periudhe mund te jete edhe me e gjate, ne rast se palët kane rene dakord.
2. Ne rast humbjeje, demi real ose fitimi te munguar, transportuesi dhe pritësi duhet t’i japin ndihmën e tyre te arsyeshme njeri-tjetrit për përcaktimin e natyrës e te madhësisë se demit.
KREU IV
KONTRATA “ÇARTER PER NJE UDHETIM”
Neni 250
Përkufizim
1. Me kontratën “çarter për një udhëtim” kuptohet një anije qe lundron ne një port ngarkimi te caktuar dhe merr ngarkese, te cilën çarteruesi e transporton ne një port shkarkimi kundrejt pagesës se navllonit, sipas një tarife te caktuar.
2. Nëse nuk ka marrëveshje tjetër me shkrim ndërmjet palëve, kontrata “çarter për një udhëtim” rregullohet sipas neneve te këtij kreu.
Neni 251
Përgjegjësia e pronarit
Ne mungese te një marrëveshjeje ndërmjet palëve, zbatohen kriteret e përgjithshme te përgjegjësisë ne kontratën e transportit.
Neni 252
Përgjegjësitë e kapitenit dhe te carteruesit
1. Kapiteni, për lëshimin e police-ngarkesës, është nen urdhrat e pronarit.
2. Çarteruesi zhdëmton pronarin për çdo pasoje ose detyrim te lindur nga nënshkrimi i police ngarkesës ose i një dokumenti tjetër nga kapiteni, oficeret ose agjentet.
Neni 253
Ngarkimi dhe shkarkimi
1. Çarteruesi sjell ngarkesën ne ane te bordit te anijes, për t’i dhënë mundësi anijes te ngarkoje mallrat me mjetet e saj. Çarteruesi prokuron dhe paguan fuqinë e nevojshme punëtorë ne breg ose ne mjete te tjera lundruese ndihmese, për te kryer punën kur anija ka vetëm ngarkesën ne bordin e saj.
2. Nëse ngarkimi dhe shkarkimi bëhen me elevator, ngarkesa vendoset e lire ne hambarët e anijes dhe pronari përballon vetëm shpenzimet e sheshimit. Marrësi merr ngarkesën ne ane te bordit te anijes.
Neni 254
Koha e përpunimit
1. Ngarkimi dhe shkarkimi bëhen ne një afat te caktuar ne marrëveshje nga palët ose, ne mungese te një marrëveshjeje te tille, te përcaktuar nga Autoriteti Portual, ne baze te praktikes lokale.
2. Koha e pushimit ose ajo përpara fillimit te kohës se përpunimit, qe përdoret ne fakt,
llogariten.
3. Koha gjate se cilës veprimet e ngarkim-shkarkimit janë te pamundura, jo për shkak te
carteruesit ose te pritësit, nuk llogaritet.
Neni 255
Stalia
I njëjti numër ditësh ne vazhdim, i pranuar nga palët si kohe përpunimi, lejohet si stali për carteruesin, sipas tarifës se përcaktuar ne marrëveshje nga palët, si ne portin e shkarkimit, edhe ne atë te ngarkimit.
Neni 256
Kunderstalia
Për te gjithë kohen e përpunimit, te kursyer ne portet e ngarkimit dhe te shkarkimit, pronari paguan kunderstali sa gjysma e tarifës se stalise.
KREU V
KONTRATA “ÇARTER ME KOHE”
Neni 257
Përkufizim
1. Me kontratën “carter me kohe” kuptohet një anije me qira për një kohe te caktuar, për
përdorime ose për te transportuar lloje mallrash, te përshtatshme për një anije te tille.
2. Ne dispozicion te carteruesit, se bashku me anijen, kalojnë edhe kapiteni me ekuipazhin.
3. Nëse nuk është rene dakord ndryshe ne marrëveshjen me shkrim ndërmjet palëve, kontrata
“carter me kohe” rregullohet nga nenet e këtij kreu.
Neni 258
Detyrimet e pronarit
1. Pronari ia dorëzon anijen carteruesit ne vendin dhe kohen e caktuar ne marrëveshje.
2. Pronari, gjate gjithë periudhës se shërbimit te anijes, siguron dhe paguan për te gjitha
furnizimet me ushqim dhe pagat, për sigurimin e anijes, për furnizimet ne sektorin e kuvertës dhe te makinerive, si dhe te ekuipazhit. Ai përgjigjet për shërbimet e parashikuara për t’u kryer dhe qe te gjitha pajisjet te jene ne gjendje te mire pune.
Neni 259
Detyrimet e carteruesit
1. Çarteruesi siguron dhe paguan te gjitha shpenzimet e nevojshme për anijen dhe ekuipazhin
dhe përballon te gjitha pagesat për veprimtarinë qe kryen me anijen.
2. Çarteruesi, me përfundimin e kontratës “çarter me kohe”, kthen anijen ne te njëjtën gjendje qe i është dorëzuar atij ne vendin e rene dakord ne marrëveshjen ndërmjet palëve me konsume dhe prishje normale te pranuara.
3. Nëse anija duhet te vazhdoje udhëtimin edhe kur periudha e carterit tejkalohet, carteruesi vazhdon ta këtë anijen ne përdorim, duke mundësuar përfundimin e udhëtimit, me kusht qe te llogaritet ne mënyrë te paanshme, qe ky udhëtim te lejoje dorëzimin e anijes ne kohen e përcaktuar për përfundimin e carterit. Për kohen qe ka kaluar nga data e përfundimit, carteruesi paguan sipas çmimit te tregut, ne qofte se ky është me i la rte sesa tarifa e rene dakord ne marrëveshjen për marrjen me qira te anijes.
Neni 260
Detyrat e kapitenit, punësimi dhe zhdëmtimi
1. Kapiteni, për punësimin, agjencimin ose rregullimet e tjera, është nen urdhrat e carteruesit. 2. Çarteruesi duhet te zhdëmtojë pronarin për çdo pasoje a detyrim, te lindur nga nënshkrimi
ose kryerja e veprimeve te tjera, qe lidhen me police-ngarkesën ose dokumentet e tjera, nga kapiteni, oficeret apo agjentet ne zbatim te urdhrave, si dhe për çdo parregullsi ne dokumentet e anijes, te lëshuara nga carteruesi ose nga mbingarkimi i mallrave.
Neni 261
Kufizimet e përdorimit te anijes
1. Ne anije nuk lejohet te ngarkohen mallra te rrezikshme dëmtuese qe marrin flake, pa pasur
miratimin paraprak te pronarit.
2. Anija nuk lejohet te përdoret nëse nuk është marre miratimi paraprak i pronarit ose nuk lejohet te porositet ose te përdoret për një shërbim, i cili kërkon hyrjen e saj brenda një zone te rrezikshme për te dhe për personat ne bord, për shkak te luftës ose te ndonjë arsyeje tjetër.
Neni 262
Pagesa e qirasë
1. Çarteruesi e paguan qiranë si paradhënie çdo muaj. Ne mungese te pagesës ne kohe ose ne mënyrë te rregullt, pronari mund te pezulloje funksionimin e carterit dhe te njoftoje carteruesin për mungesën e tij.
2. Nëse carteruesi nuk kryen pagesën e shumës qe detyrohet brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit prej pronarit, ne baze te kontratës, pronari ka te drejtën e tërheqjes se anijes nga shërbimi për carteruesin, pa penguar pretendimet e tjera te pronarit ndaj carteruesit.
Neni 263
Periudha jashtë qirasë
Ne rast humbjeje kohe për shkak defekti ne makineri, te ndërhyrjeve te autoriteteve, përplasjeve, rënies ne cekëtine, zjarrit, aksidentit ose dëmtimit te anijes, te shkaktuara jo për faj te carteruesit, te cilat pengojnë punën e anijes për me shume se 12 ore e ne vazhdim, ose ne rast humbjeje kohe për shkak te mbajtjes se anijes prej autoriteteve, si pasoje e veprimeve ligjore kundër anijes apo pronarit, te mungesës ne njerëz ose ne furnizime, thyerjes se urdhrave ose neglizhimit ne detyre nga kapiteni, oficeret apo ekuipazhi, pagesa e qirasë nuk behet për kohen e humbur, derisa anija te jete përsëri ne gjendje eficente për te rifilluar shërbimin.
Neni 264
Rakordimi i qirasë
Nëse anija nuk arrin te ruaje shpejtësinë ose konsumin mesatar te garantuar nga pronari dhe nëse nuk përmbush sigurimet e pronarit ose te ndonjë pjese tjetër te përshkrimit te saj, sasia e qirasë zvogëlohet, duke penguar carteruesin për te kërkuar zhdëmtim te mëtejshëm.
Neni 265
Nencarterimi
1. Çarteruesi ka te drejtën e nencarterimit te anijes, përveç rasteve kur është parashikuar ndryshe ne kontrate.
2. Për nencarterimin njoftohet paraprakisht pronari dhe, vetëm me pëlqimin e tij, kalohen
kufijtë kohore ose mënyra e shfrytëzimit sipas kontratës.
3. Çarteruesi fillestar mbetet gjithmonë përgjegjës për funksionimin normal te carterit.
KREU VI
KONTRATA E ÇARTERIMIT “BAREBOAT”
Neni 266
Përkufizim
1. Me kontratën “Bareboat” carter porti pronari pranon t’i dorëzojë carteruesit, kundrejt pagesës se qirasë, një anije te emëruar, e cila merret ne dorëzim nga carteruesi ne një vend ose port te caktuar.
2. Nëse nuk është rene dakord ndryshe ne marrëveshjen me shkrim ndërmjet palëve, kontrata e carterimit “Bareboat” rregullohet sipas neneve te këtij kreu.
Neni 267
Përgjegjësitë e pronarit
1. Pronari, përpara dhe ne kohen e dorëzimit, merr përsipër te ushtroje kujdesin e duhur për
ta bere anijen ne gjendje për lundrim.
2. Anija, përpara dorëzimit, duhet te jete e pajisur me dokumente.
3. Akti i marrjes ne dorëzim te anijes pa vërejtje nga carteruesi provon se pronari i ka
përmbushur detyrimet sipas këtij neni.
4. Ne çdo rast, pronari është përgjegjës për dëmtimet, riparimet dhe rinovimet e mundshme,
qe vijnë si pasoje e defekteve te fshehura ne anije, makineri dhe pajisjet e saj.
Neni 268
Përgjegjësitë e carteruesit
1. Anija është ne përdorim dhe ne kontroll te plote te carteruesit gjate periudhës se carterit.
2. Çarteruesi mirëmban anijen, makinerinë dhe pjesët e këmbimit ne gjendje te mire riparimi, ne gjendje normale pune e ne përputhje me praktiken e mirëmbajtjes tregtare dhe me certifikatat e miratuara.
3. Anija nuk përdoret për asnjë shërbim ne një zone te rrezikshme, lufte ose te tjera, nëse nuk
merret paraprakisht miratimi i pronarit.
4. Çarteruesi ka te drejtën e përdorimit te te gjitha sistemeve, mjeteve, pajisjeve qe janë ne bordin e anijes ne kohen e dorëzimit, me kusht qe ekuivalentet e tyre t’i kthehen pronarit me ridorezimin e anijes ne te njëjtin rregull dhe gjendje, duke pranuar konsumimin normal.
Neni 269
Kthimi i anijes
1. Ne përfundim te kontratës, carteruesi i dorëzon pronarit anijen ne portin ose vendin e caktuar.
2. Nëse anija kryen një udhëtim, gjate te cilit periudha e carterit tejkalohet, carteruesi vazhdon ta përdorë atë duke mundësuar përfundimin e udhëtimit, me kusht qe te llogari tet ne mënyrë te paanshme qe ky udhëtim te lejoje dorëzimin e anijes ne kohen e përcaktuar për përfundimin e carterit.
3. Anija i dorëzohet pronarit ne te njëjtat kushte, strukture, gjendje dhe klase si ne çastin e dorëzimit, duke pranuar konsumimin normal.
Neni 270
Fiksimi dhe nencarterimi
1. Çarteruesi nuk e fikson anijen ose nuk e nencarteron atë pa miratimin paraprak me shkrim
te pronarit.
2. E drejta e pronarit për refuzim duhet motivuar me shkaqe te arsyeshme.
Neni 271
Afati i pretendimeve
Te gjitha pretendimet, qe burojnë nga një kontrate “Bareboat”, kane një kufi kohor prej një viti nga koha e kthimit te anijes.
KREU VII
TRANSPORTI I UDHETAREVE
Neni 272
Biletat e udhëtarit
1. Transportuesi i jep udhëtarit biletën si dokument i kontratës se transportit.
2. Bileta formulohet e vërtetohet nga transportuesi, nga i ngarkuari i tij, nga agjencitë e tij ose
agjenci te kontraktuara.
3. Ne bilete duhet te shënohen emri dhe adresa e udhëtarit, çmimi, porti i nisjes dhe i
mbërritjes, data dhe ora e nisjes, nënshkrimi i formuluesit ose i dorëzuesit dhe vula përkatëse.
4. Bileta mund te përmbajë vendin dhe datën e lëshimit, çmimin e paguar për udhëtimin, emrin e pasagjerit, klasën e udhëtimit, te dhëna për vendin qe i është caktuar pasagjerit, pajisjet e dhëna për përdorim, te dhëna për bagazhin dhe te dhëna te tjera për udhëtimin.
Neni 273
Kalimi i te drejtës se transportit
1. Kur bileta tregon emrin e udhëtarit, e drejta e transportit nuk i kalon një personi tjetër pa
miratimin e transportuesit.
2. Miratimi vlerësohet i dhënë nëse transportuesi lejon imbarkimin e një personi te ndryshëm
nga udhëtari, emri i te cilit tregohet ne bilete.
Neni 274
Anulimi i kontratës
1. Nëse nisja e udhëtarit pengohet për shkaqe qe nuk varen prej tij, kontrata anulohet dhe
pasagjeri ka te drejtën e rimbursimit te parave te paguara për udhëtimin.
2. Kontrata anulohet nëse nisja e një bashkudhëtuesi te planifikuar te udhëtojë me te pengohet
për shkaqe qe nuk varen prej tij.
3. Udhëtari duhet ta njoftoje transportuesin për pengesën te paktën tri dite para nisjes. Ne rastet e vonesës se njoftimit, udhëtari përgjigjet për demin e shkaktuar transportuesit, ne masën qe nuk kalon kufirin maksimal te çmimit te paguar për biletën.
Neni 275
Mungesa e udhëtarit ne nisjen e anijes
1. Pasagjeri, i cili nuk arrin te paraqitet ne kohe për imbarkim ne anije, është përgjegjës për çmimin e udhëtimit te pakryer.
2. Nëse transportuesi lidh një kontrate udhëtimi me te njëjtat kushte, por me një subjekt tjetër, pasagjeri ka te drejtën e anulimit te kontratës dhe te rimbursimit me çmimin e plote te biletës.
Neni 276
Mosnisja e anijes
1. Kur udhëtari njoftohet 3 dite përpara për mosnisjen e anijes ne datën e caktuar, pavarësisht nga shkaqet, ai ka vetëm te drejtën e rimbursimit për biletën, përveç rastit kur dëshiron te përsërisë kontratën për udhëtimin e ardhshëm.
2. Ne rastet kur nuk behet njoftimi i mosnisjes se anijes ne afatin e përcaktuar ne piken 1 te këtij neni, kur ndërpritet udhëtimi ose ndryshohet itinerari për faj te transportuesit, veç rimbursimit te biletës, udhëtari ka te drejtën e shpërblimit te demit te pësuar ose fitimit te munguar nga mosnisja dhe, kur nuk ka dem, përfitimin e një shume sa vlefta e një bilete.
Neni 277
Nisja e vonuar
1. Kur vonesa është e parashikuar, njoftimi behet tri dite përpara dhe udhëtari ka te drejtën e rimbursimit te biletës dhe kur ky kusht nuk respektohet, ka edhe te drejtën e shpërblimit te dëmeve te pësuara.
2. Nëse anija nuk niset ne kohen e përcaktuar, pavarësisht nga shkaku, udhëtarit duhet t’i shërbehet ushqim dhe strehim i përshtatshëm, kur nuk ka kërkuar rimbursimin e biletës.
Neni 278
Ndërprerja e udhëtimit
1. Nëse udhëtari detyrohet te ndërpresë udhëtimin për shkaqe jashtë vullnetit te tij, ai ka te
drejtën e rimbursimit te biletës për pjesën e pakryer te udhëtimit.
Kjo e drejte zbatohet edhe ne rastet kur një bashkudhëtues i pasagjerit detyrohet te ndërpresë
udhëtimin për shkaqe, qe janë jashtë kontrollit te njërit prej tyre.
2. Nëse udhëtimi ndërpritet për faj te udhëtarit, ai humbet tërësisht te drejtën e rimbursimit te
biletës.
Neni 279
Veprimet e imbarkimit dhe te zbarkimit
1. Veprimet e imbarkimit dhe te zbarkimit kryhen nga transportuesi. Nëse nuk është rene
dakord ndryshe, për këto veprime nuk behet pagese.
2. Pagesat për veprimet e imbarkimit dhe te zbarkimit, te cilat u detyrohen palëve te tjera,
mblidhen nga transportuesi.
Neni 280
Përgjegjësia e transportuesit gjate lundrimit
Transportuesi është përgjegjës për demet, qe vijnë si pasoje e moskryerjes, moskorrektësisë ose vonesave ne transport, nëse ai nuk provon se këto dëme do t’i ishin shkaktuar udhëtarit edhe pa qene ne anije.
Neni 281
Përgjegjësia e transportuesit për dëmtim personal te udhëtarit
1. Transportuesi përgjigjet për dëmtimin e shëndetit ose te jetës se udhëtarit nga fillimi i imbarkimit, deri ne përfun dimin e veprimeve te zbarkimit, nëse ai ose persona te interesuar nuk provojnë se ngjarja erdhi për faj te vete udhëtarit, ne situata te jashtëzakonshme, qe nuk burojnë nga veprimtaria detare ne anije ose nga forca madhore.
2. Përgjegjësia e transportuesit zvogëlohet nëse udhëtari, me qellim ose nga pakujdesia, ka ndikuar ne dëmtimin ose ne shtimin e demit.
Neni 282
Transporti i bagazheve
1. Transporti i bagazhit përfshihet ne çmimin e udhëtimit, brenda kufijve te peshës dhe te
vëllimit te përcaktuar nga transportuesi ose te zbatuara përgjithësisht.
2. Bagazhi, qe tejkalon kufijtë e përcaktuar, pranohet kundrejt pagesës ne baze te tarifave te
transportuesit ose te tarifave qe zbatohen përgjithësisht.
3. Tejkalimi i kufijve te bagazhit ne peshe e ne vëllim është i pranueshëm kur ka funksion
personal e jotregtar dhe është ne raporte te arsyeshme me te dhënat e anijes.
4. Transportuesi, për bagazhin e udhëtarit dhe automjetin, qe i dorëzohen nen kujdesin ose kontrollin e tij, lëshon një dokument qe tregon emrin dhe adresën, portet e nisjes dhe te mbërritjes, numrin dhe peshën e bagazheve.
Neni 283
Përgjegjësia për humbje ose dëmtim te bagazhit dhe mjetit te pasagjerit
1. Transportuesi është përgjegjës për humbjen ose dëmtimin e bagazheve dhe te mjetit te pasagjerit, qe janë nen kujdesin ose kontrollin e tij, nëse ai nuk provon se shkaku qe solli humbjen ose dëmtimin nuk ishte nen kontrollin e punonjësve ose te ndihmësve te vet.
2. Për humbje ose dëmtim te bagazheve a te artikujve qe janë nen kujdesin ose kontrollin e udhëtarit, transportuesi është përgjegjës vetëm kur provohet se ngjarja ishte rezultat i veprimeve qe ndodhin nen kontrollin e transportuesit.
3. Nëse humbja ose dëmtimi ndodhin ne raste mbytjeje te anijes, vjedhjeje, rënieje ne toke, eksplozioni, zjarri apo ngjarjeje qe varet nga veprimet ne anije, prezumohet gabimi ose neglizhenca e transportuesit, ndihmësve ose agjenteve te vet, qe veprojnë brenda kufijve te detyrave te tyre.
4. Udhëtari duhet ta njoftoje me shkrim transportuesin ose agjentin e tij përpara kthimit te bagazhit ose zbarkimit, ne rastet kur humbja ose dëmtimi është i dukshëm dhe brenda tri ditëve, ne rastet kur humbja ose dëmtimi i bagazheve nuk është i dukshëm.
Neni 284
Kufijtë e përgjegjësisë
1. Përgjegjësia e transportuesit për demet ne shëndetin e udhëtarit është e barabarte me shpenzimet për mjekim dhe aftësim për pune, ndërsa për humbjen e jetës është sa pensioni familjar qe marrin personat e mitur ose te paafte për pune ne ngarkim te udhëtarit, si dhe shpenzimet e ruajtjes se kufomës deri ne dorëzimin tek te afërmit dhe, ne mungese te tyre, tek organet e pushtetit vendor te portit te mbërritjes, sipas përcaktimit ne bilete.
2. Përgjegjësia për humbje ose dëmtim te bagazheve te udhëtarit nuk duhet te kaloje ne asnjë rast shumën ne leke, e cila është e barabarte me vlerën e bagazhit te një udhëtari për një udhëtim.
3. Kur vlera e bagazhit, qe i dorëzohet transportuesit, pasqyrohet ne dokumentin përkatës, transportuesi është përgjegjës deri ne kufirin e vlerës se deklaruar. Kjo vlere presupozohet e detyrueshme nëse nuk provohet e kundërta. Nëse transportuesi provon se deklarimi i një vlere te tille te pasakte është bere qëllimisht nga udhëtari, ai nuk përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e mjetit.
4. Përgjegjësia e transportuesit për moskryerje ose kryerje te parregullt te udhëtimit, nuk
duhet te kaloje ne asnjë rast 2,5 here çmimin e biletës për një udhëtim te një pasagjeri.
5. Transportuesi nuk përfiton nga e drejta e kufizimit te përgjegjësisë, kur udhëtari provon se dëmtimi ka rezultuar nga një veprim ose mosveprim i transportuesit për te shkaktuar këtë dem ose se transportuesi ka vepruar ne mënyrë te paligjshme.
Neni 285
Përgjegjësia e transportuesit te fundit
Nëse kryerja e udhëtimit ose e një pjese te tij i është besuar një subjekti tjetër, transportuesi mbetet përgjegjës për udhëtimin e plote, sipas neneve te këtij kreu. Edhe transportuesi faktik i nënshtrohet dhe përfiton nga nenet e këtij kreu, për pjesën e udhëtimit te kryer nga ai.
Neni 286
Përgjegjësia ne rastin e kontratës falas te transportit
1. Nenet e këtij kreu, te cilat i referohen kufizimit te përgjegjësisë se transportuesit, zbatohen
edhe për kontratat e transportit falas.
2. Nenet e këtij kreu nuk zbatohen për udhëtarin jokontraktor.
Neni 287
Afatet kohore te pretendimeve
1. Pretendimet, qe burojnë nga kontrata e transportit te udhëtarit, bagazhit dhe mjetit, mund te bëhen brenda një viti nga data e zbarkimit te udhëtarit dhe e kthimit te bagazhit ose te mjetit.
2. Ne rastet e moskryerjes se zbarkimit, ky afat kohor matet nga data kur duhet te kryhej
zbarkimi, kthimi i bagazhit dhe i mjetit.
3. E drejta e kërkimit nga cilido ushtrohet pas plotësimit te detyrimeve te veta, por jo me vone sesa tre muaj nga data e shlyerjes se detyrimeve.
Neni 288
Përgjegjësia e vartësve dhe ndihmësve
Nenet e këtij kreu, ne baze te te cilave rregullohen pë rgjegjësia e transportuesit dhe veprimet qe lidhen me këtë përgjegjësi, zbatohen edhe ne rastet e veprimeve kundër vartësve ose ndihmësve te transportuesit, mbi te cilët zbatohet i njëjti trajtim.
Neni 289
Moskufizimi i te drejtave te udhëtarit
Marrëveshja për kufizimin e te drejtave te udhëtarit për demet ne jetën dhe shëndetin e tij është e pavlefshme për transportuesin.
KREU VIII
OPERATORET E ANIJES
Neni 290
Deklarata e operatorit te anijes
1. Personi qe operon anijen duhet t’i paraqesë regjistruesit te anijes një deklarim noterial për identitetin, cilësinë e personit juridik, numrin e datën e licencës për te operuar me anijen, titullin sipas te cilit operon, si dhe kopje te noterizuara te dokumenteve qe vërtetojnë këto te dhëna.
2. Ne rast se operatori i anijes nuk e operon vete anijen, deklarata i paraqitet regjistruesit nga
pronari i anijes.
3. Ne rast se kontrata, ne baze te se cilës personi operon anijen, nuk është me shkrim,
deklarata duhet nënshkruar nga operatori dhe nga pronari i anijes.
4. Ne mungese te deklaratës se operatorit te anijes, supozohet qe anija operohet nga vete
pronari.
Neni 291
Regjistrimi i deklaratës se operatorit te anijes
Deklarata e operatorit te anijes pasqyrohet ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese, ndërsa dokumentet depozitohen ne Zyrën e Regjistrit.
Neni 292
Përgjegjësia e operatorit te anijes
Operatori i anijes është përgjegjës për shlyerjen e te gjitha detyrimeve te ngritura për shkak te veprimeve ose mosveprimeve te kapitenit dhe te ekuipazhit, për veprimet e ndërmarra për anijen dhe operimin e saj.
KREU IX
KUFIZIMI I PERGJEGJESIVE PER REKLAMIMET DETARE
Neni 293
Reklamimet ne baze te kufizimeve
1. Ne kufizimet e përgjegjësive, pavarësisht nga shkalla e përgjegjësisë, përfshihen reklamimet e mëposhtme:
a) reklamimet për humbjen e jetës, plagosjen e personave ose humbjen dhe demet e pronës, përfshirë edhe demet kundrejt punimeve portuale, baseneve, kanaleve dhe mjeteve ndihmese për lundrimin, qe ndodhin ne bord ose ne lidhje te drejtpërdrejte me operacionin e anijes apo me operacione shpëtimi, si dhe humbjet qe rrjedhin nga këto;
b) reklamimet për humbjet qe rezultojnë nga vonesa për transportin detar te ngarkesës,
pasagjereve ose bagazheve te tyre;
c) reklamimet për humbjet qe rezultojnë nga shkelja e te drejtave ose e te drejtave
kontraktuale, qe rrjedhin drejtpërdrejt nga operacionet e anijes ose operacionet e shpëtimit;
ç) reklamime për ngritjen, zhvendosjen, prishjen, dëmtimin e anijes, e cila është e mbytur, ka rene ne cekëtine, është braktisur, duke përfshirë çdo gjë qe është ose ka qene ne bord te një anijeje te tille;
d) reklamime për zhvendosjen, prishjen ose dëmtimin e ngarkesës se anijes;
dh) reklamime te një personi, përveç atij qe është përgjegjës për masat e marra për te
shmangur ose minimizuar humbjet, për te cilat personi përgjegjës kufizon përgjegjësinë e tij, sipas këtij kreu dhe humbjeve te tjera te shkaktuara nga masa te tilla.
2. Reklamimet e mësipërme janë subjekt i kufizimit te përgjegjësive edhe kur për to behet
ankim ose padi, sipas një kontrate.
3. Reklamimet e përmendura ne shkronjat “ç”, “d” dhe “dh” nuk janë subjekt i kufizimeve te përgjegjësisë ne hapësirën qe ato kane lidhje me vjeljen e te ardhurave sipas një kontrate me personat përgjegjës.
Neni 294
Reklamimet e përjashtuara nga kufizimet
Nuk përfshihen ne kufizimet:
a) reklamimet për shpëtimin ose kontributin ne një avari te përgjithshme;
b) reklamimet për demet nga ndotja me karburant, te përcaktuara ne krerët përkatës te Konventës Ndërkombëtare te Kufizimit te Përgjegjësisë për Demin nga Ndotja Detare, te datës 29 nëntor 1969, ose te çdo amendamenti a protokolli te saj ne fuqi;
c) reklamimet e bëra ne baze te çdo konvente ndërkombëtare, legjislacionit kombëtar ne fuqi,
ose ato qe ndalojnë kufizimin e përgjegjësive për demet nukleare;
ç) reklamimet kundër pronareve te anijeve nukleare për demet nukleare.
Neni 295
Personat përgjegjës për kufizimin e përgjegjësive
Për reklamimet e nenit 293, pronari, carteruesi, menaxheri ose operuesi i anijes nuk mbajnë
përgjegjësi ndaj:
a) çdo personi, qe kryen shërbim te drejtpërdrejtë për operacione shpëtimi, duke përfshirë
edhe shërbimet e përcaktuara ne shkronjat “ç”, “d” dhe “dh” te pikës 1 te nenit 293;
b) çdo personi përgjegjës për çdo reklamim te përmendur ne nenin 293, qe neglizhon ose
dëmton personat e përmendur ne paragrafët e mësipërm te këtij neni;
c) çdo siguruesi përgjegjësish për reklamime, i ngarkuar për përfitimet, sipas këtij kreu,
njëlloj si i siguruari.
Neni 296
Drejtimi i kufizimeve
Personi përgjegjës nuk është i ngarkuar për kufizimin e përgjegjësive te veta, ne rast se provohet qe humbjet rezultojnë nga veprime ose mosveprime te bëra me dashje për t’i shkaktuar ato ose me dijeni qe këto humbje do te ndodhin.
Neni 297
Kunderreklamimet
Kur një person i ngarkuar me kufizimin e përgjegjësive ka bere një reklamim kundër reklamue sit qe rezulton përgjegjës për te njëjtin shkak, reklamimet respektive te tyre pushojnë se qeni dhe dispozitat e këtij kreu vihen ne zbatim me kompensim te ndërsjellë.
Neni 298
Kufizimet e përgjithshme
Kufizimet e përgjithshme te reklamimeve për demet materiale te jetës dhe shëndetit përcaktohen me urdhër te përbashkët te organeve qendrore shtetërore, qe mbulojnë detarinë e financat dhe i nënshtrohen çdo vit ndryshimeve te indeksit te çmimeve.
Neni 299
Përmbledhja e reklamimeve
1. Kufijtë e përgjegjësisë zbatohen për te gjitha reklamimet, te cilat ngrihen ne çdo rast te
dallueshëm si me poshtë:
a) kundër personit ose personave, sipas përcaktimit ne shkronjën “b” te nenit 295 dhe çdo
personi qe për veprimet, neglizhencën ose fajet e tyre janë përgjegjës;
b) kundër pronareve te mjeteve lundruese qe japin ndihme për shpëtim dhe shpëtuesit ose shpëtuesve qe veprojnë nga ky mjet lundrues, si dhe çdo personi qe me veprimet, neglizhencën dhe fajet e tyre janë përgjegjës;
c) kundër shpëtuesit ose shpëtuesve, qe nuk janë duke operuar nga një mjet lundrues ose janë duke operuar ne mënyrë te pavarur ne mjetin lundrues ne shërbim shpëtimi dhe me secilin person qe për veprimet, neglizhencën ose fajet e tyre janë përgjegjës.
2. Kufijtë e përgjegjësisë zbatohen për te gjitha reklamimet qe mund te ngrihen, ose për çdo rast te dallueshëm kundër një personi apo personave te përmendur ne lidhje me mjetin lundrues dhe për çdo person, i cili me veprimet, neglizhencën ose fajin e tyre janë përgjegjës, sipas këtij kreu.
Neni 300
Formimi i fondit te përgjegjësive
1. Çdo person, përgjegjës mund te formoje një fond me gjykatën ose autoritetet e tjera përgjegjëse qe te shqyrtojnë reklamimet për përgjegjësitë.
2. Ky fond formohet për një shume, brenda kufizimeve, sipas nenit 298 te këtij Kodi, se
bashku me interesat nga data kur ngjarja ka ndodhur deri ne datën e formimit te një fondi te tille.
3. Çdo fond i formuar ne këtë mënyrë është i vlefshëm vetëm për pagesën e reklamimeve, për
te cilat kufijtë e përgjegjësisë mund te zbatohen sipas këtij kreu.
4. Ky fond mund te formohet me depozitimin e një shume ose duke dhënë një garanci te
pranuar nga gjykata si te përshtatshme.
5. Fondi i formuar nga një ose me shume persona te përmendur ne piken 1 shkronjat “a”, “b” e “c” dhe piken 2 te nenit 299 te këtij Kodi ose nga siguruesi i tij vlerësohet i formuar nga te gjithë personat e përmendur ne to.
Neni 301
Shpërndarja e fondit te kufizimeve
1. Fondi i kufizimeve shpërndahet proporcionalisht ndërmjet reklamuesve.
2. Ne rast se përpara formimit te fondit personi përgjegjës ose siguruesi i tij kane vendosur një reklamim ndaj fondit, ata, ne baze te shumës qe kane paguar, përfitojnë si personat e tjerë, sipas këtij kreu.
3. Kur një person përgjegjës ose çdo person tjetër shpall se do te paguaje ne një periudhe te mëvonshme, plotësisht ose pjesërisht, çdo shume për kompensim, me te cilën personat e përmendur ne piken 2 te këtij neni, janë paguar para se te shpërndahej fondi, gjykata mund te urdhërojë qe një shume e afrueshme te veçohet për te përballuar këta persona ne një date te mëvonshme për te ndikuar ne reklamimin ndaj fondit.
Neni 302
Zhveshja nga veprime te tjera
1. Kur një fond kufizimesh është formuar ne përputhje me këtë kre, personi qe ka bere një reklamim ndaj fondit zhvishet nga ushtrimi i çdo te drejte për reklamime te tilla ndaj çdo shifre tjetër te një personi nga/ose ne emër te te cilit është formuar fondi.
2. Pas formimit te fondit te kufizimeve, çdo mjet lundrues ose prone tjetër, qe i përket një personi, ne emër te te cilit është formuar fondi qe është sekuestruar ose atashuar për një reklamim, i cili mund te ngrihet ndaj fondit, ose çdo sigurim i dhënë mund te lirohet me urdhër gjykate.
3. Lirimi i urdhërohet vetëm kur është krijuar fondi i kufizimit:
a) ne portin ku ka ndodhur ngjarja ose kur ndodh jashtë portit, ne portin e pare te prekjes;
b) ne portin e zbarkimit për reklamim për humbje jete ose plagosje personi;
c) ne portin e shkarkimit për demet ndaj ngarkesës;
ç) ne shtetin ku është bere sekuestrimi.
4. Rregullat e mësipërme zbatohen vetëm për reklamuesit, qe ngrenë reklamime ndaj fondit te kufizimeve përpara një gjykate, e cila e administron këtë fond dhe ky është i vlefshëm dhe i transferueshem lirisht për këtë reklamim.
PJESA E SHTATE
DEMTIMET DHE RREZIQET DETARE
KREU I
AVARIA E PERGJITHSHME
Neni 303
Përkufizimi
1. Ka dëmtim për shpëtim ose avari te përgjithshme, kur ka ndodhur apo mund te ndodhe një
sakrifice a shpenzim i arsyeshëm për shpëtimin ose ruajtjen nga rreziku te pronës ne lundrim.
2. Pronari përgjigjet, ne çdo rast, për demet dhe shpenzimet e bëra me urdhër, kur faktikisht
ka munguar rreziku i avarisë se përgjithshme.
Neni 304
Kufijtë e avarisë se përgjithshme
1. Përmasat e dëmtimit për shpëtim përcaktohen nga humbjet, demet ose shpenzimet, qe kushtëzohen drejtpërdrejt nga akte te avarisë se përgjithshme dhe janë n e funksion te parandalimit te dëmtimit te pronës.
2. Humbjet dhe demet qe pëson mjeti lundrues a ngarkesa nga një vonese, ne udhëtim ose ne vazhdim, siç është demurejxhi dhe humbjet indirekte te çfarëdoshme, siç janë humbjet e tregut, nuk pranohen si avari e përgjithshme.
Te drejtat për kontributin
Neni 305
Te drejtat për kontributin ne avari te përgjithshme nuk njihen ne ngarkim te kapitenit ose pronarit, megjithëse ngjarja qe shkaktoi sakrificat ose shpenzimet mund te këtë ardhur si rezultat i fajit te njërit prej subjekteve ne lundrim, por kjo nuk pengon kërkimet për personin fajtor.
Neni 306
Barra e provës
Barra e provës bie mbi palën qe reklamon avarinë e përgjithshme për te vërtetuar se humbjet ose shpenzimet e reklamuara janë te njohura saktësisht si avari te përgjithshme.
Neni 307
Shpenzimet shtese
Çdo shpenzim i bere ne vend te një shpenzimi tjetër, qe mund te ishte i njohur si avari e përgjithshme, vlerësohet si e tille pa marre parasysh kursimet, ne rast se ka, për interesat e tjerë, por vetëm ne një vlere te avarisë se përgjithshme te barabarte me shpenzimet e kursyera.
Neni 308
Vendi dhe koha e përcaktimit te avarisë se përgjithshme
1. Avaria e përgjithshme vendoset si për humbjet, ashtu dhe për kontributet ne baze te
vlerave, ne kohen dhe vendin kur dhe ku mbyllet lundrimi.
2. Ky nen nuk ndikon ne përcaktimin e vendit, ku duhet te behet shpallja e avarisë se
përgjithshme.
Neni 309
Ngarkesa e padeklaruar ose e deklaruar gabim
1. Demet dhe humbjet e shkaktuara nga mallrat e ngarkuara, pa dijeninë e pronarit te mjetit lundrues ose te agjentit te tij ose nga mallrat e përshkuara gabim ne kohen e ngarkimit, nuk lejohet te hyjnë ne avarinë e përgjithshme, por këto mallra vlerësohen për kontribut ne rast se ato shpëtohen.
2. Demet ose humbjet e shkaktuara nga mallrat, te cilat janë deklaruar gabim, me vlere me te vogël se ajo reale, kontribuohet ne shumën e deklaruar, por këto mallra mund te kontribuohet deri e vlerën e tyre aktuale.
Neni 310
Përcaktimi i avarisë
1. Përcaktimi i avarisë se përgjithshme, vlerësimi i shumës se humbjes për këtë avari, si dhe ndarja e saj kryhen nga një komisar avarie me kërkesën e njërës prej palëve.
2. Komisari i avarisë bën një përcaktim te hollësishëm te avarisë se përgjithshme ne mungese
te marrëveshjes se palëve, ne mbështetje te dispozitave ligjore e nënligjore dhe ne mungese te tyre ose kur palët kane shtetësi te ndryshme, ne baze te rregullave te transportit detar ndërkombëtar.
3. Operatori i mjetit lundrues duhet te japë menjëherë autorizimin e veprimit për komisarin e avarisë, por jo me vone se një muaj pas përfundimit te udhëtimit. Ne rast vonese, autorizimi jepet nga çdo pale tjetër pjesëmarrëse ne avarinë e përgjithshme.
4. Drejtuesit e organeve qendrore shtetërore, qe mbulojnë detarinë dhe drejtësinë, me urdhër
te përbashkët përcaktojnë kriteret e kualifikimit për komisarin e avarisë, mënyrën se si ai caktohet, rregullat e tjera për procedurën qe ndiqet gjate përcaktimit te avarisë se përgjithshme, si dhe përgjegjësitë e detyrat e komisarit te avarisë.
Neni 311
Afati i kërkimeve për avarinë e përgjithshme
Çdo kërkim për avarinë e përgjithshme duhet bere brenda 1 viti nga data e përfundimit te
udhëtimit.
Neni 312
Avaria e pjesshme
Çdo dem ose humbje, qe i shkaktohet mjetit lundrues, ngarkesës ose navllonit, te cilat nuk njihen si avari e përgjithshme, janë avari e pjesshme dhe përballohen nga palët qe e vuajnë ose nga palët qe janë përgjegjëse.
KREU II
PERPLASJET DETARE
Neni 313
Kuptimi
1. Me përplasje kuptohen përplasjet ndërmjet mjeteve lundruese detare, ndërmjet tyre dhe
mjeteve te tjera detare ose një hidroplani.
2. Mjetet lundruese ne përplasje mund te jene te ankoruara ne spirance ose ne lundrim.
3. Përgjegjësia për përplasjet ka te beje me demet e shkaktuara ndaj mjetit lundrues ose
mjeteve lundruese, ngarkesës ose pasurisë dhe vlerave te ekuipazhit, udhëtarëve ose personave te tjerë, qe ndodhen ne bordin e mjetit lundrues, dëmtimin e shëndetit te tyre, fitimin e munguar te mjetit lundrues joshkaktar, si dhe do detyrim qe lind për shkak te vonesës.
Neni 314
Përplasja aksidentale
Kur përplasja është aksidentale, kur ajo është shkaktuar nga forca madhore ose kur shkaku dhe fajësia janë te papërcaktueshme, demet duhet te përballohen nga ata qe i pësojnë ato.
Neni 315
Përgjegjësitë e mjeteve lundruese ne gabim ose faj
Ne rast se përplasja është shkaktuar nga gabimi ose faji i njërit prej mjeteve lundruese, përgjegjësia për shpërblimin e dëmeve i mbetet mjetit qe ka shkaktuar gabimin.
Neni 316
Shpërndarja e përgjegjësive te palëve
1. Ne rast se janë ne gabim dy ose me shume mjete lundruese, përgjegjësia e secilit mjet
lundrues është ne proporcion me shkallen e gabimit përkatës te kryer.
2. Ne rast se nuk ka mundësi për t’u përcaktuar shkalla e gabimeve te secilit mjet, ose kur del
qe gabimet janë te barabarta, atehere përgjegjësia ndahet ne m ënyrë te barabarte.
3. Kur shkaktohet vdekje ose plagosje, mjetet lundruese ne gabim janë përgjegjëse ndaj palëve te treta, pa paragjykuar për te drejtën e mjetit lundrues qe ka paguar pjesën me te madhe, qe sipas pikës 1 te këtij neni, ai duhet te përballonte, për te përfituar një kontribut nga anijet e tjera ne gabim.
Neni 317
Përgjegjësia e pilotit
Kur përplasja është shkaktuar nga gabimi i pilotit, përgjegjësitë rëndojnë mbi mjetin lundrues, edhe kur piloti ngarkohet ligjërisht me përgjegjësi.
Neni 318
E drejta për rimbulimin e demit
E drejta për rimbulimin e demit te shkaktuar nga një përplasje varet nga procedurat e protestës detare dhe dokumentacioni tjetër përkatës.
Neni 319
Parashkrimi i reklamimit
1. Veprimet për riparimin e dëmeve nuk mund te kërkohen me kalimin e një viti nga data e
ndodhjes se përplasjes.
2. Te drejtat e reklamimit për pagesa te tepërta, kthim kontributesh ose pagesa ndaj te tretëve
parashkruhen pas kalimit te një viti nga pagesat e bëra.
Neni 320
Detyrimi për dhënie ndihme
1. Pas një përplasjeje, kapiteni i secilit mjet lundrues është i detyruar, për sa e lejojnë mundësitë, pa i shkaktuar dem serial mjetit lundrues, ekuipazhit dhe pasagjereve te tij, t’u japë ndihme mjeteve lundruese, ekuipazheve dhe pasagjereve te tjerë.
2. Secili kapiten duhet te njoftoje menjëherë emrin e mjetit te tij lundrues dhe portin e regjistrimit te cilit i përket, si dhe emrat e porteve nga vjen dhe ku shkon e te mjeteve te tjera lundruese.
3. Shkelja e kësaj dispozite ndëshkohet administrativisht, sipas akteve, ligjore dhe nënligjore, ne mbështetje te këtij Kodi, pa sjelle përgjegjësi për pronarin e mjetit lundrues.
Neni 321
Qëllimi i zbatimit te përgjegjësive
Dispozitat e këtij kreu nuk u nënshtrohen dispozitave ligjore ne fuqi për sa u përket kufizimeve te përgjegjësisë se pronareve te mjeteve lundruese dhe nuk ndryshojnë detyrimet ligjore, sipas kontratës se transportit ose te çdo kontrate tjetër.
Neni 322
Mjetet lundruese te shërbimit publik
1. Mjetet lundruese ushtarake ose qeveritare, qe kryejnë vetëm shërbime publike e qe nuk përgjigjen për demet qe u shkaktojnë mjeteve lundruese te tjera gjate përplasjes, nuk u nënshtrohen dispozitave te këtij kreu, kur kryejnë detyra shërbimi ne zona te deklaruara si te kufizuara ose te rrezikshme për lundrim, por komandantet e këtyre mjeteve lundruese nuk përjashtohen nga detyrimi për dhënien e ndihmës dhe te njoftimeve.
2. Këto mjete lundruese përgjigjen për demet, kur organet përkatëse nuk kane bere shpalljet e njoftimet e nevojshme dhe nuk kane vendosur sistemet e sinjalizimit për zonën e kufizuar ose te rrezikshme.
KREU III
SHPETIMI
Neni 323
Kontrata e shpëtimit
1. Ky kre zbatohet për çdo veprim shpëtimi ne baze te një kontrate te parashikuar verbalisht
ose me shkrim.
2. Kapiteni ka autoritetin për përfundimin e kontratës për veprime shpëtimi ne emër te pronarit te mjetit lundrues. Kapiteni ose pronari i mjetit lundrues ka autoritetin për përfundimin e një kontrate te tille ne emër te pronareve te pronës ne bordin e mjetit lundrues.
3. Ky nen nuk përjashton zbatimin e nenit 320, si dhe detyrën për parandalimin ose
minimizimin e dëmeve ndaj mjedisit.
Neni 324
Anulimi ose ndryshimi i kontratës
Një kontrate ose termat e saj mund te anulohen ose te ndryshohen ne rast se:
a) kontrata ka hyre ne fuqi nen ndikimin e papërshtatshëm ose ndikimin e rrezikut dhe termat
e saj janë te papërballueshëm;
b) pagesa sipas kontratës është ne një shkalle shume te madhe ose shume te vogël për
shërbimin real qe jepet.
Neni 325
Detyrimet e shpëtuesit, te pronarit dhe te kapitenit
1. Shpëtuesi i detyrohet pronarit te mjetit lundrues ose pronës ne rrezik qe:
a) te kryeje veprimet e shpëtimit me kujdesin e duhur;
b) te ushtroje kujdesin e duhur gjate zbatimit te detyrës se përmendur ne shkronjën “a” për
parandalimin ose minimizimin e dëmeve ndaj mjedisit;
c) te kërkojë ndihme nga shpëtues te tjerë, qe lejojnë rrethanat;
ç) te pranoje ndërhyrjen e shpëtuesve te tjerë, kur kërkohet nga pronari, kapiteni i mjetit lundrues ose pronaret e tjerë te pronës ne rrezik, me kusht qe shuma e rimbursimit te mos paragjykohet nga fakti qe kërkesa ishte e paarsyeshme për t’u bere.
2. Pronari, kapiteni i mjetit lundrues ose pronaret e tjerë te pronës ne rrezik i detyrohen
shpëtuesit qe:
a) te bashkëpunojnë plotësisht me te gjate periudhës se veprimeve te shpëtimit;
b) te tregojnë kujdesin e duhur gjate zbatimit te detyrës për parandalimin ose minimizimin e
dëmeve ndaj mjedisit;
c) te pranojnë ridorezimin, kur ky kërkohet nga shpëtuesit, kur mjeti lundrues ose pronat e
tjera janë vendosur ne vende te sigurta.
Neni 326
Detyra për dhënie ndihme
1. Çdo kapiten është i detyruar qe t’i japë ndihme çdo personi ne rrezik ose qe ka humbur ne det, brenda mundësive për te vepruar pa krijuar rreziqe serioze për mjetin e tij lundrues dhe për personat qe ndodhen ne bord.
2. Pronari i mjetit lundrues nu k mban përgjegjësi për thyerjen e detyrave nga kapiteni.
Neni 327
Bashkëpunimi
Administrata Detare ka përgjegjësi për nxjerrjen e rregullave ose te urdhrave për veprimet e shpëtimit, siç është pranimi ne porte i mjeteve lundruese ne rrezik ose parashikimet e lehtësirave për shpëtuesit, duke marre ne konsiderate nevojën për bashkëpunim ndërmjet shpëtuesve, palëve te tjera te interesuara dhe autoriteteve shtetërore, ne mënyrë qe te siguroje efektivitet dhe sukses ne zbatimin e operacioneve te shpëtimit për shpëtimin e jetës ose te pronës ne rrezik, si dhe parandalimin e dëmeve ndaj mjedisit.
Neni 328
Kushtet për shpërblim dhe kriteret për caktimin e shpërblimit
1. Veprimet e shpëtimit qe rezultojnë te dobishme duhet te shpërblehen. Ne rast se veprimet e shpëtimit nuk kane pasur ndonjë rezultat te dobishëm, sipas këtij kreu, me përjashtim te rasteve kur është parashikuar ndryshe nga palët, nuk kryhet asnjë pagese.
2. Shpërblimi caktohet për te inkurajuar veprimet shpëtuese, duke marre parasysh kriteret e
mëposhtme:
a) vlerën e shpëtuar te mjetit lundrues dhe te pronave te tjera;
b) përvojën dhe përpjekjet e shpëtuesit ne parandalimin ose minimizimin e demit ndaj
mjedisit;
c) masat e suksesshme te fituara nga shpëtuesi;
ç) natyrën dhe shkallen e rrezikut;
d) përvojën dhe përpjekjet e shpëtuesit për shpëtimin e mjetit lundrues, te pronave te tjera ose te jetës se njerëzve;
dh) kohen e përdorur, shpenzimet dhe humbjet qe bëhen nga shpëtuesi;
e) rreziqet e përgjegjësive dhe rreziqet e tjera te bëra nga shpëtuesit ose pajisjet e tyre;
ë) shpejtësinë e shërbimit te kryer;
f) vlefshmërinë e mjeteve lundruese dhe te pajisjeve te tjera, qe parashikohen për veprimet e
shpëtimit;
g) gjendjen e gatishmërisë, efikasitetin e pajisjeve te shpëtimit dhe vlerën e tyre.
3. Pagesa behet nga te gjitha mjetet lundruese për mjetin se bashku me interesat e tjerë te
pronës, sipas vlerave te shpëtuara.
Kur pagesa e shpërblimit i behet njërit prej mjeteve lundruese, kjo i heq te drejtën e përfitimit
nga përfituesit e tjerë te shpëtimit, te cilët duhet te marrin pjesën qe u takon.
4. Shpërblimi, duke përjashtuar çdo interes ose shpenzim te ligjshëm qe mund te jete i
pagueshëm, nuk duhet te kaloje vlerën e shpëtuar te mjetit lundrues dhe te pronave te tjera.
Neni 329
Kompensimi i veçante
1. Nëse shpëtuesi ka kryer veprime shpëtimi për mjetin lundrues, kur mjeti a ngarkesa e tij kërcënojnë mjedisin dhe nuk ka marre shpërblim sipas nenit 328 te këtij Kodi, te barabarte me një kompensim te veçante, te vlerësuar ne përputhje me këtë nen, ka te drejte për një kompensim te veçante nga pronari i mjetit lundrues, te barabarte me shpenzimet e tij.
2. Nëse, sipas pikës 1 te këtij neni, shpëtuesi me veprimet e tij te shpëtimit ka parandaluar ose minimizuar demet ne mjedis, kompensimi i veçante për t’u paguar nga pronari mund te rritet deri ne 30 për qind te shpenzimeve te bëra nga shpëtuesi. Gjykata, ne rast se e vlerëson te drejte, duke pasur parasysh dhe kriteret e vendosura ne piken 1 te nenit 328, mund ta rrisë masën e kompensimit te veçante, por jo me shume se 10 për qind te shpenzimeve te kryera nga shpëtuesi.
3. Shpenzimet e shpëtuesit, sipas pikave 1 dhe 2, kuptojnë shpenzimet e kryera ne veprimet e shpëtimit dhe një tarife te drejte për pajisjet dhe personelin, te përdorur ne veprimet e shpëtimit, duke pasur parasysh kriteret e caktimit te shpërblimit.
4. Kompensimi i veçante sipas këtij neni paguhet vetëm nëse një kompensim i tille është me i
madh se çdo shpërblim i marre nga shpëtuesi, sipas nenit 328.
5. Nëse shpëtuesi ka neglizhuar dhe si rrjedhim ka dështuar ne parandalimin ose minimizimin e dëmeve ne mjedis, ai privohet plotësisht ose pjesërisht nga marrja e një kompensimi te veçante, sipas këtij neni.
6. Pronari i mjetit lundrues ka te drejtën e ankimit.
Neni 330
Përpjesëtimi ndërmjet shpëtuesve
1. Shpërndarja e shpërblimit ndërmjet pronarit, kapitenit dhe personave te tjerë ne shërbim për çdo mjet lundrues shpëtimi vendoset nga ligjet ose aktet nënligjore te shtetit, flamurin e te cilit mban mjeti lundrues.
2. Nëse shpëtimi nuk është kryer nga një mjet lundrues, shpërndarja e shpërblimit vendoset, sipas dispozitave ligjore te përcaktuara ne kontratën e lidhur ndërmjet shpëtuesit dhe punonjësve te tij.
Neni 331
Shpëtimi i personave
1. Nga personat qe iu është shpëtuar jeta nuk kërkohet asnjë shpërblim.
2. Një shpëtues i jetës se njeriut, qe ka marre pjese ne shërbim ne rast te një aksidenti qe sjell kërkesën për shpëtim, ka te drejtën e pagesës vetëm për shpëtimin e mjetit lundrues ose pronave te tjera, si dhe për parandalimin a minimizimin e dëmeve.
Neni332
Shërbimet para krijimit te rrezikut
Ne rast se shërbimi i dhënë është bere përpara se te krijohej rreziku sipas kontratës, nuk behet asnjë pagese, sipas neneve te këtij kreu.
Neni 333
Pasojat e parregullsive te shpëtuesit
1. Shpëtuesit mund te mos i jepet pagese e plote ose e pjesshme, sipas këti j kreu, kur për
pakujdesi ose me paramendim janë vështirësuar dhe rritur shpenzimet e shpëtimit.
2. Kur pasojat e mësipërme kane ardhur nga veprime ose mosveprime me keqbesim, shpëtuesit nuk i jepet pagesa qe kërkohet si dëmshpërblim, përveç rasteve kur ka vend për përgjegjësi penale.
Neni 334
Kërkesa për ndërprerjen e veprimeve te shpëtimit
1. Shpëtuesi nuk i bindet kërkesës për ndërprerjen e veprimeve te shpëtimit te personave, kur
ka arsye te besoje se ka mundësi shpëtimi.
2. Kur pronari, kapiteni i mjetit lundrues ose pronaret e pasurive te rrezikuara, për shkaqe te arsyeshme, kërkojnë ndërprerjen e veprimeve te shpëtimit, nuk mund te kërkohet pagesa për vazhdimin e tyre.
Neni 335
Detyrimi për te dhënë garanci
1. Me kërkesën e shpëtuesit, personi qe ka kompetence dhënien e pagesës përkatëse, sipas
këtij kreu, duhet te japë garanci te mjaftueshme për kërkimet, duke përfshirë interesat dhe koston e shpëtuesit.
2. Pronari i mjetit lundrues te shpëtuar duhet te beje te gjitha përpjekjet për t’u siguruar se pronaret e mallrave kane mundësi për shlyerjen e detyrimeve, duke përfshirë interesat dhe koston, përpara se ngarkesa te lirohet.
3. Mjeti lundrues i shpëtuar dhe pasuritë e tjera, pas veprimeve te shpëtimit, nuk do te zhvendosen nga porti dhe vendi ku ato janë vendosur pa pëlqimin e shpëtuesit, derisa te jete dhënë siguria e mjaftueshme për detyrimet ndaj tij.
Neni 336
Pagesa e përkohshme
1. Gjykata qe shqyrton pretendimet e shpëtuesit, me një vendim te ndërmjetëm mund te
urdhërojë qe shpëtuesit t’i parapaguhet një shume e arsyeshme dhe ne përpjesëtim me rrethanat.
2. Ne rastin e një pagese, sipas këtij neni, siguria e parashikuar ne nenin 335 kufizohet.
Neni 337
Parashkrimi i kërkimeve
1. E drejta e kërkimeve për shpëtimin parashkruhet me kalimin e një viti nga dita e
përfundimit te veprimeve te shpëtimit.
2. Personi kundrejt te cilit është ngritur një pretendim mund qe ne çdo kohe, pa u plotësuar
parashkrimi, te pranoje zgjatjen e afatit.
Neni 338
Shpëtimi i kryer nga mjetet lundruese ushtarake
Dispozitat e këtij kreu janë te zbatueshme edhe për mjetet lundruese ushtarake dhe policore te Republikës se Shqipërisë.
KREU IV
PENGJET DHE REKLAMIMET DETARE
Neni 339
Pengu detar
1. Pengu detar është një mase sigurimi pasuror ndaj te drejtës se pronësisë mbi mjetin lundrues për shlyerjen e detyrimeve, qe rrjedhin nga veprimtaria detare, sipas rasteve te përcaktuara shprehimisht ne këtë Kod.
2. Pengu detar vendoset me nismën e pretenduesit dhe realizohet prej tij, duke lënë mjetin
lundrues ne ruajtje te te tretëve.
3. Kur konflikti shqyrtohet nga organet gjyqësore, gjykata, me vendim te ndërmjetëm, e le ne
fuqi ose e anulon pengun.
4. Pengu i lënë ne fuqi, me vendim gjykate, ka te gjitha pasojat juridike te sekuestros
gjyqësore, me përparësitë qe i jep ky Kod.
5. Mjetet lundruese qe janë peng detar nuk mund te zotërohen pa pëlqimin e pronarit ose ne
baze te vendimit gjyqësor te formës se prere.
Neni 340
Rastet kryesore te reklamimeve
Kundrejt pronarit, carteruesit, menaxherit ose operatorit te mjetit lundrues mund te sigurohen me peng detar mbi mjetin lundrues:
a) reklamimet për pagat dhe shumat e tjera qe i përkasin kapitenit, oficereve dhe anëtarëve te tjerë te mjetit lundrues ne lidhje me punësimin e tyre ne mjetin lundrues, duke përfshirë dhe koston e riatdhesimit, si dhe sigurimet shoqërore te pagueshme ne emrin e tyre;
b) reklamimet për humbjen e jetës ose plagosjet e personave, kudo ku ndodhin, ne toke ose ne
det, dhe qe kane lidhje te drejtpërdrejtë me operimin e mjetit lundrues;
c) reklamimet për shpërblimin për shpëtimin e mjetit lundrues;
ç) reklamimet për taksat portuale, te kanalit ose rrugëve te tjera detare, si dhe taksen e
pilotimit;
d) reklamimet bazuar ne gabime te ngritura jashtë humbjeve ose dëmeve fizike, te shkaktuara nga operuesi i mjetit lundrues, përveç humbjeve ose dëmeve për ngarkesën, kontejnerët dhe vlerat materiale te pasagjereve, te transportuara me mjetin lundrues.
Neni 341
Raste te tjera për pengje detare
Pengjet detare mund te vendosen edhe për reklamimet:
a) për avarinë e përgjithshme;
b) për humbjen ose demin për ngarkesën me kontejnerët dhe vlerat materiale te udhëtarëve,
te transportuara nga mjeti lundrues;
c) për kontratën e përfunduar nga kapiteni i mjetit lundrues jashtë portit mëmë te mjetit
lundrues, për nevojat e mjetit lundrues ose për vazhdimin e aventurës detare.
Neni 342
Privilegji i pengjeve detare
1. Pengjet detare, te përcaktuara ne nenin 339, marrin privilegj mbi hipotekën e regjistruar dhe te gjitha reklamimet e tjera.
2. Pengjet detare, te krijuara sipas nenit 339, radhiten me përparësi ne liste mbi te gjitha pengjet e tjera detare, te cilat i përkasin mjetit lundrues përpara kohës kur janë realizuar veprime te tilla.
3. Pengjet detare, te përmendura ne shkronjat “a”, “b”, “ç” dhe “d” te nenit 340, radhiten
sipas përparësisë se tyre ne kohe.
4. Pengjet d etare, qe sigurojnë reklamime për shpërblimin për shpëtimin e mjetit lundrues radhiten, ne mënyrë te kundërt, kur reklamimi i siguruar ka ndodhur. Te tilla reklamime konsiderohen te kenë rritje ne datën kur veprimet e shpëtimit kane përfunduar.
5. Pengjet detare te përcaktuara ne nenin 340 radhiten pas pengjeve detare te përcaktuara ne nenin 339 dhe pas hipotekave te regjistruara, por duke pasur përparësi mbi te gjitha reklamimet e tjera.
6. Pengjet detare te përcaktuara ne nenin 340, kane përparësi ndaj hipotekimeve te
regjistruara.
7. Asnjë peng nuk merr përparësi mbi hipotekimet e regjistruara, përveç rasteve te
parashikuara ne këtë nen.
Neni 343
E drejta e bllokimit
1. E drejta e bllokimit është mase sigurimi për shlyerjen e detyrimeve nga pronari i mjetit
lundrues, duke e penguar atë te siguroje te ardhura nga veprimtaria detare me te.
2. E drejta e bllokimit mund te ushtrohet vetëm për një anije ne zotërim nga çdo reklamim, për çdo reklamues pasuror ndaj pronarit, si dhe nga ndërtuesi ose riparuesi i mjetit lundrues për shpërblimin përkatës.
3. E drejta e bllokimit shuhet kur mjeti lundrues pushon se qeni ne zotërim te ndërtuesit te mjetit lundrues, te riparuesit dhe, ne çdo rast, kur sekuestrohet nga organet gjyqësore për shkaqe te tjera ose kur kapet rob.
Neni 344
Caktimi ose zëvendësimi
1. Caktimi ose zëvendësimi për një reklamim te siguruar nga një peng detar kërkojnë
përcaktimin e njëkohshëm ose zëvendësimin e pengjeve te tilla detare.
2. Reklamuesit qe mbajnë një peng detar mundet te mos zëvendësojnë për kompensim ne
pagese një pronar qe ka një kontrate sigurimi.
Neni 345
Shuarja e pengjeve detare me kalimin e kohës
1. Pengjet detare te vendosura ne nenin 340 shuhen:
a) kur mbi objektin vendoset një sekuestro gjyqësore për një vepër penale;
b) kur mjeti lundrues rrëmbehet;
c) kur mjeti lundrues shitet forcërisht;
ç) me kalimin e një viti nga vendosja e sekuestros, pavarësisht se nuk është shlyer detyrimi. 2. Periudha njëvjeçare qe referohet sipas shkronjës “ç” te pikës 1 fillon nga çasti i lindjes se
te drejtës se reklamimit.
3. Pengjet detare te përmendura ne nenin 341 shuhen me kalimin e 6 muajve nga lindja e se drejtës. Ne rastin e shitjes me mirëkuptim nga blerësi i mjetit lundrues, kjo periudhe fillon pas 60 ditëve nga data ne te cilën regjistrohet shitja.
KREU V
VEÇORI NE TRANSPORTIN E MALLRAVE TE RREZIKSHME DHE TE SUBSTANCAVE HELMUESE
Neni 346
Rastet e zbatimit
1. Përgjegjësia sipas këtij kreu lidhet me dëme te shkaktuara nga mallra te rrezikshme dhe
substanca helmuese gjate lundrimit, jashtë marrëdhënieve kontraktuale.
2. Përgjegjësia, sipas këtij kreu, nuk zbatohet për:
a) parashikimet qe nuk përputhen me skemën e kompensimit te punonjësve ose legjislacionin
për sigurimet shoqërore.
b) demet nga ndotja, siç parashikohet ne konventën përkatëse ndërkombëtare, pavarësisht se
kompensimi paguhet sipas konventës;
c) demet e shkaktuara nga materiale radioaktive te klasës 7, sipas kodit te mallrave te rrezikshme ne transportin detar, ose ne aneksin B te kodit te praktikes se shitjes për mallrat rifuxho solide.
3. Dispozitat e këtij kreu nuk zbatohen për mjetet lundruese dhe pajisjet ushtarake ose mjetet e tjera lundruese, qe operohen ose janë prone e shtetit dhe qe përdoren vetëm për shërbime jotregtare qeveritare.
Neni 347
Përgjegjësia e pronarit ose e operuesit
1. Pronari dhe operuesi i mjetit lundrues ne rastin e një incidenti janë përgjegjës për demet e shkaktuara nga substancat e rrezikshme dhe helmuese, qe kane lidhje me transportin e tyre detar ne bordin e një mjeti lundrues. Ne rast se incidenti qëndron ne një seri ngjarjesh te se njëjtës origjine, përgjegjësitë i shtohen pronarit dhe operuesit ne kohen kur ndodh ngjarja e pare.
2. Pronari ose operuesi nuk ngarkohen me asnjë përgjegjësi për një mjet lundrues ne rast se
ata provojnë se:
a) demi është rezultat i një veprimi armiqësor lufte, lufte civile, kryengritjeje ose dukurie
natyrore me karakter te jashtëzakonshëm, te paevitueshëm dhe te parezistueshem;
b) demi shkaktohet plotësisht nga një akt ose veprim i bere me qellim për te dëmtuar palët e
treta;
c) demi shkaktohet plotësisht nga neglizhenca ose akte te tjera te gabuara te çdo autoriteti qeveritar ose autoriteti tjetër përgjegjës për mirëmbajtjen e fenerëve dhe pajisjeve ndihmese për lundrimin gjate ushtrimit te këtyre funksioneve;
ç) defektet shkaktohen nga kontraktuesi ose çdo person tjetër, për shkak te dhënies se
njoftimeve qe fshehin natyrën gërryese dhe helmuese te substancave qe transportohen, te cilat:
i) kane shkaktuar dëme te plota ose te pjesshme;
ii) kane çuar pronarin ose operuesin ne humbjen e sigurisë, me kusht qe pronari, operatori
dhe shërbyesit ose agjentet e tij te kenë pasur dijeni ose duhej te dinin për natyrën gërryese dhe helmuese te mallrave te transportuara.
3. Ne rast se pronari ose operatori provojnë se demi ka ardhur plotësisht ose pjesërisht nga një akt i bere me qellim pë r te shkaktuar dëme nga personi qe e vuan demin ose nga neglizhenca e tij, pronari ose operatori mund te përjashtohen proporcionalisht nga përgjegjësia kundrejt personave te tille.
Neni 348
Incidente te dy ose me shume mjeteve lundruese
1. Kur demi është rezultat i një incidenti te shkaktuar nga dy ose me shume mjete lundruese, qe transportojnë substanca gërryese ose helmuese, çdo pronar ose operues, sipas nenit 347, është përgjegjës për demin. Ata janë se bashku përgjegjës për te gjitha demet qe nuk mund te veçohen logjikisht.
2. Pronaret dhe operuesit kane te drejtën e kufizimeve te përgjegjësive kundrejt secilit prej
tyre, sipas nenit 349.
3. Rregullat e këtij neni nuk janë pengese për pretendime te një pronari ose operuesi kundrejt
pronareve ose operuesve te tjerë.
Neni 349
Kufizimi i përgjegjësive
Përgjegjësitë për demet, sipas këtij neni, mund te kufizohen sipas kritereve te nenit 230 te këtij Kodi.
KREU VI
PRETENDIMET DETARE
Neni 350
Përkufizim
Me “Pretendime detare” kuptohen:
a) demet e shkaktuara nga çdo mjet lundrues ne përplasje ose nga shkaqe te tjera;
b) humbjet e jetës ose dëmtimet e shëndetit, te shkaktuara nga çdo mjet lundrues ose nga
veprimet e çdo mjeti lundrues;
c) kontrata e shpëtimit;
ç) marrëveshjet për përdorimin ose marrjen me qira te çdo mjeti lundrues, si carter ose te
tjerë;
d) marrëveshjet për transportin e mallrave ne çdo mjet lundrues te marre me cartera ose
ndryshe;
dh) humbjet e mallrave, duke përfshirë edhe bagazhet e transportuara me mjetin lundrues;
e) avaria e përgjithshme;
e) rebelimi ne anije;
f) rimorkimi;
g) pilotimi;
gj) mallrat ose materialet për operimin ose mirëmbajtjen e mjetit lundrues;
h) ndërtimi, riparimi ose pajisja e mjetit lundrues;
i) tarifat e dokut dhe pagesat;
j) pagat;
k) disbursmenti i kapitenit, duke përfshirë disbursmentet e bëra nga kontraktuesi, varteruesi
ose agjenti ne emër te mjetit lundrues ose pronarit te tij;
l) padia reale mbi mjetin lundrues;
ll) padia ndërmjet bashkëpronarëve te mjetit lundrues;
m) privilegjet ose hipoteka e mjetit lundrues.
Neni 351
Sekuestroja e mjetit lundrues
1. Për te siguruar shlyerjen e detyrimit për një pretendim detar, te përcaktuar ne nenin 350 te këtij Kodi, gjykata, me kërkesë te te interesuarit, mund te vendose vënien ne sekuestro te mjetit lundrues, prone e personit qe pretendohet si i detyruar ose e dhënë ne kontrate carter.
2. Një mjet lundrues i vene ne sekuestro për një pretendim detar nuk mund te vihet ne sekuestro për një shkak tjetër, edhe sikur vlera e mjetit lundrues te mbuloje te dy pretendimet ose te pretendohet me përsëritje nga i njëjti person.
3. Pretendimet për detyrime për një mjet lundrues mund te sjellin vënien ne sekuestro te çdo mjeti tjetër lundrues, te te njëjtit pronar ose ne operim nga i njëjti carterues.
Neni 352
Njoftimi i sekuestros nga gjykata
Gjykata, përveç njoftimit te subjekteve për sekuestron, sipas rregullave procedurale, duhet t’u
dërgojë kryesisht vendimin e sekuestros:
a) pronarit te mjetit lundrues ose agjentit te tij ne vendin ku ndodhet mjeti lundrues;
b) kapitenit te mjetit lundrues;
c) personave përgjegjës për pretendimet, për te cilat mjeti lundrues është ndaluar me vendim te gjykatës. Ne rast se personat përgjegjës janë me shume se një, vendimi duhet t’i drejtohet se paku njërit prej tyre;
ç) kapitanerisë se portit ku ndodhet mjeti lundrues.
Neni 353
Pasqyrimi ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese
Kapitaneria është e detyruar te pasqyroje vendimin e sekuestros se një mjeti lundrues shqiptar ne Regjistrin e Mjeteve Lundruese, ndërsa ne rastin e një mjeti lundrues te huaj, nëpërmjet kapitanerisë se përgjithshme, i përcjell organit kompetent te shtetit përkatës një kopje te vërtetuar.
Neni 354
Lirimi i mjetit lundrues
Gjykata qe ka vendosur sekuestron është kompetente për lirimin e mjetit lundrues, kur jepen siguri ose depozitime te mjaftueshme ne raport me pretendimet, me përjashtim te rasteve te pretendimeve detare te përcaktuara ne shkronjat “k” dhe “1” te nenit 350.
Neni 355
Njoftimi për shitjen e detyruar
1. Pas marrjes se kërkesës për ekzekutimin e vendimit te gjykatës për njohjen e detyrimit, për
te cilin ka qene vendosur sekuestroja, përpara zbatimit te vendimit, përmbarimi duhet t’ua njoftoje:
a) autoriteteve kompetente, ne shtetin ku mjeti lundrues është regjistruar;
b) te gjithë mbajtësve te hipotekave te regjistruara;
c) te gjithë mbajtësve te reklamimeve, siç përmendet ne nenet 340 dhe 341, kur ka dijeni për
to;
ç) pronareve sipas Regjistrit te Mjeteve Lundruese.
2. Njoftimi behet jo me vone se 30 dite përpara ekzekutimit te vendimit dhe duhet te përmbajë kohen dhe vendin e veprimit përmbarimor. Njoftimi shpallet se paku ne një gazete kombëtare dhe, nëse shihet e nevojshme nga gjykata qe kryen procedurat, shpallja behet edhe ne botime te tjera.
Neni 356
Pasojat e shitjes se detyruar
1. Ne shitjen e detyruar te një mjeti lundrues qe ka mbetur ne cekëtine ose është mbytur, duke ndjekur zhvendosjen nga autoritetet publike ne interes te lundrimit te sigurt ose te mjedisit, kostoja e zhvendosjes se tille paguhet jashtë procedimit te shitjes, përpara çdo pretendimi tjetër te siguruar nga një peng detar mbi mjetin lundrues.
2. Ne shitjen e detyruar te një mjeti lundrues qe është ne pronësi te një ndërtuesi ose riparuesi, i cili ka te drejtën e bllokimit, ky ndërtues ose riparues mjetesh lundruese mund t’ia dorëzojë blerësit pronësinë e mjetit lundrues, por ka te drejte te beje pretendime jashtë procedimit te shitjes, pas plotësimit te pretendimeve te mbajtësit te një pengu detar, te përmendur ne nenin 340 te këtij Kodi.
KREU VII
SIGURIMI
Neni 357
Rastet e përgjegjësisë për demin
Siguruesi përgjigjet për demin, qe rrjedh nga ndryshimi i detyruar i lundrimit. Ndryshimi i
detyruar i lundrimit vjen si pasoje:
a) e kohës se keqe;
b) e fatkeqësisë natyrore;
c) e sëmundjeve dhe epidemive ne portin e shkarkimit;
ç) e dhënies se ndihmës se shpëtimit ne det.
Neni 358
Përgjegjësitë e siguruesit
1. Siguruesi përgjigjet për shumat e shpenzuara për likuidimin e avarisë se mjetit te siguruar
ne kufijtë e caktuar ne kontratën e sigurimit.
2. Siguruesi nuk përgjigjet kur demi rrjedh për faj te kapitenit ose te anëtarëve te ekuipazhit.
Neni 359
Sigurimi ndaj te tretëve
Siguruesi përgjigjet për demet qe mjeti i siguruar u shkakton te tretëve. Ne rast se mjeti i siguruar mbytet ose humb përfundimisht funksionin e tij, siguruesi u zbret vlerën e demit te shkaktuar te tretëve nga vlera e përgjithshme qe paguan për humbjen e mjetit.
Neni 360
Sigurimi i mallrave për humbjet dhe dëmtimet
Sigurimi i mallrave qe transportohen me det behet për humbjet dhe dëmtimet gjate lundrimit. Humbja ose dëmtimi i mallit shkaktohet nga po ato rrethana qe dëmtojnë mjetet lundruese. Sigurimi i mallrave lind marrëdhëniet ndërmjet siguruesit e te siguruarit dhe trajtimi i tij rregullohet me dispozitat për mjetet lundruese.
Neni 361
Sigurimi i mallrave për humbjen e plote ose te pjesshme gjate kontratës se sigurimit
Siguruesi, ne sigurimin e qirasë te mjetit te lundrimit, përgjigjet për humbjen e plote ose te pjesshme te tij, brenda kufijve te kontratës se sigurimit.
Neni 362
Sigurimi i mallrave
Sigurimi i mallrave ne det fillon ne çastin e ngarkimit te pjesës se pare te tyre nga toka, ne mjetin lundrues dhe mbaron me vendosjen ne toke, ne portin e shkarkimit, te pjesës se fundit te tij. Kur afati i kontratës nuk i kalon 30 ditët dhe tejkalohet për shkaqe te justifikuara te mjetit, ai zgjatet deri ne vendosjen ne toke te sasisë se fundit te mallit. Kur afati i kontratës i kalon 30 ditët, ai skadon me kalimin e ditës se fundit edhe ne rast se mjeti ndodhet jashtë portit te destinacionit te mallit.
Neni 363
Detyrimet e kapitenit për sigurimin e masës se demit
Kapiteni i mjetit lundrues dhe ekuipazhi duhet te përpiqen te eliminojnë sa te jete e mundur masën e demit. Kjo vlere paguhet nga siguruesi pa tejkaluar kuotën e sigurimit te mallit ose te mjetit për demin qe ka ndodhur.
Neni 364
Heqja dore nga pronësia
I siguruari mund te heqë dore nga pronësia e mjetit te siguruar dhe t’ia kaloje atë siguruesit ne
rastet kur:
a) mjeti lundrues mbytet ose behet i pariparueshëm dhe i papërdorshëm;
b) shuma e shpenzimeve te riparimit te dëmeve te mbuluara nga siguruesi kalon tre te katërtat
e vlerës se përgjithshme te sigurimit te mjetit lundrues.
Neni 365
Sigurimi i pronësisë se mallrave
I siguruari mund te heqë dore nga pronësia e mallrave te siguruara dhe t’ia kaloje atë
siguruesit, ne rastet kur:
a) malli humbet tërësisht;
b) mjeti lundrues qe ka ngarkuar mallrat humbet pa lënë gjurme;
c) malli vonohet mbi tre muaj, duke qene i ngarkuar ne anijen qe pëson avari.
Neni 366
Vlera e zhdëmtimit
1. Kur vlera e zhdëmtimit nga siguruesi i kalon tre te katërtat e vlerës se përgjithshme te sigurimit te mallit te përcaktuar ne kontratën e sigurimit, ajo llogaritet duke zbritur shpenzimet e diferencave te pjesës se re mbi pjesën e vjetër, si dhe kontributet për avarinë e përgjithshme.
2. Ne llogaritjen e tre te katërtave përfshihen shpenzimet e rimorkimit, te shpëtimit, te pagave
te ekuipazhit, te furnizimit me ushqime dhe shpenzimet për riparime te përkohshme.
3. Ne rast se anija çohet për riparim ne një vend tjetër, llogaritja e tre te katërtave behet sipas
kritereve te mësipërme, mbi bazën e shpenzimeve te nevojshme për riparim ne vendin ku dërgohet.
4. Ne rast te riparimeve, kur kostoja e riparimit tejkalon tre te katërtat e vlerës, anija nuk mund te braktiset, por i siguruari gëzon te drejtën për te reklamuar humbjen pjesore, me kusht qe kjo humbje te mbulohet nga siguruesi.
Neni 367
Marrëdhëniet ndërmjet siguruesit dhe te te siguruarit
1. I siguruari mund te heqë dore nga qiraja dhe t’ia kaloje atë siguruesit ne rastet kur:
a) për te siguruarin humbet tërësisht e drejta e qirasë;
b) anija e marre me qira z hduket pa lënë gjurme.
2. Kur i siguruari dëshiron te heqë dore nga qiraja ose t’ia kaloje siguruesit pronësinë e mallit te mjetit, duhet ta njoftoje atë dy muaj përpara marrjes se vendimit. Njoftimi paraqitet me shkrim dhe ne te duhet te përcaktohet objekti i plote i siguruar.
Neni 368
Kalimi i te drejtës se pronësisë
Kalimi i te drejtës se pronësisë te siguruesi behet pa kushte. Siguruesi duhet te garantoje mbulimin e te gjitha humbjeve, si dhe detyrimet e te siguruarit ndaj te tretëve, pa kaluar vlerën e përgjithshme te sigurimit te objektit. Kalimi i te drejtave te pronësisë mbi objektet e siguruara behet ditën e mbarimit te afatit dymujor te njoftimit.
PJESA E TETE
KUNDERVAJTJET DHE SANKSIONET
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 369
Përkufizimi i veprave te kundërligjshme detare
1. Vepër e kundërligjshme detare është veprim i kundërligjshëm ne ujerat e brendshme, ne detin territorial, ne bregdet, ne porte dhe ne anije për sigurinë e lundrimit dhe mbrojtjen e jetës se njerëzve, rrethinave dhe trafikut ne det.
2. Procedurat për veprën e kundërligjshme detare kryhen sipas akteve ligjore, ne zbatim te këtij Kodi.
Neni 370
Komisioni i zbatimit te procedurave për veprën e kundërligjshme
1. Procedurat për veprën e kundërligjshme detare drejtohen nga një komision i ngritur ne kapitaneritë e porteve.
2. Ky komision mbulon një zone te caktuar ose edhe dy kapiteneri.
3. Përbërja e komisionit, mënyra e organizimit dhe e funksionimit te tij përcaktohen me urdhër te Ministrit te Transportit dhe Telekomunikacionit.
Neni 371
Apelimi i vendimit te komisionit
Vendimi i marre nga komisioni i kapitanerisë për veprën e kundërligjshme detare apelohet ne komisionin qendror ne ministrinë qe mbulon këtë fushe.
KREU II
SANKSIONET
Neni 372
Dënimi i një personi juridik te huaj për veprat e kundërligjshme te shkeljes se ujerave te brendshme dhe te detit territorial
1. Personi juridik i huaj dënohet me një gjobe prej 2 000 (dy mije) Eurosh ne kundërvlerën e
monedhës kombëtare për veprat e mëposhtme te kundërligjshme:
a) nëse një anije tregtare e huaj hyn ne ujerat e brendshme, pa pasur qellim hyrjen ne portet e hapura te Republikës se Shqipërisë, ose ne një port ku ndodhet kantieri detar, ne te cilin anija do te riparohet;
b) nëse jahti ose skafi i huaj lundron pa leje ne ujerat e brendshme te Republikës se Shqipërisë dhe nuk pranon te hyje ne port, për te marre lejen;
c) nëse një anije tregtare e huaj, qe lundron ne ujerat e brendshme me synimin për te arritur ne një port te Republikës se Shqipërisë, qe shpallet i hapur ose kur largohet nga një port për te lundruar ndërmjet porteve te hapura te Republikës se Shqipërisë, nuk përdor për këtë qellim vijat e caktuara për trafik;
ç) nëse një anije e huaj transporton sende ose persona ne ujerat e brendshme ose ne detin
territorial te Republikës se Shqipërisë pa lejen e institucioneve përkatëse;
d) nëse anija e huaj hyn ne ujerat e brendshme te Republikës se Shqipërisë pa leje;
dh) nëse anija e huaj hyn ne një zone te ndaluar ne ujerat e brendshme te Republikës se
Shqipërisë pa miratimin e institucioneve përkatëse;
e) nëse për arsye te forcës madhore ose avarie ne det anija e huaj ka hyre ne një vend rifuxho
ne ujerat e brendshme te Republikës se Shqipërisë pa njoftuar kapitanerinë e portit;
ë) nëse anija e huaj lundron ne zonën e sigurisë qe rrethohet nga pajisje ose instalime për eksplorimin apo shfrytëzimin e burimeve natyrore ose te burimeve te tjera ne zonën ekonomike apo ne shelfin kontinental te Republikës se Shqipërisë, ku lundrimi është i ndaluar;
f) nëse anija e huaj e peshkimit, qe po kalon ne ujerat e brendshme, ne detin territorial te Republikës se Shqipërisë peshkon, nuk lundron ne baze te vijave te caktuara detare ose gjate kalimit ndalon a qëndron ne spirance, ne ujerat e brendshme apo ne detin territorial te Republikës se Shqipërisë jo për arsye te forcës madhore ose te një avarie ne det, ose nuk ka treguar qarte shenjat e dukshme te peshkimit.
2. Personi i ndërmarrjes se huaj, përgjegjës për thyerjet e përmendura ne shkronjat “a” deri ne “f” te këtij neni, dënohet me gjobe prej 2 000 (dy mije) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
3. Kapiteni i anijes se huaj ose personi qe e zëvendëson dënohet me një gjobe prej 2000 (dy mije) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare për vepra te kundërligjshme detare te përmendura ne pikat e mësipërme te këtij neni.
Neni 373
Sanksionet për personat ligjore dhe përgjegjës kur qëndrojnë ne zona te ndaluara
1. Personi ligjor qe shfrytëzon anijen, i cili ka hyre ne zonën e ndaluar ne ujerat e brendshme ose lundron nëpërmjet një zone te ndaluar ne ujerat e brendshme, duke përbëre një vepër te kundërligjshme detare, sipas pikave te nenit 372 dënohet për veprën e kundërligjshme detare me një gjobe prej 2500 (dy mije e pesëqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
2. Personi përgjegjës, i punësuar ne ndërmarrje, dënohet me gjobe p rej 1200 (një mije e dyqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare për veprën e kundërligjshme, sipas pikës 1 te këtij neni.
3. Kapiteni i anijes ose çdo person tjetër qe vepron ne vendin e tij ne anije dënohet me një gjobe prej 1200 (një mije e dyqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare, sipas pikës 1 te këtij neni.
Neni 374
Sanksionet për personat qe kane prona private dhe për anijet e huaja ushtarake
1. Personi i angazhuar ne veprimtari me mjete lundruese ne pronësi private, i cili kryen veprime te kundërligjshme detare te përmendura ne piken 1 te nenit 394 te këtij Kodi dënohet me një gjobe prej 2 500 (dy mije e pesëqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
2. Kur ekuipazhi i anijes se huaj ushtarake, gjate kohës qe anija e tyre riparohet, largohet nga kufijtë e portit pa leje te institucioneve te ministrisë përgjegjëse për kontrollin e kalimit kufitar, dënohet me një gjobe prej 1 200 (një mije e dyqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
Neni 375
Sanksionet për vepra qe kryhen ne pronat detare
1. Personi ligjor dënohet me një gjobe prej 15 000 (pesëmbëdhjete mije) Eurosh, ose ne
kundërvlerën me monedhe kombëtare, për veprat e kundërligjshme detare te mëposhtme:
a) nëse përdor ose shfrytëzon pa leje një prone detare për qëllime tregtare;
b) nëse ndërton, bën shtesa ne një ndërtesë ose e rindërton atë ne pronën detare ose zgjeron
sipërfaqen tokësore ne drejtim te detit, duke e mbushur atë, pa miratimin e institucioneve
përgjegjëse;
c) nëse depoziton materiale ne det, ne bregdet pa miratimin e organeve përkatëse;
ç) nëse, ne rastet e forcës madhore ose te avarisë ne det dhe kur këto rrethana zgjasin, pengon
hyrjen e personave te tjerë ne pronën detare;
d) nëse, pa marre parasysh bllokimin, urdhëron ose lejon anijen te largohet, pa marre
parasysh faktin e mosdepozitimit te garancisë për demin e shkaktuar nga ndotja e detit.
2. Personat fizike dhe ata përgjegjës te punësuar te persona fizike ose juridike dënohen për vepra te kundërligjshme detare, te përmendura ne piken 1 te këtij neni me gjobe prej 5 000 (pese mije) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
Neni 376
Sanksionet për vepra te kundërligjshme ne porte
1. Personat fizike e juridike dënohen me një gjobe prej 2 000 (dy mije) Eurosh, ose ne
kundërvlerën me monedhe kombëtare, për këto vepra te kundërligjshme detare:
a) nëse gjate shkarkimit, transbordimit ose ngarkimit te mineraleve apo vajrave te ndryshme nuk janë marre masa për mbrojtjen efektive te shkarkimit, te rrjedhjeve te karburanteve ose masat e duhura për te parandaluar përhapjen e vajrave ne det.
b) nëse ne pronat de tare janë ndërmarrë veprimtari qe mund te vene ne rrezik jetën dhe shëndetin e njerëzve, qe mund te shkaktojnë dëme ndaj anijeve dhe pajisjeve te tjera ose te ndotin pronën detare;
c) nëse kane shkarkuar ne det mbeturina materialesh te forta, te lëngëta ose te gazta, duke
ndotur, si rrjedhim, pronën detare.
2. Personi përgjegjës ne institucionin ligjor te punës dënohet me një gjobe prej 1 200 (një mije e dyqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
Neni 377
Sanksionet për vepra te kundërligjshme ndaj kapitanerisë se portit
1. Kapiteni i anijes ose personat qe veprojnë ne vendin e tij dënohen me një gjobe prej 950 (nëntëqind e pesëdhjetë) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare, për veprat e kundërligjshme detare:
a) nëse injoron urdhrat e dhënë nga zyra e kapitanerisë se portit për te dale ne det për dhënie
ndihme anijeve ne flake ose ne rrezik te çdo lloji;
b) nëse, pa marre parasysh lajmërimin e zyrës se kapitanerisë se portit, largohet nga porti, duke neglizhuar faktin se nuk është depozituar garancia për mbulimin e demit te shkaktuar nga ndotja.
2. Kapiteni ose personi qe vepron ne vend te tij dënohet me një gjobe edhe për veprat e kundërligjshme detare, te përmendura ne shkronjat “a”, “b”, “c” dhe ” ” te nenit 375 te këtij Kodi.
Neni 378
Sanksionet ndaj pronareve ose drejtuesve te skafeve
Pronari ose drejtuesi i skafit dënohet me një gjobe prej 400 (katërqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare, për thyerjet e përmendura ne nenet 377 pika 1 shkronja “a” dhe 379 te këtij Kodi.
Neni 379
Sanksionet ndaj shtetasve për mosnjoftim
1. Shtetasi, i cili nuk njofton zyrën me te afërt te kapitanerisë se portit, ose organet përkatëse te zonës ku është ndotur prona detare, dënohet me gjobe prej 1 000 (një mije) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
2. Shtetasi, i cili kryen thyerjet e përmendura ne shkronjat “a”, “b” dhe “c” te nenit 375 te këtij Kodi dënohet me një gjobe me shumën e përmendur ne piken 1 te këtij neni.
Neni 380
Sanksionet ndaj kapitenit për mosdhënie ndihme
Kapiteni i anijes ose personi qe vepron ne vend te tij, për thyerjet e përmendura ne këtë Kod dhe qe nuk i jep ndihme anijes me te cilën është përplasur, dënohet me një gjobe prej 2500 (dy mije e pesëqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
Neni 381
Sanksionet ndaj shoqërive tregtare për mosdeklarimin e te dhënave te anijes
Shoqëria tregtare ose çdo person tjetër ligjor dënohet për vepra te kundërligjshme detare me një gjobe prej 2500 (dy mije e pesëqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare, për veprat e mëposhtme:
a) nëse ata nuk arrijnë te parashtrojnë kërkesën për rishikimin e tonazhit te anijeve shqiptare përpara përfundimit te rikonstruksionit, i cili ndryshon tonazhin bruto dhe neto te anijes, ose nuk arrin ta parashtroje këtë kërkesë me mbërritjen e anijes ne portin e pare shqiptar, kur rikonstruksioni është kryer ne një vend te huaj dhe tonazhi i anijes nuk është përcaktuar ne shtetin ku është bere rikonstruksioni, sipas këtij Kodi;
b) nëse fillojnë veprimtari tregtare ose vazhdojnë te kryejnë veprimtari tregtare me një anije, e cila nuk i ka te plota dokumentet e përshkuara ne këtë Kod dhe ne aktet nënligjore, te dala ne baze dhe për zbatim te këtij Kodi;
c) nëse angazhojnë me detyrën e kapitenit një person qe nuk ka dokumentet e duhura dhe ne mënyrë te veçante pasaportën e detarit;
ç) nëse anija nuk ka emër dhe nuk tregon emrin e portit te regjistrimit, ose nëse mjetet teknike lundruese dhe pajisjet lundruese nuk kane marketim dhe nuk mbajnë emrin e portit te regjistrimit apo edhe nëse e tregojnë këtë marketim, megjithëse nuk kane te drejte te veprojnë ne këtë mënyrë, po nuk paraqiten certifikatën e regjistrimit;
d) nëse nga mjetet lundruese te mbytura marrin sende te vlefshme, megjithëse nuk janë te
ngarkuara për te kryer një veprim te tille;
dh) nëse nuk marrin ne kohen e duhur masat e nevojshme te urdhëruara nga inspektori i
sigurisë se lundrimit.
Neni 382
Sanksionet ndaj kapitenit te anijes atomike
Veprimet e kundërligjshme detare nga kapiteni i një anijeje atomike ose personi qe vepron ne vend te tij ne portet shqiptare pa leje dënohen me një gjobe prej 2500 (dy mije e pesëqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
Neni 383
Sanksione për veprime te paligjshme te pilotimit dhe rimorkimit
Kapiteni i anijes se huaj ose personi qe vepron ne vend te tij dënohet me një gjobe prej 2 500
(dy mije e pesëqind) Eurosh për vepra te kundërligjshme detare si me poshtë:
a) nëse kryhet pilotimi ne ujerat e brendshme ose ne detin territorial te Republikës se
Shqipërisë;
b) nëse anija, pa miratimin e organeve përkatëse, përfshihet ne rimorkim, qe fillon dhe
mbaron ne portet shqiptare, pa prekur portet e huaja.
Neni 384
Sanksionet ndaj anijeve me karburant dhe çështje teknike
Veprat e kundërligjshme detare te mëposhtme dënohen me një gjobe prej 2 500 (dy mije e pesëqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare, kur:
a) kapiteni i anijes se huaj ose personi qe vepron ne vend te tij, për një anije qe transporton me shume se 2 000 tone karburant dhe qe nuk ka certifikatën e siguracionit ose siguri te tjera financiare, qe mbulojnë përgjegjësinë për demet e shkaktuara nga ndotja me karburant, kur hyjnë ose largohen nga portet e Republikës se Shqipërisë apo ngarkojnë ose shkarkojnë karburant ne këto porte pa marre brenda një kohe te caktuar masat e nevojshme te urdhëruara nga inspektori i sigurisë detare;
b) kapiteni i një anijeje shqiptare ose personi qe vepron ne vend te tij kryen vepra te
kundërligjshme si me poshtë:
i) nëse anija, megjithëse ka një stacion radioje, nuk realizon një dëgjim 24- orësh, ne
përputhje me rregullat e radiokomunikimit;
ii) nëse largohet nga porti me anije pa pasur numrin e duhur, te kualifikuar, te anëtarëve te
ekuipazhit;
iii) nëse nuk e drejton ai vete anijen kur siguria e kërkon një gjë te tille, sidomos gjate hyrjeve
ne porte, ne kanale a lumenj ose largohet nga ato;
iv) nëse ne caster e pengimit, te rrezikut te luftës ose krijimit te gjendjes se luftës ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe një shteti tjetër nuk ka marre masat me te domosdoshme, ne mbrojtje te anijes, personave dhe ngarkesës;
v) nëse anija, ne rastet e vendosjes se gjendjes se luftës me shtete te tjera, kur Republika e Shqipërisë është neutrale, është ne një port te një shteti armik apo i duhet te kaloje nëpërmjet ujerave te brendshme a detit territorial te një shteti armik, nuk ka kërkuar instruksione nga operatori i anijes dhe nuk ka mundur t’i marre këto instruksione nga organet përkatëse shqiptare;
vi) nëse gjate udhëtimit nuk mere masat e nevojshme ndaj anëtarëve te ekuipazhit, udhëtarëve ose personave te tjerë ne bord, te cilët kane kryer vepra kriminale, për te parandaluar ngjarjen e pasojave, dhe nuk i bën thirrje personit qe kryen veprën kriminale;
vii) nëse ai nuk njofton zyrën përgjegjëse te kapitanerisë se porteve;
viii) nëse nuk merr masat e duhura ose nuk i merr ato ne kohen e duhur, masa te cilat janë dhënë me urdhër te inspektorit te sigurisë detare.
Neni 385
Sanksionet për moszbatimin e rregullave te lundrimit nga ekuipazhi
Anëtarët e ekuipazhit te anijes ose ekuipazhi i një skafi, te cilët për një gabim ne detyre nuk janë ne gjendje te veprojnë ne përputhje me rregullat e lundrimit dhe, si rrjedhim, rrezikojnë sigurinë e trafikut, dëmtojnë anijen apo ngarkesën ose rrezikojnë sigurinë e udhëtarëve dhe anëtarëve te tjerë te ekuipazhit dënohen me një gjobe nga 300 (treqind) deri ne 2 500 (dy mije e pesëqind) Euro, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
Neni 386
Sanksionet për komunikim te kundërligjshëm
Kapiteni i anijes, kapiteni i anijes se huaj apo personi qe vepron ne vend te tij, ne rast se anija qe vjen nga jashtë komunikon me anijet e tjera dhe me personat fizike ose juridike ne breg, përpara se te marre praktiken e lire nga organet përgjegjëse te një porti, dënohen për kryerjen e një vepre te kundërligjshme detare me një gjobe prej 2500 (dy mije e pesëqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
Neni 387
Sanksionet për veprime te kundërligjshme gjate transportit
Kapiteni i anijes ose personat qe veprojnë ne vend te tij dënohen me një gjobe prej 2 500
(dymijë e pesëqind) Eurosh për veprat e kundërligjshme detare te mëposhtme:
a) nëse nuk lejojnë qe anija te lundroje brenda kufijve te përshkuar te lundrimit ose nëse ai
ndërmerr lundrim, për te cilën anija është vlerësuar me lundrueshmeri;
b) nëse transporton udhëtarë ne anije mallrash, qe nuk është anije udhëtarësh;
c) nëse merr ne bord një numër me te madh udhëtarësh nga ai i lejuar;
ç) nëse ngarkon me diferent, për shkeljen e rregullave te këtij Kodi;
d) nëse nuk ka dokumentet përkatëse për anijen, te përfshira ne këtë Kod dhe ne aktet ligjore
dhe nënligjore, ose kur nuk janë plotësuar te dhënat ne dokumentet e anijes;
dh) nëse refuzon t’u japë organeve përkatëse dokumentet e anijes dhe ditarët, kur i kërkohet
një gjë e tille;
e) nëse nuk është ne gjendje te kryeje ushtrime me barkat dhe ushtrime te tjera me pajisjet e
shpëtimit për diktimin, parandalimin dhe luftën kundër zjarrit, brenda një periudhe te caktuar kohe;
ë) nëse nuk mund te mbaje ne gatishmëri makineritë, instalimet dhe pajisjet ne bord ose neglizhon ne instalimet e sigurisë se anijes për imbarkimin dhe zbarkimin e udhëtarëve, ngarkesave te rrezikshme dhe ngarkesave te tjera, dhe imbarkimin e rregullt, sistemimin dhe zbarkimin e udhëtarëve;
f) nëse nuk është ne bord gjate lundrimit.
Neni 388
Sanksionet për veprimet e kundërligjshme e kapitenit
Kapiteni i anijes ose personi qe vepron ne vend te tij dënohet me një gjobe prej 2 000 (dy mije) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare, për veprat e kundërligjshme detare te mëposhtme:
a) nëse nënshkruan ne emër te një anëtari te ekuipazhit, i cili nuk ka ne pronësi një pasaporte detari ose një leje te nënshkruar;
b) nëse nuk ka përdorur masat e marra për shpëtimin e anijes ne rrezik, kur humbjet e anijes janë te pashmangshme dhe ai nuk arrin te marre masat e nevojshme për shpëtimin e ditarit te anijes, edhe pse situata ia mundëson, si dhe kur nuk merr masat për sigurimin e ditarëve te anijeve te tjera, te dokumenteve te tyre, te hartave te lundrimit dhe te shumës se parave ne arke;
c) nëse gjate lundrimit ndodh ne bord një ngjarje, e cila mund te rrezikoje sigurinë e anijes, te anijes se rimorkiuar apo te shtyre, ose një avari e jashtëzakonshme ne anije, ne anijen e rimorkiuar apo te shtyre, qe përfshin udhëtarët, persona te tjerë ose sende ne bord dhe ai mund te parashtroje një raport se bashku me ekstrakte nga ditari i anijes për organet përkatëse ne vend ose jashtë shtetit;
ç) nëse nuk lidhet me Regjistrin e Mjeteve Lundruese Shqiptare ose me organet përgjegjëse te
administratës detare për aksidentin apo defektin;
d) nëse nuk është ne gjendje te beje shënimet ne formën e përshkuar për faktin e lindjes a te vdekjes dhe te marrjes se depozitimit te fundit dhe t’u parashtroje organeve përkatëse ne portin e pare dhe ne shtetin e huaj, afër misionit ose konsullatës diplomatike te Republikës se Shqipërisë;
dh) nëse nuk mund te transmetoje përmes radiokomunikimit çdo rrezik te mundshëm për
sigurinë e lundrimit;
e) nëse nuk jep një raport për veprimet kriminale, te kryera ne anije gjate qëndrimit te saj ne një vend te huaj, te misionet konsullore ose diplomatike te Republikës se Shqipërisë ne portin e pare ose nëse nuk vepron me ekzekutuesin e veprimit kriminal, ne përputhje me instruksionet e misionit konsullor ose diplomatik qe takon;
ë) nëse nuk raporton institucionet për braktisje arbitrare ne një vend te huaj te ekuipazhit, te
cilët janë qytetare te Republikës se Shqipërisë;
f) nëse nuk bën shënimet ne ditarin e anijes ne kohen e duhur dhe standardin e dhënë për
ngjarjet, veprimet dhe masat e marra qe është i detyruar t’i shënojë ne te;
g) nëse nuk bën shënime ne ditarin e anijes për te pasqyruar arsyet perse nuk shkoi ne ndihme
te personave ne rrezik, apo për te ndërmarrë shpëtimin e anijes dhe te sendeve ne bord;
gj) nëse, megjithëse është i afte për te vepruar, nuk mund t’ua beje te qarte anijeve ne
përplasje emrin e portit te fundit te prekjes dhe portin për ku është drejtuar.
Neni 389
Sanksionet për hedhjen e mbeturinave dhe ndotjen
Anëtarët e ekuipazhit te anijes dënohen për vepra te kundërligjshme detare me një gjobe prej 2000 (dy mije) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare, nëse hedhin mbeturinat jashtë bordit ne kufijtë e ujerave te lundrueshme ose materiale qe mund te pengojnë a rrezikojnë lundrimin apo janë rrezik ndotjeje.
Neni 390
Sanksionet ndaj kontraktuesit dhe pronarit
1. Një person dënohet për një vepër te kundërligjshme de tare me një gjobe prej 2 500 (dymijë e pesëqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare, kur:
a) si kontraktor i anijes kryen thyerjen e përmendur ne shkronjën “c” te nenit 395 te këtij
Kodi;
b) si pronar i anijes kryen thyerjet e përmendura ne shkronjën “d” te nenit 381 te këtij
Kodi;
c) kryhen thyerjet e përmendura ne shkronjën “b” te nenit 381 te këtij Kodi;
2. Një person dënohet për një vepër te kundërligjshme detare me një gjobe 2 500 Eurosh, ose
ne kundërvlerën me monedhe kombëtare, kur:
a) si pronar anijeje kryen thyerjet e përmendura ne shkronjat “a”, “c” dhe “ç” te nenit
381 te këtij Kodi;
b) kryen thyerjet e përmendura ne nenin 376 te këtij Kodi.
Neni 391
Sanksionet parandaluese për ekuipazhin
Ne plotësim te gjobës për vepra te kundërligjshme detare, te përmendura ne shkronjën “b” paragrafi “i” te nenit 384 dhe ne nenet 380 dhe 385 te këtij Kodi, anëtarët e ekuipazhit te anijes ose te skafit, si mase parandaluese mund te pezullohen nga kryerja e te gjitha ose e disa punëve te mbuluara nga certifikatat e tyre ne çdo anije për një periudhe prej dy vjetësh.
Neni 392
Sanksionet për përsëritje te veprave te kundërligjshme
Ne plotësim te gjobës se përshkuar për vepra te kundërligjshme detare, te përmendura ne piken 1 shkronja “f” te nenit 372, personat ligjore te huaj janë objekt i masave parandaluese te konfiskimit te anijes dhe te pajisjeve te peshkimit:
a) nëse e njëjta anije ka kryer te njëjtën shkelje, për te cilën organet përgjegjëse ne Republikën e Shqipërisë kane vendosur një gjobe ose nëse kapiteni i anijes gjate pese vjetëve te fundit është dënuar për te njëjtat shkelje;
b) nëse peshkimi ose zënia e gjallesave te tjera detare kryhet me mjete te ndaluara ose te
kufizuara nga aktet ligjore dhe nënligjore ne fuqi ne Republikën e Shqipërisë;
c) nëse peshkimi ose zënia e gjallesave detare kryhet ne sezonet e ndaluara për këto lloj
gjallesash;
ç) nëse kapiteni i anijes ose anëtarët e ekuipazhit te anijes nuk zbatojnë urdhrin e institucionit te Republikës se Shqipërisë, te autorizuar për te ndaluar anijen, dhe bëjnë rezistence aktive ndaj personave qe kryejnë inspektimet ne anije ose kryejnë veprime te tjera, qe rrezikojnë jetën e njerëzve a te pronës.
Neni 393
Sanksionet për vepra te kundërligjshme ne zonën ekonomike dhe shelfin kontinental
1. Personat ligjore dënohen me një gjobe prej 19 000 (nëntëmbëdhjetë mije) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare:
a) nëse shfrytëzojnë ose eksplorojnë burimet natyrore ose burime te tjera te zonës ekonomike a shelfit kontinental te Republikës se Shqipërisë ne mënyrë te tille qe pengojnë pa arsye lundrimin, peshkimin, mbrojtjen e burimeve detare ose te bazave oqeanografike apo kërkimet shkencore, me interes publik;
b) nëse, ne kundërshtim me kushtet e përcaktuara nga ky Kod apo aktet e tjera ligjore ne zbatim te tij eksplorojnë ose shfrytëzojnë burimet natyrore dhe burimet e tjera ne zonën ekonomike a shelfin kontinental te Republikës se Shqipërisë;
c) nëse ata nuk shënojnë me drita te përhershme ose sinjale te tjera pajisjet ose instalimet qe nuk ndriçojnë ne zonën ekonomike a shelfin kontinental te Republikës se Shqipërisë për qëllime eksplorimi ose shfrytëzimi te burimeve natyrore apo te burimeve te tjera, ose nuk mund t’i zhvendosin këto instalime dhe pajisje kur pushojnë se shfrytëzuari apo nuk janë me ne veprim për qëllimet qe u ndërtuan, ose nuk arrijnë t’i bëjnë te njohura ne kohen e duhur te dhënat e nevojshme lidhur me to;
ç) nëse nuk marrin masat e duhura për mbrojtjen e detit, te shtratit te tij dhe te mjedisit detar nga mbeturinat helmuese kur eksplorojnë ose shfrytëzojnë burimet natyrore ne zonën ekonomike a ne shelfin kontinental te Republikës se Shqipërisë dhe ne zonat e sigurisë, te krijuara përreth pajisjeve dhe instalimeve për eksplorim ose shfrytëzim te burimeve natyrore ose burimeve te tjera ne këto zona;
d) nëse vendosin pajisje ose instalime për eksplorim ose shfrytëzim te burimeve natyrore a burimeve te tjera ne zonën ekonomike ose shelfin kontinental te Republikës se Shqipërisë, ne vendet ku mund te pengojnë përdorimin e kanaleve te lundrueshme ndërkombëtare.
2. Për veprimet e përmendura ne piken 1 te këtij neni dënohen edhe personat përgjegjës ne institucionin ligjor me një gjobe prej 1 200 (një mije e dyqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
Neni 394
Sanksionet ndaj shoqërive tregtare
1. Shoqëritë tregtare ose personale e tjerë ligjore dënohen me një gjobe prej 15 000
(pesëmbëdhjete mije) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare:
a) nëse nuk organizojnë kontrollin e punës qe parashikon sigurinë e lundrimit;
b) nëse nuk garantojnë kontrollin e vazhdueshëm, qe parashikon sigurinë e lundrimit;
c) nëse nuk zhvendosin nga kanalet e lundrueshme, me kërkesën e organeve përkatëse, mjetin lundrues te dëmtuar, te thyer ose te mbytur, i cili pengon apo rrezikon sigurinë e lundrimit, duke përbëre një rrezik te mundshëm ndotjeje.
2. Për veprimet e përmendura ne piken 1 te këtij neni dënohen edhe personat përgjegjës te shoqërive tregtare ose enteve te tjera ligjore, me një gjobe prej 1 200 (një mije e dyqind) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
Neni 395
Sanksionet ndaj shoqërive tregtare për mossigurim lundrimi
1. Shoqëritë tregtare ose enter e tjera ligjore dënohen me një gjobe prej 15 000
(pesëmbëdhjete mije) Eurosh, ose ne kundërvlerën me monedhe kombëtare, kur:
a) nuk mund te mbajnë shënimet e përshkruara për te dhënat e rëndësishme për sigurinë e
lundrimit;
b) nuk mund ta mbajnë portin ne kushtet qe garantojnë sigurinë e lundrimit;
c) nuk parashtrojnë për miratim dokumente teknike, ne mbështetje te te cilave është ndërtuar
ose rikonstruktuar anija.
2. Për veprimet e përmendura ne piken 1 te këtij neni, dënohet edhe personi përgjegjës i shoqërisë tregtare ose i enteve te tjera ligjore me një gjobe prej 1 200 (një mije e dyqind) Eurosh, ne kundërvlerën me monedhe kombëtare.
PJESA E NENTE
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT
Neni 396
Aktet ligjore për ruajtjen e kufirit dhe regjimin e lundrimit
Veprimtaria për ruajtjen e kufirit dhe regjimi i lundrimit ne hapësirën detare te Republikës se Shqipërisë rregullohet me aktet ligjore dhe nënligjore qe mbulojnë këtë fushe.
Neni 397
Aktet ligjore për peshkimin dhe akuakulturen
Veprimtaria për peshkimin dhe akuakulturen rregullohet me aktet ligjore dhe nënligjore
përkatëse.
Neni 398
Aktet ligjore për mjedisin
Veprimtaria për ndotjen e mjedisit detar përcaktohet ne aktet ligjore dhe nënligjore te veçanta për mjedisin.
Neni 399
Aktet ligjore për lundrimin turistik
Veprimtaria për lundrimin turistik rregullohet me akte nënligjore te përbashkëta ndërmjet ministrive qe mbulojnë fushat përkatëse, si dhe tarifat për llojin e lundrimit turistik qe ushtrohet.
Neni 400
Masat organizative për zbatimin e Kodit Detar
Organet shtetërore, sipas përgjegjësisë dhe detyrave te përcaktuara ne këtë Kod, gjate periudhës 1-vjeçare deri ne fillimin e efekteve juridike te tij, te marrin te gjitha masat e nevojshme për krijimin e organizmave dhe te strukturave, qe parashikohen për plotësimin e organikave, si dhe masat e tjera te nevojshme për zbatimin e tij.
Neni 401
Aktet nënligjore detare
Brenda dy vjetëve nga hyrja ne fuqi e këtij Kodi, ngarkohen organet përgjegjëse te përgatisin
aktet nënligjore si me poshtë:
a) Këshilli i Ministrave i Republikës se Shqipërisë miraton aktet nënligjore ne zbatim te
dispozitave te këtij Kodi, kur këto akte prekin interesat ndërministrore;
b) ministritë e ndryshme, te cilat drejtojnë llojet e ndryshme te veprimtarive detare, përpilojnë
urdhra, urdhëresa, udhëzime dhe rregulloret ne zbatim te dispozitave te këtij Kodi;
c) Kapitaneria e Përgjithshme e Porteve nxjerr urdhra, qarkore e udhëzime dhe merr vendime te formës se prere, te cilat kane fuqi detyruese për te gjitha subjektet detare. Kapiteni i porteve nxjerr edhe urdhra te brendshme për rregullimin e veprimtarisë se kapitanerive te porteve;
ç) kapitaneritë e porteve nxjerrin rregulloret për organizimin e veçante te trafikut detar, te manovrës, te hyrjes e daljes se mjeteve dhe te qëndrimit ne spirance. Këto rregullore miratohen nga Kapitaneria e Përgjithshme e Porteve.
Neni 402
Efektet e akteve ligjore e nënligjore ekzistuese
Aktet ligjore e nënligjore, qe lidhen me objektin e këtij Kodi, mbeten ne fuqi ose kane efekte për aq kohe sa nuk bien ne kundërshtim me te, deri ne daljen e akteve te reja ligjore e nënligjore, ne zbatim te Kodit Detar.
Neni 403
Hyrja ne fuqi
Ky ligj hyn ne fuqi me 1.7.2005.