Nëmbështetjetëneneve 78 dhe 83 pika 1 tëKushtetutës, me propozimin e KëshillittëMinistrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim trajtimin ekonomik e financiar të familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, kur punonjësit kanë humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës.

2. Familjet e shtetasve apo të punonjësve të strukturave të tjera shtetërore, të cilët humbin jetën për shkak të kryerjes së detyrave në ndihmë të strukturave të përmendura në pikën 1 të këtij neni, përfitojnë, në mënyrë të ngjashme, çdo ndihmë dhe trajtim të parashikuar nga ky ligj për punonjësit e këtyre strukturave. Përfitimet e ngjashme, për këtë kategori punonjësish, caktohen në bazë të pagës referuese të punonjësit dhe, për shtetasit, në bazë të pagës referuese të gradës më të lartë të rolit zbatues.

 

Neni 2

1. Fëmijët e punonjësve të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, që kanë humbur jetën në detyrë apo për shkak të saj, përfitojnë pension familjar të barabartë me pagën referuese të punonjësit në çastin e humbjes së jetës, deri kur secili prej fëmijëve të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe, pas kësaj periudhe, bashkëshortja/bashkëshorti dhe anëtarët e familjes në ngarkim përfitojnë pension familjar e suplementar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

2. Përfitimet, që jepen në përputhje me këtë nen, vendosen në vlerën 100 përqind të pagës, sa herë që paga, sipas së cilës është llogaritur ky përfitim, ndryshon.

 

Neni 3

Bashkëshortja/bashkëshorti, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, në çastin e humbjes së jetës së punonjësit të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, përfitojnë ndihmë të menjëhershme financiare jo më pak se 200 000 lekë.

 

Neni 4

Familjarëve në ngarkim të punonjësve të përmendur në nenin 1 të këtij ligji u jepet ndihmë e menjëhershme për përballimin e shpenzimeve të varrimit.

 

Neni 5

Shteti merr përsipër trajtimin me bursë të plotë për të gjithë fëmijët e punonjësve të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, të cilët kanë fituar të drejtën e ndjekjes së studimeve në institucionet publike shtetërore të arsimit të lartë brenda vendit.

 

 

Neni 6

Familjet e punonjësve të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, që kanë humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës, përfitojnë trajtim me përparësi për strehim, sipas kritereve dhe procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

 

Neni 7

Familjarëve dhe prindërve, me të cilët punonjësi bashkëjetonte para humbjes së jetës në krye të detyrës apo për shkak të saj, në ditën përkujtimore të punonjësit, u jepet ndihmë deri në një pagë mujore të gradë smë të lartë të nivelit zbatues.

 

Neni 8

1. Këshilli i Ministrave nxjerr aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.

2. Këshilli i Ministrave përcakton, me vendim, masën, kriteret dhe procedurat për ndihmën, trajtimin ekonomik dhe financiar, kompensimin për dëmtimet trupore dhes hpenzimet për rehabilitimin shëndetësor të kategorisë së punonjësve të plagosur në krye apo për shkak të detyrës, që u përkasin strukturave shtetërore të përcaktuara në nenin 1 të këtij ligji.

 

Neni 9
Shfuqizime

Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.552, datë 27.11.1999 “Për trajtimin ekonomik e financiar të familjeve të punonjësve të policisë, që humbin jetën ose plagosen për shkak të detyrës” dhe nr. 563, datë 13.10.2001 “Për dhënie ndihme të menjëhershme, për përballimin e shpenzimeve të shërbimit të varrimit”, si dhe çdoa kt tjetër, ligjor dhe nënligjor, që bien desh me këtë ligj, shfuqizohen në atë pjesë ku trajtohet kategoria e punonjësve që humbin jetën në kryea po për shkak të detyrës.

 

Neni 10

Hyrjanëfuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim