Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës,

me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1
Qëllimi


Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e shëndetit publik nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe ekspozimi i pavullnetshëm ndaj tymit të tyre.

Neni 2
Objekti

Objekt i këtij ligji janë:

a) përcaktimi i masave për kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit dhe mbrojtjen e
publikut nga dëmet nga ekspozimi i pavullnetshëm ndaj tymit të tyre;

b) përcaktimi i masave, që krijojnë premisa për ndërgjegjësimin e publikut për dëmet e duhanit dhe garantimin e një informimi efektiv dhe të vazhdueshëm të përdoruesve të produkteve të duhanit për këto dëme;

c) përcaktimi i masave për të parandaluar fillimin, për të nxitur dhe mbështetur ndërprerjen
e përdorimit dhe për të ulur konsumin e prodhimeve të duhanit.

 

Neni 3
Përkufizime

Për qëllim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Produkte duhani” janë produkte të prodhuara, tërësisht apo pjesërisht, nga gjethja e
duhanit, si lëndë e parë dhe që përdoren për t’u tymosur, thithur, përtypur ose nuhatur.

2. “Paketë ose pako” është çdo kuti ose qese e mbyllur, që përmban produkte duhani e që
shitet me pakicë.

3. “Katran” është kondensimi i thatë e i paholluar, pa nikotinë, i tymit që çlirohet gjatë
duhanpirjes.
4. “Nikotinë” janë alkaloide nikotinike helmuese, që gjenden në tymin e duhanit dhe që
veprojnë në sistemin nervor.

5. “Monoksidi i karbonit” është një lëndë kimike, që prodhohet gjatë djegies dhe çlirohet
me tymin e duhanit.

6. “Tregtim i produkteve të duhanit” janë importi dhe eksporti i produkteve të duhanit,
depozitimi për qëllime shitjeje dhe blerjeje.

7. “Pirje duhani” është ndezja, thithja dhe mbajtja në dorë e ndezur e çdo produkti duhani
që digjet.

8. “Reklamë e produkteve të duhanit” është çdo formë komunikimi, rekomandimi ose veprimi tregtar, -që ndikon në promovimin e një produkti duhani ose në nxitjen e përdorimit të duhanit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, përfshirë edhe sponsorizimin ose imazhin e një produkti duhani, duke përmendur emrin apo markën etj.

9. “Markë” është shenja dalluese, që u vihet produkteve të duhanit për të treguar llojin, cilësinë dhe prodhuesin e tyre, ku përfshihen emrat, shkronjat, numrat, shenjat figurative, kombinimet e ngjyrave apo të nuancave të tyre, si dhe ndërthurja e tyre.

10. “Sponsorizim duhani” është çdo formë kontributi për një ngjarje, veprimtari kulturore ose sportive apo për një individ, që çon ose mund të çojë në promovimin apo përdorimin e produkteve të duhanit në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo.

11. “Promovim i duhanit” është çdo lloj veprimtarie, ngjarje apo veprim, që ka për qëllim njohjen e publikut me produkte të reja të duhanit, që janë hedhur apo do të hidhen në treg.

12. “Mjedis publik” është një mjedis i mbyllur, i caktuar për qëndrime kolektive, si dhoma në ndërtesa, ku parashikohet të zhvillohen veprimtari në fushën e shëndetit, mirëqenies shoqërore, edukimit dhe trajnimit, tregtisë, sportit, ushqimit, artit dhe kulturës, si dhe salla pritjeje, dhoma konferencash, holle për mbledhjen e publikut, salla leksionesh, mjete të transportit publik, ashensorë etj.

13. “Mjedis pune” është çdo hapësirë e mbyllur, ku punonjësit ushtrojnë veprimtarinë dhe detyrat, për të cilat janë punësuar, si dhe salla mbledhjesh, korridore, shkallë, ashensorë, dhoma tualeti dhe çdo mjedis tjetër i mbyllur, që frekuentohet gjatë orarit të punës.

14. “Tavllë duhani/taketuke cigaresh” është një enë e vogël, ku shkundet hiri i produktit të
duhanit që po digjet dhe ku lihen bishtat e cigareve.

15. “Masat parandaluese të duhanpirjes” janë veprimtaritë sistematike, që synojnë të
sigurojnë mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, duke zgjatur jetën dhe përmirësuar cilësinë e saj.

6. “KNMSHPD” është Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e
Duhanit.
17. “ISO (Organizata Ndërkombëtare e Standardeve)” është një sistem referencash, sipas të cilave vendosen specifikimet dhe kriteret që duhet të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë klasifikimit të materialeve në industri dhe’ në furnizimin e prodhimeve, testimin dhe analizën, terminologjinë dhe ofrimin e shërbimeve.

 

KREU II
PARALAJMËRIMET E DETYRUARA SHËNDETËSORE NË PRODUKTET E DUHANIT

 

 

Neni 4

Në çdo njësi pakete apo paketimi të produkteve të duhanit duhet të ngurojnë mesazhe paralajmëruese për dëmet që shkakton në shëndet përdorimi i duhanit.Këto mesazhe duhet të jenë të shkruara në gjuhën shqipe, qartë, dukshëm dhe lexueshëm.Ato duhet të .zënë. 50 për qind ose më shumë të sipërfaqes së shfaqur, por jo më pak se 30 për qind të faqes kryesore.
Forma dhe teksti i mesazheve përcaktohen nga KNMSHPD-ja dhe riformulohen periodikisht.

 

Neni 5

1. Në paketat dhe pakot, që përmbajnë produkte d uhani, duhet të figurojnë, gjithashtu, të
– shkruara në gjuhën shqipe:

a) emri i produktit;

b) emri, adresa e prodhuesit dhe e mbajtësit të licencës;

c) numri i pjesëve të produktit të duhanit në pako apo paketë;

ç) sasia e nikotinës në tym;

d) sasia e katranit në tym;

dh) sasia e monoksidit të karbonit në tym.

2. Nëse produkti nuk është paketuar nga prodhuesi i tij, paketa duhet të përmbajë edhe emrin e paketuesit. Të dhënat e përmendura në pikat 1 e 2 të këtij neni duhet të zënë 10 për qind të sipërfaqes së jashtme të paketës dhe vendosen në faqet anësore të saj.

3. Ndalohen prodhimi në vend, importimi dhe tregtimi i produkteve të duhanit, që
përmbajnë më shumë se:

– 10 mg katran për cigare;

– 1 mg nikotinë për cigare;

– 10 mg monoksid karboni.

Testet për sasinë e katranit, nikotinës dhe monoksidit të karbonit duhet të kryhen në laboratorë të akredituar nga autoritetet përkatëse, duke u bazuar në standardet ISO.

 

Neni 6

Ndalohet shënimi mbi paketa ose pakot e produkteve të duhanit i shprehjeve, si: “me përmbajtje të ulët katrani”, “e lehtë”, “ultra e lehtë”, “e butë” apo terma, shenja, foto, vizatime dhe elemente të tjera të ngjashme, që kanë qëllim të krijojnë përshtypje të gabuar se një produkt duhani është më pak i dëmshëm për shëndetin se produktet e tjera.

 

Neni 7

Ministria e Shëndetësisë ka për detyrë të njoftojë publikun për nivelet e katranit, nikotinës dhe monoksidit të karbonit në prodhimin e produkteve të duhanit, për ndikimin e tyre në shëndet, si dhe për çdo efekt që shkakton ose mendohet se mund të shkaktojë varësi të përdoruesit ndaj produktit të duhanit.

 

Neni 8

Prodhuesit dhe/ose importuesit e produkteve të duhanit janë të detyruar të paraqesin në Ministrinë e Shëndetësisë, për produktet e duhanit që qarkullojnë në tregun vendas, si dhe për çdo rast kur prej tyre hidhet në treg një produkt i ri i duhanit, një listë të të gjithë përbërësve të përdorur në fabrikimin e produktit të duhanit dhe sasitë e tyre, arsyen apo qëllimin e përdorimit të këtyre përbërësve, si dhe të përcaktojnë funksionimin dhe kategorinë e përbërësve. Kjo listë duhet të shoqërohet me të dhëna toksikologjike, të disponueshme prej fabrikuesit apo importuesit, në lidhje me këta përbërës, në formë të djegur apo të padjegur , duke u shprehur në mënyrë të veçantë për efektet e tyre mbi shëndetin dhe duke vlerësuar çdo efekt që shkakton ose mendohet se mund të shkaktojë varësi të përdoruesit ndaj produktit të duhanit.

 

KREU III
MASAT KUFIZUESE PËR PËRDORIMIN E PRODUKTEVE TË DUHANIT

 

Neni 9

Ndalohet shitja ose furnizimi, për qëllime tregtimi, i produkteve të duhanit personave nën
moshën 18 vjeç.

Të gjitha pikat e shitjes duhet të pajisen me tabelë të dukshme dhe të lexueshme, ku të shkruhet:

“Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën 18 vjeç”.

 

Neni 10

Shitja e produkteve të duhanit:

a) në institucionet shëndetësore;

b) në institucionet arsimore;

c) në institucionet sportive;

ç) në makinat shitëse automatike;

d) me anë të vetëshërbimit;

dh) në rrugë nga shitësit ambulantë;

e) nëpërmjet shërbimit postar.

 

Neni 11

Ndalohet shitja me pakicë e produkteve të duhanit të pa paketuara ose me paketim të dëmtuar.

 

Neni 12

Ndalohet ofrimi falas i produkteve të duhanit nga subjektet që i prodhojnë, i importojnë ose i tregtojnë ato.

 

KREU IV
REKLAMA, PROMOVIMI DHE SPONSORIZIMI

 

Neni 13

Ndalohen reklama dhe promovimi i produkteve të duhanit nëpërmjet medies së shkruar, transmetimeve televizive e radiofonike dhe shërbimeve të shoqërive të informacionit.Ndalohen reklama dhe promovimi i çdo lloji dhe forme tjetër të produkteve të duhanit.
Ndalohet, për qëllime reklame apo promovimi, botimi i fotografive, vizatimeve etj., në të cilat shfaqen persona që pinë duhan dhe i imazheve që krijojnë përshtypje të gabuar te publiku për karakteristikat e produkteve të duhanit, efektet e përdorimit të tyre në shëndet, rreziqet dhe/ose dëmet.

Nuk përbëjnë reklamë dhe promovim të produkteve të duhanit librat teknikë, revistat dhe botimet e tjera profesionale për duhanin.

 

Neni 14

Ndalohet sponsorizimi i programeve radiofonike, televizive dhe i çdo veprimtarie tjetër nga shoqëri që kanë për objekt të veprimtarisë të tyre prodhimin, importimin apo tregtimin e produkteve të duhanit dhe kur ky sponsorizim ka për qëllim promovimin apo reklamën e produkteve të duhanit.

 

KREU V

MBROJTJA PREJ EKSPOZIMIT TË PAVULLNETSHËM NDAJ TYMIT TË DUHANIT

Neni 15

Ndalohet pirja e duhanit në:

a) mjediset e punës;

b) institucionet shëndetësore, me përjashtim të institucioneve të shëndetit mendor (vetëm për
pacientët);
c) institucionet arsimore;

ç) mjetet e transportit publik;

d) mjedise tregtare, bare, restorante, diskoteka dhe klubet e natës;

dh) mjedise të tjera publike.

Në mjediset/institucionet e mësipërme nxirret një rregullore e brendshme, ku theksohet ndalimi i pirjes së duhanit në këto mjedise dhe përcaktohet qartë personi, i cili do të jetë përgjegjës për ra stet e shkeljes së këtij ndalimi nga çdo person.

 

Neni 16

Pronari ose administratori i mjediseve të përcaktuara në nenin 15 të këtij ligji apo personi i caktuar prej tyre është përgjegjës për vendosjen e shenjave të dukshme, që tregojnë se pirja e duhanit në këto mjedise është e ndaluar, si dhe të heqë e të mos lejojë vendosjen e tavllave të duhanit në këto mjedise.

 

KREU VIORGANIZIMI I STRUKTURAVE TË MBROJTJES SË SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT

 

Neni 17

Pranë Ministrisë së Shëndetësisë ngrihet Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit
nga Produktet e Duhanit (KNMSHPD).Kryetar i KNMSHPD-së është Ministri i Shëndetësisë.
Mënyra e organizimit, e funksionimit, e përbërjes, si dhe masa e shpërblimit të anëtarëve të
Komitetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Neni 18

KNMSHPD-ja përgjigjet për:

a) orientimin e politikave dhe strategjisë për mbrojtjen e shëndetit të publikut nga produktet
e duhanit;

b) ri shikimin e akteve në fuqi për mbrojtjen e shëndetit të publikut nga produktet e duhanit
dhe propozimin për përmirësimin e ligjit;

c) propozimin e programeve dhe të projekteve, për të siguruar uljen e përdorimit të produkteve të duhanit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, monitorimin dhe vlerësimin e këtyre programeve dhe projekteve;

ç) orientimin e burimeve drejt programeve dhe projekteve, që synojnë uljen e përdorimit të
produkteve të duhanit dhe mbrojtjen e shëndetit prej tyre;

d) sigurimin e bashkëpunimit me institucione qeveritare dhe joqeveritare, brenda dhe jashtë
vendit, për politikat e kontrollit të duhanit;

dh) paraqitjen e raporteve vjetore pranë komisionit parlamentar përkatës.

 

KREU VII
KONTROLLI, MONITORIMI I ZBATIMIT TË LIGJIT DHE KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

 

Neni 19

Kontrolli për zbatimin:

a) e neneve 4, 5 dhe 6 është përgjegjësi e Inspektoratit Sanitar Shtetëror, administratës doganore dhe Policisë Tatimore. Në rastet kur këto institucione zhvillojnë kontrolle të përbashkëta, ato duhet të bashkërendojnë punën për këtë qëllim;

b) e nenit 9 është përgjegjësi e Policisë Tatimore;

c) e shkronjave “a”, “b” dhe “e” të nenit 10 është përgjegjësi e Inspektoratit SanitarShtetëror, ndërsa e shkronjave “ç”, “d” e “dh” të këtij neni është përgjegjësi e Policisë Tatimore;

ç) e neneve 11, 12, 13 dhe 14 është përgjegjësi e Policisë Tatimore;

d) e neneve 15 dhe 16 është përgjegjësi e Inspektoratit Sanitar Shtetëror, policisë bashkiake ose komunare, sipas territorit të juridiksionit të tyre. Në rastet kur zhvillojnë kontrolle të përbashkëta, ato bashkërendojnë punën për këtë qëllim.

Ngarkohet Inspektorati Sanitar Shtetëror, i cili vepron në mbështetje të ligjit nr.7643, datë 2.12.1992 “Për Inspektoratin Sanitar Shtetëror”, të ndryshuar, për monitorimin e zbatimit të këtij ligji.

 

Neni 20

Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje
administrative dhe dënohen si më poshtë:

a) shkelja e nenit 4, e nenit 5 pika 1 shkronjat “ç”, “d” e “dh” dhe pika 3, si dhe e nenit 6 dënohet me konfiskim, asgjësim të mallit dhe 5 000 000 (pesë milionë) lekë gjobë, sipas rastit, për importuesin e produktit apo prodhuesin vendas;

b) shkelja e nenit 9 dënohet me konfiskim të produkteve të duhanit dhe 100 000 (njëqind
mijë) lekë gjobë për subjektin shitës me shumicë apo pakicë të produkteve të duhanit;

c) shkelja e nenit 10 dënohet me konfiskim të produkteve të duhanit dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë gjobë, sipas rastit, subjektit shitës me pakicë ose pronar i veprimtarisë së parashikuar në shkronjat “ç”, “d” dhe “e” të nenit 10;

ç) shkelja e nenit 11 dënohet me konfiskim të produkteve të duhanit dhe 20 000 (njëzet
mijë) lekë gjobë për shitësin me pakicë;

d) shkelja e nenit 12 dënohet me konfiskim të produkteve të duhanit dhe 100 000 (njëqind
mijë) lekë gjobë, sipas rastit, subjektit prodhues, importues apo tregtues, që ka kryer shkeljen;

dh) shkelja e nenit 13, paragrafi i parë dhe i dytë, dënohet me 3 000 000 (tre milionë) lekë gjobë për pronarin e veprimtarisë së reklamës, medies së shkruar, transmetimit televiziv, radiofonik apo të shërbimit të shoqërisë së informacionit;

e) shkelja e nenit 14 dënohet me 3 000000 (tre milionë) lekë gjobë për subjektin prodhues,
importues apo tregtues të produkteve të duhanit, që ka kryer shkeljen;

ë) mospërmbushja e detyrimeve të parashikuara në paragrafin e parë të nenit 16 nga pronari/administratori apo personi i caktuar përgjegjës prej tyre dënohet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë gjobë për pronarin/administratorin e mjediseve apo personin e caktuar’ prej tyre.

Sanksionet për kundërvajtjet administrative, të parashikuara më sipër, ekzekutohen menjëherë.Ankimi për to bëhet në përputhje me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për ndërvajtjetadministrative”, të ndryshuar.

 

Neni 21

Paragrafi i tretë i nenit 19/a dhe paragrafi i tretë i nenit 19/b të ligjit nr.8691, datë 16.11.2000 “Për prodhimin dhe tregtimi e duhanit dhe të cigareve”, të ndryshuar, shfuqizohen.

 

Neni 22

Ngarkohet Këshilli i Ministrave qe në zbatim të neneve 17 e 19, të nxjerrë akte nënligjore në zbatim të këtij ligji.

 

Neni 23

Ky ligj hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa zbatimi i nenit 6 të këtij ligji i shtrin efektet nga data 1 janar 2009.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim