Ne mbështetje te neneve 40, 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

 

KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

 

Neni 1
Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon procedurat për realizimin e te drejtave për arsimimin, punësimin, kujdesin shëndetësor e shoqëror, strehimin dhe bashkimin familjar te personave, qe kane përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë.

 

 

Neni 2
Subjektet përfituese te ligjit

1. I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, ne mbështetje te ligjit nr. 8432, date 14.12.1998 “Për azilin ne Republikën e Shqipërisë”, është subjekt i dispozitave te përcaktuara ne këtë ligj, përveç rasteve te kufizimeve te parashikuara me ligj.

2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen dhe për azilkërkuesit për aq sa nuk bien ne kundërshtim me kufizimet e përcaktuara nga legjislacioni ne fuqi.

 

Neni 3
Zbatimi i ligjit për te huajt ne mbrojtje te përkohshme, ne raste fluksesh massive

1. Për te huajin ne mbrojtje te përkohshme, ne raste fluksesh masive, dispozitat e këtij ligjizbatohen për aq sa nuk bien ne kundërshtim me parashikime te tjera ligjore, nëpërmjet nxjerrjes se vendimeve përkatëse nga Komisioni Kombëtar për Refugjatet.

2. Çdo ministër nxjerr udhëzim për trajtimin e te huajve ne mbrojtje te përkohshme, ne rastefluksesh masive, brenda përgjegjësive dhe drejtimeve te ministrisë qe drejton.

 

Neni 4
Përgjegjësitë

1. Zyra për Refugjatet, e krijuar me ligjin nr. 8432, date 14.12.1998 “Për azilin ne Republikën e Shqipërisë”, është përgjegjëse për zbatimin e te drejtave për te huajin, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, sipas parashikimeve te këtij ligji dhe akteve te tjera përkatëse.

2. Institucionet shtetërore te përcaktuara ne këtë ligj, janë te detyruara te kryejnë veprimet përkatëse me paraqitjen e dokumenteve dhe plotësimin e kërkesave te parashikuara nga ligji dhe aktet nënligjore, te nxjerra ne zbatim te tij.

 

KREU II
ARSIMIMI DHE KUALIFIKIMI

 

 

Neni 5
E drejta për arsimim

I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, gëzon te drejtën e arsimimit ne institucionet publike njëlloj si shtetasi shqiptar.

Neni 6

Arsimimi parauniversitar

1. Institucionet arsimore publike parauniversitare janë te detyruara te regjistrojnë te huajin, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, me paraqitjen nga vete kërkuesi te dokumentevepërkatëse, te përcaktuara ne nenin 39 te këtij ligji, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe.
2. Ministri i Arsimit dhe i Shkencës përcakton, me një udhëzim te veçante, kriteret e vlerësimit te nivelit te arsimimit te te huajit, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë. Vlerësimi behet nga drejtoria arsimore ne nivel vendor, qe mbulon institucionin ne te cilin kërkon te regjistrohet i huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë.

 

Neni 7
Mësimi i gjuhës shqipe

Zyra për Refugjatet organizon kurse te gjuhës shqipe, te edukimit qytetar dhe kurse kualifikimi për te huajt, qe kane përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë.

 

Neni 8
Mbulimi i shpenzimeve nga Zyra për Refugjatet

Zyra për Refugjatet mbulon shpenzimet qe rrjedhin nga arsimimi dhe kualifikimi ne njëinstitucion shqiptar te arsimit ose te trajnimit, te sistemit parauniversitar, jashtë shpenzimeve te zakonshme publike, te parashikuara për këtë institucion, kur ka dhënë me pare pëlqimin për to ose ka lidhur një marrëveshje, ne rastet kur:

a) një grup i veçante i çerdhes, grup klase ose godine është organizuar për fëmijët refugjate
dhe kur nxënësit nuk studiojnë bashke me nxënësit shqiptare;

b) organizimi i një programi te veçante për mësimin behet i nevojshëm për shkak te mësimit
te fëmijëve ne gjuhen amtare;

c) për shkak te mësimit te gjuhës shqipe.

 

Neni 9
Arsimimi universitar

1. I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, ka te drejte te konkurroje përarsimin e larte, sipas kritereve te përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

2. Zyra për Refugjatet mund te mbuloje shpenzimet, qe rrjedhin nga arsimi i larte, për fakultet te pare te te huajit qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë. Mbulimi i shpenzimeve përfshin periudhën kohore, qe parashikohet për marrjen e diplomës përkatëse.

3. Shuma e shpenzimeve dhe kriteret për dhënien e kësaj mbështetjeje përcaktohen nga Zyra,sipas rregullave qe zbatohen për studentin shqiptar qe përfiton burse.

4. I huaji i interesuar, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, i paraqet Zyrës përRefugjatet një kërkesë, se cilës i bashkëlidhet një rekomandim nga drejtuesi i institucionit përkatës dhe një certifikate pranimi.

5. Kusht për pagesën e përfitimit te caktuar është qe studenti, deri ditën e fundit te shtatorit dhe shkurtit te çdo viti, te provoje se studion ne institucionin e arsimit te larte dhe ka shlyer detyrimet nd aj programit mësimor.

 

KREU III

PUNESIMI

 

Neni 10

E drejta për pune

I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, ka te drejtën për një leje pune te posaçme, qe nga çasti i marrjes se statusit. I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, gëzon te njëjtat mundësi ligjore ne tregun e punës sikurse shtetasi shqiptar.

 

Neni 11

Leja e punës

1. Drejtoria e Migracionit ne Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale pajis me leje pune te huajin, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, me kërkesën e këtij te fundit, te dërguar nëpërmjet zyrës për Refugjatet.

2. Për marrjen e lejes se punës plotësohet një formular i veçante, i miratuar nga Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale. Formulari tërhiqet pranë Drejtorisë se Migracionit ose pranë zyrës për Refugjatet.

 

Neni 12

Paraqitja e dokumentacionit

Zyra për Refugjatet e asiston te huajin, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, ne plotësimin e formularit për marrjen e lejes se punës se posaçme. Dërgimi i formularit se bashku me dokumentet përkatëse ne Drejtorinë e Migracionit behet nga zyra brenda 10 ditëve nga plotësimi i formularit. Koha e shqyrtimit te dokumentacionit është deri ne 15 dite nga data e depozitimit te kërkesës.

 

Neni 13
Karakteristikat e lejes se punës

1. Leja e posaçme e punës ka, përveç te tjerave, këto karakteristika:

a) jepet për një afat kohor deri ne 5 vjet dhe ripërtërihet ne përfundim te këtij afati, me
kërkesën e personit te interesuar;

b) shtrihet ne te gjithë territorin e Republikës se Shqipërisë;

c) përfshin te drejtën e vetëpunësimit.

2. Leja e punës për te huajin, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, jepet pa kundervlefte.

 

Neni 14
Regjistrimi pranë zyrës se punësimit

I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, regjistrohet pranë zyrës se punësimit, ku ka vendbanimin.

 

 

KREU IV
TRAJTIMI SOCIAL

 

Neni 15
E drejta për trajtim social

1. I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, gëzon te drejtën e trajtimit social
njëlloj si shtetasi shqiptar, ne përputhje me legjislacionin përkatës.

2. Ne kuptim te këtij ligji, me trajtim social kuptohen:

a) sigurimet shoqërore;

b) përkrahja sociale;

c) sigurimet shëndetësore.

 

Neni 16
Sigurimet shoqërore e shëndetësore

I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, i punësuar dhe i siguruar, gëzon te drejtën për te përfituar nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore te detyrueshme, ne përputhje me ligjin nr. 7703, date 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë”, dhe nr. 7870, date 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore ne Republikën e Shqipërisë”.

 

 

Neni 17
Përkrahja sociale

1. I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, ka te drejtën e përkrahjes sociale,
ne formën e ndihmës ekonomike, brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit për përfitimin e azilit.

2. Kjo ndihme jepet për familjen e te huajit, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë,
te cilit i mungojnë krejtësisht te ardhurat dhe mjetet e jetesës ose i ka ato te pamjaftueshme.

3. Procedurat dhe kriteret për vlerësimin e nivelit te ndihmës, mungesës se te ardhurave dhe burimeve materiale për te përfituar ndihme ekonomike, si dhe sasia minimale e pagesës se kësaj te fundit përcaktohen me udhëzim te përbashkët te Ministrit te Punës dhe te Çështjeve Sociale dhe ministrit përkatës, nga varet Zyra për Refugjatet.

4. I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, për sa kohe trajtohet ne qendrat për refugjatet nuk përfiton ndihme ekonomike. Përjashtim behet vetëm ne çaste te veçanta, te përcaktuara ne udhëzimin e përbashkët te te dy ministrave.

 

 

Neni 18
Mbajtja e dokumentacionit dhe shpërndarja e ndihmës ekonomike

1. Zyra për Refugjatet është përgjegjëse për mbajtjen e dokumentacionit dhe për shpërndarjen e ndihmës ekonomike personit përfitues. Kjo zyre duhet t’u raportoje ministrave përkatës për mënyrën e shpërndarjes se ndihmës ekonomike, te paktën një here ne vit.

2. Vendimi për dhënien e ndihmës ekonomike merret nga zyra, sipas kritereve te vlerësimit,
te përcaktuara ne nenin 17 te këtij ligji.

3. Zyra për Refugjatet ka detyre t’i propozoje ministrit përkatës, nga varet zyra, buxhetin e
shpenzimeve për ndihmën ekonomike.

 

Neni 19
Përfitimi nga ligji për ndihmën dhe përkujdesjen shoqërore

I huaji qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë është subjekt i nenit 4 pika 2 te ligjit nr. 7710, date 18.5.1993 “Për ndihmën dhe përkujdesjen shoqërore”, ku afati 10-vjeçar, i parashikuar ne këtë rast, llogaritet qe nga çasti i aplikimit, sipas dokumentacionit përkatës, te mbajtur nga zyra për Refugjatet.

 

 

Neni 20
Vendosja ne institucionet e përkujdesjes

1. I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë e qe përmbush kriteret e legjislacionit ne fushën e përkujdesjes shoqërore, mund te vendoset ne institucionet publike te përkujdesjes.

Dokumentacioni i pranimit ne këto institucione hartohet nga Zyra për Refugjatet, sipas te dhënave te mbajtura ne regjistrat e kësaj Zyre dhe miratohet nga Komisioni Qendror pranë Shërbimit Social Shtetëror.

2. Zyra për Refugjatet mund te lidhe kontrata për trajtimin e te huajit, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, me institucione jopublike te përkujdesjes shoqërore, qe administrohen nga organizata jofitimprurëse te licencuara, nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale dhe qe e ushtrojnë veprimtarinë e tyre, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.

 

 

Neni 21
Sigurimet shoqërore e shëndetësore suplementare

I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, ka te drejte ta siguroje veten dhe familjen e vet me skema te sigurimeve suplementare, shoqërore e shëndetësore, për mjekimet me kosto te larte, qe nuk mbulohen nga sigurimet e detyrueshme ose përfitime te tjera shtese, sipas legjislacionit ne fuqi.

 

KREU V
PERFITIMI I STREHIMIT

 

Neni 22
E drejta për strehim

I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, ka te drejte te gëzojë mundësitë ligjore për përfitimin e strehimit, si shtetas shqiptar.

 

Neni 23
Strehimi ne qendrat për refugjatet

I huaji, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, ne mungese te mundësive te veta për strehim, ka te drejte te qëndrojë ne qendrat për refugjatet ose ne ato te strehimit te përkohshëm.

 

 

Neni 24
Ndihma ne strehim, nëpërmjet pagesës se pjesshme te qirasë

Zyra për Refugjatet, për te huajin, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, mund te mbuloje pjesërisht shumën e qirasë për strehimin e tij. Përfitimi mund te jepet për një periudhe gjashtëmujore. Me kërkesë te personit, periudha e përfitimit mund te shtyhet edhe për gjashte muaj te tjerë. Shuma e përfitimit mund te jete deri ne 50 për qind te vlerës se qirasë se përcaktuar ne kontrate ose te shpenzimeve te strehimit.

 

Neni 25
Kriteret për përcaktimin e shumës se përfitimit

Ne përcaktimin e shumës se përfitimit dhe te kushteve te dhënies se përfitimit duhet te merren parasysh: te ardhurat e personit, gëzimi nga ana e tij e ndonjë te drejte qe i siguron sasi te hollash ne mënyrë periodike, veprimtaria fitimprurëse, si dhe rrethanat familjare. Kërkesa për strehim duhet te jete brenda kritereve te nevojës për strehim sikurse ajo qe përfiton edhe shtetasi shqiptar. Kriteret për dhënien e kësaj ndihme dhe për shumën e përfitimit përcaktohen nga ministri përkatës nga varet Zyra për Refugjatet.

 

 

KREU VI
PROCEDURAT PER BASHKIMIN FAMILJAR PER PERSONIN QE KA PERFITUAR AZIL NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

 

Neni 26
Përfituesi nga e drejta e bashkimit familjar


1. Personi, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë ka te drejte te kërkojë bashkim familjar me bashkëshortin ose bashkëshorten, fëmijët e pamartuar nen moshën 18 vjeç ose ndonjë person tjetër ne ngarkim te tij.

2. Fëmija i pashoqëruar, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, ka te drejte te kërkojë bashkim familjar me prindërit, motrat, vëllezërit, njerkun, njerkën, anëtarë te tjerë te familjes, te cilët bashkëjetojnë me te ligjërisht, ose qe janë te mitur dhe te pamartuar. Kur këta persona te familjes, te shkalles se pare, ne vije te drejtpërdrejtë nuk mund te gjenden, fëmija i pashoqëruar ka te drejte te kërkojë bashkim familjar me kujdestarin ligjor ose me ndonjë te afërm tjetër, jo ne vije te drejtpërdrejtë.

3. Ne rast te një martese poligame, kur një nga bashkëshortët e aplikantit jeton me te ne Republikën e Shqipërisë, organet përkatëse nuk autorizojnë hyrjen, qëndrimin dhe dhënien e bashkimit familjar te bashkëshortit ose bashkëshortes tjetër dhe as te fëmijëve te këtij bashkëshorti ose bashkëshorteje, pa paragjykuar dispozitat e Konventës “Mbi te drejtat e fëmijës” te vitit 1989.

4. Ne rast te një martese poligame, kur bashkëshortët jetojnë jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë, aplikanti ka te drejte te kërkojë bashkim familjar me bashkëshortin ose bashkëshorten e martesës se pare dhe me fëmijët e këtij bashkëshorti ose bashkëshorteje, sipas përcaktimeve te pikës 1 te këtij neni.

 

 

Neni 27
Interesi me i mire i fëmijës

Gjate shqyrtimit te një aplikimi, Zyra për Refugjatet, Komisioni Kombëtar për Refugjatet dhe gjykatat përkatëse kane parasysh interesin me te mire te fëmijës, ne përputhje me Konventën “Mbi te drejtat e fëmijës” te vitit 1989.

 

 

Neni 28
Refuzimi i kërkesës për bashkim familjar

1. Autoritetet përkatëse mund te refuzojnë një aplikim për bashkim familjar, për arsye te sigurisë publike, sigurisë kombëtare dhe shëndetit publik. Arsyet për sigurinë publike ose sigurisë kombëtare bazohen ekskluzivisht ne sjelljen personale te anëtarit te familjes qe merret ne shqyrtim.
2. Aplikimi për bashkim familjar mund te refuzohet edhe ne rrethanat e mëposhtme:

a) kur nuk përmbushen kushtet e përcaktuara nga ky ligj;

b) kur aplikanti dhe anëtari ose anëtarët e familjes se tij ne vendin pritës gjate qëndrimit ne
vendin e origjinës, nuk kane jetuar ne marrëdhënie te plota martesore ose familjare;

c) kur vërtetohet se janë paraqitur te dhëna te pavërteta a çorientuese, dokumente te
falsifikuara, janë përdorur mashtrime ose mjete te tjera te kundërligjshme;

ç) kur provohet se martesa ose birësimi janë bere me qëllimin e vetëm për t’i mundësuar
personit te interesuar hyrjen dhe qëndrimin ne Shqipëri.

3. Zyra për Refugjatet mund te ndërmarrë kontrolle te veçanta, kur ka arsye te dyshoje se ka
te beje me njërën nga rrethanat e parashikuara ne piken 2 te këtij neni.

 

Neni 29
Procedurat administrative gjate shqyrtimit te aplikimit

Gjate procedurave, qe lidhen me paraqitjen e aplikimit për bashkim familjar, shqyrtimin e aplikimit, hetimet e rasteve konkrete nga Zyra për Refugjatet, afatet e marrjes se vendimit për
aplikimin, njoftimin e aplikimeve dhe apelimin ne Komisionit Kombëtar për Refugjatet, te rregulluara ne nenet 30 – 34 te këtij ligji, zbatohen dispozitat përkatëse te Kodit te Procedurave Administrative, për aq sa këto procedura nuk marrin rregullim te posaçme nga ky ligj.

 

Neni 30
Paraqitja e aplikimit për bashkim familjar

1. Personi, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, paraqet aplikimin për bashkim familjar ne Zyrën për Refugjatet dhe plotëson një formular te veçante aplikimi. Ky formular përfshin te dhënat biografike te personit, me te cilin kërkohet bashkimi familjar dhe te dhëna për lidhjen familjare me aplikantin.

2. Personi, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, ka te drejtën te kërkojë bashkim
familjar pas vendimit përfundimtar te dhënies se statusit ne Shqipëri.
3. Formulari i aplikimit duhet te shoqërohet me dokumentet e udhëtimit te anëtarëve te familjes dhe me prova te dokumentuara te lidhjes familjare te aplikantit me personin ose personat, me te cilin a te cilët kërkohet bashkimi familjar.

4. Kur një aplikant, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, nuk mund te paraqesë prova te dokumentuara te lidhjes familjare, zyra për Refugjatet merr parasysh te tjera te dhëna ekzistuese për lidhjen familjare. Një vendim refuzimi ndaj aplikimit ne këtë rast nuk mund te bazohet vetëm ne faktin e mungesës se provave te dokumentuara.

 

Neni 31
Shqyrtimi i aplikimit

1. Për përfitimin e te dhënave për ekzistencën e një lidhjeje familjare, zyra për Refugjatet mund te kryeje intervista me aplikantin dhe anëtarët e tij te familjes dhe te beje hetime, qe vlerësohen te nevojshme. Zyra për Refugjatet regjistron te gjitha te dhënat e përfituara.
2. Gjate procedurës për përfitimin e bashkimit familjar, aplikanti mund te ndihmohet, këshillohet ose te përfaqësohet nga një avokat.

 

Neni 32

Afati për marrjen e vendimit, apelimi ne Komisionin Kombëtar për Refugjatet, ankimi ne gjykate

1. Vendimi për aplikimin për bashkim familjar ne Zyrën për Refugjatet merret jo me vone se
30 dite nga data e paraqitjes se aplikimit.

2. Ne rastin kur aplikimi për bashkim familjar ka lidhje me një te mitur, te pashoqëruar,
vendimi merret jo me vone se 20 dite nga dita e paraqitjes se aplikimit.

3. Zyra për Refugjatet njofton me shkrim aplikantin për vendimin e saj brenda 5 ditëve nga
data e marrjes se vendimit.

4. Ne raste te veçanta, qe lidhen me vështirësinë ose kompleksitetin e analizimit te aplikimit, afatet qe parashikohen ne pikat 1, 2 dhe 3 te këtij neni mund te shtyhen, por, ne çdo rast, ky afat nuk duhet te kaloje 60 dite.

5. Ne rast refuzimi te aplikimit, vendimi duhet te jete i arsyetuar.

6. Ne rast se zyra për Refugjatet vendos për refuzimin e aplikimit për bashkim familjar,
aplikanti ka te drejte te apeloje kundër këtij vendimi ne Komisionin Kombëtar për Refugjatet jo me vone se 5 dite nga data e njoftimit me shkrim nga zyra për Refugjatet. Apelimi kundër vendimit te kësaj zyre i drejtohet Komisionerit Kombëtar për Refugjatet.

7. Komisioni Kombëtar për Refugjatet shqyrton dhe vendos për apelimin ne mbledhjen e tij
me te pare.

8. Kur kërkesa për apelim lidhet me bashkimin familjar te te miturve, te pashoqëruar, Komisioni Kombëtar për Refugjatet shqyrton kërkesën për apelim dhe vendos jo me vone se 30 dite nga data e depozitimit te kërkesës.

9. Ne marrjen e vendimit për aplikimin për bashkim familjar te një aplikanti qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, Komisioni Kombëtar për Refugjatet zbaton rregullat e parashikuara ne piken 4 te nenit 30 te këtij ligji.

10. Ne rast se Komisioni Kombëtar për Refugjatet vendos për te mos pranuar kërkesën për bashkim familjar, aplikanti ka te drejt te ankohet kundër këtij vendimi administrativ ne gjykatën e faktit ku ka vendbanimin.

11. Shqyrtimi gjyqësor behet ne përputhje me dispozitat përkatëse te Kodit te Procedurës Civile dhe parimeve te parashikuara nga ky ligj.

 

Neni 33
Hyrja dhe qëndrimi i anëtarëve te familjes

1. Zyra për Refugjatet njofton me shkrim Ministrinë e Punëve te Jashtme dhe Ministrinë e Rendit Publik për vendimin për pranimin e bashkimit familjar.

2. Personat, qe përfitojnë nga vendimi për bashkimin familjar, pajisen me vize hyrjeje ne kufi, ne rast se kërkohet një e tille. Ata pajisen me leje qëndrimi n e baze te te njëjtave rregulla dhe procedura qe zbatohen për dhënien e lejeve te qëndrimit për personin qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë.

 

Neni 34

Dhënia e azilit nëpërmjet bashkimit familjar

1. Zyra për Refugjatet u jep statusin e azilit anëtarëve te familjes se aplikantit me mbërritjen ne Republikën e Shqipërisë, ne përputhje me nenin 6 te ligjit nr. 8432 date 14.12.1998 “Për azilin ne Republikën e Shqipërisë”.

2. Vendimi merret ne vijim te kërkesës se depozituar pranë Zyrës për Refugjatet nga anëtari ose anëtarët e familjes se aplikantit jo me vone se 10 dite nga data e depozitimit te kësaj kërkesë. Ky vendim i njoftohet me shkrim personit, i cili ka bere kërkesën.

 

KREU VII
PERGJEGJESI TE TJERA TE ZYRES PER REFUGJATET

 

Neni 35
Marrëveshjet e Zyrës për Refugjatet me subjekte te treta

1. Zyra për Refugjatet lidh marrëveshje me subjekte te treta për shërbime qe lidhen me personin ose personal qe u është dhënë azil ne Republikën e Shqipërisë, veçanërisht shërbime për dhënien e informacionit, regjistrimin dhe trajnimin e vazhdueshëm te personave, qe merren me çështjet e refugjateve.
2. Zyra për Refugjatet lidh marrëveshje me institucione, shtetërore e private, organizata, vendase dhe te huaja, për shërbimet dhe ndihmën e përcaktuar ne këtë ligj dhe për mbulimin e shpenzimeve, qe rrjedhin prej tyre.

 

Neni 36
Administrimi i qendrave te pritjes se refugjateve dhe azilkërkuesve

Zyra për Refugjatet kujdeset për administrimin dhe mirëmbajtjen e qendrave për pritjen e refugjateve dhe azilkërkuesve, si dhe te strehimeve te përkohshme, qe ofrojnë kujdes, mbajtje dhe strehim.

 

Neni 37
Rimbursimi i shpenzimeve nga Zyra për Refugjatet

Zyra për Refugjatet rimburson shpenzimet për kujdesin dhe ndihmën, përfitimet ose shërbimet qe parashikohen nga ky ligj, përveç shpenzimeve publike te parashikuara me pare. Rimbursimi i shpenzimeve mund t’i kërkohet Zyrës, ne baze te faturave te hartuara çdo muaj, te cilat tregojnë emrin e përfituesit dhe numrin e serisë se njërës prej dokumenteve te renditura ne nenin 39 te këtij ligji ose numrin e dosjes se tij, ne formën e përcaktuar nga kjo Zyre.

 

Neni 38
Përzgjedhja e organizatave ofruese te shërbimit

1. Zyra për Refugjatet, ne kontraktimin me organizatat qe kryejnë shërbime te caktuara, i përzgjedh ato sipas ligjit nr.7971, date 26.7.1995 “Për prokurimin publik”, ne rastin e fondeve publike.
2. Kontratat bëhen me shkrim dhe përmbajnë te dhënat e mëposhtme:

a) te dhënat e regjistrit te gjykatës, ku është themeluar organizata e kontraktuar ose te dhënat e licencës se lëshuar nga autoritetet përkatëse, kur behet fjale për një organizate qe e ushtron veprimtarinë e saj ne baze te një licence te lëshuar, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi;

b) mënyrën e përcaktimit te shumës se shpërblimit qe jepet për kujdesin, ndihmën dhe
shërbimet e siguruara si subjekt i kontratës;

c) dispozitat për transferimin dhe përcaktimin e shpërblimit;

ç) mënyrën e mbarimit te kontratës dhe te zgjidhjes se mosmarrëveshjeve ligjore.

 

Neni 39
Vërtetimi i identitetit

1. Personi, qe aplikon për përfitimet e parashikuara ne këtë ligj, duhet te vërtetojë identitetin jo vetëm me dokumentet e kërkuara, sipas parashikimeve te veçanta, por edhe me dokumentet e mëposhtme:
a) me kartën e identitetit. Kjo karte identiteti barazohet me te gjitha dokumentet e identifikimit, te vlefshme, sipas legjislacionit për shtetasit shqiptare;

b) sipas rastit, dokumentin për gjendjen familjare.

2. Zyra për Refugjatet dhe autoritetet përkatëse hartojnë dokumentet e duhura qe u nevojiten
personave, qe kane përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, ne marrëdhëniet e tyre me te tretet dhe me administratën shtetërore.

 

Neni 40
Menaxhimi i dhurimeve

1. Zyra për Refugjatet menaxhon dhurimet vendase ose te huaja, qe jepen ne te holla ose ne natyre, ne ndihme te personave qe u është dhënë azil, ne përputhje me kushtet e përcaktuara nga dhuruesi.
2. Zyra për Refugjatet mban regjistra te veçante për dhurimet, ne te holla ose ne natyre dhe për përdorimin e tyre. Këta regjistra janë objekt i kontrollit te strukturave përkatëse administrative.

 

KREU VIII
DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT

 

Neni 41
Buxheti i Zyrës për Refugjatet

Ministri i Financave, ne bashkëpunim me ministrin përkatës nga varet Zyra për Refugjatet, përcakton një fond te veçante ne buxhetin e Zyrës, për kryerjen e shpenzimeve, sipas parashikimeve te bëra ne këtë ligj.

 

Neni 42
Aktet nënligjore

Ministrat përkatës, sipas parashikimeve ne nenet 6, 11, 13, 17, 25 dhe 41 te këtij ligji,
nxjerrin aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji, brenda 60 ditëve nga hyrja ne fuqi e tij.

 

Neni 43
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim