Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991″Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillittë Ministrave,

 

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

 

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Mbrojtja e shëndetit mendor sigurohet nga strukturat eadministratës shtetërore dhe institucionet publike e private tëcaktuara për këtë qëllim.Shoqatat, fondacionet, organizatatbamirëse, organizmat e tjerë joqeveritarë, si dhe grupimet epacientëve a familjarëve të tyre, ndihmojnë në mbrojtjen eshëndetit mendor.

 

Neni 2

Mbrojtja e shëndetit mendor realizohet nëpërmjet sigurimittë kujdesit shëndetësor dhe të një mjedisi social të përshtatshëmpër të sëmurët mendorë, si dhe nëpërmjet ndjekjes së një politike parandaluese për mbrojtjen e shëndetit mendor.

 

Neni 3

Politika parandaluese për mbrojtjen e shëndetit mendor mbështetet në:

1. Zbatimin e parimeve të mbrojtjes së shëndetit mendor nëinstitucionet arsimore, shëndetësore, qendrat e punës dherepartet ushtarake.

2. Ngritjen e institucioneve parandaluese dhe këshilluese.

3. Mbështetjen e organizmave dhe iniciativave në fushën ekujdesit të shëndetit mendor.
4. Përfshirjen e elementeve të kujdesit shëndetësor mendornë programet e formimit për personat që punojnë në sektorët earsimit, përkujdesjes shoqërore, shëndetësisë, administratës,organizimit të veprimtarive shlodhëse.

5. Realizimin e kërkimeve në fushën e përmirësimit tëshëndetit mendor dhe parandalimin e çrregullimeve mendore.

6. Rikuperimin e shëndetit mendor te të sëmurët.

 

Neni 4

Në kuptim të këtij ligji:

1. “Person me çrregullime mendore” është personi që:

a) paraqet probleme të funksionimit mendor, të cilat, nëbazë të njohurive mjekësore, klasifikohen si çrregullime mendoredhe është nevoja për trajtim të specializuar shëndetësor;

b) ka prapambetje mendore;

c) paraqet çrregullime psikosociale, që kërkojnë trajtim tëspecializuar psikosocial;

2. “Institucion psikiatrik dhe rehabilitues” janë:

a) spitali psikiatrik;

b) reparti psikiatrik në një spital të përgjithshëm;

c) shtëpitë e kurimit dhe/ose rehabilitimit;

d) agjencitë e shërbimeve sociale.

3. “Institucionet për personat me prapambetje mendore” janëinstitucionet e rehabilitimit, edukimit dhe të kujdesjes përpersonat me prapambetje mendore.

4. “Miratimi” është pranimi i bërë me vullnet të lirë ngapersoni me çrregullime mendore, i cili është në gjendje tëkuptojë informacionin e transmetuar në mënyrë të qartë e tëkuptueshme, lidhur me shtrimin në një institucion psikiatrik,procedurat e diagnostikimit dhe trajtimit, si dhe rezultatet qëpriten prej tyre.

 

 

Neni 5

Kujdesi për shëndetin mendor për personat me çrregullimemendore sigurohet nga shërbimi i kujdesit psikosocial, shërbimii kujdesit shëndetësor parësor nëpërmjet mjekut të familjes dhe
në veçanti nga shërbimi shëndetësor psikiatrik, i cili përfshintrajtimin e urgjencës, shërbimin ambulator, kujdesin spitalor,shtëpitë e kurimit, kujdesin komunitar, shërbimin psikosocial
nëpërmjet psikologut dhe punonjësit social.

 

 

Neni 6

Personat me zhvillim mendor të vonuar dhe ata me çrregullimemendore trajtohen falas në institucionet publike të kurimit,rehabilitimit, arsimimit dhe edukimit.

Kur këta persona janë nën moshën 18 vjeç dhe trajtohen në institucione private, shteti mbulon pjesën e shpenzimeve të barabartë me koston e trajtimit në institucionet publike.

 

 

Neni 7

Organizmat e përkujdesjes shoqërore, në bashkëpunim meshërbimin shëndetësor psikiatrik epsikosocial, sigurojnëmbështetjen sociale për personat, të cilët, për shkak tësëmundjeve mendore ose zhvillimit mendor të vonuar, kanëvështirësi në sigurimin e një jete normale, nëpërmjet:

1. ruajtjes dhe zhvillimit të aftësive për të siguruarjetesën;

2. organizimin e ndihmës nga persona, grupe, organizma dheinstitucione vullnetare;

3. sigurimin e mbështetjes financiare dhe materiale, nëpërputhje me parimet e politikës shëndetësore dhe të përkrahjessociale.

 

Neni 8

Në të gjitha institucionet psikiatrike dhe rehabilituese,Ministria e Punës, Emigracionit,Përkrahjes Sociale dhe ish-tëPërndjekurve Politikë cakton punonjës socialë, të cilëtmbikëqyrin trajtimin e pacientëve nga pikëpamja sociale dhe embrojtjes së të drejtave të tyre.

 

Neni 9

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish-të Përndjekurve Politikë
përcakton parimet bazë të politikës rehabilituese dhe educative për fëmijët dhe të rinjtë me shkallë të ndryshme prapambetjeje mendore.

 

KREU II

EKZAMINIMI, TRAJTIMI, REHABILITIMI, KUJDESIDHE ASISTENCA

 

 

Neni 10

Mjeku i familjes ka të drejtë të lëshojë një certificate mjekësore ose të rekomandojë një person me çrregullime mendorete mjeku psikiatër, psikologu a punonjësi social, si dhe të
rekomandojë trajtimin në një institucion të kujdesit shëndetësor,vetëm pas ekzaminimit të drejtpërdrejtë të atij personi.

Rekomandimi për një institucion psikiatrik lëshohet ditën eekzaminimit dhe është i vlefshëm për një periudhë 5-ditore.

Punonjësi social a psikologu, kur e gjykojnë të arsyeshme,rekomandojnë personin me çrregullime mendore te mjeku i familjesose mjeku psikiatër.

 

Neni 11

Trajtimi në institucionet psikiatrike e rehabilitueserregullohet në bazë të parimeve të përgjithshme të politikësshëndetësore e sociale.Ky trajtim është i njëjtë me atë që usigurohet të sëmurëve në spitalet e përgjithshme. Në këtë trajtimduhet marrë parasysh jo vetëm aspekti mjekësor, por edheinteresat dhe vlerat e tjera personale të personit që trajtohet,duke synuar përmirësimin e shëndetit të tij mendor me sa më pakshqetësim për të.

 

 

Neni 12

Personi me çrregullime mendore i shtruar në një institucionpsikiatrik e rehabilitues ka të drejtën e kontakteve tëpakufizuara me familjen dhe persona të tjerë.

Kontaktet mund të kufizohen, për aq kohë sa është enevojshme, kur ato ndikojnë negativisht në gjendjen shëndetësoretë personit, me vendim të mjekut kurues dhe miratim të drejtuesit
të institucionit. Korrespondenca e tij nuk kontrollohet.

 

 

Neni 13

Personi me çrregullime mendore që është duke u trajtuar nënjë institucion psikiatrik e rehabilitues, me propozim të mjekutqë e trajton dhe miratim të titullarit të institucionit, mund të
lejohet të largohet përkohësisht nga institucioni, pa ukonsideruar i dalë prej andej, me kusht që të mos paraqesë rrezikpër shëndetin dhe jetën e tij ose të të tjerëve.

 

Neni 14

Veprimtaria rehabilituese në institucionet psikiatrike erehabilituese nuk ka qëllim fitimi. Përfshirja e të sëmurëve meçrregullime mendore në veprimtari punësuese brenda institucionitpsikiatrik ka karakter vullnetar, mjekues dhe rehabilitues, sidhe lehtëson riintegrimin e pacientëve në jetën shoqërore.

Kushtet e punës, mjediset dhe problemet e tjera që kanë të bëjnëme politikën rehabilituese në institucionet psikiatrike,përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes sëMjedisit dhe Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Socialedhe ish të Përndjekurve Politikë.

 

Neni 15

Heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar i personave meçrregullime mendore ose me prapambetje mendore mund të propozohetnga komisioni psikiatriko-ligjor, i përbërë nga jo më pak se 3veta. Vendimi përkatës merret nga gjykata në përputhje medispozitat e Kodit të Procedurës Civile.Në vendim gjykata caktonedhe kujdestarin ligjor të tij.

 

Neni 16

Titullari i institucionit psikiatrik e rehabilitues duhettë njoftojë gjykatën e rrethit, nëse vërtetohet që kujdestariligjor i personit me çrregullime mendore ose me prapambetjemendore, që ndodhet nën kontrollin e institucionit të tij, nuki përmbush detyrimet e tij. Në këtë rast gjykata mund të revokojëkujdestarin e caktuar më parë, duke caktuar një kujdestar të ri.

 

Neni 17

Personi i sëmurë, kujdestari i tij ligjor dhe familjarët etij gëzojnë të drejtën për t’u informuar për gjendjenshëndetësore të tij si dhe metodat e ekzaminimit e të kurimit qëdo të zbatohen.

Informacioni jepet nga mjeku kurues ose punonjësi social,në bazë të gjendjes shëndetësore të pacientit dhe të parimeve tëetikës mjekësore.

 

Neni 18

Dispozitat e këtij ligji, që parashikojnë të drejtën e personit me çrregullime mendore për të pranuar shtrimin, diagnostikimin, trajtimin dhe daljen nga institucioni psikiatrik, janë të vlefshme edhe për kujdestarin ligjor të pacientit të mitur dhe/ose të atij që i është hequr a kufizuar zotësia për të vepruar.

KREU III

KUFIZIMI FIZIK

 

Neni 19

Kufizimi fizik i personit me çrregullime mendore parashikonmbajtjen me forcë, përdorimin e detyruar të medikamenteve,imobilizimin ose izolimin.Kushtet dhe mënyra e aplikimit të tyre përcaktohen në rregulloren e shërbimit psikiatrik.

 

Neni 20

Për realizimin e detyrimeve të këtij ligji, kufizimi fiziki personave me çrregullime mendore mund të përdoret vetëm kur:

a) personi paraqet rrezikshmëri për shëndetin dhe/ose jetëne tij dhe të të tjerëve;

b) kryen veprime kundër sigurisë publike;

c) me veprimet e tij dëmton ose shkatërron objektet përreth;

d) si dhe në të gjitha ato raste që parashikohen nërregulloren e shërbimit psikiatrik.

 

Neni 21

Vendimi për të zbatuar kufizimin fizik merret nga mjeku, I cili përcakton mënyrën e kufizimit dhe mbikëqyr personalishtzbatimin e saj.Në institucionet psikiatrike e rehabilituese, kur
është i pamundur sigurimi i vendimit të menjëhershëm të mjekut,vendimi për zbatimin e kufizimit fizik jepet nga infermieri, I cili njofton menjëherë mjekun.Mjeku mund të shfuqizojë vendimine infermierit, kur e gjen të padrejtë.

Veprimet e mjekut, si dhe vendimet e marra nga ai pasqyrohennë dokumentacionin përkatës.

 

Neni 22

Përpara zbatimit të kufizimit fizik, personi që do tëkufizohet duhet të informohet. Gjatë zbatimit të kufizimit fizikduhet të zgjidhet mënyra më pak shqetësuese dhe të tregohetkujdes për mirëqenien e personit.

 

Neni 23

Vendimi i kufizimit fizik duhet të përligjet brenda 24 orëvenga marrja e tij përpara një komisioni të përhershëm të ngriturpër këtë qëllim pranë institucionit psikiatrik e rehabilitues.

Përbërja e komisionit, të drejtat dhe detyrat, si dhe mënyrae funksionimit të tij, përcaktohen me rregullore të miratuar ngaMinistria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit.

 

Neni 24

Për zbatimin e vendimeve të kufizimit fizik, për rastet eparashkuara në nenin 19, shërbimi i urgjencës, policia dhezjarrfikësit janë të detyruar të ndihmojnë mjekun me kërkesën e tij.

 

KREU IV

SHTRIMI, TRAJTIMI DHE DALJA NE INSTITUCIONIN PSIKIATRIK

 

Neni 25

Personi, i cili për shkak të çrregullimeve mendore:

1. paraqet rrezikshmëri për jetën ose shëndetin e tijdhe/ose të tjerëve;

2. është i paaftë të përmbushë nevojat e tij jetësore, mundtë bëhet objekt i një ekzaminimi psikiatrik pa pëlqimin e tij,ose të përfaqësuesit ligjor. Ekzaminimi i detyrueshëm bëhet mevendim të mjekut specialist.Mjeku psikiatër, nëse e sheh tënevojshme, mund të urdhërojë transferimin e menjëhershëm të tëekzaminuarit në spital.Në rastet kur është zbatuar masa ekufizimit fizik, personi duhet të transferohet në spital I shoqëruar nga mjeku specialist dhe personat e ngarkuar me këtëdetyrë.Mjeku që kryen ekzaminimin fizik në kushtet e përmendura
në këtë nen, duhet ta regjistrojë këtë fakt në dokumentemjekësore (kartelë), duke shpjeguar shkaqet e zbatimit së kësajmase.

 

Neni 26

Personi me çrregullime mendore shtrohet në një institucionpsikiatrik pas lëshimit të miratimit me shkrim nga ana e tij,nëse këtë e ka kërkuar mjeku i autorizuar në vijim të ekzaminimit
të drejtpërdrejtë të personit dhe kur përmbushen kriteret eindikacionet e përcaktuara për shtrim në spital.

Shtrimi në një spital psikiatrik i të miturve ose personavetë papërgjegjshëm bëhet me miratim me shkrim të kujdestaritligjor të personit.Nëse ka mosmarrëveshje ndërmjet deklaratave
për shtrimin në spital të bëra nga personi i mitur në moshë 12-18vjeç dhe kujdestari ligjor i tij, vendimi për shtrimin në spitalmerret nga komisioni i mjekëve.

 

Neni 27

Një person me çrregullime mendore mund të shtrohet në njëinstitucion psikiatrik, pa marrë miratimin e cituar në nenin 26,vetëm nëse për shkak të çrregullimit mendor të tij ai paraqet
rrezik të drejtpërdrejtë për jetën ose shëndetin e tij dhe të tëtjerëve.

Vendimi për shtrimin e një personi merret nga mjekuspecialist vetëm pasi të ketë kryer personalisht ekzaminimin etij.

Personi i sëmurë, familjarët e tij ose kujdestari ligjorgëzojnë të drejtën të informohen për shkaqet e marrjes së këtijvendimi.

Procedurat e shtrimit pasqyrohen në kartelat klinike.

 

Neni 28

Mjeku që vendos shtrimin pa miratimin e personit,kujdestarit ligjor të tij, duhet të njoftojë brenda 24 orëveshefin e klinikës, i cili lejon ose jo mbajtjen e mëtejshme tëpersonit në institucionin psikiatrik.

Shefi i klinikës, brenda 48 orëve nga dhënia e lejes përshtrim të detyruar, duhet ta paraqesë rastin përpara gjykatësittë vetëm në gjykatën e rrethit ku ndodhet insitucioni.

 

Neni 29

Gjyqtari i vetëm, i cili shqyrton çështjen jo më vonë se 3ditë nga paraqitja e saj, thërret për shpjegime personin eshtruar në institucionin pa miratimin e tij, kujdestarin ligjortë tij, mjekun që ka kryer shtrimin, shefin e klinikës që e kalejuar, si dhe familjarët ose personat e interesuar për tështruarin. Vendimi i gjyqtarit të vetëm për ta mbajtur ose përta nxjerrë të sëmurin nga institucioni psikiatrik zbatohetmenjëherë.

 

Neni 30

Në rast se personi i shtruar pa miratimin e tij nëinstitucionin psikiatrik e jep miratimin pas shtrimit dhe shefii klinikës bindet se miratimi është dhënë pas informimit tërregullt, dërgimi i çështjes në gjykatë nuk bëhet.

 

Neni 31

Personi i shtruar në një institucion psikiatrik dhekujdestari ligjor i tij kanë të drejtën e informimit të plotë përtrajtimin terapeutik që propozon mjeku specialist. Informimipërmbledh mënyrën e trajtimit, medikamentetet që do të përdorendhe efektet anësore të mundshme,rezultatet që priten prejtrajtimit, kohëzgjatjen, trajtimet alternative, si dhe të dhënatë tjera që kërkohen prej tyre.

 

Neni 32

Personi i shtruar pa miratimin e tij në një institucionpsikiatrik trajtohet me procedurat mjekësore të domosdoshme, përtë shmangur çrregullimet që kanë sjellë në shtrimin pa miratimtë tij.

 

Neni 33

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisitpërcakton me rregullore të veçantë mënyrat dhe procedurat etrajtimit terapeutik që janë më të rrezikshme për shëndetin epacientit dhe për të cilat kërkohet me çdo kusht miratimi i tijose i kujdestarit ligjor.

 

Neni 34

Kufizimi fizik mund të zbatohet ndaj një personi të shtruarnë institucionin psikiatrik pa miratimin e tij në rrethanat epërcaktuara në nenin 20 të ligjit, si dhe kur ky kufizim është
i nevojshëm për të realizuar ndërhyrjet terapeutike tëdomosdoshme. Kufizimi mund të zbatohet edhe për të penguarlargimin pa leje nga institucioni psikiatrik.

 

Neni 35

Vendimi për nxjerrjen nga institucioni psikiatrik i njëpersoni të shtruar me miratimin e tij merret nga shefi i pavionitdhe nga mjeku kurues, në rastet kur personi nuk paraqet mërrezikshmëri për veten e tij dhe për të tjerët.Zgjatja eperiudhës së shtrimit bëhet me vendim të mjekut specialist.

Për vendimin e mësipërm shefi i pavionit vë në dijeni familjen,kujdestarin ligjor ose personat e interesuar.

 

Neni 36

Për çdo person të shtruar me ose pa miratimin e tij në njëinstitucion psikiatrik, familja e tij ose  përfaqësuesi ligjorkanë të drejtën të kërkojnë daljen nga spitali në çdo kohë.

Kjo kërkesë mund të bëhet në çdo formë dhe regjistrohet nëkartelën klinike personale.

Nëse refuzohet dalja nga spitali, ata kanë të drejtën tëankohen në gjykatën e rrethit ku ndodhet institucioni psikiatrik,brenda 7 ditësh nga dita e marrjes dijeni, dhe çështja shqyrtohetnga gjyqari i vetëm, vendimi i të cilit është i formës së prerë.

 

Neni 37

Personi që për shkak të prapambetjes mendore:

a) nuk është i aftë të kujdeset për veten dhe të përmbushënevojat jetësore të tij,

b) nuk ka të siguruar kujdesin e personave të tjerë dhe

c) nuk ka nevojë për trajtim psikiatrik,rekomandohet nga mjeku për pranim në institucionet për
personat me prapambejtje mendore.

Neni 38

Për personat e pranuar në këto institucione pa miratimin etyre ose të kujdestarit ligjor zbatohen dispozitat e këtij kreu.

 

KREU V

DISPOZITA TE FUNDIT

 

Neni 39


Personat që zhvillojnë veprimtari të parashikuara në këtëligj janë të detyruar të ruajnë sekretin profesional për çështjeqë i kanë mësuar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.Këta persona
përjashtohen nga detyrimi i ruajtjes së sekretit professional vetëm kur informacioni i jepet mjekut kurues të të sëmuritdhe/ose organizmave të asistencës sociale, si dhe organeve që me ligj kanë të drejtë ta kërkojnë këtë informacion.

 

Neni 40

Personat e përmendur në nenin 39 nuk mund të paraqiten nëgjyq me cilësinë e dëshmitarit në një proces ndaj një personi meçrregullime mendore të trajtuar prej tyre, përveçse kur me ligj
parashikohet ndryshe.

 

Neni 41

Personat me çrregullime mendore që kanë kryer një vepërpenale dhe janë dënuar nga gjykata të vuajnë dënimin nëinstitucione psikiatrike, përfitojnë kujdesin mjekësor sipasdispozitave të këtij ligji.Për ta nuk zbatohen dispozitat e parashikuara në nenet 12,13, 26, 34 dhe 35 të këtij ligji.

 

Neni 42

Masat e sigurimit për personat e përmendur në nenin 41merren nga organet e ngarkuara për ruajtjen e tyre, sipasrregullores së miratuar nga ministri i Drejtësisë dhe ministri i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.

 

Neni 43

Institucionet psikiatrike janë të detyruara të shqyrtojnëtë gjitha kërkesat, ankesat dhe propozimet e bëra nga shoqata agrupime të tjera vullnetare të pacientëve, familjarëve osepersonave të interesuar për mbrojtjen e interesave të të sëmurëvemendorë.

 

Neni 44

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit dheMinistria e Punës, Emigracionit,Përkrahjes Sociale dhe ish-tëPërndjekurve Politikë miratojnë rregulloret e nevojshme për zbatimin e këtij ligji, të cilat janë të detyrueshme për tëgjitha institucionet psikiatrike publike dhe private.

 

Neni 45

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim