Ndryshuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998 “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”

 

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991″Për dispozitat kryesore kushtetuese”,me propozim të Këshillit të Ministrave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

V E N D O S I

 

KREUI

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

QELLIMI

Neni 1

Ky ligj rregullon hyrjen e personave në Republikën e Shqipërisë dhe daljen e tyre prej saj. Krijon skemën për lehtësimin e emigrimit të rregullt për punësim jashtë të shtetasveshqipërtarë.Rregullon nxjerjen e vizave, lejet e qëndrimit e të punës, dhënien e strehimit kushtet dhe procedurat për pranimin dhe dëbimin për emigrantët.

 

SUBJEKTET

Neni 2

Subjekte të këtij ligji janë :

a)Shtetasit shqipëtarë të njohur si të tillë sipas legjislacionit shqipëtar.

b)Personat që trajtohen në nenet e kreut të tretë tëpërcaktuar në këtë ligj si “të huaj”.

Nuk janë subjekte të kreut të tretë të këtij ligji:

a)Personat që pretendojnë se janë shtetas të Republikëssë Shqipërisë, nëse janë në gjendje të paraqesin një pasaportë shqipëtare të vlefshme ose bindin autoritet përkatëse shqiptareqë janë shtetas shqiptarë.

b)Anëtarët e kredituar të misioneve diplomatike të huajdhe pjesëtarët e përcaktuar të familjeve të tyre .

 

RESPEKTIMI I TE DREJTES NDERKOMBETARE

Neni 3

Ky ligj njeh dhe respekton parimet e përgjithshme të akteve ndërkombëtare.

 

MOSDISKRIMINIMI

Neni 4

Nënpunësit e administratës shtetërore shqipëtare, që angazhohen në zbatimin e këtij ligji ose të akteve të tjeranënligjore të nxjerra në zbatim të tij, zbatojnë detyrat e tyre në pajtim me parimet e përgjithshme të akteve ndërkombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, pa marrë në konsideratë gjininë, kombësinë, racën ngjyrën ose besimin e personave, të cilët kërkojnë tëhyjnë, të dalin a të qëndrojnë në Republikën e Shipërisë.

 

PERKUFIZIME

Neni 5

Përcaktimet (përkufizimet) e mëposhtëme kanë përdorim të veçantë në zbatimin e këtij ligji :

a)”Migracion” nënkupton njëkohësisht dy terma: Emigracion dhe imigracion.

b)”Emigracion” nënkupton hyrjen dhe daljen në Republikën e Shqipërisë të shtetasve shqiptarë.

c)”Imigracioin” nënkupton hyrjen dhe daljen në Republikën e Shqipërisë të shtetasve të huaj.

ç)”I huaj” nënkupton çdo person, i cili nuk është shtetas shqiptar, sipas legjislacionit shqiptar për shtetësinë.

d)”Vizë” nënkupton një autorizim zyrtar, lëshuar nga organet kompetente të qeverisë shqipëtare, një të huaji, i cili është jashtë territorit të Shqipërisë dhe tregon se qeveria shqipëtare nuk ka kundërshtim që i huaji të pranohet në territorin e saj.

dh)”Kërkesë paraprake e detyrueshme për vizë” nënkupton që personat, të cilët janë subjekt i një kërkese të tillë, duhet të marrin vizë para se të paraqiten në kufijtë e Shqipërisë.

e)”Kërkesë ndihme nga fondet publike” nënkupton kërkesën për mbështetje nga fondet publike të Republikës së Shqipërisë, për shkak të pamjaftueshmërisë së burimeve vetjake për jetesë.

ë)”Leje qëndrimi” nënkupton një autorizim të dhënë të huajit për të qëndruar në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Leja e qëndrimit mund të jetë e kufizuar ose jo në kohëzgjatjen e saj dhe mund ta ndalojë të punojë të huajin gjatë kohës së qëndrimit të tij në Shqipëri.

f)”Pikë kufitare” nënkupton një vend në kufijtë tokësor, detarë ose ajror të Republikës së Shqipërisë, që është caktuar si pikë zyrtare hyrjeje në Republikën e Shqipërisë.

g)”Pasaportë” nënkupton një dokument të dhënë nga organet kompetente shtetasve, si vertetim për identitetin e tyre dhe si provë e shtetësisë së tyre për të lehtësuar udhëtimin jashtë vendit të shtetësisë.

h)”Dokument udhëtimi” nënkupton një dokument që jepet nga organet kompetente, për të lehtësuar udhëtimin, por që nuk është domosdoshmërisht provë e identitetit a shtetësisë.

i)”Bashkëshort-e” nënkupton partnerin në martesë, që njihet e vlefshme sipas parimeve të përgjithshme të ligjit privat ndërkombëtar. Çështjet e vlefshmërisë së martesës përcaktohen sipas ligjit të vendit të lidhjes së saj dhe çështjet e aftësisë së palëve pët t’u martuar përcaktohen nga ligji i vendbanimit ose i shtetësisë së palëve.

j)”Pasardhës” nënkupton fëmijë natyrorë a ligjorë, ose fëmijë ligjorë të brezave pasardhës.

k)”Leje pune” ës htë autorizimi për t’u punësuar në Republikën e Shqipërisë, dhënë nga Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale, dhe ish të Përndjekurve Politikë të huajve, të cilët përndryshe nuk kanë të drejtë të punojnë. Lejet e punës mund të jenë të kufizuzara ose jo në kohë dhe mund të autorizojnë çdo lloj punësimi, ose mund ta kufizojnë mbajtësin e tyre në një punësim të specifikuar.

l)”Leje vetëpunësimi” nënkupton një autorizim të dhënë nga Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish të Përndjekurve Politikë të huajve për t’u vetëpunësuar. Lejet e vet punësimit mund të jenë të kufizuara ose jo në kohë dhe mund të autorizojnë ushtrimin e çdo veprimtarie vetëpunësimi a mund ta  kufizojnë mbajtësin në një veprimtari të specifikuar.

m)”Kërkesë për strehim” nënkupton një kërkesë për t’u  njohur si mbajtës i statusit të refugjatit, sipas kushteve të Konventës së Gjenevës të vitit 1951, të lidhur me statusin e refugjatëve.

 

KREU II

EMIGRIMI

 

E DREJTA PER T’U LARGUAR NGAREPUBLIKA E SHQIPERISE

 

Neni 6

a)Çdo person ka të drejtë të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë.

b)E drejta për t’u larguar nga territori e Republikës seShqipërisë nuk kufizohet. Bëjnë përjashtim rastet për të mbrojtur sigurimin kombëtar, rendin publik, shëndetin publik, moralin tëdrejtat dhe liritë e të tjerëve.Këto raste janë të parashikuara në ligj dhe në përputhje me parimet e përgjithshme të akteve ndërkombëtare e detyrimet ndërkombëtare të Rrpublikës së Shqipërisë.

c) E drejta për t’u larguar kufizohet me vendim gjykate, të bazuar në gjykimin e çdo rasti me konstatimin edhe të njërës nga rrethanat e mëposhtëme:

i) Parandalimin e largimit ilegal të fëmijvë të mitur.

ii) Ndalimin e largimit të një personi, i cili është subjekt për ndjekje penale ose vuan dënimin.

iii) Ruajtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve serioze.

iv) Refuzimin e kërkesës për t’u pajisur me pasaportë një personi, i cili është riatdhesiar me shpenzime publike dhe nuk i ka ripaguar shpenzimet e riatdhesimit.

v) Refuzimin e kërkesës për t’u pajisur me pasaport një personi, afësitë mendore të të cilit jane vlerësuar nga gjykatatë dëmtuara, aq sa largimi i tij do të sillte një rezik serioz për vetveten ose për të tjerët.

Çdo shtetas shqiptar, i cili largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë, ka të drejtë të rikthehet.Në pajtim me këtë qëllim, mundësia e pajisjes me leje kalimi i jepet çdo shtetasi shqiptar, që është jashtë territorit të Republikës sëShqipërisë, nga përfaqësitë diplomatike.

Përcaktimet e paragrafeve ci-c, të nenit 6 nuk zbatohhenpër shtetasit shqiptarë që janë jashtë tereritorit të Republikës së Shqipërisë.

 

SKEMA PER EMIGRIM DHE PUNESIM

Neni 7

1. Minstria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish të Përndjekurve Politikë harton aktet për të ngritur një skemë, që më poshtë do të quhet “Skema”, për të nxitut e lehtësuar
emigrimin e rregullt dhe kthimin e shtetasve shqipëtarë, të cilët dëshirojnë të ushtrojnë veprimtari ekonomike jashtë Republikës së Shqipërisë.

2. Personat që nuk përfshihen në skemë, nuk kufizohen nga e drejta për t’u larguar nga Republika e Shqipërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 6 të këtij ligji.

3. Personat që marrin pjesë në skemë:

a) ruajnë të drejtën e votës në zgjedhjet kombëtare e lokale pavarsisht nga mungesa e tyre në Republikën e Shqipërisë;

b) ruajnë të drejtën e pensionit, sigurimit shëndetësor,arsimor, social dhe të përfiutimeve të tjera shoqërore për vete e për pjesëtarët e përcaktuar të familjeve të tyre, duke u përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore pavarsisht nga fakti nëse banojnë ose jo në Republikën e Shqipërisë;

c) përjashtohen nga taksat për shumat e parave tëdërguara në Shqipëri nga jashtë, sa kohë që ata banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ose pas kthimit të tyre në Shqipëri;

ç) kanë të drejtë të përfitojnë ndihmë nga fondet e përcaktuara publike pas kthimit të tyre në Republikën e Shqipërisë;

Personat që largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë pët të ushtruar veprimtari ekonomike, pa marrë pjesë  në skemë, nuk kanë automatikisht të drejtën për çdo përfitim, që mund të kriijohet sipas nënparagrafeve (a)-(ç) të këtij neni. Kjo e drejtë mund t’u kalohet këtyre personave me akte të veçanta.

 

 

DETYRAT E MINISTRISE SE PUNES; EMIGRACIONIT,PËRKRAHJES SOCIALE DHE ISH TE PERNDJEKURVE POLITIKE

Neni 8

Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dheish të Përndjekurve Politikë:

a) përcakton punëdhënës të përshtatshëm në vendet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilët dëshirojnë t’i frojnë punësim shtetasve shqiptarë;

b) bindet se këto oferta punësimi bëhen në pajtim me ligjet lokale në vendim e punësimit dhe në veçanti se do të zbatohen si duhet të gjitha kërkesat lidhur me lejet e banimit, lejet e punës ligjet e punës, si dhe të gjitha aktet e tjera për punësim dhe ruajtjen e shëndetit e të sigurimit;

c) sigurohet që mundësia për të marrë pjesë në skemëështë e hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë pa dallim race, gjinie, kombësie, ngjyre ose besimi dhe e bën publike nëpërmjetzyrave lokale të punës.

 

KREU III

HYRJA DHE BANIMI

 

VIZAT

Neni 9

Personave që nuk kanë vizë dhe që janë subjekti i një kërkese paraprake të detyrueshme për vizë sipas akteve të nxjerra në zbatim të këtij ligji, mund t’u refuzohet hyrja në Republikëne Shqipërisë vetëm për këtë arsye.Të pasurit e një vize nuk i jep të drejtë mbajtësit të saj të hyjë në Republikën e Shqipërisë, nëse ministri përgjegjës bindet se viza është marrë me mashtrim a gënjeshtër, por i jep të drejtë mbajtësit të vizës që para heqjes së kësaj të drejte të ankohet në gjykatë.

 

Neni 10

a) Personave që kërkojnë leje për të hyrë a qëndruar në Republikën e Shqipërisë dhe që plotësojnën kërkesat e përcaktuara në këtë ligj, mund t’u refuzohet kjo leje, nëse ministri i Brendshëm personalisht vendos që përjashtimi i tyre është i domosdoshëm, në interes të politikës publike, sigurimit publik ose sigurimit shëndetësor.

b) Masat e marra për arsye të politikës publike ose sigurimit publik bazohen krejtësisht në sjelljen vetjake të individit të interesuar. Sëmundjet dhe pamundësitë që përligjin refuzimin e lejes së hyrjes, janë ato të përfshira në listat e akteve të nxjerra në zbatim të këtij ligji.Personat e dëbuar për këto arsye kanë të drejtën e ankimit në gjykatë.

 

Neni 11

Nëse kërkesa paraprake e detyrueshme për vizë është e domosdoshme sipas akteve të nxjerra në zbatim të këtij ligji, viza u jepet personave kur:

a) paraqesin një pasaport të vlefshme, një dokument udhëtimi ose një dokument tjetër, tëpërcaktuar si të pranueshëm nga autoritetet shqiptare, sipas akteve të nxjerra në zbatim të këtij
ligji;

b) paraqesin prova se ata kanë mjete për t’u mbajtur ose të mbahen nga të tjerët, pa punuar dhe pa iu drejtuar fiondeve publike për periudhën, gjatë së cilës mendojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë;

c) paguajnë kuotat e përcaktuara sipas akteve të nxjerranë zbatim të këtij ligji.

 

Neni 12

Personat e mëposhtëm, të cilët kërkojnë të hyjnë nëterritorin e Republikës së Shqipërisë do të pranohen për nje periudhë që nuk i kalon tre muajt:

a) kur janë subjekt i një kërkese paraprake për vizë;

b) në të gjitha rastet kur:

-paraqesin pasaportë të vlefshme, dokument udhëtimi ose dokument tjetër, të përcaktuara si të pranuehsme nga autoriutetet shqiptare kur subjekti është regjistruar në organet kompetente të vendqëndrimit të deklaruar;

-në paraqitjen e provave që kanë mjete për të mbajtur veten ose të mbahen nga të tjerët pa punuar dhe pa iu drejtuar fondeve publike. Personat të cilët nuk i plotësojnë kushtete mësipërme u refuzohet hyrja në Republikën e Shqipërisë.

 

LEJET E QENDRIMIT

Neni 13

Personat që janë pranuar në territorin e Republikës së Shqipërisë për një periudhë jo më të gjatë tre muaj, sipas nenit 12 të këtij ligji, kanë të drejtë që gjatë kësaj periudhe t’i bëjnë kërkesë Ministrisë së Brendshme për zgjatjen e saj ose për ndryshimin e vendbanimit të tyre në Republikën e Shqipërisë.

Personat, kërkesat e të cilëve për zgjatjen e kohës sëqëndrimit ose për ndryshimin e vendbanimit janë në shqyrtim nga Ministria e Brendshme, konsiderohen banues të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë, deri atëherë kur ata urdhërohen të largohen nga vendi, sipas neneve 34 e 35 të këtij ligji.

 

Neni 14

Zgjatja e qëndrimit të përkohshëm mund t’u jepet, paskërkesës, për një periudhë tjetër gjer në tre muaj, personave që vazhdojnë të përmbushin kushtet për të qëndruar në Republikën e Shqipërisë, të cilat parashtrohen në pikat a dhe b të nenit 12 të këtij ligji.

 

Neni 15

Kanë të drejtë të marrin leje qëndrimi të vlefshme deri në një vit dhe mund ta ripëtërijnë atë pas kësaj periudhe këta persona:

a) bashkës hortët e shtetasve shqiptarë, pasardhësit e tyre që janë nën 18 vje] ose që janë në ngarkim të tyre;

b) të afërmit në ngarkim të shtetasve shqiptarë e bashkëshortëve të tyre të çdo kombësie (nëna, babai);

c) pjesëtarët e familjeve që nuk përfshihen në pikat a dhe b të këtij neni, por që janë në kujdestari të shtetasve shqiptarë ose bashkëshortëve të tyre, banues në Republikën e Shqipërisë, mekusht që këta persona të bindin ministrin e Brendshëm se kanë mjete për të mbajtur veten ose për t’u mbajtur, pa iu drejtuar fondeve publike.

Pjesëtarët e familjes, të cilët marrin lejen e qëndrimit në pajtim me këtë nen, kanë të drejtë të punësohen a vetpunsohen,ose të angazhohen në çfarfdo veprimtari trgtare si shtetasit shqiptarë, pa pasur nevojë të marrin leje pune nga Ministria e Punës, Emigraciopnit, Përkrahjes Sociale dhe ish të PërndjekurvePolitikë.

 

Neni 16

Studentët e pranuar për një kurs studimesh në njëinstitucion arsimor shqiptar, publik ose privat të përcaktuar, pajisen me leje qëndrimi të vlefshme deri në një vit, që mund të përsëritet, nëse provojnë se kanë mjete për të mbajtur veten dhe për çdo njeri tejtër në ngarkim, të pranuar ose që kërkon pranim, pa punuar dhe pa iu drejtuar fondeve publike. Sipas akteve të hartuara në zbatim të këtij ligji, studentëve mund t’u jepet leje për t’u punësuar nga Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish të Përndjekurve Politikë.

 

Neni 17

Leje qëndrimi, të vlefshme deri në një vit dhe të përsëritshme pas kësaj, u jepen personave që investojnë një shumëparash në një sipërmarje tregtare në Republikën e Shqipërisë,duke krijuar kështu punësim për shtetasit shqiptarë dhe për ata në ngarkim të tyre.Përmasa e investimit dhe numri i vendeve të punës përcaktohen me aktet e hartuara në zbatim të këtij ligji.

 

Neni 18

1. Lejet e qëndrimit deri në një vit dhe të përsëritshme pas kësaj u jepen personave, subjekteve të neneve të kreut të tretë të këtij ligji, që kanë marrë leje pune nga Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish të Përndjekurit Politikë. Këto leje jepen nëse kjo ministri vendos se punësimi i tyre është në interes të vendit.

2. Personat dhe pjesëtarët e familjeve të tyre që nuk janë shtetas shqiptarë, për shkak se nuk janë në gjendje të kthehen në vendin nga kanë ardhur, sipas neneve 24 dhe 28 të këtij ligji, nuk punësohen në Republikën e Shqipërisë, në qoftë se nuk marrin leje pune nga Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish të Përfndjekurve Politikë.

 

Neni 19

Leje qëndrimi deri në një vit dhe të përsëritshme pas kësaj u jepet personave, subjekte të neneve të kreut të tretë të këtij ligji, të cilët dëshirojnë të vetpunësohen në Republikën e Shqipërisë, nëse këtyre personave u është dhënë leje vetpunësimi nga Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish të Përndjekurve Politkë, duke u bazuare në atë që vetpunësimi i tyre të jetë në interes të vendit.

 

Neni 20

Lejet e qëndrimit, të vlefshme deri në një vit dhe tëpërsëritshme pas kësaj, u jepen personave, subjekte të neneve të kreut të tretë të këtij ligji, të cilët janë punësuar ose përfaqësojnë kompani a organizata të huaja, që do të ndërmarrin projekte në Republikën e Shqipërisë sipas ligjeve në fuqi.

 

Neni 21

Bashkëshortja dhe pasardhësit nën 18 vjeç, ose dhe mbi 18vjeç dhe që janë në ngarkim të personave të pranuar sipas neneve 16-20 të këtij ligji, do të pajisen me leje qëndrimi, të vlefshme sa kohëzgjatja e vlefshmërisë së lejes së qëndrimit të mbajtësit kryesor duke paraqitur prova se ata mund të mbahen pa iu drejtuar fondeve publike.

 

Neni 22

(shfuqizuar pika 1 me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998)

Shfuqizuar.

Leje punësimi u jepet këtyre personave në bazë të kërkesës, duke u njohur të drejtra të njëjta me personat që janë shtetas shqipëtarë.

Bashkëshortja dhe pasardhësit nën 18 vjeç dhe që janë nëngarkim të personave që kanë marrë leje qëndrim sipas këtij neni, do të pajisen me leje qëndrimi, të vlefshme sa kohëzgjatja evlefshmërisë së qëndrimit të mbajtësit kryesor.

 

Neni 23

Vizat dhe lejet e qëndrimit gjithashtu mund t’u jepen personave të cilët nuk plotësojnë kërkesat e neneve 15-22 të këtij ligji.Ministri i Brendshëm vendos personalisht që pranimi i këtyrepersonave është në interes të Republikës së Shqipërisë.

 

Neni 24

(shfuqizuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998)

Shfuqizuar.

 

Neni 25

(shfuqizuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998)

Shfuqziuar

 

Neni 26

(shfuqizuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998)

Shfuqizuar.

 

Neni 27

(shfuqizuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998)

Shfuqizuar.

 

Neni 28

(shfuqizuar me ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998)

Shfuqizuar.

 

SHKELJET

Neni 29

Shkeljet e mëposhtëme, kur nuk përbejnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative:

1. Hyrja me vetëdije në territorin e Shqipërisë, pa u paraqitur për inspektim te nënpunësi që përcaktohet në aktet e nxjerra në bazë të nenit 4 të këtij ligji.

2. Qëndrimi në territorin e Shqipërisë për më shumë setre muaj, pa autorizimin e përcaktuar në nenet 13-23 të këtij ligji.

3. Parqitja me vetëdije e materialeve të rreme te nënpunësi i ngarkuar me zbatimin e këtij ligji dhe të akteve të nxjerra në bazë të tij, për të marrë vizë paraprake, vizë hyrjeje ose leje qëndrimi sipas neneve 11-23 të këtij ligji.

4. Punësimi ose vetpunësimi i shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë, veç atyre pjesëtarë të familjes të përcaktuar në nenin 15 të këtij ligji, pa marrë paraprakisht leje punësimi nga Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish të Përndjekurve Politik, si përcaktohet në nenet 16-19 të këtij ligji.

5. Të gjtha veprimet e tjera të subjekteve të këtij ligji, që nuk përputhen me dispozitat e këtij ligji dhe aktet e nxjerra në zbatim të tij.

Shkeljet e parashikuara në pikat e mësipërme të këtijneni dënohen me gjobë nga 1000 deri në 100 000 lekë.

 

Neni 30

Për kundërvajtjet administrative të parashikuara sipasnenit 29 të këtij ligji dënimet me gjobë jepen nga nënpunësit e përcaktuar në aktet e nxjerra në zbatim të këtij ligji.

 

Neni 31

Shyrqtimi i kundërvajtjeve administrative, ankimi kundër vendimeve të dënimit dhe ekzekutimi e vendimeve bëhet sipas ligjituar dhe pa iu drejtuar fondeve.

 

Neni 32

Shkeljet e përcaktuara në nenin 29 nuk përbëjnë kundëvajtje administrative për pçersonat e përcaktuar në nenet 24, 26, 27 dhe 28 të këtij ligji.

 

DEBIMI

Neni 33

Personat, subjekte të neneve të këtij ligji, që banojnë ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, nuk dëbohen prej këtej, përveç zbatimit të një vendimi të marrë në pajtim me
ligjin.

Ata kanë të drejtë:

a) të paraqesin arsyet kundër dëbimit të tyre,

b) të kërkojnë rishikimin e rasteve të tyre,

c) të përfaqësohen për këto qëllime pranë një autoriteti kompetent të përcaktuar në aktet e nxjerra në zbatim të këtij ligji.

Këta persona mund të dëbohen para ushtrimit të të drejtave të tyre sipas pikave a, b dhe c të këtij neni, vetëm kur ky dëbim është i domosdoshëm në interes të rendit publik ose bazohet në arsyet e sigurimit kombëtar.

 

Neni 34

Personat, subjekte të neneve të këtij ligji që banojnë jo ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, dëbohen sipas procedurave të përcaktuara në aktet e nxjerra në zbatim të këtij ligji, të cilat publikohen.

 

Neni 35

Në të gjithë rastet, kur është marrë një vendim për të debuar një person nga Republika e Shqipërisë, pikat e mëposhtëme zbatohen pavarsisht nëse personi është apo jo i pranishëm ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë:

1. Personat, të cilët kanë një kërkesë të argumentuar se deëbimi i tyre nga Republika e Shqipërisë përbën një ndërhyrje në të drejtën e tyre për të respektuar jetën private a familjare, siç garantohet nga parimet e përgjithshme të akteve ndërkombëtare të pranuara nga Shqipëria. Ata kanë të drejtë në të gjitha rastet që për vendimin e dëbimit t’i drejtohen gjykatës, duke iu dhënë e drejta për një përfaqësim ligjor.

2. Personat, të cilët kanë një arsye të argumentuar se dëbimi i tyre nga Republika e Shqipërisë i ekspozon ndaj rrezikut të dënimit me vdekje, torturues ose trajtimi çnjerëzor e poshtërues, në të gjithë rastet kanë të drejtë që kundër vendimit të dëbimit t’idrejtohen gjykatës duke iu njohur e drejta për një përfaqësim ligjor në këto procedura gjyqësore.

 

NDALIMI DHE ARRESTIMI

Neni 36

Kur ka të dhëna se me veprimet e personave që bëjnë përpjekje për të hyrë në mënyrë të paautorizuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, ekzistojnë elemente të ndonjë vepre
penale, duhet të kërkohet procedimi penal i tyre si dhe marrja e masave të ndalimit dhe arrestimit në përputhje me legjislacionin penal shqipëtar.

 

KREU IV

AKTET NE ZBATIM TË KETIJ LIGJI

Neni 37

Këshilli i Ministrave nxjerr akte nënligjore në zbatim të këtij ligji dhe në përputhje me dispozitat kryesore kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Këto akte duhet të parashikojnë:

a) detyrimin për një kërkesë paraprake, të detyrueshme për vizë për shtetasit e atyre vendeve, të cilët i përcakton Ministria e Punëve të Jashtme;

b) detyrimin për një kërkesë paraprake, të detyrueshme për vizë, për ato kategori personash, të cilat i cakton ministri i Brendëshëm ose ministri i Punës, Emigracionit, Perkrahjes Sociale dhe ish të Përndjekurve Politikë, pagimin e çdo kuote a takse, lidhur me procedurat për administrimin e këtij ligji;

c) përcaktimi i procedurave përmarrjen dhe shqyrtimin e të gjitha vendimeve sipas këtij ligji;

ç) mbajtjen e regjistrave nga hotelet dhe banesat të tjera, ku parashikohet sterhimi e fjetja me pagesë për personat që qëndrojnë në këto banesa, për t’iu dhënë autoriteteve publike informacionin e duhur nga këto regjistra;

d) ngritjen e skemave për të lehtësuar emigrimin e rregullt dhe kthimin e shtetasve shqiptarë, të cilët dëshirojnë të ushtrojnë veprimtari ekonomike jashtë Republikës së Shqipërisë.

 

Neni 38

Ligji nr.7517, datë 8.10.1991 “Për punësimin e shtetasve shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen.

 

Neni 39

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në FletorenZyrtare.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim