Monitorim i botimit të ligjeve dhe akteve të KM në Fletoren Zyrtare, 2006, 2007, 2008
Qendra për Çështje të Informimit Publik, ÇIP, shpalli në datë 22 Dhjetor, 2009 rezultatet e Monitorimit për botimin e akteve të Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave në Fletore Zyrtare 2006, 2007, 2008.
Botimi në Fletoren Zyrtare, i ligjeve, akteve normative të Këshillit të Ministrave, ministrave dhe institucioneve të tjera është një detyrim kushtetues dhe kusht juridik për hyrjen e tyre në fuqi. Botimi i ligjeve dhe akteve të tjera në Fletoren Zyrtare prezumon faktin që të gjithë njerëzit janë në dijeni të këtyre akteve. Shteti përmbush detyrimin e tij kushtetues dhe ligjor, duke botuar aktet që nxjerr, në rast se pretendon që shtetasit e vet dhe institucionet që e përbejnë atë duhet t’i zbatojnë këto akte. Qendra ÇIP ka monitoruar botimin e ligjeve të Kuvendit dhe të Akteve kryesore që nxjerr Këshilli i Ministrave dhe ka identifikuar konkretisht akte normative me fuqinë e ligjit të Këshillit të Ministrave si dhe Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) të cilat nuk rezultojnë të jenë botuar në Fletore Zyrtare të Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës kohore 2006-2007-2008. Ky monitorim është i pari në llojin e vet që një orator i shoqërisë civile realizon në Shqipëri, përmes një metodologjie të mirfilltë verifikimi. Bashkangjitur këtij njoftimi prezantohen përmbledhtas konkluzionet e këtij monitorimi. Nuk është në interesin e këtij monitorimi të hamendësojë se prapa mungesave që konstatohen në botimin në Fletore Zyrtare të akteve të Këshillit të Ministrave ka qëllime jo-transparente apo mungesë vullneti për të respektuar ligjin. Ky studim gjithashtu nuk merr përsipër të interpretojë gjetjet që prezanton më poshtë, por thjesht t’i paraqesë dhe t’i shtrojë ato për diskutim në sferën e debatit institucional dhe publik, në funksion të përmirësimit të situatës aktuale (shih më poshtë Rekomandimet). E thënë ndryshe, ky monitorim merr përsipër të faktojë që sistemi i përdorur deri tani nuk i përgjigjet mirë kërksave që përcaktojnë ligjet në fuqi lidhur me botimin e akteve në Fletore Zyrtare. Monitorimi u realizua në kuadër të projektit ““Kontroll verifikimi për zbatimin e ligjit për publikimet zyrtare, me theks të posaçëm transparencën e VKM-ve…”, financuar nga Fondacioni Soros, Shqiperi. |
Gerti Shella
Drejtor i Projektit |
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA