MARRËVESHJA NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE DHE TË PROTOKOLLIT TË SAJ PËR QARKULLIMIN NË ZONAT KUFITARE[1]

 

Neni 2

1. Shtetasit e Palëve Kontraktuese, mbajtës të pasaportave të vlefshme diplomatike ose të shërbimit, të lëshuara nga ministritë e punëve të jashtme të Palëve Kontraktuese, mund të hyjnë, të kalojnë transit, të qëndrojnë dhe largohen nga territori i Palës tjetër Kontraktuese pa vizë, për një periudhë jo më të gjatë se 90 (nëntëdhjetë) ditë brenda një periudhe 180 (njëqind e tetëdhjetë)- ditore nga data e hyrjes së parë.

2. Shtetasit e secilës Palë Kontraktuese, mbajtës të pasaportave të vlefshme diplomatike ose të shërbimit, të cilët janë pjesëtarë të stafit të një misioni diplomatik ose një posti konsullor, të një organizate ndërkombëtare, të një shërbimi tregtar dhe ekonomik brenda misionit diplomatik ose një qendër e informacionit kulturor, e krijuar mbi bazën e një marrëveshjeje ndërqeveritare, të cilat ndodhen në territorin e Palës tjetër Kontraktuese, fillimisht do të hyjnë në territorin e saj pa vizë. Pasi të jenë regjistruar në përputhje me procedurën e brendshme të Palës Kontraktuese pritëse, ata do të qëndrojnë pa vizë, deri në largimin e tyre nga territori i Palës Kontraktuese pritëse gjatë të gjithë periudhës së akreditimit të tyre.

3. Dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni shtrihen deri te pjesëtarët e familjes së shtetasve në fjalë: bashkëshorti(ja), partneri civil, fëmijët nën moshën 26 vjeç, të cilët nuk kanë kryer martesë civile dhe që vazhdojnë mësimet me kohë të plotë në institucionet arsimore në territorin e Palës Kontraktuese pritëse dhe që jetojnë së bashku me ta gjatë mandatit të tyre në detyrë, nëse janë mbajtës të pasaportave diplomatike ose shërbimi.

4. Dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni nuk do zbatohen për personat që mbulon paragrafi 3, kur ata janë shtetas të një vendi të tretë, për të cilët Palët Kontraktuese zbatojnë regjimin e vizave. Në këtë rast, personat në fjalë do të pajisen me llojin përkatës të vizës që në hyrjen e tyre të parë në territorin e Palës Kontraktuese pritëse.

 

Protokoll i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Mbi Lëvizjen e Ndërsjellë të Shtetasve gjatë Qarkullimit në Zonat Kufitare

 

Neni 4

1. Leja e qarkullimit në zonat kufitare lëshohet nga një autoritet kompetent shtetëror i Palës Kontraktuese, mbështetur në kërkesën e miratuar nga autoritetet kompetente policore kufitare vendore të Palës tjetër Kontraktuese, brenda 5 (pesë) ditëve punë.

2. Leja jepet me një vlefshmëri kohore prej 5 vjetësh.

3. Leja përmban:

a) fotografinë e kërkuesit (me ngjyra) jo më të vjetër se 6 (gjashtë) muaj, emrin dhe mbiemrin, datëlindjen, shtetësinë dhe vendbanimin;

b) autoritetin lëshues, datën e lëshimit dhe vlefshmërinë;

c) numrin e dokumentit mbi bazën e të cilit përcaktohet identiteti i kërkuesit;

d) data dhe fotografia e fëmijve nën 14 (katërmbëdhjetë) vjeç të përfituesit të lejes;

e) shpjegimin se zotëruesi i lejes mund të lëvizë lirisht vetëm në zonën kufitare dhe se në rastin e keqpërdorimit do të ketë sanksione.

4. Leja do të përfshijë, sa më shpejt që të jetë e mundur, karakteristikat mbrojtëse në pajtim me standardet e BE-së.

 

 

 

 


[1] Republika e Shqipërisë ka ratifikuar këtë Marrëveshje me ligjin nr. 9894, datë 27.3.2008, botuar në Fletore Zyrtare nr. 46, datë 9 Prill 2008, faqe 2077

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim