Falja e dënimit mund të jepet kur:

a) nuk ekzistojnë kriteret ndaluese të parashikuara në ligj;

b) personi i dënuar ka vuajtur më shumë se një të tretën e dënimit të dhënë;

c) personi i dënuar me sjelljen, punën dhe veprimet e tij tregon se nëpërmjet dënimit të vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe rehabilitimin shoqëror të tij;

ç) përmbushet të paktën njëri prej kritereve të mëposhtme:

i) personi i dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë i mitur;

ii) kur për shkak të sëmundjes dhe moshës së personit të dënuar nuk justifikohet më vazhdimi i mëtejshëm i vuajtjes së dënimit; ose

iii) kur e dënuara është me fëmijë të mitur.

 

Neni 6

Kritere ndaluese për faljen e dënimit

1 .Falja e dënimit nuk jepet në rastet kur:

a) vendimi gjyqësor nuk ka marrë formë të prerë apo nuk është bërë i ekzekutueshëm;

b) ka përfunduar ekzekutimi i vendimit;

c) ekzekutimi i vendimit nuk ka filluar, për shkak se i dënuari i është shmangur ekzekutimit;

ç) personi i dënuar ka kryer veprën penale me egërsi dhe mizori, apo kundër fëmijëve,
grave shtatzëna a personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen;

d) personi është dënuar për veprat penale të parashikuara në dispozitat e mëposhtme të Kodit Penal: neni 73 “Gjenocidi”; neni 74 “Krime kundër njerëzimit”; neni 75 “Krimet e luftës”; neni 78 paragrafi 2 “Vrasja me paramendim”; neni 100 “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur“; neni 114/a “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”; neni 114/b “Trafikimi i femrave”; neni 128/b “Trafikimi i të miturve; neni 230 “Vepra me qëllime terroriste”; neni 234/a “Organizata terroriste”; neni 333 “Organizata kriminale”;

dh) personi është dënuar me burgim të përjetshëm;

e) personi ka kryer një vepër penale, pasi ka përfituar nga falja tërësore, falja e pjesshme ose zëvendësimi i dënimit;

ë) ndalohet shprehimisht me ligj.

2. Falja e dënimit nuk jepet edhe në rastin kur personi është dënuar për disa vepra penale dhe njëra prej tyre përfshihet në kriteret ndaluese të këtij neni.

 

Neni 8

Rrethi i personave kërkues për faljen e dënimit

Kërkesa për faljen e dënimit bëhet personalisht nga personi i dënuar ose personi i pajisur me autorizim prej tij, sipas rregullave të legjislacionit në fuqi. Në rastin e personave të dënuar të mitur kërkesa për falje bëhet nga njëri prej prindërve, nga personi i autorizuar me prokurë prej tyre ose nga kujdestari.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 97, datë 26 Korrik 2010, faqe 5147

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim