LIGJI Nr.10 289, dt 17.6.2010 “PËR MËNYRËN E TRAJTIMIT EKONOMIK E FINANCIAR DHE PËR DHËNIE NDIHME TË MENJËHERSHME FAMILJEVE TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, TË GARDËS SË REPUBLIKËS, TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM, TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE TË SHPËTIMIT, TË FORCAVE TË ARMATOSURA,TË SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR DHE TË POLICISË SË BURGJEVE, QË HUMBIN JETËN NË KRYE APO PËR SHKAK TË DETYRËS”
Neni 2
1. Fëmijët e punonjësve të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, që kanë humbur jetën në detyrë apo për shkak të saj, përfitojnë pension familjar të barabartë me pagën referuese të punonjësit në çastin e humbjes së jetës, deri kur secili prej fëmijëve të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe, pas kësaj periudhe, bashkëshortja/bashkëshorti dhe anëtarët e familjes në ngarkim përfitojnë pension familjar e suplementar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
2. Përfitimet, që jepen në përputhje me këtë nen, vendosen në vlerën 100 për qind të pagës, sa herë që paga, sipas së cilës është llogaritur ky përfitim, ndryshon.
Neni 3
Bashkëshortja/bashkëshorti, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, në çastin e humbjes së jetës së punonjësit të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, përfitojnë ndihmë të menjëhershme financiare jo më pak se 200 000 lekë
[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 92, datë 20 Korrik 2010, faqe 4955