Neni 17

Institucionet edukative dhe arsimore të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

1. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka të drejtë, në përputhje me kriteret e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, të ngrejë dhe të administrojë institucione edukative dhe arsimore të të gjitha niveleve.

2. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe shteti angazhohen të respektojnë të drejtën e prindërve për të siguruar edukimin e fëmijëve në përputhje me bindjet e tyre fetare.

3. Shteti e njeh vlefshmërinë e dokumenteve të lëshuara nga këto institucione, sipas kritereve të caktuara nga legjislacioni në fuqi për arsimin.

4. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe shteti hartojnë kurrikulat përkatëse për shkollat fetare jopublike, si dhe bëjnë vlerësimin dhe certifikimin e personelit pedagogjik. Për miratimin e tyre ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

5. Gjatë procesit mësimdhënës, shteti dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë angazhohen që arsimimi i fëmijëve të bazohet mbi të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike, të drejtohet në përgatitjen e fëmijëve për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë në frymën e mirëkuptimit, paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe vëllazërisë midis njerëzve, grupeve etnike, kombëtare dhe fetare, ose personave me origjinë tjetër, duke iu kundërvënë racizmit e fanatizmit.

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 7, datë 4 Shkurt 2009, faqe 130

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim