(I ndryshuar[2])

 

 

Neni 6

Mbrojtja nga lojërat e fatit

Organizatorit të lojërave të fatit i ndalohet të punësojë dhe të lejojë të futen apo të luajnë në mjediset e lojërave të fatit persona nën moshën 18 vjeç.

Organizatori merr masa të ndalojë të luajë në mjediset e lojërave të fatit një person mbi 18 vjeç, për të cilin ka një kërkesë me shkrim, të paktën prej njërit nga familjarët, i cili, për shkak të gjendjes ekonomike familjare, kërkon moslejimin e këtij personi të hyjë në mjediset e lojërave të fatit.

Kërkesa duhet të jetë e noterizuar dhe depozitohet pranë Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Kërkesës i bashkëngjitet një kopje e certifikatës së gjendjes familjare.

Pas marrjes së këtij denoncimi, NJMLF-ja njofton të gjitha subjektet, që operojnë në fushën e lojërave të fatit, për moslejimin e këtij personi të luajë në këto mjedise. Njoftimi publikohet edhe në faqen zyrtare të njësisë.

 

Neni 9

Publiciteti i lojërave të fatit

1. Ndalohet publiciteti për lojëra fati në një mënyrë që shfaqet veçanërisht për të miturit, ose që i paraqet lojërat e fatit si zgjidhje të problemeve financiare.

2. Ndalohet publiciteti në medien e shkruar dhe audiovizive, me përjashtim të buletineve informative të vetë organizatorit të lojës. Njoftimet e shoqërive në teletekstet e medieve vizive dhe shpërndarja e buletineve informative janë vetëm për lojtarët dhe jo për publikun.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 



[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 192, datë 31 Dhjetor 2008, faqe 10402

[2] Ligji nr. 10033/2008, ka ndryshuar me:

  1. ligjin nr.10137, dt.11.5.2009, Fletore Zyrtare 86, dt.12 Qershor 2009, fq.3775
  2. ligjin nr.10149, dt.28.2.2009, Fletore Zyrtare 144, dt.12 Tetor 2009, fq.6517
  3. ligjin nr.10200, dt.17.12.2009, Fletore Zyrtare 193, dt.15 Janar 2010, fq.8519
  4. ligjin nr. 10351, dt. 11.11.2010, Fletore Zyrtare 158, dt. 1 Dhjetor 2010, fq. 8301

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim