LIGJI Nr. 9928, dt 9.6.2008 “PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Neni 2
Financimi i shërbimit shëndetësor stomatologjik publik
1. Në institucionet e shërbimit shëndetësor stomatologjik publik ofrohet falas shërbimi profilaktik dhe mjekues stomatologjik për:
a) personat nga mosha 0 deri 18 vjeç;
b) të sëmurët e shtruar dhe ata që trajtohen në institucione spitalore publike, për mjekime urgjence;
c) kategori të veçanta individësh që, me ligje dhe akte nënligjore të veçanta, përfitojnë shërbim shëndetësor stomatologjik falas.
2. Shteti merr përsipër të mbulojë pjesërisht:
a) shërbimin e urgjencave stomatologjike për moshat mbi 18 vjeç;
b) shërbime stomatologjike në Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë;
c) shërbime stomatologjike në institucionet stomatologjike publike.
3. Masa dhe mënyra e kontributit të shtetit për shërbimet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 102, datë 13 Shkurt 2008, faqe 4494
[2] Ligji nr. 9928/2008 është ndryshuar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009, botuar në Fletore Zyrtare nr.86, datë 12 Qershor 2009, faqe 3775