LIGJI Nr. 9739, dt 21.5.2007 “PËR SHËRBIMET E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Neni 7
Dhuruesit e gjakut
1. Dhurues gjaku mund të jetë çdo person, pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës, përkatësisë kombëtare dhe fetare. Dhurimi mund të jetë autolog ose për persona të tjerë (pacientët që kanë nevojë).
2. Dhurimi i gjakut dhe i përbërësve të tij kryhet nga persona të moshës 18-60 vjeç, pasi merret pëlqimi me shkrim dhe vlerësohet përshtatshmëria e tyre fizike e shëndetësore. Dhurimi i gjakut dhe i përbërësve të tij mund të kryhet edhe nga persona të moshës 17-18 vjeç, nëse dhurojnë për të afërm dhe pas pëlqimit me shkrim nga prindërit ose kujdestarët e tyre ligjorë.
3. Dhurimi autolog i gjakut kryhet edhe nga pacientë nën moshën 17 vjeç, pas pëlqimit me shkrim të prindërve ose kujdestarëve ligjorë të fëmijës. Dhurimi autolog i gjakut kryhet edhe nga pacientë mbi 60 vjeç, pas pëlqimit të tyre me shkrim.
4. Dhurimi i placentës dhe i gjakut umbilikal është veprim vullnetar, falas, për të cilin duhet pëlqimi me shkrim i gruas shtatzënë.
[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 68, datë 16 Qershor 2007, faqe 1907
[2] Ligji nr. 9739/2007 është ndryshuar me:
- ligjin nr.10137, dt.11.5.2009, Fletore Zyrtare 86, dt.12 Qershor 2009, fq.3775
- ligjin nr.10141, dt.15.5.2009, Fletore Zyrtare 87, dt.12 Qershor 2009, fq.3824