Neni 8

Kërkesa për kompensim

l. Kërkesa për kompensim bëhet nga personi, që e përfiton atë sipas këtij ligji ose, pas vdekjes së tij, nga trashëgimtarët, përveç kur e drejta ka qenë parashkruar në kohën kur i burgosuri ishte gjallë.

2. Për personin e mitur ose të paaftë mendërisht këtë të drejtë e ushtron kujdestari ligjor.

3. Kërkesa për kompensim paraqitet brenda tri vjetëve nga data e lindjes së të drejtës në gjykatën e rrethit gjyqësor, që ka dhënë vendimin e dënimit, ose në territorin e së cilës ndodhet organi, që është ngarkuar, sipas këtij ligji, për pagesën e kompensimit për burgim të padrejtë.

4. Shqyrtimi gjyqësor bëhet sipas rregullave të gjykimit të padisë civile në procesin penal.

5. Ekzekutimi i vendimit gjyqësor për dhënien e kompensimit pezullohet kur rifillojnë hetimet e pushuara ose prishet vendimi i pafajësisë apo pushimit të çështjes dhe përfituesi rimerret në përgjegjësi penale në të njëjtën çështje, edhe për të njëjtën vepër.

6. Kompensimet e përfituara kthehen, tërësisht ose pjesërisht, kur urdhërohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 37, datë 30 Maj 2005, faqe 1354

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim