LIGJI Nr. 9357, dt 17.3.2005 “PËR STATUSIN E PUNONJËSIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT”
(i ndryshuar[2])
Neni 42
Trajtimi i familjarëve të punonjësit, që humbet jetën në detyrë ose për shkak të detyrës
1. Familja e punonjësit, që humbet jetën në detyrë ose për shkak të detyrës, përfiton pension familjar në masën 100 për qind të pagës mujore të muajit të fundit, pavarësisht nga periudha e sigurimit të të ndjerit.
2. Fëmijët e punonjësit, që ka humbur jetën në detyrë ose për shkak të detyrës, kur fitojnë të drejtën e ndjekjes së arsimit të lartë, përfitojnë nga shteti bursë të plotë, brenda planit të bursave, të miratuara nga Këshilli i Ministrave, për vitin akademik përkatës.
3. Fëmijët e punonjësit, që ka humbur jetën në detyrë ose për shkak të detyrës, kanë të drejtën e zgjedhjes së arsimit të mesëm, për shkollat e mesme, për të cilat nuk zhvillohet konkurs. Kërkesa paraqitet nga Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe miratohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Në këto raste fëmija trajtohet me bursë të plotë, brenda planit të bursave, të miratuara nga Këshilli i Ministrave, për vitin shkollor përkatës.
[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 26, Viti 2005, Faqe 986
[2] Ligji nr. 9357/2005 është ndryshuar me ligjin nr. 10142, datë 15.5.2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA