Neni 5

Përfituesit e ndihmës ekonomike janë:

1. Familjet në nevojë.

2. Jetimët, të cilët nuk janë në institucione.

3. Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë.

4. Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesit shoqëror, deri në çastin e punësimit të tyre.

5. Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes

 

Neni 6

Përfituesit e shërbimeve shoqërore janë fëmijët, të rinjtë deri në moshën 25 vjeç, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, gratë, vajzat në nevojë, si dhe të gjithë ata që janë në rrezik të bëjnë pjesë në grupet në nevojë.

 

 

 

Lexo të plotë ligjin



[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 22, datë 13 Prill 2005, faqe 829

[2] Ligji nr. 9355/2005, i ndryshuar me:

  1. ligjin nr.9602, dt.28.7.2006, Fletore Zyrtare nr.84, dt.9 Gusht 2006, fq.2907
  2. ligjin nr.10137, dt.11.5.2009, Fletore Zyrtare 86, dt.12 Qershor 2009, fq.3775
  3. ligjin nr.10252, dt. 11.3.2010, Fletore Zyrtare nr.34, dt.2 Prill 2010, fq.1269
  4. ligjin nr.10339, dt.17.3.2011, Fletore Zyrtare nr.34, dt.7 Prill 2011, fq.1219

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim